Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Irani arreston 20 të dyshuar për spiunazh për Izraelin

By: Rovena
10 August 2025 at 11:53

Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë operativë të agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad, gjatë muajve të fundit, njoftoi të shtunën gjyqësori iranian.

Të mërkurën, Irani ekzekutoi një shkencëtar bërthamor me emrin Rouzbeh Vadi, i cili u dënua për spiunazh për Izraelin dhe për ndarjen e të dhënave me një tjetër shkencëtar bërthamor, i vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit në qershor, raportuan mediat shtetërore.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangiri, u tha gazetarëve në Teheran të shtunën se akuzat ndaj disa prej 20 të arrestuarve janë hedhur poshtë dhe ata janë liruar, por nuk tregoi sa prej tyre saktësisht.

“Gjyqësori nuk do të tregojë asnjë mëshirë ndaj spiunëve dhe agjentëve të regjimit sionist, dhe me vendime të forta do t’i bëjë shembull për të gjithë”, citohet të ketë thënë Jahangiri nga mediat iraniane.

Ai tha se hollësitë e plota do të bëhen të ditura sapo të përfundojnë hetimet.

Ekzekutimi i iranianëve të dënuar për spiunazh për Izraelin është rritur ndjeshëm këtë vit, pasi në muajt e fundit janë kryer të paktën tetë ekzekutime.

Izraeli kreu 12 ditë sulme ajrore ndaj Iranit në qershor, duke shënjestruar gjeneralët më të lartë, shkencëtarët bërthamorë, objektet bërthamore, si dhe lagjet e banuara.

Irani u kundërpërgjigj me një breshëri raketash dhe dronësh ndaj Izraelit.

Grupi për të drejtat e njeriut, HRANA, raportoi për 1.190 viktima iraniane gjatë 12 ditëve të sulmeve izraelite, përfshirë 436 civilë dhe 435 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Autoritetet izraelite thanë se 28 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmit hakmarrës të Iranit./REL

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

17 July 2025 at 22:55

Policia italiane ka goditur një grup me shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Si rezultat të operacionit “Djali”, që nisi në tetor të vitit të kaluar, janë arrestuar 11 shqiptarë mëngjesin e sotëm, teksa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit akuzohen në shkallë të ndryshme, […]

The post Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës appeared first on BoldNews.al.

Laboratori i kokainës në Greqi, 3 shqiptarë të arrestuar, “koka” në Spanjë (Emrat)

By: user 5
5 July 2025 at 15:50

Robert Muci, Skender Kallashi dhe Ledvis Hoxha janë tre shqiptarët e arrestuar në Greqi nga grupi i trafikut të kokainës. Gjithsej në grupin kriminal janë 14 pjesëtareve, mes tyre edhe Robert Muci, 41 vjeç nga Shushica e Vlorës, Skender Kallashi, 50 vjeç nga Novosela e Vlorës dhe Ledvis Hoxha, 27 vjeç nga Kutallia e Dimalit.

Gjithashtu bëhet e ditur se “Koka” që fshihej pas transportit të lëkurave me kokainë nga Amerika Latine në Greqi konsiderohet një shtetas 45-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Luis Murataj (Karteri) i cili nuk u arrestua, por mësohet se jeton në Spanjë. Konkretish nga 14 anëtarët e grupit vetëm 11 persona janë arrestuar, 6 grekë, 3 shqiptarë, 1 kolumbian dhe 1 bolivian.

Laboratori i kokainës ishte në një depo dhe brenda një banesë. Në laborator kryhej ndarja e kokainës që ishte zhytur në lëkurë të papërpunuar me kimikate, ku disa nga të dyshuarit u kapën duke fjetur. Laboratori i paligjshëm u gjet se përmbante afërsisht 100 kilogramë kokainë të përzier me kripëra, të cilat ishin nxjerrë nga 200 lëkura.

Nga 1.500 lëkurat e mbetura të gjetura në paleta, sasia që grupi do të kishte prodhuar, pas ndarjes nga kripërat, vlerësohet të ketë qenë afërsisht 700 kilogramë.

“Lëkurat u importuan në vendin tonë nëpërmjet një kompanie me shumicë për mallra lëkure dhe mallra udhëtimi, të cilën e kishin krijuar vetë dhe u transportuan me automjete tregtare në një vend ku kishin instaluar një laborator të posaçëm kimik”, tha zëdhënësja e shtypit e policisë greke, Constantia Dimoglidou.

Kokaina u importua nga Amerika Latine në Shqipëri nëntorin e kaluar duke përdorur të njëjtën metodë.

The post Laboratori i kokainës në Greqi, 3 shqiptarë të arrestuar, “koka” në Spanjë (Emrat) appeared first on Lapsi.al.

Finalizohet operacioni policor “The Bridge”/ Transportonin emigrantë ilegalë, 7 të arrestuar, sekuestrohen para dhe…

5 July 2025 at 13:52

Në kuadër të operacionit “The Bridge”, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 7 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për trafikim të emigrantëve ilegalë. Pas një ndjekjeje të shpejtë, u arrestuan 3 shtetas që po transportonin 6 emigrantë nga Filipinet nga Tirana drejt Sarandës. Gjatë operacionit, u sekuestruan 2 automjete, 2900 euro, 40,000 lekë dhe 4 celularë.

Një tjetër operacion, “Attempt”, çoi në arrestimin e 3 shtetasve që po transportonin 12 emigrantë nga Pakistan. Ata u kapën pas një ndjekjeje, kur nuk i respektuan urdhrin e Policisë për të ndaluar. Nga ky operacion, u sekuestruan 3 automjete, 1900 euro dhe 4 celularë. Hetimet vijojnë për kapjen e një shtetasi tjetër të shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

“Në kuadër të operacionit të koduar “The brigde”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Altin Delija, Klajdi Toshkollari, u ndalua shtetasi Henri Ranci si dhe u shpall në kërkim shtetasi Klei Çela, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

2 automjeteve që drejtonin këta shtetas iu është bërë shenjë për të ndaluar, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

Drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë u vënë në ndjekje dhe si rezultat bënë të mundur kapja e 3 shtetasve. Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi A. D., u gjetën 6 emigrantë nga Filipinet, të cilët po i transportonin nga Tirana në drejtim të Sarandës, kundrejt fitimit. Nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar K. T., dhe 17-vjeçari, kontrollonin rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë.

Gjithashtu nga hetimet rezultojnë që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe shtetasi i ndaluar H. R., dhe shtetasi i shpallur në kërkim K. Ç., për të cilin punohet për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2900 euro, 40 000 lekë, si dhe 4 celularë. Në kuadër të operacionit të koduar “Attempt” u arrestuan në flagrancë shtetasit Ardit Koçi, Daniel Muçollari dhe Emanuel Ferra, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Të 3 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, gjatë tentativës për të transportuar 12 emigrantë nga Pakistani, janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilët iu kanë bërë shenjë për të ndaluar. Drejtuesit e automjeteve nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë, iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat është bërë e mundur kapja e 3 shtetasve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, 1900 euro, si dhe 4 celularë. “

The post Finalizohet operacioni policor “The Bridge”/ Transportonin emigrantë ilegalë, 7 të arrestuar, sekuestrohen para dhe… appeared first on Sot News | Lajme.

BM – Policia britanike arreston 2 000 persona në një operacion njëjavor kundër drogës

LONDËR, 4 korrik /ATSH-DPA/- Policia britanike ka arrestuar pothuajse 2 000 persona në një operacion njëjavor kundër rrjeteve të drogës, tha Këshilli Kombëtar i Shefave të Policisë (NPCC).

Forcat në të gjithë vendin kryen 1 965 arrestime, mbyllën 241 rrjete të trafikimit të drogës dhe sekuestruan 501 armë, afërsisht 178 kilogramë drogë të klasit A ​​dhe rreth 2,4 milionë paund (3,3 milionë dollarë) midis 23 dhe 29 qershorit.

Në Londër, Policia Metropolitane arrestoi 301 persona prej të cilëve 111 janë akuzuar.

Policia e Londrës gjithashtu mbylli më shumë se 100 rrjete të trafikimit të drogës dhe sekuestroi 12 armë zjarri, 78 armë – duke përfshirë shpata samurai dhe thika Zombie, gati 70 kilogramë drogë të klasit A ​​dhe më shumë se 600 000 paund.

Rrjetet e trafikimit të drogës janë zakonisht banda urbane, të cilat përdorin linja telefonike për të shitur drogë, kryesisht kokainë të fortë dhe heroinë, te klientët në qarqe të tjera.

“Elementi i saj më i fshehtë” përfshin shfrytëzimin e personave të cenueshëm, përfshirë fëmijët dhe ata me probleme të shëndetit mendor ose varësisë, duke i rekrutuar ata për të shpërndarë drogë ose duke përdorur shtëpitë e tyre si bazë për trafikim”, tha Policia Metropolitane. //a.i/

 

The post BM – Policia britanike arreston 2 000 persona në një operacion njëjavor kundër drogës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksion i gjerë policor/ Synim përmbysja e pushtetit në Serbi, çmontohet organizata kriminale, tre të arrestuar

26 June 2025 at 09:37

Të arrestuarit, me inicialet I.M., N.A. dhe B.M., dyshohet se më 21 qershor 2025 kanë zhvilluar një takim në një hotel në Kraljevo, ku kanë planifikuar një ndryshim të dhunshëm të qeverisë në Republikën e Serbisë.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, tre persona janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të përgatitjes së një vepre penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë, në bazë të nenit 320 në lidhje me nenin 309 të Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, ata janë dakorduar të mos ktheheshin në shtëpi derisa të “vrisnin ose shkatërronin” përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Po ashtu, ata kishin paralajmëruar përdorimin e armëve të zjarrit, planifikuan një sulm ndaj anëtarëve të policisë për çarmatosjen e tyre, si dhe një pushtim të dhunshëm të ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, institucioneve të tjera dhe mediave si Radio Televizioni i Serbisë (RTS), “Happy” dhe “Informer”.

Njëri prej të dyshuarve, I.A., u arrestua në Gugalj, në rrugën për në Požega. Gjatë kontrollit të automjetit Škoda që ai drejtonte, në çantën e tij u gjet një pistoletë CZ 7.65 mm me numër serial të fshirë, një kornizë me 7 fishekë dhe një kuti me 25 fishekë të tjerë.

Sipas autoriteteve, armë të tilla me numra serialë të fshirë është shumë e vështirë të gjurmohen, dhe përdoren kryesisht për krime të rënda, përfshirë vrasje të planifikuara — ndaj dyshohet se atentate mund të ishin planifikuar në Beograd.

Përveç veprës penale kundër rendit kushtetues, I.A. do të përballet edhe me akuzën për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe pajisjeve shpërthyese, sipas nenit 348 të Kodit Penal.

N.A. dhe B.M. u arrestuan në qytetin e Kragujevcit. Të tre të dyshuarit pritet të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd për t’u marrë në pyetje brenda 48 orëve.

Aksion i gjerë policor

Sipas burimeve jozyrtare të Kurir.rs, aksioni është pjesë e një operacioni të gjerë të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë, UKP dhe Agjencia për Siguri dhe Informim (BIA), me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd.

Arrestimet janë kryer në kuadër të hetimeve për krime të organizuara kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare, ndërsa kontrolle janë duke u zhvilluar në disa lokacione në territorin e Republikës së Serbisë.

The post Aksion i gjerë policor/ Synim përmbysja e pushtetit në Serbi, çmontohet organizata kriminale, tre të arrestuar appeared first on Sot News | Lajme.

Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit (Emrat)

21 June 2025 at 14:33

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 22 nga të arrestuarit në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, ndërsa ka ndryshuar masën e sigurisë për vetëm dy persona të përfshirë në këtë grup.

E vetmja grua pjesë e këtij grupi, Xhoana Rustemi, u la në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërsa për Albert Shushkun, gjykata vendosi “arrest në shtëpi”, për shkak të rrethanave familjare, pasi ai është kujdestar i një fëmije me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë, në qeli mbeten drejtuesit e dyshuar të rrjetit kriminal, vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, si dhe një numër tjetër personash të përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës, konkretisht:

Arnold dhe Adnan Hida, Elvis Sejdo, Julian Bushati, Sabian Jashari, Mario Avdiaj, Geraldo Kovaçi, Emrah Mustafaj, Vladimir Qerimi, Myzafer Xhanari, Albi Shehu, Ledio Dervishi, Juljan Rabushja, Elisard Rrustaj, Kledi Sinani, Bledar Duka, Kevin Troplini, Samuel Demiri, Ardit Dervishi dhe Ledin Kazanxhi.

Gjithashtu, kujtojmë se më herët, gjykata kishte vendosur arrest shtëpie për shtetasin Faik Kurti.

Operacioni i zhvilluar pak ditë më parë nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria, kishte si objektiv një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të drogës që vepronte kryesisht në lokale të njohura të natës në Tiranë.

The post Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërndanin lëndë narkotike në ish-Bllok, 25 të arrestuarit para Gjykatës në pritje të masës së sigurisë

21 June 2025 at 12:30

25 persona u arrestuan dhe 8 të tjerë u shpallën në kërkim pasi së bashku operonin në disa zona të Tiranës në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Droga që shpërndahej ishte kryesisht e llojeve të forta kokainë e heroinë. Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role

Të cilësuar si koka e grupit, Këta janë Durim dhe Artur Gurzi, dy vëllezeër të cilët siguronin drogën e përgatisnin atë në doza për ta shpërndarë dhe ndanun rolet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dy vëllezërve u ushtruan një kontroll në banesë dhe iu gjetën 20 mijë euro. Ndërsa vëllai i tyre i 3 u shpall në kërkim. Baza e grupit ishte pranë zonës së shkollës së bashkuar, por shpërndahej edhe në selitë, al idem e fresk. 25 personat e arrestuar kan

Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role. Të cilësuar si koka e grupit, Këta janë Durim dhe Artur Gurzi, dy vëllezeër të cilët siguronin drogën e përgatisnin atë në doza për ta shpërndarë dhe ndanun rolet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dy vëllezërve u ushtruan një kontroll në banesë dhe iu gjetën 20 mijë euro. Ndërsa vëllai i tyre i 3 u shpall në kërkim.

Baza e grupit ishte pranë zonës së shkollës së bashkuar, por shpërndahej edhe në selitë, alidem e fresk. Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role

Të cilësuar si koka e grupit, Këta janë Durim dhe Artur Gurzi, dy vëllezër të cilët siguronin drogën e përgatisnin atë në doza për ta shpërndarë dhe ndanun rolet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dy vëllezërve u ushtruan një kontroll në banesë dhe iu gjetën 20 mijë euro. Ndërsa vëllai i tyre i 3 u shpall në kërkim. Baza e grupit ishte pranë zonës së Shkollës së Bashkuar, por shpërndahej edhe në Selitë, Ali Dem e Fresk. 25 personat e arrestuar kanë dalë përpara togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

The post Shpërndanin lëndë narkotike në ish-Bllok, 25 të arrestuarit para Gjykatës në pritje të masës së sigurisë appeared first on Sot News | Lajme.

Kavajë/ Kultivuan 1200 bimë kanabis, 2 të arrestuar, shpallen në kërkim 2 të tjerë

20 June 2025 at 10:21

Policia e Kavajës në bashkëpunim me Sektorin Operacional të Durrësit, kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i hetimit, është bërë e mundur kapja e 2 personave, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Leka, pranë depos së ujit të këtij fshati.

Konkretisht, u vunë në pranga shtetasit me iniciale D. M., 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe A. H., 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K.

Policia ka sekuestruar 20000 euro, 1000 fara kanabisi , 1 armë sportive, municion dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pjesë e bimëve narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Po punohet me intensitet të lartë, për të kapur shtetasit e shpallur në kërkim, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kavajë/ Kultivuan 1200 bimë kanabis, 2 të arrestuar, shpallen në kërkim 2 të tjerë appeared first on Euronews Albania.

Arrestohen 60 persona në Iran/ Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite

16 June 2025 at 15:23

Kreu i departamentit të policisë kibernetike në provincën Isfahan të Iranit qendror, Nematollah Taherpour u shpreh se këta persona kishin dëmtuar opinionin publik, duke rrezikuar sigurinë psikologjike të shoqërisë, me veprimet e tyre.

Autoritetet iraniane kanë arrestuar 60 persona me akuzën e përhapjes së thashethemeve dhe postimeve në rrjete sociale në favor të sulmeve izraelite.

Më parë, policia iraniane njoftoi se 26 persona ishin arrestuar në Semnan dhe Yazd për të njëjtën arsye. Sipas një raporti të Tasnim nga Isfahan, katër persona të tjerë u arrestuan “për ngritjen e një punishteje për të prodhuar dronë dhe predha që do të përdoreshin kundër objektivave iraniane, në favor të Izraelit”.

The post Arrestohen 60 persona në Iran/ Bënë postime duke mbështetur sulmet izraelite appeared first on Sot News | Lajme.

Durrës/ Organizonin lojëra fati në disa lokale, 3 të arrestuar, procedohen 7 persona

9 June 2025 at 14:07

Policia e Durrësit ka realizuar kontrolle të vazhdueshme në ambientë të ndryshme, teksa kanë zbuluar 5 lokale ku organizoheshin lojëra fati, baste sportive.

Si rezultat, janë arrestuar tre persona, shtetasit A. N., 28 vjeç, E. K., 31 vjeç, E. K., 31 vjeç, të tre banues në Durrës.

Nga ana tjetër, janë proceduar në gjendje të lirë 7 persona: A. T., 22 vjeç, G. K., 22 vjeç, L. R., 65 vjeç, B. S., 57 vjeç, K. L., 44 vjeç, O. B., 18 vjeç dhe E. K., 56 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Të gjithë të përfshirët u kapën në flagrancë në këto lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 10 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Durrës/ Organizonin lojëra fati në disa lokale, 3 të arrestuar, procedohen 7 persona appeared first on Euronews Albania.

Shisnin bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi në treg të zi, tre të arrestuar në Tiranë

By: user 11
5 June 2025 at 10:40

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për shitjen e jashtëligjshme të biletave të ndeshjes që do të zhvillohet më 7 qershor mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ndërkohë dy të tjerë, një 25-vjeçar dhe një i mitur 16-vjeç do të hetohen në gjendje të lirë.

Sipas burimeve identifikimi i tyre është bërë nga rrjetet sociale pasi reklamonin shitjet e tyre nga 300 deri në 1000 euro.

“Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2.

Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.

Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”, informoi sot policia.

The post Shisnin bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi në treg të zi, tre të arrestuar në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Tiranë| Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, 2 të arrestuar

4 June 2025 at 09:23

Dy shtetas janë arrestuar pas zbardhjes së një call center-i të paligjshëm në Tiranë, i cili ushtroi aktivitete mashtruese për të përfituar nga investimet në bursa fiktive.

Gjatë këtij operacioni, u arrestuan shtetasit Olsi Vasku 35 vjeç dhe Admir Behari 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata ishin administratorë të një subjekti të palicencuar, të cilin e kishin përshtatur si call center në Rrugën e Barrikadave.

Përmes këtij call center-i, ata kontaktonin shtetas të huaj dhe, duke përdorur mashtrime, i bindnin të investonin në bursa të rreme, për të fituar para përmes një veprimtarie të padeklaruar.

Grupi hetimor ka sekuestruar 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, të cilat përdoren për operacionet e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tiranë| Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, 2 të arrestuar appeared first on Euronews Albania.

Finalizohet operacioni policor “Firemen”/ Dogjën automjetin në Mat, arrestohet një nga autorët shpallet në kërkim…

2 June 2025 at 11:31

Në kuadër të operacionit “Firemen”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat zbardhën autorësinë e rastit. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas denoncimit të një 30-vjeçari, se i kishin djegur automjetin, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 01.06.2025, në Burrel.

Gjatë operacionit u identifikuan autorët e dyshuar, shtetasit Egri Koçi (Hani), 24 vjeç, banues në fshatin Zenisht dhe J. S., 25 vjeç, banues në Burrel. Shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga 24-vjeçarin dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit Jurxhin Sada.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 23 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohet operacioni policor “Firemen”/ Dogjën automjetin në Mat, arrestohet një nga autorët shpallet në kërkim… appeared first on Sot News | Lajme.

Operacion i madh në Belgjikë/ Goditet organizata kriminale shqiptare, 6 të arrestuar

By: V K
27 May 2025 at 10:27

Gjatë një operacion antidrogë, autoritetet belge kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare, ku raportohet se 6 shtetas u vendosën në pranga.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga Prokuroria Publike e Leuven-it, e cila konfirmoi se të ndaluarit ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Hetimet kishin nisur që në nëntor të vitit 2023 nga Policia Federale Gjyqësore (PJF) në Leuven, pas dyshimeve se grupi kishte ngritur plantacione të sofistikuara kanabisi në Belgjikë dhe Francë, si dhe ishte i përfshirë në transport ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Grupi kriminal operonte kryesisht nga rajonet Diest, Geel dhe Liège, ndërkohë që kishte lidhje me bashkëpunëtorë në disa vende të tjera evropiane, duke përdorur një rrjet të mirëorganizuar logjistik.

Operacioni kulmoi më 20 maj me 11 kontrolle në qytetet Diest, Geel, Herstal, Lummen, Liège, Oupeye dhe Tremelo.

Tetë persona u arrestuan, nga të cilët gjashtë – të moshës nga 32 deri në 46-vjeç, u vendosën në paraburgim me urdhër arresti, ndërsa dy të tjerë u lanë të lirë por mbeten në hetim.

Në të njëjtën ditë, autoritetet shqiptare dhe franceze zhvilluan kontrolle të ngjashme në territoret e tyre, në koordinim me hetimet belge.

Gjatë aksionit, rreth 90 efektivë policie morën pjesë, përfshirë njësitë e posaçme dhe shërbimet doganore, si dhe policinë lokale nga disa qytete.

Sipas Prokurorisë së Leuven-it, gjatë kontrolleve u sekuestruan 36.5 kilogramë kanabis, si dhe substanca të tjera narkotike si ketaminë, kokainë, ekstazi, gaz i qeshur dhe amfetaminë.

Gjithashtu, u gjetën para cash, armë zjarri dhe prova të tjera materiale që do t’i nënshtrohen hetimeve të mëtejshme.

The post Operacion i madh në Belgjikë/ Goditet organizata kriminale shqiptare, 6 të arrestuar appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Enigma”/ Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Durrësit, Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët

25 May 2025 at 11:32

Në Gjykatën e Durrësit kanë mbërritur 7 të arrestuarit e restorantit në Gjrin e Lalzit nga operacioni Enigma. Ata kanë mbërritur nën masa të larta sigurie dhe do të dalin para gjykatës ku do të njoihen me masat e tyre të sigurisë.

Shtatë të arrestuarit janë Xhevdet Plakun, i cili ishte arratisur nga burgu në Itali, Voltan dhe Jugert Xhanin, Fatjon Qesjan, Oltion Hasanin, Alfred Hasanaj dhe Flobenc Meçja (Gega).

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje.

Xhevdet Plaku që njihet me nofkën “Kiss” nga Durrësi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti. 45-vjeçari ishte dënuar në shtetin fqinj për trafik droge.

Ndërsa Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. 43 -vjecari akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Elis Rroshkodolit në lagjen “Ahmet Haxhiu” në Shkodër mesditën e 30 gushtit 2024.

The post Operacioni “Enigma”/ Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Durrësit, Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët appeared first on Sot News | Lajme.

Disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë/ Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale

22 May 2025 at 11:20

Arrestime dhe procedime penale ndaj disa shtetasve. Policia e Tiranës ka goditur një sërë rastesh të përndjekjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale.

Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si dhe nga Komisariati i Policisë Nr. 1, janë referuar materialet në Prokurori për një sërë personash të dyshuar për përndjekje, hapje profilësh false dhe komente fyese ndaj qytetarëve.

Në një prej rasteve, një 22-vjeçar u arrestua për përndjekjen e një 21-vjeçareje, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve dhe për të ndalur keqpërdorimet në platformat online.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-V. T., 20 vjeçe, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, dy profile false, me të dhënat e një 21-vjeçareje;

-F. D., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil me fotografitë e një 42-vjeçareje;

-G. J., 46 vjeç, pasi bazuar në kallëzimin e bërë nga një 46-vjeçare, ky shtetas bën komente fyese në profilin e saj në rrjete sociale;

-D. Xh., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 30-vjeçar;

-shpallën në kërkim shtetasin G. Q., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur në rrjete sociale, një profil fals me atë të të cilit përndjek një 41-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin H. V., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 21-vjeçare;

The post Disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë/ Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Fotografuan votën e tyre, arrestohen dy votues në Tiranë

By: Rovena
11 May 2025 at 13:35

Dy persona, Hasan Doka dhe Redion Lelo janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kanë fotografuar votën e tyre në kundërshtim me ligjin.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, kishin fotografuan fletët e tyre të votimit, informojmë se:

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këto raste, është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me rastet”, njofton policia./abcnews.al

76 persona të arrestuar në Turqi pas thirrjes për protesta më 1 Maji, 84 të tjerë në kërkim

By: M C
29 April 2025 at 22:39

Dhjetëra persona janë arrestuar në Turqi për dyshime se kanë bërë thirrje për demonstrata për 1 Majin në sheshin Taksim, në qendër të Stambollit. Pas protestave të Parkut Gezi në vitin 2013, të cilat filluan në Sheshin Taksim, demonstratat antiqeveritare janë të ndaluara në këtë shesh.

Të arrestuarit akuzohen se i përkasin organizatave ekstremiste të krahut të majtë. Sipas raportimeve 76 persona janë arrestuar dhe gjithsej 84 të dyshuar janë në kërkim. Në vitet e mëparshme, autoritetet kanë bërë arrestime të shumta dhe kanë ndodhur përleshje midis policisë dhe protestuesve në lidhje me demonstratat e 1 Majit.

Sheshi Taksim është simbolikisht i rëndësishëm për sindikatat dhe opozitën. Sindikatat donin të përkujtonin 1 Majin e vitit 1977, kur snajperët hapën zjarr ndaj një tubimi masiv prej rreth 500,000 demonstruesish, duke vrarë shumë njerëz.

The post 76 persona të arrestuar në Turqi pas thirrjes për protesta më 1 Maji, 84 të tjerë në kërkim appeared first on Albeu.com.

Sulmet në burgje/ Policia “blindon” Francën

28 April 2025 at 15:28

25 persona janë arrestuar në bastisjet e hershme të mëngjesit nga policia në të gjithë Francën. Masat e autoriteteve vijnë si një përgjigje të një vale sulmesh të koordinuara në burgje dhe shtëpitë e oficerëve të burgjeve në prill.

Bastisjet po zhvillohen në të gjithë vendin këtë të hënë, duke përfshirë në kryeqytetin Paris dhe disa qytete të tjera si Marseille dhe Bordeaux në jug dhe qytetin e Lionit.

Ministri francez i Drejtësisë Gérald Darmanin ka deklaruar se sulmet janë vepër e bandave që po hakmerren kundër një goditjeje të re të qeverisë ndaj trafikut të drogës.

Incidentet më të rënda ndodhën gjatë pesë netëve në fillim të këtij muaji, me djegien e automjeteve dhe dy burgje të shënjestruara me armë zjarri në ato që Darmanin i përshkroi si “sulme terroriste”

The post Sulmet në burgje/ Policia “blindon” Francën appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌