Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sëmundjet kardiake, Korça e para/ Mjekët: Mbi 300 infarkte në vit, preken edhe të rinj

By: lia rda
28 February 2025 at 15:58

Prej një dekade Korça vijon të ketë një trend në rritje të personave që vuajnë nga sëmundjet kardiake. Viti 2024 u mbyll me 323 raste me infarkte, ndërkohë që 2023 shënoi 312 të tilla.

Shefja e Pavionit të Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Korçës rendit si shkaqet kryesore të kësaj situate, mënyrën e jetesës, pa përjashtuar faktorët genetikë dhe plakjen e popullsisë së rajonit.

Shqetësim për Rajonin e Korçës mbetet ulja e moshës së personave të prekur nga sëmundjet e zemrës, ku nuk janë të pakta rastet e pacientëve 30-vjeçarë.

Në dy vitet e fundit kanë humbur jetën nga sëmundjet e zemrës në Spitalin e Korçës 32 pacientë./abcnews.al

Kurti: Dëshmine e jap vetëm në zyrë/ Letër Gjykatës: Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik

By: lia rda
28 February 2025 at 15:48

Albin Kurti nuk pranon të dalë nga zyra. Kryeministria i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta urdhërojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e Kurtit, brenda zyrës së tij në qeveri.

Në letrën dërguar Gjykatës, Kryeministria përsëriti qëndrimin e shprehur më parë se Kurti nuk i ka refuzuar kërkesat për të dhënë dëshmi, por ai ka kërkuar që dëshminë ta japë në ambientet e qeverisë.

“Kërkesa e tij që kjo të ndodhë në ambientet e Zyrës së Kryeministrit është plotësisht e arsyeshme dhe nuk mund të interpretohet si shmangie nga drejtësia. Me respekt kërkojmë nga Gjykata që të urdhërojë Prokurorinë Speciale të marrë dëshminë e kërkuar, brenda Zyrës së Kryeministrit”.

Kryeministria pretendoi se ekzistojnë praktika kur zyrtarë të lartë janë intervistuar në ambientet e tyre të punës dhe kjo mund të përsëritet.

Në letrën drejtuar Gjykatës, Zyra e kryeministrit Kurtit po ashtu hodhi dyshime edhe mbi natyrën e thirrjes nga prokuroria dhe u kerkua u kërkua që Gjykata të shqyrtojë çdo detaj lidhur me këtë.

“Ka dyshime të forta që kjo thirrje nga Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik. Prokuroria për vite me radhë ka dështuar në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe në vend të adresimit të këtyre problemeve, po tenton të krijojë një perceptim të rrejshëm kundër Kryeministrit. Një gjë e tillë është motivuar edhe nga qëndrimi publik i Kryeministrit kundër propozimit për emërim të z.Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit. Rrjedhimisht, nuk mund të mos shohim çdo veprim të Prokurorisë Speciale si politikisht të motivuar e publikisht të paarsyetuar”

Kujtojmë se më 19 shkurt, Gjykata Themelore konfirmoi se Prokuroria Speciale i ka kërkuar asaj që ta urdhërojë kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast hetimor lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme.

Kurti edhe në këtë letër, e ka akuzuar Prokurorinë Speciale se ka motive politike, e jo ligjore. Më tutje, ai ka përmendur edhe shembuj në Amerikë, ku presidentët janë intervistuar në zyrat e tyre./abcnews.al

Dhimbja pas tragjedisë/ Halla e 21 vjeçare shqiptare: Në Larisa u pre jeta dhe ëndrra e Klaudias

By: lia rda
28 February 2025 at 15:40

Me fotografinë që nuk e lëshon nga dora, Qamile Shurdhi kërkon drejtesi për mbesën, Klaudia Lata që humbi jeten nga përplasja e trenave pranë Larisës në Greqi.

Ne kete 28 shkurt, dy vite nga tragjedia me 57 viktima halla e Klaudias doli në sheshin Skënderbej në Tiranë, për 21 vjecaren që jeta iu nderpre ne mes.

“Të behet drejtesia, të thone çfare ndodhi. Ata jane djegur te gjithe por vellai dhe nusja e vellait tim po shkaterrohen”.

Kujton momentet e fundit të Klaudias në udhëtimin që rezultoi fatal për të.

“Klaudia ishte duke ndjekur Karnavalet me motren, te dashurin. Kjo do ikte ne Selanik per ne shkolle. Iku me tren. I tha e ema kthehu sonte ne Larisa, jo do iki se s’ben tha se kam neser mesim”.

Klaudian e kujton si një vajze të shkëlqyer.

Studente ekselente. Ishte e para ne ate fakultet qe ishte ajo”.

Qamile Shurdhi zgjodhi t’i bahsohej tubimit solidarizues në Tiranë, më pamundësi për të shkuar në Greqi, për të qenë pranë prindërve të Klaudisa në këtë moment të vështirë për ta.

Dhjetëra qytetarë shqiptarë dhe greke u mblodhën në Tirane për tubsolidarizuar me popullin grek, qe jane ngritur në protesta këte 28 shkurt për të kerkuar drejtesi dhe zbardhjen e ngjarjes me 57 viktima.

“Unë jetoj në Greqi prej 28 vitesh. U ndodha në Shqipëri për problemet e mia dhe kërkoba ku do mblidheshin njerëzit. Të bëhet drejtësi, të zbulohet e vërteta”.

Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, u mori jetën 57 personave, mes tyre edhe 6 shqiptarëve dy vite më parë./abcnews.al

SPAK, Berisha kundërshtime brenda PD/ Kreu i PD: Prandaj u tërhoqa nga “shkrirja”, duhet reformim

By: lia rda
28 February 2025 at 15:14

Jo vetëm fishkëllima e Ramës, Berisha ka gjetur një tjetër arsye se pse kaloi nga shkrirja tek reformimi i SPAK.

Sipas asaj çfarë thotë kryedemokrati, plani fillestar nuk e ka patur mbështetjen e plotë të grupit parlamentar, kurse, për reformimin paska konsensus të plotë.

“Problemi është ky, se grupi ynë është i bashkuar në diversitet. Ju nuk keni çfarë kërkoni nga ne, ne ju themi të vërteta, kjo është. Deklaratat nuk duhen nxjerrë nga konteksti, unë jam për reformim.”

Berisha zbuloi për herë të parë se si do të reformohet SPAK, dhe dy problemet që shqetësojnë më shumë kryedemokratin, janë arrestimet, dhe përgjimet ndaj gjyqtarët.

“Do e bëjmë me Venecian. S’mund të lejojmë një prokurori jashtë kontrolli. Përgjon gjyqtarë ku çon vetë dosje, arreston liderë të tre partive opozitare. Është jashtë kontrolli.”/abcnews.al

Të paktën 70 të vdekur nga kolera në një javë në Sudan

By: lia rda
28 February 2025 at 14:57

Të paktën 70 njerëz vdiqën nga kolera dhe më shumë se 2,200 raste u regjistruan në Sudanin e Jugut javën e kaluar, njoftoi organizata ndërkombëtare humanitare Save the Children, duke cituar të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e vendit afrikan.

Shpërthimi i rasteve të kolerës pason një sulm me dron në stacionin qendror të energjisë Umm Dabakar, 275 kilometra në jug të kryeqytetit Khartoum, i cili ndërpreu aksesin në ujin e pijshëm në qytetin Kosti në shtetin e Nilit të Bardhë.

Sistemi shëndetësor sudanez është paralizuar nga lufta civile që shpërtheu në prill 2023, e cila ka marrë jetën e dhjetëra mijëra njerëzve dhe ka detyruar më shumë se 12 milionë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Organizata Save the Children raportoi 2,243 raste të kolerës, rreth 400 raste në ditë, në qytetin e Kostit dhe të paktën 70 vdekje të konfirmuara nga sëmundja midis 20 dhe 26 shkurtit.

Sipas përditësimit nga Ministria e Shëndetësisë të martën, më shumë se 55,000 raste të kolerës dhe 1,400 vdekje që i atribuohen sëmundjes janë regjistruar në Sudan që nga gushti 2024./abcnews.al

TikTok do të investojë 8.8 miliardë dollarë në zhvillimin e infrastrukturës digjitale të Tajlandës

By: lia rda
28 February 2025 at 13:47

TikTok, në pronësi të ByteDance të Kinës, planifikon të investojë 8.8 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në zhvillimin e infrastrukturës digjitale të Tajlandës, trajnimin e burimeve njerëzore dhe iniciativat e sigurisë në internet.

Ky informacion u publikua pas një takimi midis Zëvendës Presidentes për Politikat Publike të TikTok, Helena Lersch dhe kryeministrit tajlandez Phaythongthayn Shinawatra.

Kryeministrja tajlandeze përshëndeti investimin, duke shtuar se ishte një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e infrastrukturës digjitale dhe Inteligjencës Artificiale në vendin e saj.

Nuk është ende e qartë nëse ky investim përfshin investimin e paralajmëruar më parë të TikTok në Tajlandë prej 3.8 miliardë dollarësh.

Kompania njoftoi në fund të janarit se një qendër e të dhënave TikTok do të ndërtohej në Tajlandë dhe do të fillonte funksionimin në vitin 2026.

Gjigantët globalë të teknologjisë e gjejnë Tajlandën një vend tërheqës për ndërtimin e qendrave të të dhënave. Amazon tashmë është zotuar të investojë 5 miliardë dollarë në vend gjatë 15 viteve të ardhshme dhe investimet janë njoftuar më parë edhe nga Google dhe Microsoft./abcnews.al

Sondazh: Rreth 52% e amerikanëve besojnë se Trump do të kërkojë një mandat të tretë

By: lia rda
28 February 2025 at 13:30

Rreth 52% e amerikanëve besojnë se presidenti amerikan Donald Trump do të kërkojë një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë, ka treguar një sondazh i ri i YouGov.

I pyetur nëse Trump do të kërkonte një mandat të tretë, 21 për qind e të anketuarve thanë “padyshim” dhe 31 për qind thanë “ndoshta”.

Sondazhi zbuloi se 16 për qind e të anketuarve besojnë se Trump ndoshta nuk do të kërkojë një mandat tjetër si president.

Sipas Kushtetutës së SHBA, një president ka të drejtë për një maksimum prej dy mandatesh dhe Përfaqësuesi Republikan Andy Ogles së fundmi propozoi një amendament që do t’i lejonte Trumpit të shërbente një mandat tjetër.

Vetë Trump hodhi idenë e një mandati të ri në një event, duke pyetur audiencën nëse ai duhet të kandidojë përsëri./abcnews.al

Meta kërkon falje për videot e dhunshme në Instagram

By: lia rda
28 February 2025 at 13:15

Meta, kompania mëmë e Instagram-it dhe Facebook-ut, kërkoi falje sot pasi përdoruesit raportuan një numër të madh videosh të shkurtra të dhunës, përgjakjes, abuzimit të kafshëve dhe trupave të pajetë në Instagram.

Në një forum në Instagram në platformën e diskutimit në internet Reddit, përdoruesit raportuan se kishin parë pamje të një njeriu duke u shtypur nga një elefant, një tjetër duke u copëtuar nga një helikopter dhe një i ri që derdhte vaj të nxehtë në fytyrë, raporton The Guardian.

Disa përdorues kanë postuar video nga Instagram ku shfaqen fjalët “përmbajtje sensitive” të shkruara në ekrane, duke paralajmëruar përdoruesit për përmbajtjen e videos.

Lista e përmbajtjeve të dhunshme në faqen kryesore të një përdoruesi përfshin të shtëna me armë, trupa të vdekur dhe abuzim me kafshët.

Në 24 orët e fundit, duket sikur algoritmi i Instagramit është bërë i egër. Faqja ime kryesore është e mbushur me klipe të dhunshme, njëra pas tjetrës,” tha një përdorues.

Zëdhënësi i Metës kërkoi falje dhe tha se gabimi që shkaktoi ofrimin e këtyre regjistrimeve për përdoruesit është korrigjuar.

Gabimi ndodhi pas ndryshimeve të fundit në qasjen e Metës për moderimin e përmbajtjes, por kompania pretendon se këto regjistrime nuk kanë lidhje me ndryshimet e reja.

Udhëzimet për përmbajtjen e Meta thonë se kompania do të heqë përmbajtjen që është “veçanërisht e dhunshme ose grafike” dhe se disa imazhe do të mbrohen me një etiketë “përmbajtje sensitive”./abcnews.al

Regjisori James Cameron kërkon nënshtetësinë e Zelandës së Re për t’i shpëtuar Trump

By: lia rda
28 February 2025 at 11:52

Regjisori James Cameron ka thënë se po përpiqet të marrë nënshtetësinë e Zelandës së Re për t’i shpëtuar presidentit amerikan Donald Trump.

Cameron, regjisori i filmave “Titanic” dhe “Avatar”, e quajti “të tmerrshëm” kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, raporton Daily Mail.

Regjisori, i cili ka jetuar në Zelandën e Re për gati dy dekada, por nuk është bërë ende shtetas, tha se beson se Amerika po humb vlerat e saj thelbësore nën udhëheqjen e Trump.

Cameron shtoi se megjithëse jeton jashtë Amerikës, ai nuk beson se është e mundur t’i shpëtohet plotësisht ndikimit global të Trump.

Ne të gjithë jemi pjesë e kësaj, globalisht. Nuk e di nëse ndihem më i sigurt këtu, por të paktën nuk duhet të lexoj për të në faqet e para çdo ditë”, tha ai.

Cameron iu bashkua një numri të famshëm që kanë shprehur më parë dëshirën e tyre për t’u larguar nga SHBA nëse Trump zgjidhet, duke përfshirë aktoret Whoopi Goldberg dhe Lena Dunham, si dhe këngëtarja Cher./abcnews.al

Administrata Trump pushon nga puna 800 punonjës nga agjencia e motit dhe klimës NOAA

By: lia rda
28 February 2025 at 11:32

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka pushuar nga puna rreth 800 punonjës në Administratën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA), agjencia qeveritare për parashikimin e motit, klimën dhe mjedisin.

Pushimet e reja nga puna mund të bëhen sot, kështu që agjencia mund të humbasë më shumë se 1000 punonjës deri në fund të kësaj jave të punës, tha një nga burimet anonime për CNN.

NOAA punëson shkencëtarë dhe ekspertë në motin, oqeanet, biodiversitetin, klimën dhe fusha të tjera të kërkimit.

Pushimet nga puna iu bënë punonjësve në provë, me përjashtim të disa pozicioneve kyçe, të tilla si ato që ka të ngjarë të jenë në departamentin që parashikojnë fatkeqësitë kërcënuese për jetën, duke përfshirë uragane dhe stuhi të forta, shtuan burimet.

Në letrat e marra nga punëtorët e pushuar thuhej: “Agjencia konsideron se ju nuk jeni në gjendje të vazhdoni punësimin tuaj sepse aftësitë dhe njohuritë tuaja nuk përputhen me nevojat aktuale të Agjencisë”.

Disa punonjës që u pushuan nga puna thanë në rrjetet sociale se do të përpiqeshin të mbrojnë interesat e tyre përmes gjykatës.

Kritikët paralajmërojnë se vala e pushimeve nga puna është një goditje e rëndësishme për një agjenci që ka vite të tëra me staf të pamjaftueshëm, në një epokë kur kriza klimatike po përshpejtohet dhe moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë.

Ata besojnë se Shtetet e Bashkuara tani do ta kenë më të vështirë të parashikojnë me saktësi shfaqjen e uraganeve, tornadove dhe ngjarjeve të tjera të motit që marrin jetë dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale, shton media amerikane./abcnews.al

Pornografia e fëmijëve/ Mbi 500 policë në aksion, arrestohen 34 persona në Itali

By: lia rda
28 February 2025 at 11:12

Policia italiane deklaroi këtë të premte se kishte arrestuar 34 persona në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi për pornografinë e fëmijëve.

Në deklaratë, theksohet se 100 kontrolle u kryen gjithashtu në 56 qytete, raporton Rai.

Operacioni po kryhet nga Policia e Shtetit Italian në koordinim me prokurorinë e Katanias dhe në aksion kanë marrë pjesë mbi 500 policë./abcnews.al

 

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kryetari Spahiu uron besimtarët myslimanë: Të forcojmë lidhjen me familjen dhe shoqërinë, që të jemi më të bashkuar

By: lia rda
28 February 2025 at 09:45

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, uron të gjithë besimtarët për një muaj Ramazani sa më të paqtë e të begatë. Përmes një video mesazhi, ai ka theksuar se ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar.

Sakaq, ai fton shqiptarët që në këtë muaj të shenjtë, të forcojnë jo vetëm lidhjet me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.

Urimi i plotë:

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare,

Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror.

Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj.

Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar. Është një mundësi e artë për të shprehur falënderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve.

Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.

Allahu (xh.sh.) thotë në Kur’an: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”

(Sureja El-Bekare, ajeti 183)

Ky mesazh hyjnor na rikujton se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë.

Lusim Allahun Fuqiplotë që të na japë forcë, përkushtim dhe sinqeritet për ta jetuar këtë muaj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përfituar nga mirësitë dhe begatitë e tij të shumta.

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!

/abcnews.al

Studioi për histori, por punon në sektorin turizmi/ Kush është vajza nga Mirëdita që ka pasion çiftelinë

By: lia rda
28 February 2025 at 09:19

Xhulia Gjini është e reja që ka pasion çiftelinë dhe tashmë njihet nga të gjithë si ‘vajza e çiftelisë’. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi si lindi pasioni për këtë instrument të veçantë popullor.

Xhulia zbuloi se ajo i ka mbaruar studimet për histori dhe punon në turizëm dentar. Mirëpo, çiftelia është bërë diçka e pandashme në jetën e saj.

“Në fakt unë kam kënduar që në moshën 4 vjeçe, jam rritur me instrumentet, por kam vendosur ta mësojë çiftelinë 20 vjeçe.

Kam afërsisht një vit e pak që e studiojë çiftelinë. Unë kam mbaruar studimet për histori, po kam vendosur të bëjë dhe pasionin tim. Unë banoj në Tiranë, por herë pas vizitojë vendlindjen time. Në familjen time askush nuk di t’i bjerë, por jam rritur me babain tim që ka pasur pasion muzikën.

Unë punoj në turizëm dentar, diçka krejt ndryshe nga muzika. Ata në punë nuk e dinë që unë i bie çiftelisë”, rrëfeu Xhulia./abcnews.al

Fillojnë bisedimet në Gjermani për formimin e një koalicioni qeverisës

By: lia rda
28 February 2025 at 09:01

Konservatorët e bllokut CDU/CSU, të cilët fituan më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Gjermani, nisin sot bisedimet me socialdemokratët (SPD) për formimin e një koalicioni të mundshëm. Kreu i Unionit Kristian Demokrat (CDU), Friedrich Merz, i cili do të bëhet kancelari i ri, tha më herët se donte të formonte një qeveri deri në Pashkë, më 20 prill, por socialdemokratët theksuan disa mosmarrëveshje rreth formimit të “koalicionit të madh” të tyre të pestë.

Nëntë përfaqësues nga secila palë priten sot në takimin e parë, përmbajtja e të cilit nuk do të bëhet e ditur sepse kanë arritur marrëveshje për konfidencialitetin, thanë burimet.

Këto bisedime janë hapi i parë përpara negociatave të koalicionit dhe ato negociata mund të zgjasin me muaj.

Megjithatë, Gjermania, e cila po përballet me trazira të mëdha, nuk duhet të humbasë kohë sepse modeli i saj ekonomik nuk funksionon më, ekziston rreziku i një lufte tregtare me SHBA-në dhe pozicioni i SHBA-së si një aleat historik që po afrohet më shumë me Rusinë ka ndryshuar.

“Bota nuk po na pret, gjërat ende po ndryshojnë me shpejtësi,” tha Merz të hënën, i vendosur “të ketë bisedime konstruktive, të mira dhe të shpejta me socialdemokratët“./abcnews.al

Katalonja dyfishon taksat turistike

By: lia rda
27 February 2025 at 15:30

Autoritetet e rajonit spanjoll të Katalonjës kanë vendosur të dyfishojnë taksat turistike në rajon, si dhe të ndajnë 25 për qind të të ardhurave të përfituara në këtë mënyrë për politikën e strehimit, njoftuan mediat spanjolle.

Zëdhënësi i parlamentit vendas, David Cid, ka bërë të ditur se një masë e tillë është marrë në marrëveshje me kryeministrin e Katalonjës, Salvador Illa, njoftoi televizioni shtetëror RTV.

Siç shpjegohet, taksat turistike do të jenë maksimumi 15 euro për person për një natë në Barcelonë.

Kjo rritje taksash nuk do të paguhet nga hotelierët, por nga turistët”, theksoi Cid, duke shtuar se masa është plotësisht e justifikuar pasi Katalonja po sheh një numër rekord turistësh dhe një fluks të ardhurash nga turizmi.

Sipas tij, një turist që mund të paguajë 300 deri në 400 euro në ditë në një hotel në Barcelonë, lehtë mund të ndajë shtatë euro të tjera për një taksë nate.

Siç ka thënë Cid, të ardhurat e krijuara në këtë mënyrë duhet të ndahen për ndërtimin e banesave, pasi Katalonja duhet të rrisë ndjeshëm fondet për këtë qëllim.

Ai shtoi se kjo masë nuk do të kufizojë turizmin, në një situatë ku ky rajon ka një numër rekord turistësh dhe është në përputhje me atë që po bëjnë qytetet evropiane si Amsterdami apo Roma./abcnews.al

 

Padia e Ramës për Bardhin/ Gjyqi për shpifje, kryeministri ka kallëzuar deputetin e PD

By: lia rda
27 February 2025 at 15:21

Gjykata e Tiranës ka zhvilluar këtë të enjte seancën e dytë në lidhje me padinë për shpifje të kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të Gazment Bardhit se vëllai i tij Olsi Rama është i përfshirë në dosjen Xibraka.

Sipas gazetarit Ermal Vija, avokatët mbrojtës të Bardhit kërkuan një kundërpadi që ata pretendojnë se i është shkaktuar një dëm nga padia e Ramës.

Ndërkohë, mësohet se në përfundim seanca u shty për t’u zhvilluar në 28 mars.

Më herët, avokatët e Bardhit kanë pretenduar se klienti i tyre ka bërë deklarata në cilësinë e politikanit i bazuar në indicie mbi të dhënat e sistemit TIMS si dhe të nisjes së hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për persona të tjerë të përfshirë në trafik droge. Ata i kanë kërkuae gjykatës që të administrojë të dhënat e sistemit TIMS, ku sipas tyre provohet se në një nga makinat që përdornin anëtarët e grupit kriminal udhëtonte shtetasi Olsi Rama. /abcnews.al

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca Pëllumb Gjokën dhe të dyshuarit e tjerë, shkak mungesa e avokatëve të Bajrit

By: lia rda
27 February 2025 at 14:55

Shtyhet në datë 11 mars, ora 14.00 seanca për dosjen “Metamorfoza”, për Pëllumb Gjokën dhe të dyshuarit e tjerë.

Mësohet se shkak u bë mungesa e dy avokatëve të Behar Bajrit.

Gjykata e Posaçme gjobiti avokatët me 5 mijë lekë të reja për shkak të mungesës pa arsye, pasi sipas togave të zeza ata kanë patur dijeni për seancën e sotme.

Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që akuzohen për një sërë veprash penale duke nisur nga “Vrasja me paramendim”, “Shpërdorimi i detyrës” deri tek “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Krijim kushte për vrasje” etj./abcnews.al

“Matthew Perry mori 27 injeksione ketamine në tre ditët e fundit të jetës së tij”, publikohet dokumentari për aktorin

By: lia rda
27 February 2025 at 14:53

Matthew Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 28 tetor 2023, pas një mbidoze me ketaminë, e cila u zbulua në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij. Rreth 1.5 vjet më vonë, u publikua dokumentari i parë për aktorin 54-vjeçar, i titulluar ” Matthew Perry: A Hollywood Tragedy ” dhe po shfaqet në Peacock.

Dokumentari i publikuar gërmon në ngritjen e famës së Matthew Perry dhe sesi fama ndikoi tek ai, duke e zhytur në varësi që e shkatërruan. Ai gjithashtu ofron detaje shtesë rreth ketaminës, të cilën ai po e merrte për të luftuar depresionin dhe ankthin, dhe pesë personat e akuzuar për vdekjen e tij.

Konkretisht, siç u bë e ditur, Matthew Perry mori një dozë që i kalonte kufijtë e lejuar të trajtimit ligjor. Në fakt, ai mori 27 injeksione ketamine vetëm në tre ditët e fundit, para vdekjes së tij. Disa njerëz flasin në “Matthew Perry: Një tragjedi e Hollivudit”, duke përfshirë edhe avokatin amerikan që mbikëqyri çështjen përpara se të jepte dorëheqjen në janar, Martin Estrada. Ai tha se pesë personat e arrestuar dhe të akuzuar për vdekjen e tij “janë njerëz që duhet ta dinë shumë më mirë”.

Mes tyre është edhe mjeku i Matthew Perry, Dr. Salvador Plasencia, i cili akuzohet se e ka furnizuar aktorin me sasi të mëdha ketamine, ndërsa ka pasur edhe raste që i ka bërë vetë injeksionet, madje edhe në një parking publik. Ishte i njëjti që i mësoi asistentit të aktorit se si t’i bënte injeksione./abcnews.al

❌
❌