Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Konferenca për Ukrainën, një mesazh global kundër agresionit rus”, analisti: Ndihma e BE do të shpëtojë jetë

By: Rovena
10 July 2025 at 13:35

Në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon pa një horizont të qartë paqeje, analisti Endri Tafani, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, theksoi rëndësinë dhe simbolikën e thellë të konferencave ndërkombëtare për rindërtimin e këtij vendi, ku më e fundit u zhvillua në Romë. Sipas Tafanit, kjo është e katërta konferencë që nga fillimi i agresionit rus në vitin 2022, dhe mbart jo vetëm vlera financiare e ushtarake, por edhe një angazhim moral global kundër shkeljes së sovranitetit dhe rendit ndërkombëtar.

“Deri më tani janë premtuar 380 miliardë dollarë ndihma, ku 120 miliardë janë ndihmë ushtarake. Kjo është një përpjekje e përbashkët për të treguar se bota nuk mbyll sytë ndaj një lufte që çdo ditë prodhon viktima dhe krime lufte,” u shpreh Tafani, duke shtuar se ndihma ndaj Ukrainës nuk është thjesht akt solidariteti, por një mbrojtje e vetë rendit ndërkombëtar.

Ai theksoi se pjesëmarrja e gjerë e vendeve jo vetëm nga Evropa, por edhe nga rajone të tjera si Japonia, dëshmon se kërcënimi që paraqet Rusia është universal. “Ukrainës i jepet një dritë, një mesazh i qartë: nuk je vetëm dhe nuk do të lëmë vetëm,” përfundoi Tafani.

“Kjo konferencë nuk është e para, është e katërta që nga sulmi i Rusisë në vitin 2022. Është intensifikuar në rezultate. Fakti është që ndihma e premtuar deri tani e Evropës dhe SHBA, ka qenë deri 380 miliardë dollarë tani, ku 120 janë ndihmë ushtarake dhe tjetra financiare. Shifrat janë shumë të mëdha. Nuk duhet që të harrohet që kjo konferencë ka të bëjë me angazhimin e gjithë botës, për të treguar që Rusia është agresori, e cila sulmon një vend sovran.

Sa më shumë vende të marrin pjesë në këtë konferencë aq më mirë është. Mbështetja për Ukrainën është europiane, ka dhe vende të tjera që s’janë pjesë e Europës, por e kanë ndihmuar, si Japonia. Ky angazhim i këtyre vendeve ka për të vazhduar, sepse e kanë kuptuar që kjo që po ndodh është një prishje e rendit botëror dhe se në të ardhmen do i dëmtojnë edhe ata. I jepet një dritë Ukrainës që ne jemi me ty dhe nuk të lëshojmë.

Nuk do ishte mbledhja në Romë nëse nuk do të kishim agresionin. Rusia nuk e do zgjidhjen, do vetëm që të zgjerojë territorin e vet. Pamjet e luftës janë të përditshme, u bënë vite që shohim pamje të tilla. Janë pamje të Rusisë që dështoi të çajë në sulm, prandaj mundohet që të godasë civilët, për t’i terrorizuar. Këto janë krime lufte. Është një luftë jashtëzakonisht e madhe sa i takon bombave dhe raketave që hidhen. Prandaj dhe Ukraina insiston për atë që është mbrojtja kundërajrore. Kjo ndihmë që i jepet Ukrainës jo vetëm që e ndihmon kundër Rusisë, por edhe shpëton jetë njerëzish”, tha analisti Endri Tafani./abcnews.al

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 July 2025 at 22:12

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik, duke shtuar se Londra dhe Parisi nuk do të ndalojnë përpjekjet së bashku me “aleancën e të vullnetshmëve” për të arritur një armëpushim.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje deri në momentin e fundit për të siguruar një armëpushim, në mënyrë që negociatat të mund të fillojnë për të ndërtuar një paqe të fortë dhe të qëndrueshme, sepse në Ukrainë siguria dhe vlerat tona janë në rrezik”, tha Macron.

“Kjo aleancë ishte një mesazh se evropianët nuk do ta braktisin kurrë Ukrainën. Kurrë!”, shtoi ai.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Franca duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur rendin ndërkombëtar ”, tha Macron.

Lidhur me luftën tregtare që Presidenti i SHBA-së Donald Trump filloi me vendosjen e tarifave, Macron tha se Britania dhe Franca duhet të zvogëlojnë varësinë e tyre tregtare si nga SHBA-ja ashtu edhe nga Kina .

LEXONI GJITHASHTU:

The post Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

Katër të vrarë në Kiev në një sulm të ri ajror rus

23 June 2025 at 07:44

Të paktën katër persona janë vrarë në një sulm rus me raketa dhe dronë gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, tha ministri i Brendshëm. Në një postim në rrjetet sociale, Ihor Klymenko thotë se u goditën zona banimi, spitale dhe infrastruktura sportive.

“Një pjesë e tërë e një ndërtese shumëkatëshe banimi u shkatërrua” në lagjen Shevchenkivskyi më të goditur, thotë ai, duke shtuar se disa njerëz janë të bllokuar nën rrënoja.

Në rajonin e Kievit, një grua u vra dhe dy persona të tjerë u plagosën në sulmin ajror rus, tha kreu rajonal Mykola Kalashnyk. Ushtria ruse nuk ka komentuar për këtë çështje.

Shërbimi i emergjencave të Ukrainës DSNS thotë se 13 persona, përfshirë dy fëmijë dhe një grua shtatzënë u plagosën në Kiev.

Një numër zjarresh raportohen në të gjithë kryeqytetin. Një hyrje në një nga stacionet nëntokësore të metrosë së qytetit u dëmtua në sulmin rus, thonë zyrtarët lokalë.

Shumë banorë të Kievit e kaluan natën duke u strehuar në stacione të tilla. Në javët e fundit, Rusia ka kryer sulme masive ajrore në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Katër të vrarë në Kiev në një sulm të ri ajror rus appeared first on Euronews Albania.

Rusia thotë se ka nisur shkëmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 June 2025 at 16:18

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se këmbimi i të burgosurve të luftës – për të cilin u pajtua me Ukrainën më 2 qershor – ka nisur. Moska tha se një numër i paspecifikuar i të burgosurve, nën moshën 25-vjeçare, do të këmbehen me ushtarët ukrainas.

“Në përputhje me marrëveshjet ruso-ukrainase të arritura në Stamboll më 2 qershor, grupi i parë i ushtarëve rusë nën moshën 25-vjeçare janë kthyer nga territori që kontrollohet nga regjimi i Kievit”, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi më 9 qershor.

“Në këmbim, një numër i ngjashëm i të burgosurve të luftës nga Forcat e Armatosura të Ukrainës janë transferuar”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që orë më parë shprehu skepticizëm për një rezultat të mirë, konfirmoi se këmbimi ishte në zhvillim e sipër. Ai deklaroi se këmbimi i të burgosurve do të “vazhdojë në disa faza gjatë ditëve në vijim”.

 

The post Rusia thotë se ka nisur shkëmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

8 June 2025 at 17:44

Hakmarrja e premtuar nga presidenti Vladimir Putin ndaj Ukrainës për sulmet e saj në territorin rus nuk ka ndodhur ende dhe gjasat janë që ajo të jetë më e fortë dhe në shumë fronte.

Deklarata është bërë nga zyrtarë amerikanë për agjencinë “Reuters”. Ata kanë thënë se, koha e përgjigjes ruse është e paqartë, edhe pse pritet të jetë e afërt.

Gjithashtu, ajo parashikohet të përfshijë mjete të ndryshme ajrore, nga raketat tek dronët.

Zyrtarët, që folën në kushte anonimati, nuk dhanë detaje mbi objektet që pritet të goditen nga pala ruse.

Njëri prej tyre tha vetëm se sulmi do të jetë “asimetrik”, që do të thotë se përmasat e tij do të jenë më të mëdha.

Rusia kreu një sulm intensiv me raketa dhe dronë ndaj Kievit të premten, si përgjigje ndaj atyre që Kremlini i quajti “aktet terroriste” ukrainase ndaj Rusisë. Por zyrtarët e administratës Trump janë të bindur se përgjigjja e vërtetë duhet ende të vijë.

Ndërkohë, një burim tjetër diplomatik perëndimor tha se, ndërsa reagimi i Rusisë mund të ketë filluar, ai do të intensifikohet me sulme ndaj objektivave simbol të Ukrainës, si godinat qeveritare, për t’i dërguar një mesazh të qartë Kievit.

“Do të jetë një sulm madhor, mizor dhe i pandalshëm. Por ukrainasit janë njerëz të guximshëm”, tha burimi në fjalë.

Të kontaktuara nga “Reuters”, ambasadat ruse dhe ukrainase në Uashington, por edhe Shtëpia e Bardhë, nuk iu përgjigjën interesit për një koment.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende appeared first on Euronews Albania.

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

5 June 2025 at 20:58

Kuvendi i Shqipërisë e ka ratifikuar të enjten marrëveshjen e nënshkruar me Ukrainën për bashkëpunim dhe mbështetje afatgjatë, e cila ishte arritur në janar të këtij viti në Davos të Zvicrës.

Ministri për Evropën dhe Çështje Evropiane i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë të ditur se marrëveshja synon që, në përputhje me kapacitetet e saj, Republika e Shqipërisë të ofrojë mbështetje politike, ushtarake, teknike, mbrojtëse dhe humanitare për Ukrainën, si pjesë e angazhimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare.

“Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar ministri Hasani.

Në seancën parlamentare, ai ka thënë se prej fillimit të agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës – të nisur në shkurt të vitit 2022 – Shqipëria ka qëndruar qartë se është në anën e ligjit, të drejtës ndërkombëtare dhe të popullit ukrainas.

“Si vend anëtar i besueshëm i NATO-s, marrim përgjegjësitë e nevojshme në mbrojtje të rendit ndërkombëtar që garanton paqen dhe lirinë për të gjithë”, ka thënë mes tjerash ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

Skandal në Kuvend/Deputetët braktisin seancën dhe ikin me pushime, ja projektligji i rëndësishëm që u kalua pa diskutim

5 June 2025 at 16:02

Gati katër javë pas zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi seancën e dytë plenare, ku u miratua pa debat projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.

Miratimi kaloi pa diskutime, pasi asnjë nga deputetët e regjistruar për të marrë fjalën nuk ishte i pranishëm në sallë në momentin e shqyrtimit të projektligjit.

Në mungesë të diskutimeve, marrëveshja kaloi automatikisht në votim dhe u ratifikua nga Kuvendi.

The post Skandal në Kuvend/Deputetët braktisin seancën dhe ikin me pushime, ja projektligji i rëndësishëm që u kalua pa diskutim appeared first on Sot News | Lajme.

Kremlini: Stambolli shqyrtohet si vendi për zhvillimin e negociatave me Ukrainën

28 May 2025 at 15:43

Stambolli mund të jetë sërish mikpritës i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një deklarate për gazetarët, duke konfirmuar se qyteti turk po shqyrtohet si një nga opsionet për raundin e ardhshëm të dialogut mes palëve.

“Për shembull, ai që priti raundin e parë të bisedimeve”, tha Peskov, duke iu referuar Stambollit, ku më 16 maj 2025 u zhvillua takimi i parë i drejtpërdrejtë mes delegacioneve ruse dhe ukrainase që prej vitit 2022. Ai shtoi se “gjithçka tjetër është çështje marrëveshjeje të ndërsjellë”.

I pyetur nëse Stambolli konsiderohet zyrtarisht si një vend i mundshëm për raundin e ardhshëm, Peskov u përgjigj prerazi: “Absolutisht”.

Takimi i mbajtur më 16 maj në Stamboll shënoi një rifillim të dialogut të ndërprerë mes dy vendeve që nga viti 2022, dhe u organizua me iniciativën e Kievit dhe me mbështetjen e vendeve perëndimore. Bisedimet kanë për qëllim eksplorimin e mundësive për një zgjidhje paqësore të konfliktit që vijon prej më shumë se tre vjetësh.

Nuk është bërë ende e ditur data e saktë për takimin e radhës, por përmendja e Stambollit si një vend i pranueshëm nga Rusia lë të kuptohet se diplomacia ndërkombëtare po përpiqet të ringjallë një proces paqeje të qëndrueshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kremlini: Stambolli shqyrtohet si vendi për zhvillimin e negociatave me Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

Merz: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku raketa me rreze të gjatë

28 May 2025 at 15:18

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka konfirmuar gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se Berlini do të mbështesë Kievin në prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, si pjesë e përpjekjeve për të përforcuar mbrojtjen ndaj agresionit rus.

“Ne duam të flasim për prodhimin dhe nuk do të diskutojmë publikisht detajet”, tha Merz në një konferencë shtypi në Berlin, duke shmangur pyetjet nëse Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës raketat e saj të avancuara të tipit Taurus.

Merz, i cili mori detyrën në fillim të këtij muaji, është zotuar të rrisë ndjeshëm mbështetjen për Ukrainën. Ai nënvizoi këtë javë se nuk ekzistojnë më kufizime në distancën e veprimit për armët që i ofrohen Ukrainës nga aleatët perëndimorë.

Raketa gjermane Taurus ka një rreze veprimi prej 500 kilometrash, duke i dhënë asaj kapacitet të godasë objektiva të thella në territorin rus – më tej se shumica e raketave të tjera të furnizuara deri tani.

Edhe pse Merz nuk e përmendi drejtpërdrejt raketën Taurus gjatë deklaratës së tij të përbashkët me Zelensky, ai njoftoi se një “memorandum mirëkuptimi” për bashkëpunim në fushën e raketave me rreze të gjatë do të nënshkruhet më vonë sot nga ministrat e mbrojtjes të të dyja vendeve.

Nga ana tjetër, Kremlini ka reaguar ashpër ndaj këtyre zhvillimeve, duke paralajmëruar se heqja e kufizimeve në distancën e veprimit për raketat ukrainase përbën një “ndryshim të rrezikshëm” që do të dëmtonte përpjekjet për zgjidhje politike.

Pavarësisht kësaj, kancelari gjerman theksoi se ky vendim është marrë nga aleatët perëndimorë që muaj më parë, duke sinjalizuar një vijë të qartë të re politike në mbështetjen ndaj Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Merz: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku raketa me rreze të gjatë appeared first on Euronews Albania.

Rusia kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën

27 May 2025 at 13:37

Rusia ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar kërcënimin që vjen nga vendet evropiane që kanë kërkuar të pengojnë përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, tha Zëvendës Përfaqësuesi i Parë i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyansky.

“Sponsorët evropianë të regjimit të Kievit kanë kërkuar që një takim mbi situatën humanitare në Ukrainë të thirret në orën 15:00 sipas kohës së Nju Jorkut (19:00 GMT) më 29 maj. Ne kemi vendosur të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë dhe kemi kërkuar një takim mbi kërcënimet që i paraqiten paqes dhe sigurisë globale pas veprimeve nga një numër vendesh evropiane që kanë penguar përpjekjet për zgjidhjen e krizës së Ukrainës”, shkroi diplomati rus në kanalin e tij Telegram.

“Ne presim që presidenca greke [e Këshillit të Sigurimit të OKB-së] ta caktojë atë për në orën 10:00 të mëngjesit sipas kohës së Nju Jorkut (14:00 GMT) më 30 maj”, shtoi ai.

Sipas Polyansky-t, kundërshtarët e Rusisë në OKB, të cilët ai tha se presin rezultatet e bisedimeve të Stambollit dhe një reagim nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duket se e kanë humbur durimin. “Ata e konsiderojnë të rëndësishme ta mbajnë temën e Ukrainës aktive në Këshillin e Sigurimit edhe nëse rrezikojnë të humbasin një ndjenjë të preferuar për administratën e re amerikane”, pohoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

Rusia akuzon Ukrainën: Po tenton të pengojë përpjekjet për paqe

27 May 2025 at 13:24

Rusia ka deklaruar ditën e sotme se sulmet ajrore të kryera ditëve të fundit ndaj Ukrainës ishin “përgjigje” ndaj përshkallëzimit të sulmeve ukrainase me dronë ndaj civilëve rusë, duke e akuzuar Kievin se po tenton të “pengojë” përpjekjet për paqe.

Moska ka kryer qindra sulme me dronë në Ukrainë nga mbrëmja e së premtes deri mëngjesin e së hënës, duke vrarë dhjetëra persona.

Presidenti amerikan, Donald Trump, që po teton të ndërmjetësojë përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës, të nisur tre vjet më parë, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, “është çmendur” dhe e ka kërcënuar Rusinë me sanksione për shkak të sulmeve.

“Kievi, me mbështetjen e disa shteteve evropiane, ka ndërmarrë një sërë hapash provokues për të penguar negociatat e nisura nga Rusia”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate.

Ministria tha se mbrojtja ajrore ruse ka shkatërruar 2.331 dronë ukrainas nga 20 deri më 27 maj, duke pretenduar se mbi gjysma e tyre u penguan në zonat jashtë fushëbetejës.

“Civilët, përfshirë gratë dhe fëmijët, janë plagosur”, u tha në deklaratë, ku u shtua se sulmet e fundit ruse në Ukrainë ishin “përgjigje” e drejtpërdrejtë e sulmeve ukrainase.

Kievi e ka akuzuar Rusinë se po tenton të shmangë përgjegjësinë për vrasjet.

“Duhet t’i japim fund kësaj pritjeje të pafund – Rusisë duhet t’i vendosen më shumë sanksione”, tha të martën në Telegram, Andriy Yermak, shef i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Pushtimi rus i Ukrainës, i nisur në shkurt të vitit 2022, deri më tani ka lënë të vrarë dhjetëra mijëra persona dhe ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në pjesët lindore dhe jugore të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia akuzon Ukrainën: Po tenton të pengojë përpjekjet për paqe appeared first on Euronews Albania.

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

24 May 2025 at 10:10

Shërbimi ushtarak rus i inteligjencës (GRU) ka shënjestruar mijëra kamera të mbikëqyrjes nëpër Rumani dhe shtete të tjera anëtare të NATO-s që kufizohen me Ukrainën, në përpjekje për ta vëzhguar rrjedhën e ndihmave ushtarake dhe humanitare drejt Kievit, sipas një hetimi rishtazi, ku morën pjesë Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete evropiane. Fushata e gjerë […]

The post Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

Orban akuzon Ukrainën për spiunazh në Hungari

23 May 2025 at 09:53

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e operacioneve spiunazhi dhe fushatave dezinformuese brenda territorit të Hungarisë, me qëllim influencimin e opinionit publik dhe politik për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për radion Kossuth, Orban deklaroi se autoritetet hungareze kanë identifikuar agjentë ukrainas që kanë tentuar të krijojnë lidhje me partitë opozitare në Hungari për të mbështetur anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ai tha se disponon video-incizime që dokumentojnë aktivitetet e këtyre agjentëve.

“Shumë nga veprimet e tyre tregojnë përpjekje për të bindur hungarezët të mbështesin pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian,” tha Orban. Sipas tij, shërbimet speciale ukrainase po kryejnë “aktivitetet operative në territorin hungarez për të detyruar qeverinë tonë të marrë vendime që nuk janë në interesin e Hungarisë.”

Kryeministri gjithashtu theksoi se Ukraina po investon shuma të mëdha financiare dhe po mobilizon burime të konsiderueshme për të realizuar këtë strategji, duke përfshirë fushata dezinformimi për të minuar besimin në referendumin aktual në Hungari, që ka të bëjë me pranimin e Ukrainës në strukturat evropiane.

Deklaratat e Orban shtojnë tensionet mes dy vendeve, ndërsa Hungaria ka shprehur më parë rezerva dhe kundërshti për pranimin e Ukrainës në BE, duke u fokusuar në interesat e saj kombëtare dhe çështje të sigurisë rajonale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Orban akuzon Ukrainën për spiunazh në Hungari appeared first on Euronews Albania.

Rusia lëshoi ​​273 dronë në Ukrainë gjatë natës në sulmin më masiv deri më sot

18 May 2025 at 12:51

Rusia lëshoi ​​273 dronë në Ukrainë gjatë natës në sulmin më masiv që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, njoftoi këtë mëngjes Forca Ajrore Ukrainase.

Njoftimi thotë se mbrojtja ajrore ukrainase ka kapur 88 dronë rusë, raportoi AP. Sulmet kishin në shënjestër rajonin e Kievit, Dnipropetrovskut dhe Donetskut.

Më parë, sulmi më masiv rus ndaj Ukrainës u krye në prag të përvjetorit të tretë të fillimit të luftës, kur u nisën 267 dronë.

Një grua u vra dhe tre persona u plagosën në një zjarr në një fabrikë që shpërtheu për shkak të një sulmi me dron rus gjatë natës në rajonin e Kievit, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Nikola Kalashnik.

Ndërkohë, Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi shtatë dronë ukrainas gjatë natës dhe 14 të tjerë këtë mëngjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia lëshoi ​​273 dronë në Ukrainë gjatë natës në sulmin më masiv deri më sot appeared first on Euronews Albania.

Bisedime mbi Ukrainën dhe marrëdhëniet me SHBA-n, kur do takohen Putin dhe Xi

6 May 2025 at 15:58

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping do të diskutojnë konfliktin ukrainas dhe marrëdhëniet ruso-amerikane gjatë një bisede joformale më 8 maj, tha ndihmësi presidencial Yury Ushakov në një konferencë për shtyp.

“Putin dhe Xi do të takohen privatisht për të diskutuar çështjet që ata i konsiderojnë të nevojshme për t’i diskutuar”, tha zyrtari i Kremlinit. “Unë besoj se çështjet më të rëndësishme do të merren në konsideratë gjatë bisedës, duke përfshirë Ukrainën dhe, nëse dëshironi, marrëdhëniet ruso-amerikane.”

“Gjithçka që mund të imagjinohet”, përfundoi Ushakov.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bisedime mbi Ukrainën dhe marrëdhëniet me SHBA-n, kur do takohen Putin dhe Xi appeared first on Euronews Albania.

Trump: SHBA nuk vendos asnjë afat për negociatat me Ukrainën

25 April 2025 at 17:30

Shtetet e Bashkuara nuk kanë vendosur asnjë afat për negociatat për zgjidhjen në Ukrainë, u tha presidenti amerikan Donald Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk ka afat. Unë thjesht dua ta bëj sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai duke iu referuar negociatave për Ukrainën.

Ai tha se i dërguari i tij i posaçëm Steven Witkoff “po takohet me presidentin rus Vladimir Putin pikërisht tani kur flasim”.

Megjithatë, Trump nuk zbuloi asnjë detaj se cilat detyra i janë caktuar Witkoff, ose cilat çështje specifike SHBA dëshiron të diskutojë në këtë raund më aktual të negociatave.

Të enjten, presidenti amerikan tha se ai kishte “afatin e tij” për negociatat e Ukrainës, megjithëse ai kurrë nuk e specifikoi atë. Pasi të skadojë, Shtetet e Bashkuara do të përdorin një “qasje krejtësisht të ndryshme”, premtoi Trump.

The post Trump: SHBA nuk vendos asnjë afat për negociatat me Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

Trump: Është më e vështirë të merresh me Ukrainën se me Moskën

24 April 2025 at 07:24

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është më e vështirë për Shtetet e Bashkuara të arrijnë një marrëveshje me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sesa me Moskën për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Gjatë një deklarate për mediat, Trump theksoi se ai beson se Rusia është “gati” për të arritur një marrëveshje dhe se një marrëveshje me Moskën mund të ishte më e thjeshtë, ndërsa për Ukrainën shtoi se ka qenë më e vështirë.

“Unë mendoj se Rusia është gati. Mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë. Duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelensky. Mendova se mund të ishte më e lehtë të merresh me Zelensky. Deri më tani, ka qenë më e vështirë, por kjo është në rregull,” tha Trump kur u pyet për përpjekjet e tij për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për konfliktin ukrainas.

Në postimin e tij në “Truth Social” të mërkurën, Trump kritikoi deklaratat e Zelenskit se Ukraina nuk do të pranojë kurrë Krimenë si pjesë të Rusisë. Ai e quajti këtë qëndrim të dëmshëm për negociatat, duke theksuar se Krimea u humb disa vite më parë gjatë administratës së Presidentit Barack Obama dhe, sipas tij, nuk është një pikë diskutimi.

“Shpresoj që ata ta bëjnë këtë,” shtoi Trump, duke shprehur besimin e tij se mund të arrihet një marrëveshje mes të dyja palëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump: Është më e vështirë të merresh me Ukrainën se me Moskën appeared first on Euronews Albania.

Vance: SHBA “tërhiqet” nëse Rusia dhe Ukraina nuk pranojnë propozimet për luftën

By: Rovena
23 April 2025 at 16:09

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance ka paralajmëruar se SHBA do të tërhiqet nga përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, nëse Ukraina dhe Rusia nuk pajtohen për një marrëveshje.

Paralajmërimi i JD Vance vjen në një kohë kur takimi i nivelit të lartë që u prit të mbahej në Londër midis ministrave të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Ukrainës dhe SHBA-së degradoi në takim të nivelit të zyrtarëve, pasi sekretari amerikan, Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff refuzuan të marrin pjesë.

SHBA-ja është impenjuar në bisedimet e kësaj jave në Moskë, ku Witkoff do të takohet për herë të katërt me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa shpejtësia e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës është shtuar.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vazhdimisht ka këmbëngulur se duhet “një armëpushim i menjëhershëm, i plotë dhe i pakushtëzuar”./abcnews.al

“NATO qëndron me Ukrainën”, Mark Rutte viziton Odesën

16 April 2025 at 07:42

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vizituar qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, ku ka deklaruar mbështetje “të palëkundur” për Ukrainën pas një sulmi rus në qytetin verior të Sumy-t, që la të vdekur 35 persona.

Rutte e bëri këtë deklaratë gjatë një konference shtypi së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke theksuar se aleanca ushtarake do të vazhdojë të mbështesë fort Kievin, pavarësisht kritika të fundit nga ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka hedhur akuza ndaj Zelenskyy për fillimin e luftës.

“NATO qëndron me Ukrainën,” tha Rutte gjatë fjalës së tij. “Ju dhe unë e dimë se kjo ka qenë e vërtetë gjatë gjithë kohës. Unë gjithashtu e di se disa e kanë vënë në dyshim mbështetjen e NATO-s gjatë dy muajve të fundit. Por le të mos ketë asnjë dyshim: mbështetja jonë është e palëkundur.” Rutte theksoi gjithashtu se Rusia është agresori dhe ka nisur këtë luftë, duke përjashtuar çdo mundësi për dyshime mbi këtë fakt.

Gjatë bisedimeve, Zelenskyy theksoi se një nga temat kryesore të diskutimeve ishte nevoja e Ukrainës për forcimin e mbrojtjes ajrore. Ai theksoi urgjencën e kësaj nevoje, duke shkruar në X (ish-Twitter), “Absolutisht të gjithë e shohin sa urgjente është nevoja e Ukrainës për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa për ta.”

Ndërkohë, qyteti i Odesës është goditur nga një sulm masiv me dronë rus gjatë natës, i cili plagosi tre persona dhe shkaktoi zjarre, duke dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturë civile. Zyrtarët ukrainas thanë se sulmi ishte një tjetër akt i dhunshëm nga Rusia kundër popullsisë civile.

Ushtria ukrainase reagoi duke goditur një bazë të brigadës së raketave ruse, e cila kishte realizuar sulmin me raketa në Sumy të dielën e kaluar. Ky sulm kishte shkaktuar një shpërthim të dytë të municioneve, dhe rezultatet e plota të goditjes janë ende në fazën e shqyrtimit, sipas njoftimeve të ushtrisë në Telegram.

Liderët botërorë kanë dënuar ashpër sulmin në Sumy, që ka qenë më i vdekjepruri i Ukrainës në vitin 2025, dhe Zelenskyy e quajti atë një “akt terrori të qëllimshëm”. Ky sulm ka shtuar më tej tensionet ndërkombëtare dhe ka theksuar nevojën për intensifikimin e mbështetjes për Ukrainën nga aleatët ndërkombëtarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “NATO qëndron me Ukrainën”, Mark Rutte viziton Odesën appeared first on Euronews Albania.

Lufta me Rusinë/ Aleatët e Ukrainës premtojnë 21 miliardë euro ndihmë ushtarake

By: Rovena
11 April 2025 at 15:44

Aleatët evropianë të Ukrainës kanë premtuar 21 miliardë euro, si mbështetjes ushtarake për Kievin. Ndihma për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, vjen pasi shumë aleatë të Evropës e përshkruajnë situarën si një vit kritik në një kohë lufte.

Anëtarët e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës u takuan në selinë e NATO-s në Bruksel për të premtuar mbrojtje ajrore, raketa dhe pajisje të tjera, ndërsa Evropa kërkonte të plotësonte boshllëkun e lënë nga prioritetet e ndryshuara të SHBA-së nën Donald Trump. Ministrat e mbrojtjes të Evropës thanë se nuk shihnin asnjë shenjë të përfundimit të luftës, pavarësisht premtimit të Trump për një armëpushim.

Boris Pistorious, sekretari gjerman i mbrojtjes tha se Berlini do të dërgojë 11 miliardë euro ndihmë për katër vjet. John Healey, homologu i tij britanik tha se premtimet do të dërgonin një sinjal të fortë për Moskën. Mbështetja e njoftuar të premten përfshin gjithashtu një paketë prej 450 milionë paund nga Britania e Madhe dhe Norvegjia për të financuar sistemet e radarëve, minat antitank, riparimet e automjeteve dhe qindra mijëra dronët për Ukrainën./abcnews.al

❌
❌