Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

30-vjet Srebrenica, në Beograd shfaqen fotot e Rakto Mlladiç

By: user 8
11 July 2025 at 16:06

Një incident ndodhi në Beograd ndërsa organizata “Gratë në të Zeza” mbajti një aktivitet përkujtimor në Beograd për 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Organizata zhvilloi një manifestim me moton “Asnjëherë nuk do të harrojmë gjenocidin në Srebrenicë”.

U realizua një veprim simbolik me 30 pasqyra që simbolizonin ballafaqimin me të kaluarën. Aktivistet qëndruan pranë statujës së princit Mihailo, duke mbajtur numrin 8372, që përfaqëson viktimat. Por, aty afër, tre kundërshtarë mohuan gjenocidin me megafon dhe mbanin simbole nacionaliste.

Njëri prej tyre kishte veshur një këmishë me fotografinë e Ratko Mladiçit, kasapit të Bosnjes dhe valëviste flamur të Republikës Serbe. U kujtua se shpallja e njëanshme e Republikës Serbe ishte hyrje në luftën e Bosnjës dhe u shpall jo kushtetuese.

Lexo më tej: 30 vjet më pas/ Paqja e pamundur mes muslimanëve dhe serbëve në Srebrenicë 

“Gratë në të Zeza” kërkuan që Serbia të pranojë zyrtarisht gjenocidin në Srebrenicë. Ata kërkuan ndalimin ligjor të mohimit të krimeve dhe heqjen e muraleve që lavdërojnë kriminelët e luftës. Gjithashtu, kërkuan që 11 korriku të shpallet Ditë Përkujtimore e Gjenocidit të Srebrenicës.

The post 30-vjet Srebrenica, në Beograd shfaqen fotot e Rakto Mlladiç appeared first on Lapsi.al.

Skandal në Beograd!/ Pasagjerët shqiptarë bërtasin për ndihmë, mbahen të mbyllur në autobusin me temperatura të larta

9 July 2025 at 21:53

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të martën në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, ku disa pasagjerë shqiptarë të linjës Beograd–Tiranë janë mbajtur të mbyllur në një autobus në pistën e aeroportit, në kushte të papërshtatshme.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pasagjerët duke bërtitur dhe kërkuar ndihmë nga autoritetet jashtë autobusit, ndërsa brenda mjetit kishte temperatura shumë të larta dhe mungonte ajrosja apo kondicioneri.

Deri në këtë moment, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet e aeroportit në Beograd lidhur me këtë incident, ndërsa nuk dihet ende nëse pasagjerët kanë marrë ndonjë trajtim mjekësor apo ndihmë nga autoritetet serbe.

Serbian police at Belgrade Airport locked Albanian passengers from the Tirana flight inside a bus without air conditioning for hours during a heatwave, sparking outrage. pic.twitter.com/FiLL8VAJmd

— Admirim (@admirim) July 9, 2025

The post Skandal në Beograd!/ Pasagjerët shqiptarë bërtasin për ndihmë, mbahen të mbyllur në autobusin me temperatura të larta appeared first on Sot News | Lajme.

Skandal në Beogard/ Shqiptarët mbahen të mbyllur në autobus për 1 orë: Po mbytemi këtu pa ajër

9 July 2025 at 12:47

Shqiptarët janë përballur me një rast të paprecedentë ditën e djeshme në aeroportin e Beugradit. Në një video të publikuar nga gazetari Blendi Fevziu, shihen disa pasagjerë shqiptarë që janë lënë brenda në autobus për më shumë se një orë me dyer të mbyllura dhe pa kondicioner.

Në videon e mëposhtme, shihet qytetarët të revoltuar me këtë gjendje, ndërkohë që fëmijë të vegjël dëgjohen teksa qajnë. Pas disa përpjekjesh të pasukseshme për të dalë nga autobusi, banorët kanë thyer xhamat e autobusit për të marrë ajër, pasi po asfiksoheshin.

“Kemi pritur me shume se 1 ore e 20 min me dyer te mbyllura ne nje bus plot me njerez. Fillova nga paniku se skishim ajer te hapja dritaret e siperme te busit, megjithate per shkak te temperaturave dhe njerezve te shumte ne bus ishte e pamundur te merrje mjaftueshem ajer. Njerezit filluan te revoltoheshin dhe te qellonin xhamat me grushta njeherazi duke shpresuar se dikush do na degjonte. Po mbyteshim… femijet qanin. Pamja me e shemtuar dhe c‘njerezore qe kam pare ishte kur policia serbe dhe shoferi i autobuzit afrohen perballe me autobuzin dhe shihnin sesi ne kerkonim ndihme te hapnin dyert e nuk benin asgje. Ne nje moment vajza ime 13 vjece merr ate pajisjen qe eshte per emergjence per thyerjen e xhamave dhe thyen xhamin e deres. Ne ato momente filluam te merrnim ajer,” thuhet në mesazhin e denoncueses.

Por nuk përfundon këtu, pasi me të njëjtën situatë janë përballur dhe në avionin ‘Air Serbia’, ku janë mbajtur 6 orë brenda pa ajër të kondicionuar. Dhe e vetmja përgjigje që kanë marrë është që avioni ka disa probleme.

The post Skandal në Beogard/ Shqiptarët mbahen të mbyllur në autobus për 1 orë: Po mbytemi këtu pa ajër appeared first on Sot News | Lajme.

BEOGRAD – Dhjetëra të arrestuar në protestat kundër korrupsionit

BEOGRAD, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Protestat e vazhdueshme kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç u intensifikuan sot, ndërsa policia arrestoi më shumë demonstrues që pengonin trafikun rrugor.

Protestuesit në Beograd kritikojnë qeverinë si të korruptuar dhe autoritare dhe kërkojnë dorëheqjen e saj dhe zgjedhje të reja.

Sipas zyrtarëve të drejtësisë, 40 persona u arrestuan vetëm në Beograd, krahasuar me 30 të enjten, sipas raporteve të medias.

Arrestime u bënë edhe në qytete të tjera ku disa prej tyre demonstrues u liruan pak më vonë.

Shumë avokatë nga vendi i protestës po ofronin shërbimet e tyre falas, raportoi shoqata e avokatëve.

Lëvizja protestuese e udhëhequr nga studentët filloi pas shembjes vdekjeprurëse të një tende të stacionit hekurudhor të rinovuar rishtazi në Novi Sad më 1 nëntor 2023, e cila vrau 16 persona.

Ekspertë të pavarur dhe politikanë të opozitës fajësuan tragjedinë neglizhencës dhe korrupsionit sistemik nën administratën e Vuçiç.

Ajo që filloi si një pushtim i kampusit është zhvilluar që atëherë në një lëvizje proteste kombëtare, duke tërhequr mijëra njerëz në rrugët e vendit ballkanik./ /os/

The post BEOGRAD – Dhjetëra të arrestuar në protestat kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tensione në Beograd e në Novi Sad, policia serbe largon bllokadat

By: user 11
3 July 2025 at 10:48

Policia e Serbisë ka ndërhyrë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut në disa lokacione në Beograd dhe Novi Sad, ku qytetarë dhe studentë ishin mbledhur për të bllokuar rrugët. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi në mëngjes se janë larguar të gjitha bllokadat.

Sipas MPB-së, gjatë natës janë kontrolluar gjithsej 1.297 persona, ndërsa 79 janë shoqëruar në stacione policore. Prej tyre, 72 për kundërvajtje dhe shtatë të tjerë për dyshim të shkeljes së Kodit Penal.

“Janë hequr të gjitha bllokadat në territorin e Serbisë dhe Beogradit dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme”, thuhet në njoftim.

Një njësi e xhandarmërisë ndërhyri para Fakultetit Juridik në Beograd, ku studentët protestues pretenduan se policia tentoi të hynte brenda objektit, duke shkelur kështu autonominë universitare. Studentët kishin bllokuar rrugën dhe policia ndërhyri me automjete dhe dhunë.

“Ata u tërhoqën brenda fakultetit, por policët arritën deri në derë, ndërkohë që komandantët u thërrisnin për të mos hyrë”, tha ai, duke shtuar se pati disa të arrestuar.

Policia mohoi që ka hyrë në objektin e fakultetit dhe deklaroi se ka vepruar vetëm ndaj atyre që kishin vendosur pengesa në rrugë, duke respektuar autonominë universitare.

The post Tensione në Beograd e në Novi Sad, policia serbe largon bllokadat appeared first on Lapsi.al.

Kremlini në anën e Vuçiç, shpreson që presidenti të rivendosë qetësi në Serbi

By: user 5
30 June 2025 at 20:51

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Kremlini nuk mund ta përjashtonte mundësinë që protestat antiqeveritare në Serbi, të ishin një përpjekje për një revolucion, por ishte i bindur se udhëheqja serbe do të rivendoste qetësinë. Të shtunën, policia serbe u përlesh me protestuesit antiqeveritarë që kërkonin zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandar Vuçiç.

“Pavarësisht faktit se Serbia është, sigurisht, nën një presion të paparë nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që atje po përdoren metoda të njohura për të nxitur revolucione me ngjyra. Nuk kemi dyshim se udhëheqja aktuale serbe do të jetë në gjendje të rivendosë ligjin dhe rendin në vend në një të ardhme shumë të afërt”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Rusia tradicionalisht e sheh Vuçiçin si një aleat të ngushtë dhe udhëheqësi serb ishte në Moskë më 9 maj për të parë një paradë ushtarake për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Muaj të tërë protestash në të gjithë Serbinë, përfshirë mbylljen e universiteteve, e kanë shqetësuar Vuçiç, mandati i dytë i të cilit përfundon në vitin 2027, kur janë planifikuar edhe zgjedhjet parlamentare. Vuçiç tha se pas protestave të së shtunës qëndronin “forca të huaja” të paspecifikuara dhe se demonstruesit u përpoqën të “rrëzonin qeverinë serbe”, por dështuan.

The post Kremlini në anën e Vuçiç, shpreson që presidenti të rivendosë qetësi në Serbi appeared first on Lapsi.al.

Disa të arrestuar pasi policia serbe heq bllokadat në Beograd

By: Ela
30 June 2025 at 11:56

Disa persona janë arrestuar mëngjesin e 30 qershorit, teksa policia serbe hoqi të gjitha bllokadat e vendosura në rrugët në Beograd, njoftoi Ministria për Punë të Brendshme e Serbisë. Policia po ashtu tha se po heq barrikadat e vendosura në qytet tjera, të cilat u vendosën nga protestuesit në dhjetëra lokacione një natë më parë […]

The post Disa të arrestuar pasi policia serbe heq bllokadat në Beograd appeared first on BoldNews.al.

“Serbët e pasur në diasporë kundër Vuçiç”, analisti tregon rolin e grupit të Vienës

By: Besnik
29 June 2025 at 21:41

Analisti Indrit Vokshi foli në “NOW” në Euronews Albania në lidhje me protestat e fundjavës në Serbi, ndërsa tregoi ndikimin e diasporës serbe, veçanërisht të një grupi personash të pasur me bazë në Vjenë të Austrisë.

Ai tha se serbët e pasur që jetojnë në diasporë janë kundër Vuçiçit dhe po ndikojnë me influencën e tyre ekonomike që në Serbi të ketë ndryshime politike.

“Diaspora serbe, njerëzit e pasur të Serbisë, rrinë përgjithësisht në Vjenë të Austrisë dhe duke qëndruar në Vjenë, e duke pasur lidhjet e tyre ekonomike, me biznesin dhe bankat evropiane, janë pjesë e sferës së influencës ekonomike dhe politike të botës perëndimore. Sigurisht që ka gjasa që të kërkojnë që, nëpërmjet fuqisë dhe rrjetit të tyre, të ndikojnë ndryshime politike në Serbi. Serbia gjendet fizikisht brenda Evropës dhe e rrethuar me vende të NATO-s, pavarësisht se mund të gjendet mendërisht dhe shpirtërisht me atë që quhet bota sllave, ose kërkon atë të ashtuquajturën ‘nënë Rusi’. Por e ka të pamundur tani që të ketë një bashkëpunim, pasi nuk jemi në kushtet e një lufte evropiane. Serbia gjithmonë ka shfrytëzuar luftën evropiane për t’u zgjeruar në kufi dhe për të arritur aspiratat e veta imperialiste në Ballkan,” tha analisti Vokshi.

Kujtojmë se të shtunën në mbrëmje, Policia serbe u përplas me protestuesit antiqeveritarë që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe përfundimin e sundimit 12-vjeçar të presidentit Vuçiç.

Godinat qeveritare u rrethuan me policë, ndërsa turma mbështetësish pro-Vuçiç ishte mbledhur paralelisht.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Serbët e pasur në diasporë kundër Vuçiç”, analisti tregon rolin e grupit të Vienës appeared first on Euronews Albania.

Gazetari tregon detajet nga Beogradi: Protestuesit brohorisnin “Poshtë shqiptarët”

By: Besnik
29 June 2025 at 21:12

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Presheva për Euronews Albania, gazetari Nefail Maliqi raportoi mbi protestat masive që po përfshijnë Serbinë, ku qytetarët kërkojnë largimin e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Maliqi tha se ka qenë vetë prezent në Beograd, ku bashkë me disa gazetarë zviceranë kanë dëgjuar thirrje dhe brohoritje nga protestuesit, mes të cilave edhe anti-shqiptarëve, si “Poshtë shqiptarët, poshtë Vuçiç”.

Ai tha se protestuesit madje u drejtoheshin policëve me fjalët: “Shkoni në Kosovë dhe provojeni, ua tregon Albin Kurti”.

Maliqi tha se edhe mediat serbe janë të ndara në dy fronte: disa mbështesin protestat, ndërsa të tjerë Vuçiçin.

“Protestat kanë karakter gjithëpopullor dhe nuk janë vetëm të studentëve. Mbrëmë numri i protestuesve arriti deri në 1.5 milionë, të cilët kërkojnë luftë kundër korrupsionit, diskriminimit dhe rrëzimin e Vuçiçit. Protesta janë të ndara në dy blloqe: mbështetës të Rusisë dhe Vuçiçit, dhe studentë e qytetarë pro-evropianë. Do të jetë interesante të shihet se si do të ndryshojë situata në rast të rrëzimit të Vuçiçit,” tha Maliqi.

Kujtojmë se të shtunën në mbrëmje, Policia serbe u përplas me protestuesit antiqeveritarë që kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe përfundimin e sundimit 12-vjeçar të presidentit Vuçiç.

Godinat qeveritare u rrethuan me policë, ndërsa turma mbështetësish pro-Vuçiç ishte mbledhur paralelisht.

Pas përfundimit të protestës rreth orës 22:00, disa protestues hodhën flakadanë ndaj policisë, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë pranë Presidencës së Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetari tregon detajet nga Beogradi: Protestuesit brohorisnin “Poshtë shqiptarët” appeared first on Euronews Albania.

BEOGRAD – Përleshje në marshimin studentor: 10 të arrestuar dhe 8 të plagosur

BEOGRAD, 29 qershor /ATSH/ – Përplasjet dhe incidentet midis policisë dhe protestuesve në qendër të Beogradit pasuan me 10 arrestimesh dhe 8 të plagosurish, shkruan ilsole24 ore.it

Demonstratat antiqeveritare u promovuan nga lëvizja studentore që mblodhi, sipas një burimi të pavarur, rreth 140 mijë njerëz, një shifër shumë më e lartë se 36 mijë të raportuara nga policia.

Në mbrëmje pati momente tensioni të lartë me njësitë e policisë së trazirave që synonin të përballeshin me grupe demonstruesish që hodhën gurë, shishe dhe fishekzjarre ndaj oficerëve.

6 oficerë dhe dy protestues u plagosën.

Dënimi i fortë i incidenteve dhe sjelljes së dhunshme kundër policisë erdhi nga e gjithë udhëheqja serbe.

Presidenti Vuçiç do t’i drejtohet vendit sot. /os/

The post BEOGRAD – Përleshje në marshimin studentor: 10 të arrestuar dhe 8 të plagosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

77 të ndaluar gjatë protestës në Beograd, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 June 2025 at 12:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ai ka kërkuar nga zyrat kompetente të prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre” dhe “të mos sillen si të paaftë dhe naivë”.

Ai e ka përgëzuar policinë për “sjelljen profesionale dhe për dëshirën që t’i mposhtin sulmuesit me përdorim minimal të forcës”.

“Natyrisht se do të ketë më shumë arrestime për sulmet ndaj policisë. Ky nuk është fundi. Janë duke u identifikuar edhe individë tjerë. Agjencia për Siguri dhe Informacion është duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Vuçiç.

Përgjatë intervenimit të policisë, pas një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija, janë ndaluar 77 persona dhe 48 zyrtarë policorë janë plagosur, ka bërë të ditur të dielën ministri Daçiç.

Ai ka thënë se përleshjet e para në mes të disa protestuesve dhe policisë kanë nisur në orën 21:42.

“Gjatë intervenimit policor janë plagosur 48 zyrtarë policorë – 38 pjesëtarë të xhandarmërisë, dy pjesëtarë të brigadës, shtatë zyrtarë policorë të Njësitit Policor për Intervenime dhe një zyrtar i angazhuar për siguri operacionale”, ka thënë ai.

Sipas Daçiçit, një zyrtar policor ka lëndime të rënda në kokë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 77 të ndaluar gjatë protestës në Beograd, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja appeared first on Euronews Albania.

Dy protesta paralele në Beograd: Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mbështetësit e Vuçiç përkrahin presidentin

28 June 2025 at 22:49

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, kanë nisur të organizohen dy protesta në ditën kur shënohet ajo që njihet si festë kombëtare e Vidovdanit.

Njëra organizohet nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ata i bëjnë përgjegjëse institucionet për shembjen e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntorin e vitit të kaluar, që ka rezultuar me vdekjen e 16 personave.

Protesta tjetër është duke u organizuar nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Protesta e studentëve, e titulluar “Shihemi në Ditën e Shën Vidit”, planifikohet të nisë në pasditen e së shtunës në Sheshin e Sllavija.

Në këtë festë, serbët përkujtojnë betejën kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.

Mbështetësit e Qeverisë janë duke u mbledhur para ndërtesës së parlamentit, ku planifikojnë të organizojnë “mbrëmje letrare”.

Studentët po kërkojnë nga Qeveria që t’i dërgojë presidentit Vuçiq një propozim për shpërndarje të parlamentit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja.

Kërkesa e dytë është ndërprerja e tubimit të mbështetësve të Qeverisë, të cilët deklarojnë se duan të mësojnë. Ata u kanë thënë ultimatum autoriteteve deri në orën 21:00 të së shtunës që t’ua plotësojnë kërkesat.

Mirëpo, Vuçiq ka thënë më 27 qershor se “ultimatumi nuk është pranuar”. Disa ditë më parë, autoritetet i kanë arrestuar gjashtë persona për përgatitje të “përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetutës”. Autoritetet i akuzojnë organizatorët e protestës se janë “duke u përgatitur për dhunë”.

Studentët, në anën tjetër, kanë deklaruar se me veprimet e tyre deri tani kanë treguar se janë kundër çdo forme të dhunës./ REL

The post Dy protesta paralele në Beograd: Studentët kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mbështetësit e Vuçiç përkrahin presidentin appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta të dhunshme në Beograd, mijëra qytetarë në mbështetje të studentëve

By: user 11
28 June 2025 at 23:13

Dhjetëra mijëra qytetarë janë mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Demonstrata u organizua nga studentët, të cilët me një ultimatum drejtuar qeverisë serbe, kërkuan shpërbërjen e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare deri në orën 21:00.

Kur afati skadoi dhe nuk pati përgjigje, studentët u bënë thirrje qytetarëve të marrin fatin në duart e tyre. Mijëra protestues u drejtuan te pallatit presidencial, duke brohoritur slogane kundër Aleksandar Vuçiç.

Forca të shumta policie i penguan ata duke përdorur granata trullosëse për të shpërndarë turmën. Situata mbetet e tensionuar përreth ndërtesës presidenciale, ndërsa në rrugët e kryeqytetit janë vendosur forca speciale me automjete të blinduara.

Demonstratat mbarëkombëtare kundër korrupsionit filluan pasi u shemb një çati e rinovuar e stacionit hekurudhor, duke vrarë 16 persona më 1 nëntor.

Shumë persona ia vunë fajin për rrëzimin e çatisë së betonit korrupsionit të përhapur qeveritar dhe neglizhencës në projektet shtetërore të infrastrukturës, duke çuar në protesta masive të përsëritura. Vuçiç dhe partia e tij e krahut të djathtë Progresive Serbe kanë refuzuar kërkesën për votim të parakohshëm dhe kanë akuzuar protestuesit se po planifikojnë të nxisin dhunë me urdhër nga jashtë, të cilin ata nuk e specifikuan. Afatet normale të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare serbe janë në vitin 2027.

The post Protesta të dhunshme në Beograd, mijëra qytetarë në mbështetje të studentëve appeared first on Lapsi.al.

Incidentet në Beograd në përfundim të protestës së studentëve, Daçiç: U morën masat për të rikthyer rendin publik!

By: M C
28 June 2025 at 23:36

Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidencës së Serbisë në mbrëmjen e së shtunës, në përfundim të një proteste të organizuar nga studentët.

Më herët gjatë ditës janë organizuar dy protesta: njëra nga studentët që i kanë bllokuar universitetet në nivel shtetëror prej fundit të vitit 2024 dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe tjetra nga ata që deklarojnë se e mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pasi protesta e mbajtur në sheshin Sllavija është shpallur zyrtarisht e përfunduar, një grup i burrave të maskuar është përleshur me policinë në kryeqytetin serb. Ata janë parë duke hedhur shishe dhe gjësende tjera drejt zyrtarëve policorë. Të pranishëm në zonën e protestave ka shumë zyrtarë policorë, përfshirë njësitet e xhandarmërisë.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, i ka dënuar ashpër “sulmet e pjesëmarrësve në marshin në sheshin Sllavija ndaj pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme”. Ai ka thënë se do t’i ndërmarrë të gjitha masat për të rikthyer rendin publik dhe që të gjithë ata që e kanë sulmuar policinë do të ndiqen penalisht.

The post Incidentet në Beograd në përfundim të protestës së studentëve, Daçiç: U morën masat për të rikthyer rendin publik! appeared first on Albeu.com.

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

By: Ela
28 June 2025 at 18:02

Beogradi po përgatitet për një protestë të re e cila pritet të jetë ndër më të mëdhatë të udhëhequra nga studentët, pas gati tetë muajsh tubimesh që kanë sfiduar seriozisht autoritetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Studentët kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe ndërprerjen e një demonstrate kundër-protestuesish në qendër të kryeqytetit. Sipas […]

The post Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë appeared first on BoldNews.al.

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

27 June 2025 at 11:15

Gjykata e Lartë në Beograd, me kërkesë të prokurorisë, caktoi masën e paraburgimit për pesë persona të dyshuar për përgatitjen e veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë, ndërsa ndaj të gjashtit u shqiptua masa e arrestit shtëpiak.

Paraburgimi për pesë të dyshuarit – I.M., B.M., V.K., N.A. dhe A.I. – mund të zgjasë deri në 30 ditë.

Siç u bë e ditur, kjo masë u caktua sepse “ekzistojnë rrethana që tregojnë se të dyshuarit, në një periudhë të shkurtër kohore, mund ta përsërisin veprën penale”.

Për të njëjtën arsye, ndaj të akuzuarit S.G. u caktua masa e arrestit shtëpiak, me përdorim të monitorimit elektronik.

Në deklaratën e Gjykatës së Lartë në Beograd thuhet se I.M. dhe B.M. dyshohen për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve, si dhe përgatitje të akteve kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.

Këto veprime lidhen me veprën penale: thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues.

V.K., N.A., A.I. dhe S.G., në anën tjetër, dyshohen për përgatitjen e një akti kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.

Edhe këto veprime lidhen me veprën penale: thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues.

Të gjithë ata e mohuan fajësinë.

Ata u arrestuan më 25 qershor, nën dyshimet se planifikuan “ndryshimin e dhunshëm të pushtetit” në Serbi, gjatë një tubimi që studentët protestues e kanë paralajmëruar tashmë për datën 28 qershor në Beograd.

Policia njoftoi më pas se ata dyshohet se janë takuar në një hotel në Kralevë, me qëllim “planifikimin e ndryshimit të dhunshëm të pushtetit në Serbi dhe organizimin e sulmeve ndaj përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, sulmeve fizike ndaj pjesëtarëve të policisë me qëllim çarmatosjen e tyre, si dhe ndërhyrjeve të dhunshme në ndërtesën e Qeverisë serbe dhe në institucione të tjera”.

Studentët protestues u kanë kërkuar autoriteteve të shpallin zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri më 28 qershor, kur është planifikuar protesta e tyre.

Kërkesë tjetër e tyre është ndërprerja e një tubimi në qendër të Beogradit, ku kundërshtarët e studentëve protestues, të cilët e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë”, kanë ngritur kampe tash e tre muaj.

Studentët protestues kanë deklaruar se, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen deri më 28 qershor në orën 21:00, ata presin që “qytetarët të jenë të gatshëm t’i marrin të gjitha masat ekzistuese të mosbindjes civile”.

Autoritetet kanë paralajmëruar se, në ditët në vijim, do të vazhdojnë me arrestimet e atyre që “po përgatisin akte kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë”.

Studentët kanë filluar bllokimin e fakulteteve dhe protestat në fund të nëntorit të kaluar, duke kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për vdekjen e 16 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim appeared first on Euronews Albania.

Aksion i gjerë policor/ Synim përmbysja e pushtetit në Serbi, çmontohet organizata kriminale, tre të arrestuar

26 June 2025 at 09:37

Të arrestuarit, me inicialet I.M., N.A. dhe B.M., dyshohet se më 21 qershor 2025 kanë zhvilluar një takim në një hotel në Kraljevo, ku kanë planifikuar një ndryshim të dhunshëm të qeverisë në Republikën e Serbisë.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, tre persona janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të përgatitjes së një vepre penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë, në bazë të nenit 320 në lidhje me nenin 309 të Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, ata janë dakorduar të mos ktheheshin në shtëpi derisa të “vrisnin ose shkatërronin” përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Po ashtu, ata kishin paralajmëruar përdorimin e armëve të zjarrit, planifikuan një sulm ndaj anëtarëve të policisë për çarmatosjen e tyre, si dhe një pushtim të dhunshëm të ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, institucioneve të tjera dhe mediave si Radio Televizioni i Serbisë (RTS), “Happy” dhe “Informer”.

Njëri prej të dyshuarve, I.A., u arrestua në Gugalj, në rrugën për në Požega. Gjatë kontrollit të automjetit Škoda që ai drejtonte, në çantën e tij u gjet një pistoletë CZ 7.65 mm me numër serial të fshirë, një kornizë me 7 fishekë dhe një kuti me 25 fishekë të tjerë.

Sipas autoriteteve, armë të tilla me numra serialë të fshirë është shumë e vështirë të gjurmohen, dhe përdoren kryesisht për krime të rënda, përfshirë vrasje të planifikuara — ndaj dyshohet se atentate mund të ishin planifikuar në Beograd.

Përveç veprës penale kundër rendit kushtetues, I.A. do të përballet edhe me akuzën për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe pajisjeve shpërthyese, sipas nenit 348 të Kodit Penal.

N.A. dhe B.M. u arrestuan në qytetin e Kragujevcit. Të tre të dyshuarit pritet të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd për t’u marrë në pyetje brenda 48 orëve.

Aksion i gjerë policor

Sipas burimeve jozyrtare të Kurir.rs, aksioni është pjesë e një operacioni të gjerë të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë, UKP dhe Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA), me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

Arrestimet janë kryer në kuadër të hetimeve për krime të organizuara kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare, ndërsa kontrolle janë duke u zhvilluar në disa lokacione në territorin e Republikës së Serbisë.

The post Aksion i gjerë policor/ Synim përmbysja e pushtetit në Serbi, çmontohet organizata kriminale, tre të arrestuar appeared first on Sot News | Lajme.

Akuzohen për grusht shteti ndaj Vuçiç, policia serbe arreston tre persona

By: Elva
25 June 2025 at 22:26

Prokuroria Publike në Beograd njoftoi se ka arrestuar tre persona, për të cilët tha se ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë planifikuar “ndryshim të dhunshëm të pushtetit” në Serbi. Sipas prokurorisë, të arrestuarit me inicialet I.M, N.A, B.M dyshohen për kryerjen e veprës penale të “përgatitjes së veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së […]

The post Akuzohen për grusht shteti ndaj Vuçiç, policia serbe arreston tre persona appeared first on BoldNews.al.

Gafë diplomatike në Serbi/ Egjipti e ka njohur Kosovën 12 vite më parë, Beogradi e falenderon për qëndrimin e mbajtur

20 June 2025 at 16:19

Kryeministri i Serbisë, Duro Macut, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës, ndalur në Egjipt, ka kryer një gafë të rëndë diplomatike. Gjatë takimeve, Macut falënderoi Egjiptin për qëndrimin e tij në mbështetje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, duke përfshirë edhe çështjen e Kosovës.

Por në realitet, Egjipti e ka njohur pavarësinë e Kosovës që në vitin 2013, edhe pse zyrtarët serbë prej vitesh kanë pretenduar se kjo njohje është “joaktive” ose “e ngrirë”.

Deklarata e Macut ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi, ku përfaqësues të opozitës e kanë cilësuar këtë si një situatë të papranueshme, duke theksuar se është e jashtëzakonshme që kryeministri i vendit të mos ketë informacion të saktë mbi një çështje kaq thelbësore.

The post Gafë diplomatike në Serbi/ Egjipti e ka njohur Kosovën 12 vite më parë, Beogradi e falenderon për qëndrimin e mbajtur appeared first on Sot News | Lajme.

“Ndryshime në arenën ndërkombëtare”/ Vuçiç: Koha do tregojë që kemi patur të drejtë edhe për Kosovën

17 June 2025 at 17:12

Pavarësisht protestave të pa ndalura kundër tij, presidenti Vuçiç shfaqet i bindur se asgjë nuk do ta lëkund nga pushteti, madje ai pret suksese te Beogradit ne politiken e jashtme.

Në një interviste për radio televizionin serb, Vuçiç komentoj zhvillimet ne arenën ndërkombëtare, për të cilat tha se bota po ndryshon, dhe me te shume shpejt do te ndryshoj edhe qasja e disa vendeve kundër Serbisë, duke dëshmuar se Serbia ka patur të drejtë në qëndrimet e saj, madje edhe ndaj Kosovës.

“Shteti do të qëndrojë gjithmonë pranë popullit të tij në Kosovë. Nuk po ndalem te sqaroj se çfarë do të thotë kjo, po dua t’ju them se në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka komentuar edhe tensionet Iran-izrael. Ai edhe këtë herë luajti me dy porta, duke i quajtur te dy vendet mike, ndërsa per te shqetësim është vetëm çmimi i naftës.

“Serbia ka marrëdhënie miqësore me të dy popujt që janë në konflikt. Po, mos më keqkuptoni, vetëm kur shikoj lëvizjet në tregun e çmimit të naftës me  dhemb koka. Sot, sipas kuotave, çmimi i naftës duhet të jetë gjashtë ose shtatë dinarë më i lartë se sa ka qenë, dhe kuotat do të rriten edhe ne vijim. Unë besoj se kjo sjell probleme për të gjithë botën, se sjell probleme për Amerikën, se sjell probleme për Gjermaninë, për ekonominë evropiane. Dhe pastaj për ne, sigurisht. Serbia nuk është e përfshirë në këtë konflikt në asnjë mënyrë tjetër, përveç pasojave ekonomike”, theksoi më tej ai.

Vuçiç paralajmëroi vizita në vijim në Kinë dhe Japoni, ndërsa dy lëvizjet e tij të fundit kanë qenë në Moskë dhe Ukrainë.

Po teksa Vuçiç i qëndron besnik politikes se jashtme, kryeministri në detyrë Kosovës kërkon të mbushë gropën e marrëdhënieve të shkatërruara me SHBA me 50 emigrantë të deportuar.

/abcnews.al/

❌
❌