Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Maratona në Pogradec, Policia plan masash për garantimin e sigurisë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Policia e Korçës ka publikuar sot planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ditën e nesërme në qytetin e Pogradecit.

Policia njofton se më datë 26.07.2025, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, në kuadër të pjesëmarrjes në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Ky aktivitet përfshin dy disiplina garuese:

Half maratonë (21 km): nisja nga fshati Lin, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit, dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;

Mini maratonë (10 km): nisja nga qendra e qytetit, përgjatë aksit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, dhe kthim në pikën e nisjes, në qendër të qytetit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.

Sipas Policisë, “për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masat e nevojshme për: ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike; garantimin e sigurisë rrugore dhe të garuesve; menaxhimin e qarkullimit dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore”.

Si rezultat i kësaj, Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit:

Në aksin “Lin- Pogradec”, do të bllokohet krahu i majtë i rrugës;

Në aksin “Tushemisht – Pogradec”, do të bllokohen të dy korsitë;

Gjithashtu, do të bllokohen përkohësisht edhe disa segmente brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e aktivitetit.

Orari i bllokimit: nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këto masa të përkohshme dhe ju falënderon për bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv ndërkombëtar.

/e.i/j.p/

The post Maratona në Pogradec, Policia plan masash për garantimin e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpejtësi e parakalime të gabuara, Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 qarqe të vendit, kanë intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, radarët automatikë, dronët, alkooltestuesit, kamerat dhe çdo pajisje tjetër që kanë në dispozicion.

Policia e Shtetit bën me dije, se gjatë kontrolleve janë kapur raste flagrante të shpejtësisë deri në trefish mbi normën e lejuar, parakalime të gabuara, përdorim i celularit dhe drejtim i automjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur.

Policia Rrugore apelon përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbrojtur jetën.

“Si rezultat i monitorimit intensiv, përgjatë fundjavës, nëpërmjet radarëve Poliscan janë evidentuar shpejtësi nga dy deri në trefish më shumë se norma e lejuar, parakalime të gabuara me rrezik përfshirjen në ngjarje rrugore, përdorim i celularit dhe drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe mosvendosje e rripit të sigurimit”, thuhet në njoftim.

Nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara, shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore, Drejtues Artur Selimaj, ka apeluar për përdoruesit e rrugës, kryesisht për drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të sinjalistikës rrugore.

Selimaj ka theksuar se Policia Rrugore ka hartuar një protokoll të posaçëm masash, bazuar në Kodin Rrugor, për monopatinat dhe biçikletat.

Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet dhe kontrollet 24/7, në të gjitha akset rrugore dhe në qendrat urbane e rurale. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/e.i/j.p/

The post Shpejtësi e parakalime të gabuara, Policia apelon për respektim të rregullave të qarkullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

29 June 2025 at 19:36

Policia e në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar plan masash për nesër dhe pasnesër, kohë kur do të mbahet në Shkup takimi i të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“SPB Shkup njofton qytetarët se më 30.06.2025 (e hënë) dhe 01.07.2025 (e martë), për shkak të një takimi të liderëve nga Ballkani Perëndimor, Njësiti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, informoi sot  Ministria e Punëve të Brendshme.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë, për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë zhvillimit të këtij takimi.

 

 

 

 

 

 

 

 

The post Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash appeared first on Sot News | Lajme.

Sezoni turistik, Policia e Shtetit plan masash: Shërbim 12-orësh në zonat bregdetare

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Policia e Shtetit prezantoi sot një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2025. Sipas njoftimit të Policisë, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror 2025, Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash, i cili synon sigurinë në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore; lehtësimin e qarkullimit në pikat e kalimit kufitar; parandalimin e aksidenteve rrugore dhe veprimtarive kriminale; zbatimin e orarit të ndalimit të muzikës dhe mbrojtjen e mjedisit dhe zonave turistike.

Sipas njoftimit të Policisë, “ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare. Në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë të cilat do të kompensohen sipas legjislacionit përkatës”.

“Në funksion të planit janë vënë në dispozicion dhjetëra automjete dhe motomjete për rritjen e gatishmërisë dhe reagimit të shpejtë; punonjës policie me biçikleta që patrullojnë në plazhe, për forcimin e policimit komunitar dhe për t’iu ofruar ndihmë pushuesve; njësia Policore Detare për kontrollin dhe ndëshkimin e lundrimeve të rrezikshme brenda zonave të ndaluara; dronë që do të përdoren nga shërbimet policore për kontrollin e perimetrit të sigurisë në plazhe, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve rrugore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Policia Kufitare ka marrë masa për shtimin e sporteleve dhe burimeve njerëzore në PKK, me qëllim menaxhimin e fluksit turistik.

Policia e Shtetit nënvizon faktin se do të ketë shtim të kontrollit në kufirin e gjelbër dhe në kufirin blu, për të parandaluar krimin kufitar dhe kalimet e paligjshme.

Policia Rrugore, me pajisjet inteligjente, dronët dhe alkooltestuesit, do të jetë 24/7 në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe në qendrat e banuara.

Njëkohësisht, janë shtuar patrullat në zonat turistike për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për garantimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.

Ndërsa, nga 16 qershori deri më 15 shtator 2025, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar.

Për të zbatuar dhe përmbushur sa më mirë masat e përcaktuara në planin e masave, strukturat vendore të Policisë po bashkëpunojnë me agjencitë turistike për destinacionet turistike, për pajisjen e mjeteve lundruese me dokumentacionin përkatës dhe zbatimin me rigorozitet të rregullave të lundrimit dhe masave të sigurisë; kryetarët e fshatrave dhe pushtetin vendor; vrojtuesit e plazheve, emergjencat civile dhe ato shëndetësore, si dhe me shërbimet zjarrfikëse.

Ndërkohë, nga shërbimet e Policisë po vijon operacioni “Plazh i lirë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, do të ushtrohen kontrolle për zbatimin e orarit të muzikës dhe ndëshkimin e shkelësve të nivelit të zhurmës. Tashmë, punonjësit e Policisë janë pajisur me aparate të matjes së zhurmave.

Ndërkohë, krahas planit të masave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e grupeve të monitorimit të shërbimeve në terren, për zbatimin rigoroz të Kodit të Etikës, nga çdo punonjës policie, në komunikim dhe në veprim.

Nga plani i masave të Policisë së Shtetit për sezonin turistik 2025
1 nga 5

/e.i/j.p/

The post Sezoni turistik, Policia e Shtetit plan masash: Shërbim 12-orësh në zonat bregdetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot samiti i SEECP/ Policia plan masash, ja akset ku kufizohet qarkullimi i mjeteve

By: V K
16 June 2025 at 07:57

Në kuadër të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja pjesëmarrëse në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), Policia e Tiranës, ka hartuar një plan të detajuar masash për menaxhimin e qarkullimit në kryeqytet.

Për shkak të zhvillimit të aktivitetit të nivelit të lartë, të kryesuar nga Presidentët e vendeve pjesëmarrëse, më datë 16 Qershor 2025, do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.

Qytetarët këshillohen të shmangin këto akse dhe të përdorin rrugë alternative gjatë ditës së sotme.

Njoftimi:

Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:

Në ardhje të delegacioneve: Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.

Në largim të delegacioneve:  Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut –

Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.

Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

Policia e Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kufizimet e përkohshme.

Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për garantimin e një eventi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.

The post Sot samiti i SEECP/ Policia plan masash, ja akset ku kufizohet qarkullimi i mjeteve appeared first on Albeu.com.

Ministeriali i Evropës Juglindore, Policia: Kufizime të përkohshme në disa akse rrugore

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Drejtoria vendore e Policisë Tiranë prezantoi sot një plan masash për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Policia njoftoi se të hënën, më 16 qershor 2025 do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, përkatësisht në itineraret e ardhjes dhe largimit të delegacioneve.

Në rrugën e ardhjes, kufizimet do të prekin akset nga Aeroporti i Rinasit, përmes Mbikalimit të Kasharit, Autostradës “Durrës–Tiranë”, Unazës së Re, Rrethrrotullimit të Saukut, Rrugës së Elbasanit, deri në Rrugën “George W. Bush”, Rrugën “Urani Pano” dhe Rrugën “Dervish Hima”.

Ndërsa rruga e largimit të delegacioneve do të shtrihet nga Rruga “George W. Bush”, Rruga e Elbasanit, Rrethrrotullimi i Saukut, Unaza e Re, Sheshi “Shqiponja”, Autostrada “Tiranë–Durrës”, Mbikalimi i Kasharit dhe përfundon në Aeroportin e Rinasit.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të aktivitetit më 16 qershor, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve dhe lëvizjes së këmbësorëve në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës.

Orari i kufizimeve do të përcaktohet në varësi të mbërritjes së delegacioneve në aeroportin e Rinasit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e këtyre masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të këtij eventi me rëndësi kombëtare.

The post Ministeriali i Evropës Juglindore, Policia: Kufizime të përkohshme në disa akse rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbarëvajtja, siguria dhe qetësia në rrugët e Tiranës/ Nesër samiti i SEECP, policia plan masash, ja akset…

15 June 2025 at 13:09

Policia e Shtetit miratoi një plan masash , me qëllim përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike. Ky plan përfshin disa veprime konkrete duke filluar nga patrullimet dhe mbikëqyrja e territorit me teknologji të avancuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:

Në ardhje të delegacioneve Aeroporti i Rinasit:

Mbikalimi i Kasharit 

Autostrada “Durrës-Tiranë”

 Unaza e Re

Rrethrrotullimi i Saukut

Rruga e Elbasanit

Rruga “George W Bush”

Rruga “Urani Pano”

Rruga “Dervish Hima”

Në largim të delegacioneve:

Rruga “George W Bush”

Rruga e Elbasanit

Rrethrrotullimi i Saukut

Unaza e Re

Sheshi “Shqiponja”

Autostrada “Tiranë-Durrës”

Mbikalimi i Kasharit

Aeroporti i Rinasit

Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.

 Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

Policia e Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kufizimet e përkohshme. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për garantimin e një eventi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.

The post Mbarëvajtja, siguria dhe qetësia në rrugët e Tiranës/ Nesër samiti i SEECP, policia plan masash, ja akset… appeared first on Sot News | Lajme.

Mjekja Tako për ATSH-në: Si të shmangim goditjen nga vapa dhe rreziqet shëndetësore, veçanërisht te grupet e riskuara

TIRANË, 9 qershor /ATSH-Ermira Isufaj/ Java ka nisur me temperatura përvëluese dhe sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të shënojë edhe ditën me temperaturat më të larta të javës, që parashikohet të shkojnë deri në 38 gradë celsius.

Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, përditshmëria kthehet në një angazhim sfidues sidomos për gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël apo të sëmurët kronikë me sëmundje të zemrës, diabetit, hipertensioni apo për të sëmurët astmatikë.

Drejtuesja e Qendrës Shëndetësore Nr.10 në Tiranë, mjeke specialiste e familjes, Silvana Tako në një prononcim për ATSH-në ndan disa këshilla dhe sugjerime, se si të mbroni veten nga vapa dhe përgjatë gjithë sezonit veror.

Mjekja Tako thotë se si fillim që të mbrohesh nga vapa do të thotë të shmangësh dehidratimin dhe goditjen nga i nxehti.

“Për të shmangur vapën e madhe dhe mbrojtjen që i duhet gjithkujt në këto ditë të nxehta vere, duhet të qëndrojmë në ambiente të freskëta nga ora 11.00 deri në orën 17.00. Duhet të konsumojmë sa më shumë ujë, çdo 30-60 minuta deri në dy litra ujë në ditë, ndërsa këshillohet të shmanget përdorimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve me gaz që shkaktojnë dehidratim. Duhet të visheni sa më lehtë, me rroba pambuku me ngjyra të çelëta”, thotë Tako, teksa këshillon që në oraret kur duhet të jeni të ekspozuar në ambiente të jashtme, duhet të mbani kapele me strehë të gjatë, çadra dhe syze dielli.

Tako thotë se gjendja quhet e përkeqësuar kur pacienti ka temperaturë të lartë të trupit mbi 39, lëkurë të thatë, marramendje ekstreme, konfuzion, frymëmarrje të shpeshtë ose puls të dobët, rrahje të zemrës të çrregullt, mund të ketë ndjenja të fikti, humbje të vetëdijes, ose shkallë të thellë të dehidrimit që manifestohet me urinë në ngjyrë të errët, gojë të thatë, mungesë djersitjeje.

Nëse vëreni këto shenja, mjekja këshillon që të kërkoni menjëherë shërbim në qendrën më të afërt shëndetësore pranë qendrës suaj të banimit, ose në urgjencë.

Sipas mjekes Tako, grupet më të riskuara nga temperaturat e larta janë personat e moshuar, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike, si ata që vuajnë nga zemra, diabeti etj. Mjekja thotë se duhet të tregohet kujdes i shtuar nëse vërehen simptomat e para si dhimbje koke, marrje mendsh, tharje e gojës etj.

Për mjeken Tako, një nga kategoritë e tjera më të riskuara gjatë verës janë edhe të sëmurët astmatikë që pësojnë kriza astmatike për shkak të vapës.

Drejtuesja e Qendrës Shëndetësore Nr.10 në Tiranë, Silvana Tako shprehet se problemi kryesor gjatë vapës me këtë kategori pacientësh është ajri i nxehtë dhe i lagësht, nivelet e larta të ozonit dhe ndotjes, poleni dhe pluhuri, djersitja dhe dehidratimi dhe lodhja e shpejtë e trupit. “Këto janë shkaktarët kryesorë të krizës astmatike. Këta persona duhet të ulen në vende të freskëta, të marrin ilaçin shpëtues apo ventolinën dhe me një apo dy spërkatje ta përsërisin çdo 20 minuta. Nëse nuk kanë përmirësim duhet të paraqiten pranë mjekut të familjes, të qëndrojnë në shtëpi gjatë pikut të vapës dhe të rrinë në vende të freskuara mirë”, vijon ajo.

“Nxehtësia, lagështia dhe ndotja e ajrit janë faktorët që përkeqësojnë frymëmarrjen dhe shkaktojnë shtrëngim të rrugëve të frymëmarrjes. Këta persona, nëse kanë frymëmarrje me fishkëllimë, kollë të vazhdueshme gjatë natës apo ekspozimit në vapë, shtrëngim në gjoks, marramendje, ose vështirësi në të folur, buzë të mavijosur ose gishta me ngjyrë blu duhet të paraqiten menjëherë pranë mjekut të familjes. Këto janë shenjat kryesore të krizës astmatike”, pohon Tako për ATSH.

Drejtuesja e Qendrës Shëndetësore Nr.10 ka edhe një apel për pushuesit që kanë zgjedhur t’i kalojnë këto ditë të nxehta në plazh.

Ajo sugjeron që të shfrytëzohen orët e para të mëngjesit deri në orën 11.00 dhe pas orës 17.00.

Mjekja thotë se nuk duhet neglizhuar lyerja e trupit dhe fytyrës me krem me faktorë mbrojtës 50+, të konsumohet sa më shumë ujë dhe të qëndrohet poshtë çadrave në hije, si edhe të shmanget aktiviteti fizik gjatë pikut të vapës.

Ndërkohë, Tako pohon se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përforcuar shërbimin e Urgjencës Kombëtare në qendrat shëndetësore dhe spitalore, por edhe në zonat turistike dhe urbane të mbipopulluara.

“Aktivizimi i planit kombëtar të mbrojtjes nga valët e të nxehtit dhe bazuar në udhëzimet e OBSH përfshin monitorim të motit ekstrem në bashkëpunim me IGJEUM, qendrat shëndetësore verore të përforcuara në zonat turistike dhe bregdetare. Ekipet e urgjencës së lëvizshme, autoambulancat për ndërhyrje të shpejtë në raste emergjente në terren et”, nënvizoi Tako.

Drejtuesja e Qendrës Shëndetësore Nr.10, Silvana Tako thekson në intervistën për ATSH se në bashkëpunim me bashkitë në rrethe janë ngritur tenda freskuese dhe stacione me ujë në disa sheshe publike siç janë Tirana, Durrësi, Vlora në qytete që janë të mbipopulluara.

/a.g/

The post Mjekja Tako për ATSH-në: Si të shmangim goditjen nga vapa dhe rreziqet shëndetësore, veçanërisht te grupet e riskuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Policia: Zona pranë stadiumit bllokim të pjesshëm sot dhe nesër

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një tjetër njoftim për planin e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit.

Në njoftimin për mediet, Policia bën me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.

Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses porsa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren.

Çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero. /e.i/ a.g/

The post Ndeshja Shqipëri-Serbi, Policia: Zona pranë stadiumit bllokim të pjesshëm sot dhe nesër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turi Çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash për aktivitetin, ja rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit

By: V K
26 May 2025 at 08:14

Ditën e sotme, do të nisë turi i 82-të çiklisitik në Shqipëri. Starti, etapa e parë do të nisë nesër, 26 maj në Tiranë ndërsa policia ka ndarë një plan masash në lidhje me këtë aktivitet sportiv.

Mësohet që aktiviteti të shkojë mirë do të bllokohen disa rrugë nga ora 11:30. Bllokimet nuk do të jënë të gjata por vetëm për një orë. Çdo rrugë do të ketë një orar specifik i cili do të bllokohet për një orë maksimumi.

ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025

Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30
Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20
Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10
Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45
Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15
Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30
Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30
Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025.

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15
Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45
Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30
Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15
Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00
Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30
Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00
Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025

Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10
Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30

Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30
Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30
Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30
Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40
Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20
Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50
Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025

Bulevardi kryesor – Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20
Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30
Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45
Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10
Rruga Qeparo – Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25
Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10
Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30
Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025.

Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20
Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15
Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00
Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00
Rruga Levan – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

The post Turi Çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash për aktivitetin, ja rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit appeared first on Albeu.com.

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, policia publikon plan masash

25 May 2025 at 13:31

Policia e Shtetit ka publikuar plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 5 etapa, në disa qytete të vendit.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e kalimit në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, në datat dhe oraret si më poshtë:

ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025

Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30

Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20

Autostrada “Kashar – Thumanë”, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Thumanë – Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10

Rruga Milot – Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45

Rruga Rrëshen – Milot, nga ora 13:30, dëri në orën 14:15

Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30

Rruga Lezhë – Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Nga sheshi “Balshaj” në rugën “Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

ETAPA E DYTË/Datë 27.05.2025.

Rruga “Zogu i Parë” deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër – Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre – Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë – Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas – Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.

ETAPA E TRETË/Datë 28.05.2025

Rruga nga kalaja e Elbasanit – Rruga e luleve – Bradashesh, nga ora 11:30 deri në orën 12:10

Rruga e Baradasheshit – ura e Cërrikut, nga ora 11:45 deri në orën 12.30

Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Kthesa e Belshit – Kuçovë, nga ora 12:15 deri në orën 13:30

Rruga Kuçovë – Poshnje, nga ora 13:10 deri në orën 13:30

Rruga Poshnje – Saver, nga ora 13:15 deri në orën 14:30

Rruga Saver-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40

Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20

Autostrada Levan – Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50

Pusi i Mezinit, rruga e re, deri te sahati, nga ora 15:35 deri në orën 16.00.

ETAPA E KATËRT/ Datë 29.05.2025

Bulevardi kryesor – Pusi Mezinit, nga ora 11:40 deri në orën 12:20

Pusi i Mezinit – Peshkepi, nga ora 12:00 deri në orën 12:30

Rruga Peshkepi – Kuç, nga ora 12:00 deri në orën 13:45

Rruga Kuç – Qeparo, nga ora 13:30 deri në orën 14:10

Rruga Qeparo – Himarë, nga ora 13:40 deri në orën 14:25

Rruga Himarë-Dhërmi, nga ora 14:00 deri në orën 15:10

Rruga Dhërmi – Orikum, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Rruga Orikum – Vlorë, nga ora 15:10 deri në orën 16:00.

ETAPA E PESTË/Datë 30.05.2025.

Bulevardi kryesor – pusi i Mezinit, nga ora 09:30 deri në orën 10:20

Autostrada Vlorë – Fier- unaza e Fierit, nga ora 10:00 deri në orën 11:15

Rruga Fier – Saver, nga ora 10:5 deri në orën 12:00

Saver – dalja në Levan, nga ora 11:45 deri në orën 13:00

Rruga Levan  – qendër Fier, nga ora 12:40 deri në orën 13:15.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, policia publikon plan masash appeared first on Euronews Albania.

Policia plan masash për zgjedhjet: Mbi 5 mijë efektivë do të ruajnë objektet

10 May 2025 at 15:42

Mbi 5 mijë punonjës policie do të angazhohen ditën e zgjedhjeve parlamentare më 11 maj në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave sa i përket këtij procesi të rëndësishëm për Shqipërinë.

Gjatë kësaj periudhe u trajnuan 6838 punonjës police dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve.

6500 efektivë garantuan rendin dhe sigurinë gjatë aktiviteteve elektorale të zhvilluara në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Policia bën me dije se janë referuar 37 raste për krime zgjedhore në Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në SPAK.

Janë marrë në ruajtje nga unifomrat blu objektet zgjedhore që shërbejnë si KZAZ, që në momentin që kanë shkuar materialet zgjedhore.

Në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe 5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi, ditën e votimit, objekte këto që merren në ruajtje nga Policia, ditën e shtunë.

Ditën e diel, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00.

Gjatë ditës së votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të kenë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit dhe do të veprojë konform ligjit.

Më 11 maj, në orën 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.

Policia e Shtetit ju bën apel qytetarëve të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre, si dhe të gjitha subjektet politike, që të zbatojnë me korrektësi detyrimet ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia plan masash për zgjedhjet: Mbi 5 mijë efektivë do të ruajnë objektet appeared first on Euronews Albania.

Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

9 May 2025 at 13:55

Në kuadër të zhvillimit të etapës së tretë dhe të fundit të “Giro d’Italia 2025” që do të mbahet në qytetin e Vlorës më 11 maj, Policia Vendore ka publikuar masat e veçanta të trafikut për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Këto masa përfshijnë kufizime në qarkullim dhe ndalim të parkimit në disa akse kryesore rrugore dhe sheshe publike, duke nisur nga data 10 maj deri në përfundim të aktivitetit. Policia apelon për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke ofruar gjithashtu rrugë alternative për lëvizje dhe akses të garantuar për rastet emergjente.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

📌 Masat për qarkullimin dhe ndalimin e parkimit të automjeteve, në kuadër të etapës së III-të të “Giro d’Italia 2025” 🚴

Në kuadër të organizimit të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, më datë 11.05.2025, informojmë qytetarët mbi kufizimet e mëposhtme:

⛔ Ndalim parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh (fillimi i Lungomares), nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00 e datës 11.05.2025 (përfshirë zonën e diskut).
⛔ Ndalim parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin Sheshi i Madh – kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 15:00, të datës 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në po të njëjtin segment, nga ora 07:00 – 14:15 të datës 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në rrugën “Pelivan Leskaj”.

⛔ Ndalim parkimi në fushën para Shkollës së Marinës, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 17:00, datë 11.05.2025.
⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Reshat Osmani”, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00, datë 11.05.2025.

⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Veledin Kollozi”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard dhe në rrugën “Gjergj Kastrioti”.

⛔ Ndalim parkimi në aksin “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i rrugës Aleksandria”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin aks, nga ora 19:00, datë 10.05.2025, deri në 23:00, datë 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”.

⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, segmenti kryqëzimi i rrugës “Onufri” – kryqëzimi i Bulevardit, nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në të njëjtin segment nga ora 05:00, datë 11.05.2025 deri në 23:00.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.

⛔ Ndalim parkimi në rrugët “Veledin Kollozi” (segmenti Big Market – Alsa), në rrugën “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”, nga ora 20:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 22:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.

⛔ Bllokim akseve rrugore “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”
🕔 Ora 05:00 – 10:00, datë 11.05.2025.

➡ Devijimi i trafikut bëhet në Bulevard, në rrugën “Pilo Begaj” dhe “Fiqirete Musta”.

⛔ Ndalim parkimi në kryqëzimin e rrugës “Kosova” deri te Hotel Regina Garden dhe në Sheshin “Ismail Qemali”, nga ora 14:00, e datës 10.05.2025, deri në ora 23:00, e datës 11.05.2025.
🚧 Ndalim qarkullimi në këto segmente nga ora 18:00, datë 10.05.2025 deri në ora 23:00, të datës 11.05.2025.

⛔ Ndalim parkimi në rrugën “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake), si dhe në territorin e Fakultetit të Shkencave Humane (konviktet), nga ora 14:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.
✅ Theksojmë se lejohet qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

Akses i garantuar për raste emergjente 🚑

* Porti i Vlorës – Qarkullimi do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje.

* Spitali Rajonal Vlorë – Gjatë orës 11:00 – 13:30, hyrja do të mundësohet përmes këtyre akseve:

Transballkanike – Shtëpia e Oficerëve – Kapelja – Spitali
Pusi i Mezinit – Rruga e Re – Kapelja – Spitali
Uji i Ftohtë – Centrale – Fabrika e Çimentos – Kuzumbaba – Bashkia – Spitali
🚧 Bllokimi i akseve interurbane – datë 11.05.2025:

* Vlorë – fshatrat e lumit të Vlorës

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 11:00 deri në orën 14:30

* Qeparo – Vlorë / fshatrat e lumit të Vlorës

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 10:30 deri në orën 15:45

* Vlorë – Himarë (deri në Qeparo)

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 12:30 deri në orën 17:30

* Qeparo – Himarë – Vlorë

⛔ Ndalohet qarkullimi nga ora 13:30 deri në orën 16:00

⚠ Kujdes!

Të gjitha automjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me masat e shpallura, dhe që nuk do të largohen nga vetë drejtuesit, do të transportohen me shërbimin e karotrecit, në përputhje me ligjin dhe për garantimin e sigurisë.

📍 Vendbazimi i mjeteve të lëvizura nga shërbimi i karotrecit, nëse do të ketë gjatë këtij procesi, do të jetë tek ish-fusha e aviacionit.

🙏 Lutemi qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Këto masa janë të përkohshme dhe në funksion të sigurisë publike dhe organizimit të aktivitetit ndërkombëtar.

Shprehim ndjesën tonë për çdo shqetësim të mundshëm, si dhe garantojmë qytetarët se nuk do të ndalohen në asnjë moment për të kryer aktivitetet e tyre, por luten që të përdorin rrugët alternative për të vijuar normalisht me angazhimet e tyre ditore.

☎ Për çdo nevojë apo informacion shtesë, kontaktoni:

* Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë 112 & 069 411 0242

* Policia Bashkiake Vlorë 033404404 & 0697654802

🚓 Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren, të gatshme për të ndihmuar dhe orientuar qytetarët.

The post Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Sot News | Lajme.

Gara elektorale e 11 majit/ Policia e Shtetit publikon planin e masave: 5136 punonjës policie të angazhuar

9 May 2025 at 09:43

Në bashkëpunim me OSCE-në, KQZ-në dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, u trajnuan 6838 punonjës police me uniformë, si dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët u angazhuan për hetimin e krimeve zgjedhore. Gjatë fushatës elektorale, nga strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan maksimalisht 6500 punonjës policie, për mbarëvajtjen e aktiviteteve elektorale të zhvilluara në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në aktivitetet përmbyllëse të subjekteve politike. Polica e Shtetit tashmë ka marrë në ruajtje objektet zgjedhore që shërbejnë si KZAZ, që në momentin që kanë shkuar materialet zgjedhore, si dhe kryen shërbim në momentin që largohet komisioni i KZAZ-së nga objekti. Në të gjithë vendin janë 93 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve dhe 5225 objekte që do shërbejnë si Qendra Votimi, ditën e votimit, objekte këto që do të merren në ruajtje nga Policia, ditën e shtunë.

Lista me 5316 punonjës policie dhe automjete policie, që do të angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve, është dërguar në KQZ dhe është miratuar. Shërbimet e Policisë që janë të planëzuara me ruajtjen e objekteve që do shërbejnë si qendra votimi, do të instruktohen ditën e shtunë paradite dhe më pas do të shpërndahen në qendrat ku janë të planëzuar me shërbim. Ditën e diel, që është dita finale, me dorëzimin në mëngjes të objekteve që shërbejnë si qendra votimi, punonjësit e Policisë do të tërhiqen në vendgrumbullimet e përcaktuara dhe do të rikthehen për të bërë shoqërimin e materialeve zgjedhore në drejtim të KZAZ-ve, në orën 19:00.

Gjatë ditës së votimit, në rast se nga komisionet e qendrave të votimit, koordinatorët, KZAZ-të apo KQZ-ja do të kenë kërkesa për ndërhyrjen e Policisë, në zbatim të Kodit Zgjedhor, Policia ka lënë pikat e kontaktit me komisionet dhe do të veprojë në kohë, konform përcaktimeve ligjore. Më datë 11.05.2025, në orën 18:00, shërbimet e Policisë do të marrin në ruajtje të gjitha objektet e VNV-ve ku do të bëhet numërimi i votave dhe shërbimi do të vijojë deri në përfundim të të gjithë procesit.

Janë marrë të gjitha masat që në çdo komisariat dhe drejtori, të ketë grupe të gatshme për të vepruar në terren, në rast nevoje. Të gjithë këta punonjës janë të trajnuar dhe të miratuar nga KQZ dhe do jenë të pajisur me mjetet e identifikimit dhe me jelekë të Policisë. Policia e Shtetit është shumë e vendosur dhe e angazhuar për të siguruar deri në fund mbarëvajtjen e procesit zgjedhur dhe ashtu siç garantoi rendin dhe sigurinë përgjatë fushatës elektorale, do të përmbushë me sukses edhe detyrimin madhor, atë që përgjatë ditës së votimit çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë të ushtrojë qetësisht dhe i sigurtë, të drejtën kushtetuese për të votuar.

Gjithashtu, Policia e Shtetit, në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të zbatojnë me korrektesë kufizimet e lëvizjes në rrugët e bëra publike dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake, për problematikat dhe nevojat që mund të kenë për të qarkulluar.

The post Gara elektorale e 11 majit/ Policia e Shtetit publikon planin e masave: 5136 punonjës policie të angazhuar appeared first on Sot News | Lajme.

Giro d’Italia, rrugët ku devijohet trafiku të premten e 9 majit në Durrës

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Në kuadër të zhvillimit të garës çiklistike “Giro d’Italia” që përfshin tri etapa brenda territorit të vendit tonë, më datat 9, 10 dhe 11 maj 2025, në qytetet Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, Policia e Durrësit ka bërë publike sot planin e detajuar të masave për menaxhimin, sigurimin e qarkullimit rrugor, garantimin e rendit publik, si dhe për mbarëvajtjen e aktivitetit sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të nisë nga qyteti i Durrësit më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve.

Ndryshimet në qarkullim:

Ndalim parkimi

Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00

Segmentet e rrugëve:

Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)

Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)

Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)

Rruga e Re e Portit

Rruga “Aleksandër Goga”(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)

Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)

Rruga “Adria”(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)

Rruga “Pavarsia”(deri në Plepa)

Ndalim qarkullimi dhe parkimi

Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00

Rruga “Mars 91”

Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)

Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve

Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit 📍Rruga “Pavarësia”

Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.

Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00.

Rruga “Taulantia”(nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)

Rruga “Anastas Durrsaku”(nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)

Rruga e Re e Portit

Ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.

Policia e Durrësit ftoi qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e këtij eventi të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke respektuar ndalesat e përkohshme të parkimit dhe qarkullimit. “Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një organizim dinjitoz dhe për të treguar mikpritjen që na karakterizon”, apeloi Policia. /j.p/

The post Giro d’Italia, rrugët ku devijohet trafiku të premten e 9 majit në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Giro d’Italia, Policia: Si ndryshon qarkullimi i mjeteve në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit “Giro d’Italia 2025” që përfshin tri etapa brenda territorit të vendit tonë, më datat 9, 10 dhe 11 maj 2025, në qytetet Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, për menaxhimin, sigurimin e qarkullimit rrugor, garantimin e rendit publik, si dhe për mbarëvajtjen e aktivitetit sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato nga një konferencë për shtyp ditën e sotme, u shpreh se masat e ndërmarra përfshijnë bllokim të përkohshëm të akseve rrugore që përfshihen në itinerarin e garës për secilën etapë, sipas një raporti teknik të miratuar më parë nga organizatorët e garës.

Akset e bllokuara:

  1. Bllokimi i përkohshëm i akseve rrugore që përfshihen në itinerarin e garës për secilën etapë, sipas një raporti teknik të miratuar më parë nga organizatorët e garës, e cila parashikon që këto dy akse (duhen të jenë të lira jo më pak se 2 orë para se të nisë gara), si më poshtë:

o             Durrës–Elbasan–Tiranë (Etapa e parë, më datë 09.05.2025). Gara fillon në orën 13:10, në Durrës dhe përfundon në orën 17:30, në Tiranë.

a). Bllokimi i rrugëve urbane në Durrës

Më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri më datë 09.05.2025, ora 14:00, do të ketë kufizim për parkim të automjeteve në segmentet:

  • Rruga “Marsi 91”;
  • Rruga “Taulantia” (segment i nga ish-Vollga deri te hotel “Arvi”);
  • Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-Vollga deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”);
  • Rruga e kalasë (segmenti nga kafe “Mulliri i vjetër” deri në rrugën “Sotir Noka”)

Gjithashtu, më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri në orën 18:00, do të ketë ndalim të parkimit të automjeteve në parkimin publik të shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”).

Më datë 09.05.2025 do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në itinerarin e garës, si më poshtë:

  • Rruga “Marsi 91”;
  • Rruga “Egnatia” (segmenti nga rrethrrotullimi i kishës ortodokse deri te rruga “Taulantia”-hotel “Arvi”);
  • Torra Veneciane – Bulevardi “Epidamn” – Sheshi “Lira” – Rruga “Aleksander Goga” (deri te Mauzleumi i Dëshmorëve);
  • Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit –Rruga “Pavarësia” – kanali i Kavalishencës (Ministria e Mbrojtjes);
  • Rruga e re e portit

b). Bllokimi i rrugeve Interurbane:

Do të këtë bllokim të aksit rrugor: “Plepa – Bishti i Zhurit – Peqin-Bradashesh –Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30 (në akset kur kalon grupi i garuesve gradualisht hapet rruga në krahun që është përshkruar itinerari dhe jo përballë).

c). Bllokimi i akseve rrugëve urbane në Tiranë.

Ndalimi  i qarkullimit dy orë para kalimit të garuesve në gjithë itinerarin e etapës së parë.

(Përjashtim bëjnë mjetet e emergjencës).

Bllokimi fillon nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të datës 09.05.2025, në të gjithë itenerarin e etapës së parë, në:

  • Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
  • Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
  • Rrugën e “Elbasanit”,
  • Bulevardi “Bajram Curri”;
  • Rrugën “Ali Shefqeti”;
  • Rrugën “Alajdin Frashëri”;
  • Rrugën e Rexhekrit;
  • Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
  • Rrugën “Sotir Çaci”;
  • Rrugen “Xhanfize Keko”;
  • Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
  • Bulevardi “Zhan D’Ark”;
  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
  • Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
  • Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
  • Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).

-Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.

-Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.

-Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).

-Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.

-Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

 

o             TIRANË-TIRANË  (Etapa e II-të, më datë 10.05.2025), garë kronometrike.

Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:

“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

  • Sheshin “Skenderbej”;
  • Rrugën “Urani Pano”;
  • Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
  • Rrugën “Ibrahim Rugova”;
  • Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
  • Bulevardin “Gjergj Fishta”;
  • Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
  • Bulevardin “Bajram Curri”;
  • Rrugën “Ibrahim Rugova”;
  • Rrugën “Lek Dugagjini”;
  • Rrugën “Dervish Hima”;
  • Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
  • Rrugën “Abdyl Frashëri”;
  • Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
  • Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

– Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

– Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

– Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

– Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

– Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit

o             VLORË–VLORË (Etapa e III-të, më datë 11.05.2025).

Më datë 10.05.2025,

  • Ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Longomares), duke filluar në ora 15:00 deri në orën 18:00 të datës 11.05.2024.
  • Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.
  • Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri” (devijimi bëhet ne bulevardin “Gjergj Kastrioti”), aksi “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë (devijimi në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”), rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kruqëzimi i Unazës”.
  • Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22.00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit (Devijimi është në rrugën “Pilo Bregu” dhe “Fiqerete Musta”).

Më datë 11.05.2025.

  • Ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.
  • Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” – Rruga e Re – Pusi Mezinit, nga ora 11:00 deri në orën 13:30 (Alternativat do të jenë nga rruga e çentrales “Zenel Murra” dhe rruga Transballkanike).
  • Nga ora 11:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:30 do të jenë të bllokuara nga Rrapi – Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” deri te shkolla “Ali Demi”. (Rruget e aksesueshme do të jenë po ato qe përmendëm me lart).

Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.

Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpermjet:

–              Rrugës Transballkanike- Shtëpia e oficerëve te kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;

–              pjesa tjetër e qytetit, nga pusi i Mezinit – rruga e re –kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;

–              Uji i ftohtë -Centrale -Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë – bashkia Vlore dhe spitali rajonal.

Bllokimi i rrugeve interurbane:

Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të perdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në oren 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).

Për akse nga nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të perdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).

Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).

Aksi “Qeparo-Himarë-Vlorë” është i  lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30 -16:30).

Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.

Policia Rrugore iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, të shmangin lëvizjet me mjete në zonat e prekura gjatë kohës së zhvillimit të garës dhe të ndjekin informacionin zyrtar. Gjithashtu, falënderon publikun për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive. /j.p/

The post Giro d’Italia, Policia: Si ndryshon qarkullimi i mjeteve në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Analiza e Reuters: Cili është plani i ri i Komisionit Evropian për vendosjen e një bllokade ndaj gazit rus!

By: Mirgen
6 May 2025 at 09:55

Komisioni Evropian pritet të hartojë sot një plan se si të bllokojë marrëveshjet e reja të gazit rus dhe do të ndërpresë gradualisht kontratat ekzistuese me Moskën, ndërsa kërkon t’i japë fund dekadave të marrëdhënieve energjetike me furnizuesin dikur kryesor të gazit në Evropë. Sipas Reuters, BE-ja ka një qëllim jo-detyrues për t’i dhënë fund […]

The post Analiza e Reuters: Cili është plani i ri i Komisionit Evropian për vendosjen e një bllokade ndaj gazit rus! appeared first on BoldNews.al.

Qeveria izraelite miraton planin për zgjerimin e ofensivës në Rripin e Gazës!

By: Mirgen
5 May 2025 at 09:32

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu miratoi unanimisht të dielën një plan për të intensifikuar operacionet ushtarake në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës , raportuan mediat izraelite në orët e para të mëngjesit, duke cituar burime qeveritare. Plani pritet të zbatohet pas vizitës së Presidentit të SHBA-ve, Donald […]

The post Qeveria izraelite miraton planin për zgjerimin e ofensivës në Rripin e Gazës! appeared first on BoldNews.al.

Ndeshja Shqipëri-Andorra/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

By: V K
24 March 2025 at 09:08

Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kuqezinjtë mbyllën pasditen e djeshme, përgatitjet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Të gjithë lojtarët u stërvitën normalisht dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Andorrës.

Takimi Shqipëri-Andorra, do të luhet këtë të hënë në “Arenën Kombëtare”, në Tiranë, në orën 20:45.

KRITIKAT PER PARAQITJEN NE ANGLI – ”U zbrapsëm shumë në minuta e para”, Zmijani: Jemi shumë inferiorë ndaj emrave të mëdhenj

MASAT E POLICISË 

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit publikoi dhe planin e masave që do të ndërmarren gjatë ditës së sotme për sigurimin e rendit.

“Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohet më datën 24.03.2025, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, bazuar dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare.

Masat konsistojnë në eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Andorrës, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas, eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium.

Për të parandaluar futjen e sendeve të kundraligjshme në stadium si lëndë piroteknike e flakadanë e sende të tjera shërbimet e Policisë do kryejnë kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, para se të futen tifozët.

Me qëllim garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës, janë parashikuar planëzime të shërbimeve nga Patrullat e Përgjithshme, Shqiponjat, Policia Kriminale, Policia Rrugore dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, të cilat do të kenë si prioritet dhe sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës dhe menaxhimin e trafikut rrugor.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qëndrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Andorrës, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, ditën e nesërme, nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, do ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqezimi i Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”;

Rruga “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;

rruga “Themistokli Germenji”;

rruga “Gjergj Filipi”;

Rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Garda e Republikës deri te stadiumi;

 rruga “Faik Konica”;

rruga “Skerdilajd Llagami”.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë.

Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet.

Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Gjithashtu dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë.

Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas radhës, do të kalojë vetëm, për t’ju kontrolluar barcodi nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 18:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.
Në rast se gjendeni në situata paligjshmërie apo keni nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112″, njoftoi dje Policia e Shtetit.

The post Ndeshja Shqipëri-Andorra/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

Sot Dita e Verës/ Policia plan masash: Ja rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë dhe Elbasan

By: V K
14 March 2025 at 08:15

Policia e shtetit, ka njoftuar planin e masave për Ditën e Verës në Tiranë dhe në Elbasan. Sipas policisë, në sheshe dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet do të ketë efektivë, ndërsa në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

Në Elbasan, duke filluar nga pasditja e djeshme dhe sot, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit.

Në Tiranë, gjatë ditës së sotme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Plan masash për mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen më datë 14.03.2025, me rastin e Ditës së Verës.

Për zbatimin e këtij plani masash do të angazhohen në terren, në të gjithë vendin, punonjës të Policisë së Rendit, të Policisë Rrugore dhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilat do të mbështeten nga shërbime të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Këta punonjës do të jenë të planëzuar me shërbim në sheshet dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet, në të cilat do të ketë numër të madh të qytetarëve dhe mjeteve.

Për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve, në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

Në Elbasan, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit, ndërsa në Tiranë, gjatë ditës së sotme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Policisë Bashkiake do të jenë të terren, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim shmangien e krijimit të trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve, në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët, që të zbatojnë masat kufizuese dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Në çdo rast nevoje për ndihmë, qytetarët mund të komunikojnë me punonjësit e Policisë që do të jenë me shërbim në terren ose mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

The post Sot Dita e Verës/ Policia plan masash: Ja rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë dhe Elbasan appeared first on Albeu.com.

❌
❌