Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

11 July 2025 at 17:04

Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë nisur një protestë, duke kërkuar rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata shprehen se po kërkojnë zbatimin e një premtimi të dhënë nga kompania Albchrome që në muajin mars, për një rritje page prej 10%. Jetmir Ahmeti një nga minatorët protestues tha se janë ngritur në […]

The post Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës appeared first on Reporter.al.

Banorët ‘pushtojnë’ bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

By: user 4
7 July 2025 at 16:27

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve.

Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por u përballën me bllokimin e hyrjes nga Policia Bashkiake. Situata u përshkallëzua kur protestuesit hynë forcërisht në godinë, duke sjellë më pas ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit për të qetësuar situatën.

Pas insistimit të banorëve, kryetarja Kola u takua me ta në një nga sallat e bashkisë, së bashku me disa nga drejtuesit e institucionit. Në një sallë të mbushur me banorë të ardhur nga disa fshatra të zonës, Kola u shpreh se Bashkia Klos nuk ka mundësi ligjore për ta ndalur investimin, pasi është vënë para një fakti të kryer. Ajo dhe zyrtarët bashkiakë ia pasuan përgjegjësinë ish-administratës së djathtë që ka drejtuar bashkinë deri në vitin 2019.

Administrata aktuale paraqiti një kontratë qiraje të firmosur në shtator të vitit 2018 nga ish-kryetari i bashkisë, Basir Çupa, për dhënien me afat 10-vjeçar të një sipërfaqeje pyjore në përdorim të kompanisë që ndërton hidrocentralin. Sipas dokumenteve të bëra publike, qiraja hyn në fuqi nga momenti i pajisjes së subjektit me leje ndërtimi, ndërsa mendimi pozitiv për heqjen nga fondi pyjor është dhënë në vitin 2019 nga Këshilli Bashkiak.

I pyetur nga BIRN për kontratën e qirasë të firmosur në vitin 2018 me “Global Interprise Group” dhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Klosit në vitin 2019, ish-kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa tha se vendimet janë marrë në përputhje me ligjin.

“Në atë periudhë, Këshilli Bashkiak në Klos nuk ka qenë vetëm i djathtë, por i përzierë,” tha Çupa, duke theksuar se në atë periudhë nuk ka pasur asnjë ankesë nga komuniteti.

Sipas tij, vendimi është marrë me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe të firmës ndërtuese, ndërsa ndërtimi është planifikuar poshtë zonës ku banorët marrin ujin për vaditje. Ai shtoi se kundërshtimet nga banorët kanë ardhur më vonë dhe nëse kishte shkelje në kontratën e qirasë, ato mund të ishin korrigjuar nga administratat pasuese, që sipas tij “i kanë në dorë të gjitha pushtetet për vite me radhë”.

Banorët protestues i qëndruan vendimit për të mos lejuar ndërtimin e HEC-it, duke theksuar se projekti kërcënon burimet ujore për vaditje, si dhe do të sjellë dëme të parikuperueshme për ekosistemin dhe natyrën e zonës.

“Kemi kërkuar mbështetje nga IKMT e Dibrës, pasi kemi mungesë të punonjësve në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Ata sot janë në terren. Unë e di që Kurdaria është hambari i bujqësisë, ndaj jam në krahun tuaj. Punimet për HEC-in janë aktualisht të pezulluara nga kompania,” premtoi kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola para banorëve.

Ndërtimi i HEC-it Doma në lumin e Lusës në njësinë administrative Suç të Klosit, ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese “Global Interprise Group”. Projekti është pjesë e një skeme më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë lumë. Banorët pretendojnë se nuk janë përfshirë në asnjë proces dëgjese publike. Situata është përshkallëzuar javët e fundit, ku ka pasur përplasjet fizike ndërmjet banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Në qëndrime të mëparshme, kompania ndërtuese deklaron se gjurma e HEC-it ndodhet poshtë zonës së banuar dhe nuk prek drejtpërdrejt interesat e banorëve për vaditje./Reporter.al

The post Banorët ‘pushtojnë’ bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it appeared first on Lapsi.al.

Ndërtimi i HEC-it në Kurdari, banorët futen me forcë në Bashkinë Klos: Belinda Balluku të vijë të japë llogari

By: Ela
7 July 2025 at 12:34

Banorët e fshatit Kurdari në Klos kanë hyrë me forcë brenda në Bashki dhe janë përplasur me policët duke protestuar kundër ndërtimit të Hidrocentralit (HEC), të cilin e konsiderojnë si një kërcënim për jetën e tyre. Ata janë shprehur se uji është elementi jetik për mbijetesën e fshatit, pasi bujqësia dhe frutokultura janë burimet e […]

The post Ndërtimi i HEC-it në Kurdari, banorët futen me forcë në Bashkinë Klos: Belinda Balluku të vijë të japë llogari appeared first on BoldNews.al.

Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in

5 July 2025 at 17:06

Tensionet në fshatin Kurdari të njësisë administrative Suç në Klos u rikthyen mëngjesin e së shtunës. Dhjetëra banorë nga disa fshatra të zonës u mblodhën në lokalin e vetëm të fshatit dhe më pas u drejtuan drejt lumit të Lusës, ku bllokuan makineritë e shoqërisë “Global Interprise Group”. Shoqëria po përpiqet prej disa ditësh të […]

The post Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in appeared first on Reporter.al.

Të rinjtë rrahin investitorin që po ndërton hidrocentralin, arrestohen nga policia

By: fra nc
5 July 2025 at 14:36

Katër të rinj janë arrestuar nga policia e Matit, pasi dyshohet se kanë dhunuar një investitor që po punonte për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin Kurqelaj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprat “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i pronës” ndaj H.B., 30 vjeç, S.Ç., 24 vjeç, L.B., 24 vjeç dhe L.K., 25 vjeç, të gjithë banues në Klos.

Sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të rinjtë dëmtuan një automjet të kompanisë që merrej me ndërtimin e hidrocentralit në zonë si dhe kanë goditur me grushte investitorin 39-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

The post Të rinjtë rrahin investitorin që po ndërton hidrocentralin, arrestohen nga policia appeared first on Euronews Albania.

Ndërtim pa leje pranë Urës së Vashës, procedohet penalisht një 50-vjeçar në Klos

By: M C
20 June 2025 at 20:15

Policia ka proceduar penalisht një 50-vjeçar pasi është konstatuar se ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime të inerteve në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, si dhe ka ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse.

Policia raporton se 50-vjeçari me inicialet F.S., akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i veprave kulturore”, “Shpërdorimi i tokës”, dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 50 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos, i dyshuar se ka konsumuar veprat penale “Shkatërrimi i veprave kulturore”, “Shpërdorimi i tokës”, dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Ky shtetas dyshohet se ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime të inerteve në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”, si dhe është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme

The post Ndërtim pa leje pranë Urës së Vashës, procedohet penalisht një 50-vjeçar në Klos appeared first on Albeu.com.

Vrasja në Klos/ Policia: Kushërinjtë u konfliktuan fizikisht para krimit, autori u fsheh te i vëllai

12 June 2025 at 09:33

Policia e Dibrës ka dalë me një komunikatë të dytë për krimin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibër-Murriz të Klosit, ku 32-vjeçari Hazbi Velsula dyshohet se vrau me thikë kushëririn e tij, Selim Velsula, 65 vjeç. Sipas autoriteteve policore, para se të vritej 65-vjeçari, dy kushërinjtë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Pas krimit, […]

The post Vrasja në Klos/ Policia: Kushërinjtë u konfliktuan fizikisht para krimit, autori u fsheh te i vëllai appeared first on BoldNews.al.

“Kam një muhabet”/ Kush është 32-vjeçari që i mori jetën kushëririt në Klos! Pas krimit telefonoi të motrën

By: Ela
12 June 2025 at 09:10

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme (11 Maj) në fshatin Xibër të Klosit! Hazbi Velsula, 32 vjeç, dyshohet se ka vrarë kushëririn e tij, 65-vjeçarin Selim Velsula, i cili mbrëmjen e së mërkurës u gjet pa shenja jete, pranë pronës së tij, me plagë të shumta në trup të shkaktuara me thikë. […]

The post “Kam një muhabet”/ Kush është 32-vjeçari që i mori jetën kushëririt në Klos! Pas krimit telefonoi të motrën appeared first on BoldNews.al.

Vràu me thikë kushëririn në Klos, arrestohet autori

By: user 11
12 June 2025 at 08:40

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Xibër të Klosit mbrëmjen e djeshme, ku 65-vjeçari Selim Velsula humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë.

Mësohet se autori i vrasjes është kushëriri i 65-vjeçarit, i cili u arrestua në shtëpinë e vëllait të tij në zonën e Alliasit në Tiranë.

Sipas burimeve, ai ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që ka vrarë një person. Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte fshehur Hazbi Velsula dhe e kanë vendosur në pranga.

Policia njoftoi një ditë më parë se 65-vjeçari u gjet i pajetë pranë pronës së tij. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

 

The post Vràu me thikë kushëririn në Klos, arrestohet autori appeared first on Lapsi.al.

Kam një muhabet/ Kush është 28-vjeçari që i mori jetën kushëririt në Klos

By: V K
12 June 2025 at 09:18

Personi që shihni në foto, është autori i vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Xibër të Bashkisë Klos.

28-vjeçari Hazbi Velsula, masakroi me mjet prerës kushëririn e tij Selim Velsula, i cili nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup pa jetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili mendohet të jetë vrarë. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij dhe thikën me të cilën dyhsohet se është goditur viktima.

Policia ka vërtetuar se bëhet fjalë për vrasje me mjet prerës dhe është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, të cilin ka arritur ta prangosë në zonën e Alliasit në Tiranë.

 

 

Policia ka arrestuar shpejt autorin e dyshuar të vrasjes, Hazbi Velsula, kushëriri i viktimës. Ende nuk dihen shkaku i këtij krimi, për më tepër që autori i dyshuar ka lidhje familjare me viktimën.

Gazetari Enver Doçi, raporton se viktima jetonte prej vitesh në fshat së bashku me bashkëshorten e tij dhe kishte një jetë të qetë.

Rreth orës 16:00, ai i kishte kërkuar gruas që ta ndihmonte për të nxjerrë bagëtinë në pronat e tyre mbi fshat.

Pasi kishte nxjerrë bagëtitë, ai është kthyer për të marrë një shishe me ujë dhe ishte afruar sërish në zonën ku mbante bagëtinë.

Në ato momente, sipas informacioneve të para, kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula – i cili prej vitesh jetonte në zonat rurale të Tiranës, por kohët e fundit ishte rikthyer në pronat familjare në Xibër – i kishte bërë thirrje viktimës të afrohej, duke i thënë se kishte “një muhabet”.

Në atë moment, dyshohet se e ka sulmuar me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Selim Velsula ka rënë menjëherë në tokë nga goditjet, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.

Viktima, edhe pse i plagosur rëndë, ka tentuar të kthehet drejt banesës, por nuk ia ka dalë. Në rrugën e fshatit është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë bashkëshorten e viktimës dhe më pas banorët e tjerë.

Mësohet se autori i dyshuar, Hazbi Velsula, pas krimit ka telefonuar motrën e tij, duke i thënë: “E bëra vrasjen me mjet prerës”.

Motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori. Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

The post Kam një muhabet/ Kush është 28-vjeçari që i mori jetën kushëririt në Klos appeared first on Albeu.com.

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Klos

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klos, në fshatin Xibër. Policia njoftoi sot se është zbardhur ngjarja dhe është vënë në pranga autori i dyshuar, i cili u kap në mesnatë në Tiranë në zonën e Alliasit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 11.06.2025, në fshatin Xibër-Murrizë, ku pranë pronës së tij u gjet pa shenja jete dhe me dëmtime në trup të shkaktuara me mjet prerës, shtetasi S.V., 65 vjeç, banues në këtë fshat, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorit përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Sipas policisë “si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u zbardh dinamika e ngjarjes. Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit H.V. dhe S.V. fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi H.V. e ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin S.V., duke i shkaktuar vdekjen”.

“Po në vijim të veprimeve, falë një informacioni të marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për vendndodhjen e autorit të dyshuar, shërbimet e DVP Tiranë kapën në lagjen Allias dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin H.V., 32 vjeç, banues në Allias, i cili pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e ftohtë (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/a.f/

The post Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Klos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrau kushëririn/ Dalin fotot e autortit të masakrës që tronditi Klosin

12 June 2025 at 09:08


Personi që shihni në foto, është autori i vrasjes së ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Xibër të bashkisë Klos. 28-vjeçari Hazbi Velsula, masakroi me mjet prerës kushëririn e tij Selim Velsula, i cili nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën.

Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup pa jetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili mendohet të jetë vrarë. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij dhe thikën me të cilën dyhsohet se është goditur viktima. Policia ka vërtetuar se bëhet fjalë për vrasje me mjet prerës dhe është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar, të cilin ka arritur ta prangosë në zonën e Alliasit në Tiranë. Policia ka arrestuar shpejt autorin e dyshuar të vrasjes, Hazbi Velsula, kushëriri i viktimës. Ende nuk dihen shkaku i këtij krimi, për më tepër që autori i dyshuar ka lidhje familjare me viktimën.

Gazetari Enver Doçi raporton se viktima jetonte prej vitesh në fshat së bashku me bashkëshorten e tij dhe kishte një jetë të qetë. Rreth orës 16:00, ai i kishte kërkuar gruas që ta ndihmonte për të nxjerrë bagëtinë në pronat e tyre mbi fshat. Pasi kishte nxjerrë bagëtitë, ai është kthyer për të marrë një shishe me ujë dhe ishte afruar sërish në zonën ku mbante bagëtinë. Në ato momente, sipas informacioneve të para, kushëriri i tij, 28-vjeçari Hazbi Velsula – i cili prej vitesh jetonte në zonat rurale të Tiranës, por kohët e fundit ishte rikthyer në pronat familjare në Xibër – i kishte bërë thirrje viktimës të afrohej, duke i thënë se kishte “një muhabet”.

Në atë moment, dyshohet se e ka sulmuar me thikë disa herë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Selim Velsula ka rënë menjëherë në tokë nga goditjet, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Viktima, edhe pse i plagosur rëndë, ka tentuar të kthehet drejt banesës, por nuk ia ka dalë. Në rrugën e fshatit është gjetur i shtrirë dhe pa shenja jete nga një banor i zonës, i cili po shkonte të merrte ujë për vaditje. Ky i fundit ka njoftuar menjëherë bashkëshorten e viktimës dhe më pas banorët e tjerë.

Mësohet se autori i dyshuar, Hazbi Velsula, pas krimit ka telefonuar motrën e tij, duke i thënë: “E bëra vrasjen me mjet prerës.”
Motra ka njoftuar policinë dhe forcat e policisë kanë rrethuar zonën ku ishte fshehur autori. Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

The post Vrau kushëririn/ Dalin fotot e autortit të masakrës që tronditi Klosin appeared first on Sot News | Lajme.

Dinamika/ Krimi në Klos, zbardhet ngjarja, në pranga kushëriri i viktimës

12 June 2025 at 09:17

KLOS– Policia e Klosit ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku u gjet i vrarë me thikë 65-vjeçari Selim Velsula.

Për këtë krim është arrestuar Hazbi Velsula, kushëri me viktimën. Autori i dyshuar i krimit, thotë Policia, u arrestua në Allias.

Sipas policisë, autori dhe viktima fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas 32-vjeçari e ka goditur me thikë 65-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.

Autori pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait të tij në Allias.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u gjet pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasi S.V. Vihet në pranga autori i vrasjes. Autori u kap në mesnatë nga shërbimet e DVP Tiranë, në Allias.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 11.06.2025, në fshatin Xibër-Murrizë, ku pranë pronës së tij u gjet pa shenja jete dhe me dëmtime në trup të shkaktuara me mjet prerës, shtetasi Selim Velsula., 65 vjeç, banues në këtë fshat, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorit përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u zbardh dinamika e ngjarjes. Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit H.V. dhe S.V. fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi H.V. e ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin S.V., duke i shkaktuar vdekjen.

Po në vijim të veprimeve, falë një informacioni të marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për vendndodhjen e autorit të dyshuar, shërbimet e DVP Tiranë kapën në lagjen Allias dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Hazbi Velsula., 32 vjeç, banues në Allias, i cili pas krimit ishte strehuar në banesën e vëllait.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e ftohtë (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

EMRAT/ Arrestohet autori i vrasjes në Klos, u arratis drejt Alliasit pas krimit

12 June 2025 at 07:54

Është arrestuar autori i vrasjes me thikë të regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibër të Klosit. Në pranga është vënë shtetasi Hazbi Velsula, i cili mësohet se është kapur në zonën e Alliasit në Tiranë. Hazbi Velsula dyshohet se ka vrarë kushëririn e tij, 65-vjeçarin Selim Velsula, i cili mbërmjen e të mërkurës u […]

The post EMRAT/ Arrestohet autori i vrasjes në Klos, u arratis drejt Alliasit pas krimit appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Zbulohet identiteti i viktimës në Klos

By: Ela
11 June 2025 at 22:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup i pajetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks. Viktima është identifikuar si Selim Velsula 65-vjeç. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij dhe thikën me të cilën dyshohet se […]

The post EMRI/ Zbulohet identiteti i viktimës në Klos appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Klos, ka plagë në kokë e gjoks

By: user 6
11 June 2025 at 22:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit. Një trup i pajetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Siç raportojnë mediat, viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili mendohet të jetë vrarë. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij edhe thikën me të cilën dyshohet se është goditur viktima. Policia është nisur në vendngjarje dhe pritet të zbardhë detaje.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje” – thuhet në njoftimin e policisë.

/Lajmi po përditësohet….

The post Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në Klos, ka plagë në kokë e gjoks appeared first on Lapsi.al.

EMRI/ Vrasja e 65-vjeçarit, reagon policia: Trupi i pajetë u gjet pranë pronës së tij

By: M C
11 June 2025 at 22:47

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (11 qershor) në fshatin Xibër të bashkisë Klos, ku është gjetur i pajetë shtetasi Selim Velsula rreth 65 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i viktimës është gjetur pranë pronës së tij dhe nga këqyrja paraprake janë konstatuar dëmtime të shkaktuara, dyshohet, nga një mjet prerës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forcat e Policisë, të cilët po punojnë, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet janë në vijim.

Klos / Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

The post EMRI/ Vrasja e 65-vjeçarit, reagon policia: Trupi i pajetë u gjet pranë pronës së tij appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, dyshohet se… (Emri)

11 June 2025 at 22:03

Gjendet një person i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se personi i gjetur, me iniciale V.S. është mashkull rreth 65 vjeç.

Gjithashtu, mësohet se viktimës është gjetur një thikë, çka ngre dyshime për një vrasje të mundshme.

The post E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, dyshohet se… (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Ngjarje e rëndë në Klos, 65-vjeçari gjendet i vrarë me thikë

By: Besnik
11 June 2025 at 22:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Xibër të Klosit, ku një trup i pajetë është gjetur me disa plagë të shkaktuara nga goditje me thikë.

Policia njofton se viktima me S. V., rreth 65 vjeç është gjetur pa shenja jete pranë pronës së tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit/ve të mundshëm.

Njoftimi i policisë

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ngjarje e rëndë në Klos, 65-vjeçari gjendet i vrarë me thikë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌