Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Lajme Shqiperi

Artistët e TKOBAP në turne, sot performojnë në Kalanë e Gjirokastrës

15 July 2025 at 11:06

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Artistët e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit nuk e kanë ndalur aktivitetin edhe gjatë sezonit veror.

Vetëm gjatë kësaj jave, ata do të udhëtojnë nga Tirana në Gjirokastër e më pas në Ulqin, për të ndarë me publikun brenda dhe jashtë kufijve, shpirtin e artit shqiptar. Sot në Kalanë e Gjirokastrës, do të interpretohet “Cantata”, me herët e vënë në skenën e TKOB nga koreografi Mauro Bigonzetti. Baleti modern do të shoqërohet nga tingujt e grupit “Assurd”.

Pas premierës së sukseshme në TKOBAP, “Cantata” udhëton drejt Gjirokastrës ku pritet të ndezë Kalanë e Argjirosë me ritmin, pasionin dhe shpirtin e Italisë së Jugut. Në freskinë magjike të një nate vere, muzika autentike e grupit “Assurd” dhe koreografia e zjarrtë e Mauro Bigonzetti-t do të krijojnë një atmosferë që shpërthen plot energji, pikërisht në ditën e 20-vjetorit të shpalljes së Gjirokastrës si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Ndërsa “Gloria” e Vivaldit, do të interpretohet përgjatë dy ditëve në dy lokacione të ndryshme, nesër (16 korrik) në Kryeministri dhe në 17 korrik në Kishën Katolike “Zemra e Krishtit”.

Artistët e Ansamblit Popullor do të performojnë në Muzeun Vendor, në Kalanë e Ulqinit me shfaqjen “Folk on Tour”, ditën e enjte (17 korrik). /j.p/

 

1 nga 5

The post Artistët e TKOBAP në turne, sot performojnë në Kalanë e Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Maratonisti i njohur 114-vjeçar britanik vdes në një aksident rrugor

15 July 2025 at 11:01

LONDËR, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Vrapuesi i njohur britanik i maratonës, Fauja Singh vdiq në një aksident rrugor në Punjab, Indi, në moshën 114 vjeçare.

Atleti – që besohet të jetë vrapuesi më i vjetër që ka përfunduar një maratonë – u godit nga një makinë dhe pësoi lëndime fatale ndërsa përpiqej të kalonte një rrugë në fshatin e tij të lindjes Beas Pind, pranë Jalandhar në Punjab, të hënën, sipas raportimeve në Indi.

Klubi i tij i vrapimit në Londër “Sikhs In The City” konfirmoi vdekjen dhe tha se ngjarjet e

tyre të ardhshme në Ilford, në lindje të Londrës, do të jenë një festë e jetës dhe arritjeve të tij.

Singh – i cili jetoi në Ilford që nga viti 1992 – bëri emër duke thyer një numër rekordesh për kohët e maratonës në grupe të ndryshme moshe.

100-vjeçari u bë frymëzim për atletë të panumërt duke vrapuar maratona mbi moshën 100 vjeç.

Një profil në faqen e internetit të Olimpiadës tha se Singh u lind në Punjab, atëherë nën sundimin britanik, më 1 prill 1911 dhe ishte më i vogli nga katër fëmijë në një familje fermerësh.

Thuhej se ai vuante nga këmbët e holla dhe të dobëta, dhe nuk ishte në gjendje të ecte deri në moshën pesë vjeç.

Vetëm në vitin 2000, në moshën 89 vjeç, ai filloi të vraponte, duke u bërë shpejt i famshëm duke përfunduar maratonën e tij të parë në Londër në 6h54’.

Singh vrapoi në maratona të shumta, duke përfunduar Maratonën e Ujit të Torontos në 2003 në 5h40’, rekordi i tij personal.

Më 16 tetor 2011, në Toronto, vrapuesi mendohet të jetë bërë 100-vjeçari i parë që vrapon një maratonë.

Libri i rekordeve botërore “Guinness” e përshkroi atë si një “arritje frymëzuese”, por tha se nuk ishte në gjendje ta njihte këtë sukses pa provën e nevojshme të datës së tij të lindjes.

Singh nuk kishte një certifikatë lindjeje, pasi të dhënat zyrtare të lindjes nuk mbaheshin në Indi në vitin 1911, megjithëse data e lindjes në pasaportën e tij ishte 1 prill 1911, dhe ai mori një letër personale nga mbretëresha Elizabeth II në ditëlindjen e tij të 100-të.

Ai ishte një mbajtës pishtari për Lojërat Olimpike të Londrës 2012 dhe doli në pension në moshën 101 vjeç. /Ad.Ab./

The post BM – Maratonisti i njohur 114-vjeçar britanik vdes në një aksident rrugor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Në kuadër të përpjekjeve për formalizimin e sektorit të tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, Administrata Tatimore dha disa udhëzime të rëndësishme për tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të këtyre produkteve, si në shumicë, ashtu edhe në pakicë për lëshimin e faturave të fiskalizuara në mënyrë korrekte dhe të saktë.

Së pari, tatimpaguesit duhet të zgjedhin opsionin “autofaturë”, i cili automatikisht përmban të dhënat e blerësit që po lëshon faturën.

Po ashtu, lloji i faturës duhet të jetë “blerje nga fermerët vendas” (Domestic). Duhet gjithashtu të futen të dhënat e fermerit shitës, përkatësisht emri dhe NIPT-i, dhe mallrat e blera duhet të përshkruhen pa përfshirë TVSH-në.

Për të siguruar saktësinë e transaksionit dhe origjinën e mallrave të shitur, rekomandohet që fatura të jetë gjithashtu e nënshkruar nga shitësi, i cili në këtë rast është fermeri.

Përveç këtyre rregullave, Administrata Tatimore ka theksuar se për të përfituar nga skema e kompensimit të TVSH-së, tatimpaguesit duhet të plotësojnë disa kushte të caktuara.

Ata duhet të kenë një qarkullim vjetor që nuk kalon kufirin minimal për regjistrimin për TVSH-në, të furnizojnë mallra apo shërbime me prejardhje nga puna e tyre, dhe të sigurojnë që këto mallra t’u shiten personave të tatueshëm që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit.

Ndërkaq, prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë që janë regjistruar si “fermerë” në Drejtoritë Rajonale Tatimore, nuk kanë detyrimin për të mbajtur kontabilitet dhe për të dorëzuar Formularin e Deklaratës dhe Pagesës së Tatimit mbi të Ardhurat Personale. Këta fermerë nuk kanë as detyrimin e deklarimit të të ardhurave të realizuara nga aktiviteti bujqësor, pasi këto të ardhura konsiderohen të ardhura biznesore.

Në rast se qarkullimi vjetor i një fermeri tejkalon kufirin prej 10,000,000 lekë, ky prodhues duhet të ç’regjistrohet nga Drejtoria Tatimore dhe të regjistrohet si tatimpagues pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, duke marrë një numër të ri identifikimi.

Po ashtu, prodhuesit e tjerë bujqësorë që nuk janë regjistruar si përfitues të skemës së kompensimit, ose që nuk tregtojnë produktet e tyre tek grumbulluesit bujqësorë, duhet të regjistrohen dhe të deklarojnë të ardhurat e tyre në përputhje me detyrimet tatimore të tjera.

Administrata Tatimore apelon për deklarimin e saktë dhe të plotë të aktiviteteve tregtare nga ana e tatimpaguesve, duke theksuar se mungesa e faturave të fiskalizuara mund të sjellë penalitete të rënda sipas legjislacionit në fuqi. /j.p/

 

The post Faturat e fiskalizuara, procedurat që duhen ndjekur për blerjet nga fermerët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti takon përfaqësuesen britanike, Karen Pierce

PRISHTINË, 15 korrik/ATSH/ Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar darkë pune me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, në rezidencën e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

“Në përgatitjet për mbajtjen e samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit i cili do të zhvillohet në tetorin e këtij viti në Londër, kryeministri theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe rëndësinë e njohjes reciproke të diplomave dhe lëvizjes së lirë, si jetike për suksesin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planin e Rritjes”, thuhet në komunikatë.

Pierce ka marrë detyrën si emisare speciale për Ballkanin Perëndimor në shkurt të këtij viti.

Sipas njoftimit, ata diskutuan mbi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit duke përfshirë fusha të ndryshme, nga industria kreative dhe diplomacia deri te mbrojtja e siguria.

Qeveria e Britanisë së Madhe pret një samit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Londër më 22 tetor për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe ofruar siguri dhe rritje.

Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.

Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e saj për një përafrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor. /KosovaPress/

The post Kurti takon përfaqësuesen britanike, Karen Pierce appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Forcojmë sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se po punohet për një kuadër të ri ligjor, të përafruar me direktivat e BE-së, që forcon sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare.

Kuadri i ri ligjor, sipas ministres Koçiu do të ketë kritere të qarta, mbështetje institucionale dhe vlerësim të vazhdueshëm profesional.

Koçiu zhvilloi sot një vizitës në Vlorë, ku takoi vogëlushen Sabrina, e cila sot rritet me dashuri në familjen kujdestare Fezaj.

“Nga një institucion përkujdesi rezidencial në Vlorë, në një shtëpi të ngrohtë ku merr mbështetje emocionale, ndjek shkollën dhe rritet mes dashurisë familjare, historia e saj është një shembull i prekshëm i transformimit përmes reformës së deinstitucionalizimit”, u shpreh ministrja.

Koçiu nënvizoi se synimi është që “të kemi gjithnjë e më shumë histori si ajo e Sabrinës, fëmijë që rriten me dashuri, siguri dhe shpresë për një të ardhme më të mirë”.

/m.m/j.p/

The post Koçiu: Forcojmë sistemin e kujdesit alternativ dhe familjeve kujdestare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Kallas: BE-ja shumë, shumë pranë vendosjes së më shumë sanksioneve ndaj Rusisë

15 July 2025 at 10:30

BRUKSEL, 15 korrik  /ATSH-DPA/ – Përfaqesuesja e lartë e politikës së Jashtme  të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se shpreson që blloku të mund të vendosë shumë shpejt për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë.

“Jemi shumë, shumë afër”, tha ajo, duke shtuar se pret një vendim “sot ose nesër”.

Ministrat e Jashtëm të BE-së takohen sot në Bruksel për sanksione te reja ndaj Rusisë dhe luftën në Ukrainë si  tema kryesore të agjendës në bisedime

Grupi i propozuar i masave ndëshkuese synon sektorët financiarë dhe të energjisë të Rusisë në përgjigje të refuzimit të presidentit Vladimir Putin për të rënë dakord për një armëpushim pa kushte në Ukrainë, por jo të gjithë 27 anëtarët e BE-së deri më tani e kanë miratuar paketën.

Kallas tha se e mirëpriti njoftimin e SHBA-së se po dërgon armë mbrojtëse në Ukrainë, duke shtuar se shpreson “se ata do të marrin të gjitha që ju janë premtuar”./  /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – Kallas: BE-ja shumë, shumë pranë vendosjes së më shumë sanksioneve ndaj Rusisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK kërkon dy vite burg për Jorgo Goron

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ SPAK kërkon 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar dy vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Ish-kryebashkiaku përfiton nga gjykimi i shkurtuar, pra në rast se dënohet, do vuajë 1 vit e 4 muaj në qeli.

Kjo është pretenca, lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone.

Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim me ish-drejtorin e Tokës dhe Menaxhimit të Pronës të Bashkisë Himarë, Vasillaq Strakosha gjithashtu i pandehur në këtë dosje. Për Strakoshën, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg (me gjykim të shkurtuar 1 vit).

Çështja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili akuzon Goron se në vitin 2016 ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 metra katrorë tokë duke ia kaluar Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.

Ndërkohë për një çështje tjetër, Goro u gjet fajtor për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie duke u dënuar me 2 vite e 20 ditë heqje lirie. Gjykata shpalli fajtor për shpërdorim detyre edhe dy ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho.

Tre të pandehurit në këtë proces u morën nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe u gjykuan se në shpërdorim të detyrës lejuan tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe kalimin nga pronë shtet te privatët.

/gj.m/j.p/

The post SPAK kërkon dy vite burg për Jorgo Goron appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

32 sportistë përfaqësojnë Kosovëm në EYOF Shkupi 2025

By: KultPlus
15 July 2025 at 10:52

Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të përfaqësohet në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025.

Festivali është gara më e rëndësishme e vitit për të rinj në kontinentin e Evropës, ku pjesëmarrës janë sportistë të moshës 14-18 vjeç.

EYOF-i nis më 20 korrik dhe mbahet deri më 26 të të njëjtit muaj. Krahas qytetit të Shkupit, garat mbahen edhe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa sporti i gjimnastikës zhvillohet në Osijek të Kroacisë.

Listën e përbëjnë 32 sportistë (18 vajza dhe 14 djem) të 9 sporteve të ndryshme: Atletikë, çiklizëm, gjimnastikë, xhudo, taekëondo, badminton, not, pingpong dhe shenjëtari.

Për ekipin tonë është pjesëmarrja e pestë në EYOF veror, ku deri më tani numërojmë vetëm një medalje të fituar nga atleti Muhamet Ramadani në EYOF Baku 2015./ KultPlus.com 

Besiana Kadare lirohet nga posti i ambasadores së Shqipërisë në UNESCO

By: KultPlus
15 July 2025 at 10:43

Me anë të një dekreti të firmosur nga Kryeministri Edi Rama, diplomatia Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit Ismail Kadare, është liruar nga detyra si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Dekreti për lirimin e saj nga detyra nuk është shoqëruar me detaje për arsyet e ndryshimit apo emrin e pasuesit.

Kadare ka qenë pjesë e përfaqësimit të Shqipërisë në një nga institucionet më të rëndësishme globale që mbështet kulturën, trashëgiminë dhe edukimin që prej tetorit 2021./ KultPlus.com

Zbulohet lista finale për James Bond-in e ri: Tre aktorë në garë për rolin legjendar

By: KultPlus
15 July 2025 at 10:30



Pas muajsh spekulimesh dhe diskutimesh të nxehta në rrjet, drejtuesit e Amazon dhe MGM kanë ngushtuar listën për aktorin që do të marrë rolin ikonik të James Bond. Sipas burimeve të Variety dhe DailyMail, në garë kanë mbetur vetëm tre emra: Jacob Elordi, Tom Holland dhe Harris Dickinson.

Të tre aktorët janë të rinj, të talentuar dhe me eksperiencë në projekte të mëdha, ndërsa përzgjedhja fokusohet në aktorë britanikë nën moshën 30 vjeçare. Megjithatë, edhe pse australian, Elordi vazhdon të konsiderohet një kandidat i fortë për rolin e agjentit sekret 007.

Filmi i ri do të drejtohet nga regjisori i njohur Denis Villeneuve (Dune, Blade Runner 2049), i cili e ka cilësuar këtë projekt si një nder dhe përgjegjësi të madhe. “Kam dashur gjithmonë Bond-in që në fëmijëri, është një ikonë që meriton një kapitull të ri spektakolar,” është shprehur ai.

Pas largimit të Daniel Craig, producentët e rinj Amy Pascal dhe David Heyman po përpiqen të sjellin një qasje të freskët, ndërkohë që Amazon ka marrë kontrollin krijues të ekskluzivitetit. Xhirimet mund të zhvendosen nga Londra në Liverpool për shkak të kufizimeve të reja në kryeqytet, ndërsa premiera pritet në fund të vitit 2026 ose në fillim të 2027-ës.

Ndërkohë, fansat janë të ndarë, sidomos pas lançimit të lojës së re zyrtare “007: First Light”, ku zëri i James Bond-it i përket aktorit Patrick Gibson. Kjo ka ngjallur spekulime se ai mund të jetë zgjedhja për film, por sipas burimeve nga studioja, loja dhe filmi nuk janë të lidhura drejtpërdrejt.

Një gjë është e sigurt: kapitulli i ardhshëm i agjentit më të famshëm në histori është më afër se kurrë dhe pritshmëritë janë të larta!/ KultPlus.com

Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

By: Oldi
15 July 2025 at 11:06

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut. Sipas policisë, shtetasi me iniciale A. H., rreth 55 vjeç, është aksidentuar teksa punonte me një sondë shpimi, duke pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, i cili po punon […]

The post Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik appeared first on BoldNews.al.

Godita rrethohet me tritol në Theth, pronari: Mesazhi i Ramës, duan të na fundosin

By: Elva
15 July 2025 at 11:05

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit nuk ka përfunduar ende. Forca të shumta policie kanë rrethuar këtë të martë një godinë trekatëshe në Theth. Objekti do pritet të shëmbet përmes një shpërthimi të telekomanduar me lëndë plasëse.- Në një prononcim për Euronews Albania, pronari i objektit u shpreh i indinjuar […]

The post Godita rrethohet me tritol në Theth, pronari: Mesazhi i Ramës, duan të na fundosin appeared first on BoldNews.al.

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

By: Oldi
15 July 2025 at 10:54

Deputetja demokrate Ina Zhupa dha më shumë detaje për Komisionin e Dezinformimit, që sipas saj rrezikon kontrollin e plotë të informacionit, i cili përdoret jo vetëm në median audio-vizive por edhe në atë online. Edhe si Kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Zhupa tha se administrata e re amerikane me presidentin […]

The post “Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike appeared first on BoldNews.al.

Rama e ktheu në zonë lufte, burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

By: Ela
15 July 2025 at 10:47

Një grup qytetarësh nga Mirdita u nisën drejt Thethit, në solidaritet me banorët e zonës së Dukagjinit, të cilët prej ditësh po konfliktohen me IKMT dhe policinë për të mbrojtur pronat e tyre. Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, kjo iniciativë vjen si shprehje e mbështetjes për vëllezërit e gjakut në Shalë e Shosh, të […]

The post Rama e ktheu në zonë lufte, burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve appeared first on BoldNews.al.

Fier/ Zjarr në një banesë në lagjen “Çeligrad”

By: Elva
15 July 2025 at 10:41

Një banesë në lagjen “Çeligrad” të Fierit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale në pjesë të brendshme të banesës.

The post Fier/ Zjarr në një banesë në lagjen “Çeligrad” appeared first on BoldNews.al.

Rrahu gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet 41-vjeçari nga Tropoja

By: Ela
15 July 2025 at 10:41

Një 41-vjeçar nga Tropoja është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy njerëzve të familjes së saj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes […]

The post Rrahu gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet 41-vjeçari nga Tropoja appeared first on BoldNews.al.

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

By: Oldi
15 July 2025 at 10:40

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në QSUT. Sipas raportimeve mediatike, mësohet se Ilir Beqaj prej 4 ditësh ka pasur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë. Burime të Top Channel pranë drejtorisë së Burgjeve, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Beqajt është e pastabilizuar dhe mbetet nën kontrollin […]

The post Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet appeared first on BoldNews.al.

4 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit

By: Ela
15 July 2025 at 10:25

Nga sot e deri në fund të vitit 2025, katër shenja të horoskopit pritet të përjetojnë një transformim të thellë dhe një përmirësim të ndjeshëm në jetën e tyre personale dhe profesionale. Prania e Neptunit dhe lëvizja e tij retrograde në muajt në vijim do të ndikojë ndjeshëm në energjinë e tyre, duke sjellë qartësi, […]

The post 4 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit appeared first on BoldNews.al.

Ultimatumi i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e Qarkut të Elbasanit

By: Oldi
15 July 2025 at 10:23

Urdhri i kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive ka vijuar edhe ditën e sotme ku kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë. Në Bashkinë Belsh kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj. Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, […]

The post Ultimatumi i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve në bashkitë e Qarkut të Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore?

By: Elva
15 July 2025 at 10:22

Pirja e ujit është një veprim i thjeshtë, me një mori përfitimesh për shëndetin fizik dhe mendor. Por kujdes, nuk është vetëm çështja se sa ujë pini, por edhe kur e pini atë, për të përmirësuar shëndetin tuaj. Pirja e ujit mund të bëjë ndryshimin midis ndjenjës së lodhjes ose të energjisë, midis lëkurës së […]

The post Në çfarë ore duhet të pini ujë për përfitimet më të mira shëndetësore? appeared first on BoldNews.al.

❌
❌