Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 August 2025Main stream

Takimi i sigurisë në Londër, Zelensky: Rruga drejt paqes arrihet vetëm me Ukrainën

9 August 2025 at 22:49

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, zhvilluan një takim të zyrtarëve të sigurisë në Londër për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Bisedimet u thirrën me kërkesë të SHBA-së. Dyshja u shoqërua nga zyrtarë ukrainas dhe këshilltarë evropianë të sigurisë kombëtare.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy tha se “mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën mbetet e patundur ndërsa ne vazhdojmë të punojmë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Ndërkohë vetë presidenti ukrainas, siç raporton sky neës ka thënë se takimi i këshilltarëve të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar ishte konstruktiv.

Zelensky thotë se argumentet e Kievit u dëgjuan dhe rreziqet u morën në konsideratë.

“Rruga drejt paqes për Ukrainën duhet të përcaktohet së bashku dhe vetëm me Ukrainën, ky është parimi kryesor.”, shtoi ai.

VIDEO/ U bllokuan në një zonë të thepisur shkëmbore, shpëtohen 3 turistët e huaj në Himarë

9 August 2025 at 22:06

Tre turistë të huaj janë shpëtuar në zonën e plazhit të Akuariumit pasi kishin mbetur të bllokuara.

Patrulla e policisë në zonën e Jalës ka ndërhyrë menjëherë pas thirrjes për ndihmë. Turistët ishin bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes të tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/abcnews.al/

Aksident në Shkodër, makina përplas punonjësin e policisë

9 August 2025 at 22:04

Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, një shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.

Punonjësi i Policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Maqedonia e Veriut, zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor

9 August 2025 at 21:50

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2 nëntor.

Vendimi i kryeparlamentarit  të Maqedonisë së Veriut për datën e zgjedhjeve lokale iu dërgua organeve kompetente për organizimin dhe zbatimin e procesit zgjedhor. Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, kuvendi do të vazhdojë funksionimin e rregullt administrativ, por nuk do të mbahen seanca plenare, me qëllim që të shmanget keqpërdorimi i foltores së parlamentit për çështje elektorale.

Thirrje kandidatëve për kulturë të lartë politike

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve pjesëmarrës në zgjedhjet lokale  të tregojnë kulturë të lartë politike, të shmangin fjalorin përçarës dhe presionet, si dhe të fokusohen tek qytetarët dhe zgjidhjet konkrete për sfidat e tyre.

“Këto zgjedhje janë një mundësi për forcimin e demokracisë dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë. Pres një proces të ndershëm, dinjitoz dhe në përputhje me standardet europiane”, deklaroi kryetari i kuvendit të RMV-së  Afrim Gashi.

Në zgjedhjet lokale, të tetat në radhë që nga mëvetsimi i RMV-së, qytetarët në dy raunde zgjedhore do të zgjedhin 80 kryetarë të komunave dhe po aq këshilla komunal që do të udhëheqin vetëqeverisjen lokale gjatë katër viteve të ardhshme. Qytetarët në zgjedhjet e tetorit do të votojnë edhe për kryetarin e bashkisë së Shkupit, që përbën njësi të veçantë të administratës lokale.

Autoriteti Palestinez dënon planin izraelit për të pushtuar Gazën: Përshkallëzim i ri i luftës

9 August 2025 at 21:42

Autoriteti Palestinez e ka përshkruan planin izraelit si një përshkallëzim të ri të luftës që kërcënon ‘stabilitetin rajonal’.

Në të njëjtën kohë Autoriteti Palestinez ka bërë thirrje për ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të OKB-së.

“Politikat e Izraelit që përfshijnë okupimin e Gazës, përpjekjet për të aneksuar Bregun Perëndimor dhe judaizimin e Jerusalemit do të mbyllin të gjitha dyert për sigurinë dhe stabilitetin në nivel rajonal dhe në atë global”, tha zëdhënësi i presidencës palestineze, Nabil Abu Rudeina.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi një fazë të re të operacioneve ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës të enjten në mbrëmje, e cila parashikon pushtimin e plotë të Gazës.  Shpallja e këtij plani shkaktoi reagime të ashpra të ndërkombëtareve.

/abcnews.al/

Apple prezanton ngjyra të reja për iPhone 17?

9 August 2025 at 21:23

Apple ka disa vite që ka nxjerrë në shitje disa ngjyra shumë të zbehta në telefonat e saj.

Kompania e ndryshoi këtë me Ultramarine në iPhone 16 dhe do ta çojë një hap më tej me iPhone 17; i cili thuhet se do të ketë një nuancë të gjelbër.

Përveç kësaj nuance shumë më të hapur iPhone 17 do të jetë i disponueshëm edhe në vjollcë.

/abcnews.al/

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

9 August 2025 at 20:11

BE është shprehur se mbështet negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë, por rithekson se në tryezën e bisedimeve duhet të jetë e pranishme dhe Ukraina ku mund të marrë vendime të pavarura e sovrane.

Takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump është njoftuar se do të mbahet më 15 gusht në Alaska.

Megjithatë liderë europianë të cilët janë shprehur pro paqes, kanë bërë thirrje që BE dhe Ukraina të jetë e pranishme në takim.

Franca, Gjermania dhe Britania  kërkojnë gjithashtu që çdo lëshim territorial nga Kievi të shoqërohet me garanci të palëkundura sigurie, përfshirë pranimin përfundimtar të Ukrainës në NATO.

“BE-ja vazhdon të mbështesë negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë, me Ukrainën në tryezë dhe në të cilat Ukraina mund të marrë vendime të pavarura dhe sovrane, të cilat BE-ja do t’i mbështesë”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për ANSA-n në lidhje me samitin Trump-Putin dhe lëshimet e mundshme territoriale nga Ukraina.

/abcnews.al/

Plani i Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës, Liga Arabe mban takim urgjent

9 August 2025 at 19:56

Liga Arabe do të zhvillojë një takim urgjent pas vendimit të njoftuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për pushtimin e plotë të Gazës.

Takimi do të mbahet të dielën më 10 gusht, ku do të diskutohen mënyrat për t’u përballur me situatën e luftës.

Përfaqësuesi palestinez në Lidhjen Arabe, Mohanad al-Aqlouk tha se se takimi që do të mbahet “do ketë në fokus vendimin e Izraelit për të ripushtuar plotësisht Rripin e Gazës dhe për ta kontrolluar atë plotësisht, si dhe zhvendosjen e detyruar të mëvonshme të popullit palestinez brenda dhe jashtë Rripit”.

Gjithashtu gjatë takimit, Liga Arabe do të shqyrtojë mekanizmat për veprim në nivel arab dhe ndërkombëtar për të adresuar shkeljet izraelite, për të parandaluar vazhdimin e tyre dhe për të ndjekur penalisht autorët para gjykatave ndërkombëtare, thuhet më tej.

/abcnews.al/

Irani arreston 20 persona, të dyshuar për spiunazh për Izraelin

9 August 2025 at 19:47

Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë operativë të agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad gjatë muajve të fundit, njoftoi gjyqësori iranian.

Të mërkurën, Irani ekzekutoi një shkencëtar bërthamor me emrin Rouzbeh Vadi, i cili u dënua për spiunazh për Izraelin dhe për ndarjen e të dhënave me një tjetër shkencëtar bërthamor, i vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit në qershor, raportuan mediat shtetërore.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangiri, u tha gazetarëve në Teheran të shtunën se akuzat ndaj disa prej 20 të arrestuarve janë hedhur poshtë dhe ata janë liruar, por nuk tregoi sa prej tyre saktësisht.

“Gjyqësori nuk do të tregojë asnjë mëshirë ndaj spiunëve dhe agjentëve të regjimit sionist, dhe me vendime të forta do t’i bëjë shembull për të gjithë”, citohet të ketë thënë Jahangiri nga mediat iraniane.

Ai tha se hollësitë e plota do të bëhen të ditura sapo të përfundojnë hetimet. Ekzekutimi i iranianëve të dënuar për spiunazh për Izraelin është rritur ndjeshëm këtë vit, pasi në muajt e fundit janë kryer të paktën tetë ekzekutime.

Izraeli kreu 12 ditë sulme ajrore ndaj Iranit në qershor, duke shënjestruar gjeneralët më të lartë, shkencëtarët bërthamorë, objektet bërthamore, si dhe lagjet e banuara.

Irani u kundërpërgjigj me një breshëri raketash dhe dronësh ndaj Izraelit. Grupi për të drejtat e njeriut, HRANA, raportoi për 1.190 viktima iraniane gjatë 12 ditëve të sulmeve izraelite, përfshirë 436 civilë dhe 435 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Autoritetet izraelite thanë se 28 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmit hakmarrës të Iranit./REL/

SHBA/ Plumba në “Times Square”, 3 të plagosur, arrestohet 17-vjeçari

9 August 2025 at 19:39

Tre persona mbetën të plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të Shtune si pasojë e një sulmi me armë zjarri në “Time Square” të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autori i sulmit një 17-vjeçar është arrestuar nga Autoritetet dhe është marrë në pyetje, por policia nuk ka zbuluar më shumë detaje mbi identitetin e tij apo mbi motivet e sulmit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat Amerikane personat e plagosur janë një vajzë 18-vjeçare e cila pësoi lëndime në qafë , një djalë 19 vjeçar i qëlluar në këmbën e djathtë dhe një burrë 65 vjeçar I plagosur në këmbën e majte.

Sipas policisë, të shtënat erdhën pas një debati verbal mes autorit 17-vjeçar dhe 19-vjeçarit te plagosur. Policia ka sekuestruar armën e krimit.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale treguan njerëz që largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa policia rrethonte një automjet dhe ndihmonte të plagosurit.

Vetëm përgjatë 7 muajve të parë të vitit 2025 në Nju Jork janë regjistruar 412 sulme me armë, një shifër kjo 23% më e ulët krahasuar me vitin e shkuar.

Nxori të plagosurit nga makina pas aksidentit/ Polici hero shpëtoi tre jetë: Bëra detyrën!

9 August 2025 at 19:15

Mbrëmjen e së premtes, efektivi i policisë rrugore Klajdi Mustaj sapo kishte mbyllur shërbimin në Vlorë dhe po kthehej në shtëpi në Fier kur në Qafën e Koshovicës u bë dëshmitar i një aksidenti   të cilin e përshkruan si të  tmerrshëm. Pa makina që fluturuan në ajër dhe njëra që shpërtheu në flakë.

“Kam parë dhe kam ndërhyrë në shume aksidente, por ai i mbrëmshmi me ka prekur, jam përfshirë emocionalisht shumë, jam në merak për djalin e vogël që nxora nga makina, lutem që ai të shërohet shpejt”, ka thënë ai.

Megjithëse i tronditur 26-vjeçari ruajti qetësinë dhe brenda pak sekondave nxori nga automjeti që po digjej, 4 personat që ndodheshin aty. Të parin shpëtoi një të mitur.

Klajdi Mustaj do të qëndronte në hije dhe ndoshta askush nuk do të mësonte për aktin e tij heroik, nëse momenti nuk do të ishte filmuar nga një qytetar i rastësishëm, video e te cilit beri xhiron e rrjetit.

“Është një betejë në të cilën dua të jem pjese, betejë me parregullsinë, me krimin dhe në mbrojtje të qytetarëve”, u shpreh ai.

Për veprimin e bërë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda e vlerësoi policing Klajdi Mustaj me certifikatën për shërbime të dalluara .

” Falënderoj z Proda për vlerësimin. Çdo polic do bënte të njëjtën gjë. Policia këtë ka si detyrë, të gjendet aty ka kanë nevojë qytetarët”, shprehet polici.

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej  dy vjetësh, qe kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme.

Mustaj ka përfunduar gjithashtu ciklin e parë të studimeve për shkenca juridike dhe aktualisht vijon studimet master.

/abcnews.al/

Takimi Trump-Putin në Alaska, Macron: Të përfshihet Ukraina dhe Europa!

9 August 2025 at 18:53

Takimi Trump-Putin është konfirmuar se do të mbahet në Alaska. Megjithatë ky njoftim ka shkaktuar edhe reagime të shumta.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, udhëheqësit evropiane dhe zyrtarët ukrainas janë informuar nga zyrtarë amerikanë, përfshirë edhe presidentin Trump për një plan të ofruar nga Putini për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në këmbim të lëshimeve të rëndësishme territoriale nga Kievi.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka është shprehur se në këtë takim që do të mbahet në Alaska mes Putin dhe Trump duhet të marrin pjesë edhe evropianët, pasi siç thotë ai edhe siguria e tyre është në rrezik.

“E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, përsëriti Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike me Volodymyr Zelensky përpara samitit që do të mbahet mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska më 15 gusht.

Takim ky që me gjasë ka synimin t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Edhe evropianët do të jenë të detyruar të marrin pjesë në zgjidhje, sepse siguria e tyre është në rrezik”, tha gjithashtu presidenti francez në një reagim në platformën X.

/abcnews.al/

Londër/ Rreth 200 të arrestuar në protestën për Palestinën, policia: U thirr nga një organizatë e paligjshme

9 August 2025 at 18:42

Policia Britanike arrestoi në Londër pasditen e të shtunës të paktën 200 persona të cilët ishin në mesin e protestuesve në mbështetje të një organizate të quajtur “Action for Palestine”. Dhjetë qytetarë mbajtën pankarta pro Palestinës ku shkruhej “Unë Kundërshtoj Gjenocidin” dhe unë mbështes organizatën “Action for Palestine”.

Qeveria Britanike e ndaloi në muajin korrik Organizatën “Action for Palestine” që të vepronte brenda territorit Britanik pasi ky grup hyri në një bazë ushtarake dhe leu me bojë disa avionë të ushtrisë së vendit.

Ndalimi i Organizatës u bë bazuar në Aktin për terrorizmin, akt ligjor ky i vitit 2000 ku theksohet se çdo anëtar i kësaj organizate apo mbështetës i saj mund të akuzohet për vepër penale dhe të dënohet me burg deri në 14 vite.

Policia Metropolitane ka deklaruar se kushdo që del publikisht me pankarta në mbrojtje të këtij grupi do të arrestohet dhe do të përballet me akuza penale.

Në Sheshin e Parlamentit ku u mbajt protesta këtë të shtunë sipas asaj që raportoi media Britanike BBC ndodheshin rreth 500 deri në 600 demonstrues.

Shumica e personave të ndaluar nga policia refuzuan të jepnin detaje mbi identitetin e tyre duke detyruar kështu autoritetet që ti arrestonin ato dhe ti dërgonin në qendra paraburgimi.

Vitin e fundit protestat pro Palestinës dhe organizatave Humanitare që ngrenë zërin mbi luftën në Rripin e Gazës janë zgjeruar në Perëndim dhe mbarë Europën, për shkak të viktimave të shumta që ka shkaktuar lufta në Lindjen e Mesme.

/abcnews.al/

Vlorë/ “Meraku se nuk ndëshkohen shkelësit e mëdhenj për hapësirat publike”, Rama-kritikëve: Së shpejti masa të reja, mesazhi i qartë për të gjithë

9 August 2025 at 18:31

Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara me pa të drejtë nuk është ndalur. Ky aksion i shtrirë në disa qytete në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ndan edhe pamjet nga momenti kur ndërhyhet për të liruar hapësirat e zëna.

Nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, Rama i është përgjigjur edhe zërave kritike që shpesh kanë pretenduar shkelësit e mëdhenj nuk po ndëshkohen. Rama ndan një video nga Vlora ku IKMT ka ndërhyrë për të hequr objektet që kanë zënë hapësira publike.

“Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit  Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve”, shkruan Rama.

Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj, Klajdi Mustaj shembulli i forcës!

9 August 2025 at 18:23

Një akt që ka prekur të gjithë. Një punonjës policie është kthyer në hero, teksa ka arritur të shpëtojë disa qytetarë të përfshirë në një aksident të rëndë një ditë më parë në aksin rrugor Levan  Fier.

Guximi për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve nuk ka munguar, 26-vjeçari ka nxituar menjëherë edhe pse makina ishte përfshirë nga flakët, ai arriti të nxjerrë nga automjeti të lënduarit të cilët më pas u transportuar në spital. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamjet nga momenti kur punonjësi i policisë nxjerr të plagosurit nga automjeti, ndërsa e vlerëson për forcën e madhe dhe shembullin e dhënë.

Reagimi:

Respekt

Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë me përkushtim, në mes të të cilëve ka edhe heronj si Agim Troci, i cili u hodh në zjarr për të shpëtuar nga zjarri të tjerët apo si Klajdi Mustaj, të cilit i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier

Ndërkohë për këtë akt guximi dhe përkushtimi në shërbim të jetës së qytetarëve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i akordoi punonjësit të Policisë Rrugore, Inspektor Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara!

/abcnews.al/

Lufta në Ukrainë/ Vance dhe zyrtarë nga Britania, Ukraina dhe Evropa takohen në Londër

9 August 2025 at 17:40

Sekretari i Jashtëm David Lamy dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J. D.Vance do të zhvillojnë një takim të rëndësishëm të këshilltarëve të sigurisë kombëtare nga Evropa, Ukraina dhe SHBA-ja.

Takimi do të zhvillohet në Chevening, rezidencën zyrtare të sekretarit të jashtëm në Kent, ku Vance dhe familja e tij po qëndrojnë përkohësisht.

Iniciativa për të zhvilluar takimin erdhi nga Shtetet e Bashkuara, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut mbi çështjet e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Në të njëjtën kohë, Keir Starmer pati një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku ata ranë dakord që ky forum do të ishte një platformë jetësore për promovimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon.

Në takim pritet të diskutohen çështje kritike që kanë të bëjnë me sigurinë globale dhe bashkëpunimin midis shteteve pjesëmarrëse, duke u përqendruar në stabilitetin dhe paqen në Evropë dhe më gjerë.

/abcnews.al/

Himarë, zjarri përfshin sipërfaqe pyjore, flakët përhapen me shpejtësi nga era. Ndërhyjnë zjarrfikësit

9 August 2025 at 17:32

Situata me zjarret në vend vijon të mbetet shqetësuese. Zjarri ka përfshirë fshatin Bolenë të Bashkisë së Himarës. Flakët kanë depërtuar në një zonë të pyllëzuar me pisha dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës.

Ndërkohë në vend ka mbërritur edhe një zjarrfikëse dhe gjithashtu po i bashkohet një tjetër zjarrfikëse nga Himara.

Në ndihmë kanë ardhur edhe banorë për të bërë të mundur që zjarri të mos avancojë drejt fshatit.

/abcnews.al/

Ishin bllokuar në det, shpëtohen dy turistët gjermanë nga policia kufitare e Vlorës

9 August 2025 at 17:12

Dy shtetas gjermanë janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës pasi kishin mbetur të bllokuara që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.

Pas ndërhyrjes nga njësia e patrullës detare u bë e mundur edhe transportimi i sigurt i dy shtetasve drejt bregut.

Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë.

Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

VIDEO/ Aksidenti tragjik në Brazil, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

9 August 2025 at 16:37

BRAZIL- Të paktën 11 persona humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Brazil. Një autobus është përplasur me një kamion. Pas përplasjes autobusi ka shpërthyer në flakë.

Ndërsa rreth 46 persona u plagosën, 12 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, përfshirë edhe shoferin e kamionit.

Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

 

Uma batida entre uma carreta e um ônibus de viagem deixou 11 mortos e 46 feridos, no km 648 da BR-163, em Lucas do Rio Verde, a 360 km de Cuiabá, na noite de sexta-feira (8).

➡https://t.co/SAQyWiCw9G pic.twitter.com/8N90PQOFUU

— Jornal O Sul (@OSul_noticias) August 9, 2025

❌
❌