Billy Bush rrëfen incidentin me Ricky Martin: Jam penduar
Ricky Martin ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Billy Bush gjatë një interviste në fillim të viteve 2000, pasi ky i fundit e pyeti nëse ishte homoseksual — një moment që Bush e kujtoi së fundmi në podcast-in “Literally! With Rob Lowe”.
Në atë kohë, Bush punonte për emisionin “Access Hollywood” dhe kishte udhëtuar në Miami për të intervistuar këngëtarin latin. Sipas rrëfimit të tij, gjatë intervistës i kishte thënë Martin-it:
“Tetë persona në barin e hotelit mbrëmë donin të dinin nëse je homoseksual.”
Reagimi i Ricky Martin ka qenë i menjëhershëm dhe i fortë: “Ai u shtang, më pa drejt në sy dhe tha: ‘Çfarë?!’ Pastaj më tha: ‘Ti m*t!’, hoqi mikrofonin dhe iku,” kujtoi Bush.
“Ti do titullin tënd… Ti je një copë pleh!” – thuhet se ishte fjalia që këngëtari i tha në atë moment.
Pas incidentit, Bush është rikthyer menjëherë në dhomën e intervistës për të kërkuar falje.
“I thashë: Ricky, më vjen shumë keq për atë pyetje. Nuk e di ç’më erdhi. Ishte pyetje pa vend. Të premtoj se kjo nuk do të publikohet kurrë.”
Martin, i prekur, i tha:
“Unë po përballem me këtë çështje gjithë jetën time. Do të vijë një moment dhe një vend për ta thënë. Por nuk do të jetë ky program, ndërkohë që po promovoj albumin tim. Është diçka shumë personale.”
Ai gjithashtu kishte falënderuar Bush për ndjesën dhe i kishte thënë: “Të fal.”
Pas shumë vitesh thashetheme dhe presioni nga media, Ricky Martin doli hapur si homoseksual në vitin 2010, përmes një deklarate në faqen e tij zyrtare.
Ai shkroi:
“Jam një burrë homoseksual me fat. Vitet e heshtjes dhe reflektimit më forcuan dhe më kujtuan se pranimi duhet të vijë nga vetja.”
Në intervista të mëvonshme, Martin ka rrëfyer se ishte thellësisht i traumatizuar nga përpjekjet e gazetarëve për ta “nxjerrë” publikisht, përfshirë edhe një intervistë famëkeqe me Barbara Walters në vitin 2000, të cilën e përshkroi si “shkelje” të privatësisë së tij.
Bush, sot 53 vjeç, tha në podcast-in me Rob Lowe se më pas është pajtuar me Ricky dy vite pas incidentit:
“Më përqafoi fort. E kaluam bashkë. Dhe unë mësova një mësim shumë të rëndësishëm atë ditë.”
The post Billy Bush rrëfen incidentin me Ricky Martin: Jam penduar appeared first on Lapsi.al.