Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Përralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri për azilin, ja kush preket

11 July 2025 at 13:42

Amendamenti i Ministrisë së Imigracionit për pezullimin tremujor të kërkesave për azil për emigrantët që hyjnë nga Libia dhe Afrika e Veriut u miratua me shumicë të gjerë në Parlamentin grek.

Gjithsej 293 deputetë votuan pro, ndërsa 177 kundër.

Amendamenti parashikon që:
Paraqitja e kërkesave për azil nga personat që hyjnë në vend ilegalisht me çdo mjet lundrues me origjinë nga Afrika e Veriut është pezulluar. Këta persona kthehen, pa regjistrim, në vendin e tyre të origjinës ose të prejardhjes.
Dispozita është e vlefshme nga data e paraqitjes në Parlament dhe për një periudhë prej 3 muajsh.
Periudha mund të shkurtohet me një Akt të Këshillit të Ministrave.

Votimi u parapri nga një debat i nxehtë midis qeverisë dhe opozitës. Ministri i Imigracionit, z. Thanos Plevris, nënvizoi vullnetin e vendosur të qeverisë për të parandaluar pushtimin e emigrantëve të paligjshëm nga Libia dhe brigjet e Afrikës së Veriut, ndërsa kritikoi ashpër partitë e opozitës që nuk e mbështesin amendamentin për pezullimin e dhënies së azilit.

“Vetëm dje, nga 507 personat që hynë në vend ilegalisht, 495 ishin burra dhe 16 ishin gra. Përralla me dadot ka mbaruar. Ne kemi kufij, kemi territor dhe do ta mbrojmë atë. Në vitin 2024, afërsisht 4 mijë emigrantë erdhën në vendin tonë nga brigjet e Afrikës së Veriut. Në shtatë muajt e parë të vitit 2025, numri u dyfishua. Kohët e fundit, kemi pasur mbi një mijë njerëz në ditë. E Majta në tërësi na thotë se kushdo që vjen duhet të regjistrohet dhe t’i jepet azil. 3 milionë njerëz presin në brigjet e Libisë . A e kuptoni se çfarë po kërkoni?”, tha Ministri i Politikës së Imigracionit dhe Azilit.

The post ‘Përralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri për azilin, ja kush preket appeared first on Sot News | Lajme.

E pabesueshme Hugh Grant fle në Wimbledon: aktori në gjumë në sfidën Cobolli-Djokovic

By: user 2
10 July 2025 at 09:44

Sfida mes italianit Flavio Cobolli dhe serbit Novak Djokovic nuk e ka apasionuar Hugh Grant, i pranishëm në Qendroren në Wimbledon. Aktori, i ulur në tribunë, është kapur duke fjetur në tribunë nga kamerat, ndërkohë që ishte në zhvillim tie-break vendimtar për setin e parë. Rrjetet sociale u ndezën dhe as syzet e errëta nuk arritën ta maskonin gjumin e vogël ku protagonist ishte 64-vjeçari londinez.

Hugh Grant is taking one of the most expensive naps in human history right now pic.twitter.com/4OydHpEr4S

— BetMGM 🦁 (@BetMGM) July 9, 2025

Lexo më tej: Alcaraz spektakël edhe jashtë Wimbledon: “Kur linda unë, Nole fitonte trofe”

Wimbledon ka qenë gjithmonë një takim i papërshkrueshëm për yjet e Hollywood. Edhe ndeshja mes Flavio Cobolli dhe Novak Djokovic u zhvillua përpara një publiku të jashtëzakonshëm. Gjithësesi, jo të gjithë aq të magjepsur pas lojës. Në tie-break-un e setit të parë vëmendja u zhvendos nga fusha tek tribunat: regjia fokusoi Hugh Grant, një nga fytyrat më të njohura të kinemasë britanike. Deri këtu asgjë e çuditshme, por aktori nuk ishte veçanërisht i përfshirë, përkundrazi po flinte. Nuk mjaftuan syzet e errëta për ta fshehur dhe fansat u ekzaltuan menjëherë në rrjetet sociale.

The post E pabesueshme Hugh Grant fle në Wimbledon: aktori në gjumë në sfidën Cobolli-Djokovic appeared first on Lapsi.al.

Shpëtoi dy fëmijë para se të ishte tepër vonë, ja kush është shqipëtari që u hodh në det

12 June 2025 at 10:31

Akt heroik nga një emigrant shqiptar në Greqi. Shqiptari Levian Goga, nga Berati, ka shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët rrezikonin mbytjen në lumin Arakthos, pranë fshatit Neohori të Artës. Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës dhe rasti heroik i shqiptarit është transmetuar në shumicën e mediave fqinje. Shqiptari po qëndronte në një bar kafe kur një i ri me motor u afrua duke bërtitur se dy fëmijë po mbyteshin në lumë. Pa hezituar, Goga mori makinën dhe u nis me shpejtësi drejt vendngjarjes, duke treguar kurajë dhe humanizëm të jashtëzakonshëm.

“U hodha pa menduar dy herë. Herën e parë nuk pashë gjë. Herën e dytë u zhyta tetë metra thellë, e pashë djalin. Ishte i shtrirë në fund, fytyra e nxirë, si i vdekur. E kapa me zor dhe e nxora. Kur më thanë se kishte edhe një tjetër, u hodha sërish. E gjeta të shtrirë me shpinë. I dilte gjak nga goja dhe hunda. U tremba shumë,”, tha ai.

Falë reagimit të shopjetë të shqiptarit u arrit të shpëtoheshin dy fëmijët e mitur në Greqisë, ndërsa Goga kur flet për momentin e sikletshëm nuk i fsheh dot emocionet

“Nuk më intereson kush janë, çfarë race apo feje kanë. Edhe unë jam i huaj, por jam njeri. Bëra atë që do bënte çdo prind. Vetëm fëmijët më rrinë në mendje. Të jetojnë. Të zgjohen. Të bëjnë jetën e tyre. Edhe fëmijët e mi qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…”

Akti i Levian Gogës është përshëndetur nga komuniteti lokal dhe ka prekur opinionin publik, duke shënuar një shembull të jashtëzakonshëm humanizmi dhe guximi.

The post Shpëtoi dy fëmijë para se të ishte tepër vonë, ja kush është shqipëtari që u hodh në det appeared first on Sot News | Lajme.

50 emigrantë për një vit, Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë kërkesën e Amerikës

By: D Marku
11 June 2025 at 13:39

Qeveria në detyrë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në Kosovë.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.

“Në përgjigje të kërkesës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në trajtimin e kësaj çështjeje, në përputhje me kushtet e përcaktuara”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka shtuar se përgjatë një periudhe njëvjeçare, deri në pesëdhjetë persona mund të zhvendosen përkohësisht, me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes.

“Qeveria ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet, me mundësinë për të përzgjedhur individë nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik”, tha Kryeziu duke shtuar se më shumë informacione do të mund të japin në ndërkohë.

Kryeziu theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i palëkundur i Republikës së Kosovës.

“Partneriteti ynë i ndërsjellë, i ndërtuar ndër dekada, mbështetet në vlera të përbashkëta dhe bashkëpunim. E vlerësojmë lart mbështetjen e tyre, sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit në institucionet euroatlantike”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë në detyrë.

Kujtojmë se Qeveria në detyrë, është shprehur e gatshme të diskutojë edhe me Mbretërinë e Bashkuar për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik.

Kosova ka treguar gatishmërinë për të arritur marrëveshje ndërkombëtare për të pranuar emigrantët e padëshiruar të Evropës.

Në vitin 2021, ajo ra dakord për një marrëveshje prej 200 milionë eurosh me Danimarkën për të pranuar 300 të burgosur të huaj, të cilët do të vuajnë pjesën tjetër të dënimit të tyre në Kosovë deri sa të deportohen në vendet e tyre të origjinës — edhe pse kjo marrëveshje nuk është zbatuar ende

The post 50 emigrantë për një vit, Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë kërkesën e Amerikës appeared first on Albeu.com.

Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve

21 May 2025 at 09:37

Prokurorët federalë gjermanë kanë ndërmarrë një operacion kundër një celule të dyshuar ekstremiste djathtiste, e cila akuzohet se po planifikonte sulme të dhunshme, bënë të ditur autoritetet të mërkurën.

Në një varg bastisjesh në orët e hershme të mëngjesit, policia gjermane arrestoi pesë të dyshuar, të moshave ndërmjet 14 dhe 18 vjeçe, në landet Meklenburg-Vorpomern, Brandenbur dhe Hese, njoftoi Prokuroria Federale.

Grupi, të cilët ata akuzohen se i përkasin, e quan veten “Vala e Fundit e Mbrojtjes”, dhe dyshohet se ka planifikuar sulme kundër refugjatëve dhe kundërshtarëve politikë, raporton DPA.

“Pjesëtarët e kësaj organizate e shohin veten si vijë të fundit të mbrojtjes për ‘kombin gjerman’”… Objektivi i tyre është të rrënohet sistemi demokratik në Republikën Federale të Gjermanisë përmes akteve të dhunës”, thanë autoritetet.

Katër nga të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ndërsa një tjetër për mbështetjen e një organizate të tillë. Prokuroria Federale ka përmendur, po ashtu, vrasjen, zjarrvënien dhe dëmtimin e pronës në mesin e akuzave. REL/

The post Gjermania godet një grup që dyshohej se po planifikonte sulme ndaj emigrantëve appeared first on Sot News | Lajme.

Një emigrant humb jetën në Kanalin Anglez, mbi 60 persona shpëtohen

By: D Marku
19 May 2025 at 12:49

Një burrë humbi jetën në ujërat e ftohta të Kanalit Anglez teksa përpiqej të arrinte në Britani me një gomone të mbingarkuar që nuk arriti dot as gjysmën e rrugës. Skena dramatike ndodhi gjatë natës, pranë brigjeve të Francës veriore, ku autoritetet detare franceze konfirmuan përmbysjen e një anijeje të mbushur me emigrantë.

Në bordin e mjetit ndodheshin rreth 60 persona. Falë një ndërhyrjeje të shpejtë nga anijet franceze, britanike dhe një helikopter i marinës franceze, pjesa më e madhe e tyre u shpëtua. Mes të mbijetuarve ishin edhe një nënë dhe fëmija i saj, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin Boulogne-sur-Mer.

Fatkeqësisht, një nga udhëtarët nuk arriti të mbijetojë – duke e çuar në 12 numrin e viktimave në vitin 2025 nga përpjekjet për të kaluar Kanalin në mënyrë klandestine.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 78 emigrantë humbën jetën në këtë itinerar të rrezikshëm, sipas të dhënave zyrtare të Oltim – një shifër rekord që nuk është parë që nga viti 2018. Ndërkohë, numri i atyre që tentojnë kalimin është rritur me 25% krahasuar me vitin 2023: mbi 36,800 persona arritën në Britani me anije të improvizuara në 2024.

Një shifër që flet për më shumë se statistika – flet për dëshpërim, për ëndrra, për jetë që varen në ekuilibrin e pasigurisë.
Dhe për një realitet që nuk po ndryshon: kur vendet e sigurta bëhen të paarritshme, njerëzit vazhdojnë të rrezikojnë gjithçka për t’i arritur ato.

The post Një emigrant humb jetën në Kanalin Anglez, mbi 60 persona shpëtohen appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Deri tani kanë ardhur në KQZ mbi 69 mijë vota, posta nuk ua ka dorëzuar zarfin mbi…

28 April 2025 at 11:27

KQZ po vijon me procedurat e pritjes së votave të emigrantëve, por problematikat janë prezente. Të paktën 52112 votuesve, posta nuk ua ka dorëzuar ende zarfet zgjedhore, ose 21% e totalit të numrit të votuesve të diasporës shqiptare në 85 vende të botës.

Mësohet se 245,935 zarfe janë të dorëzuara nga KQZ tek Posta. Nga këta, 193,823 Zgjedhës kanë marrë pakon zgjedhore, kurse numri i mbetur raportohet se nuk u ka mbërritur ende qytetarëve. Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, 69,134 vota kanë ardhur deri tani në KQZ, që përbëjnë edhe 28% të numrit të të regjistruarve.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Deri tani kanë ardhur në KQZ mbi 69 mijë vota, posta nuk ua ka dorëzuar zarfin mbi… appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha premton 30 mijë euro grant për programin “Çdo çift, një çati”

By: Besnik
23 April 2025 at 13:37

Kreu i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza në kryeqytet këtë të mërkurë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka folur për programin elektoral të partisë dhe ka premtuar alokimin e një granti prej 30 mijë eurosh për të mbuluar interesat e kredisë, si pjesë e projektit “Çdo çift, një çati”, që synon lehtësimin e mundësive të strehimit për çiftet e reja.

“Programi ynë është ‘çdo çift, një çati’, dhe u siguroj se këtë program do ta bëjmë realitet. Çmimet e sipërfaqeve të ndërtimit këtu janë stratosferike. Në rast se çifti dëshiron të ketë fëmijën e tretë, kredia do t’i paguhet tërësisht nga shteti”, tha Berisha.

Ai shtoi se, krahas këtij programi, PD ka dy projekte të tjera për strehimin e shqiptarëve.

“Së pari, do të ulim me të paktën 10 herë taksat që merren sot mbi sipërfaqen e ndërtimit. Taksat llogariten aktualisht me vlerën e shitjes, por do të llogariten me vlerën e projektit. Pra, nëse sot ndërtuesi paguan taksë 100 deri në 300 euro për metër katror, do të paguajë vetëm 2 deri në 8 euro për metër katror. Ky është zotimi ynë, dhe ky ndryshim do të reflektohet drejtpërdrejt në taksat”, theksoi ai.

“Së treti, ne do të ndërtojmë ndërtesa sociale me qëllimin e vetëm dhe kryesor që t’u japim mundësi shqiptarëve të strehohen me çmime të arsyeshme”, përfundoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Berisha premton 30 mijë euro grant për programin “Çdo çift, një çati” appeared first on Euronews Albania.

Kapshticë/ Pushimet i sjellin tek familjarët e tyre, rritet fluksi i emigrantëve në territorin shqiptar për Pashkët

19 April 2025 at 09:35

Numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Gjatë 72 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë kanë hyrë mbi 18 mijë persona, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë kanë dalë drejt Greqisë.

Aktualisht, në pikën kufitare të Kapshticës situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për radhë apo vonesa. Sipas informacioneve, po punohet me 5 sportele për të përballuar fluksin në mënyrë efikase.

Ky fluks ka ardhur si pasojë e pushimeve që shtetasit shqiptarë kanë marrë për Pashkët të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë familjarëve të tyre në atdhe.

The post Kapshticë/ Pushimet i sjellin tek familjarët e tyre, rritet fluksi i emigrantëve në territorin shqiptar për Pashkët appeared first on Sot News | Lajme.

BE – bashkive në Shqipëri: Aplikoni për të përfituar një skemë granti deri në 130 mijë dollarë

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Në kuadër të programit “ReLOaD3” të financuar nga Bashkimi Evropian, UNDP Albania ka hapur thirrjen për partneritet me bashkitë e interesuara.

Sipas njoftimit të Bashkimit Evropian, përfitues të këtij granti që llogaritet nga 80 mijë deri në 130 mijë dollarë do të jenë katër bashki që do të përfitojnë nga kjo skemë për një periudhë 40-mujore.

Fondet do të përdoren për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve publike që pasqyrojnë prioritetet vendore, ndërsa afati i aplikimit është deri në 13 qershor 2025.

/r.e/a.f/

The post BE – bashkive në Shqipëri: Aplikoni për të përfituar një skemë granti deri në 130 mijë dollarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Po iknin në Britani të Madhe, kapen 20 emigrantë shqiptarë në Kanalin Anglez/ Arrestohen trafikantët…

15 April 2025 at 10:43

Autoritetet britanike kanë kapur në Kanalin Anglez 20 emigrantë shqiptarë, të cilët ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e paligjshëm në Britani të Madhe.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë arrestuar kontrabandistët që i ndihmuan të fshiheshin në jaht. Njëri u lirua nga hetimi penal, por është arrestuar pasi ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmoi Home Office. Bleda Bega, 44 vjeçe, akuzohet për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në vend. Asaj i është caktuar masa e paraburgimit për t’u paraqitur në Gjykatat e Bodmin. Dy persona të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, u arrestuan nën dyshimin për të njëjtën vepër.

The post Po iknin në Britani të Madhe, kapen 20 emigrantë shqiptarë në Kanalin Anglez/ Arrestohen trafikantët… appeared first on Sot News | Lajme.

Mirditë/ 65-vjeçari denoncon humbjen e djalit në Gjermani: S’kemi asnjë kontakt prej 6 ditësh

By: Ela
11 April 2025 at 10:17

Një 65-vjeçar me inicialet N.K., banues në Mirditë, ka depozituar një kallëzim për humbjen e të birit E.K., 30 vjeç, prej gjashtë ditësh. I moshuari ka rrëfyer gjatë denoncimit të tij se i kishte humbur kontaktet me djalin, i cili ka emigruar në Gjermani që prej muajit tetor të vitit të kaluar (2024). Prej gjashtë […]

The post Mirditë/ 65-vjeçari denoncon humbjen e djalit në Gjermani: S’kemi asnjë kontakt prej 6 ditësh appeared first on BoldNews.al.

40 emigrantë nesër në Gjadër, ANSA: Autoritetet italiane në kamp ankohen për mungesë informacioni

By: Mirgen
10 April 2025 at 21:39

Ansa/ Qendra e emigrantëve të Gjaderit i ngjan një blloku gjigant betoni i zhytur në fshatrat e periferisë shqiptare, midis disa fermave të shpërndara dhe disa guroreve. Të vetmet zhurma janë ato të traktorëve apo furgonëve të shndërruar në autobusë që udhëtojnë përgjatë rrugës me gunga. Nën një qiell që nuk premton asgjë të mirë, […]

The post 40 emigrantë nesër në Gjadër, ANSA: Autoritetet italiane në kamp ankohen për mungesë informacioni appeared first on BoldNews.al.

Rama: Negociatat i mbyllim brenda 2027-ës, mbi 1 miliard euro në vit nga anëtarësimi në BE

TIRANË, 8 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nga anëtarësimi në Bashkimin Europian Shqipëria mund të fitojë një buxhet shtesë prej mbi 1 miliard eurosh në vit, i cili mund të përdoret për gjithçka që ka nevojë të realizohet më shpejt në vend.

Në një komunikim live në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama iu përgjigj një komentueseje sipas së cilës Shqipëria nuk humbet gjë edhe nëse nuk anëtarësohet në BE.

“Për asnjë arsye në botë nuk mund të thuash se nuk humbasim gjë. Ne do të humbasim mbi 1 miliard euro në vit nga të cilat 90 % janë grant, para dhuratë ose parë e ndarë pa interes financiar në formën e grantit brenda për brenda familjes europiane dhe 10% kredi”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se në gjithë këto vite financimi që Shqipëria ka marrë nga BE ka qenë rreth 1 miliard nga të cilat 90% kanë qenë kredi dhe 10 % grant.

“Po ta jap në një shifër shumë brutale që të kuptosh se çfarë humbasim. Që ne të humbasim më shumë se 1 miliard euro në vit nga anëtarësimi i mundshëm për mustaqet e Çelos apo e lagu se lagu, apo për kush je ti e kush jam unë, ky do të ishte një fatalitet i madh”, tha Rama.

Ndërkohë nëse hyjmë në BE dhe marrim këtë përfitim atëherë kryeministri siguroi se  shumëçka këtu që ka nevojë të bëhet më shpejt bëhet më shpejt, sepse faktikisht fitojmë një buxhet ekstra nga hyrja në BE.

Duke iu përgjigjur një tjetër komentuesi, Rama nënvizoi se “monitorimi i standardeve nga ana e BE-së nuk negociohet”.

“Shqipëria sot është në një fazë transformimi që e shohin të tërë ata që nuk e shohin realitetin tonë me syzet e ditës. Një fazë transformimi që ka bërë që Shqipëria të bëhet një vend i cili shihet me respekt, me besim dhe shihet si një vend i vogël por serioz në arenën ndërkombëtare dhe një vend që shihet si destinacion turistik që rritet çdo vit me shpejtësi marramendëse. Nëse Shqipëria do të ishte mesjetë asnjëra dhe as tjetra nuk do të ndodhte”, shtoi Rama.

Kryeministri iu përgjigj një tjetër komentuesi i cili shprehet se integrimi në BE është utopi.

“Nëse do të ishte utopi nuk do të thoshte vetë BE të mbyllim negociatat brenda 2027. Na kanë dhënë një datë dhe afat gjë që nuk e bëjnë zakonisht sepse nuk i lidhin duart vetes. Në këtë rast e kanë bërë sepse është BE që do të na marri ne brenda për shkak të situatës së re gjeopolitike që është krijuar. Ndaj duan të japim një shenjë shumë të qartë që BE të zgjerohet dhe unifikohet”, tha Rama.

Sipas tij, “është një interes i madh politik që shkon përtej nesh dhe ne këtë duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht tani”.

“Po të ishte utopi nuk do të ndodhte kjo se BE ka dëshirë të zgjerohet. BE do të donte t’i merrte të gjashtë vendet plus edhe ato të tjerat që janë jo në Ballkanin Perëndimor brenda tani, por nëse thotë Shqipëria dhe Mali i Zi, do të thotë se këto vende janë pranë realizimit të kushteve që ka BE. Dhe kushtet e BE-së nuk janë për sytë e bukur të mitë apo të tutë, apo të atletet e mia. Kushtet e BE-së lidhen me standardet”, shtoi Rama.

The post Rama: Negociatat i mbyllim brenda 2027-ës, mbi 1 miliard euro në vit nga anëtarësimi në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U kthye nga emigrimi dhe ndërtoi bujtinë, Lile: Këtu, shumë herë më mirë se në kurbet

31 March 2025 at 11:57


TIRANË, 31 mars/ATSH/ Pas 14 vitesh emigrimi në Greqi Ismet Lile u kthye në vendlindje në fshatin Katundishtë të Këlcyrës, ku bashkë me vajzën e tij investuan në shtëpinë e vjetër të gjyshit, duke e kthyer në një bujtinë të bukur që sot mirëpret qindra vizitorë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale apelin e Ismet Liles ndaj të rinjve që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri.

“Ata janë një tjetër shembull frymëzimi se si dy breza at e bijë, u kthyen në rrënjët e vjetra të familjes duke mbajtur gjallë jo vetëm kujtimet e fëmijërisë, por mbi të gjitha duke ndërtuar një të ardhme të sigurt ekonomike, që siç thotë Ismeti është shumë më mirë se në kurbet”, u shpreh Rama.

Ismeti tregon se për rreth 14 vite emigroi në Greqi, ndërsa më pas vendosi të kthehet në qytetin e Këlcyrës, ku hapi një biznes bar-kafe.

Këtë biznes Ismeti e vazhdoi për 20 vite në Këlcyrë dhe më pas vendosi të rindërtojë shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Katundisht.

“Pas disa vitesh e ktheva shtëpinë time në bujtinë. Kemi mirëpritur gjithë njerëzit që vijnë në bujtinën tonë me gatime tradicionale. Pamë që kishte shumë vizitorë dhe kërkesa. Kam dy vajza dhe njëra nga vajzat e mia investoi dhe e bleu shtëpinë e saj”, tregon ai.

Ismeti u bën apel të rinjve të kthehen të investojnë në vendlindjen, ndërsa shprehet se këtu jetohet shumë herë më mirë se në emigirim.

“Duhet të kthehen edhe njerëz të tjerë akoma, sepse vendi ka nevojë. Nuk mund të jemi ne t’i bëjmë të gjitha vetëm. Duhet dikush të merret me blegtori, dikush me shpendët, dikush të merret me me bujqësinë. I bëj thirrje gjithë të rinjve që janë larguar nga fshati Katundisht të vijnë të kthehen dhe të ndërtojnë shtëpitë e gjyshërve sepse jetohet edhe këtu shumë herë më mirë se në kurbet”, tha ai.

/m.m//a.f/

The post U kthye nga emigrimi dhe ndërtoi bujtinë, Lile: Këtu, shumë herë më mirë se në kurbet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan mesazhin e emigrantit të rikthyer në vendlindje: Në Shqipëri është koha kur mund të investohet

10 March 2025 at 12:44


TIRANË, 10 mars/ATSH/ Kreshnik Heqimaj nga Mallakastra është një prej shumë shqiptarëve të rikthyer në vendin e tij, pas disa viteve në emigracion.

Me përvojën e fituar në Itali ai vendosi të jepte kontributin e tij në vendlindje dhe sot ka një thirrje për të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale apelin e Kreshnikut për shqiptarët jashtë, ndërsa u shpreh se “Shqipëria që gjeti ishte krejt e ndryshme nga ajo që kishte lënë kur u largua”.

Kreshniku tregon se pas vitesh emigracioni në Itali u rikthye në vendlindje për arsye familjare. “Ajo Shqipëri që lashë para disa viteve me atë çfarë gjeta ishte një ndryshim drastik si dita me natën. Për këtë i jam falënderues qeverisë shqiptare, e cila me ndërmarrjen e një sërë reformash na ka bërë ne shqiptarët kudo që ndodhemi nëpër botë krenarë për vendin tonë”, tha ai.

Sipas Kreshnikut, Shqipëria është bërë një vend më i bukur dhe i jetueshëm.

“I frymëzuar nga puna që bëja në Itali u riktheva me energjinë për të dhënë kontributet e mia në vendin tim. Zonën tonë e ka bekuar Zoti me pasuri të mëdha nëntokësore dhe mbitokësore siç janë ullishtat, vreshtaritë apo arroret e ndryshme”, tha ai.

Kreshniku ftoi çdo shqiptar që ka disa vite pa u rikthyer në Shqipëri që të rikthehet dhe nëse i ka krijuar disa mundësi të ardhurash atje ku ka punuar si emigrantë të investojnë në Shqipëri.

Sipas tij, “tashmë në Shqipëri është koha ku mund të investohet dhe të ndërtohen një sërë sipërmarrjesh, duke filluar që nga sipërmarrjet bujqësore te ato turistike”.

“I bëj thirrje çdo emigranti kudo ku ndodhet në botë të kthehet. Le të jetë historia ime një histori frymëzimi. Italia është e italianëve, Greqia e grekëve dhe Amerika e amerikanëve. Shqipëria është e shqiptarëve ndaj kontribuoni në vendin tuaj, rikthehuni në vendin tuaj”, apeloi ai.

/m.m/j.p/

The post Rama ndan mesazhin e emigrantit të rikthyer në vendlindje: Në Shqipëri është koha kur mund të investohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Taulanti la Italinë ku studioi, ngriti sipërmarrje në vendlindje, Rama: Histori suksesi

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot shembullin e Taulant Pupës, i cili është kthyer nga emigrimi dhe ka hapur në Shqipëri fabrikën e qumështit “Vita”.

Kryeministri u shpreh se, “Taulanti e la Shqipërinë në moshën 14-vjeçare për të studiuar në Itali, por kur erdhi momenti për të zgjedhur, nuk qëndroi atje – vendosi të kthehej dhe të investonte në vendin e tij”.

“Sot, falë përkushtimit dhe vizionit, ai ka ndërtuar një histori suksesi me standarde evropiane dhe beson se edhe i biri mund të rritet e të arsimohet në një Shqipëri që ofron mundësi”, shkruan Rama.

Taulanti thekson se, “vitet e para ishin tmerrësisht të vështira. Fillimi, viti i parë njëherë nuk e imagjinoja dot dhe kur jam kthyer semestrin e parë të shkollës së mesme nuk doja të kthehesha vetëm qaja, më vinte keq, si do iki sepse nuk e kisha ndjerë asnjëherë çfarë do të thotë të largohesh nga familja jote. Dhe isha dhe i vogël dhe nuk e dija”.

“Babai im duke parë që tregu në Shqipëri në vitin 2002 kishte nevojë për inovacion dhe për informacion, pa dijeninë time fare, duke luajtur futboll në arë më ka thënë do shkosh në shkollë në Itali”, thotë ai.

“Kam mbaruar institutin agrar “Giusepe Garibaldi” në Romë për specialist agrar, më pas kam vazhduar studimet në Universitetin “Sapienza”, aty kam mbaruar bachelorin për Ekonomi-Financë dhe masterin e kam për Inovacion, Menaxhim dhe Ndërkombëtarizim ndërmarrjesh”, thotë Taulanti.

Ai tregon se është kthyer në vitin 2014 në Shqipëri.                                                        “Gjëja e parë që bëra investova në makineri. Në momentin kur ishin duke u vendosur makineritë, normalisht po ndryshohej nga një proces pune artizanal i vjetër, në një proces të automatizuar”, shprehet ai.

Taulanti tregon se në fillim pati debate me babanë lidhur me makineritë e reja, por shton ai, “kur u vu procesi i punës në punë u pa që produkti që po dilte ishte shumë më cilësor, i pastër dhe dolën produkte të reja, nga një investim që ne nuk e prisnim. Por nga ky investim që u duk shumë i tmerrshëm që do të falimentonim, sot ja ku jemi në treg me standardet evropiane”.

Ai tregon se vendosi të kthehej pasi pa sakrificën e prindërve të tij dhe i vinte keq ta linte drejt zhdukjes

“Shqipëria në fushën e biznesit po ecën me hapa të mëdha. Në ushqim shohim që AKU-ja është shumë përpara me sa ka qenë në vitet e kaluara, flas për këtë 10 vjeçar që jam unë në tregun shqiptar”, thotë ai, teksa shtoi se, “sot mund të themi sesi fillon cikli dhe si mbyllet i një produkti”.

“Më përpara nuk flitej fare çfarë bëhet me mbetjet, si përpunohen ujerat. Sot nëse shohim edhe këtu kemi një trajtim të ujërave bashkëkohorë dhe shumë të mirë që i përshtatet Ministrisë së Mjedisit”, thekson Taulanti.

Për tatimet, thotë ai, “kemi një ndryshim rrënjësor. Përpara shumë vitesh nuk pritej kuponi sot nuk bëhet fjalë të mos pritet kuponi dhe sistemi i fiskalizimit është një nga sistemet më të mira që ne kemi sot që na e lehtëson punën maksimalisht”.

Taulanti gjithashtu tregon se ka një djalë të vogël 3 -vjeçar që ka lindur në Shqipëri.

“Do të doja që ai të studionte në Shqipëri, pasi edhe Shqipëria mund t’i ofrojë ato standarde në të cilat kam studiuar edhe unë. Do mundohem që të bëhet një djalë i mirë, të studiojë dhe të ketë pasion po këtë punë si gjyshi dhe i ati”, përfundon Taulanti. /j.p/

 

The post Taulanti la Italinë ku studioi, ngriti sipërmarrje në vendlindje, Rama: Histori suksesi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diaspora në zgjedhje/ Emigranti nga Italia aplikon 25 herë për të votuar  

7 March 2025 at 17:00

Fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jetë më e madhe se kurrë. Për herë të parë, emrat e kandidatëve pritet të renditen me emër dhe mbiemër, në vend të numrave. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi pranoi në një dalje mediatike se KQZ nuk është e përgatitur për skenarin “B” nëse 25 subjektet e regjistruara dorëzojnë listat e kandidatëve të tyre. “Fleta siç e kemi prezantuar është shumë e madhe. Vështirësi për organizimin dhe menaxhimin. Nuk di të them si do t’ia bëjmë nëse të 25 subjektet ia dalin të sjellin kandidatë. Nuk jemi përgatitur për këtë skenar”, tha Celibashi.

Paraprakisht, KQZ ka krijuar një moket fletë votimi për qarkun e Tiranës me përmasa 40 cm x 60 cm që mund të përfshijë 7 subjekte politike

Afati

Të gjitha partitë që duan të jenë në fletën e votimit duhet të dorëzojnë listat e plota të kandidatëve deri më 12 mars. Ligji kërkon 186 emra për çdo subjekt, 46 në listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur.

Votuesi më i vjetër 95 vjeç 

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar regjistrimin e 245,975 shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se numri më i lartë i aplikimeve është regjistruar më 2 mars. Aplikimi i parë është bërë më 11 janar nga një shtetas në Gjermani në orën 00:08 pas mesnate.  Personi më i moshuar i regjistruar është 98 vjeç, ndërsa një tjetër në Itali rezulton shumë këmbëngulës. Ai aplikoi 25 herë derisa u regjistrua në platformën “PER”

48 mijë të refuzuar

Sipas Celibashit, 48,180 shtetasve shqiptarë nga jashtë u është refuzuar kërkesa dhe nuk kanë mundësi për rishqyrtim. Ata mund të ankohen në gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës deri më 11 prill.  “Nga momenti që i është refuzuar kërkesa, deri në 11 prill mund të paraqesin një ankesë nëpërmjet një platforme online, e cila do të ndërtohet nga KLD, tashmë që edhe kuadri ligjor ia lejon ndërtimin e kësaj platforme, mund të bëhet aplikimi, dhe uroj të funksionojë”, tha Celibashi. Ai nënvizoi se “refuzimet e bëra nga ana e KQZ janë të gjitha të përligjura”.

Më 9 mars shpallet lista paraprake e votuesve nga jashtë dhe vetëm ata që janë regjistruar mund të korrigjojnë adresën deri më 12 mars.

Kur dërgohen fletët për diasporën?

Procesi i dërgimit të fletëve të votimit do të zhvillohet nga data 8 deri më 16 prill, përmes një shërbimi postar të gjurmueshëm. KQZ do të zgjedhë një operator ndërkombëtar, duke përjashtuar postën shqiptare. Celibashi siguroi se integriteti i votës është 100% i garantuar nga momenti i dërgimit deri te numërimi.

Meta deputet nga burgu?

Ndërkohë, një nga çështjet e diskutuara këto kohë është që Ilir Meta do të garojë në listat e sigurta si kandidat i koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha, ndërsa ndodhet në paraburgim. Celibashi u shpreh se nuk mund të japë një vendim në këtë fazë, pasi kjo çështje mund të shqyrtohet nga KQZ dhe institucionet e tjera.

Sipas tij, Kushtetuta parashikon se çdo person që shpallet fitues nga KQZ merr mandatin e deputetit, por mbetet për t’u parë në varësi të zhvillimeve.

The post Diaspora në zgjedhje/ Emigranti nga Italia aplikon 25 herë për të votuar   appeared first on Faktoje.al.

Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në Portin e Durrësit

By: Ela
28 December 2024 at 12:27

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të shtuar udhëtarësh dhe automjetesh gjatë këtyre ditëve, si pasojë e lëvizjeve masive për festat e fundvitit. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në 8 ditët e fundit, kanë hyrë në vend 25,477 udhëtarë dhe 7,738 automjete. Për të përballuar këtë fluks udhëtarësh, kompanitë që operojnë linjat detare […]

The post Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në Portin e Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Po tentonin të kalonin ilegalisht me gomone drejt Britanisë, autoritetet franceze shpëtojnë 107 persona

By: Mirgen
26 December 2024 at 19:20

Autoritetet franceze kanë kryer 12 operacione shpëtimi përgjatë brigjeve të Francës veriore në ditën e Krishtlindjes, duke shpëtuar 107 persona, të cilët po tentonin të kalonin kanalin me varka të vogla drejt Britanisë së Madhe. Në mëngjesin e Krishtlindjeve, 30 pasagjerë u shpëtuan nga një varkë pranë qytetit Dunkirk, ndërsa të tjerët në bord dëshironin […]

The post Po tentonin të kalonin ilegalisht me gomone drejt Britanisë, autoritetet franceze shpëtojnë 107 persona appeared first on BoldNews.al.

❌
❌