Mbrëmjen e djeshme, një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Vlorë. Ngjarja ështe regjistruar pranë vendit të njohur si “Rrapi”, në ambientet e një hoteli, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike.
Përplasja ka eskaluar në dhunë me grushta, shkelma dhe sende të forta, ndersa raportohet se është përdorur edhe një mjet prerës, dyshohet thikë.
Si pasojë e përplasjes, dyshohet për persona të plagosur.
Burime nga Policia e Vlorës, bëjnë me dije se katër persona jane shoqëruar në Komisariat për sqarimin e rrethanave. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve.
TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Strukturat e policisë së Vlorës liruan hapësirë publike tek Uji i Ftohtë në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.
Policia procedoi penalisht administratorin e subjektit që kishte zënë këtë hapësirë duke vendosur çadra, shezlongë dhe tavolina, pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bregdet, pranë një restoranti në lagjen “Uji i Ftohtë”, konstatuan se administratori i këtij subjekti, shtetasi G. I., 62 vjeç, banues në Orikum, kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke publike prej 300 m², në të cilën kishte vendosur çadra, shezlongë dhe tavolina plazhi, pa qenë i pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.
Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimi penal ndaj shtetasit G. I., për veprën penale “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.
Pesë persona janë proceduar penalisht për zaptim dhe ushtrim të aktiviteteve tregtare pa regjistrim në Vlorë. Rastet janë konstatuar në lagjet “11 Janari”, “Uji i Ftohtë” dhe “10 Korriku”. E. H. ushtronte aktivitet tregtar për dhënien me qira të automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme. I.D. ushtronte aktivitetin tregtar të […]
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë këtë të enjte një aksion në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës, ku ka shëmbur një strukturë betoni, e cila u ndërtua një javë më parë në një tokë publike nga ndërtuesi Moisi Lazaj, i kompanisë “Lazaj 2002”. Pasi hodhi betonin për të ndërtuar […]
Një krim flagrant po konsumohet në një nga zonat më të shtrenjta të bregdetit shqiptar, ku ndërtuesi mafioz Moisi Lazaj, ka zaptuar tokë shtetërore në mënyrë brutale dhe po ndërton pa asnjë të drejtë ligjore, duke sfiduar hapur institucionet shtetërore, ligjet në fuqi dhe vetë autoritetin e shtetit. Kur nuk arriti t’a marrë pronën me […]
Më 9 maj 1956, 68 vjet më parë, kryeministri britanik, Sir Anthony Edenm më në fund iu dorëzua presionit të mediave dhe turpit ndërkombëtar, dhe urdhëroi një hetim mbi zhdukjen misterioze të palombarit [zhytësit] të Marinës Mbretërore, kapitenit Lionel “Buster” Crabb.
Ky palombar i dekoruar u zhduk gjatë një vizite miqësore të udhëheqjes sovjetike, në Mbretërinë e Bashkuar, në kulmin e tensioneve të Luftës së Ftohtë. Kur u përhap lajmi se Crabbi ishte zhdukur, Admiraliteti, departamenti qeveritar përgjegjës për Marinën, publikoi një deklaratë të paqartë, duke thënë se palombari po testonte pajisjet nënujore në Gjirin Stoks në bregun e Hempshirit, ndërsa mendohej se ishte mbytur.
Por, historia u përmbys kur vizitorë rusët akuzuan mikpritësit e tyre për spiunazh. Sovjetikët pretenduan se kishin parë një zhytës pranë anijes “Ordzhonikidze” – anija që solli udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov [Khrushchev] në Mbretërinë e Bashkuar – ndërsa ajo ishte ankoruar në Portin e Portsmuthit. Pavarësisht se pyetjet u shtruan vazhdimisht në Parlament, Edeni refuzoi të jepte më shumë informacion, duke thënë: “Nuk do të ishte në interesin publik të zbuloheshin rrethanat në të cilat supozohet se kapiteni Crabb ka humbur jetën”. Refuzimi i qeverisë për të dhënë shpjegime vetëm sa shtoi dyshimet se Crabbi kishte qenë në një mision të fshehtë spiunazhi.
Katërmbëdhjetë muaj pas zhdukjes së Crabbit, një trup pa kokë dhe pa duar, i veshur me kostum palombari, u gjet nga peshkatarët në portin e Çiçesterit në bregun jugor të Anglisë. Mungesa e gjurmëve të gishtave dhe dhëmbëve e bëri të vështirë identifikimin e trupit të gjymtuar, por një hetim i mëvonshëm përcaktoi se ishte trupi i Crabbit. E gjithë ngjarja turpëroi publikisht Edenin dhe dëmtoi përpjekjet e tij për të ndërtuar një marrëdhënie më miqësore me Bashkimin Sovjetik post-stalinist.
Kur u zhduk në vitin 1956, Crabbi veçse ishte i njohur për aventurat e tij të guximshme nën ujë. Me nofkën “Buster”, sipas notarit olimpik dhe aktorit amerikan Buster Crabbe – i famshëm në vitet ‘30 të shekullit XX – ai ishte ekspert në çmontimin e bombave nën ujë. Guximi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore i solli Medaljen [mbretërore] Xhorxh për heqjen e minave italiane nga anijet britanike në Maltë, si dhe Dekoratën e Perandorisë Britanike (OBE) për pastrimin e minave në Livorno në Itali. Aventurat e tij amfibe, gjatë luftës, u dramatizuan më vonë në filmin e vitit 1958, Armiku i heshtur [The Silent Enemy], ku Crabbin e luante aktori Laurence Harvey. Edhe pasi u lirua zyrtarisht nga ushtria në vitin 1947, ai vazhdoi të zhytej për Ushtrinë – në funksione të ndryshme, përfshirë hetimet mbi nëndetëset e fundosura.
Për dekada të tëra pas zhdukjes së palombarit, qeveria britanike ruajti me ngulm heshtjen mbi incidentin. Vetëm pas vitit 2006, falë kërkesave për informacion të lirë nga BBC-ja dhe pas deklasifikimit të dokumenteve sipas rregullit 50-vjeçar, nisën të dalin në dritë rrethanat e errëta të zhytjes fatkeqe të fundit të Crabbit.
Dosjet e deklasifikuara treguan se, që në fillim, shërbimet e sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar ishin të etura për të shfrytëzuar vizitën e Hrushovit për të mbledhur informacion mbi kundërshtarët e tyre të Luftës së Ftohtë. Ata kishin propozuar vendosjen e mikrofonave të fshehtë në hotelin “Claridge’s”, ku udhëheqësia sovjetike do të qëndronte gjatë vizitës. Por, kryeministri e kundërshtoi kategorikisht idenë dhe e bëri të qartë se “aventura të natyrës së ngjashme ishin të ndaluara”.
Megjithatë, MI6-shi rekrutoi Crabbin për të ndërmarrë një “veprim jozyrtar” me qëllim të hetimit të anijes ruse “Ordzhonikidze”. Natyra e saktë e misionit mbetet ende e paqartë, por ish-agjenti i MI5-shit, Peter Wright, sugjeroi në librin e tij Zbuluesi i spiunëve [Spycatcher, 1987] se misioni kishte për qëllim të ekzaminonte dhe fotografonte dizajnin e avancuar të helikave të anijes.
Dy ditë para misionit, Crabbi dhe një tjetër agjent i MI6-shit, me emrin Bernard Smith, u regjistruan në hotelin “Sally Port” në Portsmuth. Më 17 prill 1956, në mbrëmje, Crabbi u takua me një koleg ushtarak në një bar lokal. Ky koleg, emri i të cilit ishte hequr nga dosja, ishte një kapiten i Marinës Mbretërore, i cili pranoi ta ndihmonte Crabbin për të hyrë në portin e Portsmuthit për zhytjen e tij të fundit. Në vitin 2006, gazetari i BBC-së, Michael Buchanan, pati mundësinë të shqyrtonte deklaratën e dhënë nën betim, dikur të klasifikuar, të “njeriut të fundit që pa Crabbin të gjallë”.
“Ai thotë se kapiteni iu afrua disa ditë para zhytjes së fundit dhe e pyeti ‘nëse do të isha i gatshëm ta ndihmoja, krejtësisht në mënyrë jozyrtare dhe në kapacitet privat, në lidhje me një zhytje që do të bënte një ditë apo dy më vonë’. Ai theksoi më tej se në asnjë rrethanë nuk duhej të kontaktohej ndonjë autoritet përgjegjës detar”, ka thënë Buchanan.
Pak para orës shtatë, më 19 prill, kapiteni pa emër shkoi me Crabbin në Portin e Portsmuthit dhe e ndihmoi të vishte pajisjet dhe të kontrollonte pajisjet e zhytjes. Crabbi më pas notoi drejt anijes ruse, dhe nuk u pa më kurrë i gjallë. Marina Mbretërore nuk bëri asnjë përpjekje për të kërkuar zhytësin e zhdukur, nga frika se do të alarmonte ekuipazhin e “Ordzhonikidze”-s. “Dokumentet zbulojnë më tej se nuk u bë asnjë përpjekje për kërkim dhe shpëtim për Crabbin, pasi ky nuk ishte një operacion i mirëfilltë”, ka thënë Buchanan. “Dhe, ata i detajuan përpjekjet e gjera [nga Admiraliteti] për t’u siguruar që të mos implikoheshin në një mision të dështuar për të cilin nuk kishin asnjë dijeni”.
Shërbimet e inteligjencës arritën në përfundimin se Crabbi ose ishte kapur nga sovjetikët, ose ishte eliminuar nga “reagimi” rus, ose kishte pësuar një “fatkeqësi natyrore”. Smith, agjenti i MI6-shit, hoqi sendet personale të Crabbit dhe u largua nga hoteli “Sally Port”. Disa ditë më vonë, policia hoqi faqet me të dhënat e tyre nga regjistri i hotelit “Sally Port”, gjë që vetëm e forcoi dyshimin për një mision të fshehtë. Nën presionin e MI6-shit dhe të qeverisë, Admiraliteti shpiku me ngut historinë e rreme se Crabbi ishte zhdukur gjatë një testi zhytjeje në Gjirin Stoks.
Të dhënat e takimeve tregojnë për panikun në nivelet më të larta të qeverisë. Zyrtarët kishin frikë se, nëse trupi do të gjendej, sovjetikët mund ta përdornin vdekjen e Crabbit për qëllime propagandistike. Howard Davis nga Arkivat Kombëtare i tha BBC-së, në vitin 2006, se dosja “e bën shumë të qartë se nuk ishte një operacion i Admiralitetit; ata nuk kishin asnjë lidhje me të dhe shohim se si përpiqen të ndërtojnë një histori të cilën mund ta tregojnë, në mënyrë të besueshme, për të përballuar pyetjet e pashmangshme nga shtypi”.
Por, pavarësisht publikimit të disa dokumenteve të klasifikuara të qeverisë, ajo që ndodhi saktësisht me palombarin, atë ditë të vitit 1956, mbetet ende e panjohur. Në vitin 1990, Joseph Zwerkin, një ish-agjent i inteligjencës detare sovjetike, pretendoi se një snajper sovjetik mbi kuvertën e “Ordzhonikidze”-s kishte parë zhytësin në ujë dhe e kishte qëlluar. Ndërsa, në vitin 2007, Eduard Koltsov, një ish-palombar 74-vjeçar rus, deklaroi se ia kishte prerë fytin Crabbit gjatë një përleshjeje nën ujë, pasi e kishte kapur duke vendosur një minë në “Ordzhonikidze”.
Është sugjeruar gjithashtu se, pasi Crabbi ishte një bashkëpunëtor i Sir Anthony Bluntit – i cili u zbulua si spiun sovjetik në vitin 1979 – ai mund të ketë dezertuar. Nicholas Elliott, një ish-agjent i lartë i MI6-shit, që thuhet se ishte i përfshirë në zhytjen e fundit të Crabbit, besonte se zhytësi 47-vjeçar, i njohur për dashurinë e tij ndaj uiskit dhe cigareve, mund të kishte vdekur nga helmimi me oksigjen ose nga një sulm në zemër për shkak të lodhjes gjatë qëndrimit nën ujë.
Mund të kalojë edhe shumë kohë përpara se të dalin më tepër detaje mbi fatin e Crabbit. Ndërsa disa dokumente për këtë çështje janë bërë publike, të tjerat i janë nënshtruar zgjatjes së statusit të klasifikuar nga qeveria dhe nuk pritet të publikohen para vitit 2057. /Telegrafi/
Një bunker shumë i rrallë i Luftës së Ftohtë i fshehur në fshatin e Norfolkut në Britani të Madhe, është nxjerrë në shitje për vetëm 20,000 funte.
Bunkeri i Korpusit Mbretëror të Vëzhguesve (ROC) i epokës së Luftës së Ftohtë në Dersingham, dikur ishte pjesë e një rrjeti të madh bunkerëve vëzhgimi në të gjithë vendin.
U ndërtua në vitin 1957, si pjesë e një sistemi paralajmërimi të hershëm, për të zbuluar sulmin bërthamor të afërt dhe për të llogaritur pasojat e tij, transmeton Telegrafi.
Mbetja e jashtëzakonshme e historisë do të dalë në ankand për një çmim prej 20,000 funtesh më 8 maj dhe ndodhet në Sandringham.
Fotografitë e bunkerit tregojnë një shkallë metalike që zbret 4.5 metra në tokë. Brenda, ka vetëm dy dhoma gjithsej – me më të voglën që përmban tualetin, ndërsa dhoma më e madhe përdorej për vëzhgim dhe gjumë.
Por pranë mureve të konsumuara, një manekin i çuditshëm i zhveshur mund të shihet – duke krijuar një pamje shumë të çuditshme.
Pa veshur asgjë, dhe vetëm me një paruke bionde dhe qerpikë artificialë, figura e çarë dhe e dhëmbëzuar u shton një ndjesi të çuditshme fotove të strehës historike, e cila është lënë pas dore për shumë vite.
Gjatë përdorimit, streha do të ketë qenë e pajisur me mobile standarde në formën e karrigeve prej kanavacë, një tavoline të palosshme, një raft, një dollap dhe një krevate marinari me kornizë metalike.
Është qartësisht e kohës së saj – pasi në mur varet edhe një batanije zjarri me asbest. Në rafte ka kanaçe të vjetra prej kallaji, ndërsa në cep ka një fikës zjarri të vjetër.
Bunkeri i Dersingham-it drejtohej nga vullnetarë të trajnuar me uniformë nga vitet 1950 deri në vitin 1991, kur bunkerët e fundit u mbyllën, shembën ose u shitën. /Telegrafi/
Një luftë e ashpër mes disa emrave me peshë në politikë dhe biznes pritet të zhvillohet për të tjetërsuar një nga pronat më të lakmuara në Shqipëri; godinat dhe territorin e Vilave Qeveritare te Uji i Ftohtë në Vlorë. Disa muaj më parë, VoxNews investigoi një vendim të beftë të Korporatës së Investimeve Shqiptare, e […]
Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojnë masat ajrore të ftohta më origjinë kontinentale, duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit tonë.
Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore verilindore- juglindore, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore, duke ri-kthyer motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.
Nga: Paul Henderson dhe David Gardner / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Ndjeu vështrimin e 12 anëtarëve të porotës, teksa shkoi në ulësen e dëshmitarëve në Gjykatën Nr. 1 në Old Bejli [Old Bailey – Gjykata Qendrore Penale e Anglisë dhe Uellsit]. Një burrë në pjesën e publikut kollitej pareshtur, por përndryshe mbretëronte një heshtje totale.
Tërë vëmendja ishte mbi të – një grua në moshë të mesme, mjaftueshëm e marrë për të besuar se mund të kishte një fund të lumtur, edhe pse gjithçka që kishte parë në jetë tregonte të kundërtën. Ajo ngriti sytë drejt të vetmit që i interesonte, por ai po shikonte diku tjetër.
Erwin van Haarlem qëndronte në bankën e të pandehurve, si të ishte në një kafene parisiene, me një përçmim të madh për rrethanat dhe veçanërisht për të.
Ishte marsi i vitit 1989. Një vit më parë, kur kishte dëgjuar se ai ishte arrestuar në Perëndim të Londrës, ajo kishte fluturuar nga Holanda me shpresën për ta ndihmuar, por tani ndodhej aty për ta varrosur, edhe nëse kjo do të nënkuptonte se vetë ajo do të gjykohej. Kishte qenë e gjykuar edhe më parë – dhe rëndë. Asgjë nuk mund të ishte më keq se kaq.
Prokurori Roy Amlot, me faqet e kuqe që binin në kontrast me parukën e tij gri, u përpoq të merrte vëmendjen e saj ndërsa ajo përpiqej të rikthehej me mendje në të kaluarën.
“Zonja van Haarlem, a mund t’i thoni gjykatës emrin tuaj të plotë, ju lutem”?
“Johanna Hendrik van Haarlem”.
“Dhe, zonja van Haarlem, a e shihni të pandehurin në këtë sallë”?
Ajo pohoi me kokë.
“Ju lutem, a mund të tregoni se kush është”?
Gruaja holandeze Johanna van Haarlem me Jelinekun që ajo besonte se ishte djali që kishte dhënë për adoptim si foshnjë.
Ajo tregoi me dorë drejt burrit të vogël, të hijshëm, me flokët e prerë si bitëls dhe fytyrë të mprehtë, që rrinte në të kundërtën e sallës në një bankë të madhe druri – një dhomë brenda një dhome, ku i pandehuri qëndron në të njëjtin nivel me gjykatësin. Ai nuk tregoi asnjë shenjë njohjeje.
“Zonja van Haarlem”, tha Amloti, duke ia kthyer vështrimin tek ai, “a mund t’i tregoni gjykatës, me fjalët tuaja, për marrëdhënien tuaj me të pandehurin dhe si lindi ajo”?
Ajo donte të ikte, të arratisej, të ishte kudo tjetër, por qëndroi – ashtu siç kishte qëndruar në shtëpi si vajzë e re në Hagë, në vitin 1940, kur gjermanët hynë me tanket dhe sigurinë e tyre.
Çfarëdo që të ndodhte, do të kishte një çmim për t’u paguar. Gjithmonë kishte një çmim.
Johanna hodhi sytë përtej sallës së gjyqit dhe këtë herë ai ia ktheu shikimin. Nuk kishte asnjë ndjenjë dashurie aty. Nuk ishte se ai nuk e kishte dëgjuar historinë e saj më parë – ata e kishin shqyrtuar së bashku, me dhjetëra herë – por, ajo mendoi se vuri re një shenjë të lehtë faji.
Ajo filloi rrëfimin e saj. Tregoi se si kishte rënë pre, si e re dhe naive, nga një ushtar gjerman, dhe si pushtuesi i saj kishte vdekur në front në Kaen, në vitin 1944, vetëm pak ditë pasi ajo kishte zbuluar se ishte shtatzënë?
Tregoi se si kishte refuzuar babai i saj, bashkëpunëtor i nazistëve, të pranonte në shtëpi “produktin e luftës”, siç e quante ai. Tregoi se si ishte detyruar të linte djalin e saj të vogël, të cilin e kishte quajtur Erwin, në një jetimore në Çekosllovaki.
Karta e identitetit e Jelinekut me emrin e tij të koduar Gragert.
Dhe, tregoi se si, në mënyrë të pabesueshme, më shumë se 32 vjet më vonë, Kryqi i Kuq e kishte kontaktuar në Holandë, për t’i thënë se kishin gjetur Erwinin që jetonte në Londër, ndërsa e pyetën nëse donte ta takonte?
Johanna kaloi një dekadë të mbushur me gëzim, duke besuar se kishte gjetur fëmijën që kishte humbur. Ai u ftua në Holandë për një ribashkim me familjen e saj, me “të afërmit” e tij, dhe Erwini, nga ana e tij, mori Johannan dhe “vëllain” e tij Hans në pushime. I çonte gjithashtu në shfaqje dhe restorante gjatë vizitave të tyre në Londër.
Me kalimin e viteve, dashuria e tyre për Erwinin u rrit. Por, marrëdhënia ishte njëanshme. Në të vërtetë, Erwini ishte Vaclav Jelineku, me emrin e koduar Gragert, një agjent shumë i trajnuar i bllokut sovjetik, të cilit i ishte dhënë identiteti i Erwinit dhe që kishte pranuar ribashkimin me Johannan sepse kjo forconte “legjendën” e tij – historinë e rreme që një spiun krijon për veten.
Gjatë dekadës së mashtrimit me Johannan, ai kishte marrë pjesë në mbledhje në Parlamentin britanik dhe në një konferencë në Uashington, ku i ftuari kryesor kishte qenë presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan. Ai gjithashtu kishte mbledhur informacion mbi programin Polaris të nëndetëseve bërthamore të Britanisë dhe sistemin mbrojtës të raketave Lufta e Yjeve [Star Wars] të Reaganit, duke marrë lëvdata nga Moska, për çfarë u gradua në kolonel.
Pas gjithçkaje që Johanna kishte kaluar – pas gjithçkaje që ata kishin kaluar – ajo ende nuk mund të besonte që puna kishte ardhur deri në këtë pikë.
Kollitja në galerinë e publikut kishte pushuar dhe një grua nga porota, me një fytyrë të dhembshur, i buzëqeshi asaj. Ishte hera e parë që Johanna kuptonte se fytyra e saj ishte lagur nga lotët.
“Dëshironi një pushim, zonja van Haarlem”? – pyeti gjyqtari Simon Brown me një zë të qetë, thuajse sikur ishin vetëm në zyrën e tij. Ajo tundte kokën. E dinte se po të largohej nga salla, nuk do të kthehej më.
Johanna humbi sërish në mendimet e veta – këtë herë në kujtimet e lumtura, më të lumturat e jetës së saj. Ai shikonte poshtë, duke parë duart e veta, duke fshehur shprehjet. Ajo e dinte se ai nuk do të kishte turp, por shpresonte të paktën për pak mirëkuptim.
Në sallën e gjyqit kishte ndodhur një ndryshim që nuk mund të përshkruhej në shënimet e stenografit.
Johanna van Haarlem si e re
Sado që Amloti ishte përpjekur ta paraqiste të pandehurin para porotës në një dritë negative, ai kishte arritur t’i magjepste, duke mbjellë dyshimin e arsyeshëm për akuzat për spiunazh ndaj tij.
A mund të ishte një burrë kaq i zakonshëm, i këndshëm, vërtet një spiun? Rrëfimet e stilit të kinemasë së errët [film noir] që përfshinin këmbimin e informatave, çelësat me një përdorim të dekodimit, shifrat dhe kodet që prokurori përshkruante se ai kishte përdorur në punën e tij për shërbimin sekret çek (STB), dukeshin po aq të pabesueshme sa një skenar i Xhejms Bondit.
Çfarë lloj sekretësh mund të dërgonte një kamerier në një hotel “Hilton” (profesioni mbulesë i Jelinekut) përmes një radioje amatore nga kuzhina e tij në Friern Barnet [lagje në Londër]? Sugjerimi se ai kishte tentuar të vendoste pajisje përgjimi në mobiliet e Pallatit Bakingem ishte qesharak. Madje, ai buzëqeshi kur kjo ide u përmend në gjykatë.
Komuniteti hebraik, të cilin akuzohej se kishte tradhtuar për llogari të sovjetikëve, kishte qenë gjithashtu rrethi i tij shoqëror. Ata dukeshin më të lënduar sesa të dëmtuar. Por, Jelineku kishte mbledhur informacion të rëndësishëm për eprorët e tij – për metodat dhe emrat e hebrenjve që përpiqeshin të largoheshin nga Bashkimi Sovjetik. Ky informacion ishte përdorur nga negociatorët rusë në bisedimet për armët bërthamore me ShBA-në, në një kohë kur të drejtat e njeriut shkëmbeheshin me lëshimet për armatime.
Gjatë gjithë kohës, spiuni buzëqeshte me përçmim nga vendi i të pandehurit, sikur ta dinte sa qesharake dukej e gjitha. Por, arroganca e tij ishte zbehur qëkur Johanna dha betimin dhe qëndroi përballë tij për ta akuzuar.
Të shihje një nënë teksa i çahej zemra para syve të tyre, kishte ndryshuar atmosferën në sallë. Askush nuk buzëqeshte më.
Prokurori hezitoi ta ndryshonte atë moment, por Johanna ishte zhytur sërish në kujtime. Ai kolliti pak, dhe ajo kuptoi mesazhin – e vazhdoi rrëfimin e saj.
Bota e saj u shemb përsëri, tregoi ajo, kur Skotland Jardi [Scotland Yard] e telefonoi në shtëpinë e saj në Holandë, në prill të vitit 1988, për t’i thënë se djali i saj ishte arrestuar. E kishin kapur mat, duke dërguar mesazhe sekrete drejt e te eprorët e tij përtej Perdes së Hekurt. E tmerruar, përpiqej ta kontaktonte, por ishte tepër vonë – ai tashmë ishte i burgosur.
Dy oficerë të Njësisë Speciale mbërritën në shtëpinë e saj për të marrë një deklaratë, dhe ajo u tregoi gjithçka që dinte. Në fund të fundit, asgjë nga sjelljet e tij nuk ia kishte ndezur ndonjëherë dyshimin. Ai ishte djali i përkryer.
Vaclav Jelinek u arrestua në vitin 1988 pasi u kap duke kontaktuar me agjentët e tij çekë.
Asaj iu kërkua të bënte një test ADN-je. Rezultatet ishin tronditëse. Kishte një mundësi jashtëzakonisht të lartë që ai të mos ishte djali i saj.
E hutuar dhe e shqetësuar, Johanna vendosi të udhëtonte drejt Londrës për ta parë vetë, në burgun Brikston, ku mbahej në pritje të gjyqit pasi ishte deklaruar i pafajshëm. Ajo do të qëndronte pranë tij – ndryshe nga babai që nuk kishte qëndruar kurrë pranë saj. Pa kushte. Ajo do ta ndihmonte të dëshmonte pafajësinë.
Por, shikimi në fytyrën e tij ia tregoi të vërtetën. Buzëqeshja kishte humbur.
“Do të ma thuash të vërtetën”? – e pyeti ajo, duke u lutur për një shenjë dashurie. “A je vërtet djali im … apo ia ke vjedhur identitetin në jetimore”?
Ai e shikoi pa ndjenja, ftohtë. Sytë e foshnjës së saj kishin qenë të kaltër. Të tijtë ishin ngjyrë kafe. Atij nuk i interesonte nëse ajo e kishte kuptuar. Ajo nuk i duhej më. Johanna e shikoi gjatë në sytë e tij të spiunit mashtrues – dhe bota e saj u shemb përsëri.
“Nuk ka tym pa zjarr”, tha ai me zë të ulët. Pastaj u kthye nga ana tjetër. I huaj. /Telegrafi/
Vijon qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore duke diktuar kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë vija bregdetare dhe zonat e ulëta do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta, ndërsa kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të ketë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të Shqipërisë megjithatë […]
Prej vitit 1994 Shqipëria është angazhuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Kufizimi i rritjes së temperaturave është një prej objektivave kryesore që këto tre dekada i ngjan një lufte me mullinjtë e erës. Temperaturat e ajrit në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, duke shkuar ndesh me angazhimet për klimën. Mëngjesin e 20 janarit, ndërsa përgatitej të […]
Moti i ashpër kaploi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hënën pasi që stuhitë dimërore përfshin pjesën lindore gjatë fundjavës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, në mesin e tyre edhe 9 viktimat e vërshimeve Kentaki, që u shkaktuan nga shiu. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëroi për “një të ftoftë të rrezikshëm” të […]
Territori shqiptar do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites. Por, sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuar do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke sjellë momente me flokë dëbore. Parashikohet […]
Korporata e Investimeve Shqiptare i ka hapur rrugë ndërtimit të hoteleve me 5 yje brenda godinave dhe territorit të rezidencave qeveritare te zona e Ujit të Ftohtë, në Vlorë. VoxNews ka zbardhur dokumentin e Korporatës, ku rezulton se tre godinat shtetërore do të shndërrohen në zona private, ku disa suita do t’u lihen edhe qeveritarëve. […]
Shumë zona të SHBA kanë ngrirë nën një të ftohtë ekstrem në fillim të kësaj jave. Temperatura deri në 40 gradë nën zero dhe reshje të forta bore e bëjnë situatën të rrezikshme për jetën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit. Meteorologët bënë gjithashtu paralajmërime për stuhi dimërore të hënën (20.01.), e cila mund të prekë deri në 70 milionë njerëz.
Banorët e shteteve të Atlantikut të Mesëm, në veçanti, duhet të vishen mirë, veçanërisht në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Pensilvani. Në New England, më në veri, duke përfshirë shtetet e Connecticutit, New Hampshire-t, Maine-t, Massachusetts-it, Rhode Island-it dhe Vermontit, alarmet janë në fuqi që dje pasdite. Deri të mërkurën priten reshje të forta bore në perëndim të Nju Jorkut, me reshje deri në 90 centimetra në disa zona.
Rekomandohen pajisje emergjente e celularë të ngarkuar
Ka ditë që i ftohti ka prekur një pjesë të madhe të SHBA, por të hënën (21.01.) pritej që temperaturat të zbrisnin nga 34 në 48 gradë nën zero. Popullatës në Minnesota i rekomandojnë veshje të përshtatshme dimri dhe në rast udhëtimi, të mbajë me vete pajisje emergjente.
Shërbimet e urgjencës i kujtojnë drejtuesit e automjeteve të udhëtojnë me serbator të mbushur plotësisht dhe me celularë plotësisht të karikuar, për të kontaktuar familjet e tyre në rast nevoje.
Gjithashtu priten temperatura të ulëta rekord në kryeqytetin Uashington D.C, ku termometri ka gjasa të bjerë në shtatë gradë nën zero, sipas meteorologëve. Fryn gjithashtu edhe erë e akullt. Parashikimi bëri që presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump, ta kalonte ceremoninë e marrjes së detyrës në brendësi të Kapitolit.
Vala e ftohtë lidhet me të ashtuquajturin “Arktic Outbreak”. Kjo i referohet ardhjes së papritur të ajrit jashtëzakonisht të ftohtë nga rajonet polare, në zona më të ulëta. Sipas ekspertëve, kjo masë ajrore rrjedh shpesh nga Arktiku përmes Kanadasë dhe SHBA, e nxitur nga sisteme të forta me presion të lartë në veri dhe zona me presion të ulët më në jug. Si rezultat, temperatura arrijnë pika në 35 gradë nën zero, dhe në tokë mund të zbresin nën 40 gradë nën zero. Në kombinim me erërat e forta, stuhitë e borës, të njohura si “Blizzards”(“erëra të befta”), mund të shkaktojnë kushte kaotike në ambient.
Moti ekstrem – më i shpeshtë prej ndryshimeve klimatike
Në një kohë që të shtunën, në bregun perëndimor zjarre shkatërruese pyjesh përfshinë metropolin e Los Anxhelosit, disa zona patën më shumë borë javën e fundit se në çdo kohë tjetër të vitit. Meteorologët besojnë se fenomenet e ndryshme ekstreme të motit, si ato që ndodhin këtë javë në SHBA, janë shpeshtuar për shkak të ndryshimeve klimatike./DW
Një valë e re të ftohti pritet të përfshijë pjesë të tëra të Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim, të shoqëruara me erëra të ftohta, dëborë dhe ngrica. Temperaturat e ftohta që parashikohen për ditën e hënë në Uashington, detyruan autoritetet që ta zhvendosin ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump në ambientet e brendshme të Kapitolit.
Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, që nga malet Rockies në Kolorado deri tek shtetet veriore, temperaturat do të bien duke filluar nga e diela dhe do të vazhdojnë gjatë tërë javës së ardhshme dhe ato do të arrijnë deri në – 40 gradë Celcius.
Në kushte të tilla atmosferike, mund të pësohet deri edhe ngrirje nëse ndonjë pjesë e trupi të njeriut ekspozohet ndaj këtyre temperaturave, qoftë edhe për më pak se 10 minuta. Zyrtarët e institutit meteorologjik u bënë thirrje banorëve të veshin xhaketa, kapele dhe doreza dhe të kalojnë sa më pak kohë jashtë. Autoritetet presin që reshjet e shiut dhe të borës të krijojnë probleme në komunikacion, sidomos në pjesët e vendit që zakonisht nuk përjetojnë mot të këtillë dimëror. /VOA
Një valë e re të ftohti pritet të përfshijë pjesë të tëra të Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim, të shoqëruara me erëra të ftohta, dëborë dhe ngrica.
Temperaturat e ftohta që parashikohen për ditën e hënë në Uashington, detyruan autoritetet që ta zhvendosin ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump në ambientet e brendshme të Kapitolit.
Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, që nga malet Rockies në Kolorado deri tek shtetet veriore, temperaturat do të bien duke filluar nga e diela dhe do të vazhdojnë gjatë tërë javës së ardhshme dhe ato do të arrijnë deri në – 40 gradë celsius, ose edhe më të ulëta, në Dakota dhe në pjesën veriore të Minesotës, sipas meteorologut nga Shërbimi Kombëtar i Motit, Marc Chenard.
Në kushte të tilla atmosferike, mund të pësohet deri edhe ngrirje nëse ndonjë pjesë e trupi të njeriut ekspozohet ndaj këtyre temperaturave, qoftë edhe për më pak se 10 minuta. Zyrtarët e institutit meteorologjik u bënë thirrje banorëve të veshin xhaketa, kapele dhe doreza dhe të kalojnë sa më pak kohë jashtë.
Autoritetet presin që reshjet e shiut dhe të borës të krijojnë probleme në komunikacion, sidomos në pjesët e vendit që zakonisht nuk përjetojnë mot të këtillë dimëror.
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ftohtë. Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin herë pas here kalime vranësirash të […]
Këtë të martë pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike në vendin tonë. Shqipëria vijon nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe të ftohtë. Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes. Ato rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 11°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.
Kosova
Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites. Pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës. Më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga -7°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 4°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV përgjatë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe shumë të ftohtë. Orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat të largohen nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga -6°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 6°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup.
Evropa
Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri-verilindje të kontinentit europian me ndikim deri në Lindje do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në Europën Lindore, rajonin e Balltikut dhe Europën Lindore duke sjellë reshje të dendura dëbore. Po ashtu vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në Britaninë e Madhe. E gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë siberiane duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura shumë të ulëta