Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

By: Ela
2 August 2025 at 17:35

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli në “Ujin e ftohtë”, është mbyllur nga mbetjet dhe inertet që janë aty. Për një pjesë të qytetarëve të Vlorës, për të cilët ky burim përfaqëson një vend me rëndësi sociale […]

The post “Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht appeared first on BoldNews.al.

Lirohet hapësira publike tek Uji i Ftohtë, procedohet penalisht administratori i subjektit

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Strukturat e policisë së Vlorës liruan hapësirë publike tek Uji i Ftohtë në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Policia procedoi penalisht administratorin e subjektit që kishte zënë këtë hapësirë duke vendosur çadra, shezlongë dhe tavolina, pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bregdet, pranë një restoranti në lagjen “Uji i Ftohtë”, konstatuan se administratori i këtij subjekti, shtetasi G. I., 62 vjeç, banues në Orikum, kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke publike prej 300 m², në të cilën kishte vendosur çadra, shezlongë dhe tavolina plazhi, pa qenë i pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.
Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimi penal ndaj shtetasit G. I., për veprën penale “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

The post Lirohet hapësira publike tek Uji i Ftohtë, procedohet penalisht administratori i subjektit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlorë, 5 persona nën hetim për tregti të paligjshme në zona publike

By: Elva
2 July 2025 at 10:55

Pesë persona janë proceduar penalisht për zaptim dhe ushtrim të aktiviteteve tregtare pa regjistrim në Vlorë. Rastet janë konstatuar në lagjet “11 Janari”, “Uji i Ftohtë” dhe “10 Korriku”. E. H. ushtronte aktivitet tregtar për dhënien me qira të automjeteve, në një hapësirë publike të zënë në mënyrë të paligjshme. I.D. ushtronte aktivitetin tregtar të […]

The post Vlorë, 5 persona nën hetim për tregti të paligjshme në zona publike appeared first on BoldNews.al.

Vlorë/ IKMT aksion te “Uji i Ftohtë”, prish pilotat e Moisi Lazajt të hedhura në tokë publike (VIDEO)

26 June 2025 at 11:38

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë këtë të enjte një aksion në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës, ku ka shëmbur një strukturë betoni, e cila u ndërtua një javë më parë në një tokë publike nga ndërtuesi Moisi Lazaj, i kompanisë “Lazaj 2002”. Pasi hodhi betonin për të ndërtuar […]

The post Vlorë/ IKMT aksion te “Uji i Ftohtë”, prish pilotat e Moisi Lazajt të hedhura në tokë publike (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin

By: Ela
19 June 2025 at 13:46

Një krim flagrant po konsumohet në një nga zonat më të shtrenjta të bregdetit shqiptar, ku ndërtuesi mafioz Moisi Lazaj, ka zaptuar tokë shtetërore në mënyrë brutale dhe po ndërton pa asnjë të drejtë ligjore, duke sfiduar hapur institucionet shtetërore, ligjet në fuqi dhe vetë autoritetin e shtetit. Kur nuk arriti t’a marrë pronën me […]

The post Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 8 Prill 2025/ I kthjellët, por i ftohtë, si priten të jenë temperaturat gjatë ditës

By: V K
8 April 2025 at 07:26

Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojnë masat ajrore të ftohta më origjinë kontinentale, duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit tonë.

Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore verilindore- juglindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore, duke ri-kthyer motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 8 Prill 2025/ I kthjellët, por i ftohtë, si priten të jenë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Mot i acartë në SHBA, sot priten temperatura ekstreme -51 °C në disa shtete

18 February 2025 at 09:13

Moti i ashpër kaploi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hënën pasi që stuhitë dimërore përfshin pjesën lindore gjatë fundjavës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, në mesin e tyre edhe 9 viktimat e vërshimeve Kentaki, që u shkaktuan nga shiu. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëroi për “një të ftoftë të rrezikshëm” të […]

The post Mot i acartë në SHBA, sot priten temperatura ekstreme -51 °C në disa shtete appeared first on BoldNews.al.

I kthjellët, por i ftohtë/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

8 February 2025 at 08:11

Territori shqiptar do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites. Por, sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuar do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke sjellë momente me flokë dëbore. Parashikohet […]

The post I kthjellët, por i ftohtë/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Skandal/ Rama u jep oligarkëve rezidencat qeveritare në Vlorë për të ndërtuar hotele me 5 yje

By: Ela
21 January 2025 at 11:59

Korporata e Investimeve Shqiptare i ka hapur rrugë ndërtimit të hoteleve me 5 yje brenda godinave dhe territorit të rezidencave qeveritare te zona e Ujit të Ftohtë, në Vlorë. VoxNews ka zbardhur dokumentin e Korporatës, ku rezulton se tre godinat shtetërore do të shndërrohen në zona private, ku disa suita do t’u lihen edhe qeveritarëve. […]

The post Skandal/ Rama u jep oligarkëve rezidencat qeveritare në Vlorë për të ndërtuar hotele me 5 yje appeared first on BoldNews.al.

Valë e re e të ftohtit në SHBA, priten temperatura deri në -40 gradë Celsius

By: user 11
18 January 2025 at 20:51

Një valë e re të ftohti pritet të përfshijë pjesë të tëra të Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim, të shoqëruara me erëra të ftohta, dëborë dhe ngrica. Temperaturat e ftohta që parashikohen për ditën e hënë në Uashington, detyruan autoritetet që ta zhvendosin ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump në ambientet e brendshme të Kapitolit.
Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, që nga malet Rockies në Kolorado deri tek shtetet veriore, temperaturat do të bien duke filluar nga e diela dhe do të vazhdojnë gjatë tërë javës së ardhshme dhe ato do të arrijnë deri në – 40 gradë Celcius.

Në kushte të tilla atmosferike, mund të pësohet deri edhe ngrirje nëse ndonjë pjesë e trupi të njeriut ekspozohet ndaj këtyre temperaturave, qoftë edhe për më pak se 10 minuta. Zyrtarët e institutit meteorologjik u bënë thirrje banorëve të veshin xhaketa, kapele dhe doreza dhe të kalojnë sa më pak kohë jashtë. Autoritetet presin që reshjet e shiut dhe të borës të krijojnë probleme në komunikacion, sidomos në pjesët e vendit që zakonisht nuk përjetojnë mot të këtillë dimëror. /VOA

The post Valë e re e të ftohtit në SHBA, priten temperatura deri në -40 gradë Celsius appeared first on Lapsi.al.

Temperatura të ulëta ekstreme në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara

18 January 2025 at 20:30

Një valë e re të ftohti pritet të përfshijë pjesë të tëra të Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim, të shoqëruara me erëra të ftohta, dëborë dhe ngrica.

Temperaturat e ftohta që parashikohen për ditën e hënë në Uashington, detyruan autoritetet që ta zhvendosin ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump në ambientet e brendshme të Kapitolit.

Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, që nga malet Rockies në Kolorado deri tek shtetet veriore, temperaturat do të bien duke filluar nga e diela dhe do të vazhdojnë gjatë tërë javës së ardhshme dhe ato do të arrijnë deri në – 40 gradë celsius, ose edhe më të ulëta, në Dakota dhe në pjesën veriore të Minesotës, sipas meteorologut nga Shërbimi Kombëtar i Motit, Marc Chenard.

Në kushte të tilla atmosferike, mund të pësohet deri edhe ngrirje nëse ndonjë pjesë e trupi të njeriut ekspozohet ndaj këtyre temperaturave, qoftë edhe për më pak se 10 minuta. Zyrtarët e institutit meteorologjik u bënë thirrje banorëve të veshin xhaketa, kapele dhe doreza dhe të kalojnë sa më pak kohë jashtë.

Autoritetet presin që reshjet e shiut dhe të borës të krijojnë probleme në komunikacion, sidomos në pjesët e vendit që zakonisht nuk përjetojnë mot të këtillë dimëror.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Temperatura të ulëta ekstreme në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara appeared first on Euronews Albania.

Dimri ka “trokitur”, por çfarë ndodh me trupin kur bën papritur ftohtë! Këshillat se si duhet të veproni

By: Mirgen
13 January 2025 at 09:27

Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është i mprehtë. Sipas të dhënave i ftohti, veçanërisht kur ndodh papritur, ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit. Këto luhatje shëndetësore janë të rëndësishme […]

The post Dimri ka “trokitur”, por çfarë ndodh me trupin kur bën papritur ftohtë! Këshillat se si duhet të veproni appeared first on BoldNews.al.

“Temperatura shumë të ulta e ngrica në rrugë”, meteorologu tregon kur ngrohet moti

By: Besnik
13 January 2025 at 10:00

Në një lidhje live me Esmeralda Mulaj në Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, duke theksuar se temperaturat do të jenë shumë të ulëta në të gjithë territorin shqiptar.

“Ajo çfarë do të jetë më problematike gjatë kësaj jave janë temperaturat e ajrit. Do të jenë mjaft të ulta në territorin tonë, duke bërë që në verilindje, të paktën deri ditën e mërkurë, vlerat minimale të zbresin deri në -10 gradë Celsius. Ndërsa në zonat malore të juglindjes, temperaturat mund të arrijnë deri në -8 gradë Celsius”, tha Osmani.

Ai shtoi se në ultësirën perëndimore, do të ketë gjithashtu temperatura të ulëta gjatë orëve të para të mëngjesit, ku minimumet do të jenë nga -1 deri në 5 gradë Celsius.

Përsa i përket mesditës të së hënës, Osmani theksoi se temperatura maksimale nuk do të kalojë 9 gradë Celsius në vijën bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë temperatura rreth 0 apo -1 gradë Celsius.

“Në ditët në vazhdim, do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave, duke sjellë mot më të ngrohtë në fundjavë”, shtoi ai.

Meteorologu paralajmëroi gjithashtu mundësinë e ngricave në aksidentet rrugore, sidomos në zonat verilindore dhe juglindore.

“Por nuk përjashtohet mundësia e ngricave edhe në zonat e tjera gjatë orëve të natës”, theksoi ai.

Duke folur për erën, Osmani njoftoi se do të ketë erë me shpejtësi deri në 65 km në orë, kryesisht nga drejtimi verilindor, e cila do të kontribuojë në ndjesinë e temperaturave më të ftohta.

“Megjithatë, më e keqja ka kaluar dhe reshjet do të dobësohen gjatë ditëve në vazhdim”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Temperatura shumë të ulta e ngrica në rrugë”, meteorologu tregon kur ngrohet moti appeared first on Euronews Albania.

Kohë e kthjellët dhe e ftohtë/ Sot dita e fundit e vitit, njihuni me parashikimin e motit

31 December 2024 at 08:35

Dita e fundit e këtij viti (e martë, 31 Dhjetor 2024) do të jetë në ndkimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me diell dhe i kthjellët, ndërsa do të ketë vranësira të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të […]

The post Kohë e kthjellët dhe e ftohtë/ Sot dita e fundit e vitit, njihuni me parashikimin e motit appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ka rezervuar moti në natën e ndërrimit të viteve? Njihuni me parashikimin për këtë javë

29 December 2024 at 13:06

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në […]

The post Çfarë ka rezervuar moti në natën e ndërrimit të viteve? Njihuni me parashikimin për këtë javë appeared first on BoldNews.al.

I kthjellët dhe i ftohtë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

29 December 2024 at 08:10

Shqipëria do të jetë për ditën e sotme (e diel, 29 Dhjetor) nën ndikimin e masave ajore të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale duke sjellë në vendin tonë, mot të kthjellët dhe të freskët. Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht zonat e ulëta. Parashikohet që orët e […]

The post I kthjellët dhe i ftohtë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

I vuri tritolin lokalit tek ‘Uji i Ftohtë’, Gjykata e Vlorës jep masën për 28-vjeçarin

By: lia rda
16 December 2024 at 15:26

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg” për shtetasin Beqir Selamaj.

28 vjeçari u arrestua pak ditë më parë nga policia, ndërsa akuzohet për veprën penale të shkatërrimit të pronës për vendosjen e një sasie lënde eksplozive në një lokal në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë.

Sakaq, Selamaj rezulton me precedent penale në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë./abcnews.al

“Dimër tipik dhe i ftohtë”/ Meteorologia Lajda Porja bën parashikimin e bujshëm: Ja kur rikthehen reshjet e dëborës

2 December 2024 at 10:00

E ftuar në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” sinoptikania Lajda Porja tha se Dhjetori dhe muajt e tjerë në vijim do të kenë temperatura të ulëta. Teksa shtoi se një pjesë e Evropës Qendrore do të ketë temperaturat e një dimri të acartë, një pjesë e Mesdheut përfshirë dhe Shqipërinë do të kenë temperaturat tipike të një dimri klasik. Sipas sinoptikanes ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i kaluar.

“Ka startuar në Shtator “La Ninja” dhe pritet të jetë deri në fund të Shkurtit që do të thotë se do të kemi një dimër të vërtetët në pjesën më të mirë të globit, një pjesë do të ketë të acartë. SHBA, Britania e Madhe, Skandinavia, pjesërisht pjesa më e madhe e Evropës Qendrore do të përjetojnë një dimër të acartë dhe një pjesë e Mesdheut do të përjetojë një dimër tipik, aktualisht ne jemi në temperatura të një dimri tipik klasik të Shqipërisë. Jemi në temperatura tipike Dhjetori, -3 gradë është temperatura më e ulët në Peshkopi dhe -2.4 gradë është në qarkun e Korçës, flasim për zonat urbane, kurse fshatrat do të kenë temperatura 2-3 gradë më të ulëta, zonat e thella malore shkojnë padiskutim në -5 gradë. Është një dimër pak më i ftohtë krahasuar me vitin e kaluar, por do të jetë një dimër pak më i ngrohtë se një dimër tipik. Sepse deri në datën 15 Dhjetor ne do të përjetojmë ditë tipike dimri që do të thotë se do të jemi rreth vlerave minimale -2 ose -3 gradë dhe vlerat maksimale 14-15 gradë, por pjesa e dytë e Dhjetorit do të jetë më e ngrohtë, ku vlerat maksimale do të jenë më larta,” tha sinoptikania.

Për sa i përket kësaj jave, Lajda Porja tha se gjatë ditës së mërkurë dhe të enjten pritet të rikthehen reshjet e borës kryesisht në zonat lindore. Kurse gjatë 15 ditëshit të parë të Dhjetorit temperaturat do të jenë të paqëndrueshme.

“Të mërkurën dhe të enjten do të kemi një front të ftohtë i cili jo vetëm që është i ftohtë, por dhe i lagësht. Vjen drejt territorit shqiptar, do të ketë reshje të pakta në Ultësirën Perëndimore, por shtohet lagështia në Tiranë dhe do të bëhet një i ftohtë i hidhur, dhe ka reshje dëbore. Rikthehet dëbora në zonat malore, në të gjithë zonën lindore që nga Puka, Bajram Curr, Bulqizë, Librazhd dhe deri në Qarkun Korçës, do të jenë të mërkurën dhe të enjten. Ndonëse qytetet do të kenë reshje më të pakta që mund të jenë 5 deri në 8 centimetra, zonat e thella do të kenë deri në 15 centimetra. Ky muaj do të jetë i paqëndrueshëm, do të kemi dy ditë me diell, një ditë me shi dhe të premten do të kemi përmirësim. Më saktë ky 15 ditësh nuk do të jetë reshje të konsiderueshme, por do të jenë prezente, do të jetë lagështira prezente dhe në qytetet e bregdetit do të ndjehen si ditë bore, vetë prania e lagështirës do bëjë që të ndjejmë shumë të ftohtin si ditë dëbore,” tha Lajda Porja.

The post “Dimër tipik dhe i ftohtë”/ Meteorologia Lajda Porja bën parashikimin e bujshëm: Ja kur rikthehen reshjet e dëborës appeared first on Sot News | Lajme.

Temperaturat ulen deri në -4 gradë Celsius, parashikimi i motit për fundjavën! Ja qarqet që do të zbardhen nga dëbora

30 November 2024 at 08:06
Gjatë kësaj fundjave vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje shiu. Sipas SHMU, ditën e shtunë reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri në mesditë në pjesën më të madhe të vendit dhe prej orëve të mesditës
❌
❌