Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Main stream

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

By: Ardit
18 July 2025 at 20:05

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpërsojnë kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”. “Është koha që WhatsApp të përgatitet për t’u larguar nga tregu rus”, ka thënë Anton Gorelkin, zëvendësudhëheqs i Komitetit të Dumas për Politika të Informacionit, përmes një shkrimi në Telegram. Aplikacioni në pronësi të […]

The post WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, dy të miturit mbyten në lumin Shkumbin

By: Ardit
18 July 2025 at 19:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin. U raportua se fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe […]

The post E rëndë në Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, dy të miturit mbyten në lumin Shkumbin appeared first on BoldNews.al.

Tronditet SHBA/ Shpërthimi në qendrën e stërvitjes i merr jetën tre agjentëve të policisë

By: Ardit
18 July 2025 at 19:27

Të paktën tre agjentë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në Los Angeles. Shpërthimi ka ndodhur pak para orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale, në qendrën e ndodhur në Eastern Avenue. Kjo qendër strehon zyrën speciale të sherifit dhe ekipin kundër zjarreve, përfshirë edhe […]

The post Tronditet SHBA/ Shpërthimi në qendrën e stërvitjes i merr jetën tre agjentëve të policisë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Durrës, dyshohet për të plagosur

By: Ardit
18 July 2025 at 18:12

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në afërsi Durrësit. U raportua se ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pasi dyshohet se nga aksidenti ka të plagosur. Ndërsa po ashtu u bë me dije se si pasojë e aksidentit është krijuar një trafik i rënduar. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e plota […]

The post Aksident në Durrës, dyshohet për të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët

By: Ardit
18 July 2025 at 17:37

Duket se situata e zjarreve në vendin tonë vijon të rëndohet, teksa me dhjetëra hektarë janë shkrumbuar nga flakët. Ditën e sotme një vatër zjarri është aktivizuar në një sipërfaqe kodrinore në fshatin Cërravë të Pogradecit. Aktualisht vatra është tepër e gjerë ndërsa po favorizohet edhe nga era. Kodra është kryesisht me bimësi të ulët, […]

The post Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët appeared first on BoldNews.al.

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI)

By: Ardit
18 July 2025 at 17:27

Një aeroplan i cili fluturonte nga Omaha për në Detroit, u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert. Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN. Mario Nikprelaj, […]

The post Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Libri si aksesor plazhi

By: Ardit
18 July 2025 at 16:12

Nga Lutfi Dervishi Njerëzimi, e shpiku librin për të kaluar dijen nga një brez në tjetrin. Por askush nuk e parashikoi që një ditë, libri do përdorej për të kënaqur ndjekësit me një story në Instagram. Kur libri bie në duart e një influencereje që e quan “aksesor si syzet”, kemi zbritur zyrtarisht nga Olimpi […]

The post Libri si aksesor plazhi appeared first on BoldNews.al.

Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri

By: Ardit
18 July 2025 at 15:43

Duket se “efekti Shqipëri”, në formatin e turizmit bregdetar, nuk ka më të njëjtën tërheqje. Ose më saktë, nuk po josh më atë kategori turistësh italianë që gjatë tre viteve të fundit e kishin konsideruar Shqipërinë një destinacion ekonomik për pushimet e verës përtej Adriatikut. “Për të qenë të sinqertë – shpjegon Michele Viola, drejtues […]

The post Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 17 July 2025Main stream

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

By: Ardit
17 July 2025 at 22:53

Analisti Artan Hoxha ka komentuar debatin mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani lidhur me mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Sipas analistit, situata agravoi në momentin kur Adriatik Lapaj bëri një premtim ndaj të cili u tërhoq më pas. Hoxha e cilëson si një zhurmë të panevojshme dhe ngre një hipotezë për kandidatët që mund […]

The post “U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat appeared first on BoldNews.al.

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

By: Ardit
17 July 2025 at 22:32

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë debatuar mbrëmjen e sotme në emisionin TPZ, për ndalimet në paraburgim të njerëzve të zyrtarëve të lartë. Ndërsa Haxhiu u shpreh se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj me arratisjen në Zvicër dha një precedent të keq si zyrtar që duhej përballur me drejtësinë, Bushati u shpreh se ai u tregua […]

The post Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve appeared first on BoldNews.al.

DW: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

By: Ardit
17 July 2025 at 22:18

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit Zelenski me emërimet e reja? Parlamenti ukrainas e ka konfirmuar të enjten ish-Ministren e Çështjeve Ekonomike Yulia Svyrydenko si Kryeministren e re. Paraardhësi i saj, Shmyhal, do të bëhet Ministër i Mbrojtjes. Zërat për ndryshime […]

The post DW: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë? appeared first on BoldNews.al.

“Drejtësia duhej të ishte në anën e qytetarëve, e jo Ramës”/ Shkullaku: Kujt i shërben SPAK?

By: Ardit
17 July 2025 at 22:03

Analisti Armand Shkullaku teksa ka analizuar raportin e dorëzuar në Kongresin Amerikan për veprimtarinë e Soros, ka dekalruar se ky fondacion bëri dhe reformën në drejtësi, e cila sipas tij është e dështuar. Më tej Shkullaku deklaroi se, drejtësia duhet që ti shërbejë qytetarëve, por në Shqipëri i shërben Edi Ramës. Shkullaku ngriti pikëpyetje edhe […]

The post “Drejtësia duhej të ishte në anën e qytetarëve, e jo Ramës”/ Shkullaku: Kujt i shërben SPAK? appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Gramsh/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur

By: Ardit
17 July 2025 at 20:44

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Sotirë të Gramshit, ku një makinë me tre persona brenda ka dalë nga rruga. Të tre pasagjerët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar fillimisht në Spitalin e Gramshit. U raportua se pas marrjes së ndihmës së parë, të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë […]

The post Aksident në Gramsh/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

By: Ardit
17 July 2025 at 20:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet edhe në fundjavë. Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të mbajtur me gazetarë, pas kthimit nga vizitat në Shtetet e Bashkuara dhe Letoni, dhe në ditën kur […]

The post Osmani: Do t’i drejtohem Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë appeared first on BoldNews.al.

Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut

By: Ardit
17 July 2025 at 18:46

Pasi mandati i tij u shpall i pavlefshëm dhe prej thuajse një viti, Vangjel Tavo drejton Bashkinë e Himarës, duket se Fredi Beleri nuk dorëzohet për këtë bashki. Beleri edhe pse deputet i Parlamentit Evropian, ka vendosur të kërkojë mandatin e kryebashkiakut që fitoi në zgjedhjet e pjesshme vendore të 14 Majit. Fredi Beleri i […]

The post Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd/ Përplasen dy makina, disa të plagosur

By: Ardit
17 July 2025 at 18:12

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. U raportua se nga përplasja e mjeteve, dyshohet për 4 persona të plagosur, nga e njëjta familje. U bë me dije se pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të […]

The post Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd/ Përplasen dy makina, disa të plagosur appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Plagosja në Sarandë, indetifikohen autorët! Shpallen në kërkim dy vëllezërit problematikë

By: Ardit
17 July 2025 at 18:02

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim dy vëllezërve si autorë të dyshuar të plagosjes së dy të rinjve Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj ditën e sotme në qytetin bregdetar. Bëhet fjalë për Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, aktualisht në proces […]

The post EMRAT/ Plagosja në Sarandë, indetifikohen autorët! Shpallen në kërkim dy vëllezërit problematikë appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Pritjes i erdhi fundi, Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

By: Ardit
17 July 2025 at 16:59

Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka postuar një foto të fëmijës së sapolindur. Daskan është emri që ajo dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji kanë zgjedhur për të birin. […]

The post FOTO/ Pritjes i erdhi fundi, Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë appeared first on BoldNews.al.

Rifromatimi i qeverisë, Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

By: Ardit
17 July 2025 at 16:27

Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimit më të më madh të kabinetit qeveritar në këtë shtet në vjetët e fundit, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit në periudhë lufte. Svyrydenko, 39-vjeçare, e ka marrë detyrën nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me kërkesë për rritje të prodhimit […]

The post Rifromatimi i qeverisë, Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Plagosja e dyfishtë në Sarandë, dy të rinjtë dërgohen me urgjencë drejt Traumës

By: Ardit
17 July 2025 at 16:16

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Sarandës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë me armë zjarri. U raportua se të plagosur mbetën shtetasit Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç. Më tej policia ka njoftuar se pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, të rinjtë do të […]

The post EMRAT/ Plagosja e dyfishtë në Sarandë, dy të rinjtë dërgohen me urgjencë drejt Traumës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌