Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ministri Çeku: Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill, Kosova më e ndritshme falë jush

By: Kult Plus
4 August 2025 at 14:56

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shprehur mirënjohje të thellë për këngëtaren me famë botërore Dua Lipa dhe ekipin e saj të festivalit Sunny Hill, për kontributin e vazhdueshëm në promovimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe kulturës.

Në një deklaratë publike, ministri Çeku tha se vizioni i Dua Lipës dhe përkushtimi i ekipit të Sunny Hill kanë krijuar një hapësirë unike ku muzika, arti dhe rinia shqiptare bashkohen me energjinë globale. Ai theksoi se përmes këtij festivali, Prishtina shndërrohet çdo vit në një skenë ndërkombëtare, duke e bërë Kosovën të dukshme dhe të vlerësuar për talentin dhe krijimtarinë e saj.

“Dua është shembulli më i mirë se si dashnia për vendin mund të shndërrohet në veprim me ndikim të jashtëzakonshëm. Faleminderit, Dua. Faleminderit Sunny Hill. Kosova është më e ndritshme edhe falë jush.” u shpreh ministri Çeku.

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Ulpianë, identifikohet një tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian

2 August 2025 at 19:09

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.

Ky zbulim vjen pas identifikimit të mbishkrimit të parë që përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan.

Mbishkrimi i sapozbuluar dëshmon ndërtimin e një bazilike episkopale dhe, sipas ministrit Çeku, përbën një nga të vetmet dedikime të njohura të Justinianit në vendin e prejardhjes së tij.

“Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet,” shkruan Çeku, duke theksuar se hulumtimet në Ulpianë dhe Dresnik po zhvillohen në prona publike të shpronësuara gjatë vitit të kaluar.

Ai shton se aktualisht po punohet me intensitet në lokalitete të rëndësishme arkeologjike, në planet e konservimit e menaxhimit, në ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes partneriteteve ndërkombëtare, si dhe në studime dhe publikime shkencore.

“Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj”, përfundon ministri Çeku.

The post Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Ulpianë, identifikohet një tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian appeared first on Telegrafi.

Rikthehet shkëlqimi i shtëpisë së Hyjnilerëve në Prishtinë – një perlë e trashëgimisë kulturore

By: Kult Plus
24 July 2025 at 10:50

Një nga objektet më të vjetra dhe më të bukura të arkitekturës tradicionale në kryeqytet, shtëpia e Hyjnilerëve, i është rikthyer shkëlqimit të dikurshëm falë një restaurimi të kujdesshëm nga shteti.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi rëndësinë historike dhe simbolike që kjo shtëpi ka për qytetin e Prishtinës. “E ruajtur me fanatizëm ndër shekuj nga familja, kjo perlë e arkitekturës tradicionale do të ruhet dhe do të bartet tek brezat e ardhshëm,” u shpreh Çeku, shkruan KultPlus.

Sipas ministrit, për dy dekada trashëgimia kulturore e Prishtinës ishte lënë në harresë dhe rrezikonte shkatërrimin. “Tani, me përkushtim dhe vëmendje të duhur, po i kthejmë kujdesin që e meriton,” shtoi ai.

Pamjet e publikuara tregojnë ndërhyrjen restauruese të bërë me ndjeshmëri dhe respekt ndaj origjinalitetit të objektit, një ndërtesë karakteristike me elementë druri dhe arkitekturë të pasur ballkanike.

Kjo ndërhyrje vjen si pjesë e një procesi më të gjerë të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në Kosovë, që përfshin rikonstruksione, restaurime dhe digjitalizime të monumenteve historike në mbarë vendin./KultPlus.Com

Restaurohet plotësisht një nga shtëpitë më të vjetra të Prishtinës

By: Kult Plus
22 July 2025 at 09:01

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për restaurimin e plotë të Shtëpisë së familjes Sylejmani, e cila gjendet në Qendrën Historike të Prishtinës. Kjo shtëpi e ndërtuar në vitin 1880, njihet si një prej ndërtesave më të vjetra dhe më autentike të kryeqytetit.

“Nga shkatërrimi në restaurim të plotë. Shtëpia e familjes Sylejmani në Qendrën Historike të Prishtinës. Përveç vlerës historike, këto shtëpi janë pjesë e identitetit të qytetit dhe pika të rëndësishme për turizmin kulturor”, ka shkruar ministri Çeku në një postim në rrjetet sociale, përcjellë KultPlus.

Sipas tij, ky restaurim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore të vendit. Me kthimin e saj në gjendjen origjinale, shtëpia e familjes Sylejmani pritet të shërbejë si një atraksion i ri për vizitorët dhe një qendër simbolike për historinë urbane të Prishtinës.

Kjo ndërtesë tradicionale, me elemente të arkitekturës otomane dhe vendore, ka pasur për dekada me radhë një rëndësi të veçantë në memorien kolektive të banorëve të qytetit.

Ministria e Kulturës ka paralajmëruar se projekte të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të mbrojtjes dhe restaurimit të objekteve të tjera me vlerë historike në mbarë vendin./KultPlus.com

Ministri Çeku: Rikthim emocionues i Armend Rexhepagiqit me albumin “Dashni e vjetër”

By: Kult Plus
20 July 2025 at 15:44

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar lart rikthimin e këngëtarit dhe kantautorit të njohur Armend Rexhepagiqi, pas koncertit të mbajtur mbrëmë në Prishtinë.

Përmes një postimi, ministri Çeku tha se artistë si Rexhepagiqi janë të rrallë dhe të pazëvendësueshëm në skenën muzikore shqiptare. Ai përshkroi koncertin si “fantastik” dhe theksoi se zëri, ndjeshmëria dhe muzika e artistit kanë lënë gjurmë të thella në kulturën tonë.

“Një rikthim i shumëpritur i një prej artistëve tanë më të veçantë, me albumin e ri ‘Dashni e vjetër’. Një natë ku emocionet, kujtimet dhe krijimtaria u shkrinë në një performancë që prek zemrën,” u shpreh ministri Çeku.

Albumi i ri i Rexhepagiqit është mirëpritur me entuziazëm nga publiku, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e muzikës së tij për të prekur gjenerata të tëra./KultPlus.com

1000 intervista për të dokumentuar krimet e regjimit serb kundër shqiptarëve të Kosovës

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Ministri i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, bëri të ditur sot, përmes profilit të tij zyrtar se, ka nisur projekti trevjeçar “Kujtesa e masakrave në Kosovë”.

Ky projekt i cili konsiderohet si shumë me rëndësi, do të dokumentojë rrëfimet e të mbijetuarve dhe dëshmitarëve nga dhjetë prej masakrave më të rënda të luftës në Kosovë, 1998–1999. Projekti do të mbledhë rrëfime që nuk duhet të humbin, zëra që duhen dëgjuar, ruajtur dhe kujtuar përherë.

Llogaritet të jenë më shumë se 1000 intervista audio që do të bëhen pjesë e një arkive publike që ruan kujtesën dhe të vërtetën.

Projekti realizohet nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës, Bibliotekën Kombëtare dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

“Dokumentimi dhe ekspozimi i krimeve të regjimit serb ndaj shqiptarëve është obligim për të cilin po angazhohemi çdo ditë”, shkroi ministri Çeku. /j.p/

 

The post 1000 intervista për të dokumentuar krimet e regjimit serb kundër shqiptarëve të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punime dhe zbulime të reja në kalanë e Kastërcit në Suharekë

By: Kult Plus
26 June 2025 at 19:19

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në kalanë e Kastërcit në Suharekë po zhvillohen punime konservuese dhe restauruese, krahas gërmimeve arkeologjike që po kryhen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.

Sipas Ministrit Çeku, zbulimet e mëparshme kanë dëshmuar se jeta në këtë vendbanim ka vazhduar nga periudha parahistorike deri në mesjetë, duke e bërë kalanë e Kastërcit një prej dëshmive më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Punimet po bëhen me qëllim të ruajtjes së këtij thesari arkeologjik dhe shndërrimit të tij në një destinacion tërheqës për vizitorët dhe për zhvillimin e turizmit kulturor në rajon.

Hajrulla Çeku: Kandidatura ime për Prishtinën është pjesë e betejës së përgjithshme

19 June 2025 at 17:58

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur për herë të parë pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Duke e cilësuar këtë kandidaturë si pjesë të një angazhimi të përbashkët politik, Çeku theksoi se politikën nuk e sheh si veprimtari individuale, por si një punë ekipore.

“Unë politikën nuk e shoh as nuk e kam ushtruar më herët si aktivitet individual, për ta huazuar prej terminologjisë sportive. Unë e shoh politikën si punë ekipore. Në atë ekip ka shumë lojtarë dhe ka një staf teknik drejtues ku merren disa vendime. Dhe lojtarët luajnë sipas strategjisë më të mirë për të fituar. Kjo është një punë ekipore. Më është kërkuar dhe jemi dakorduar për të luajtur për një pozicion të caktuar. Kjo është pjesë e kësaj beteje të përgjithshme”, deklaroi Çeku.

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar dje kandidaturën e tij për të udhëhequr garën për kryeqytetin. Zgjedhjet e rregullta komunale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor, ndërsa gara për Prishtinën pritet të jetë një nga më të fortat.

Çeku aktualisht mban postin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është një prej figurave të afërta me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

 

The post Hajrulla Çeku: Kandidatura ime për Prishtinën është pjesë e betejës së përgjithshme appeared first on Telegrafi.

Kandidaturat për Bashkinë e Prishtinës/ Ja kush konfirmohet në detyrë

19 June 2025 at 09:47

Hajrulla Çeku do të jetë kandidat për Prishtinën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmi konfirmohet nga burime të Kosova Press. Hajrulla Çeku aktualisht është ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe pritet që këtë të enjte të shpallë kandidaturën për Komunën e Prishtinës.

Edhe parti të tjera politike në Kosovë, kanë nisur tashmë të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të bashkive (komunave), në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në 12 tetor 2025. AAK-ja do të kandidojë me Bekë Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin, ish Ministre e Arsimit në Shqipëri në periudhën 2019-20.

The post Kandidaturat për Bashkinë e Prishtinës/ Ja kush konfirmohet në detyrë appeared first on Sot News | Lajme.

Vetëvendosje zyrtarizon Hajrulla Çekun kandidat për kryetar të Prishtinës

18 June 2025 at 18:41

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot kandidaturën e ministrit aktual të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të tetorit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia, i cili tha se vendimi është marrë unanimisht nga strukturat e partisë në kryeqytet.

“Hajrulla Çeku do të jetë kandidati ynë për Prishtinën. Kjo u vendos unanimisht nga qendra e VV-së në kryeqytet”, deklaroi Vitia.

Kandidatura e Çekut ka marrë mbështetjen edhe nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i cili e cilësoi atë si “njeri të kulturës dhe patriotizmit”.

Vetëvendosje synon të rikthehet në krye të Prishtinës, pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2021, kur kandidati i saj, Arben Vitia, u mposht në balotazh nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në garën për të parin e Prishtinës pritet të jenë edhe Përparim Rama (LDK), Uran Ismaili (PDK), Bekë Berisha (AAK), si dhe Besa Shahini (PSD).

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor./Telegrafi/

The post Vetëvendosje zyrtarizon Hajrulla Çekun kandidat për kryetar të Prishtinës appeared first on Telegrafi.

Vetëvendosje zyrtarizon Hajrulla Çekun kandidat për kryetar të Prishtinës

By: D Marku
18 June 2025 at 19:58

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot kandidaturën e ministrit aktual të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të tetorit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia, i cili tha se vendimi është marrë unanimisht nga strukturat e partisë në kryeqytet.

“Hajrulla Çeku do të jetë kandidati ynë për Prishtinën. Kjo u vendos unanimisht nga qendra e VV-së në kryeqytet”, deklaroi Vitia.

Kandidatura e Çekut ka marrë mbështetjen edhe nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i cili e cilësoi atë si “njeri të kulturës dhe patriotizmit”.

Vetëvendosje synon të rikthehet në krye të Prishtinës, pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2021, kur kandidati i saj, Arben Vitia, u mposht në balotazh nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në garën për të parin e Prishtinës pritet të jenë edhe Përparim Rama (LDK), Uran Ismaili (PDK), Bekë Berisha (AAK), si dhe Besa Shahini (PSD).

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor

The post Vetëvendosje zyrtarizon Hajrulla Çekun kandidat për kryetar të Prishtinës appeared first on Albeu.com.

Gara për Prishtinën, a do të zyrtarizohet sot Hajrulla Çeku si kandidat i LVV-së?

18 June 2025 at 11:01

Lëvizja Vetëvendosje pritet që sot të zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të Komunës së Prishtinës për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor.

Telegrafi mëson se deri më tani, kandidatura e vetme që është paraqitur dhe që mund të zyrtarizohet është ajo e ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku.

Zyrtarizimi i kandidaturës pritet të bëhet sot gjatë ditës, pas mbledhjes së kryesisë së degës së LVV-së në Prishtinë.

Nuk dihet ende nëse mund të ketë edhe emra të tjerë që do të synojnë të kandidojnë për kryeqytetin nga kjo parti.

Ndryshe Hajrulla Çeku në 2017-ën ishte caktuar si zëvendësministër i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në Qeverinë e Shqipërisë, por një vit më vonë, më 31 tetor 2018, dha dorëheqjen për arsye familjare.

Ceku ishte edhe drejtor i OJQ-së “Ec ma Ndryshe” në Prizren.

Deri më tani kandidaturat i kanë zyrtarizuar, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Nga PDK është përmendur si kandidat i mundshëm Uran Ismaili.

Kujtojmë se Përparim Rama në zgjedhjet komunale në vitin 2021 e mundi Arben Vitinë e LVV-së në balotazh./Telegrafi/

The post Gara për Prishtinën, a do të zyrtarizohet sot Hajrulla Çeku si kandidat i LVV-së? appeared first on Telegrafi.

Çeku: Asnjëherë më parë nuk është investuar kaq shumë dhe kaq seriozisht në infrastrukturën e futbollit në vendin tonë

28 May 2025 at 20:07

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Kosova po përjeton një periudhë të paprecedentë investimesh në infrastrukturën e futbollit.

Këto përpjekje synojnë të ofrojnë kushte moderne për brezat e rinj, klubet vendore dhe përfaqësuesen kombëtare, si dhe për të pritur ngjarje të mëdha ndërkombëtare, si Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Në postimin e tij, Çeku theksoi se nuk ka pasur kurrë më parë një investim kaq serioz dhe kaq të madh në këtë fushë.

Ai listoi disa nga projektet e përfunduara dhe ato që janë në proces realizimi:

Të përfunduar dhe në realizim:

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë
Stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë
Stadiumi i qytetit, Shtime
Stadiumi i qytetit, Gjakovë
Stadiumi i Gjilanit
Stadiumi i Hogoshtit, Kamenicë
Stadiumet ndihmëse në Komoran, Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan

Në procedurë:

Stadiumi “Shahin Haxhiislami”, Pejë
Stadiumi i qytetit, Ferizaj
Stadiumi “Përparim Thaçi”, Prizren
Stadiumi i qytetit, Rahovec
Stadiumi “Ferki Aliu”, Vushtrri
Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas
Stadiumi i qytetit, Suharekë
Stadiumi i qytetit, Han i Elezit
Stadiumi “Zahir Pajaziti”, Podujevë. /Telegrafi/

The post Çeku: Asnjëherë më parë nuk është investuar kaq shumë dhe kaq seriozisht në infrastrukturën e futbollit në vendin tonë appeared first on Telegrafi.

Çeku njofton se restaurimi i Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren është afër finalizimit

6 May 2025 at 15:54

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku ka njoftuar se restaurimi i Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren është afër finalizimit.

“Qendra kulturore hebraike në Prizren drejt përfundimit. Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Çeku pas vizitës në këtë ndërtesë.

Ngjashëm është shprehur edhe ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, që vjen nga radhët e komunitetit hebraik të Kosovës.

“Kjo nismë e rëndësishme i kushtohet ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë hebraike, si dhe miqësisë shumëvjeçare ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve në Kosovë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale, duke theksuar se projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, raporton Telegrafi.

Punimet për restaurimin e ndërtesës ku do të funksionojë Qendra Kulturore Hebraike kanë filluar në nëntor të vitit 2022, me ç’rast pjesëtarë të komunitetit, diplomatë e zyrtarë institucionesh patën pohuar se në këtë mënyrë pasurohet mozaiku shumëkulturor i qytetit të vjetër.

Qendra Kulturore Hebraike dhe Sinagoga do të funksionalizohet në rrugën e Bujtinave përkatësisht te ‘Qafa e Kishës’. Ajo do të vihet në shërbim të komunitetit hebraik, por edhe gjithë qytetarëve dhe vizitorëve të huaj. Në të krahas sinagogës do të ketë hapësirë muzeale, galeri, bibliotekë, etj.

Kjo ndërtesë në të shkuarën ka funksionuar si bujtinë ose hotel, dhe përgjatë kohës ka ndryshuar destinimi i saj. /Telegrafi/

 

The post Çeku njofton se restaurimi i Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren është afër finalizimit appeared first on Telegrafi.

Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së

22 April 2025 at 21:03

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka fajësuar drejtoreshën e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), Rrezarta Loxha-Vitaku, për mosveprim dhe për ndalimin e projekteve në kryeqytet.

Rama e ka quajtur drejtoreshën “injorante” dhe ka thënë se ajo nuk e di detyrën e saj, duke e akuzuar se ka zbatuar urdhra nga ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, për të bllokuar zhvillimin e kryeqytetit.

Në një intervistë në emisionin “Debat Plus gjatë së hënës, Rama shpjegoi se për projektin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ku puna ka filluar, nuk ka pasur nevojë të kërkohet pëlqim nga askush, dhe se çdo kërkesë për pëlqim është bërë vetëm për të shtyrë përpara procedurat.

Ai theksoi se ekipi i tij ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin dhe ka vlerësuar se projekti mund të vazhdojë pa pritur miratimin nga autoritetet e tjera.

Nga ana tjetër, gjatës së martës Loxha-Vitaku ka reaguar duke mohuar akuzat e Rama, teksa ka thënë se IKMM nuk vepron sipas urdhrave të ministrit dhe se çdo vendim merret pas shqyrtimit nga një komision profesional.

Ajo shtoi se puna e institucionit është të mbrojë trashëgiminë kulturore dhe zonat mbrojtëse.

“Asnjëherë nuk kemi urdhra (nga ministri Çeku). Nuk është që ne i rrimë pas urdhrave të ministrit, por ministri i pranon raportet tona dhe punë tonë e përcjell ministri dhe instancat tjera. Në këtë rast unë e them kryetari këtu e pat një revoltë pikërisht ndaj meje dhe nuk jam vetëm unë si drejtorësh, por është një komision profesional që e shqyrton çdo lëndë, jo vetëm të komunës, por çdo lëndë që ka ndërhyrë në aspektin e trashëgimisë dhe në zonat mbrojtëse, brenda qendrës historike të Prishtinës”, ka thënë Loxha-Vitaku.

The post Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së appeared first on Telegrafi.

Rama: Do të bëjmë kallëzime penale ndaj ministrave që penguan punimet në kryeqytet

21 April 2025 at 23:42

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se do të bëjnë kallëzime penale ndaj ministrave të cilët kanë penguar punimet në kryeqytet.

Ai ka thënë se edhe me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku ka kërkuar debat publik lidhur me bllokimin e disa projekteve në kryeqytet, por që ai nuk i është përgjigjur ftesës dhe ka refuzuar ballafaqimin me Ramën.

“Refuzon të vijë këtu, pse?, Çka i frikohet, kujt i frikohet?” ka pyetur Rama.

RTV Dukagjini javën e kaluar kishte dërguar shkresë edhe ministrit Çeku edhe kryetarit Rama për një ballafaqim në Debat Plus lidhur me situatën e krijuar në Prishtinë, por që Çeku nuk i është përgjigjur ftesës.

Ndërsa ministri Çeku ka thënë se me kryetarin Rama do të ballafaqohet vetëm në gjykatë, pasi që atë e ka quajtur gënjeshtarë të paskrupullt duke shtuar se kanë deponuar prova në Prokurori e Polici për keqpërdorim të miliona eurove.

“Çdo ditë që ky mashtrues e kalon në krye të komunës është rrezik i madh për buxhetin e shtetit dhe për vet kryeqytetin”, ka thënë Çeku.

Kurse Rama ka thënë se edhe ai i fton publikisht të gjitha institucionet edhe gjykatat që ti procesojnë kërkesat.

“Shumë shpejt ne do të tregojë kallëzim penal ndaj vet ministrit Çeku se po e kuptojmë tash që ky njëri faktikisht që është mbas të gjitha këtyre bllokadave”, ka thënë Rama.

The post Rama: Do të bëjmë kallëzime penale ndaj ministrave që penguan punimet në kryeqytet appeared first on Telegrafi.

Përparim Rama e ftoi në debat publik, ministri Çeku: Debat me ty, vetëm në gjykatë

16 April 2025 at 20:24

Ministri në detyrë i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i është përgjigjur ftesës për debat publik nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Çeku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me kryetarin e Prishtinës mund të përballen vetëm në gjykatë.

“Kryetari i Prishtinës më paska ftuar në debat publik. Po, do të isha shumë i vullnetshëm për debat, por në gjykatë. Çdo përballje publike tjetër me një gënjeshtar të paskrupullt është e pakuptimtë”, ka shkruar Çeku, transmeton Telegrafi.

Çeku ka thënë se provat i kanë dorëzuar në Prokurori e Polici. “Kemi dyshim të bazuar për keqpërdorim të buxhetit të shtetit në vlerë disa milionëshe”.

“Ne kemi argumentuar që këto veprime i ka bërë me paramendim dhe qëllimshëm, ndërsa sulmin publik për kinse bllokim nga qeveria e ka kamuflim të veprimeve kriminale në prapavijë”, ka thënë Çeku.

“Prandaj, debat po, por në gjykatë. Aty ku flitet me fakte e prova. Shpresoj që institucionet e drejtësisë do të reagojnë shpejt. Çdo ditë që ky mashtrues e kalon në krye të komunës është rrezik i madh për buxhetin e shtetit dhe për vet kryeqytetin”, ka shkruar ministri Çeku.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës ka reaguar sot, pasi në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ministri Çeku akuzoi Komunën e Prishtinës se ka lidhur kontrata të kundërligjshme për katër projekte: punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, rrugën “Rexhep Luci”, “Ishullin Urban” dhe projektin në rrugën “Agim Ramadani”.

Për këtë, kryetari i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook, tha se me këtë rast, “Çeku ka zgjedhur rrugën e mashtrimit dhe propagandës”, në mënyrë që, sipas Ramës, të justifikojë bllokimin e projekteve të Komunës.

“Sot, Ministri i Kulturës ka zgjedhur sërish rrugën e mashtrimit dhe propagandës, duke vazhduar me të pavërtetat e radhës për të justifikuar bllokimin e kundërligjshëm dhe sistematik të çdo projekti transformues në Kryeqytet! E ftoj publikisht Ministrin e Kulturës, bashkë me ekspertët e tij, në një debat të hapur publik”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

The post Përparim Rama e ftoi në debat publik, ministri Çeku: Debat me ty, vetëm në gjykatë appeared first on Telegrafi.

Ministri Çeku përgëzon ekipin e filmit “Të gjithë e thërrasin Rexhon” për çmimin në Festivalin BIF në Bari të Italisë

By: Kult Plus
11 April 2025 at 19:51

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka pritur në kabinetin e tij ekipin e filmit “Të gjithë e thërrasin Rexhon”, që është fitues i çmimit për filmin më të mirë në festivalin BIF në Bari, Itali.

“I përgëzova për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe shumë të merituar”, ka shkruar ministri Çeku.

Tutje, ai ka shkruar se ky produksion shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ku luajnë edhe dy aktorët nga Kosova, Adriana Matoshi dhe Afrim Muçaj, sjell një histori shumë të veçantë e origjinale për publikun, duke trajtuar temën e migrimit, ndërsa suksesi i tyre është një shembull i fuqisë që ka bashkëpunimi mes artistëve tanë, kudo që ndodhen./KultPlus.com

Mosmarrëveshje të vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare

27 March 2025 at 23:03

Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë do të bëjnë vizita të ndërsjella, për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ose për t’i kontribuuar dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian për këtë qëllim.

Kështu, së paku, thuhet në Marrëveshjen për vizitat zyrtare, që Prishtina dhe Beogradi kanë arritur në vitin 2014.

Por, përkundër saj, palët u ndalojnë shpesh vizitat zyrtarëve të njëra-tjetrës, duke i akuzuar për mosrespektim të procedurave.

Më 26 mars, Kosova ia ndaloi vizitën ministrit serb të Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, ndërsa më 20 mars, Serbia ia ndaloi vizitën ministrit kosovar të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e shpjegoi vendimin e saj duke thënë se Prishtina, fillimisht, i dërgoi një kërkesë për vizitë Beogradit, së cilës ai nuk iu përgjigj, dhe tha se qasja e Kosovës ndaj vizitave zyrtare do të mbetet e bazuar në reciprocitet.

Nga Serbia nuk u dha ndonjë shpjegim se përse është refuzuar kërkesa e Çekut, por Kosova është akuzuar për “minim të drejtpërdrejtë të normalizimit të marrëdhënieve”.

Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Bashkimi Evropian që t’i komentojë ndalesat e fundit të vizitave të zyrtarëve nga Kosova dhe Serbia, përkatësisht të vlerësojë dëmin që veprimet e tilla i shkaktojnë procesit që synon normalizimin e marrëdhënieve.

Deri në publikimin e këtij artikulli, REL-i nuk mori përgjigje, por BE-ja, më herët, ka deklaruar se pret të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë edhe atë për vizitat zyrtare.

Çfarë thotë Marrëveshja për vizitat zyrtare?

Në Marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare thuhet se palët – nëpërmjet oficerëve ndërlidhës – do ta informojnë njëra-tjetrën për vizitat e zyrtarëve të tyre të kategorisë së parë dhe të dytë.

Kategoria e parë përfshin: presidentin, kryeministrin, zëvendëskryeministrat, kryetarin e Kuvendit dhe ministrat e Brendshëm, të Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë të gjithë ministrat tjerë, nënkryetarët e Kuvendit, drejtorët e zyrave qeveritare dhe të agjencive të sigurimit, kryetarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, prokurori publik, si dhe të gjithë personat tjerë që kanë siguri fizike, si udhëheqësit fetarë.

Për vizitat e zyrtarëve që bëjnë pjesë në kategorinë e parë, kërkesa duhet të bëhet së paku 72 orë përpara, ndërsa për vizitat e zyrtarëve të kategorisë së dytë, pala tjetër duhet të njoftohet së paku 48 orë përpara.

Oficeri ndërlidhës është ai që e ndërmjetëson procesin dhe konfirmon pranimin. Nëse nuk ka përgjigje brenda një periudhe të caktuar, vizita konsiderohet e miratuar.

Marrëveshja për vizitat zyrtare parashikon, gjithashtu, që secila palë të caktojë një zyrtar, i cili do të ketë qasje të rregullt dhe të thjeshtuar te pala tjetër dhe tek i cili palët do të ofrojnë informacione logjistike, për të lehtësuar përgatitjen e vizitave.

Disa nga vizitat e parealizuara

Disa herë në vit, njëra palë ose tjetra informon publikun se një vizitë zyrtare nuk është miratuar.

Gjatë vitit të kaluar, Bashkimi Evropian reagoi në disa raste për ndalimin e vizitave, duke i bërë thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që t’u përmbahen marrëveshjeve të arritura.

Për shembull, në fillim të vitit 2024, Beogradi zyrtar ia ndaloi ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të vizitojë Luginën e Preshevës në Serbinë jugore, ku jeton popullata shumicë shqiptare.

Bashkimi Evropian, më pas, njoftoi se vizita e ministrit Sveçla ishte paralajmëruar në përputhje me Marrëveshjen për vizitat zyrtare dhe i bëri thirrje Beogradit që ta lejojë atë.

Më pas, në maj të vitit 2024, Kosova ia ndaloi vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Disa ditë më vonë u ndalua edhe vizita e patriarkut serb, Porfirije, me shpjegimin e autoriteteve kosovare se vizitat nga Serbia nuk do të lejohen, derisa Beogradi zyrtar vazhdon t’i shkelë marrëveshjet e Brukselit dhe të mos e ndalojë fushatën e tij kundër Kosovës në skenën ndërkombëtare.

BE-ja reagoi sërish, duke thënë se me ndalimin e vizitës së patriarkut serb, Kosova shkeli marrëveshjen e arritur me Serbinë në kuadër të dialogut.

Por, ndërkohë, palët kanë lejuar edhe disa vizita të ndërsjella të zyrtarëve.

Kështu, shqiptarët në Serbi u vizituan nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe tashmë ish-kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, vizituan veriun e Kosovës.

Dialogu në nivel të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë u bllokua prej se një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023, dhe vrau një polic.

Këtij sulmi i paraprinë tensione të larta, pasi serbët në pjesën veriore braktisën institucionet e Kosovës, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës.

Serbët lokalë ngritën barrikada e bënë protesta, si dhe i bojkotuan zgjedhjet lokale. Ky veprim rezultoi, pastaj, me ardhjen e kryetarëve shqiptarë në krye të katër komunave me shumicë serbe.

I dërguari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, vizitoi Prishtinën dhe Beogradin këtë muaj, kur tha se prioritet i tij është të sigurojë një takim ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi në shkurt se i ka marrë parasysh kritikat për formatin aktual të dialogut Kosovë-Serbi dhe se ajo, së bashku me Sorensenin, do t’i shqyrtojnë opsionet për ta bërë atë funksional. /REL/

The post Mosmarrëveshje të vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare appeared first on Telegrafi.

Restaurimi i Kullës së Sulejman Vokshit, monument i trashëgimisë kulturore

28 February 2025 at 10:04

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ Kulla e Sulejman Vokshit në Gjakovë po restaurohet. Lajmin e dha ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku. Ministri Çeku tha se para shumë vitesh, kishte nisur projekti i restaurimit me operator të papërgjegjshëm, duke lënë pasoja të shumta dhe duke shkaktuar vonesa të panevojshme.

“Tashmë, punimet do të bëhen në mënyrë profesionale, gjithnjë në respekt për vlerat e kësaj ndërtese që lidhet me një ndër figurat qendrore të historisë sonë kombëtare”, u shpreh në rrjetet sociale ministri Hajrulla Çeku.

Kulla e Sulejman Vokshit është një monument i trashëgimisë kulturore dhe gjendet në hyrjen e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Objekti është ndërtuar në fillim të shek. XVIII dhe ka rëndësi të madhe historike sepse aty u lind heroi ynë kombëtar Sulejman Vokshi, i cili ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Objekti ka vlera arkitektonike, është ndërtuar me tulla të pjekura, gurë natyralë, dru, llaç gëlqere, kurse mbulesa është me qeramidhe tradicionale. Objekti është në dy etazhe, e drejtuar në perëndim-jug, me dritare katërkëndëshe. Bodrumi gjendet mbi tokë dhe ka shërbyer për ruajtjen e ushqimit. Objekti ka pësuar disa transformime të vogla, sidomos në enterierin e brendshëm dhe në dyer e dritare.

Sulejman Vokshi ishte në vijën e parë të luftës për pavarësinë e plotë të trojeve shqiptare. Themeloi dhe priu, politikisht dhe ushtarakisht, Lidhjen e Prizrenit.

Në një hark kohor të shkurtër, nën drejtimin e tij, pushteti administrativ e ushtarak i Lidhjes së Prizrenit mundi të konsolidohej duke u shtrirë drejt Shkupit, Prishtinës, Mitrovicës, Gucit, Vuçiternës, Preshevës etj.

Në cilësinë e kryetarit të shtabit të forcave shqiptare, Sulejman Vokshi mori pjesë në luftën e zhvilluar kundër forcave osmane të Dervish Pashës, për mbrojtjen e Lidhjes në Shtimje e Slivovë. Shfaqi qëndresë të patundur ndaj pushtuesit osman, edhe pas shpërndarjes së qeverisë së Lidhjes. Në vitin 1885 organizoi në Kosovë kryengritjen e radhës kundër zgjedhës së huaj. Për aktivitetin e tij atdhetar, Gjykata e Jashtëzakonshme e Prizrenit e dënoi me vdekje, vendim ky që nuk gjeti zbatim, pasi Vokshi u lirua nga burgimi.

Figura e tij u përjetësua jo vetëm në historiografi, por edhe në këngët popullore historike të asaj periudhe, dramaturgji etj. /j.p/

1 nga 4

The post Restaurimi i Kullës së Sulejman Vokshit, monument i trashëgimisë kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌