SHBA, lindjet në pikiatë/ Trump ul kostot e fertilizimit in vitro dhe rrit bonuest për çdo fëmijë
Shkalla e lindjeve në Shtetet e Bashkuara ran ë nivelin më të ulët historik në vitin 2024, me më pak se 1.6 fëmijë për grua, sipas të dhënave federale të publikuara së fundmi.
Statistikat e reja janë në të njëjtin nivel me normat e fertilitetit në vendet e Evropës Perëndimore, sipas të dhënave të Bankës Botërore.
SHBA dikur ishin ndër vendet e pakta të zhvilluara me një normë që siguronte që çdo brez të kishte mjaftueshëm fëmijë për të zëvendësuar veten, rreth 2.1 fëmijë për grua. Por kjo normë ka rënë në Amerikë për gati dy dekada, pasi më shumë gra po presin më gjatë për të pasur fëmijë ose nuk e ndërmarrin kurrë atë hap.
E alarmuar nga rënia drastike, administrata Trump ka ndërmarrë hapa për të rritur numrin e lindjeve, si lëshimi i një urdhri ekzekutiv që synon të zgjerojë aksesin dhe të zvogëlojë kostot e fertilizimit in vitro dhe mbështetja e idesë së “bonuseve për fëmijë” që mund të inkurajojnë më shumë çifte të kenë fëmijë.
Por nuk ka arsye për t’u alarmuar, sipas Leslie Root, një studiuese e Universitetit të Kolorados e fokusuar në politikat e fertilitetit dhe popullsisë.
Rënia shihet si një process I vazhdueshëm, por nuk ka vend për shqetësim për sa kohë shtesa natyrore është ende në rritje, pra më shumë lindje sesa vdekje.
Shkalla në vitin 2023 ishte 1.621 dhe ra gradualisht në vitin 2024 në 1.599, sipas Qendrës Kombëtare për Statistikat e Shëndetit. Në total në të gjithë vendin, lindën pak më shumë se 3.6 milionë foshnje.
Kjo mendohet se po ndodh kryesisht se njerëzit po martohen më vonë dhe gjithashtu janë të shqetësuar për mundësitë e tyre financiare, sigurim shëndetësor dhe burime të tjera për të rritur fëmijë në një mjedis të qëndrueshëm./abcnews.al