Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tatimet nisin kontrollin për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Nga sot nis në gjithë vendin kontrolli i tatimpaguesve që tregtojnë produkte ushqimore dhe blegtorale, me qëllim jo vetëm formalizimin e sektorit, por edhe garantimin e cilësisë së produkteve ushqimore në mbrojtje të konsumatorit.

Më 7 korrik, Administrata Tatimore ka njoftuar rreth 12 mijë tatimpagues përmes faqes zyrtare dhe mesazheve pop-up në llogaritë e tyre në e-Filing, duke u bërë thirrje që çdo mall të shoqërohet me faturë tatimore të fiskalizuar.

Ata paralajmërohen se në rast mosrespektimi do të përballen me penalitetet e parashikuara nga ligji.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton se çdo produkt bujqësor dhe blegtoral që disponohet dhe shitet duhet të shoqërohet me faturë të fiskalizuar të blerjes, ku duhet të identifikohet qartë shitësi dhe origjina e produktit.

Gjithashtu, çdo produkt që tregtohet tek konsumatori final duhet të shoqërohet me faturë të fiskalizuar, ku të pasqyrohet saktë emërtimi dhe çmimi i produktit. /j.p/

The post Tatimet nisin kontrollin për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni te “Bankers”/ Prokuroria njoftim zyrtar: Nuk ka paguar tatimet prej 20 vitesh, ka shkaktuar miliona euro dëm

3 July 2025 at 12:32

Prokuroria e Fierit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar një ditë më parë në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier. Prokuroria bën me dije se ka lëshuar 14 masa sigurie për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Nga këto masa sigurie janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre ndaj personave drejtues të kësaj kompanie, mes tyre administratori aktual i shoqërisë, Hongping Xiao dhe ish-administratori, Leonidha Çobo. Ndërkohë në kërkim janë 5 shtetas të huaj.

Gjithashtu bëhët me dije se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, prej 20 vitesh nuk ka paguar tatime, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Po ashtu nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lëshoi 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post Aksioni te “Bankers”/ Prokuroria njoftim zyrtar: Nuk ka paguar tatimet prej 20 vitesh, ka shkaktuar miliona euro dëm appeared first on Sot News | Lajme.

Aksion në zyrat e kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, arrestohet CEO dhe ish-drejtori i kompanisë

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Marinëz.

Sipas medieve, si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar drejtori aktual i kompanisë, shtetasi kinez Hongping Xiao, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.

Po sipas të njëjtave burime janë lëshuar 14 urdhër-arreste për drejtues, ish-drejtues dhe zyrtarë të kompanisë.

Operacioni policor është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kontrollet janë kryer pasi dyshohet për ngritjen e një skeme mashtrimi në dëm të shtetit.

/m.q//a.f/

The post Aksion në zyrat e kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, arrestohet CEO dhe ish-drejtori i kompanisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet nisin planin për formalizimin e turizmit, synohet 20% rritje e të ardhurave nga TVSH dhe 10% më shumë tatimpagues

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nisi zbatimin e një plani të detajuar operacional për formalizimin dhe rritjen e transparencës fiskale në sektorin e turizmit, me qëllim përmirësimin e deklarimeve tatimore dhe reduktimin e informalitetit në këtë sektor strategjik për ekonominë shqiptare.

Plani përfshin masa të shumta për të monitoruar dhe kontrolluar aktivitetin ekonomik në strukturat akomoduese, bar-restorante, agjenci turistike dhe shërbime të tjera të lidhura me turizmin, duke përfshirë edhe aktivitetet në platformat online si Booking dhe Airbnb.

Administrata Tatimore thotë se disponon të dhëna nga vetëdeklarimet, faturat e fiskalizuara, furnizimet, institucionet shtetërore dhe platformat ndërkombëtare si: Booking, Airbnb, Google, etj.

Në kuadër të këtij plani, administrata tatimore synon rritjen e të ardhurave me 20% nga TVSH-ja e paguar në sektorin e turizmit me normë tatimore 6%, rritje me 10% e numrit të tatimpaguesve deklarues TVSH në turizëm, ku përfshihen akomodimi dhe bar-restorantet që kanë normë standarde TVSH-je.

Po ashtu kryen monitorimin e pagesave me qëllim parandalimin e krijimit të borxhit të ri tatimor, përfshirë detyrimet për TVSH dhe tatimet e tjera të lidhura me aktivitetin ekonomik.

Sikurse përmirësimin e saktësisë së deklarimeve të punonjësve dhe pagave reale, përmes verifikimeve të thelluara si dhe sensibilizimin dhe këshillimin individual të tatimpaguesve për përmbushjen korrekte të detyrimeve fiskale.

Përmes këtij plani do të kryhet edhe monitorimi dhe analizimi i faturave fiskale për shërbimet e akomodimit dhe aktivitetet në stacionet e plazhit, si dhe kontrolli dhe verifikimi në terren i subjekteve me rrezik të lartë të informalitetit.

Administrata tatimore po bashkëpunon me institucione të tjera dhe aktorë vendorë për të krijuar një bazë të dhënash të përditësuar dhe të saktë të subjekteve që operojnë në sektorin e turizmit, duke e bërë sektorin më transparent dhe konkurrues në treg.

Ky plan operacional pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e të ardhurave nga sektori i turizmit në vitin 2025, duke garantuar një ambient më të drejtë dhe të qëndrueshëm për bizneset dhe shtetin.

1 nga 2

/a.gj//a.f/

The post Tatimet nisin planin për formalizimin e turizmit, synohet 20% rritje e të ardhurave nga TVSH dhe 10% më shumë tatimpagues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 58 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi për deklarim për individët e dypunësuar ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që kanë dorëzuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2024.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 124,416 individë që kanë dorëzuar DIVA-n, nga të cilët rreth 58,500 janë deklarues të rinj, në krahasim me vitin 2023 kur u deklaruan 65,910 individë.

Kjo rritje lidhet me ndryshimet në ligj që ulën pragun e të ardhurave vjetore nga 2 milionë lekë në 1,2 milionë lekë, duke zgjeruar kategorinë e individëve që kanë detyrimin për të dorëzuar deklaratën.

Gjithashtu, individët e dypunësuar, pavarësisht nivelit të të ardhurave, kanë vijuar të mbeten subjekt i detyrimit për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA-s.

Një tjetër ndryshim për vitin 2024 ishte afati i dorëzimit, i cili u afrua nga 30 prill në 31 mars, duke shtuar presionin për përmbushjen e detyrimit në kohë.

Megjithatë, nga 143,369 individë që kishin detyrim për dorëzimin e DIVA për vitin 2024, rreth 19 mijë nuk e përmbushën atë brenda afatit ligjor dhe për këtë arsye do të penalizohen me gjobë prej 3,000 lekësh.

Administrata tatimore nxit të gjithë individët që përfshihen në detyrimin për deklarim, të jenë të kujdesshëm në përmbushjen e afateve dhe korrektësinë e të dhënave të raportuara. /a.gj. /a.g/

The post Mbi 58 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore rriten me 12.1%

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Politikat e qeverisë për rritjen e pagave dhe luftën kundër informalitetit kanë sjellë rezultate pozitive në të ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë periudhës janar–maj 2025, janë mbledhur 71 miliardë lekë nga kontributet, duke shënuar një rritje prej 7.7 miliardë lekësh, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Në total, të ardhurat kontribuese janë rritur me 12.1%, ndërsa vetëm ndaj planit të parashikuar, rritja është 8.2%.

Ky rezultat vjen si pasojë e ndërgjegjësimit të bizneseve, aksionit kundër informalitetit të pagave dhe thirrjeve të vazhdueshme për vetëpërmbushje fiskale.

Autoritetet tatimore theksojnë se do të vijojnë monitorimin dhe mbështetjen për të garantuar zbatim të drejtë dhe të plotë të detyrimeve ligjore nga çdo subjekt. /a.gj/

The post Të ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore rriten me 12.1% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strategjia për të Ardhurat dhe projekti UC-SATA synojnë rritjen e besimit te Tatimet

Tiranë, 5 qershor /ATSH/ Forcimi i kapaciteteve të administratës tatimore, rritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve fiskale dhe lufta kundër informalitetit ishin temat kryesore të diskutimit gjatë një paneli të zhvilluar sot në Tiranë, në kuadër të projektit UC-SATA – “Duke i hapur rrugë ndryshimit: Forcimi i Administratës Tatimore në Shqipëri”.

Ky aktivitet mblodhi së bashku përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe partnerëve ndërkombëtarë për të vlerësuar progresin dhe sfidat gjatë vitit të parë të zbatimit të Strategjisë së të Ardhurave Afatmesme.

Projekti UC-SATA, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, synon të mbështesë modernizimin e sistemit tatimor përmes forcimit të kapaciteteve institucionale, përmirësimit të efikasitetit operacional dhe rritjes së besimit midis administratës tatimore dhe publikut.

Zbatimi i Strategjisë është një hap kyç për të ndërtuar një administratë më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të aftë për të luftuar të ardhurat e padeklaruara dhe për të reduktuar informalitetin në ekonomi.

Të pranishëm në këtë panel ishin kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ilir Binaj, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, kreu i programeve Simon Charters, menaxherja për Sektorin Privat Enxhi Terihati dhe përfaqësues të institucioneve zbatuese dhe mbështetëse të projektit.

Ky bashkëpunim shumëpalësh synon të krijojë një mjedis më të qëndrueshëm fiskal dhe të përforcojë përmbushjen vullnetare si themel i një administrate tatimore moderne dhe efikase. /j.p/

The post Strategjia për të Ardhurat dhe projekti UC-SATA synojnë rritjen e besimit te Tatimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtori i Tatimeve, Binaj: Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, bën të ditur se një sistem elektronik do të ndërtohet së bashku me bankat për bllokimin e llogarive bankare, si një masë e mëtejshme për subjektet që nuk shlyejnë detyrimet në kohë, edhe pas lajmërimeve të kryera.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se, “një masë që po implementojmë është ngritja e një sistemi digjital, i cili do të lehtësonte dhe përshpejtonte bllokimet dhe zhbllokimet e llogarive për subjektet të cilat nuk paguajnë në kohë”.

Sipas tij, përpjekja për të mbledhur borxhin është e vazhdueshme dhe rritja ka qenë e menaxhueshme nga administrata tatimore.

Binaj tha se, “vlera më e madhe lidhet me tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore, ndërsa zërin kryesor e zënë bizneset e tregtisë, pastaj të prodhimit”.

/a.f/

The post Drejtori i Tatimeve, Binaj: Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtori i Tatimeve: Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve, subjektet konceptuan gabim faljen e gjobave

By: redi
4 June 2025 at 16:17

Ndërmarrja e paqes fiskale, por edhe premtimet në fushatën zgjedhore për falje gjobash, konfuzuan qytetarët në muajin maj për shlyerjen e detyrimeve tatimore. Borxhi i akumuluar arriti në 4.7 miliardë lekë, më së shumti si pasojë e subjekteve që nuk shlyen tatimin mbi fitimin, por edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të punonjësve. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj sqaron se…

Source

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

By: user7
28 May 2025 at 08:59

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të paguajnë 23% tatim për shumën prej 14 milionë lekë. Kjo do të thotë se nëse një person fizik ka realizuar një fitim tatimor prej 20 milionë lekësh, ata do të paguajnë 15% për fitimin deri në 14 milionë lekë dhe 23% për pjesën e mbetur prej 6 milionë lekësh. Kjo formë e re llogaritjeje, automatikisht rrit tatimin që duhet të paguajnë personat fizikë që deklarojnë fitime tatimore mbi 14 mln lekë në vit.

Më parë, personat fizikë me fitime në këto nivele paguan tatim fitimi prej 15% për të gjithë shumën. (në rastin konkret, 15% e 20 mln lekë). Në këtë mënyrë tatim fitimi për personal fizikë që deklarojnë fitime mbi 14 mln lekë në vit barazohet me ato të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive anonime, që paguajnë 15% tatim fitimi dhe më pas 8% për pjesën e fitimit që shpërndajnë si dividend. (në fakt, duke qenë se personat fizikë nuk shpërndajnë dividend, ata do të jenë të detyruar të paguajnë 23% për gjithë shumën mbi 14 mln lekë, ndryshe nga shpk-të dhe SHA-të që mund të mos shpërndajnë dividend, ose të shpërndajnë një pjesë të fitimit si dividend).

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në rang kombëtar janë më pak se 400 tatimpagues persona fizikë që realizojnë fitim neto mbi 14 milionë lekë dhe përfshihen në këtë skemë tatimore me normë deri në 23%. Nga administrata tatimore këtyre subjekteve iu është dërguar një mesazh i personalizuar.

“Administrata Tatimore ju bën me dije se, duke qenë se jeni person fizik dhe keni realizuar për vitin 2024 një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, duhet të mbani në vëmendje llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, në përputhje me nenin 24, pika 2, të Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ky ndryshim bazohet në nenin 24, pika 2, të Ligjit nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, dhe sjell një sistem tatimi progresiv mbi fitimin neto vjetor të këtyre individëve. Regjimi i ri tatimor do të zbatohet për personat fizikë që kanë realizuar mbi 14 milionë lekë fitim neto për 2024, ndërsa tatime do të paguhet nga muaji mars i 2025-s.

Pika 2 e nenit 24 të ligjit parashikon se të ardhurat neto të tatueshme (pra, fitimi pas zbritjes së shpenzimeve të lejuara) për personat fizikë do të tatohet me norma progresive, si: për bazën tatimore vjetore (fitimi neto) deri në 14,000,000 lekë norma tatimore do të jetë 15% dhe mbi 14,000,000 lekë norma tatimore do të jetë 23%.

Si do të llogaritet tatimi?

Sipas sqarimeve të administratës tatimore, kjo do të thotë se vetëm pjesa e fitimit që kalon kufirin prej 14 milionë lekësh tatohet me 23%. Pjesa deri në 14 milionë lekë tatohet me 15%.

Është e rëndësishme të kuptohet se tatimi i ri nuk zbatohet mbi të ardhurat bruto (shitjet apo xhiroja totale), por mbi fitimin neto, që llogaritet si:

Fitimi neto = Të ardhura totale – Shpenzime të lejuara

Nëse një person ka 14,000,001 lekë të ardhura dhe 1 lekë shpenzim, fitimi është 14,000,000 lekë, do të tatohet me 15%.

Vetëm kur fitimi kalon 14 milionë lekë, do të zbatohet norma 23% për shumën shtesë.

Personat fizikë që realizojnë të ardhura vjetore (xhiro apo shitje) deri në 14 milionë lekë përfitojnë përjashtim nga tatimi mbi fitimin deri në vitin 2029.

Shembull si llogaritet tatimi për fitimin mbi 14 mln lekë

Bazuar në Udhëzimin Nr. 26, datë 8.9.2023 PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT (Ndryshuar me udhëzimin nr. 4, datë 4.2.22025

Për të ardhurat vjetore nga biznesi, për të cilat baza e tatimit është e ardhura neto e tatueshme, pra diferenca e të ardhurave minus shpenzimet e zbritshme, zbatohen normat progresive, si më poshtë:

a) 15% për të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) deri në 14.000.000 lekë në një vit tatimor;

b) 23% për çdo lekë shtesë të të ardhurave neto të tatueshme (fitimit të tatueshëm) mbi 14.000.000 lekë në vit.

24.3 Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.

24.4 Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë.

Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë.

Më parë ky biznes paguante tatim fitim prej 3 milionë lekë (15%*20 mln lekë), pra në rastin konkret do të paguajë 480 mijë lekë më shumë, me një rritje prej 1.6%./ Monitor

The post Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë appeared first on Lapsi.al.

Tatimet: Kompanitë e huaja që ofrojnë shërbime online në Shqipëri, të detyruara të regjistrohen për TVSH

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Administrata Tatimore njofton se kompanitë ndërkombëtare që ofrojnë shërbime elektronike për qytetarë apo biznese të paregjistruara për TVSH në Shqipëri, kanë detyrimin të regjistrohen për qëllime tatimore në vendin tonë dhe të paguajnë TVSH-në për këto shërbime.

Ky detyrim vjen si pjesë e masave për të rritur transparencën dhe për të zgjeruar bazën tatimore, siç parashikohet në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kompanitë e huaja që ofrojnë shërbime online, si telekomunikacion, radio, televizion, hostim faqesh, mirëmbajtje software-ësh, shkarkim filmash, muzike, lojërash, kurse online etj., duhet të emërojnë një përfaqësues tatimor në Shqipëri, të regjistrohen për TVSH dhe të deklarojnë dhe paguajnë TVSH-në për çdo shërbim të ofruar ndaj individëve ose bizneseve të paregjistruara për TVSH në Shqipëri.

Nëse këto shërbime i ofrohen një biznesi që është i regjistruar për TVSH në Shqipëri, atëherë detyrimi për pagesën e tatimit bie mbi vetë biznesin shqiptar, përmes sistemit të vetëtatimit, dhe jo mbi kompaninë e huaj.

Administrata Tatimore nënvizon se qëllimi i këtij njoftimi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga këto kompani, duke siguruar një treg të ndershëm dhe konkurrencë të barabartë për të gjithë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron se nëse këto kompani nuk reagojnë dhe nuk përmbushin detyrimet ligjore brenda një afati të arsyeshëm, do të merren të gjitha masat ligjore dhe administrative të parashikuara nga ligji shqiptar.

/r.e/j.p/

The post Tatimet: Kompanitë e huaja që ofrojnë shërbime online në Shqipëri, të detyruara të regjistrohen për TVSH appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet fushatë ndërgjegjësuese për kompanitë që operojnë platforma digjitale online

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një fushatë informuese me fokus kompanitë ndërkombëtare që ofrojnë shërbime digjitale në territorin shqiptar dhe që kanë detyrimin ligjor për t’u regjistruar dhe për të paguar tatime e taksa në Shqipëri.

Aktualisht ka nisur komunikimi zyrtar me katër nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare në fushat e konsulencës dhe shërbimeve financiare.

Sipas DPT-së, qëllimi i fushatës është rritja e ndërgjegjësimit për detyrimet tatimore dhe nxitja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve ligjore nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në tregun digjital shqiptar.

“Fushata do të zgjerohet së shpejti edhe me kompani të tjera ndërkombëtare që operojnë në sektorin e ekonomisë digjitale”, informoi DPT.

Shumë kompani ndërkombëtare ofrojnë shërbime digjitale në Shqipëri, duke kontribuar në zhvillimin e sektorëve si teknologjia, telekomunikacionet, marketingu digjital dhe shërbimet e jashtme të biznesit.

Këto kompani janë të rëndësishme për zhvillimin e ekosistemit digjital në Shqipëri dhe ofrojnë mundësi të shumta për bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

/r.e/a.f/

The post Tatimet fushatë ndërgjegjësuese për kompanitë që operojnë platforma digjitale online appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Janar-mars, Tatimet mbledhin në buxhet 116 miliardë lekë

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se të ardhurat totale për 3-mujorin e parë të vitit 2025, kanë kapur shifrën 116 miliard lekë.

Referuar DPT-së, të ardhurat e mbledhura në buxhet rezultojnë 900 milionë lekë më të larta se plani.

Në krahasim me 3-mujorin e parë të vitit 2024 të ardhurat janë tejkaluar me 12,3 miliardë lekë ose 11,9% më shumë.

Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë vitit 2024 llogariten në 405,6 miliardë lekë. /j.p/

The post Janar-mars, Tatimet mbledhin në buxhet 116 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet: 127 381 individë kanë plotësuar DIVA 2024

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njoftoi sot se deri tani e kanë plotësuar Deklaratën e të Ardhurave Vjetore, (DIVA 2024) 127 381 individë që realizojnë mbi 1,2 milionë lekë të ardhura në vit, nga mbi 2 milionë që ishte më përpara.

Sipas DPT 143.369 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 127.381 individë ndërsa nga 73.850 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 65.910 individë.

Administrata Tatimore fton individët që nuk kanë deklaruar ende, të bëjnë deklarimin e DIVA sa më shpejt për të shmangur gjoba dhe interesa të panevojshme

/a.f/

The post Tatimet: 127 381 individë kanë plotësuar DIVA 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deklarimi i të ardhurave, drejtoria e Tatimeve udhëzon qytetarët si veprojnë

By: redi
19 March 2025 at 20:43

Të gjithë individët që kanë të ardhura bruto më shumë se 1.2 milionë lekë në vit janë të detyruar të dorëzojnë deklaratën individuale të vitit 2024 brenda 31 Marsit 2025. Për këtë vendim, i cili hyri në fuqi që nga janari 2025, Administrata Tatimore vë në dispozicion video udhëzuesit, që tregojnë hap pas hapi sesi të veproni. Në një postim në Facebook të Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju…

Source

Hungari: Nënat me dy+fëmijë, përjashtim të përhershëm nga tatimet

By: gaze tare
17 March 2025 at 15:37

Hungaria po “bën histori” duke krijuar ekonominë e parë në botë të përqendruar tek familja. Politika e re parashikon përjashtime të mëdha nga tatimi mbi të ardhurat për nënat, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të rritur normën e lindshmërisë në vend.​

Siç e cilëson edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, kjo është ulja më e madhe të taksave në Europë dhe gjithë botën Perëndimore.

Përjashtim i përjetshëm nga tatimi për nënat me dy ose më shumë fëmijë

Sipas kryeministrit hungarez, nënat me një fëmijë do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 30 vjeç. Ndërkohë, nënat me dy ose më shumë fëmijë do të jenë të përjashtuara plotësisht nga tatimi mbi të ardhurat për gjithë jetën. Kjo masë zgjeron politikën ekzistuese që ofron përjashtim të përjetshëm nga tatimi për nënat me katër ose më shumë fëmijë.​

Autoritetet hungareze e cilësuan këtë nismë si një “sensacion global” dhe një “kapitull të ri” në historinë ekonomike të vendit. Ky hap përputhet me strategjinë afatgjatë të administratës së Orban për të frenuar rënien e normës së lindshmërisë dhe për të nxitur rritjen e familjeve në Hungari.​

Paralelizma me situatën në Shqipëri

Ndryshe nga Hungaria, qeveria shqiptare ka ndërmarrë shumë pak masa për të adresuar rënien e lindshmërisë. Statistikat e fundit nga INSTAT tregojnë se shqiptarët në diasporë kanë norma më të larta lindjesh krahasuar me ata që jetojnë në Shqipëri. Në vitin 2024, lindjet u ulën 5% krahasuar me vitin 2023 dhe 35% krahasuar me vitin 2011, duke shënuar vetëm 22,425 lindje të reja.

Rënia e lindjeve në Shqipëri vjen nga dy faktorë kryesorë: emigrimi i të rinjve dhe kostot gjithnjë e më të larta për familjet e reja. Çmimet e banesave, qiratë, shërbimet shëndetësore dhe tarifat arsimore po rriten më shpejt se pagat, duke e bërë të vështirë mbajtjen e më shumë se një fëmije.

Qeveria shqiptare vendosi bonuse në vitin 2019 (40,000-120,000 lekë për çdo lindje), por 40% e fondeve janë përfituar nga familjet me fëmijë të lindur jashtë vendit. Vendet pritëse ofrojnë politika më mbështetëse për familjet, duke përfshirë rimbursime për çerdhet dhe pagesa periodike për fëmijët.

Nisur nga shembulli i vendeve të tjera, Shqipëria e ka urgjentisht të nevojshme të shtojë masat për të parandaluar rënien e lindshmërisë në vend, si dhe lehtësirat për rritjen e familjes./Reforma

The post Hungari: Nënat me dy+fëmijë, përjashtim të përhershëm nga tatimet appeared first on iconstyle.al.

DIVA 2024, “Tax Test” shërbimi më i ri elektronik në web Tatime

TIRANË, 14 mars /ATSH/ Tax Test është shërbimi më i ri elektronik i Administratës Tatimore, i cili ka për qëllim të informojë të gjithë individët për të kuptuar nëse e kanë apo jo detyrim deklarimin e DIVA 2024.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, informon mbi hapat që ndiqen në përdorimin e këtij shërbimi.

Sipas DPT-së, ky shërbim është i organizuar sipas një pyetësori që i përgjigjet në kohë reale çdo individi (rezidentë apo jorezidentë), në përputhje me të ardhurat e tij.

Sipas DPT-së, individët nuk e kanë të nevojshme të vendosin emrin e përdoruesit apo fjalëkalimin, dhe se informacioni nuk përmban të dhëna konfidencial, dhe është i ndërtuar në bazë të disa pyetjeve shumë të thjeshta, që japin informacionin e nevojshëm nëse individi plotëson ose jo kriteret për të qenë subjekt deklarimi për DIVA 2024.

Administrata Tatimore bën me dije se afati i deklarimit dhe pagesës së DIVA 2024, sipas ligjit të ri, është data 31.03.2025 dhe se subjekt deklarimi për vitin 2024 janë ata individë që:

Kanë realizuar të ardhura bruto 1.200.000 lekë ose më shumë nga të gjitha burimet, jo vetëm nga paga;  kanë qenë në më shumë se 1 marrëdhënie punësimi gjatë të paktën 1 muaji dhe gjatë vitit 2024 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (shembull: Qiradhënie për individë të paregjistruar, si: Qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj).

DPT fton të gjithë individët të dorëzojnë DIVA 2024 brenda këtij muaji, 31 mars dhe të përdorin shërbimin “Tax Test” për të verifikuar paraprakisht nëse përmbushin detyrimin ligjor për të deklaruar DIVA 2024. /a.xh/ /a.g/

The post DIVA 2024, “Tax Test” shërbimi më i ri elektronik në web Tatime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Profesionistët e lirë, Tatimet: 380 mijë euro shuma e mbetur për t’u rimbursuar

24 February 2025 at 11:59

TIRANË, 24 shkurt/ATSH/ Tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale kanë ende kohë për të përditësuar llogaritë e tyre, për të përfituar rimbursimin e shumave të paguara si këste të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin apo tatimit mbi fitimin, në fillim të vitit 2024.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur sot se tatimpaguesit që nuk janë rimbursuar ende, për shkak të mungesës së llogarisë bankare ose të dhënave të pasakta, duhet të dorëzojnë një kërkesë pranë drejtorive rajonale, me shkrim ose nëpërmjet eFiling.

Administrata Tatimore rimbursoi gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas, 6,1 milion euro, ndërsa shuma e mbetur për t’u rimbursuar është 380 mijë euro.

Llogaria bankare duhet të jetë: aktive në një bankë të nivelit të dytë; në monedhën lek; e ngarkuar paraprakisht në eFiling (menuja “Profili im”).

Rimbursimi i kësteve të parapaguara nga tatimpaguesit, ofruesit e shërbimeve profesionale nisën në fillim të muajit dhjetor 2024.

Kthimi i kësteve po bëhet pasi Gjykata Kushtetuese vendosi më 27 qershor 2024 rrëzimin e nenit 69 që detyronte profesionistët e lirë që kishin realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit, të paguanin tatimin mbi fitimin prej 15%.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikonte që zbatimi do të niste për profesionistët e lirë nga 1 janari 2024 dhe për bizneset e tjera në vitin 2029.

Nga ky ligj u prekën rreth 29 mijë profesionistë të lirë. Një pjesë e tyre parapaguan këstet e tatimit prej 15%, të cilat u përllogaritën në bazë të fitimeve të vitit 2023.

Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera. /j.p/

The post Profesionistët e lirë, Tatimet: 380 mijë euro shuma e mbetur për t’u rimbursuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbatimi me korrektësi i ndryshimeve në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, Tatimet trajnim biznesit

14 February 2025 at 21:33

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Administrata Tatimore ka nisur trajnimin e biznesit për zbatimin me korrektësi të ndryshimeve në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Drejtoresha e Proceseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Rozana Çelmeta u takua me përfaqësues të Dhomës Greke të Tregtisë për të diskutuar mbi risitë dhe zhvillimet në funksion të lehtësimit të procesit të deklarimit dhe të vetëpërmbushjes së detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit.

Diskutimet lidhen me zhvillimet më të fundit lidhur me deklaratat e reja mujore dhe DIVA 2024, në zbatim të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”.

Temat e trajtuara janë deklarata e tatimit në burim, listëpagesa, efekti i deklaratës së statusit personal, deklarata DIVA 2024, afati i deklarimit, etj.

Ndryshimet në ligj parashikojnë detyrimin për deklarimin e DIVA-s për të gjithë individët me të ardhura mbi 100 000 lekë në muaj ose 1,2 milionë lekë në vit dhe afat kohor 31 mars të vitit pasardhës.

Duke filluar nga periudha janar 2025, ka ndryshuar edhe deklarata e Tatimit të Mbajtur në Burim dhe të Ardhurave të tjera.

Deklarata e re, në krahasim me të mëparshmen ka disa ndryshime, por llojet e të ardhurave për të cilat mbahet Tatimi në Burim nuk ndryshojnë, ndërkohë që deklarimi i të dhënave është analitik dhe i detajuar.

Tatimi në Burim do të mbahet dhe deklarohet nga tatimpaguesi pagues në rast se ka një pagesë të kryer ndaj përfituesit të të ardhurave që mbahen në burim, duke vendosur datën e pagesës, si dhe në çdo rast do të vendoset shteti i rezidencës tatimore të përfituesit.

Afati i deklarimit dhe pagesës së Tatimit të mbajtur në Burim dhe të ardhurave të tjera mbetet i pandryshuar dhe është çdo datë 20 të muajit pasardhës të periudhës që po deklarohet.

Po ashtu ka ndryshuar edhe deklarata e listëpagesës. Tatimpaguesit dhe të punësuarit e tyre, aktual dhe ata rishtazi, duhet të ndryshojnë deklaratën mbi statusin personal. Çdo i punësuar ka të drejtën e përfitimit të zbritjes nga vlera e tatueshme e të ardhurave nga paga, të shumave të përcaktuara, në ligj, vetëm 1 herë gjatë 1 periudhe kalendarike mujore.

1 nga 5

/r.e/

The post Zbatimi me korrektësi i ndryshimeve në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, Tatimet trajnim biznesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paçavurja e taksës së ndershme

By: Ela
31 January 2025 at 12:38

Nga Klodian Tomorri Qindra mijë qytetarëve, të cilët i sigurojnë të ardhurat e tyre nga punësimi, po u kërkohet këto ditë të plotësojnë dhe të firmosin të ashtuquajturën deklaratën e statusit personal. Kjo është deklarata e dytë, që duhet të nënshkruajnë. E para është deklarata e të ardhurave personale vjetore, që ndryshe njihet si diva. […]

The post Paçavurja e taksës së ndershme appeared first on BoldNews.al.

❌
❌