Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

Rama: Vizitorë nga e gjithë bota në Butrint

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Qyteti antik i Butrintit vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh vendas e të huaj edhe gjatë sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga turistët e shumtë që edhe në këto ditë të nxehta korriku zgjedhin të vizitojnë qytetin antik, që ndodhet 20 km larg Sarandës.

“Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Ky park vijon të jetë një nga atraksionet më të vizituara turistike edhe gjatë këtij viti në Shqipëri. Kombinimi i natyrës dhe historisë mijëra vjeçare ngjall kuriozitetin e turisëve nga vende të ndryshme të botës.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit.

/m.m/j.p/

The post Rama: Vizitorë nga e gjithë bota në Butrint appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INSTAT: Eksportet drejt Gjermanisë, 12.2 miliardë lekë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Eksportet në vlerë drejt Gjermanisë në 6-mujorin e këtij viti shënuan rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar të dhënave, eksportet drejt Gjermanisë llogariten 12.2 miliardë lekë, nga 11.1 miliardë lekë që llogariteshin për të njëjtën periudhë në 2024-ën.

Në rritjen e eksporteve me rreth 1.1 miliard lekë, ndikimin kryesor e dha grupi tekstile dhe këpucë. Të dhënat tregojnë se nga 12.2 miliardë lekë që ishte vlera e eksporteve, eksportet e tekstileve dhe këpucëve ishin në vlerën e 5.4 miliardë lekëve.

Ndryshe nga eksportet, importet shënuan rënie me rreth 1.5 miliard lekë përkundrejt 2024-ës, duke zbritur në 29.8 miliardë lekë nga 31.3 miliardë lekë që ishin në 2024-ën.

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 6-mujorin e vitit 2024 llogariten në rreth 7.6 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar të vendit tonë.

Qeveria federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se 1.2 miliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë një ndër donatorët bilateralë më të mëdhenj në vend. /j.p/

 

The post INSTAT: Eksportet drejt Gjermanisë, 12.2 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Shërbim shëndetësor në banesë për të sëmurët kronikë apo në pamundësi lëvizjeje

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor në Banesë vijojnë të zgjerohen në të gjithë vendin, duke u ardhur në ndihmë kryesisht të moshuarve dhe pacientëve kronikë që e kanë të vështirë të paraqiten në qendrat shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli sot mesazhet e falënderimit të pacientëve që marrin këtë shërbim në banesë, por edhe të familjarëve të tyre që kanë shprehur vlerësimin për marrjen në kohë të këtij shërbimi.

Koçiu u shpreh se “fuqizimi i këtij modeli të kujdesit në komunitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është kthyer në një realitet të prekshëm për mijëra qytetarë në të gjithë vendin, veçanërisht për ata që përballen me sëmundje kronike apo vështirësi në lëvizje“.

Ndërkaq, vajza e pacientes Razie Jaupaj në Patos thotë se shërbimi ka qenë maksimal në çdo moment si ditën dhe natën.

“Mamaja vuan nga azotemia, nga zemra, tensioni, hemoragjia në pjesët e brendshme dhe shërbimi në familje është një nga gjërat më të mira që MSHMS ka vendosur për këta pacientë. Shërbimi në shtëpi ka qenë maksimal në çdo moment, si ditën dhe natën“, tha ajo.

Gjithashtu, mjeku në Njësinë Administrative Dajç thotë se në këtë paketë shërbimi janë të përfshirë gjashtë pacientë.

“Në bazë të rregullores, ne bëjmë ndjekjen në banesë të këtyre të sëmurëve. Infermierja bën tre herë në javë vizitë te këto pacientë që i ka në ngarkim. Përveç vizitës, bën hedhjen në sistem të formularit të vizitës me të gjitha të dhënat sipas formularit. Aktualisht gjendja e këtyre acientë është stabël“, u shpreh mjeku.

Familjarët e këtyre pacientëve thonë se janë shumë të kënaqur nga përkushtimi i gjithë ekipit të mjekëve, që janë përgjigjur me të gjitha mjetet dhe mundësitë e tyre.

“Shërbimi në banesë jepet nga një ekip multidisiplinar mjekësh i përbërë nga infermierë, mjekët e familjes dhe punonjësi social“, tha mjekja pranë Qendrës Shëndetësore Nish-Tulla në Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka theksuar se “ky program po shtrihet në 36 Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe 356 qendra shëndetësore, duke mundësuar mbi 58,700 vizita dhe procedura vetëm gjatë vitit 2024, për rreth 5,200 pacientë“.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: Shërbim shëndetësor në banesë për të sëmurët kronikë apo në pamundësi lëvizjeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalaja e Bashtovës, gati të presë vizitorët

25 July 2025 at 09:02

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Kalaja e Bashtovës është gati të mirëpresë vizitorët, pas përfundimit të punimeve për konservimin dhe restaurimin e saj.

Ky monument i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore, i ndërtuar në shekullin XV nga venedikasit për të kontrolluar bregdetin dhe tregtinë e drithit, është restauruar përmes një sërë ndërhyrjesh të kujdesshme që synojnë ruajtjen e strukturës, zbulimin e historive të saj të fshehura dhe përshtatjen për një përdorim të qëndrueshëm në të ardhmen.

Mes shumë ndërhyrjeve të realizuara aty, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, renditi restaurimin e mureve dhe kullave, përmirësimin e aksesit dhe kushteve të sigurisë, kërkimet arkeologjike të detajuara, zhvillimin e një sistemi interpretues me multimedia interactive si dhe ngritjen e një qendre moderne për vizitorët.

Kjo ndërhyrje u realizua në kuadër të programit EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. /j.p/

1 nga 5

The post Kalaja e Bashtovës, gati të presë vizitorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bie sistemi, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet; QKB: Puna vazhdon normalisht

25 July 2025 at 08:52

Duke filluar nga pasditja e ditës së djeshme, në mbrëmje dhe sot në mëngjes, bizneset raportojnë se nuk po arrijnë dot të dorëzojnë online pasqyrat financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Aplikimi bëhet përmes sistemit E-Albania.

Kjo është një histori që përsëritet shpesh në ditët e fundit të korrikut, teksa subjektet nxitojnë që të dorëzojnë pasqyrat financiare deri në 31 korrik, kur është afati i fundit dhe sistemi mbingarkohet.

Ndërkohë burime zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit thanë se nuk ka asnjë problem dhe puna vazhdon normalisht. Ndërsa AKSHi, që menaxhon sistemin e E-Albania tha se po e shikojnë.

Në rast të mosdorëzimit brenda afatit subjekti ngarkohet me një gjobë prej 60 mijë lekësh.

Janë mbi 20 mijë biznese, që kanë detyrim që të dorëzojnë bilancet e vitit 2024.

Përgjithësisht pjesa më e madhe e tyre presin ditët e fundit për të bërë dorëzimin.

Nga një kërkim që ka bërë Monitor në QKB deri ditën e djeshme rezultonte se më pak se një e treta e subjekteve të mëdha kishin ngarkuar tashmë bilancin e vitit 2024.

Më herët, QKB u ka rikujtuar të gjitha subjekteve tregtare rëndësinë e depozitimit në kohë të pasqyrave financiare për vitin 2024.

Sipas njoftimit, dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative.

Afati i fundit është data 31 Korrik 2025.

Aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.

Dokumentacioni përfshin (kur mbajtja e tyre është i detyrueshëm):

• Pasqyrat financiare vjetore

• Raportin e ecurisë së veprimtarisë

• Raportin e auditimit.

The post Bie sistemi, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet; QKB: Puna vazhdon normalisht appeared first on Revista Monitor.

Sot tryezë për Kodin e Ri Penal, parashikohen dënime të rrepta edhe kur shikon gruan me shumë dashuri!

By: njeshi
25 July 2025 at 09:17

Sot ka një tryezë për ndryshimet në Kodin Penal. Eshtë normale për disa ndryshime sepse duhet ti përshtatemi kohës digjitale dhe disa problematikave që kanë dalë vitet e fundit. Drejtues i Grupit të Punës është ish-prokurori i përgjithshëm i Republikës, Arben Rakipi. Ndërkohë në tryezë do jenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, kreu i SPAK Altin Dumani, kryetari i gjykatës së lartë Sokol…

Source

Tentimi i fundit për konstituimin e Kuvendit, ndryshe shkrihet…

By: njeshi
25 July 2025 at 08:12

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për vazhdimin e 52-të të seancës konstituive, një ditë para skadimit të afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese javë më parë. Pas kësaj, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit. Kështu u tha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar në orët e vona të 24 korrikut…

Source

Shumëkatësha edhe në bregdet, shtohen kullat në Tiranë – Zbulohen vendimet e 5 mbledhjeve të KKTU-së

By: D Marku
25 July 2025 at 08:36

Pesë mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar i Territorit dhe Ujit tregojnë tendencën që po ndjek sektori i ndërtimit në vend ku duket se vëmendja turistike po e bën bregdetin gjithmonë e më tërheqës për investime shumëkatëshe kurse Tirana vijon të mbetet epiqendra e “kullave” të reja.

Lista e gjatë e vendimeve që ka kaluar në një mbledhje të prillit, një të majit dhe tret ë qershorit tregon për një përqendrim të theksuar të ndërtimeve mikes rezidencial dhe shërbime në qytetet bregdetare dhe kryesisht rezidenciale por edhe shërbime dhe akomodim në Tiranë.

Sigurisht në listën e vendimeve të lejeve nuk mungojnë as ato për subjekte agroturizmi që është një segment që ka marrë vëmendje të shtuar si efekt i rritjes së kërkesës dhe po kështu edhe leje për projekte impiantesh fotovolatikë. Po kështu në sy bien edhe lejet për disa projekte të rëndësishëm infrastrukturore që janë duke u zbatuar në vend.

Monitor përzgjodhi nga mbledhjet e fundit sipas datave kur janë mbajtur disa nga projektet kryesore që bien në sy në bregdet por edhe në Tiranë.

Për kryeqytetin bëhet fjalë për ndërtime që parashikojnë 20 apo më shumë kate.

Lejet tregojnë për një shpërndarje të ndërtimit jo vetëm në disa nga zonat kryesore të kryeqytetit por edhe në pjesën më rurale të saj.

Sa i takon zhvillimit që po bëhet si efekt i turizmit projektet e përzgjedhura tregojnë një rritje të shumëkatëshve në qytetet si Durrës dhe Vlorë, resorte apo projekte strukturash akomodimi në Zvërnec, Rradhimë, Himarë apo projekti tashmë i deklaruar edhe nga qeveria për zhvillimin e zonës së Darzezës.

Më poshtë një listë me disa prej projekteve të miratuara:

Mbledhje e datës 18 prill

Plani i Detajuar Qendror për “Zhvillimin Turistik të Bregdetit Adriatik, Zona Darëzezë, Bashkia Fier.

Leje Zhvillimi për objektin: “Resort turistik”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Hoteleri, shërbim dhe banim 8, 18 dhe 30 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.A.G” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie dhe rezidenciale 3-4-5-7-8-10-11-14-19 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Kryemëdhenj, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Blue Fafa Resort” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Orikum” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie 1, 2, 3, 9, 11, 13 kate dhe rezidenciale 1, 2, 13, 15 kate mbi tokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Orikum” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 22 dhe 24 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Myslym Shyri”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Artech Group” sh.p.k dhe “Edonil Konstruksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 21-23 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Qemal Stafa”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Primo Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale 26, 31 dhe 35 kate mbitokë, me 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sian Buildings Albania” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort me hoteleri dhe apartamente me shërbime turistike, me taraca të shfrytëzueshme dhe me mur rrethues”, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bpi Blessed Property Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura shërbimi, banimi dhe hotelerie 1-2 dhe 10 kate mbitokë, me 1 kat parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klint 2021” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura shërbimi, banimi dhe hotelerie 1-2-3-9-10 kate mbitokë, me 1-2 kate parkimi dhe shërbimi nëntokë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klint 2021” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Dhërmi Apartments”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Duni Group Construction” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Komuna Building”, Godinë banimi dhe shërbimi 22-23-24 kate me 5 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Kosovarëve, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & partners” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial, shërbimesh dhe hoteleri (Riverëay City), me 2, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 19, 20, 22, 24, 29 kate, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Pjetër Bogdani”, Bashkia Tirnë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grupi Industrial Albanez” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “2 godina polifunksionale 27 dhe 26 kate me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nord Konstruksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Sails”, Objekt banimi dhe shërbimi me 15 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Joti & S.T” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi hoteleri me 21 kate mbitokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bonita Konstruksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi me 1, 4, 21, 33, 37 dhe 49 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Reshit Petrela”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “E.S.E.C” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Bllok banimi me godina një familjare me 2 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bonum Ventus Developments” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks multifunksional me 3, 20 dhe 36 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në “Petrela”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Orion” sh.p.k

Leje Zhvillimi për objektin: “Vlorë Beach, Struktura residenciale me 1, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 20, 26, 30 kate mbitokë, 2 kate nëntokë dhe hapësira të përbashkëta”, me vendndodhje në Zonën e Plazhit të Vjetër, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Feniks Konstruksion” sh.p.k

Mbledhje e datës 28 maj

Leje Ndërtimi për objektin “Godinë banimi dhe shërbimi me 1,7,8 dhe 16 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë”, Zona 06, Zona e Menaxhimit A05, me vendodhje në “Marina dhe Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik me program hoteleri dhe shërbime 11 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Turi M.Z.P” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Atlas Building” – Godinë multifunksionale, shërbim, banim, 1 dhe 30 kate mbitokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erniku” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi, banimi dhe hoteleri me 26 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lunor” sh.p.k dhe “Ultratech” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Lalzi Bay”, Kompleks me funksion banim, shërbim dhe hoteleri me 1, 4, 5 dhe 6 kate mbitokë dhe 1 – 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhajs Tirana” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 25 kate, me 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Andrea Kushi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “He-In Invest” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi me 23 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Dafinave, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Agroroma 2019” sh.p.k dhe “EB Construction” sh.p.k.

leje ndërtimi për objektin: “Godina banimi dhe shërbimesh 1, 4, 5, 11, 12, 16, 26 dhe 30 kate mbi tokë, me 3 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Pavarsia”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Vega” sh.p.k dhe “Vr Construction” sh.p.k.

Mbledhja e datës 4 qershor 2025

1. Leje Ndërtimi për objektin: “Resort multifunksional “Jali Village”, Objekte banimi, hotel dhe shërbime me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbitokë dhe 1-2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Lalzi Bay Resort”, Kompleks Turistik dhe Rezidencial, me vendndodhje në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Omnix Albania” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe banimi 21-23 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Qemal Stafa”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Primo Invest” sh.p.k.

Mbledhja e datës 11 qershor

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 7, dhe 13 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona 20, Zona e Menaxhimit 2B03”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona 21, Zona e Menaxhimit 2B04”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 4, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, me parkim 1 kat parkim nëntokë, Zona e Menaxhimit 2B01”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Parkim 2 kate nëntokë, Zona e Menaxhimit 2P”, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ondee Hotel” – Strukturë me funksion hoteleri me 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë dhe 2 kat nëntokë, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ulk Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi dhe apart-hotel me 1, 2, 3, 4, 5 kat mbitokë dhe 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aliraj & K” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimi dhe hotelerie 1-4 kate mbi tokë, me 1-2 kate nëntokë me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Helvetic Horizon” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi, banimi dhe hotelerie 3 dhe 26 kate me 6 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi, banimi dhe hotelerie nga 6 deri në 22 kate me 6 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt mixed-use, Shërbime, Banim, Hotel me 37 kate mbitokë dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stela Konstrukion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, Hoteleri, Banim dhe Shërbime 2, 3, 4, 5, 6, 8, 11, 18, 26, 29, 39, 42, 45 kate me 4 kate nëntokë dhe pikë shitje karburanti”, me vendndodhje në Yzberisht, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fafa Konstruksion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks residencial dhe hoteleri “Vazo Residence”, me vendndodhje në lagjia “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dolphin Group” sh.p.k. 26. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale 1-39 kate, me 4 kate nëntokë, me vendndodhje në lagjen “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë me funksion miks, banimi dhe shërbim 20 kate me 4 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Currila”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Autokton Konstruksion” sh.p.k.

Mbledhje e datës 28 qershor

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese me 58 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Llazar Pulluqi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aba Toëer” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort multifunksional banim, hotel dhe shërbime me 2, 4, 5 kate mbi tokë dhe 1 – 2 kate nëntokë, Faza 3”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimi, banimi dhe hoteleri 6 dhe 25 kate mbi tokë, me 3 kate parkim nëntokë dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Selitë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ASR Invest” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Stukturë akomodimi dhe shërbimi 11, 13, 14 dhe 18 kate, me 4 kate nëntokë, me tarracë të shfrytëzueshme”, me vendndodhje në Bashkinë Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Royal G Max” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Arte Marea 1”, kompleks turistik dhe shtëpi pushimesh, shërbime dhe hotel, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Investment” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 7, 10, 14 dhe 15 kate mbi tokë me 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Golemi Konstruksion” sh.p.k./ Monitor

The post Shumëkatësha edhe në bregdet, shtohen kullat në Tiranë – Zbulohen vendimet e 5 mbledhjeve të KKTU-së appeared first on Albeu.com.

“Toyota Yaris”/ SPAK mbyll hetimet për Astrit Vladin dhe avokaten Lazimi, ja akuzat

By: A R
25 July 2025 at 09:38

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për shtetasit Astrit Vladi dhe avokaten Erida Lazimi, pjesë e dosjes së shumë-përfolur ‘Toyota Yaris’ dhe e ka dërguar çështjen në gjyq.

Përmes një njoftimi të SPAK bëhet e ditur se këta shtetas akuzohen për ushtrim të paligjshëm ndikimi ndaj një gjyqtari.

Po ashtu bëhet e ditur se e pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit, Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt të parave, me qëllim për të favorizuar përsonat, për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal.

Njoftimi:

SPAK dërgon në gjyq çështjen për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj një gjyqtari

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 24.7.2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal, nr.26/1/1 viti 2025 në ngarkim të të pandehurve:

Astrit Vladi, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, i parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (1) të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021).

Erida Lazimi, e akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021).

Ky procedim penal është ndarë nga ai i mëparshëm me nr.26/1, datë 26.12.2024, për veprat penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319/ç, 283/a dhe 287 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme të cilat provojnë se:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë në datën 14.09.2020 është zhvilluar seanca paraprake për gjykimin e kërkesës për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.71 viti 2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” , e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera është provuar se i pandehuri, Astrit Vladi i ka kërkuar të pandehurës, Erida Lazimi, e cila ushtron profesionin e avokates, të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar shtetasit, Alfred Vladi etj.

E pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit, Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt në formë monetare, me qëllim për të favorizuar përsonat, për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon hetimet paraprake për episode të tjera të kryerjes së veprave penale të korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, si dhe rrethanave dhe fakteve të tjera që kanë dalë nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post “Toyota Yaris”/ SPAK mbyll hetimet për Astrit Vladin dhe avokaten Lazimi, ja akuzat first appeared on JavaNews.al.

Parku Kombëtar i Butrintit/Rama:Turistë nga e gjithë bota “prekin” historinë dhe..

By: e xh
25 July 2025 at 09:36

Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Parku Kombëtar i Butrintit, ku turistë nga e gjithë bota kanë zgjedhur që të vizitojnë këtë sit arkeologjik.

Kreu i qeverisë Rama, përmes postimit në rrjete sociale shprehet se turistët ‘prekin’ historinë dhe bukurinë e parkut.

“Mirëmëngjes dhe nga Parku Kombëtar i Butrintit që zgjohet çdo ditë me zërat e vizitorëve që vijnë nga e gjithë bota për të prekur historinë dhe bukurinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri gjatë kësaj periudhe ka ndarë me ndjekësit e tij pamje nga pika tërheqëse në vend që po vizitohen gjithnjë e nga më shumë nga turistët e huaj.

Çështja ‘Toyota Yaris’/ Tentuan të korruptojnë gjyqtarin, SPAK i çon për gjykim

By: e xh
25 July 2025 at 09:33

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale që lidhet me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj një gjyqtari.

Të pandehur në këtë çështje janë Astrit Vladi dhe Erida Lazimi, të akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në dosjen e njohur si “Toyota Yaris”.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 24.7.2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal, nr.26/1/1 viti 2025 në ngarkim të të pandehurve:

Astrit Vladi, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, i parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (1) të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021).

Erida Lazimi, e akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi (2) i Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021).

Ky procedim penal është ndarë nga ai i mëparshëm me nr.26/1, datë 26.12.2024, për veprat penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319/ç, 283/a dhe 287 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal janë mbledhur provat e nevojshme të cilat provojnë se:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë në datën 14.09.2020 është zhvilluar seanca paraprake për gjykimin e kërkesës për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.71 viti 2020 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë në ngarkim të shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, të akuzuar për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” , e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 179/a dhe 25 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera është provuar se i pandehuri, Astrit Vladi i ka kërkuar të pandehurës, Erida Lazimi, e cila ushtron profesionin e avokates, të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar shtetasit, Alfred Vladi etj.

E pandehura Erida Lazimi i ka premtuar dhe i ka siguruar të pandehurit, Astrit Vladi aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, kundrejt përfitimit të parregullt në formë monetare, me qëllim për të favorizuar përsonat, për të cilët ishte kërkuar dërgimi i çështjes në gjyq në atë procedim penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon hetimet paraprake për episode të tjera të kryerjes së veprave penale të korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, si dhe rrethanave dhe fakteve të tjera që kanë dalë nga hetimet e kryera lidhur me këtë procedim penal.

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet 54-vjeçarja/ Do ekstradohet në Spanjë

By: e xh
25 July 2025 at 09:10

Akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kapet në Kavajë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 54-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë sigururar informacione për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim ndërkombëtar dhe mbi bazën e tyre kanë organizuar punën për kapjen e saj.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Plagosën me thikë një 26-vjeçar, pranga një prej vëllezërve.Procedohet i lirë tjetri

By: e xh
25 July 2025 at 09:01

Goditet me thikë një 26 vjeçar në qytetin e Vlorës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar ku është vënë në pranga një shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i të arrestuarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij, shtetasin F. B., 33 vjeç pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 10:00, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e supit, shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në Vlorë, i  cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Aksident tragjik në aksin Palasë–Dhërmi, humb jetën 9-vjeçari! Shoferi ishte i dehur

By: e xh
25 July 2025 at 08:50

Mbrëmjen e 24 korrikut, një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 23:10 në aksin rrugor Palasë–Dhërmi ku një fëmijë vetëm 9 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës drejtuesi i mjetit, shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, është arrestuar në flagrancë pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Dyshohet se ai humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Përplasja rezultoi fatale për njërin prej pasagjerëve, një i mitur 9-vjeçar, i cili ndërroi jetë në vend.

Ndërkohë, pasagjeri tjetër, 20-vjeçari E. A., është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Tentimi i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

By: e xh
25 July 2025 at 08:44

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për vazhdimin e 52-të të seancës konstituive, një ditë para skadimit të afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese javë më parë.

Pas kësaj, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit. Kështu u tha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar në orët e vona të 24 korrikut, përmes së cilës u vendos ex officio masë e përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyç në Republikën e Kosovës”.

Gjykata e mbështeti vendosjen e masës në atë se për çështjen e konstituimit ka dy lëndë në shqyrtim, atë të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pse Kuvendi nuk është konstituar deri më tani?

Lëvizja Vetëvendosje – fituese e zgjedhjeve – e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, por e zgjedhura e kësaj partie, Albulena Haxhiu, konsiderohet e papranueshme për disa grupe politike.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e shohin atë si figurë përçarëse, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se s’ka votë për asnjë kandidat të LVV-së. LVV-ja argumenton se është obligim i të gjithë deputetëve të konstituojnë Kuvendin. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po ashtu po kundërshtojnë ndryshimin e votimit nga i hapur në të fshehtë. Partitë shqiptare kanë argumentuar se në aktgjykim Kushtetuesja ka thënë se votimi i fshehtë është jokushtetues, por mendim tjetër ka shprehur LVV-ja.

Me afrimin e mandatit 30-ditor, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – partia e të cilit i ka tre deputetë – dhe kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë takuar javën e kaluar në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje. Por, deri më tani nuk kanë njoftuar për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit, dhe më pas formimin e Qeverisë.

Duke pasur parasysh që të premten është mundësia e fundit për konstituimin e Kuvendit, në bazë të afatit të vendosur nga Kushtetuesja më 26 qershor, Ambasada gjermane njoftoi të enjten se ambasadori Jorn Rohde, së bashku me ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë, do të marrin pjesë në vazhdimin e 52-të të seancës konstituive.

Kërkesa e Osmanit

Përveç duke argumentuar se kompromisi nuk duket se është afër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 22 korrik iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me dy kërkesa: që të sqaronte se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik dhe që Kushtetuesja të vendosë masë të përkohshme ndaj afatit 30-ditor, deri në nxjerrjen e një aktvendimi sa i përket kërkesës për pasojat juridike.

Ajo ka kërkuar, po ashtu, të sqarohet se çfarë ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas afatit të 26 korrikut.

“Kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pa fund, dhe hyrja në një situatë ku institucionet do të mund të konstituoheshin në një mënyrë jokzushtetuese dhe do të ishin të pasafatshme”, tha e para e shtetit.

PDK-ja dhe AAK-ja thanë se kërkesa e Osmanit për Kushtetuesen i jep kohë LVV-së, ndërkaq Limaj tha se sqarimet e kërkuara nga presidentja hapin rrugë për zgjidhje. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e Osmanit për masë të përkohshme dhe sqarim të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është “qartazi e pabazuar” dhe, si e tillë, e papranueshme për Kushtetuesen.

“Çështja lëviz vetëm atëherë kur të ketë një qartësi nga Gjykata Kushtetuese sa u përket pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit, dhe të drejtës së partisë së parë për të propozuar”, tha ai.

Deputetët, përveç zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, duhet të zgjedhin edhe pesë nënkryetarë, për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit. Që nga 15 prilli – kur nisi seanca konstituive – organizatat joqeveritare u kanë bërë vazhdimisht thirrje deputetëve që t’i formojnë institucionet e reja. REL

“Harrojini Karaibet!”, El Nacional: Eksploroni Shqipërinë, perlën e Mesdheut

By: e xh
25 July 2025 at 08:40

Gazeta prestigjioze spanjolle El Nacional i ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë, duke e paraqitur si një nga vendet më të bukura dhe ende të pazbuluara të Mesdheut.

Sipas gazetës, Shqipëria është një parajsë e vërtetë për pushime, ku turistët mund të shijojnë plazhe mahnitëse, male të egra dhe një mikpritje që nuk të harrohet lehtë, të gjitha me çmime tepër të përballueshme.

“Shumë mendojnë se për të parë plazhe të mrekullueshme duhet të udhëtosh deri në Karaibe apo Azinë Juglindore, por Shqipëria s’të zhgënjen aspak,” shkruan El Nacional.

Gazeta fillon udhëtimin me Rivierën Shqiptare, duke veçuar Ksamilin si perla e jugut, përballë ishullit grek të Korfuzit. Ujërat kristal, rëra të bardha dhe natyra e paprekur e bëjnë Ksamilin një nga plazhet më të preferuara të Mesdheut. Edhe pse shumë plazhe janë private, një ditë relaksi kushton vetëm 5 deri në 8 euro, një luks i përballueshëm për çdokënd.

Nga Ksamil, vizitorët mund të eksplorojnë atraksione natyrore si Syri i Kaltër, një burim uji i thellë dhe i mistershëm me ngjyrë magjike, si dhe Parkun e Butrintit, i mbrojtur nga UNESCO për vlerat arkeologjike dhe historike që mbart.

Por Shqipëria nuk ka vetëm det.

El Nacional vlerëson edhe veriun malor të vendit, sidomos zonën e Thethit në zemër të Alpeve Shqiptare. Ky fshat, dikur i izoluar për shkak të infrastrukturës së vështirë, është sot një destinacion i preferuar për alpinistë dhe adhurues të natyrës. Një nga aventurat më të veçanta është ecja nga Valbona në Theth, një shteg që ofron peisazhe spektakolare dhe kontakt të drejtpërdrejtë me jetën tradicionale shqiptare.

Gazeta ndalet edhe te qytetet historike që s’duhen humbur. Gjirokastra, e quajtur “qyteti i gurit”, e mbrojtur nga UNESCO, ofron një ndërthurje të arkitekturës otomane me panoramën karakteristike të jugut shqiptar. Ndërkohë, Berat, vetëm dy orë larg Tiranës, është një tjetër mrekulli arkitektonike e shpallur po ashtu pasuri botërore, e njohur për shtëpitë e bardha me dritare të shumta, që i kanë dhënë emrin “qyteti i një mijë dritareve”.

Në fund, El Nacional nuk lë pa përmendur kuzhinën shqiptare, të cilën e përshkruan si një kombinim fantastik mes ndikimeve turke, greke dhe mesdhetare. Byreku, një pite me brumë të hollë dhe mbushje me djathë e spinaq, cilësohet si specialiteti më i dashur për vendasit dhe të huajt.

“Shqipëria është një destinacion i kompletuar, me gjithçka që një udhëtar kërkon, det, mal, histori, ushqim dhe çmime të arsyeshme”, përfundon artikulli./tvklan.al

Hartat e zonave kadastrale për çmimet e referencës, rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe

25 July 2025 at 08:20

Publikohen hartat e zonave kadastrale të çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve për 61 bashkitë në rang vendi. Për herë të parë harta e çmimeve të referencës së apartamenteve sjell ndarjen e zonave urbane të qyteteve kryesore të vendit në disa zona kadastrale me çmime të ndryshme për shitblerjen, ndryshe nga metodologjia e miratuar […]

The post Hartat e zonave kadastrale për çmimet e referencës, rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim të narkotikëve, arrestohet 39-vjeçari, pritet ekstradimi

By: E.K
25 July 2025 at 09:57

Gjirokastër/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. Akuzohet në Spanjë, se ka kultivuar bimë narkotike, me llamba, në ambient të mbyllur, kapet me qëllim ekstradimin, 39-vjeçari. Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi […]

The post Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim të narkotikëve, arrestohet 39-vjeçari, pritet ekstradimi appeared first on FaxWeb.

U rrëzua me 49 persona në bord/ Publikohen pamjet e fundit të avionit, pasagjerët tregojnë gjendjen e frikshme

By: E.K
25 July 2025 at 09:52

Një aeroplan me 49 persona në bord u rrëzua një ditë më parë në Rusi. Avioni An-24, i operuar nga linja ajrore Angara Airlines me seli në Siberi, u zhduk nga radarët ndërsa po i afrohej destinacionit të tij në Tynda, një qytet i largët në rajonin Amur në kufi me Kinën. Pasagjerët që udhëtuan […]

The post U rrëzua me 49 persona në bord/ Publikohen pamjet e fundit të avionit, pasagjerët tregojnë gjendjen e frikshme appeared first on FaxWeb.

Lufta në Siri, Tajlanda: Mbi 100 mijë civilë kanë ikur si pasojë e konfliktit me Kamboxhian

By: E.K
25 July 2025 at 09:41

Mbi 100.000 persona kanë ikur nga luftimet kufitare më të përgjakshme mes Tajlandës dhe Kamboxhias në dekadë, ka thënë Bankoku të premten, përderisa rriten thirrjet ndërkombëtare për ndalje të armiqësive. Mospajtimet kufitare që një kohë kanë shpërthyer me luftime intensive me artileri, tanke dhe trupa ushtarake në fushëbetejë të enjten. Këshilli i Sigurimit i Kombeve […]

The post Lufta në Siri, Tajlanda: Mbi 100 mijë civilë kanë ikur si pasojë e konfliktit me Kamboxhian appeared first on FaxWeb.

❌
❌