Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

31 July 2025 at 19:45

Konispoli shpallet Ansambël Historik – një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore   Qeveria shqiptare ka miratuar shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban, një vendim që synon të ruajë dhe të promovojë vlerat historike dhe kulturore të kësaj qendre të jugut të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur […]

The post Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore appeared first on Saranda Web.

Zjarret në Konispol dhe Dukat, një i arrestuar dhe dy nën hetim

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar dhe ka nisur hetimet për dy të tjerë, si autorë të dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies në Konispol dhe Dukat.

Policia njoftoi sot se “strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve në territor, bënë të mundur identifikimin e dy shtetasve të dyshuar për zjarrvënie në Konispol.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 25 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. I., 51 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol”.

Sipas policisë nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. L., më datë 27.07.2025, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe rreth orës 23:30, në bashkëpunim me shtetasin S. I., ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullote, në fshatin Janjar, Konispol, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 8 hektarë me barishte dhe shkurre.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 15-vjeçar, i dyshuar për zjarrvënie në një sipërfaqe toke me bimësi, në fshatin Dukat.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum është bërë identifikimi i autorit të një rasti tjetër të zjarrvënies, në fshatin Dukat. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Fëngu i Bozhanajve”, në fshatin Dukat, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të ndryshme”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse.

/m.q/r.e/

The post Zjarret në Konispol dhe Dukat, një i arrestuar dhe dy nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin

29 July 2025 at 14:21

Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari. Procedohet penalisht një 51-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.     Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin […]

The post Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin appeared first on Saranda Web.

Arrestohen dy të dyshuarit për zjarrvëniet në Konispol dhe Dukat

By: Ela
29 July 2025 at 13:26

Policia ka identifikuar autorët e zjarrvënieve në Konispol dhe Dukat. Në Konispol u arrestua në flagrancë 25-vjeçari R.L., banues në fshatin Shalës, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kishte ndezur zjarr që shkaktoi djegien e 8 hektarëve me barishte dhe shkurre në fshatin Janjar. Një 51-vjeçar, S.I., banues në fshatin […]

The post Arrestohen dy të dyshuarit për zjarrvëniet në Konispol dhe Dukat appeared first on BoldNews.al.

Dogji 3,5 hektarë kullota në Konispol, vihet në hetim 70-vjeçari

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Policia e Sarandës ka proceduar penalisht një 70-vjeçar pasi dyshohet se ndezi zjarr për pastrimin e tokës, por flakët i dolën jashtë kontrollit dhe dogjën rreth 3,5 hektarë kullotë dhe një stallë me bagëti të imta.

Policia njoftoi sot se “si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin: F. M., 70 vjeç, banues në fshatin Markat, Konispol”.

Sipas policisë, “nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 26.07.2025, rreth orës 09:00, ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e një pjese toke kullotë në malin e fshatit Markat dhe, si pasojë e përhapjes së flakëve nga era e fortë, është djegur një sipërfaqe prej 3,5 hektarësh me barishte dhe shkurre. Zjarri është përhapur edhe në territorin e banuar të fshatit, ku ka shkaktuar djegien e një stalle me bagëti të imta (10 krerë dele) dhe një koteci me shpendë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/m.q/r.e/

The post Dogji 3,5 hektarë kullota në Konispol, vihet në hetim 70-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konispol/ Vatër e re zjarri në fshatin Janjar, pranë kufirit me Greqinë

By: Ela
28 July 2025 at 15:54

Një vatër zjarri është ndezur në fshatin Janjar, Bashkia Konispol. Vatra e zjarrit është pranë kufirit me Greqinë. Në terren për të shmangur zjarrin operojnë 5 zjarrfikës dhe 3 roje pyesh. Është komunikuar edhe me shërbimin zjarrfikës të Filatit në Greqi, si vendi në kufi me Janjarin. Raportohet se ata u treguan menjëherë të gatshëm […]

The post Konispol/ Vatër e re zjarri në fshatin Janjar, pranë kufirit me Greqinë appeared first on BoldNews.al.

Situata me zjarret në Konispol rikthehet në normalitet pas ndërhyrjes së Forcave të Armatosura

28 July 2025 at 13:49

Pas disa ditësh përballje me vatra zjarri në zonat e Shalës dhe Dishatit, situata në Bashkinë e Konispolit është normalizuar, falë ndërhyrjes së koordinuar dhe intensive të Forcave të Armatosura gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtrjes së Shqipërisë zjarri është vënë nën kontroll si rezultat i operacioneve të ndërmarra në terren nga tre automjete zjarrfikëse, 18 efektivë dhe një ambulancë, të gjitha pjesë e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura.

Këto forca kanë vepruar me përkushtim për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për të siguruar mbrojtjen e zonave të banuara.

Ndërkohë, mbështetja nga ajri ka qenë thelbësore në këtë operacion: një helikopter i Forcës Ajrore ka operuar gjatë ditëve të fundit mbi zonën e rrezikuar, duke asistuar nga lart për lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Autoritetet vendore kanë falënderuar Forcat e Armatosura për ndërhyrjen e shpejtë dhe efektive, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë kyç për menaxhimin me sukses të situatës emergjente. /Telegrafi/

The post Situata me zjarret në Konispol rikthehet në normalitet pas ndërhyrjes së Forcave të Armatosura appeared first on Telegrafi.

Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, aktualisht vetëm një vatër aktive në Konispol

By: V K
28 July 2025 at 08:58

Zjarri që ra mbrëmjen e së dielës në lagjen “Barç” të fshatit Shalës, është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes intensive të forcave zjarrfikëse gjatë gjithë natës.

Shërbimi zjarrfikës i Konispolit ka qenë në terren pa ndërprerje, duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë ka ardhur edhe zjarrfikësja e bashkisë Finiq, me një ekip prej 8 efektivësh.

Sipas informacioneve të fundit, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe aktualisht në zonë është aktive vetëm një vatër e vogël në vendin e quajtur Kokotraf, në njësinë administrative Markat, bashkia Konispol.

Ndërkohë nga zjarrë në zonën e bregut është kjo situatë: aktualisht është 1 vatër zjarri në Shënvasil, tre vatra zjarri në Lukovë dhe 1 vatër në Sasaj, por pa rrezik për momentin, ndërsa mbahen në monitorim.

Sipas administratorit të Lukovës, Adi Boçi, janë në pritje të helikopterit.

Gjatë gjithë natës, kanë qenë në ndihmë të shuarjes së zjarrit sherbimet zjarrfikëse të Himarës dhe të Sarandës si edhe sherbimet e ushtrisë.

Në zonën e Kalasës, Njësia Administrative Vergo, bashkia Delvinë situata sot është më e qetë nga një ditë më parë.

Aktualisht, ka zjarr vetëm në majë të malit mbi Kalasë. Nga zjarri i ditës së djeshme është djegur vetëm një shtëpi e braktisur.

Në terren për shuarjen e zjarrit kanë qenë gjatë gjithë natës banorët e zonës, sherbimi zjarrfikës i Delvinës, punonjës të MZSH dhe administrata e bashkisë.

The post Vihen nën kontroll zjarret në fshatin Shalës, aktualisht vetëm një vatër aktive në Konispol appeared first on Albeu.com.

Vengu: Vendoset nën kontroll zjarri në fshatin Markat në Konispol

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Zjarri në fshatin Markat në Konispol është vendosur nën kontroll, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave në terren.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga operacioni I shuarjes së zjarrit në këtë fshat, ku morën pjesë  2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë nga MZSH Konispol, 2 automjete me 12 efektivë nga BMEC dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura.

Vengu theksoi se falë reagimit të menjëhershëm, u shmang përhapja e flakëve në zona të banuara dhe me rëndësi bujqësore.

1 nga 5

/gj.m/

The post Vengu: Vendoset nën kontroll zjarri në fshatin Markat në Konispol appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërhyrje e shpejtë pas alarmit të banorëve në Saranda Web: Fiket zjarri në Markat brenda pak orësh  

26 July 2025 at 18:52

Ndërhyrje e shpejtë pas alarmit të banorëve në Saranda Web: Fiket zjarri në Markat brenda pak orësh   Pas alarmit të lëshuar nga banorët nëpërmjet Saranda Web, një zjarr i rrezikshëm që përfshiu zonën e fshatit Markat në bashkinë Konispol është vënë nën kontroll brenda disa orësh, falë një ndërhyrjeje të shpejtë dhe të koordinuar […]

The post Ndërhyrje e shpejtë pas alarmit të banorëve në Saranda Web: Fiket zjarri në Markat brenda pak orësh   appeared first on Saranda Web.

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat (VIDEO)

By: V K
26 July 2025 at 14:28

Gjatë ditës së sotme, një zjarr i madh masiv është aktivizuar në zonën e Konispolit. Zjarri nisi dje në fshatin Ninat, ku gjatë natës, shërbimet zjarrfikëse të Konispolit dhe banorë kanë punuar për ta shuar.

Ndërsa sot është aktivizuar përsëri në fshatin Markat, duke rrezikuar dhe banesa.

Sipas informacionit nga terreni, deri tani është djegur një banesë në Markat, ndërsa banorët i kanë nxjerrë nga banesat.

Për momentin është vetëm një zjarrfikëse. Në ndihmë kanë shkuar edhe efektivë të Policisë Sarandë dhe zjarrfiksja e Fibiqitm njëherazi edhe dy të ushtrisë.

 

The post Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi

15 July 2025 at 15:39

Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi   Konispol, 15 Korrik 2025 – Pas dorëzimit të dorëheqjeve nga drejtuesit e administratës në Bashkinë Konispol, kryetari Ergest Dule ka reaguar publikisht përmes një deklarate, duke sqaruar se situata nuk është pasojë e ndonjë debati, por pjesë e një procesi për të rritur […]

The post Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi appeared first on Saranda Web.

Përplasje në Konispol/ Rama-Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

By: V K
15 July 2025 at 14:12

Kryebashkiaku i Konispolit, Ergest Dule, raportohet se ka refuzuar të shkarkojë drejtorët e tij. Dule ka mbrojtur stafin, duke deklaruar se bëhet fjalë për të rinj të aftë dhe profesionistë.

Ky qëndrim ka sjellë përplasjen me kryeministrin Rama, i cili raportohet se i është drejtuar Dules me fjalët: “Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i shkarkon ata”.

Në Bashkinë e Konsipolit, deri më tani, kanë dhënë dorëheqjen vetëm dy nënkryetarë dhe disa administratorë, ndërsa drejtuesit e drejtorive vijojnë të jenë në detyrë.

The post Përplasje në Konispol/ Rama-Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët appeared first on Albeu.com.

Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët

By: Ela
15 July 2025 at 13:28

Kryebashkiaku i Konispolit, Ergest Dule, raportohet se ka refuzuar të shkarkojë drejtorët e tij. Dule ka mbrojtur stafin, duke deklaruar se bëhet fjalë për të rinj të aftë dhe profesionistë. Ky qëndrim ka sjellë përplasjen me kryeministrin Rama, i cili raportohet se i është drejtuar Dules me fjalët: “Jepe ti dorëheqjen, nëse nuk i shkarkon […]

The post Përplasje në Konsipol, Rama – Dules: Jep dorëheqjen ti nëse nuk i shkarkon drejtorët appeared first on BoldNews.al.

Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”

14 July 2025 at 22:34

Kryetari i Bashkisë Konispol refuzon të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”   Një debat i fortë është regjistruar mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Konispol, Ergest Dule, gjatë një takimi të zhvilluar me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit vendorë.     Burime të besueshme nga takimi bëjnë me dije për […]

The post Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!” appeared first on Saranda Web.

Plagosje me armë në Konispol/ Dyshohet se 44-vjeçari është qëlluar teksa ka tentuar të vjedhë një banesë

By: Rovena
7 July 2025 at 09:28

Saimir Haxhi 44-vjeç banor i fshatit Markat, Bashkia Konispol, është qëlluar me armë zjarri, çifte, dhe është plagosur në pjesën e pasme. Nga burimet e para dyshohet se ky person ka tentuar për të vjedhur në ndonjë shtëpi në fshat dhe atje mund ta kenë goditur me armë, çifte. 44-vjeçari Saimir Haxhi është person me precedent penalë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës. Rreth orës 02:00 të natës u soll në spitalin e Sarandës dhe pas ndihmës  së parë këtu. për mjekim të specializuar u dërgua me ambulancë në spitalin e Vlorës. Policia e Sarandës ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Plagosje me armë në Konispol, 44-vjeçari u qëllua teksa tentonte të vidhte një banesë

By: user 11
7 July 2025 at 09:39

Një plagosje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Markat. 44-vjeçari Saimir Haxhi banor i fshatit, është qëlluar me armë zjarri, çifte dhe është plagosur në pjesën e pasme të trupit. Nga burimet e para dyshohet se ky person ka tentuar të vjedhi një shtëpi.

I plagosur u dërgua në spitalin e Sarandës rreth orës 02:00 dhe më pasu transportua për mjekim të specializuar në spitalin e Vlorës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Plagosje me armë në Konispol, 44-vjeçari u qëllua teksa tentonte të vidhte një banesë appeared first on Lapsi.al.

Tanush Çaushi: Nënstacioni Xarë jo transparent: “Energji për TË GJITHË, apo për disa!”

6 July 2025 at 11:13

Nënstacioni Xarë jo transparent: “Energji për TË GJITHË, apo për disa!” Nga Ing. Tanush Çaushi, Anëtar Kryesie: Partia “Shqiperia Bëhet”   Ndërsa kemi dhjetra vite që presim zgjidhjen e furnizimit me energji elektrike për Bashkinë Konispol, Nënstacioni i ri që po ndërtohet në afërsi të fshatit Xarrë ka një destinacion të paqartë dhe jo transparent […]

The post Tanush Çaushi: Nënstacioni Xarë jo transparent: “Energji për TË GJITHË, apo për disa!” appeared first on Saranda Web.

Ndahet nga jeta Fejzo Hasani nga fshati Ninat i Konispolit

18 June 2025 at 14:09

Ndahet nga jeta Fejzo Hasani nga fshati Ninat i Konispolit   Një lajm i trishtë ka prekur sot banorët e fshatit Ninat dhe më gjerë: pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Fejzo Hasani, një njeri i dashur dhe i respektuar në komunitet.     Fejzo […]

The post Ndahet nga jeta Fejzo Hasani nga fshati Ninat i Konispolit appeared first on Saranda Web.

Denaj në Konispol: Projekti i sistemit të ujitjes me presion për 2,215 hektarë tokë bujqësore

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimut Rural, Anila Denaj ishte sot në Konsipol, ku bashkë me kryetarin e bashkisë, Ergest Dule, zv.ministrin e Bujqësisë, Dhimiter Kote, deputetin e zgjedhur Ardit Bido dhe përfaqësues të Bankës Botërore dhe fermerë të zonës diskutuan për projektin e sistemit të ujitjes me presion, që do të realizohet me financim të Qeverisë Shqiptare.

Denaj u shpreh se, ky projekt do të sigurojë ujitjen e 2,215 hektarëve tokë bujqësore, kryesisht me kultura agrumore, përmes një sistemi modern e efikas që ul ndjeshëm koston e ujitjes dhe eliminon humbjet e ujit.

Krahas ndërtimit të sistemit nën presion, shtoi Denaj, projekti parashikon ndërhyrje edhe në sistemin kryesor dhe sekondar të ujitjes.

“Qasja e MBZHR është që ndërhyrjet në zonën Konispol–Xarrë të jenë të integruara, duke përfshirë edhe digjitalizimin e menaxhimit të ujitjes, si pjesë e vizionit për një bujqësi të qëndrueshme dhe moderne”, theksoi Denaj. /j.p/

The post Denaj në Konispol: Projekti i sistemit të ujitjes me presion për 2,215 hektarë tokë bujqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌