Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

12 July 2025 at 09:55

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar raportin paraprak hetimor të incidentit ajror në Ahmedabad të Indisë, kur nga rrëzimi i avionit humbën jetën 241 pasagjerët në të dhe shpëtoi vetëm një. Sipas asaj që ka zbuluar Byroja Indiane e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, vetëm pak sekonda pas ngritjes për të dy motorët e avionit Air India u […]

The post Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin? appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Dilemat e aksidentit! Dëshmitarët kundërshtojnë policinë: Jota s’ishte me shpejtësi

By: fra nc
10 July 2025 at 10:58

Një ditë pas deklaratës së policisë se automjeti me të cilin udhëtonin Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit tragjik, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë hedhur poshtë këtë version, duke pohuar se dyshja po qarkullonte brenda normave të lejuara.

Kanë kaluar disa ditë nga vdekja e parakohshme e futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij në Zamora të Spanjës, por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare mbi shkakun e aksidentit me pasojë fatale. Policia spanjolle deklaroi se mjeti tip Lamborghini Huracan, me të cilin po udhëtonin Jota dhe Silva, lëvizte me shpejtësi të madhe, gjë që sipas tyre bëri të pamundur shmangien e përplasjes.

Por këtë konstatim e kanë kundërshtuar dëshmitarë okularë, të cilët pretendojnë se automjeti nuk po lëvizte me shpejtësi të lartë.

“E di çfarë pashë. Ata kaluan pranë meje me qetësi, pa shpejtësi. Pa shpejtësi. E dërgova vetë videon në CMTV sepse kisha filluar të dëgjoja disa budallallëqe,” tha një prej dëshmitarëve.

Një tjetër dëshmitar shtoi: “Ju jap fjalën time, nuk po shkonin shpejt. Po lëviznin shumë qetësisht. Unë e bëj atë rrugë çdo ditë, nga e hëna në të shtunë, dhe e di mirë se si është. Është një rrugë e errët dhe mund të shihja qartë markën dhe ngjyrën e makinës. Pak më tej, për fat të keq, ndodhi ajo që ndodhi.”

Ky version është mbështetur edhe nga persona të tjerë që ndodheshin në afërsi të vendit të aksidentit.

Hetimet mbi aksidentin vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë nëse shpejtësia e mjetit ishte vërtet faktori kryesor i tragjedisë.

The post Dilemat e aksidentit! Dëshmitarët kundërshtojnë policinë: Jota s’ishte me shpejtësi appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Qafë-Thanë/ Përfundoi me makinë në liqenin e Pogradecit, ky është 34-vjeçari që humbi jetën (EMRI)

By: V K
10 July 2025 at 08:52

Është zbardhur emri i drejtuesit të automjetit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm,në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.

Burime bëjnë me dije se viktima është 34-vjeçari Alfons Beta.

Sipas autoriteteve policore, dyshohet se Beta ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, teksa makina ka shkatërruar të dyja barrierat prej metali.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

The post Aksident në Qafë-Thanë/ Përfundoi me makinë në liqenin e Pogradecit, ky është 34-vjeçari që humbi jetën (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Aksidenti me një viktimë në Shkodër, vihet në pranga shoferi i kamionit

By: user 11
5 July 2025 at 16:07

Drejtuesi i kamionit që dyshohet se ishte shkaktari i aksidentit të rëndë të ndodhur dje në rrugën Shkodër-Lezhë me një person të vdekur dhe tre të plagosur, është arrestuar.

Policia vendore njoftoi sot, se pas hetimeve paraprake, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan A. S., 63 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Policia Rrugore nga hetimet paraprake dyshon se ka qenë pakujdesia e të ndaluarit që solli aksidentin zinxhir, por hetimet janë ende aktive.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:50 të ditës së djeshme, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku fillimisht kamioni u përplas me një furgon dhe më pas me veturën ku udhëtonte viktima 37-vjeçar, Gjin Bzhangaj dhe 3 anëtarët e familjes së tij.

Përplasja ishte aq e fortë sa mjetet nga ky aksident zinxhir u dëmtuan rëndë, sidomos vetura e viktimës, teksa bilanci mund të kishte qenë edhe më tragjik. Gruaja 32-vjeçare dhe dy fëmijët e saj u transportuan në spital, pa rrezik jete, kurse hetimet për aksidentin po vijojnë ende.

The post Aksidenti me një viktimë në Shkodër, vihet në pranga shoferi i kamionit appeared first on Lapsi.al.

Dinamika e aksidentit të Diogo Jotës, çfarë i ndodhi Lamborghinit gjatë parakalimit

By: fra nc
5 July 2025 at 09:15

Policia spanjolle ka rindërtuar aksidentin se si Diogo Jota, dhe vëllait të tij, André Silva, humbën jetën pas daljse së automjetit tip Lamborghini nga rruga.

Sipas Guardia Civil në Spanjë, tragjedia ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të së enjtes në provincën Zamora. Hetimet paraprake tregojnë se gjatë një manovre parakalimi, një shpërthim i papritur i gomës bëri që supermakina Lamborghini të dalë nga rruga dhe drejtuesi të humbasë kontrollin.

“Pas përplasjes, automjeti u përfshi nga flakët, duke mos i lënë asnjë shans për mbijetesë dy pasagjerëve,” thuhej në deklaratën zyrtare të autoriteteve spanjolle.

Një shofer kamioni, dëshmitar i aksidentit, publikoi një video tronditëse që tregon makinën duke u përfshirë nga zjarri vetëm pak minuta pas përplasjes. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shfaqur gjithashtu flakët që kishin përfshirë edhe bimësinë përreth.

Aksidenti ndodhi vetëm 10 ditë, pasi Jota ishte martuar me të fejuarën e tij në një ceremoni intime në Portugali, ku çifti u fotografua i lumtur me tre fëmijët: Denis (2021), Duarte (2023) dhe një vajzë e sapolindur, 8 muajshe. Ai pritej të rikthehej në Merseyside këtë javë për të nisur përgatitjet verore me Liverpool-in.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dinamika e aksidentit të Diogo Jotës, çfarë i ndodhi Lamborghinit gjatë parakalimit appeared first on Euronews Albania.

Vdekja e Diogo Jota dhe vëllait të tij, zbardhen detaje të reja rreth aksidentit tragjik

By: armand
4 July 2025 at 16:14

Pak ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën futbollistit të Liverpool-it, Diogo Jota, janë zbuluar detaje të reja mbi ngjarjen që ka tronditur botën e sportit dhe miliona tifozë në mbarë globin. Të dy po udhëtonin me një automjet luksoz të markës Lamborghini, të marrë me qira, me destinacion qytetin Santander, nga ku kishin […]

The post Vdekja e Diogo Jota dhe vëllait të tij, zbardhen detaje të reja rreth aksidentit tragjik appeared first on BoldNews.al.

U godit nga kamioni teksa udhëtonte me familjen, identifikohet viktima e aksidentit

By: fra nc
4 July 2025 at 16:18

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Shkodër-Lezhë, ku si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve, ka ndërruar jetën një 37-vjeçar, i identifikuar si Gjin Bzhangaj.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi i një kamioni, i cili ka përplasur fillimisht një tjetër mjet, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me të cilin lëvizte viktima së bashku me familjen.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Burime bëjnë të ditur se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 14:50, në aksin rrugor ‘Shkodër – Lezhë’, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete. Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U godit nga kamioni teksa udhëtonte me familjen, identifikohet viktima e aksidentit appeared first on Euronews Albania.

Ndërhyrja në mushkëri, shpejtësia e autostrada e polemikave: Diogo Jota, çfarë ndodhi

By: user 2
4 July 2025 at 10:40

Dalin në pah detaje të reja mbi aksidentin që i kushtoi jetën sulmuesit të Liverpool Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva, edhe ai futbollist. Ata ndodheshin në një Lamborghini me qira që mori flakë pas daljes nga rruga për shkak të shpërthimit të një gomë, ndërsa udhëtonin me shpejtësi të lartë në autostradën A-52 pranë Cernadilla-s (Zamora). Dy vëllezërit po shkonin drejt Santander-it dhe kishin zgjedhur makinën në vend të avionit me këshillën e mjekut. Edhe më parë Diogo Jota kishte zgjedhur këtë itinerar për t’u kthyer në Angli.

NDËRHYRJA

Diogo Jota ishte operuar së fundmi për një dëmtim në mushkëri dhe protokolli i rekomanduar nuk këshillon të fluturohet për të shmangur rreziqet që lidhen me ndryshimet e presionit të gjakut. Gruaja e Diogo Jota-s ka konfirmuar se të dy do të flinin në Benavente, një orë e gjysmë larg nga vendi i aksidentit, për të arritur më pas në Santander dhe për të marrë tragetin e orës 16 drejt Portsmouth-it (Angli). Aty do të përshkonin edhe 430 km të tjerë për të mbërritur në Liverpool: sulmuesi i Reds do të duhej të rifillonte përgatitjet me shokët e skuadrës të martën.

MAKINA

Burime nga Guardia Civil kanë treguar si shkak të mundshëm të aksidentit shpejtësinë e tepruar. Sipas rindërtimit jozyrtar të Guardia Civil, gjatë një faze parakalimi – në një segment autostrade me kufi 120 km në orë – mbi asfaltin e parregullt një gomë e pasme shpërtheu, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit, përplasjen dhe më pas shpërthimin. Makina, një Lamborghini Huracán me tërheqje të pasme, ishte marrë me qira nga Diogo Jota.

DENONCIMET

Aksidenti ndodhi në A-52, autostrada mes Galicisë dhe Portugalisë, që edhe më parë ka qenë në akuzë për mirëmbajtjen e dobët. Në prill të vitit të kaluar ishin paraqitur shumë denoncime për gjendjen e keqe të asfaltit dhe 10 ditë më parë një grua mbeti rëndë e plagosur dhe u nxor nga makina e saj e shkatërruar në të njëjtën zonë të aksidentit të Diogo Jota-s. Policia po përpiqet gjithashtu të përcaktojë me çfarë shpejtësie po udhëtonte Lamborghini i dy vëllezërve.

Gruaja e portugezit Diogo Jota, Rute Cardoso, arriti dje në Institutin e Anatomisë Forenzike të Zamoras ku dy trupat janë dërguar për identifikim përmes ADN-së. Vetëm 12 ditë më parë ishte festuar martesa në prani të tre fëmijëve. Për të dhe të afërmit është siguruar asistenca psikologjike.

Sot pasdite në kapelën e Ringjalljes në Gondomar është planifikuar një vigjilje mortore. Varrimi do të mbahet nesër në orën 10 në kishën matrice të Gondomarit, disa kilometra larg nga Porto, ku dy vëllezërit kishin lindur dhe ishin rritur.

Así es la A52, la carretera del accidente mortal de Diogo Jota: un pavimento de pesadilla para las ruedas que ya ha provocado muchos reventones https://t.co/etwIJm4NQi

— ABC.es (@abc_es) July 3, 2025

The post Ndërhyrja në mushkëri, shpejtësia e autostrada e polemikave: Diogo Jota, çfarë ndodhi appeared first on Lapsi.al.

Publikohet videoja e aksidentit të Diogo Jotës, Lamborghini shkrumbohet mes flakëve

By: fra nc
3 July 2025 at 16:20

Janë publikuar pamjet e para nga aksidenti tragjik që i mori jetën yllit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij, Andre Silva, mëngjesin e kësaj të enjteje në Spanjë.

Video u filmua nga një shofer kamioni, vetëm pak minuta pas aksidentit, ku shihet automjeti i mbuluar nga flakët. Pamjet dramatike tregojnë përmasat e tragjedisë që ka tronditur jo vetëm futbollin portugez, por edhe komunitetin ndërkombëtar të sportit.

Sulmuesi portugez 28-vjeçar dhe vëllai i tij, gjithashtu futbollist, humbën jetën në një aksident në provincën e Zamorës. Sipas raportimeve të para, makina e tyre luksoze tip Lamborghini dyshohet se doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome dhe më pas mori flakë, duke lënë të vdekur të dy vëllezërit në vendin e ngjarjes.

Videoja, është publikuar gjithashtu nga e përditshmja spanjolle AS, një nga mediat më të besueshme në Spanjë. Shoferi që realizoi pamjet pretendon se automjeti i shkrumbuar ishte i futbollistit të Liverpoolit.

The post Publikohet videoja e aksidentit të Diogo Jotës, Lamborghini shkrumbohet mes flakëve appeared first on Euronews Albania.

Aksidenti me 1 të vdekur në Fushë-Krujë, arrestohet drejtuesja e njërit prej mjeteve

3 July 2025 at 12:39

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme nga aksidenti në aksin rrugor “Fushë Krujë-Thumanë”, autoritetet njoftojnë se pas përfundimit të hetimeve është arrestuar drejtuesja e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, Malvina Kani.

Automjeti që ajo drejtonte përplasi makinën e drejtuar nga shtetasi Idriz Saja. Në këtë automjet udhëtonin gjithashtu pasagjerët Lindita Saja dhe Bedrie Saja.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën Bedrie Saja, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksidenti me 1 të vdekur në Fushë-Krujë, arrestohet drejtuesja e njërit prej mjeteve appeared first on Euronews Albania.

Makina doli nga rruga e shpërtheu, si humbi jetën ylli i Liverpool bashkë me vëllanë

By: fra nc
3 July 2025 at 12:07

Futbolli evropian u trondit këtë të enjte nga lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij, Andre Jota, si pasojë e një aksidenti tragjik automobilistik në provincën spanjolle Zamora.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, kur automjeti me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit doli nga rruga, përplasi një objekt dhe u përfshi nga flakët. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës dhe forcave zjarrfikëse, fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk arriti të mbijetojë.

Diogo Jota, 28 vjeç, ishte një nga lojtarët kryesorë të Liverpoolit, ndërsa vëllai i tij 26-vjeçar, Andre Jota, luante për Penafiel në Portugali.

Klubet dhe komuniteti i futbollit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e dy sportistëve, duke theksuar humbjen e madhe për sportin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Makina doli nga rruga e shpërtheu, si humbi jetën ylli i Liverpool bashkë me vëllanë appeared first on Euronews Albania.

Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs

By: Oldi
27 June 2025 at 21:05

Në bulevardin kryesor të Tiranës disa ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë, ku një makinë ka përplasur tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatinë. Sipas informacioneve paraprake, fëmijët kanë hyrë në rrugë me semafor të kuq, ndërsa automjeti ka kaluar në momentin e fundit të dritës jeshile ose me të verdhë. […]

The post Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs appeared first on BoldNews.al.

Publikohen pamjet e fëmijëve në monopatina para aksidentit, prapa tyre një makinë policie

By: V K
27 June 2025 at 15:18

Pamjet që shihni më poshtë, janë ekskluzive të siguruara nga “Ora News”, të aksidentit të rëndë që ndodhi tre ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një taksi goditi tre fëmijë teksa udhëtonin me dy patina.

Në pamjet filmike, tregohet qartë se fëmijët sapo kishin kaluar urën e lumit Lana në Bulevard, me sens drejtimi nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa pas tyre sipas pamjeve filmike, ndodhet dhe një makinë policie.

Nuk duket qartësisht nëse fëmijët që udhëtojnë mbi dy patina elektrike kanë hyrë në kryqëzim me semafor të kuq apo jeshil, por dukshëm dallohet se makinat e tjera që ndodhen mbi urë dhe një motor aty pranë, janë të ndaluar.

Aktualisht, për këtë ngjarje të rëndë është proceduar shoferi i taksisë, Ekerem Skureni, për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërsa nga përplasja e fortë, shëndeti i njërit prej fëmijëve të mitur vijon të jetë i përkeqësuar. Ndërsa dy të tjerë gëzojnë shëndet të plotë.

Sipas burimeve zyrtare, ekspertiza paraprake në vendngjarje, ka zbuluar se të miturit, të ndarë në dy monopatina, ku kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, në një moment kur automjeti ka kaluar me semafor portokalli.

Megjithatë, Prokuroria e Tiranës që ka marë në shqyrtim rastin, ka kërkuar një ekspertim të dytë me ekspertë të pavarur, për të zbardhur plotësisht shkaktarët e këtij aksidenti të rëndë që ndezi debat të fortë nëse duhet lejuar ose jo, qarkullimi në rrugët urbane me monopatinat elektrike.

 

The post Publikohen pamjet e fëmijëve në monopatina para aksidentit, prapa tyre një makinë policie appeared first on Albeu.com.

Tre fëmijët e aksidentuar në bulevard, njëri në gjendje të rëndë

By: user 4
25 June 2025 at 12:00

Një automjet ka përplasur tre të mitur që po lëviznin me dy monopatina në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe ka shkaktuar alarm mes kalimtarëve.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës. Dy prej tyre, O.A., 11 vjeç dhe E.S., 9 vjeç, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ndërsa i mituri i tretë, J.N., është në gjendje të rëndë dhe po merr trajtim të specializuar.

Drejtuesi i mjetit që përplasi fëmijët është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje në komisariat, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

The post Tre fëmijët e aksidentuar në bulevard, njëri në gjendje të rëndë appeared first on Lapsi.al.

Aksidenti në Tiranë/ Si është gjendja shëndetësore e të miturve

By: V K
25 June 2025 at 12:49

Paraditen e sotme, një aksident i rëndë u regjistrua  në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku një automjet i marketit “Pronatyra”, përplasi dy monopatina me të cilat udhëtonin tre fëmijë të mitur.

Sipas informacioneve të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:30, kur shtetasi E. K., rreth 41-vjeç, duke drejtuar automjetin e subjektit privat, goditi dy monopatina në të cilat ndodheshin tre fëmijë.

Të miturit janë dëmtuar si pasojë e përplasjes dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gazetari Edison Vatnikaj, raporton se tre të miturit e plagosur në aksidentin e ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndodhen në monitorim mjekësor.

Dy prej tyre, O.A. 11-vjeç dhe E.S. 9-vjeç, ndodhen në gjendje stabël.

Ndërkohë i mituri i tretë i plagosur, J.N. është në gjendjen të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale në vijim.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41-vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

The post Aksidenti në Tiranë/ Si është gjendja shëndetësore e të miturve appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Miq dhe të afërmit realizojnë një murale në përkujtim të dy të rinjve

9 June 2025 at 14:46

Për realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe shokë të klasës, nxënës të shkollës Industriale Pavarësia ku dy të rinjtë mësonin çdo ditë.

Miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me motor më 1 qershor në Vlorë.

Një murale në përkujtim të të ndjerëve Luan Llanaj, 19 vjeç, si dhe Tomor Mbrati, 17 vjeç. Shok dhe miq të viktimave, po punojnë tashmë prej disa ditësh, në përfundimin e kësaj vepre, në përkujtim të miqve të tyre. Ajo është realizuar me bojëra, në vendin ku dy të rinjtë humbën jetën.

Luan Llanaj, dhe Tomor Mbrati humbën jetën tragjikisht pasi po ktheheshin në shtëpi me motor, kur goditën një prej shtyllave të ndriçimit rrugor. Dy të rinjtë, më pas u përplasën në tokë, ku 19-vjecari Llanaj gjeti vdekjen në vend në mënyrë tragjike,.

Ndërsa të miturit Mbrati iu dha ndihma e parë, u transportua në spitalin e Vlorës me shenja jete dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por pa mundur dot të shpëtojë.Në vendin e ngjarjes edhe sot ka shenja të aksidentit tragjik, teksa nuk mungojnë as tufat me lule dhe qirinjtë në përkujtim të dy viktimave.

Të dy ishin nxënës të shkollës Industriale Pavarësia, një prej shkollave profesionale në qytet. Ndërkohë që për të mbajtur familjen punonin në një servis, nga ku me rrogën e parë të punës, ishte blerë edhe motori që i mori jetën. Një prej djemve ishte shtylla kryesore e familjes, që megjithëse në moshë të vogël punonte për të mbajtur me të ardhura familjen e tij. Të rinj shumë afër punës, të aftë profesionalisht, të urtë dhe djem pa probleme.

The post Aksidenti tragjik në Vlorë/ Miq dhe të afërmit realizojnë një murale në përkujtim të dy të rinjve appeared first on Sot News | Lajme.

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

6 June 2025 at 19:45

Policia e Dibrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksidentit e regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Arbrit”, në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, Autoritetet raportojnë se auomjeti i përmbysur pranë një përrroi ishte konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan më pas […]

The post Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës, humbën jetën dy turistë

2 June 2025 at 20:54

Dy turistë anglezë pranë “Shkëmbit të Kavajës” morën me qira mjetin lundrues Jet Ski, të cilin e pronetuan për disa orë. Pasi u pajisen me jelek shpëtimi, ata kaluan në hapësirën e dedikuar për mjetet lundruese dhe nuk u kthyen deri sa u konstatuan nga policia kufitare. Tv Klan ka siguruar pamjet e ngjarjes së […]

The post VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës, humbën jetën dy turistë appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier, viktima është një 19-vjeçar (EMRI)

By: V K
1 June 2025 at 14:56

Detaje të reja nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier ku 2 të rinj u aksidentuan pasditen e sotme, pas daljes nga rruga të motomjetit me të cilin udhëtonin.

Raportohet se viktima është Luan Llano 19-vjeç ndërsa i plagosuri Tomorr Brati ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Nacionale Vlorë-Fier pranë një karburanti ku një motomjet tip Piagio me targa AK653, ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një shtyllë tjetër druri.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën në vend 19-vjeçari, ndërsa i plagosuri tjetër është transportuar drejt spitalit rajonal të Vlorës, në gjendje kritike për jetën.

The post Detaje nga aksidenti në rrugën nacionale Vlorë-Fier, viktima është një 19-vjeçar (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Këta janë dy të rinjtë që aksidentuan për vdekje në Itali (Emrat+Foto)

30 May 2025 at 17:05

Një aksident tragjik trafiku ka marrë jetën e dy mërgimtarëve nga Kosova në orët e para të mëngjesit në Itali. Të rinjtë që u identifikuan si viktima janë Valdrin Xhyliqi nga Malisheva dhe Driton Sadikaj nga Deçani.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, aksidenti ndodhi pas një përplasjeje të fuqishme midis dy kamionëve në një autoudhë në veri të Italisë. Përplasja fatale rezultoi me vdekjen e menjëhershme të dy bashkatdhetarëve, të cilët ishin të punësuar në sektorin e transportit.

Një person tjetër, që ndodhej në njërin prej kamionëve, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Familjarët e të ndjerëve kanë konfirmuar lajmin e hidhur përmes rrjeteve sociale, duke ndarë dhimbjen për lajmin e hidhur.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit, ndërsa aktualisht nuk dihen ende detajet e plota për mënyrën se si ndodhi përplasja.

The post Këta janë dy të rinjtë që aksidentuan për vdekje në Itali (Emrat+Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌