Daniel Day-Lewis është kthyer sërish në botën e aktrimit me një foto të parë në filmin ”Anemone”, sipas “The Hollywood Reporter”.
Projekti nga “Focus Features” do të ketë premierën në “Festivalin e Filmit në New York”, i cili nis më 26 shtator dhe zgjat deri më 13 tetor dhe shënon rikthimin e fituesit të trefishtë të çmimit “Oscar” pas tetë vitesh “në pension”.
Është debutimi i parë i tij si regjisor në një film me metrazh të gjatë për djalin e Lewis, Ronan Day-Lewis dhe është bashkëshkruar nga të dy ata.
Përshkrimi zyrtar e cilëson “Anemone”-n si “një dramë familjare magjepsëse për jetë të shkatërruara nga trashëgimi të dukshme, të pajetueshme të dhunës politike dhe personale”.
I vendosur në veri të Anglisë, filmi ndjek një burrë në moshë të mesme (Sean Bean) që “niset nga shtëpia e tij në periferi për një udhëtim në pyje, ku ribashkohet me vëllanë e tij eremit (Day-Lewis). Të lidhur nga një e kaluar misterioze e ndërlikuar, dy burrat ndajnë një marrëdhënie të tensionuar, herë pas here të butë , një marrëdhënie që u ndryshua përgjithmonë nga ngjarje shkatërruese dekada më parë”.
Përveç interpretimit “të pamëshirshëm” të aktorëve kryesorë, *Anemone* sjell punë të spikatur mbështetëse nga Samantha Morton dhe Samuel Bottomley, si dhe një kinematografi spektakolare në format të gjerë nga Ben Fordesman”.
“Anemone “ është filmi i parë artistik i Day-Lewis që nga “Phantom Thread “i vitit 2017.
Përpara publikimit të filmit, aktori kishte lëshuar një deklaratë në revistën “W” se “ nuk do të punonte më si aktor dhe se ishte jashtëzakonisht mirënjohës ndaj të gjithë bashkëpunëtorëve dhe audiencës së tij gjatë shumë viteve.
”Ky ishtë një vendim privat dhe as ai dhe as përfaqësuesit e tij nuk do të bëjnë ndonjë koment të mëtejshëm mbi këtë temë”, shtoi aktori.
“E dija që ishte e pazakontë të bëja një deklaratë të tillë. Por doja të vija një vijë ndarëse. Nuk doja të tërhiqesha përsëri në një projekt tjetër. Gjithë jetën kam folur për mënyrën se si duhet të ndaloj së aktuarit, dhe nuk e di pse këtë herë ishte ndryshe, por impulsi për të ndaluar më pushtoi dhe u shndërrua në një detyrim. Ishte diçka që duhej ta bëja… Më vjen keq të përdor fjalën e tepërdorur ‘artist’, por kishte diçka nga përgjegjësia e artistit që rëndonte mbi mua. Duhet të besoj në vlerën e asaj që po bëj. Puna mund të duket jetike. Madje e parezistueshme. Dhe nëse audienca e beson atë, kjo duhet të jetë e mjaftueshme për mua. Por kohët e fundit, nuk ishte”, përfundoi Daz-Lewis. /atsh/ KultPlus.com
Më 7 gusht, Shtetet e Bashkuara shënojnë Purple Heart Day, një ditë përkujtimore që nderon ushtarakët amerikanë të plagosur apo rënë në vijën e frontit, të cilët janë dekoruar me Medaljen Purple Heart, një nga nderimet më të vjetra dhe më të respektuara në ushtrinë amerikane.
Kjo medalje simbolike ka një ngjyrë të veçantë vjollcë dhe portretin e George Washington-it, themeluesit të saj. Ajo u krijua më 7 gusht 1782 dhe vazhdon të mbetet një prej medaljeve më të ndjera, pasi nuk jepet për fitore, por për sakrificë.
Në këtë ditë, amerikanët në mbarë vendin kujtojnë ata që dhanë gjithçka për vendin e tyre – shpesh edhe jetën. Në shumë qytete, ndërtesa publike ndriçohen me ngjyrën vjollcë në nder të të dekoruarve.
Shqiptaro-amerikanët, të cilët kanë kontribuar ndër vite në forcat e armatosura të SHBA-së, po ashtu nderohen në këtë ditë, duke qenë pjesë e rrëfimeve të guximit dhe përkushtimit./KultPlus.com
Nëse ferri do të ishte një vajzë adoleshente, atëherë Wednesday Addams do ta merrte si kompliment. Vajza me gërsheta dhe e fiksuar pas vdekjes nga familja goth më e njohur në botë e ka gjetur vendin e saj të përkryer pikërisht aty ku takohen drama adoleshente dhe e mbinatyrshmja. Kjo ishte çelësi i suksesit të madh të sezonit të parë të serialit “Wednesday”, i cili pati një sukses kaq marramendës në vitin 2022, duke grumbulluar një miliard orë shikimi në një muaj, për t’u bërë një nga hitet më të mëdha të Netflix.
Tre vite më vonë, seriali rikthehet me sezonin e dytë.
Wednesday (e luajtur nga Jenna Ortega, me zë të ftohtë dhe të paemocionuar) ka kaluar një verë “produktive”, fundja, për çfarë shërbejnë pushimet nëse jo për të ndjekur dhe vrarë vrasës serialë? Por tani është koha për t’u rikthyer në shkollë. Për habinë e saj, përpjekjet heroike për të shpëtuar shokët nga mësuesja maniake (luajtur nga Christina Ricci në sezonin e parë) e kanë bërë atë më të famshmen e shkollës Nevermore. Tani është në qendër të vëmendjes, me letra fansash dhe sy që e ndjekin ngado, diçka që, ironikisht, pasqyron edhe sikletin që ndjen vetë aktorja Ortega për famën që i erdhi papritur.
Në sezonin e dytë, shkrimtarët vazhdojnë me të njëjtën pyetje si në sezonin e parë: çfarë nëse Nancy Drew do të ishte goth dhe do të kishte fuqi psikike?
Këto fuqi marrin një rol më ekzistencial këtë herë, pasi aftësitë e Wednesday fillojnë të mos funksionojnë si më parë. Mësojmë se një gjë e ngjashme i ka ndodhur edhe tezes së saj, motrës së çmendur të Morticias, Ophelia, e cila ka një histori misterioze që lidhet drejtpërdrejt me ngjarjen kryesore të sezonit: paralajmërimi i Wednesday për vdekjen e dhunshme të shoqes së saj më të ngushtë, Enid (luajtur nga Emma Myers).
E shqetësuar për vdekjen e mundshme të Enid, Wednesday e lë mënjanë shoqen e saj ndërsa heton ngjarjet e frikshme që po ndodhin në Nevermore dhe spitalin psikiatrik Willow Hill për të sëmurët mendorë, që janë jashtë shoqërisë. Ky veprim mund të shqetësojë fansat e çiftit, të cilët kishin shpresuar se karakteret mund të bëhen të dashura pas afrimitetit të tyre në sezonin e parë.
Në sezonin e dytë të “Wednesday”, seriali i Netflix vazhdon me stilin karakteristik, por ndjenjat e përsëritjes janë të theksuara. Wednesday (Jenna Ortega) mbetet enigmatike dhe e ftohtë, duke bërë më shumë shikime të ngurta dhe ngritje nervash sesa një zhvillim të thellë të karakterit. Kjo mund të jetë një zhgënjim për ata që pritën një evoluim më të thellë të saj. Pjesa më e bukur e sezonit është forcimi i pranisë së familjes Addams, që merr më shumë kohë ekrani dhe sjell më shumë humor dhe dinamika. Morticia (Catherine Zeta-Jones) është një nënë e mprehtë dhe sharmante, ndërsa Xhaxhai Fester (Fred Armisen) është fantastik në rolin e tij të çuditshëm, duke sjellë humor të veçantë në atmosferën e errët të shfaqjes.
Një karakter i ri, Agnes (Evie Templeton), një “wannabe” Wednesday, hyn në skenë si shoqja e ngazëllyer që kërkon të ndihmojë dhe të bëhet pjesë e aventurës, dhe tërheq vëmendjen për energjinë e saj pozitive dhe jo të zakonshme. Kjo krijon një kontrast tërheqës me personalitetin më të errët dhe më të mbyllur të Wednesday. Gjithashtu, kemi një drejtor të ri në Nevermore (Steve Buscemi, që është përdorur pak), dhe largimi i Ricci, që zbulon se ishte truri i keq i sezonit të parë, hap vend për Billie Piper, e cila luan mësuesen e re të muzikës, Miss Capri.
Nga ana e skenarit, shkruar nga Alfred Gough dhe Miles Millar, shumë nga ngjarjet mbështeten në batuta të shpejta dhe humor të qetë. Citimet nga Voltaire dhe shakatë me vrasje mund të bëhen të mërzitshme pas disa orësh. Në këtë drejtim, sezoni i dytë përfiton nga një prani më e madhe e familjes Addams, e cila ndihmon për të balancuar një shfaqje që, për shumë pjesë, mbështetet më shumë në stil dhe atmosferë sesa në zhvillim të thellë të karaktereve.
Tim Burton, regjisori i njohur për botën e tij të çuditshme dhe fantastike, kthehet për të drejtuar disa episode, duke sjellë ndjesinë e tij të veçantë dhe të errët që është gjithmonë një kënaqësi për sytë. Ka diçka shumë të kënaqshme në të shikuarit të botës së tij të misfitëve dhe monstrave, e cila ndërtohet gjatë orëve të sezonit. Por kjo është gjithashtu një nga arsyet që koha e shfaqjes ndjehet e gjatë, duke kaluar shumë më tepër se sa është e nevojshme për historinë.
Në thelb, “Wednesday” mbetet frikshëm e përsëritur: një histori për një vajzë që rritet dhe zhvillohet, por që përfshin edhe një mister vrasjeje dhe elemente të natyrshmërisë për të shtuar shijen. Ndërsa shfaqja mund të duket e re dhe tërheqëse në sipërfaqe, ajo është në të vërtetë një përzierje e shumë serive rinore të njohura: Emily in Paris, X-Men, Veronica Mars dhe Riverdale, të gjitha të qepura së bashku me stilin e Tim Burton./independent/KultPlus.com
Seriali “Wensday” u rikthye në Netflix pas një pauze trevjeçare dhe kritikët thonë se pritja ia vlejti, duke i dhënë sezonit të dytë vlerësime më të mira se të parit.
Sezoni i dytë, pjesa e parë e të cilit u publikua sot (6 gusht) dhe pjesa e dytë do të jetë e disponueshme më 3 shtator, mori kryesisht vlerësime të shkëlqyera në Rotten Tomatoes. Aktualisht, gjysma e parë e sezonit të dytë ka një vlerësim prej 86 përqind, krahasuar me vetëm 73 përqind për sezonin e parë, i cili përfundoi më 23 nëntor 2022.
Sipas kritikëve, episodet e reja janë “të shijshme dhe të shthurura” dhe “jashtëzakonisht të këndshme”.
Jenna Ortega rikthehet për sezonin e dytë si Wednesday Addams, një vajzë me fuqi psikike, ndërsa përballet me armiq të rinj dhe një mister të frikshëm në Akademinë Nevermore. Seriali i Netflix u krijua nga Alfred Gough dhe Miles Millar, bazuar në personazhet ikonikë të Charles Addams, dhe u prodhua dhe u drejtua nga Tim Burton.
Kasta e larmishme përfshin emra si: Isaac Ordonez si Pugsley Addams, Luis Guzmán si Gomez Addams dhe Catherine Zeta-Jones si Morticia Addams, plus aktorë të rinj si Steve Buscemi si Drejtor Barry Dort, Christopher Lloyd si Profesor Orloff, Joanna Lumley si gjyshe Hester Frump dhe Lady Gaga si Rosaline Rothwood.
Vicky Jessop (London Evening Standard) tha me entuziazëm: “Vepra e fundit e Tim Burton mbetet çuditërisht perverse dhe përpin si një lugë sheqer të helmuar. Diçka kaq problematike sigurisht që nuk është e mirë për ne, por ne gjithmonë do të kthehemi për më shumë.”
“Një pritje pothuajse trevjeçare do të kishte shkatërruar një serial më të keq”, fillon Ed Power (Daily Telegraph), “por një sezon i dytë tepër i këndshëm vërteton se ia vlente pritja”. Aramide Tinubu (Variety) pajtohet, duke shkruar, “Plot entuziazëm dhe thellësi, sezoni mbetet po aq emocionues sa i pari”.
Sezoni i parë i serialit “Wenday” mori 12 nominime për çmimet Emmy 2023, duke fituar katër prej tyre: Muzika më e Mirë Origjinale, Kostumet më të Mira Bashkëkohore për një Serial, Skenografia më e Mirë për një Program Bashkëkohor dhe Grimi më i Mirë Bashkëkohor.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm global, seriali “Wednesday” rikthehet sot, më 6 gusht, me pjesën e parë të sezonit të dytë në platformën Netflix.
Me një atmosferë edhe më të errët, sezoni i ri sjell një kapitull të ri në jetën e Wednesday Addams, ndërsa misteret e Nevermore Academy thellohen edhe më tej. Ky sezon premton zbulime të forta, sekrete të pazbuluara dhe zhvillime që do të trondisin jo vetëm shkollën, por edhe botën e saj të errët.
Jenna Ortega, e cila u bë ikonë me rolin e saj, rikthehet jo vetëm si protagoniste, por edhe si producente ekzekutive, duke shtuar më shumë thellësi dhe intensitet në rrëfim.
Pjesa e dytë e sezonit pritet të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdim të ngjarjeve që premtojnë emocion, tension dhe kthesa të papritura.
Fansat e gotikes, misterit dhe humorit të zi tashmë mund të rikthehen në botën magjepsëse të “Wednesday”, ku asgjë nuk është ashtu siç duket./KultPlus.com
Pas një suksesi që theu çdo rekord, seriali fenomen “Wednesday” rikthehet sot, më 6 gusht, me pjesën e parë të sezonit të dytë në Netflix.
Në këtë kapitull të ri, Wednesday Addams përballet me sfida edhe më të rrezikshme, teksa errësira thellohet dhe sekretet fillojnë të dalin në dritë. Nevermore Academy nuk është më e njëjta dhe as Wednesday.
Sezoni 2 premton tension të vazhdueshëm, ngjarje tronditëse dhe një atmosferë akoma më gotike që do të mbërthejë fansat nga episodi i parë deri te i fundit.
Për ata që nuk ngopen dot me të panjohurën, pjesa e dytë e sezonit do të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdim rrënqethës të historisë që ka magjepsur miliona njerëz në mbarë botën.
Wednesday është kthyer dhe këtë herë, nuk ka më kthim pas.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pushtoi ekranet dhe zemrat e miliona fansave në mbarë botën, Wednesday rikthehet me sezonin e dytë – dhe këtë herë është më i errët, më i ndërlikuar dhe më misterioz se kurrë më parë.
Pjesa e parë e këtij sezoni të ri publikohet sot, më 6 gusht, duke hapur një kapitull krejtësisht të ri në jetën e enigmatikes Wednesday Addams. Me një stil akoma më gotik dhe një atmosferë që të mban pezull që nga minuta e parë, sezoni i dytë premton të zbulojë sekrete të fshehta dhe ngjarje që do të trondisin botën e Nevermore Academy.
Ky serial që tashmë ka bërë namin global, do të jetë sërish në dispozicion në platformën e njohur Netflix, ku fansat do të kenë mundësinë të zhytën në një botë të errët dhe plot tension.
Por pritja nuk mbaron këtu! Pjesa e dytë e sezonit do të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdimësi të ngjarjeve që premtuan të jenë edhe më emocionuese, plot kthesa dhe mistere që do t’i mbajnë të gjithë në ankth deri në fund.
Nëse menduat se e njihnit Wednesday, kjo rikthim do t’ju bindë se errësira ka vetëm filluar. /Telegrafi/
Jenna Ortega ka rrëfyer se fama që erdhi pas suksesit të jashtëzakonshëm të serialit “Wednesday” në Netflix ishte “shumë e madhe” dhe ndonjëherë mbingarkuese. Seriali që debutoi në vitin 2022 u bë më i shikuari në historinë e platformës Netflix, duke e kthyer Ortegan në një yll ndërkombëtar.
Në një intervistë, aktorja 22-vjeçare shprehet: “Jam shumë mirënjohëse që seriali rezonoi me njerëzit në atë mënyrë, por nuk isha e përgatitur për gjithë këtë vëmendje. Nuk mendoj se ndonjë është ndonjëherë i përgatitur për një gjë të tillë.”
Sezoni i dytë i serialit, që publikohet javën që vjen, rikthen Wednesday Addams në Akademinë Nevermore, tashmë nën drejtimin e një drejtori të ri. Prindërit e saj, Gomez dhe Morticia, do të kenë një rol më të theksuar, çka do të sjellë më shumë thellësi në dinamikën familjare dhe një tjetër lloj “torture” për një vajzë të pavarur si Wednesday.
Ortega vlerëson marrëdhënien komplekse mes Wednesday dhe nënës së saj, Morticia, të luajtur nga Catherine Zeta-Jones, duke theksuar se konflikti mes nënës dhe vajzës është diçka shumë e zakonshme dhe e ndjeshme për të rinjtë që kërkojnë të gjejnë veten.
Aktorja ka luajtur edhe në projekte si “Beetlejuice Beetlejuice”, “Death of a Unicorn”, “Scream” dhe “You”, por roli i Wednesday mbetet më i njohuri. Këtë sezon, Ortega shërben edhe si producente ekzekutive, një përvojë që e përshkruan si “shkollë të vërtetë”.
Sipas saj, pritja prej për sezonin e dytë i ka dhënë kohë audiencës të reflektojë, dhe skuadrës krijuese të sjellë diçka më të thellë. “Njerëzit kanë qenë shumë të duruar me ne dhe ne duam t’i shpërblejmë me diçka të re dhe më emocionuese.”
Në kastin e ri do të shfaqen edhe emra të njohur si Joanna Lumley (gjyshja Hester Frump), Steve Buscemi (drejtori Barry Dort) dhe Billie Piper (kryetarja e muzikës Isadora Capri).
Ortega thekson se suksesi i serialit lidhet edhe me temat që trajton, si nevoja për komunitet në një kohë ku gjithçka ndodh në mënyrë virtuale. “Sot njerëzit e gjejnë komunitetin online, por shpesh kjo krijon ndjesi izolimi. Është më e vështirë për të rinjtë të kuptojnë kush janë në të vërtetë,” thotë ajo.
Zeta-Jones shton: “Familja Addams është moderne sepse përqafon të veçantën. Ne nuk e fshehim, përkundrazi, e mbështesim.”
Ortega përmbyll: “Ka shumë forcë në të qenit vetvetja. Kjo familje i jep përparësi lidhjes mes tyre, pasioneve personale dhe forcës së brendshme dhe kjo është ajo që duhet të shohin të rinjtë sot.”/BBC/KultPlus.com
Paul Mario Day, muzikanti britanik dhe këngëtari i parë i grupit legjendar të heavy metal-it Iron Maiden, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij, e cila njoftoi se ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Australi.
Edhe pse nuk është dhënë ende një shkak zyrtar i vdekjes, mediat britanike raportojnë se Day kishte vite që luftonte me kancerin.
Paul iu bashkua grupit në dhjetor të vitit 1975, në moshën 19-vjeçare. Megjithatë, qëndrimi i tij në Iron Maiden zgjati vetëm dhjetë muaj. Në atë kohë, grupi ishte ende i panjohur dhe performonte në lokale të vogla. Kritikët sugjeruan se Paul-it i mungonte karizma në skenë, çka solli përfundimisht edhe largimin e tij nga grupi.
Në një intervistë të vitit 2019, Day kujtoi kohët e vështira në fillimet e grupit:
“Kur këndova në Iron Maiden, grupi ishte i ri dhe performonte në bare ku askush nuk na shikonte ose dëgjonte. Ishim anonimë dhe luftonim për çdo shfaqje e çdo audiencë.”
Megjithëse nuk ishte pjesë e suksesit madhor që do të vinte më vonë, Paul Mario Day mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së një prej grupeve më ikonike të muzikës rock.
Netflix ka zbuluar rolin e ri të Billie Piper në serialin e njohur komedi-gotik “Wednesday”, ku aktorja britanike do të luajë pranë Jenna Ortega-s, e cila interpreton personazhin kryesor, Wednesday Addams.
Billie do të portretizojë Isadora Capri, drejtuese e muzikës në Akademinë Nevermore, një personazh i ri dhe intriguese, e përshkruar si ish-fëmijë-mrekulli me një natyrë brilante dhe enigmatike.
Ajo tregon interes të veçantë për talentet muzikore të Wednesday dhe mentoron shoqen e saj, Enid Sinclair, shkruan DailyMail.
Seriali “Wednesday”, i cili debutoi në nëntor 2022, u rinovua për një sezon të dytë dhe pritet të dalë në gusht 2025.
Në sezonin e dytë do t’i bashkohen edhe emra të njohur si Lady Gaga, Joanna Lumley, Steve Buscemi dhe Thandiwe Newton. Tim Burton vazhdon të jetë producent ekzekutiv dhe regjisori kryesor i serialit.
Netflix ka konfirmuar gjithashtu se “Wednesday” do të ketë sezon të tretë, ndërsa aktualisht po diskutohen edhe ide për një spin-off.
Lajmet janë pritur me entuziazëm nga fansat dhe aktorët e serialit, përfshirë Catherine Zeta-Jones, që luan Morticia Addams.
Seriali ndjek jetën e Wednesday Addams, e cila transferohet në Akademinë Nevermore, një shkollë për të përjashtuar monstruozë, ku ajo përdor aftësitë e saj mbinatyrore për të zgjidhur mistere dhe për të përballuar sfida të ndryshme.
“Wednesday” është bërë një nga serialet më të suksesshme të Netflix, me mbi 252 milionë shikues globalisht, duke thyer rekorde për serialin më të madh në gjuhën angleze në platformë. /Telegrafi/
TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Më 18 korrik të çdo viti, OKB fton të kremtohet Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës duke bërë një ndryshim në komunitetet tona.
OKB kujton se, të gjithë kanë aftësinë dhe përgjegjësinë për të ndryshuar botën për mirë. Në faqen e saj të web-it, OKB kujton Mandelën me fjalët e tij: “Është e lehtë të thyhesh dhe të shkatërrohesh. Heronj janë ata që bëjnë paqe dhe ndërtojnë”.
Nelson Mandela lindi më 18 korrik 1918, Mvezo, të Afrikës së Jugut dhe u nda nga jeta më 5 dhjetor 2013, në Johannesburg. Ai ishte një nacionalist me ngjyrë dhe presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut (1994–99).
Mandela vuajti më shumë se 27 vjet burg për sabotime e krime të tjera. Ai u arrestua në vitin 1962 dhe u lirua në vitin 1990. Fillimisht u dënua me pesë vjet për nxitje të grevës, ndërsa më vonë u dënua me burgim të përjetshëm për sabotim etj. Mandela e kaloi pjesën më të madhe të kohës në burg në ishullin Robben dhe disa kohë në burgun Pollsmoor dhe burgun Victor Verster.
Negociatat e tij në fillim të viteve 1990 me presidentin e Afrikës së Jugut. F.W. de Klerk ndihmuan t’i jepej fund sistemit të aparteidit, të ndarjes racore në vend dhe çuan në një tranzicion paqësor drejt sundimit të shumicës. Mandela dhe de Klerk u nderuan bashkërisht me Çmimin Nobel për Paqen në 1993 për përpjekjet e tyre.
Ish-presidenti amerikan Barak Obama e ka cilësuar Mandelen si simbol të drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit.
TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet Dita e Pavarësisë. Më 4 korrik 1776, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 13 koloni të Amerikës së Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar, përmes nënshkrimit të një deklarate që mbetet si referencë e demokracisë solide, e shtetit të së drejtës dhe të drejtave dhe lirive të individit.
“Ne besojmë se këto të drejta janë të natyrshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Ne besojmë se për të siguruar këto të drejta njerëzit krijojnë qeveri, të cilat i marrin fuqitë e tyre me pëlqimin e të qeverisurve, se sa herë që një formë qeverisjeje i minon këto qëllime, është e drejta e popullit ta ndryshojë, apo ta heqë atë.” – shkruhet në Deklaratë mbi thelbin e idesë mbi lirinë amerikane dhe mbi të drejtat e natyrshme të njerëzve.
Roli i SHBA-ve ka qenë i vyer në momente kyçe të historisë kombëtare. Politika e presidentit Wilson ishte përcaktuese në ruajtjen e integritetit dhe të sovranitetit të Shqipërisë. Në vazhdën e saj u çimentua një partneritet i frytshëm që zgjati deri në instalimin e regjimit komunist. Akulli do të thyhej vetëm pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, kur në 1987-ën pala amerikane iu drejtua Shqipërisë me disa kërkesa për vizita formale dhe miqësore. Por afrimi me SHBA u thellua me vizitën e ish sekretarit amerikan të shtetit, James Baker më 22 qershor 1991. Po ashtu, SHBA-të udhëhoqën aleancën perëndimore në shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik i drejtuar prej Milosheviçit. /j.p/
Një anëtare e këngës që përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision, “Remember Monday”, tha se humbi unazën e martesës në një video të postuar mëngjesin pas performancës së tyre në Bazel.
“Kam humbur unazën time të martesës dhe unazën time të fejesës”, tha Holly-Anne Hull në pamjet e postuara në Instagram të dielën.
Në klip, këngëtarja dhe dy shokët e saj të grupit janë ulur në një aeroplan, duke u larguar me sa duket nga Zvicra, shkruan BBC.
Remember Monday/Eurovision 2025
Hull nuk dha detaje të mëtejshme, siç është vendi ku mund ta ketë humbur unazën ose kur ndodhi.
Trio e muzikës country-pop u rendit e 19-ta nga 26 vendet në Festivalin e Këngës në Eurovision të këtij viti me këngën e tyre “What The Hell Just Happened”.
Hull u martua në Surrey në qershor 2023.
Në videon e postuar në Instagram, grupi parodizoi stilin lirik të këngës së tyre – e cila tregon historinë e mëngjesit pas një nate të madhe jashtë – duke thënë se ende mbajnë “xhelin e flokëve të natës së kaluar” dhe se u dhembin gjunjët, përpara se Hull të bënte shaka: “Do të pësoj një krizë nervore sepse kam humbur unazën e martesës”.
Lauren Byrne shton se treshja është “shumë mirënjohëse” për mbështetësit e saj dhe Charlotte Steele thotë se fansat e saj janë “të mrekullueshëm”. /Telegrafi/
Aubrey O’Day, ish-anëtarja e grupit Danity Kane dhe një nga emrat që u përfol si dëshmitare në gjyqin federal kundër Sean “Diddy” Combs, ka mohuar zërat se do të marrë pjesë në seancat gjyqësore. Në episodin e parë të podcast-it të ri të Amy Robach dhe T.J. Holmes, ajo deklaroi se “nuk është në Nju Jork për të dëshmuar, të paktën jo sipas asaj që di.”
Postimi i saj në Instagram më 14 maj, ku shfaqej në Nju Jork me një emoji peshe (simbol i drejtësisë), nxiti spekulime se mund të kishte lidhje me procesin. Por vetë O’Day sqaroi se ka pasur një takim me Homeland Security, por nuk është thirrur për të dëshmuar. “Doja të bëja të qartë se nuk jam këtu për të dëshmuar,” u shpreh ajo.
Ndërkohë, gjyqi ndaj Diddy-t, i cili akuzohet për trafikim seksual dhe veprimtari kriminale, vijon në Brooklyn. Ai është arrestuar që në shtator 2024 dhe ndodhet në paraburgim pa të drejtë kauce. Ish-partnerja e tij, këngëtarja Cassie Ventura, ka dhënë tashmë një dëshmi tronditëse për abuzim dhe manipulim emocional, si dhe për festa seksuale të quajtura “Freak Offs.”
Seancat pritet të zgjasin disa javë, ndërsa Diddy i mohon të gjitha akuzat.
Nga Ilir Kalemaj Haberet vijnë aradhë në këtë kohë shtese të fushatës zgjedhore. Fillimisht pyetja e gazetarit të mirënjohur amerikan dhe korrespondentit të Shtëpisë të Bardhë, Mark Caputo për Departamentin e Shtetit në lidhje me ndonjë vizitë të mundshme të kryetarit të PD-së dhe opozitës shqiptare Sali Berishës në SHBA, ku përgjigja qe e zeza […]
Netflix ka publikuar trailerin dhe një seri fotosh zyrtare për sezonin e dytë të serialit hit “Wednesday” , me aktore Jenna Ortega. Sezoni i ri do të transmetohet në dy pjesë: e para më 6 gusht dhe e dyta më 3 shtator. Sipas përmbledhjes zyrtare të serialit, historia ndjek “Vitet e shkollës së mesme të Wednesday Addams, ndërsa ajo përpiqet të kontrollojë aftësitë e saj psikike në zhvillim, të ndalojë një seri vrasjesh dhe të zgjidhë misterin që ngatërroi prindërit e saj”.
Jenna Ortega rikthehet në rolin e personazhit kryesor dhe këtë herë merr pjesë edhe si producente e serialit. Krahas saj, rikthehen edhe protagonistët kryesorë të sezonit të parë: Emma Myers (Ed Sinclair), Joy Sunday (Bianca Barclay), Musa Mostafa (Eugene), Georgie Farmer (Ajax), Victor Dorobandu (Thing), Catherine Zeta-Jones (Morticia Addams), Luis Guzomezacésamleys (Guzmágésamleys), Addams), Luyana Unati Lewis-Niawo (Zëvendës Richie Santiago), Jamie McShane (Sheriff Donovan Galpin) dhe Fred Armisen (Xhaxha Fester).
Fytyrat e reja që i bashkohen kastit si personazhe kryesore përfshijnë Steve Buscemi, Billie Piper, Evie Templeton, Owen Painter dhe Noah Taylor.
Me interes është edhe shtimi i aktorëve të njohur në role të ftuar, mes të cilëve Christopher Lloyd, Joanna Lumley, Thandiwi Newton, Frances O’Connor, Haley Joel Osment, Heather Matarazzo dhe Jonas Suotamo. Paraqitja më misterioze e sezonit përfshin Lady Gaga, e cila merr pjesë në një rol të panjohur. Tim Burton rikthehet si regjisor, së bashku me Paco Cabezas dhe Angela Robinson.
Netflix ka publikuar trailerin dhe një seri fotosh zyrtare për sezonin e dytë të serialit hit “Wednesday” , me aktore Jenna Ortega. Sezoni i ri do të transmetohet në dy pjesë: e para më 6 gusht dhe e dyta më 3 shtator. Sipas përmbledhjes zyrtare të serialit, historia ndjek “Vitet e shkollës së mesme të Wednesday Addams, ndërsa ajo përpiqet të kontrollojë aftësitë e saj psikike në zhvillim, të ndalojë një seri vrasjesh dhe të zgjidhë misterin që ngatërroi prindërit e saj”.
Jenna Ortega rikthehet në rolin e personazhit kryesor dhe këtë herë merr pjesë edhe si producente e serialit. Krahas saj, rikthehen edhe protagonistët kryesorë të sezonit të parë: Emma Myers (Ed Sinclair), Joy Sunday (Bianca Barclay), Musa Mostafa (Eugene), Georgie Farmer (Ajax), Victor Dorobandu (Thing), Catherine Zeta-Jones (Morticia Addams), Luis Guzomezacésamleys (Guzmágésamleys), Addams), Luyana Unati Lewis-Niawo (Zëvendës Richie Santiago), Jamie McShane (Sheriff Donovan Galpin) dhe Fred Armisen (Xhaxha Fester).
Shikoni trailerin
Fytyrat e reja që i bashkohen kastit si personazhe kryesore përfshijnë Steve Buscemi, Billie Piper, Evie Templeton, Owen Painter dhe Noah Taylor.
Me interes është edhe shtimi i aktorëve të njohur në role të ftuar, mes të cilëve Christopher Lloyd, Joanna Lumley, Thandiwi Newton, Frances O’Connor, Haley Joel Osment, Heather Matarazzo dhe Jonas Suotamo. Paraqitja më misterioze e sezonit përfshin Lady Gaga, e cila merr pjesë në një rol të panjohur. Tim Burton rikthehet si regjisor, së bashku me Paco Cabezas dhe Angela Robinson.
Këngëtarja e famshme Lady Gaga do t’i bashkohet kastit të sezonit të dytë të serialit të suksesshëm “Wednesday” si mysafire speciale.
Lajmin emocionues e ndau vetë aktorja Jenna Ortega, e cila portretizon personazhin kryesor, gjatë një interviste në emisionin “The Late Show”.
Me entuziazëm, ajo konfirmoi se ylli i njohur i muzikës do të jetë pjesë e këtij sezoni, duke emocionuar fansat e serialit dhe admiruesit e Lady Gagës.
“Lady Gaga do t’i bashkohet spektaklit tonë. Ajo është kaq e ëmbël dhe kaq modeste. Një person i thjeshtë, e bukur dhe e jashtëzakonshme”, tha Jenna Ortega.
Siç u nënkuptua nga deklarata e saj, këngëtarja e hitit “Poker Face” do të jetë mysafire speciale e këtij sezoni.
Seriali Wednsday ishte ndër projektet më të shikuara në platformën e Netflix me shikuesit që mezi presin sezonin e dytë që pritet të lansohet këtë vit.
Një shqiptar i cili mbërriti si azilant në Angli 26 vite më parë u kthye në udhëheqësin e organizate kriminale të trafikut të njerëzve.
Adriaktik Hysenlika e humbi betejën e bllokimit të ekstradimit nga Anglia për në Belgjikë ku është dënuar me 10 vite burg për 60 vepra penale lidhur me trafikun e emigrantëve.
Gjykata West Flanders në Belgjikë më 27 Korrik 2020 e dënoi në mungesë.
Adriatik Hysenlika në Angli pasi kishe siguruar leje qëndrimi si azilant më pas kishte marrë edhe pasaportë britanike.
Sipas gazetës “The Sun on Sunday”, avokatët e tij i thanë gjykatës së ekstradimeve se ai nuk mund të dërgohet më Belgjikë pasi aty kushtet në burgje janë skandaloze.
Sipas prokurorëve belg, Hysenlika me origjinë nga Tropoja ishte lideri një organizate kriminale i cili kishte ndërtuar një rrjet trafiku të shqiptarëve që niseshin nga Shqipëria drejt Greqisë e më pas ata mbërrin në Belgjikë, Francë dhe Holandë për tu futur në kamion e çuar në Angli.
Kjo organizatë kriminale e përbërë nga 11 shqiptarë besohet se në një periudhë të shkurtër kohe fitoi mbi 1 milion stërlina.
Ata kishin rekrutuar disa shoferë kamioni dhe me dijeninë e tyre kundrejt pagesës fusnin emigrantë në kamionët e mallrave që udhëtonin drejt Anglisë.
Adriatik Hysenlika përdorte kafenë Troy në Londër, nën pronësinë e tij si bazë të trafikut.
Gjykatës së ekstradimeve iu tha se Hysenlika në bazën e të dhënave të policisë angleze, rezulton se kishte dy dënime penale në votim 2000 dhe 2021.
Të shkuarit e shqiptarëve me kamion drejt Anglisë nisi që në vitin 1997 ku çmimi ishte 2.000 deri 3.000 stërlina për person.
Ndërkohë aktualisht çmimi i trafikut të një shqiptari në këtë mënyrë ka shkuar në mbi 23.000 stërlina.
“Sunday Dispatch” ka botuar, të dielën e 28 gushtit 1938, në faqet n°2 dhe 11, rrëfimin e markezit të Donegall-it mbi udhëtimin e tij asokohe në Shqipëri dhe takimin me Mbretin Zog I në Durrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Pothuajse në konfidencë
nga Markezi i Donegallit
(Edward Arthur Donald St George Hamilton Chichester, Markezi i 6-të i Donegall-it)
Burimi : Sunday Dispatch, e diel, 28 gusht 1938, faqe n°2
Të enjten e ardhshme, 1 shtator, siç ju them në faqen njëmbëdhjetë, Shqipëria do të përjetojë disa ditë gëzimi për të festuar 10-vjetorin e ngjitjes në fron të Mbretit Zog – dhjetë vjet përparim të jashtëzakonshëm.
Të paktën kështu duhet të jetë, sepse idetë e vjetra për atë që supozohet të jetë Shqipëria janë kudo. Në Dubrovnik, vendpushimi përallor bregdetar në bregdetin dalmat, jugosllavët e sjellshëm më lejuan të rrezikoja për disa ditë me makinë vajtje-ardhjen për në Shqipëri.
Shpifje e Ministrisë së Punëve të Jashtme
Më thanë, para së gjithash, që nuk duhet të vozis kurrë natën – banditë. Se duhej të merrja absolutisht të gjitha pjesët e këmbimit që mundja, se rrugët ishin praktikisht shtigje dhie dhe se më mirë të merrja me vete benzinë dhe naftë për 300 milje që më ndanin nga Tirana, kryeqyteti.
Në shtëpi, A.A.-ja jonë, pasi vuri re që po udhëtoja me një makinë 38 kuajsh, më tha : “Oh, mirë, nuk ka rëndësi, do të arrish dhe do të kthehesh, por nuk do të jetë diçka e rehatshme.”
Ky dokument i vlefshëm, Lista e Ministrisë së Jashtme, informon diplomatët dhe konsujt tanë se Tirana dhe Durrësi janë “të pashëndetshëm për pushime”. Ndoshta dhjetë apo njëzet vjet më parë !
Prandaj propozoj t’ju tregoj për vizitën time në këtë “vend të mbushur me hajdutë, të paqytetëruar, të pashëndetshëm dhe pa kulturë.”
Nisja për në Mal të Zi
Duke tundur kokën dhe me plakën gjermane që kujdeset për mua në Dubrovnik pothuajse e përlotur, nisem në mesditë për në fundjavën time shqiptare. Falë shumë këshillave, mora gaz, vaj dhe ushqim me vete. Mora gjithashtu disa bombola gaz lotsjellës dhe një automatik të vogël.
Zakonisht, kur lëviz me motor në pjesë të çuditshme, armatimi im i vetëm përbëhet nga një pistoletë uji e mbushur me amoniak – një armë më efikase kundër shumicës së llojeve të dhunës.
Një kryeqytet i thjeshtë
Atë mbrëmje arrita në Cetinje, ish-kryeqyteti i Malit të Zi, tani pjesë e Jugosllavisë. Është një fshat i madh, pikërisht në zemër të maleve të larta. Pallati i mbretit Nikolla I., i cili vdiq në rivierën franceze në vitin 1921, duket si një fermë angleze. Mbreti u tërhoq në Francë gjatë luftës dhe malazezët votuan për bashkimin me Jugosllavinë në vitin 1918.
Një nga industritë kryesore të Cetinjes duket se do t’u shesë turistëve pulla të mbretërisë së vjetër të Malit të Zi. Thuhet se mbreti Nikolla, kur u gjend në një situatë të vështirë, kishte shtypur disa pulla me kokën përmbys ose me ndonjë gabim tjetër dhe kështu përfitonte shuma të konsiderueshme nga filatelistët.
Më shumë pengesë
Ishte një hotel krejtësisht i përshtatshëm dhe të nesërmen në mëngjes u nisa për 200 miljet e mbetura të udhëtimit tim për në Tiranë. Ju duhet të dini se nuk udhëtohet më shumë se 20-25 milje në orë në këto rrugë malore.
Kështu, pas rreth një ore arrij në Podgoricë, qyteti i fundit i madh i Jugosllavisë, dhe ndërsa ndaloj për një birrë në vapën e mesditës, një burrë vjen duke parë EGK4 dhe “G. B.” dhe duket se ai ishte me trupat tona në Selanik. Gjithsesi, ai është i gatshëm, nëse mundej, për ndalimin e një anglezi që të hyjë në mesin e “banditëve” shqiptarë.
Më në fund Shqipëria
Atëherë jam i vendosur të zbuloj se për çfarë bëhet fjalë për këta hajdutë dhe banditë dhe më në fund arrij në postën kufitare jugosllave në një qafë malore. Është një vend i quajtur diçka si Hottentot (Hani Hotit) – përveç se ky vend është vetëm një emër në hartë.
Aventurë më në fund ! Një milje më poshtë rrugës, vij te posta e kufirit shqiptar dhe del një oficer me pamje të rregullt. Me habinë time të plotë, pasi i dha përshëndetjen e dorës në zemër të shqiptarit, ai thotë : “Bonjour, Monsieur ! Votre passeport, s’il vous plait!”
Rrugët dhe sipërfaqet
Kështu ai më fut në një zyrë ku një fotografi e Mbretit Zog varet në sfond dhe formalitetet trajtohen me shpejtësi. Përsëri, përshëndetja shqiptare, “Bon voyage, Monsieur !”, dhe drejtohem për në Shkodër, qytetin më të madh, megjithëse Tirana është kryeqyteti i ri i Shqipërisë.
Për të qenë plotësisht i sinqertë, rrugët në Shqipëri nuk janë vërtet si ato në Portsmouth. Por me një makinë të mirë, ju mund të vozitni rehat deri në 30-40 milje në orë, përveç rasteve kur kthesat e malit e pengojnë atë.
Unë kam vozitur 65 milje në orë disa herë, dhe e vetmja rrugë mjaft e tmerrshme është ajo nga Tirana në Durrës, ylli balnear i Adriatikut ku Legata Britanike gjendet gjithmonë. Është vetëm 25 milje dhe një rrugë krejtësisht e re është në ndërtim e sipër.
Gjithsesi, të gjitha rrugët e Shqipërisë janë më të gjera se ato në Jugosllavi dhe për sa i përket sipërfaqes, ato nuk janë të shtruara mirë.
Vëzhgimet buzë rrugës
Kështu që arrita në kohë për drekë dy ditë pasi u nisa nga Dubrovniku, duke mos vërejtur asnjë “bandit” rrugës, por disa gjëra të tjera. Format kryesore të transportit janë një kontrast; mallrat transportohen ose me gomar ose me kamionë amerikanë të rinj ngjyrë të kuqe dhe shumë elegantë. Nuk ka asnjë centimetër linjë hekurudhore në vend sepse, siç më tha një shqiptar, “Vendi im ishte në gjumë kur të gjithë të tjerët ndërtonin hekurudhat !”
Ka edhe qerre kau, dhe më duhet të them se fshatarët, me kostumet shumëngjyrëshe dhe pantallonat e gjera “turke” shkaktojnë pengesë minimale dhe zakonisht i tundin një përshëndetje automobilistit. Vura re se makinat nuk kanë targa të përparme dhe se, megjithëse burrat mbajnë plis (qylaf), gratë nuk janë të mbuluara.
Djalë i ri i zënë
Në Shkodër, sapo kisha parkuar jashtë Grand Hotelit, vjen një i ri që më drejtohet në frëngjisht dhe më thotë se është përfaqësues i Klubit të Automobilizmit Mbretëror Shqiptar.
Ai thotë se quhet Shyqyri Xhaferi, se pret 19 shkencëtarë britanikë, se sapo ka dërguar 40 britanikë të tjerë në malet shqiptare, se ai njeh Dukën e Windsor-it, se do që Duka i Kentit të vijë në Shqipëri, se është i çmendur pas kuajve dhe se ai mund të jetë i dobishëm për mua.
Kështu, duke i tretur të gjitha këto, i thashë : “Do të pi një birrë dhe do të bëjmë kështu. Po kërkoj dikë, gjeneral-major Sir Jocelyn Percy, sepse më duhet të shkoj të takoj mbretin tuaj dhe telegramet duket se nuk funksionojnë shumë mirë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.”
Shefat e policisë britanike
“Shyggy” bëhet shumë informativ. Ai është i sigurt se për këtë nuk është faji i Byrosë Telegrafike Shqiptare (që doli se nuk ishte), dhe Gjenerali Percy është në atë moment në një hotel fqinj duke vuajtur nga një sulm i papritur i lumbagos, gjë që e kishte penguar atë të shkonte në veri atë mëngjes për të mbikëqyrur veprimtarinë e xhandarmërisë së tij.
Më lejoni të shpjegoj këtu se për dymbëdhjetë vitet e fundit, xhandarmëria është organizuar dhe drejtuar nga gjenerali Percy, me ndihmë, besoj, për tetë vjet, të kolonelit Hill dhe anglezëve të tjerë të ndryshëm që largoheshin në intervale të rregullta, pasi shqiptarët ishin trajnuar për punën e tyre.
Mbetën vetëm gjenerali Percy dhe koloneli Hill dhe ata do të largohen në fund të shtatorit.
Mbreti buzë detit
Një kartë i dërgohet gjeneralit dhe pas pak minutash vjen një djalë i ri i zgjuar me atë që duket si uniformë oficeri britanik (vetëm gri-jeshile) që flet një anglishte perfekte dhe më çon te gjenerali. Bëmë një bisedë të këndshme dhe gjenerali thotë se një Zot e di se çfarë ndodhi me telegramet dhe më mirë të shkoja të shihja kolonel Hill në Tiranë; ai më jep edhe të dhënat e para të sakta për Mbretin Zog. Mbreti ndodhet në shtëpinë e tij në plazh në Durrës, sapo është kthyer nga një lundrim me jaht rreth Korfuzit.
Nga fshati në qytet
EGK4 del sërish në rrugë dhe mbërrijmë në Tiranë rreth orës pesë të pasdites për të kontaktuar kolonelin Hill.
Tirana disa vite më parë, ishte një fshat i vogël pa asnjë rëndësi. Më pas mbreti Zog e bëri kryeqytetin e tij dhe mund të shihet një qytet modern në zhvillim e sipër.
Fillimisht u ngrit ndërtesa e Parlamentit (e përbërë prej 60 deputetësh), por tani është e eklipsuar nga të gjitha ministritë që e rrethojnë në sheshin kryesor të shtruar në mënyrë madhështore.
Një rrugë, e përuruar nga Konti Ciano, hap rrugën e hyrjes në qytet dhe vazhdimi i saj do të jetë rruga e re për në Durrës. Mbreti Zog zgjodhi Tiranën si pikë qendrore dhe strategjike, gjë që nuk është rasti për Shkodrën, pikërisht pranë kufirit jugosllav.
Vërshim pyetjesh
Koloneli Hill, ashtu siç duhet të jenë të gjithë anglezët e mirë, ishte në klubin e tenisit. Orari i tij i punës fillon në pesë të mëngjesit dhe mbrëmjet janë relativisht të lira.
Ne darkuam së bashku dhe i bëra shumë pyetje për Shqipërinë që doja të kuptoja.
“Më duket,” thashë, “se nuk ka asgjë shumë të prapambetur në këtë vend. Pra, çfarë janë gjithë këto marrëzira që na thonë jashtë vendit ?”
“Kam vetëm gjysmë ore këtu, por shoh që hidraulika në hotelin tim është e klasit të parë, ushqimi në Shkodër ishte i mirë, farmacisti shet të gjitha përgatitjet e Elizabeth Arden dhe parfumet e Parisit.”
“Bleva një film për një aparat fotografik Leica, disa cigare amerikane dhe më thanë se nesër do të kishin një zinxhir për orën time zvicerane. Dhe në emër të Zotit, ku janë banditët ?”
Thjesht të jashtëligjshëm
Koloneli trim e gëlltiti paksa këtë vërejtje. “Para së gjithash,” tha ai, “nuk ka banditë në kuptimin e njerëzve që sulmojnë udhëtarët, i grabisin apo i rrëmbejnë për shpërblim. Ka pak të jashtëligjshëm që merren ose me gjakmarrje ose me sherre politike.”
“Ata fshihen në zona krejtësisht të paarritshme dhe nëse përpiqemi t’i kapim, miqtë e tyre i fshehin dhe njerëzit tanë qëllohen. Por ata nuk janë më pak të interesuar për udhëtarët, qofshin të huaj apo shqiptarë.”
“Sigurisht që ka pasur banditë, por opinioni botëror për Shqipërinë nuk ka ecur në hapin e progresit të mahnitshëm të dekadës së fundit.”
Jo ferexhe, por plisa (qylafë)
Më pas ai vazhdoi duke thënë se një pjesë e progresit është për shkak të interesit që Italia ka dukshëm për Shqipërinë. Aeroporti i Tiranës dhe shërbimi ditor për në Romë, për shembull, drejtohen prej tyre. Shitja e kozmetikës franceze i detyrohet pjesërisht mbretëreshës Geraldinë, e cila u martua me Mbretin Zog prillin e kaluar dhe pjesërisht heqjes së ferexhesë nga mbreti për gratë vitin e kaluar. Natyrisht, gratë myslimane janë interesuar për këto gjëra.
Sa për burrat myslimanë, sipas ligjit shqiptar, atyre u lejohet vetëm një grua; por edhe pse, si në Turqi, ferexheja është hequr, plisi është ende i përdorur.
Resort i ri
Të nesërmen në mëngjes nisem për në Durrës dhe ende nuk mund ta kuptoj pse “Foreign Office List” e klasifikon këtë qytet si “të pashëndetshëm”. Këtu është qyteti i vjetër, i cili me sa duket është mjaft i shëndetshëm për të strehuar pallatin e mbretit të vendosur në një mal (kodër), dhe legatën britanike.
Por 2 milje larg qytetit ka një rrip plazhi 3 milje të gjatë. Gjatë dy viteve të fundit, resorti i ri i kënaqësisë Durrës-Plazh është zhvilluar në këtë rrip.
Katër rreshta bungalosh, duke filluar nga kabinat prej druri me ngjyra të ndezura deri te bungalotë imponuese të vendkalimeve, rreshtojnë plazhin nga njëri skaj në tjetrin. Makinat shpejtojnë përgjatë plazhit.
Princeshat, sigurisht!
Në fakt, pikërisht teksa po hyja për t’u larë, përpara meje kaloi një makinë amerikane e kuqe shumë e bukur me një shpejtësi rreth 85 milje/orë
“Nuk e dija që Malcolm Campbell ishte këtu.” — I thashë gjeneralit Serregi, adjutantit të mbretit.
“Kjo është makina e motrave të mbretit.” — u përgjigj ai. “Princeshat pëlqejnë të ngasin shpejt !” Vë bast se po !
Hapja tek Muftiu
Atë natë pati një kërcim në klubin e plazhit, ku morën pjesë shumica e Trupit Diplomatik. Atmosfera ishte gjysmë shqiptare dhe gjysmë italiane. Princeshat kishin marrë pjesë në hapjen e klubit dy javë më parë, por nuk ishin të pranishme në atë mbrëmje.
Duket se kjo ishte një ceremoni pasditeje dhe se Madhëritë e tyre Mbretërore kishin veshur fustane pasditeje dhe jo uniformat e tyre të bardha tani të famshme me shpata. Në fakt, gjatë qëndrimit tim në Shqipëri nuk kam takuar njeri që i ka parë me uniformë, edhe pse kartolinat e tyre shiten në çdo dyqan.
Veranda në breg të detit
Tre miljet e plazhit përfundojnë befas me një mal mbi të cilin “Zog I” dhe “G. Z.” (Me sa duket Geraldina dhe Zogu për çiftin mbretëror) të mbuluara me kurora, janë gdhendur në majë si distinktivët e regjimentit të Salisbury Plain.
Nën lisin e malit është shtëpia e mbretit në plazh, ku ai jeton gjatë gjithë verës. Dera e saj e përparme ka pamje nga plazhi dhe veranda e saj të çon drejtpërdrejt në det, shtëpia është e ndërtuar pjesërisht mbi shtylla.
Mobilje të thjeshta
Kjo shtëpi në plazh është prej druri dhe e lyer me një ngjyrë tërheqëse të kaltër Wedgwood. Është e mobiluar me mobilje te lehta te tipit bungalow. Pas saj ka një rrethim, i ruajtur nga një roje, ku janë ndërtuar disa bungalow për Oborrin mbretëror.
Ekziston edhe një godinë prej betoni që mbreti Zog e përdor si zyrë dhe ka dy roje dhe një oficer roje në detyrë kur punon aty.
Pikërisht në ndërtesën prej betoni u zhvillua audienca ime me Mbretin, e përshkruar në faqen njëmbëdhjetë.
Në përmbledhje
Unë jam përpjekur t’ju jap një pamje të vogël të një vendi që bota këmbëngul ta mbushë me hajdutë dhe egërsira.
Është me të vërtetë një vend i njerëzve mikpritës, disa prej të cilëve, është e vërtetë, janë veçse fëmijë të thjeshtë dhe ska asgjë të keqe për këtë. Është një vend i madhështisë së madhe të peizazhit dhe ashpërsisë së karakterit. Dhe ai ka në krye të saj një monark progresiv me sharm të konsiderueshëm.
Lordi Denegall flet me një mbret të vetëshpallur
Burimi : Sunday Dispatch, e diel, 28 gusht 1938, faqe n°11
Këtë javë Mbreti i vetëm në botë i vetëshpallur feston dhjetëvjetorin e fronëzimit të tij.
Zogu I i Shqipërisë ishte një njeri i thjeshtë. Ai u ngrit në udhëheqjen e vendit të tij jo si diktator, por si monark.
Ai u martua katër muaj më parë. Ai mohon thashethemet e “themeluara” se gruaja e tij është shtatzënë.
Lordi Donegall ka vizituar Mbretin Zog në Shqipëri për t’u dhënë lexuesve të “Sunday Dispatch” këtë pamje të një njeriu që fitoi një kurorë.
3000 burra i dhanë një kurorë
Ahmet Zogu lindi më 8 tetor 1895, bir i luginës së Matit të Shqipërisë.
I shkolluar në një akademi ushtarake, ai u përfshi në politikën ballkanike në moshën 20-vjeçare dhe ndihmoi në rezistencën ndaj serbëve.
Në moshën 23-vjeçare u bë Ministër i Brendshëm.
Në vitin 1923, ai shtypi një revoltë dhe u bë kryeministër.
Shumë shpejt Zogu u ekzilua me 500 ndjekës, por u kthye në vitin 1924 me 3000 dhe marshoi drejt kryeqytetit, Tiranës. Shqipëria u shpall republikë me Zogun si president për shtatë vjet.
Ai e shpalli veten Mbret në vitin 1928.
“Doja të isha në pozitën e një tutori (mësuesi) për popullin shqiptar, dhe monarkia i përshtatet më shumë këtij roli dhe traditave të popullit tim sesa diktatura.”
E pyeta Mbretin Zog I të Shqipërisë se përse kishte zgjedhur, 10 vjet më parë, të ishte monark mbi Shqipërinë, në vend që të ndiqte modën relativisht të re për t’u bërë diktator. Ai zgjodhi traditën e vjetër në vend të të resë. Duke qenë se Shqipëria është një vend i sapobashkuar, vendimi i tij më dukej me interes.
Pikërisht në ndërtesën prej betoni në Durrës, që përdorej si zyrë nga Mbreti Zog, u zhvillua audienca ime.
Britanikët janë të mirëpritur
Pas një mirëseardhjeje paraprake, në të cilën Mbreti tha se ishte gjithmonë i lumtur që takonte anglezët dhe e vlerësonte shumë miqësinë e Britanisë, ai më pyeti për atë që më interesonte veçanërisht.
“Do të doja të dëgjoja për zhvillimet e së shkuarës dhe të së ardhmes në Shqipëri. Unë nuk mendoj se bota e kupton atë që Madhëria juaj ka bërë që kur u bë Mbret.”
“Para së gjithash,” u përgjigj Mbreti Zog, “duhet ta kuptoni se turqit nuk lanë asgjë pas tyre. Shqipja ishte gjuhë e ndaluar dhe kur erdha unë në fron kishte vetëm tre shkolla të mesme në të gjithë vendin.”
“Vështirësia më e madhe ishte se të gjitha tekstet shkollore duhej të përktheheshin në shqip. Kjo ishte një punë kolosale. Por arsimi tani është i detyrueshëm, si në vendin tuaj.”
“Po transporti ?” — e pyeta.
“Ne kemi një program për ndërtimin e rrugëve. Rruga nga këtu në Tiranë është tashmë në ndërtim e sipër. Një tjetër do të shkojë nga veriu në jug të vendit dhe do të lidhë vendet aktualisht të paarritshme. Do të hapë rrugën drejt atyre vendeve që unë i konsideroj si zonat më të bukura të skive në botë.”
Planet ajrore (Aeroplanët)
“Shpresoj të zhvilloj një vend të vogël afër Korfuzit në një resort kryesor dhe e përfytyroj pas pesë vitesh si një lloj Dubrovniku. Sapo bëra disa kërkime atje në jahtin tim.”
“Ne kemi një program zhvillimi të transportit ajror, i cili së bashku me transportin rrugor duhet të bëjnë të mundur arritjen e ekselencës në të gjithë Shqipërinë.”
“Atëherë ju nuk po ndërtoni hekurudha ?”
“Jo. Do të kushtonin miliona dhe do të ishin krejtësisht të tepërta. Natyrisht. Unë jam në ankth për të përmirësuar tregtinë dhe veçanërisht për të krijuar një treg botëror për duhanin tonë. Po krijoj edhe një radio stacion në Tiranë. Në Greqi dhe në Itali ka shumë shqiptarë dhe Tirana në pak vite do të jetë një kryeqytet model.”
“Ju tashmë keni ndërtesa shumë të bukura atje,” thashë dhe mbreti u përgjigj se nuk do ta njihja vendin pas pesë vjetësh.
I thashë mbretit se kisha dëgjuar se gjenerali Percy dhe koloneli Hill, dy anglezë që shkuan në Shqipëri për të organizuar policinë (xhandarmërinë), po hiqnin dorë nga postet e tyre. Disa njerëz kishin thënë se këtë detyrë do ta merrnin përsipër italianët.
“Kjo nuk është e vërtetë,” u përgjigj mbreti Zog. “Gjenerali Percy dhe koloneli Hill kanë bërë punë të mrekullueshme në stërvitjen e shqiptarëve.”
“Ne do ta menaxhojmë vetë xhandarmërinë në linjat në të cilat ata e kanë ndërtuar. Është një trupë e mirë njerëzish. Më vjen keq që humbas gjeneralin dhe kolonelin, por nuk ka pasur asnjë ide që ata të qëndrojnë përgjithmonë.”
“Do të doja të dija mendimin e Madhërisë suaj për situatën botërore ?” — i thashë.
“Unë jam optimist,” u përgjigj mbreti. “Unë nuk mendoj se do të ketë një luftë evropiane në pesë vitet e ardhshme. Nuk mund të shohim përtej kësaj, por një luftë do të ishte një tragjedi për Shqipërinë, tani që sapo e kemi marrë veten nga vitet e gjata të errësirës që i paraprinë pavarësisë sonë. Unë mendoj se kombet kanë shumë frikë nga njëri-tjetri për të rrezikuar luftën.”
Nuk është një diktator
Më pas e pyeta mbretin nëse i vinte keq për lirinë që gëzonte kur ishte deputet dhe nga e cila duhej të hiqte dorë si mbret. Një vështrim mjaft i largët iu shfaq në sy dhe tha :
“Ndonjëherë, po. Dikur galopoja (kalëroja) në malet tona të egra. Ishte kënaqësia ime më e madhe.”
“Por çfarëdo sakrifice që kam bërë, është shpaguar mjaft duke parë Shqipërinë të rritet në adoleshencë me ndihmën time. Kjo është tani jeta ime.”
“Por unë ende kalëroj me motrat e mia këtu dhe rrotull Tiranës. Dikur ushtroja skermën, por nuk e kam bërë këtë prej disa kohësh. Unë notoj, sigurisht.”
Pikërisht atëherë Mbreti Zog më tha se pse zgjodhi të ishte Mbret dhe jo Diktator i Shqipërisë. Unë përdor fjalën “tutor” për njerëzit e tij : fjala aktuale që ai përdori ishte ajo franceze “instituteur”.
Mbretëresha
Nuk duket se ka ndonjë degë të ndonjë gjëje shqiptare që ai të mos e ketë në zemër. Ne folëm për letërsinë. Një ish-armik i Mbretit – njeriu që ishte President i Këshillit kur mori detyrën, po përkthen Shekspirin në shqip. “Mbreti Lear” dhe “Othello” tashmë janë në përfundim e sipër.
Së fundi, folëm për Mbretëreshën. Duket se ajo flet anglisht në mënyrë perfekte dhe jo, siç e kisha menduar, me theks amerikan.
Në Shqipëri flitej se pas disa muajsh mund të pritet një trashëgimtar i fronit. Duket se edhe një herë thashethemet kanë gënjyer.
“Ose përndryshe nuk më kanë thënë.” — tha Mbreti me një buzëqeshje.
Kështu mbaroi biseda jonë, veç se kur u ndamë, mbreti tha : “Nëse mundeni, ejani si mysafir në festimet e 1 shtatorit.”
Kjo është data e cila shënon dhjetëvjetorin e ngritjes së tij në fron./ KultPlus.com