Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Elbasani mirëpret trofeun ‘Dita e Verës’, çiklistët pushtojnë rrugët e qytetit

By: Kult Plus
16 March 2025 at 18:00

Elbasani mirëpriti sot trofeun “Dita e Verës”, një aktivitet tashmë tradicional që mbledh çiklistë nga qytete të ndryshme të vendit, duke promovuar sportin dhe një stil të shëndetshëm jetese.

Të apasionuarit pas çiklizmit kaluan një ditë fantastike, duke përshkuar rrugët e qytetit në një atmosferë festive dhe plot energji. Aktiviteti u përshëndet nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe sportdashësve në këtë event të rëndësishëm.

Falë masave të marra nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake, turi u zhvillua pa probleme, duke garantuar sigurinë e çiklistëve dhe qytetarëve që ndoqën nga afër këtë garë sportive.

Trofeu “Dita e Verës” është kthyer në një traditë që jo vetëm promovon sportin, por edhe promovon qytetin e Elbasanit si një destinacion të rëndësishëm për evente sportive dhe kulturore. /atsh/ KultPlus.com

Elbasani mirëpret trofeun “Dita e Verës”, çiklistët pushtojnë rrugët e qytetit

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Elbasani mirëpriti sot trofeun “Dita e Verës”, një aktivitet tashmë tradicional që mbledh çiklistë nga qytete të ndryshme të vendit, duke promovuar sportin dhe një stil të shëndetshëm jetese.

Të apasionuarit pas çiklizmit kaluan një ditë fantastike, duke përshkuar rrugët e qytetit në një atmosferë festive dhe plot energji. Aktiviteti u përshëndet nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe sportdashësve në këtë event të rëndësishëm.

Falë masave të marra nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake, turi u zhvillua pa probleme, duke garantuar sigurinë e çiklistëve dhe qytetarëve që ndoqën nga afër këtë garë sportive.

Trofeu “Dita e Verës” është kthyer në një traditë që jo vetëm promovon sportin, por edhe promovon qytetin e Elbasanit si një destinacion të rëndësishëm për evente sportive dhe kulturore. /j.p/

The post Elbasani mirëpret trofeun “Dita e Verës”, çiklistët pushtojnë rrugët e qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani rikthen nostalgjinë me aktivitetin Retro në kuadër të Ditës së Verës

By: Kult Plus
15 March 2025 at 19:52

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka përshëndetur sot aktivitetin Retro që u zhvillua në qendër të qytetit, si pjesë e vijimit të festimeve për Ditën e Verës.

“Dita e Verës nuk ka mbaruar në Elbasan, por vijon me aktivitete dhe surpriza të shumta gjatë gjithë fundjavës. Sot Retro ka ardhur në mëngjes në Elbasan, ku shumë nga ata që i pëlqejnë makinat e vjetra të stilit retro, por edhe kureshtarët, sidomos të rinjtë që nuk kanë njohuri për makinat klasike, kanë pasur mundësinë t’i vizitojnë.

Gjithashtu, në shesh vijojnë aktivitetet për fëmijët, koncerti i organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe të Rinjve. Ndërsa në orën 16:00 të ditës së sotme do të vijojmë sërish me një super aktivitet, ku vetëm një natë më parë pati një aktivitet me këngë popullore, ku grupe nga të gjitha trevat shqiptare performuan në qendrën e qytetit të Elbasanit.

Aktivitete të shumta na presin edhe të dielën,” përfundoi Llatja./atsh/ KultPlus.com

Ç’është Dita e Verës, sipas Faik Konicës?

By: Kult Plus
14 March 2025 at 19:01

“Gëzim të kulluar pastë në shtëpinë e çdo shqiptari!”

Është dita në të cilën stërgjyshit tanë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e luleve, të shelgjevet.

Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtëri të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falen perëndivet që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës.

Në pak ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbëra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet.

Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë”. / Albert Vataj / KultPlus.com

Dita e Verës, Rama: Zonjat elbasanase ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

By: Kult Plus
14 March 2025 at 16:00

Elbasani konsiderohet si epiqendra e Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve dhe ky qytet ka një traditë të veçantë në festimin e saj.

Gjithashtu kjo festë simbolizohet me ëmbëlsirën tradicionale që është ballakumja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.

“Receta tradicionale e ballakumeve, përgatitur nga zonjat duararta të agroturizmit “Ura e Sulovës”, Cërrik, ku Marjeta dhe Nikita, vijojnë të ruajnë traditën”, shkruan Rama.

Marjeta dhe Nikita shpjegojnë në detaje të gjitha proceset që ndiqen për ballakumen duke zbuluar formulën e veçantë të përgatitjes së saj.

“Me përgatitjen e ballokumeve fillojmë një javë përpara sepse bëjmë 250-300 copë. E kemi si traditë dhe nuk e humbasim”, thekson Marjeta.

Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan gatuhen vetëm për këtë festë, kjo i bën ato edhe më të veçanta. Ballakumet janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë dhe sheqer të imët./ KultPlus.com

Ballokumet zgjojnë Bashën herët/ Berisha s’i ndahet Sulës: Gabim që iku. Por në Elbasan e pret Kllogjeri

By: xhir jeta
14 March 2025 at 15:15

Nje ditë vere ndryshe për politikën në Elbasan, me thyerje tabush, dashuri e falje. Lulzim Basha u zgjua i pari këtë të premte për të arritur në qytet. Disa mbështetës i lidhën edhe veroren.

“Për mua Elbasani është shtëpia e dytë, pas Tiranës për një kohë të gjatë edhe shtëpia e parë”

Pasi takoi disa qytetarë, u fsheh brenda Kalasë, për të ngrënë ballokume. Pas tij po vinte Berisha, që ndryshe nga Basha, ia bëri sefte në shesh.

Berisha pa se asnjë deputet i Elbasanit nuk ia vari, por nuk mungonte prurja më e re, ish banori i Big Brother VIP, Armaldo Kllogjeri. Kështu, ai hapi televotimin dhe anuloi zarfin e zi për Dashnor Sulën.

 “Sa i përket deputetit, ai vendosi mos dalë në shesh të burrave, por shkoi te Tiku. Mendoj se bëri gabim, por ç’ti bëjmë, ka ende kohë të mendohet.”

Për paqen opozitare mendoi edhe kryeministri Rama. Për te dytin vit radhazi, anuloi në moment te fund vizitën në Elbasan, për të lënë Berishën e Bashën të festojnë me ballokume.

Socialistët nuk e lanë pas dore festën. Drejtuesi politik Mazniku dhe kryebashkiaku Llatja vijuan axhenden e Ramës, por ndryshe nga opozita nuk e përdorën këtë ditë për mesazhe politike.

Sa herë afrojnë zgjedhjet, politikanët zbarkojnë në Elbasan. Por dita e Verës e 4 viteve më parë, nisi me një sherr mes demokratëve e socialistëve në qytet dhe përfundoi me vrasjen e Pjerim Xhuvanit nga grupi i zjarrit të PD disa ditë para zgjedhjeve./abcnews.al

Këngë, aktivitete, ballokume dhe ngjyra/ Si u festua Dita e Verës në disa nga qytetet shqiptare

By: V K
14 March 2025 at 15:31

Me këngë, valle, hare dhe ngjyra, kështu iu urua mirëseardhja Ditës së Verës në të gjithë vendin. Qyteti i Elbasanit mbetet kryeqendra e festimeve për Ditën e Verës, ku qe nga fillimi i javës u zhvilluan aktivitete dhe koncerte, të cilat kulmuan më 14 Mars. B

anda Frymore e qytetit mbajti një paradë në sheshin kryesor të Elbasanit, ndërsa fëmijë e të rritur u bënë pjesë e aktiviteteve të shumta.

Sipas traditës, amvisat elbasanase kishin përgatitur ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste, ballokumen, e cila gjendej në çdo stendë të panairit te kulinarisë të ngritur në qytet.

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si dhe emigrantë të shumtë iu bashkuan festës në Elbasan.

Edhe në Tiranë u kremtua Dita e Verës, ku qytetarë të shumtë iu bashkuan festës së organizuar në kryeqytet. Vëmendja më e madhe në këtë ditë iu kushtua fëmijëve, të cilët vunë veroret dhe shijuan atmosferën festive të ditës që shënjon ardhjen e pranverës.

Festimet për Ditën e Verës në juglindje të vendit nisën mbrëmjen e 13 marsit, ku sipas riteve pagane u ndezën zjarre që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Festimet vijuan edhe përgjatë 14 Marsit.

Gjirokastra mirëpriti Ditën e Verës me një atmosferë të ngrohtë, duke e shndërruar Parkun Natyror të Viroit në qendrën e aktiviteteve për të gjithë të pranishmit. Festimet nisën me koncertin e fëmijëve, ndërsa panairi i ushqimeve tradicionale tërhoqi vëmendjen e vizitorëve.

Edhe në Durrës e Vlorë u mbajtën aktivitete të shumta, ku dy qytetet bregdetare janë veshur me petkat e pranverës, për të mirëpritur kështu turistë nga e gjithë bota.

Me ngjyrat e pranverës, plot këngë dhe valle u kremtua Dita e Verës edhe në Lushnje e Kavajë, ku performancat artistike të fëmijëve i dhanë jetë kësaj feste.

The post Këngë, aktivitete, ballokume dhe ngjyra/ Si u festua Dita e Verës në disa nga qytetet shqiptare appeared first on Albeu.com.

Atmosferë me balona dhe performanca muzikore, si u festua Dita e Verës në Tiranë

14 March 2025 at 14:55

Pas Elbasanit, prej disa vitesh Tirana është kthyer në kryeqendrën e festimeve për Ditën e Verës, një festë pagane, por që festohet masivisht nga shqiptarët.

Këtë 14 mars, qindra qytetarë mbushën sheshet dhe rrugët e Tiranës për të festuar Ditën e Verës, pavarësisht kushteve atmosferike jo shumë të përshtatshme.

Aktivitetet kulturore dhe sociale për të gjitha moshat nisën që prej orës 9:00 të mëngjesit dhe vazhduan deri në orët e vona të pasdites.

Ekspozita e makinave retro, yoga, animatorët për fëmijë, panairi i librit, marketet për fëmijë, punimet e artizanëve, sporti dhe një sërë aktivitetesh të tjera ishin të shtrira nga Sheshi “Skëndërbej” përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe deri te Sheshi “Nënë Tereza”.

Familjarë, fëmijë dhe të moshuar u mblodhën për të shijuar këtë ditë dhe për t’u argëtuar, ndërsa nuk munguan as urimet.

Ndryshe nga vitet e tjera, në kryeqytet skena e koncertit ishte e lëvizshme, ku këngëtarët Sinan Hoxha, Juliana Pasha dhe Ardit Çuni dhe DJ Aldo performuan në orare të ndryshme.

Në sheshi “Skënderbej” për herë të parë u vendosë 4 balona me ajër duke u kthyer në atraksion për të gjithë qytetarët  të cilët shijuan atmosferën.

Ndërkohë, gjatë gjithë ditës, në Tiranë nuk u lejua qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”. /Euronews/Telegrafi/

The post Atmosferë me balona dhe performanca muzikore, si u festua Dita e Verës në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Dita e Verës, Rama: Zonjat elbasanase ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Elbasani konsiderohet si epiqendra e Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve dhe ky qytet ka një traditë të veçantë në festimin e saj.

Gjithashtu kjo festë simbolizohet me ëmbëlsirën tradicionale që është ballakumja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.

“Receta tradicionale e ballakumeve, përgatitur nga zonjat duararta të agroturizmit “Ura e Sulovës”, Cërrik, ku Marjeta dhe Nikita, vijojnë të ruajnë traditën”, shkruan Rama.

Marjeta dhe Nikita shpjegojnë në detaje të gjitha proceset që ndiqen për ballakumen duke zbuluar formulën e veçantë të përgatitjes së saj.

“Me përgatitjen e ballokumeve fillojmë një javë përpara sepse bëjmë 250-300 copë. E kemi si traditë dhe nuk e humbasim”, thekson Marjeta.

Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan gatuhen vetëm për këtë festë, kjo i bën ato edhe më të veçanta. Ballakumet janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë dhe sheqer të imët.

/k.s/j.p/

The post Dita e Verës, Rama: Zonjat elbasanase ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani pushtohet nga festa, atmosfera pranverore ndez qytetin

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Elbasani është përfshirë sot nga atmosfera festive, ku qindra qytetarë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria kanë mbushur rrugët për të festuar Ditën e Verës.

Fëmijët e shkollave, të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe plot kreativitet, kanë sjellë gëzim dhe energji në çdo cep të qytetit.

Muzika popullore, aromat tradicionale të ballokumeve dhe panairet me produkte artizanale kanë krijuar një mozaik emocionesh, duke e kthyer Elbasanin në qendrën e festimeve pranverore.

Në këtë atmosferë të gjallë, i pranishëm ka qenë edhe kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, i cili që në nisje të festës ka ftuar qytetarët dhe turistët të festojnë së bashku në zemër të qytetit.

Elbasani është bërë destinacioni kryesor për shumë turistë vendas dhe të huaj, si dhe për përfaqësues të politikës që janë bërë pjesë e festimeve. Ndërkohë, masat e policisë kanë siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, duke garantuar një atmosferë të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Nga qendra e qytetit e deri në parqe, tingujt e muzikës, ngjyrat e kostumeve dhe traditat elbasanase po e bëjnë këtë festë një përvojë unike për të vegjël e të mëdhenj.

Festimet pritet të vijojnë edhe në orët e pasdites, duke e kthyer Elbasanin në një qytet plot jetë dhe emocione pozitive.

/k.s/j.p/

The post Elbasani pushtohet nga festa, atmosfera pranverore ndez qytetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot në Shqipëri shënohet ‘Dita e Verës’

By: Kult Plus
14 March 2025 at 11:30

Sot në Shqipëri shënohet “Dita e Verës”, e cila ka një histori të veçantë, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell historinë e kësaj feste që daton qysh nga kohët antike.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa ne disa vende te tjera Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. 

Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan por edhe ne vendet e tjera. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave. Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të “Ditës së Verës” njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane. 

Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica,Ç’është Dita e Verës? / Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. 

Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira.Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.(Faik Bej Konica, Botuar më 1911)[1], i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant. Pershkrimi i dyte u shkruajt nga i madhi Naim Frasheri qe sipas atyre koheve ai shkruante sipas stilit te vet jo elegant por serioz./ KultPlus.com

Zanafilla e Ditës së Verës, ritualet dhe traditat e kremtimit në treva të ndryshme të shqiptarisë

By: berti
14 March 2025 at 12:20

Nga Albert Vataj Dita e Verës është një festë me rrënjë të thella pagane, e trashëguar prej shekujsh nga shqiptarët, si një simbol i rinovimit, pjellorisë dhe fillimit të një cikli të ri natyror. Kjo festë kremtohet më 14 mars, duke shënuar kapërcimin nga dimri i ashpër në pranverën e begatshme. Tradita e saj mban vulën e qytetit të Elbasanit, por kremtimi i Ditës së Verës shtrihet edhe…

Source

Berisha në Elbasan: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimistë për ndryshim

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Me rastin e Ditës së Verës kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vizitoi sot Elbasanin.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha uroi qytetarët për Ditën e Verës dhe u shpreh se shqiptarët janë optimistë për ndryshimin e 11 majit.

“Dita e Verës e gjen Elbasanin, i gjen shqiptarët më optimistë, më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit”, tha Berisha.

Më tej në fjalën e tij Berisha foli për programin e PD-së.

“Dhe unë sot nga Elbasani dua t’u premtoj shqiptarëve kudo që janë se tre muajt e parë, ajo që e kemi quajtur paketë e dhembshurisë, do të nxjerrë çdo shqiptar që është në varfëri ekstreme”, tha Berisha.

“Do të thotë se do kenë një minimum jetik prej 200 eurosh. Nuk do ketë pensionist që do marrë nën 200 euro. Pra do bëhet një shpërndarje e re e të ardhurave buxhetore. Do ketë një rrogë minimale 25 përqind më të lartë se kjo që është sot, pra do jetë jo më pak se 500 euro”, u shpreh Berisha.

Berisha shtoi më tej se “do ketë një rrogë mesatare 1200 euro dhe unë zotohem para qytetarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë dhe dua të rikujtoj këtu se për rastësi, premtimet e mia për dyfishimet e rrogave i kam bërë në këtë qytet dhe e kam mbajtur fjalën”.

“Shqipërinë po e zbraz varfëria, ndërkohë që nuk ka një vend tjetër më të pasur në pasuri natyrore. Kështu që ftoj ta vazhdojmë së bashku këtë betejë” e përmbylli Berisha fjalën e tij. /j.p/

The post Berisha në Elbasan: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimistë për ndryshim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koncert e panaire, qytetarë të shumtë festojnë Ditën e Verës në Elbasan

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Pas një nate festive që elektrizoi qytetin, Elbasani vijon të festojë Ditën e Verës me një atmosferë akoma më të ngrohtë dhe plot traditë.

Në sofrën tradicionale elbasanase, e kthyer tashmë në një traditë të pandarë të kësaj feste, kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, mikpriti personalitete të njohura, miq të qytetit dhe vizitorë të shumtë.

Në qendër të kësaj sofre ishte ballokumja, ëmbëlsira simbol e Ditës së Verës, e cila u shijua nga të gjithë të pranishmit.

Ndërkohë, sheshi “Gensher” u kthye mbrëmjen e djeshme në një skenë gjigante muzikore, ku koncerti gala me emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Alban Skënderaj, Soni Malaj, Anxhela Peristeri, Klint Çollaku, Englantina Toska dhe DJ, mbajti publikun të mbërthyer për orë të tëra.

Atmosfera festive ka pushtuar të gjithë qytetin, ku përveç koncerteve, janë organizuar edhe panaire me gatime tradicionale, artizanat dhe aktivitete të ndryshme kulturore.

Trafiku i këmbësorëve ka pushtuar qendrën e Elbasanit, ndërsa me qindra vizitorë nga qytete të tjera dhe turistë të huaj, kryesisht gjermanë dhe italianë, po shijojnë mikpritjen dhe traditën unike elbasanase.

“Dita e Verës është festa që bashkon të gjithë shqiptarët, por Elbasani mbetet zemra e kësaj tradite. Kjo është dita kur qyteti ynë ndriçon më shumë se kurrë,” u shpreh kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja.

Festimet do të vijojnë gjatë gjithë ditës, duke e bërë Elbasanin kryeqendrën e gëzimit dhe atmosferës festive në mbarë vendin.

 

1 nga 4

/k.s/j.p/

The post Koncert e panaire, qytetarë të shumtë festojnë Ditën e Verës në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Verës, Manastirliu uron me aktivitetet e nxënësve

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi sot Ditën e Verës, një nga festat më të vjetra pagane shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastriliu ndau momente nga festimi i kësaj feste nga nxënësit e shkollave, të cilët kanë organizuar panaire me gatimet tradicionale të kësaj feste, si dhe kanë vizatuar e pikturuar natyrën me lulet shumëngjyrëshe të saj.

“Gëzuar Ditën e Verës me nxënësit e shkollave tona”, shkruan Manastirliu.

Dita e Verës, e quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, ka krijuar tashmë traditën e saj, jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit. Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballokumeve.

 

/k.s/j.p/

The post Dita e Verës, Manastirliu uron me aktivitetet e nxënësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj uron Ditën e Verës me shportën e përgatitur nga amvisat e Elbasanit

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës së pranverës.

Begaj përcolli në rrjetet sociale foton e shportës së Elbasanit me elementet simbol të Ditës së Verës: ballakumen, ëmbëlsirën tradicionale, lulet dhe degën e ullirit, të cilat, gjithashtu, përcjellin dëshirën për ardhjen e një stine të gëzueshme, të mbarë e të begatë.

“Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!”, uroi Presidenti i Republikës. /j.p/

The post Begaj uron Ditën e Verës me shportën e përgatitur nga amvisat e Elbasanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Verës/ Elbasani, qendra e festës, nënkryebashkiakja Krasnika: Aktivitete të shumta, presim mijëra qytetarë

By: Re Nato
14 March 2025 at 10:14

Sot festohet Dita e Verës, një festë me origjinë të lashtë.

Elbasani ka meritën se ka mbajtur “gjallë” për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Edhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Nënkryebashkiakja e Elbasanit, Klaudia Krasnika tha për ABC News se bashkia do organizojë aktivitete të shumta. Krasnika shtoi se priten mijëra vizitorë në Elbasan.

“Do të nisim me karnavalet, e më pas me panairin e zejeve. Presim mijëra qytetarë. Aktivitetet që sjellim këtë vit kanë risi. Aktivitetet që kemi promovuar, kanë bërë që qytetarët të zgjedhin Elbasanin. Festimet kanë startuar në 9 mars e do të vijojnë deri më 16 mars”, theksoi ajo./abcnews.al

 

Dita e Verës: Festa e lashtë shqiptare që mirëpret pranverën

By: gaze tare
14 March 2025 at 10:39

Më 14 mars, shqiptarët anembanë vendit festojnë Ditën e Verës, një festë e lashtë që shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Kjo festë pagane, e cila daton që nga kohët e lashta, simbolizon ringjalljen e natyrës dhe rikthimin e diellit pas muajve të ftohtë.

Origjina dhe domethënia

Dita e Verës ka rrënjë të thella në besimet pagane shqiptare, ku dielli adhurohej si burim jete dhe drite. Në traditën shqiptare, dielli konsiderohej “Syri i Madh” që sheh gjithçka, dhe festimet në nder të tij ishin të zakonshme gjatë ekuinoksit pranveror. Kjo periudhë e vitit shënonte momentin kur dita bëhej më e gjatë se nata, duke simbolizuar fitoren e dritës mbi errësirën.

Traditat dhe zakonet

Gjatë Ditës së Verës, shqiptarët ndjekin një sërë traditash që kanë kaluar brez pas brezi:

•Ndezja e zjarreve: Në shumë zona, veçanërisht në Elbasan, njerëzit ndezin zjarre në oborre ose vende të larta. Ky rit ka për qëllim të largojë errësirën e dimrit dhe të forcojë diellin.

•Përgatitja e ëmbëlsirave tradicionale: Ballokumja, një biskotë tradicionale, është simbol i kësaj feste. E bërë me miell misri, gjalpë, vezë dhe sheqer, ballokumja është e lidhur ngushtë me festimet e Ditës së Verës.

•Verorja: Një zakon i veçantë është lidhja e një filli të kuq dhe të bardhë në dorë, i njohur si “verore”. Ky simbolizon shëndetin dhe fatin e mirë për vitin që vjen.

Festimet moderne

Në ditët e sotme, Dita e Verës është bërë një festë kombëtare, e cila festohet me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike. Në qytete si Tirana dhe Elbasani, organizohen koncerte, panaire dhe aktivitete të tjera që mbledhin njerëzit së bashku për të festuar këtë ditë të veçantë.

Pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur me kalimin e kohës, thelbi i Ditës së Verës mbetet i pandryshuar: një festë që nderon natyrën, diellin dhe fillimin e një cikli të ri jete.

The post Dita e Verës: Festa e lashtë shqiptare që mirëpret pranverën appeared first on iconstyle.al.

Dita e Verës, Berisha vizitë sot në Elbasan

By: V K
14 March 2025 at 09:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, viziton sot Elbasanin me rastin e Ditës së Verës. Në ora 10:00, Kryetari i PD pritet nga Drejtuesi Politik i Qarkut Elbasan, Tomorr Alizoti dhe kandidatët për deputet të Qarkut Elbasan, tek ish-Turizmi, Hotel “Skampa”, ku gjithashtu do të mbajë edhe një prononcim për gazetaret.

Më pas, Berisha do të zhvillojë një takim tek Vila 3, me Drejtuesin Politik të Qarkut, Kryetarin e PD Elbasan, dhe kandidatët për deputetë.

The post Dita e Verës, Berisha vizitë sot në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Sot Dita e Verës, një nga festat më të vjetra pagane shqiptare

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Sot festohet Dita e Verës, një nga festat më të vjetra pagane shqiptare, me rrënjë që shtrihen thellë në lashtësi.

E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj, jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.

Në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungojnë ballokumet.

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit. Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballokumeve.

Ballokumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë. Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë dhe sheqer të imët.

Gjithashtu një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

– Shpati në Ditën e Verës –

Në zonën tradicionale malore të Shpatit, rreth 22 kilometra larg Elbasanit, festa niste me një ekskursion shpateve të malit të Bukanikut, ku të rinjtë që një ditë më parë përgatisnin shilarset e sheshe për lodra të ndryshme, ku merrnin pjesë me kënaqësi jo vetëm mosha e re, por edhe burra e gra të moshuar.

Kjo ditë e 14 marsit, që ndryshe quhej “dita e luleve”, gjithnjë shoqërohej me bisqe të gjelbëruar drurësh apo lule të hershme. Dreka e bollshme me mish gjahu shtrohej kolektivisht, pas së cilës, u mbetej fëmijëve për ta mbyllur festën me trokitje nëpër dyer të fshatit, ku gostiteshin me vezë, pala fiku, fruta të ruajtura për këtë ditë. Vitet kaluan dhe kjo festë pak nga pak i humbi disa nga veçoritë e saj. Së fundmi ajo ka mbetur si festë e fëmijëve, por që ruan akoma me fanatizëm drekën e bollshme dhe lulet.

– Në Shënavlash, festohet me natyrën pranë –

Në fshatin Shënavlash edhe sot festa nuk ka humbur asgjë nga tradita. Këtu përgatitjet për këtë festë fillojnë që dy ditë përpara nga fëmijët.

Mëngjesi i Ditës së Verës i gjen tërë fëmijët e fshatit grupe-grupe me hithra në duar, duke trokitur derë më derë. Askush nuk kthehet duarbosh. Pjesa ruhet edhe për ndonjë fëmijë që ka munguar. Dhe pasi mbaron riti i fëmijëve, të rinjtë dhe të moshuarit dalin nga shtëpitë dhe urojnë njëri-tjetrin: “Gëzuar Ditën e Verës! Qoftë një verë e mbarë!”.

Gratë në këtë ditë as qepin, as bëjnë punëdore me shtiza sepse, siç besohet, janë të mbrojtura nga gjarpri. Dhe 12 ditë pas festës së luleve, fshati feston ditën e Baba Nevruzit, kur nuk pritet asnjë lloj druri, sepse besohet se atë ditë tërë pylli falet.

/k.s/j.p/

The post Sot Dita e Verës, një nga festat më të vjetra pagane shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌