Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOKUS – Finlanda dhe Lituania do të fillojnë prodhimin e minave tokësore

BRUKSEL, 9 korrik /ATSH/ – Lituania dhe Finlanda pritet të fillojnë prodhimin vendas të minave tokësore vitin e ardhshëm – për furnizimin e tyre, por edhe për Ukrainën – për shkak të asaj që e shohin si kërcënim ushtarak nga Rusia, thanë zyrtarë nga këto dy vende anëtare të NATO-s për “Reuters”.

Të dy vendet, që kufizohen me Rusinë, kanë shpallur synimin për t’u tërhequr nga Konventa e Otavës – që ndalon përdorimin e këtyre minave, dhe zyrtarët thanë se prodhimi mund të nisë sapo të përfundojë procesi gjashtëmujor i tërheqjes.

Tre shtete të tjera të NATO-s dhe Bashkimit Evropian – Polonia, Letonia dhe Estonia – po ashtu po e braktisin këtë traktat, duke përmendur shqetësimet në rritje të sigurisë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Vendimi në Finlandë dhe Lituani për të nisur prodhimin e këtyre minave – erdhi si rezultat i shqetësimeve në rritje – se ambiciet ushtarake të Rusisë mund të shtrihen përtej Ukrainës, dhe mes zotimeve të shteteve të NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtje, në përputhje me kërkesat e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Lituania do të jetë në gjendje të furnizojë edhe vende të tjera, përfshirë Ukrainën”, tha Vincas Jurgutis, kreu i shoqatës së industrisë së mbrojtjes së Lituanisë.

Finlanda gjithashtu mund të furnizojë mina tokësore për Ukrainën.  /Ad.Ab/ /a.i/

The post FOKUS – Finlanda dhe Lituania do të fillojnë prodhimin e minave tokësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Polonia kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

By: user7
3 July 2025 at 09:10

Opozita në Poloni po ushtron presion mbi qeverinë pro-evropiane për shkak të politikës ndaj migracionit. Me kontrollet në kufi kryeministri Tusk dëshiron të tregojë ashpërsi dhe të qetësojë kundërshtarët e brendshëm.

Kryeministri polak Donald Tusk e njoftoi futjen e kontrolleve kufitare me një shprehje serioze në fytyrë. “Kemi marrë vendimin për të rivendosur kontrollet e përkohshme në kufirin me Gjermaninë dhe Lituaninë”, tha Tusk në Varshavë. Duke filluar nga 07 korriku 2025, rojet kufitare polake, të përforcuara nga policia dhe ushtarët, do të kontrollojë trafikun e pasagjerëve dhe të makinave në kufijtë me këto vende .

Tusk: “Durimi polak ka marrë fund”

“E paralajmërova palën gjermane në mars dhe kam folur për këtë disa herë me kancelarin e ri”, tha Tusk gjatë një takimi të qeverisë të transmetuar drejtpërdrejt. Ai e justifikoi vendimin e tij duke thënë se durimi polak kishte sosur, se masat e njëanshme nga pala gjermane kishin shkaktuar tensione dhe kishin ngjallur një “ndjenjë asimetrie” tek pala polake.

Tusku është sidomos i shqetësuar për praktikën e re gjermane të dëbimeve në kufi. Qëllimi i kontrolleve kufitare është të ndalojnë në mënyrë efektive kthimet e pajustifikuara të migrantëve nga Gjermania.

Por vendimi i kryeministrit polak, me të cilin kufizohet liria e udhëtimit, një nga arritjet më të rëndësishme të integrimit evropian, motivohet kryesisht nga arsye të brendshme politike.

Politika e migracionit dominon debatet në Poloni

Kërcënimi prej migracionit të paligjshëm dhe gjendja në kufirin perëndimor të Polonisëishin çështje të rëndësishme në fushatën zgjedhore presidenciale. Si kandidati  konservator i djathtë, Karol Nawrocki edhe konkurrenti i tij nacionalist i djathtë, Slawomir Mentzen, nga partia e ekstremit të djathtë Konfederacja, paralajmëruan ndaj migrantëve që u përkasin “kulturave të huaja”, të cilët ata i barazojnë me kriminelë të dhunshëm, dhe kërkuan mbylljen e kufirit me Gjermaninë.

Javët e fundit kufiri gjermano-polak është bërë një pikë e nxehtë e debateve politike në Poloni për shkak të politikës së ashpërsuar të migracionit të qeverisë së re gjermanee. Madje aktivisti nacionalist Robert Bakiewicz themeloi një “roje civile” për të mbrojtur kufirin. Kjo forcë vullnetare e vetëshpallur patrullon rajonin kufitar dhe gjuan njerëzit që bien në sy për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre.

Presidenti i zgjedhur Nawrocki, i cili do të marrë detyrën më 6 gusht 2025, e mbrojti rojen kufitare të vetëshpallur kundrejt kritikave. “Falënderoj mbrojtësit e kufirit, të udhëhequr nga z. Bakiewicz. Ata po përmbushin detyrat e shtetit që qeveria aktuale nuk mund t’i përballojë”, tha Nawrocki për televizionin Polsat.

Test për Tuskun

Situata në kufi shihet nga komentatorët në Poloni si një test prove për kryeministrin Tusk. “Nëse qeveria nuk e rimerr kontrollin e kufirit dhe nuk u jep polakëve një ndjenjë sigurie, pasiguria do të kthehet në municion politik për opozitën”, paralajmëron komentatori i gazetës Rzeczpospolita, Jacek Niznikiewicz. Forca vullnetare e vetëshpallur  mund të nisë të veprojë edhe në rrugët e qyteteve dhe mund të shndërrohet në një Ku-Klux-Klan polak.

Juristi Witold Klaus, nga Akademia Polake e Shkencave (PAN) e kritikon vendimin e Tuskut për kontrollet kufitare. “Shifrat janë të papërfillshme. Qeveria nuk ofron asnjë argument racional për kontrollet kufitare. Kontrollet janë të pabaza”, thotë ai.

“Tusk nuk dikton çështjet, por ndjek frymën që nxit e djathta”, mendon Adam Traczyk nga organizata jopartiake “More in Common Polska”, e cila merret me hulumtimin e shoqërisë polake./ DW

The post Polonia kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë appeared first on Lapsi.al.

Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

By: user7
1 July 2025 at 14:32

Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare në kufijtë e saj me Gjermaninë dhe Lituaninë nga 7 korriku. Lajmin e konfirmoi sot kryeministri polak, Donald Tusk. Sipas tij masa është e nevojshme për të kufizuar, për të zvogëluar në minimum flukset që nuk kontrollohen nga shërbimet e migracionit.

Njoftimi erdhi pas një mbledhjeje të kabinetit. Ky njoftim vjen pas forcimit të kontrolleve kufitare nga Gjermania, të vendosura pasi qeveria e re e udhëhequr nga konservatorët mori detyrën në maj.

Si pjesë e kësaj politike, zyrtarët kufitarë gjermanë u udhëzuan të mohonin hyrjen e migrantëve të parregullt – madje edhe atyre që kërkonin azil – një masë që ka tërhequr kritika nga Polonia. Qeveria gjermane planifikon ta vazhdojë këtë praktikë edhe pasi një vendim gjykate ndaloi refuzimin e azilkërkuesve në kufi.

The post Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria ndalet në barazim ndaj Letonisë, 1-1 në Riga

10 June 2025 at 22:55

Shqipëria nuk ia doli të marrë tre pikët në transfertën ndaj Letonisë, duke u ndalur në barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 29-të, pas një rrëmuje në zonën letoneze, ku mbrojtësi Cernomordijs realizoi autogol.

Letonia reagoi në fundin e pjesës së parë, duke barazuar rezultatin me golin e po të njëjtit Cernomordijs, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga këndi.

Pas këtij rezultati, Shqipëria mban vendin e dytë në Grupin K me 5 pikë.

The post Shqipëria ndalet në barazim ndaj Letonisë, 1-1 në Riga appeared first on Sot News | Lajme.

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë

8 June 2025 at 21:05

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të luhet të martën, më 10 qershor, në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.

Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel. Të hënën, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.

The post Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë appeared first on Sot News | Lajme.

LITUANI – Nauseda: BE të përgatisë sanksione kundër Rusisë, që t’i ngjajnë një kokteji Molotov

VILNIUS, 27 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda kërkon sanksione më të forta të BE-së kundër Moskës në dritën e luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.

”Putini po e kthen të gjithë botën kundër tij dhe me të vërtetë meriton sanksione shumë më të ashpra se ato që janë aktualisht në fuqi”, tha kreu i shtetit të vendit baltik, anëtar i BE-së dhe NATO-s.

“Shpresoj vërtet që kolegët tanë në Bashkimin Evropian ta kuptojnë se paketa e 17-të e sanksioneve ishte vetëm një ngrohje. Ne duhet të përgatisim një paketë të 18-të sanksionesh që t’i ngjajë vërtet një kokteji Molotov”, theksoi Nauseda.

BE vendosi sanksione të mëtejshme kundër Rusisë javën e kaluar.

Paketa e 17-të e masave ndëshkuese përfshin shtrëngim të mëtejshëm të kufizimeve mbi të ashtuquajturën “flotë në hije” të Rusisë që përdoret për transportin e naftës dhe produkteve të naftës.

Një paketë e 18-të sanksionesh është duke u planifikuar tashmë.

Lituania është një nga mbështetëset më të zëshme të Kievit në skenën ndërkombëtare.

Rusia ka nisur sulme ajrore masive kundër Ukrainës gjatë ditëve të fundit.

Sulmet u dënuan gjerësisht, përfshirë edhe nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili kërcënoi Rusinë me sanksione të reja dhe akuzoi udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin se është “çmendur plotësisht”.

Nauseda tha se ishte dakord me vlerësimin e Trump.

“Këto janë fjalë të forta dhe një deklaratë plotësisht e përshtatshme, sepse kjo na ka qenë e qartë prej kohësh”, tha Nauseda./   /os/

 

The post LITUANI – Nauseda: BE të përgatisë sanksione kundër Rusisë, që t’i ngjajnë një kokteji Molotov appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermania, bazë ushtarake në Lituani/ Baza e parë jashtë vendit, që pas luftës se dytë botërore

22 May 2025 at 19:15

Gjermania do të vendosë trupa ushtarake në një bazë jashtë vendit për herë të parë që nga Lufta e dytë botërore.

Njësia që do të vendoset në shtetin baltik, brigada e 45-të e tankeve, do të përbëhet nga 4,800 ushtarë gjermanë dhe 200 staf civil.

Ky hap ishte njoftuar në përgjigje të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe është planifikuar të arrijë kapacitet të plotë deri në vitin 2027.

Dislokimi i trupave në Lituani ka marrë formë ndërsa Gjermania punon për të forcuar ushtrinë e saj pas viteve neglizhencë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha krah presidentit të Lituanisë Gitanas Nauseda se Berlini mbetet i përkushtuar për të mbrojtur territorin e Aleancës dhe vuri në dukje kërcënimin që vjen nga Rusia për të gjithë Europën.

“Me partnerët tanë, ne jemi të vendosur të mbrojmë territorin e Aleancës kundër çdo agresioni. Siguria e aleatëve tanë baltikë është gjithashtu siguria jonë. Situata në të ashtuquajturin krah lindor të NATO mbetet shumë e tensionuar. Revizionizmi agresiv i Rusisë kërcënon jo vetëm sigurinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, por ky revizionizëm kërcënon sigurinë tonë të përbashkët në Evropë dhe në të gjithë zonën euroatlantike.”, tha ai.

Kancelari theksoi tha se forcimi i ushtrisë nga Berlini u dërgon një sinjal aleatëve të saj.

Merz është zotuar që të ndërtojë ushtrinë më të madhe të Europës, teksa Gjermania dhe aleatët e saj në NATO përpiqen të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Në një fjalim në Parlamentin gjerman Merz tha se një hap i tillë është i përshtatshëm për ekonominë më të madhe të Europës.

/abcnews.al/

Merz inauguron brigadën gjermane në Lituani për të forcuar krahun lindor të NATO-s

22 May 2025 at 15:08

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka udhëtuar për në Lituani për inaugurimin zyrtar të një brigade gjermane të stacionuar atje për të forcuar krahun lindor të NATO-s.

Merz u prit të enjten nga Ministri i Jashtëm Lituanez Kęstutis Budrys.

Inaugurimi i Brigadës së 45-të të Blinduar do të zhvillohet në sheshin qendror të Vilniusit, me më shumë se 1,000 trupa lituaneze dhe gjermane që pritet të marrin pjesë.

Qëllimi i kësaj njësie të re, e cila përbëhet nga 4,800 trupa dhe 200 personel civil, është të forcojë praninë e NATO-s në rajon në dritën e kërcënimit që paraqet Rusia.

Shpresohet që stacionimi i trupave gjermane në Lituani do të dekurajojë agresionin e mundshëm rus dhe do të ofrojë mbrojtje shtesë për shtetet baltike.

Brigada, e cila do të përfshijë batalione këmbësorie dhe tankesh, duhet të jetë plotësisht operacionale deri në vitin 2027, sipas Lituanisë. Rreth 700 ushtarakë gjermanë tashmë shërbejnë atje.

Dërgimi i njësisë jashtë vendit është pjesë e një iniciative gjermane të politikës së sigurisë të njohur si “Zeitenwende” (Pika e Kthimit), e cila u njoftua nga ish-kancelari Olaf Scholz në shpërthimin e pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.

Edhe pse Gjermania ka marrë pjesë në operacione ushtarake në mbarë botën në dekadat e fundit, ky veprim shënon vendosjen më të rëndësishme ushtarake të Gjermanisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vizita e parë e Merz në Lituani si kancelar përfshin gjithashtu një takim me Presidentin Gitanas Nausëda.

Bisedat e tyre pritet të mbulojnë marrëdhëniet dypalëshe lituanezo-gjermane, bashkëpunimin në mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën dhe çështje kyçe në axhendën e BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Merz inauguron brigadën gjermane në Lituani për të forcuar krahun lindor të NATO-s appeared first on Euronews Albania.

Në Lituani fillojnë stërvitjet e NATO-s me 3,700 trupa nga tetë vende

5 May 2025 at 11:41

Stërvitje të mëdha ndërkombëtare të quajtura Gelezinis Vilkas (ose Ujku i Hekurt), të cilat përfshijnë rreth 3,700 trupa nga tetë vende të NATO-s, janë duke u zhvilluar në Lituani, tha në një deklaratë komanda e ushtrisë së vendit baltik.

“Stërvitja vjetore e Gelezinis Vilkas është ndër stërvitjet taktike më të mëdha ndërkombëtare në terren në Lituani”, thuhet në deklaratë.

Stërvitja dyjavore do të përfshijë rreth 3,700 trupa nga vendi pritës, Lituania, si dhe një grup luftarak të batalionit të përbërë të avancuar të NATO-s të stacionuar në vendin baltik nën komandën e Gjermanisë. Grupi përbëhet nga anëtarë të shërbimit nga Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Republika Çeke dhe Kroacia. Stërvitjet përfshijnë gjithashtu rreth 700 pajisje, përkatësisht tanke, automjete luftarake këmbësorie, sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe transportues të blinduar personeli. Kolonat ushtarake do të lëvizin në zonën e stërvitjeve përgjatë rrugëve civile që kalojnë nëpër disa rrethe.

Objektivi kryesor i stërvitjes është të kontrollojë dhe ruajë gatishmërinë luftarake të brigadës së këmbësorisë së motorizuar Gelezinis Vilkas të ushtrisë lituaneze, si dhe të praktikojë bashkëpunimin me aleatët gjatë operacioneve mbrojtëse dhe sulmuese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në Lituani fillojnë stërvitjet e NATO-s me 3,700 trupa nga tetë vende appeared first on Euronews Albania.

Gjermania dërgon ushtarë në Lituani/ Hera e parë pas Luftës së Dytë Botërore

By: user 6
1 April 2025 at 23:34

Gjermania nisi të martën dislokimin e saj të parë të trupave në një tokë të huaj që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke bërë një ndarje me historinë, Berlini njoftoi se një brigadë e blinduar prej 5000 trupash u dërgua në Lituani me qëllim përballimin e kërcënimit në rritje nga Putin.

Që kur nazistët e futën të gjithë Evropën në luftë, Gjermania e ka refuzuar kategorikisht militarizimin. Por agresioni i Rusisë gjatë 3 viteve të fundit e ka hequr pacifizmin nga tavolina. Gjermania ka marrë vendimin për t’u bashkuar me aleatët e saj të NATO-s në mbrojtjen e krahut lindor të Evropës përballë Rusisë.

Illustration of a map showing German troop deployment to Lithuania, with details of German military equipment.

Një njësi e re e krijuar posaçërisht për misionin, Brigada e 45-të e Blinduar, u aktivizua zyrtarisht në një ceremoni jashtë kryeqytetit të Lituanisë, Vilnius. U ngrit një shtab i përkohshëm, nën komandën e gjeneral brigade Christoph Huber dhe u zbulua edhe stema e brigadës.

A soldier firing a howitzer.

Huber u tha gazetarëve gjermanë: “Ne kemi një mision të qartë. Të sigurojmë mbrojtjen, lirinë dhe sigurinë e aleatëve tanë lituanezë në krahun lindor të NATO-s. Duke bërë këtë, ne gjithashtu mbrojmë territorin e NATO-s dhe vetë Gjermaninë.”

Berlini u zotua të dërgojë përforcimet e veta në Lituani në vitin 2023. Kombi baltik nuk ka një kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë kontinentale, por ai ndan pothuajse 700 km me aleatin e Putinit, Bjellorusinë.

Ka një rrezik të shtuar se lufta e Putinit mund të prekë edhe fqinjët e saj Letoninë dhe Estoninë. Njësia gjermane do të ketë pozicione të ndryshme në vitin 2027 dhe përfundimisht do të zhvendoset në një bazë të përhershme në Rūdninkai, 30 km në jug të Vilnius.

Ajo përbëhet nga forcat e vijës së përparme, si dhe nga burimet mbështetëse të tilla si një qendër mjekësore, sinjalizues dhe ekipe mbështetëse komanduese.

Ukrainian and German soldiers standing in formation with Patriot missile launchers.

Deri më tani, ka 150 forca gjermane të stacionuar në Lituani, dhe shifra pritet të rritet në 500 deri në fund të vitit. Pavarësisht se nuk ka konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, Lituania tashmë ka ndjerë dhimbjen e ndërhyrjes së Putinit. Qeveria zbuloi se Rusia ishte pas një komploti për të hedhur bombë në një dyqan Ikea në Lituani sepse logoja përdor të njëjtat ngjyra si flamuri ukrainas.

Rusia gjithashtu dyshohet se ka vendosur eksploziv në një aeroplan mallrash të DHL që u rrëzua në Vilnius. Dislokimi përkon me një nxitje masive të investimeve ushtarake në Gjermani. Parlamenti votoi për të përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes nga rregullat strikte mbi borxhin duke hapur rrugën për një shpenzim të madh të parave.

Markus Zeiner, i fondit gjerman Marshall në Berlin tha: “Ne filluam dy luftëra botërore. Edhe pse kanë kaluar 80 vjet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ideja që gjermanët duhet të qëndrojnë jashtë konfliktit është ende shumë në ADN-në e shumë njerëzve” – tha ai. LAPSI.al

The post Gjermania dërgon ushtarë në Lituani/ Hera e parë pas Luftës së Dytë Botërore appeared first on Lapsi.al.

ANALIZË – Gjermania dislokon trupa në Lituani, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore

1 April 2025 at 22:50

NJU JORK, 1 prill /ATSH/- Forcat e armatosura të Gjermanisë, Bundeswehr, thanë se trupat gjermane do të stacionohen përgjatë krahut lindor të NATO-s, në Lituani dhe njësia do të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2027, sipas të përjavshmes amerikane “Newsweek”.

Kjo shënon herën e parë që ushtarët gjermanë do të jenë në një dislokim të përhershëm – në një vend të huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ne kemi një mision të qartë. Ne duhet të sigurojmë mbrojtjen, lirinë dhe sigurinë e aleatëve tanë lituanez këtu në krahun lindor të NATO-s”, tha gjeneral brigade dhe komandant i brigadës gjermane në vendin anëtar të NATO-s.

Gjermania ka dislokuar më parë trupa në Afganistan, por jo përgjithmonë.

Pse është me rëndësi?

Lituania kufizohet me aleatin e Moskës, Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit, e cila ka të ngjarë të jetë vendi i çdo armiqësie të ardhshme midis Moskës dhe aleancës.

Vendet baltike, të cilat Moska i kontrollonte në kohën sovjetike, kanë thënë se presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka ndërmend të ndalojë ekspansionizmin e tij në Ukrainë.

Lëvizja e Berlinit dhe Vilniusit është përgjigja më e drejtpërdrejtë ndaj këtij shqetësimi deri më tani.

Çfarë duhet ditur?

Një Plan veprimi shumëvjeçar i Udhërrëfyesit midis Gjermanisë dhe Lituanisë u miratua në dhjetor 2023.

Në atë kohë, të dy vendet e përshëndetën marrëveshjen si një moment historik për ta dhe NATO-n – si një lëvizje për të forcuar krahun lindor të aleancës në përgjigje të agresionit të Rusisë.

Plani ishte të stacionoheshin mijëra ushtarë të gatshëm për luftim në vendin baltik deri në vitin 2027 – në dislokimin e parë të përhershëm në një vend të huaj – që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjermania dërgoi një dislokim të përkohshëm në Afganistan midis viteve 2001-2021.

“Brigada e 45-të e blinduar e sapokrijuar, grupi lobues i ushtrisë gjermane, u aktivizua gjatë një ceremonie jashtë kryeqytetit të Lituanisë, Vilnius”, tha Bundeswehr në një deklaratë.

Është krijuar një seli e përkohshme për njësinë, e cila është nën komandën e gjeneral brigade, Christoph Huber.

Huber komandon rreth 150 trupa, të cilat pritet të rriten në 500 deri në fund të 2025.

“Shërbimi Federal i Inteligjencës i Gjermanisë (BND) dhe forcat e armatosura besojnë se Moska po përgatitet për një luftë të madhe me NATO-n”, raportoi “Bild” javën e kaluar.

Çfarë thonë njerëzit?

“Ne kemi një mision të qartë. Ne duhet të sigurojmë mbrojtjen, lirinë dhe sigurinë e aleatëve tanë lituanez këtu në krahun lindor të NATO-s”, tha në një deklaratë gjeneral brigade, Christoph Huber.

Çfarë do të ndodh më pas?

Brigada do të jetë operacionale deri në vitin 2027 dhe do të ketë një prani të përhershme deri në 5 000 ushtarë.

Ata do të stacionohen kryesisht në një kompleks kazerme me një zonë trajnimi ushtarak në Rudninkai, 20 milje në jug të Vilnius, i cili ende nuk është ndërtuar.

Deri atëherë, trupat do të veprojnë jashtë bazave të përkohshme në Lituani. //a.i/

The post ANALIZË – Gjermania dislokon trupa në Lituani, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon operacioni ndërkombëtar, gjendet trupi i ushtarit të katërt amerikan të zhdukur në Lituani

1 April 2025 at 21:56

Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur pranë Pabrades, në Lituani, bëri të ditur Ushtria amerikane përmes një deklarate më 1 prill.

Operacionet e kërkim-shpëtimit, të mbështetura nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe teknologjia e avancuar, zgjatën për disa ditë pasi një automjet ushtarak me katër ushtarë amerikanë u fundos në një zonë moçalore më 25 mars.

Trupat e tre ushtarëve amerikanë si dhe automjeti i tyre i blinduar M88A2 Hercules, u gjetën një ditë më parë.

“Kjo javë ka qenë shkatërruese. Sot, zemrat tona mbajnë peshën e një dhimbjeje të padurueshme me humbjen e ushtarit tonë”, tha gjeneralmajor Christopher Norrie.

Kërkimet ishin intensifikuar në 24 orët e fundit me mbërritjen e personelit dhe pajisjeve të specializuara. Qentë e shpëtimit dhe dy sisteme të avancuara dronësh, ndihmuan në operacionin e kërkimit.

Qindra ushtarë të Divizionit të tretë të Këmbësorisë, së bashku me zhytës të Marinës amerikane, Forcat e Armatosura të Lituanisë, inxhinierë polakë, policinë ushtarake të Estonisë, agjenci civile shumëkombëshe dhe ekspertë teknikë nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane morën pjesë në operacionin e kërkimit.

Emrat e ushtarëve të vdekur nuk janë bërë publikë deri në njoftimin zyrtar të familjarëve.

Hetimet kanë nisur mbi këtë tragjedi. Autoritetet po shqyrtojnë rrethanat që çuan në incident, përfshirë terrenin, kushtet atmosferike dhe gjendjen e automjetit.

Zhdukja e automjetit dhe e ushtarëve nxiti një operacion të gjerë ndërkombëtar shpëtimi, dhe gjeneralmajor Curtis Taylor, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion.

“Nuk mund t’i falënderojmë aq sa duhet aleatët dhe kolegët tanë, veçanërisht lituanezët, të cilët nuk kursyen asnjë burim për të mbështetur këtë mision”, tha ai. “Së bashku, e mbajtëm premtimin për të mos lënë kurrë pas një ushtar të rënë”.

Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është mikpritës i më shumë se 1.000 trupa amerikane që janë të stacionuar në këtë shtet baltik në baza rotative./REL

The post Përfundon operacioni ndërkombëtar, gjendet trupi i ushtarit të katërt amerikan të zhdukur në Lituani appeared first on Sot News | Lajme.

Gjenden të vdekur tre prej katër ushtarëve amerikanë të zhdukur në Lituani

By: M C
31 March 2025 at 21:19

Tre prej katër ushtarëve amerikanë që ishin zhdukur në Lituani prej javës së kaluar, janë gjetur të vdekur të hënën, ka thënë ushtria amerikane, pasi ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin automjetin e blinduar prej një moçali.

Autoritetet e Lituanisë kanë pranuar informacione të martën e javës së kaluar se ushtarët janë zhdukur gjatë stërvitjeve ushtarake në një qendër trajnimi në qytetin lindor Pabrade, afër kufirit me Bjellorusinë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar me pajisje të rënda dhe ekskavatorë për të hequr llumin prej makinës së mbushur me ujë, dhe më pas kanë arritur ta nxjerrin ata nga gropa.

“Tre ushtarë amerikanë janë gjetur të vdekur sot në Lituani”, ka thënë Zyra e ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, përmes një komunikate.

Në të është thënë se “operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar për ushtarin e katërt”, ndërsa identitetet nuk u janë bërë publike derisa të njoftohen familjarët dhe të merret konfirmimi i tyre.

“Zemrat tona janë të rënduara nga dhimbja. Por, kërkimet tona nuk përfundojnë derisa secili të kthehet në shtëpi”, ka thënë gjenerali komandues amerikan, Christopher Norrie.

Qindra punëtorë lokalë dhe të huaj, dhe pjesëtarë të kërkim-shpëtimit, përfshirë inxhinierë dhe zhytës janë të përfshirë në kërkimet për të gjetur edhe pjesëtarin e katërt që ka qenë në makinën e blinduar, M88 Hercules.

Lituania, vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, është nikoqire e mbi 1.000 trupave amerikane që janë të stacionuara në baza rotative./REL

The post Gjenden të vdekur tre prej katër ushtarëve amerikanë të zhdukur në Lituani appeared first on Albeu.com.

Vdekja e ushtarëve amerikanë në Lituani, Rama: Si gjithmonë, Shqipëria qëndron pranë Shteteve të Bashkuara

31 March 2025 at 20:11

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për humbjen tragjike të jetës së ushtarëve amerikanë në Lituani gjatë një stërvitje ushtarake.

Rama u shpreh në një reagim në platformën X se, humbja e ushtarëve amerikanë është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë.

“Lajme tragjike nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjeve të fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që përballen ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron pranë Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, u shpreh Rama.

Tre prej katër ushtarëve amerikanë që ishin zhdukur në Lituani prej javës së kaluar, janë gjetur të vdekur të hënën, ka thënë ushtria amerikane, pasi ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin automjetin e blinduar prej një moçali.

Autoritetet e Lituanisë kanë pranuar informacione të martën e javës së kaluar se ushtarët janë zhdukur gjatë stërvitjeve ushtarake në një qendër trajnimi në qytetin lindor Pabrade, afër kufirit me Bjellorusinë. /j.p/

The post Vdekja e ushtarëve amerikanë në Lituani, Rama: Si gjithmonë, Shqipëria qëndron pranë Shteteve të Bashkuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, transportonte 4 ushtarët amerikanë të zhdukur

By: Ardit
31 March 2025 at 10:17

Ekipet e shpëtimit në Lituani nxorën nga moçali një automjet të fundosur ushtarak. Ai transportonte katër ushtarë amerikanë, të cilët rezultojnë ende të zhdukur. Automjeti i blinduar, M88 Hercules, u nxor mëngjesin e 31 marsit, gjashtë ditë pasi që nisi operacioni i shpëtimit në bazën ushtarake të Pabradës, pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë. Ministrja […]

The post Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, transportonte 4 ushtarët amerikanë të zhdukur appeared first on BoldNews.al.

Shefi i NATO-s: Katër ushtarët amerikanë të zhdukur në Lituani kanë humbur jetën

By: Besnik
26 March 2025 at 19:27

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi të mërkurën se katër ushtarë amerikanë, të cilët u zhdukën në Lituani gjatë stërvitjeve ushtarake, kanë vdekur.

Derisa po flisja, doli lajmi për katër ushtarë amerikanë që u vranë në një incident në Lituani”, u tha gazetarëve Rutte gjatë një vizite në kryeqytetin e Polonisë të mërkurën.

Shefi i NATO-s tha se ai nuk di më shumë hollësi për këtë incident.

“Ky është ende një lajm i hershëm, kështu që ne nuk i dimë detajet. Ky është vërtet një lajm i tmerrshëm dhe mendimet tona janë me familjet dhe njerëzit e dashur,” u tha Rutte gazetarëve në Varshavë.

Një deklaratë nga zyra e marrëdhënieve publike të ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën në Wiesbaden, Gjermani, tha se ushtarët po kryenin stërvitje taktike të planifikuar në atë kohë.

Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha vetëm se; katër ushtarët ishin përfshirë në një aksident stërvitor.

Ata u zhdukën pas një stërvitjeje në qendrën stërvitore lituaneze, Pabrade, rreth 10 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë.

Në një komunikatë të mërkurën, Ushtria Lituaneze tha se zhdukja e ushtarëve u raportua në orën 16:45, me orën lokale, më 25 mars, ndërsa njoftimi zyrtar arriti te autoritetet në Vilnius deri në orën 19:20.

Megjithatë, Forcat e Armatosura të Lituanisë thanë më pas se nuk kishte prova që ushtarët e zhdukur ishin vërtet të vdekur.

“Për momentin, nuk ka asnjë provë apo informacion që konfirmon vdekjen e trupave. Një operacion shpëtimi i udhëhequr nga Forcat e Armatosura të LTU është intensivisht në vazhdim,” postoi ushtria në X të mërkurën në mbrëmje.

Ka filluar një operacion kërkimi ku janë përfshirë personel ushtarak, shërbime shpëtimi dhe zjarrfikës ndërsa policia lituaneze gjithashtu ka nisur një hetim.

Transmetuesi publik lituanez LRT raportoi se katër ushtarë amerikanë dhe një automjet u raportuan të zhdukur të martën pasdite gjatë një stërvitje në terrenin e stërvitjes General Silvestras Žukauskas në Pabradė, një qytet që ndodhet më pak se 10 km (6 milje) nga kufiri me Bjellorusinë.

1 of 3

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shefi i NATO-s: Katër ushtarët amerikanë të zhdukur në Lituani kanë humbur jetën appeared first on Euronews Albania.

RIGË – Lituania kritikon Hungarinë për bllokimin e ndihmës së planifikuar të BE-së për Ukrainën

21 February 2025 at 18:44

RIGË, 21 shkurt /ATSH-DPA/- Lituania kritikoi sot Hungarinë për bllokimin ndihmës së re të BE-së për Ukrainën dhe zgjatjen e sanksioneve ekzistuese ruse.

“Ne vazhdojmë të shohim që një shtet vonon dhe pengon vendimet e përbashkëta për sanksionet ose mbështetjen për Ukrainën. Shpresoj që Hungaria të heqë kufizimet e saj dhe ne do të jemi në gjendje t’i ofrojmë Ukrainës ndihmën ushtarake me vlerë 6,6 miliardë euro”, tha sot ministri i Jashtëm, Kestutis Budrys për mediat lituaneze, në Vilnius.

“Ky është një proces në vazhdim dhe këto argumente janë qesharake”, tha ai.

Hungaria po bllokon paketën e re të ndihmës ushtarake të BE-së për Ukrainën, e cila është pushtuar nga Rusia.

“Hungaria nuk do të mbështesë shpenzimin e parave të taksapaguesve evropianë për të zgjatur luftën”, tha dje ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto në X.

“Hungaria gjithashtu nuk do të mbështesë zgjatjen e sanksioneve të BE-së ndaj individëve rusë dhe bjellorusë”, shtoi ai

Sipas informacioneve, 3,5 miliardë euro nga paratë e BE-së do të përdoren për furnizimin e 1,5 milionë fishekëve të artilerisë, 500 milionë euro të tjera për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe 2 miliardë euro për pajisjen dhe trajnimin e dy brigadave ukrainase. //a.i/

The post RIGË – Lituania kritikon Hungarinë për bllokimin e ndihmës së planifikuar të BE-së për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LITUANI – Ministri i Energjisë: Sabotimi i kabllove lidhet me sinkronizimin e planifikuar të rrjetit elektrik të shteteve baltike me Evropën Perëndimore

14 January 2025 at 12:51

RIGË, 14 janar /ATSH-DPA/- Sipas qeverisë lituaneze, sabotimi i kabllove nënujore në Detin Baltik mund të lidhet me sinkronizimin e planifikuar të rrjetit elektrik të shteteve baltike me Evropën Perëndimore.

Ministri i Energjisë, Tsygimantas Vaiciunas sugjeroi sot se qëllimi i atyre që dëmtojnë vazhdimisht linjat e energjisë gjatë muajve të fundit mund të jetë rrezikimi i shkëputjes nga rrjeti rus i energjisë i planifikuar në shkurt.

Vaiciunas theksoi se incidentet nuk do të ndikojnë në ndryshim.

“Ne jemi duke i zbatuar këto plane. Jemi gati dhe po përgatitemi edhe për kërcënimet e mundshme”, tha ai.

Vaiciunas tha se përpjekjet për të sabotuar infrastrukturën e rëndësishme në Detin Baltik ishin pjesë e një komploti më të madh, duke sugjeruar se autorët po punonin në emër të Rusisë.

“Ne jemi në mes të një lufte hibride dhe infrastruktura të tilla dëmtohen për një arsye specifike. Ajo ka një qëllim shumë të qartë”, shtoi ai.

Lituania, Estonia dhe Letonia, të gjitha vendet e BE-së dhe NATO-s që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik të udhëhequra nga Rusia, kanë ndërprerë importet e energjisë elektrike nga Rusia pas sulmit të Moskës ndaj Ukrainës.

Megjithatë, ata kanë mbetur pjesë e një rrjeti të përbashkët energjetik me Rusinë dhe Bjellorusinë, që tani konsiderohet një rrezik sigurie në Vilnius, Talin dhe Rigë.

Ministri suedez për Mbrojtjen Civile, Carl-Oskar Bohlin, raportoi gjatë fundjavës se një shenjë e prerjes së spirancës ishte zbuluar pranë kabllos NordBalt midis Lituanisë dhe Suedisë.

Lituania tani planifikon të mbrojë këtë linjë të rëndësishme energjetike me ndihmën e marinës së saj. //a.i/

The post LITUANI – Ministri i Energjisë: Sabotimi i kabllove lidhet me sinkronizimin e planifikuar të rrjetit elektrik të shteteve baltike me Evropën Perëndimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim

25 November 2024 at 21:59

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se rrëzimi i një avioni mallrash në Lituani më 25 nëntor mund të ketë qenë “incident hibrid” me ndërhyrje nga jashtë.

“Tani duhet ta pyesim veten seriozisht nëse ky ishte aksident, apo nëse ishte një incident tjetër hibrid”, tha Baerbock për gazetarë në takimin e ministrave të Jashtëm të G7-ës në Itali.

“Së voni kemi parë shumë sulme hibride në Evropë, të cilat shpesh në shënjestër kishin individët dhe infrastrukturën, qoftë atë nënujore apo në sipërfaqe”, tha ajo, duke aluduar në këputjen e kabllove të telekomit në Detin Baltik rishtazi, për çka zyrtarët kanë thënë se mund të ketë qenë sabotim.

Autoritetet e Lituanisë nuk e kanë bërë një lidhje të tillë me rrëzimin e avionit.

Shumë agjenci perëndimore të inteligjencës e kanë akuzuar Moskën për përfshirje në akte sabotimi në Evropë, të cilat, sipas tyre, kanë për qëllim destabilizimin e aleatëve të Ukrainës sepse ajo mbështetet te qeveritë perëndimore në luftën e saj kundër pushtimit të plotë nga Rusia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i lidhur me sabotim appeared first on Euronews Albania.

Publikohen pamjet e rrëzimit të aeroplanit gjerman të postës së shpejtë DHL në Lituani

25 November 2024 at 20:38

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një aeroplan për transportim mallrash të postës së shpejtë DHL, përplaset në një qendër skijimi në Lituani.

Bëhet fjalë për një aeroplan të tipit Boeing 737-400 që po udhëtonte nga qyteti gjerman Leipzig drejt kryeqytetit të Lituanisë, vetëm një milje larg vendit të paraparë për të aterruar kur është përplasur në tokë, transmeto Telegrafi.

Pamjet shfaqin aeroplanin duke fluturuar drejt aeroportit të Vilniusit, në një lartësi relativisht të ulët dhe shumë të rrezikshme.

Befasisht fluturakja humb lartësinë dhe përplaset në tokë, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe një top të zjarrtë që ngritet në qiell.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë më vonë tha se mund të ketë qenë një aksident ose një sulm hibrid në ‘kohë të paqëndrueshme’.

Incidenti vjen pas raportimeve në muajt e fundit se shpërthime misterioze kishin ndodhur në magazinat e DHL në Leipzig dhe Birmingham, mes frikës së një operacioni të fshehtë sabotazhi rus që synonte të shpërthente aeroplanët që fluturonin në Perëndim.

Komisioneri i Përgjithshëm i Policisë lituaneze, Arunas Paulauskas, tha se hetuesit nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një akti terrorist. /Telegrafi/

The post Publikohen pamjet e rrëzimit të aeroplanit gjerman të postës së shpejtë DHL në Lituani appeared first on Telegrafi.

❌
❌