Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 August 2025Main stream

Situatë e rënduar në Gramsh, zjarri përfshin edhe fshatin Kodovjat, nis evakuimi i banorëve

By: Elva
12 August 2025 at 23:00

Situata me zjarret në Gramsh vijon të jetë shumë serioze. Një vatër e re është raportuar në fshatin Kodovjat, duke e bërë atë fshatin e gjashtë që përfshihet nga flakët në këtë zonë. Për shkak të rrezikut, ka nisur evakuimi i banorëve. Në Kullollas, ku është raportuar edhe një humbje jete, banorët janë larguar nga […]

The post Situatë e rënduar në Gramsh, zjarri përfshin edhe fshatin Kodovjat, nis evakuimi i banorëve appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret

By: M C
12 August 2025 at 20:45

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të tregojnë kujdes maksimal për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Ambasada e SHBA i bën thirrje amerikanëve që të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim apo çdo lloj udhëzimi të policisë.

“Ambasada Amerikane në Tiranë po monitoron me kujdes zjarret që po përfshijnë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes maksimal në zonat e rrezikuara.

Shumë zona janë në proces evakuimi. Ju lutemi shmangni këto zona dhe ndiqni udhëzimet e policisë për mbylljen e rrugëve apo ndërprerjet e trafikut.

Ndalohet kalimi përmes zonave me tym apo flakë. Nëse ndodheni pranë një zjarri, largohuni menjëherë.

Për çdo ndihmë apo informacion, kontaktoni Ambasadën në numrin 4224-7285 (nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (nga jashtë Shqipërisë), ose në email: ACSTirana@state.gov“, thuhet në njoftimin zyrtar.

Aktualisht në vend raportohen 30 vatra aktive zjarri, ndërsa situata më kritike paraqitet në Gramsh ku janë kryer evakuuime masive të banorëve.

Albania: The U.S. Embassy in Tirana continues to monitor several wildfires throughout the country and urges all U.S. citizens to exercise caution in areas threatened by the fires. Several areas throughout the country are under evacuation order. More information at… pic.twitter.com/uZUFEw75Qu

— Travel – State Dept (@TravelGov) August 12, 2025

The post Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Tropojë, evakuohen 2 fshatra, rrezikohen linjat e tensionit të lartë

By: Elva
12 August 2025 at 18:50

Gjatë orëve të fundit situata me zjarret në Tropojë është përkeqësuar dukshëm. Rreth 30 vatra zjarri janë aktive në ekonominë pyjore të Kurore Dardhës, duke përfshirë afro 50 hektarë pyje me pisha dhe bredha. Si pasojë e zjarreve është bllokuar rruga kombëtare Fushë-Arrëz – Bajram Curri. Gjithashtu rrezikohen linja e tensionit të lartë dhe rruga […]

The post Zjarri në Tropojë, evakuohen 2 fshatra, rrezikohen linjat e tensionit të lartë appeared first on BoldNews.al.

MM: FA të angazhuara për shuarjen e flakëve në Gramsh, katër helikopterë dhe dhjetëra mjete në dispozicion

12 August 2025 at 16:33

TIRANË, 12 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, Forcat e Armatosura janë tërësisht të angazhuara në menaxhimin e situatës së rënduar nga zjarret në bashkinë Gramsh, me trupa në terren, së bashku me zjarrfikës lokalë, forca policie, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat bashkiake.

Në terren duke ndjekur nga afër situatën është edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, si edhe drejtues lokal.

Ministria e Mbrojtjes shton se, dhjetëra mjete janë vënë në dispozicion, përfshirë zjarrfikëse, autoambulanca dhe mjete transporti, ndërkohë që katër helikopterë po operojnë nga ajri për shuarjen e flakëve në zonat më të vështira.

Ministria e Mbrojtjes nënvizon se, prioritet mbetet evakuimi i banorëve nga zonat në rrezik.

Për shkak të situatës, Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve të fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuim të sigurt.

/gj.m/r.e//a.f/

The post MM: FA të angazhuara për shuarjen e flakëve në Gramsh, katër helikopterë dhe dhjetëra mjete në dispozicion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret përfshijnë fshatrat e Gramshit, evakuohen banorët, raportohet 1 viktimë

By: gaze tare
12 August 2025 at 16:55

Fshatrat e Gramshit janë goditur nga zjarre të fuqishme që kanë përfshirë zona të mëdha, duke detyruar evakuimin urgjent të banorëve. Ministria e Mbrojtjes është angazhuar intensivisht për të shpëtuar jetët dhe ka nisur procesin e evakuimit në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët të bashkëpunojnë me ta për të mundësuar një evakuim të sigurt dhe efikas.

Tragedia e parë është raportuar në fshatin Kullollas, ku një i moshuar, rreth 80 vjeç, ka humbur jetën. Dyshohet se një zjarr që shpërtheu në kopshtin e shtëpisë së tij ka dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar asfiksimin e tij.

Ndërkohë, teqeja e Shemberdhenjes është djegur, dhe fati i një personi që ka mbetur i bllokuar brenda mbetet i pasigurt. Situata në fshatin Bulçar është po ashtu dramatike, ku një grua dhe dy fëmijët e saj janë bllokuar në fermë dhe kërkojnë ndihmën e menjëhershme të autoriteteve.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe flakëve të mëdha që rrezikojnë jetën e njerëzve, ndërhyrja e ekipeve të emergjencës dhe forcave zjarrfikëse është shumë e vështirë.

The post Zjarret përfshijnë fshatrat e Gramshit, evakuohen banorët, raportohet 1 viktimë appeared first on iconstyle.al.

Ndezi zjarrin që shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë

By: Ardit
12 August 2025 at 10:46

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia në Tepelenë, pasi dyshohet se ndezi zjarrin në një tokë të marrë me qira. Sipas policisë, flakët shkrumbuan 5 stane, 3 krerë bagëti dhe mjedise pyjore në 2 fshatra. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar midis […]

The post Ndezi zjarrin që shkrumboi stane dhe pyje, arrestohet 40-vjeçari në Tepelenë appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 11 August 2025Main stream

Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: Ministrit i çova mesazh për ndërhyrje nga ajri, asnjë reagim

11 August 2025 at 20:34

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Xath të Fushë-Arrëzit, ku flakë gjigande kanë hyrë në brendësi të fshatit dhe po përparojnë drejt banesave. Situata u vështirësua në mbrëmje, pasi era përhapi me shpejtësi flaket. Policia evakuoi banorët dhe bagëtitë nga fshati. Gjithashtu, është bllokua rruga Fushë Arrëz-Bajram Curri. […]

The post Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: Ministrit i çova mesazh për ndërhyrje nga ajri, asnjë reagim appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku Curri: I çova sms ministrit për ndërhyrje nga ajri, por asnjë reagim

By: redi
11 August 2025 at 20:27

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri thotë se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët që po përhapen me shpejtësi. Për të qeveria është treguar indiferent ndaj thirrjeve të tij për të ndihmuar me ndërhyrje nga ajri me qëllim shuarjen e flakëve. “Banorët i kemi evakuuar, nuk kemi probleme me banorët. Situatën e sheh vetë, shume e tmerrshme. Pa fjalë. Më janë përgjigjur të…

Source

Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret

11 August 2025 at 18:32

Rikthimi i temperaturave të larta, ka rikthyer edhe zjarret në vend, ku Shqipëria po djigjet nga veriu në jug, përfshirë edhe Tiranë, me dhjetëra vatra zjarri, teksa nuk po digjen vetëm pyje dhe kullota, por në rrezik janë vënë parqet kombëtare, banesat dhe fshatra të tërë. Sipas një raporti të dhënë nga Emergjencat Civile paraditen […]

The post Shqipëria digjet nga veriu në jug, shteti mban sehir! Në pritje të të huajve për të na shuar zjarret appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Flakët hyjnë në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, evakuohen turistët dhe bllokohet rruga

By: Elva
11 August 2025 at 17:44

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, ku flakët kanë kaluar rrugën Sarandë-Muzinë dhe po përparojnë drejt parkut, duke kërcënuar seriozisht këtë atraksion natyror. Flakët kanë arritur deri pranë parkingut të Syrit të Kaltër dhe përmasat e tyre janë alarmuese, raporton Sarandaweb. Si masë sigurie, janë evakuuar mbi […]

The post VIDEO/ Flakët hyjnë në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, evakuohen turistët dhe bllokohet rruga appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh përfshin fshatin Tërbaç të Vlorës, rrezikohen banesat përreth

By: Elva
11 August 2025 at 16:59

Një zjarr me përmasa të mëdha po vazhdon të përhapet në fshatin Tërbaç të Vlorës, duke rrezikuar banesat në zonë. Era e fortë dhe terreni i vështirë po pengojnë ndërhyrjen efektive nga toka, duke e bërë të pamundur shuarjen e flakëve me mjetet tokësore. Në muajt e fundit, vendi ynë është përfshirë shpesh nga zjarre […]

The post Zjarr i madh përfshin fshatin Tërbaç të Vlorës, rrezikohen banesat përreth appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet Ford-i në aksin Kuç-Qeparo, shpëton shoferi

By: Ela
11 August 2025 at 08:27

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor që lidh Kuçin me Qeparonë, pranë urës së Laskos në afërsi te fshatit Kuç. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike që ka përfshirë motorin e mjetit, ndërsa qarkullimi në zonë ka qenë i rënduar për shkak […]

The post Shkrumbohet Ford-i në aksin Kuç-Qeparo, shpëton shoferi appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

By: Elva
10 August 2025 at 22:40

Situata e zjarreve në Poliçan po rëndohet çdo orë e më shumë. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, po përparojnë shpejt drejt qytetit, i cili tashmë është mbuluar nga tym i dendur. Gjatë mbrëmjes, flakët iu afruan edhe spitalit të qytetit, duke rritur shqetësimet. Për shkak të rrezikut të lartë, janë evakuuar të moshuarit […]

The post Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit appeared first on BoldNews.al.

Përkeqësohet situata nga zjarri në Poliçan, evakuohen të moshuarit në azil dhe banorët e Plirezës

By: Elva
10 August 2025 at 20:41

Situata e zjarreve në Poliçan po bëhet gjithnjë e më alarmante. Flakët po përparojnë me shpejtësi drejt qytetit, i cili tashmë është mbuluar nga tymi i dendur. Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet kanë evakuuar të moshuarit e azilit si dhe banorët e fshatit Plirez. Zjarri është shtrirë edhe drejt fshatit Mbrakull, duke vënë […]

The post Përkeqësohet situata nga zjarri në Poliçan, evakuohen të moshuarit në azil dhe banorët e Plirezës appeared first on BoldNews.al.

38 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, situatë kritike në Finiq

By: Elva
10 August 2025 at 16:31

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 38 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 31 janë shuar, ndërsa 7 të tjera vijojnë të jenë aktive. Ato janë shpërndarë në qarqe si Vlora, Lezha, Dibra, Berati dhe Shkodra. Më e rënduar është situata në Bashkinë Finiq, ku flakët kanë rrethuar disa fshatra, mes […]

The post 38 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, situatë kritike në Finiq appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Finiq shkakton dëme masive, digjet një shtëpi dhe kisha në Krongj

10 August 2025 at 11:59

Zjarri ka marrë përmasa masive natën e kaluar nlë Finiq, ku era e fortë ka përhapur flakët me shpejtësi në disa fshatra, si në elahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj. Për shkak të rrezikut, u krye evakuimi i banorëve në Livinë, Krongj dhe Ardhasovë, ndërsa për të moshuarit u vendosën ekipe të gatshme për asistencë […]

The post Zjarri në Finiq shkakton dëme masive, digjet një shtëpi dhe kisha në Krongj appeared first on BoldNews.al.

Flakët dalin jashtë kontrollit në Francë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

By: Elva
7 August 2025 at 16:24

Franca po përballet me një nga zjarret më shkatërruese në historinë e saj të afërt, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Zjarri ka djegur mbi 16,000 hektarë tokë, ka shkaktuar të paktën një viktimë, tre persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa dy të tjerë – përfshirë një zjarrfikës – ndodhen në gjendje kritike. Zjarrfikësit […]

The post Flakët dalin jashtë kontrollit në Francë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme appeared first on BoldNews.al.

Vijojnë flakët në Finiq, evakuohen banorët

By: redi
6 August 2025 at 19:27

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq. Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët dhe duke ndihmuar në evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe…

Source

Nivel rekord! Nxehtësia ekstreme dhe thatësira nxisin përhapjen e zjarreve në Europë

1 August 2025 at 19:14

Zjarret në të gjithë Europën janë rritur në nivele rekord këtë verë, me flakë intensive të nxitura nga temperaturat e larta dhe kushtet e thata. Një total prej 292,855 hektarësh tokë janë djegur në BE, sipas përditësimit të fundit nga Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) më 29 korrik. Sipërfaqja totale e […]

The post Nivel rekord! Nxehtësia ekstreme dhe thatësira nxisin përhapjen e zjarreve në Europë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Velipojë, pranë rrugës kryesore (FOTO)

31 July 2025 at 20:41

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjte në zonën e Velipojës, Shkodër. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, zjarri ka rënë në një sipërfaqe toke, rrëzë një kodre, teksa ndodhet pranë rrugës kryesore. Për shkak të erës së fortë, zjarri rrezikon të përhapet në një zonë më të gjerë.

The post Zjarr në Velipojë, pranë rrugës kryesore (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌