Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sveçla konfirmon ndalimin e Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së, do të përballet me ligjin

18 July 2025 at 22:33

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të zyrtarit serb Igor Popoviq, i cili gjatë një fjalimi në Rahovec e cilësoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste.

Sveçla konfirmoi edhe zyrtarisht se Popoviq është ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak dhe ndaj tij priten masa konform ligjeve në fuqi.

Sipas tij, Popoviq që është ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë” në Serbi – me deklarimet e tij ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Republikën e Kosovës.

“Deklarimet e tij gjatë fjalimit kanë nxitur urrejtje e përçarje ndëretnike në vendin tonë. Ai e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si organizatë terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda në historinë botërore”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai konfirmoi se Popoviq pas ndalimit në pikën kufitare në Bërnjak është dërguar në stacionin policor në veri të Mitrovicës.

“Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë, e aq më pak të Luftës sonë Çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja. Kjo pjesë e historisë gëzon respektin e të gjithë botës përparimtare”, theksoi ministri në detyrë.

Sveçla shtoi se deklarimet si të Popoviqit janë “model millosheviqian” që mbahen ende gjallë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Deklarimet e modelit millosheviqian, që administrata politike e Serbisë të drejtuar nga Vuçiq i mban ende gjallë dhe i shpërndan kudo, janë të dënueshme sepse janë përçarëse, të pavërteta sepse janë të trilluara, dhe të dëmshme sepse janë në kundërshtim me çdo normë ndërkombëtare të fqinjësisë dhe shoqërive përparimtare”, përfundoi Sveçla. /Telegrafi/

The post Sveçla konfirmon ndalimin e Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së, do të përballet me ligjin appeared first on Telegrafi.

Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut

18 July 2025 at 12:49

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të IPK-së, ku ndër të tjera thuhet se në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë  Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, kryetari i Komunës së Mitrovicës , Erden Atiq si dhe zyrtarë e eprorë nga ARC, IPK dhe Policia e Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se zyrat e reja të IPK-së tani janë në lagjen e Boshnjakëve, në rrugën “Çlirimi” në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Në fjalimet e rastit, hapja e zyrave të reja u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve të Inspektoratit Policor të Kosovës. Sveçla dhe Hodaj theksuan rëndësinë e zyrave të reja të IPK-së për përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sundimin e ligjit  në Kosovë. Kryeshefi i IPK-së, gjatë fjalës së tij, falënderoi Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Regjistrim Civil (ARC) për mbështetje të vazhdueshme në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

PO ashtu ministri i Brendshëm gjatë ceremonisë, theksoi rëndësinë e hapjes së zyrave të reja të IPK-së, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për forcimin e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës.

“Ai shtoi se hapja e zyrave te reja do të kontribuojë në fuqizimin e integritetit dhe besueshmërisë së Policisë së Kosovës. Përgjatë viteve, IPK ka ofruar shërbime në Mitrovicën e Veriut që nga hapja e zyrës së parë në vitin 2015, e vendosur  deri dje në një objekt me qera në rrugën ‘Mbreti Peter’ “, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, zyrat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut do të funksionojnë në shërbim të qytetarëve nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00 deri në orën 16:00. /Telegrafi/

 

The post Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut appeared first on Telegrafi.

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë

17 July 2025 at 12:53

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë realizuar sot një aksion nën dyshimet për spiunazh.

Si rezultat i këtij aksioni një zyrtar policor i nacionalitetit serb ka rënë në pranga.

Telegrafi raportoi më herët se i arrestuari është Bojan Jevtiq i cili mbanë pozitën e zëvendëskomandantit të policisë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Po është e vërtetë, dua të përgëzoj AKI-në,IPK-në dhe Prokurorinë për këtë aksion jashtëzakonisht të rëndësishëm. Më shumë informacione nuk mund të ju jap, por sinqerisht mund të ju them se kështu rritet besimi në organet e sigurisë”, ka thënë Sveçla para mediave.

Ndryshe nga institucionet e sigurisë ende nuk janë dhënë detaje tjera rreth këtij aksioni. /Telegrafi/

The post Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë appeared first on Telegrafi.

Kërkohet dorëheqja e Sveçlës/ Vrasja e të riut nga policët, protesta në Kosovë

By: xhir jeta
9 July 2025 at 14:51

5 zyrtar të policisë së Kosovës që janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “vrasje nga pakujdesia” dhe “tejkalim të kompetencave zyrtare” u paraqitën këtë të mërkurë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të dhënë dëshminë e tyre pasi dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e 27 vjecari Agon Zejnullahu, një ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 7 korrikut në Lipjan.

Policia thotë se 27 vjeçari kishte qënë nën ndikimin e alkolit në momentin e arrestimit dhe po sulmonte kalimtar e automjete në momentin kur autoritetet kryen ndërhyrjen e tyre. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit 30 ditor për 5 zyrtarët e policisë. Ne pamjet e publikuara duket momenti kur nje grup policesh ndalojnë 27 vjecarin Agon Zejnullahu dhe me pas ambulanca qe mbërrin ne rrugën  “Haradin Bajrami”.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Lipjan mbrëmjen e 7 korrikut ka ngjallur zemërim ndaj autoriteteve të Kosovës dhe është krahasuar me vrasjen e George Floyd nv Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri në detyrë I punve të brendshme në Kosovë Xhelal Zveçla kur u pyet nga gazetarët këtë të mërkurë nëse do të jepte dorëheqjen nga posti si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, zgjodhi të ironizonte gazetarët duke buzëqeshur.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi pakompromis lidhur me rrethanat e vdekjes së Zejnullahut. Edhe Kryeministri në detyrë I Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se kërkon një hetim të thellë dhe sa më të shpejt për të zbardhur të vërtetën e plotë mbi vdekjene e 27 vjecarit./abcnews.al

 

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si një akt moral të përgjegjësisë së tij pas rastit të 27-vjeçarit Agon Fejzullahu në Lipjan, i cili vdiq mëngjesin e së hënës, pak pas arrestimit nga zyrtarë policorë të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se organet e shtetit duhet t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së rastit.

“Kërkoj përgjegjësi nga organet e shtetit për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje që na ka tronditur të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme si një akt moral i përgjegjësisë së tij politike dhe ligjore,” tha ai.

Këtë koment ai e bëri nga foltorja e Kuvendit, pas dështimit për herë të 44-të të konstituimit të legjislaturës së nëntë.

/kosovapress/

The post Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alarmi i rremë për bombë/ Kosovë, Sveçla: Serbi, Lazar Zivkovic kreu telefonatën

6 July 2025 at 20:14

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me alarmin për bombë  në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së shtunë.

Ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla tha se është identifikuar personi që e ka dërguar mesazhin për alarm dhe sipas tij pistat e hetimit të dërgojnë në Serbi.

Sveçla tha në një postim në rrjetet sociale se kërcënimi është i regjistruar në Serbi numri i celularit i  përket shtetasit serb Lazar Zivkovic, kurse në disa profile të ndërlidhura me këtë numër është gjetur fotografia të dënuarit për krime lufte, Ratko Mladic.

Ministri tha se institucionet e Kosovës po e trajtojnë rastin me prioritet të lartë dhe theksoi se do të kërkohet mbështetja ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që qëndrojnë pas alarmit të rremë.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ishte planifikuar të mbahej ditën e shtunë në ora 11:00, por u shty për në orën 20:00 pas paralajmërimeve për shpërthim të një bombe brenda ndërtesës.

Deputetët dhe mediat prezente u evakuuan nga Policia e Kosovës, e cila më vonë konfirmoi se alarmi ishte i rremë.. Seanca e 42 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi, kurse seanca e radhës është parashikuar të mbahet ditën e hënë në orën 11:00.

/abcnews.al/

Xhelal Sveçla: Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, sulm hibrid nga Serbia

6 July 2025 at 14:30

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se më 05 korrik 2025, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka qenë objekt i një kërcënimi për bombë, të cilin institucionet e sigurisë e kanë cilësuar si sulm hibrid me origjinë nga Serbia.

Sipas ministrit Sveçla, kërcënimi është bërë nga një numër telefoni i regjistruar në Serbi, konkretisht nga kompania telefonike MTS, dhe përdoruesi i tij është identifikuar si Lazar Zhivkoviq, shtetas serb.

“Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković”, ka shkruar Sveçla.

Hetimet e para kanë zbuluar se në disa profile të lidhura me këtë numër është përdorur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, duke e lidhur rastin me qarqe ekstremiste dhe anti-Kosovë.

Ministri në detyrë ka nënvizuar se institucionet e Kosovës po e trajtojnë këtë rast me prioritet të lartë dhe se do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për këtë akt kërcënues.

“Sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë,” ka deklaruar Sveçla.

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës dje pas alarmit për mjet shpërthyes në objektin e Kuvendit të Kosovës bëri të ditur se kërcënimi ishte bërë përmes një thirrjeje telefonike që ka ardhur nga një numër me origjinë të dyshuar nga Serbia.

“Hetimet po vazhdojnë në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente, si dhe me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, me qëllim të lokalizimit të burimit të kërcënimit, identifikimit të mjeteve dhe rrjeteve të komunikimit të përdorura”, thuhej në njoftimin e Policisë.

E zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi, ka thënë se alarmi është bërë nga një person që ka kërcënuar në gjuhën angleze.

“Sipas njoftimit, është kërkuar evakuimi sepse në gjuhën angleze një person ka thirr dhe ka thënë që një bombë është vendosë në ndërtesë dhe e njëjta do shpërthejë brenda 10 minutash”, ka thënë ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Xhelal Sveçla: Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, sulm hibrid nga Serbia appeared first on Euronews Albania.

Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

PRISHTINË, 6 korrik/ATSH/ Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se një numër telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën lidhet me Ratko Mlladiqin.

Kërcënimi me bombë të shtunën në Kuvendin e Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ishte i rrejshëm, sipas autoriteteve kosovare.

Sveçla tha të dielën në Facebook se autoritetet e sigurisë e trajtuan me prioritet të lartë “këtë sulm hibrid” ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është “konfirmuar se ka origjinën në Serbi”.

Ai tha se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS.

“Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Zhivkoviq. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq”, tha Sveçla pa dhënë ndonjë hollësi për këtë.

Mlladiq është dënuar nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës, gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje e Hercegovinë.

Të shtunën, prokurori që e hetoi rastin, Zejnullah Gashi, tha se kërcënimi erdhi nga një burrë përmes telefonit dhe se një hetim kibernetik për ketë është duke u zhvilluar.

Zejnullahu shtoi se kërcënimi u bë nga një “person anonim, me zë mashkulli në gjuhën angleze dhe me një theks që ne mendojmë se është nga një shtet jomiqësor”, pa përmendur emrin e shtetit.

Policia e Kosovës, në orët e vona të së shtunës, tha se “bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”. /rel/

The post Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërcënimi i rremë me bombë në Kuvendin e Kosovës, Sveçla: Kemi identifikuar personin që çoi sms

By: Ardit
6 July 2025 at 15:21

Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të shtunën se autoritetet kosovare e kanë identifikuar përdoruesin e numrit telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën. Kërcënimi me bombë të shtunën në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës – që […]

The post Kërcënimi i rremë me bombë në Kuvendin e Kosovës, Sveçla: Kemi identifikuar personin që çoi sms appeared first on BoldNews.al.

Rreziku nga temperaturat e larta, ndalohen fishekzjarrët dhe ndezja e zjarreve për piknik

5 July 2025 at 17:15

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është marrë vendim për ndalimin e plotë të ndezjes së zjarreve në të gjitha ambientet e hapura, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion apo piknik, si dhe përdorimin e fishekzjarreve.

Ky vendim vjen pas rritjes së temperaturave dhe rrezikut të lartë për shpërthim të zjarreve në gjithë vendin, duke vënë në rrezik mjedisin, pasurinë publike e private si dhe sigurinë e qytetarëve.

“Ndezja e zjarreve është vepër penale dhe shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë”, ka paralajmëruar ministri Sveçla.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë vendimin, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr apo përhapjen e tij.

Në rast të vërejtjes së ndonjë zjarri apo rreziku për zjarr, qytetarët inkurajohen të kontaktojnë menjëherë numrin emergjent të zjarrfikësve 193 ose Policinë e Kosovës në 192./Telegrafi/

The post Rreziku nga temperaturat e larta, ndalohen fishekzjarrët dhe ndezja e zjarreve për piknik appeared first on Telegrafi.

Vendoset gurthemeli i stacionit të ri policor në Zubin Potok, Sveçla: Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë

1 July 2025 at 09:55

Sot është vendosur gurthemeli i stacionit të ri policor në Zubin Potok. 

Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim. Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë. Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ndryshe, Policia e Kosovës një ditë më parë bëri të ditur se investimi në fjalë është përpjekje për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon.

“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët”, thuhet ne njoftim. /Telegrafi/

The post Vendoset gurthemeli i stacionit të ri policor në Zubin Potok, Sveçla: Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë appeared first on Telegrafi.

Sveçla thotë se në veri të Kosovës është gjetur “një arsenal armësh”

23 June 2025 at 07:23

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se gjatë bastisjeve të kryera në një fshat të Zveçanit, autoritetet kanë gjetur “një arsenal armësh”, që sipas tij, do të ishte i mjaftueshëm “për një njësit terrorist”.

Sveçla tha se gjatë bastisjeve në Vallaq të Zveçanit, që sipas tij u kryen nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme.

“Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit [udhëheqësit të partisë Demokracia Serbe] Aleksandar Arsenijeviq”, tha Sveçla, pa dhënë ndonjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sveçla thotë se në veri të Kosovës është gjetur “një arsenal armësh” appeared first on Euronews Albania.

Sveçla: Në veri është gjetur arsenal armësh

PRISHTINË, 22 qershor/ ATSH/ Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha sot se gjatë bastisjeve të kryera në një fshat të Zveçanit, autoritetet kanë gjetur “një arsenal armësh”, që sipas tij, do të ishte i mjaftueshëm “për një njësit terrorist”.

Sveçla tha se gjatë bastisjeve në Vallaq të Zveçanit, që sipas tij u kryen nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës – me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it – u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme.

“Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit [udhëheqësit të partisë Demokracia Serbe] Aleksandar Arsenijeviq”, tha Sveçla, pa dhënë ndonjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve. /REL/

The post Sveçla: Në veri është gjetur arsenal armësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sveçla i heq shtetësinë një shtetasi të Kosovës: Rrezikon sigurinë tonë kombëtare

PRISHTINË, 14 qershor/ATSH/ Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të shtunën se e ka privuar nga shtetësia një shtetas të Kosovës, duke thënë se ai është i rekrutuar nga institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Serbisë.

Në një njoftim në Facebook, Sveçla tha se Nikolla Vujoviq “përbën rrezik për sigurinë tonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”.

“Në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, Serbia ka punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cenim i sigurisë sonë kombëtare”, tha Sveçla.

Sveçla tha se u bazua në ligjin për Shtetësinë aktet nënligjore dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, kur mori vendimin për t’ia hequr shtetësinë Vujoviqit.

“Nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë në asnjë formë cenimin e sigurisë kombëtare të Kosovës nga kushdo qoftë. Kosova është vendi i gjithë shtetasve tanë dhe nuk do të tolerohet që asnjëri të bëhet instrument i minimit të shtetësisë së saj”, tha ai.

Sipas ligjit për Shtetësinë në Kosovë, një person e humb shtetësinë nëse merret me veprimtari të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, kur është qëllimisht anëtar i një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës; kur është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër.

Ministri nuk dha më shumë hollësi rreth Vujoviqit, apo veprimtarisë së tij të dyshuar.

Më vonë, Ministria e Brendshme e Kosovës tha se Vujoviqi, duke qenë edhe shtetas i Serbisë, është marrë me aktivitete “që cenojnë sigurinë e Kosovës, në cilësinë e pjesëtarit të forcave të policisë së Serbisë – e gjitha kjo pa pëlqim nga organi kompetent dhe pa marrëveshje ndërkombëtare paraprake siç e parasheh legjislacioni në fuqi”.

Vendimi i Sveçlës vjen në një kohë kur autoritetet kosovare kanë arrestuar serbë e shqiptarë në Kosovë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.

Derisa shpeshtohen rastet, njohësit e sigurisë thonë se inteligjenca serbe ka shtrirë rrënjët në tërë territorin e Kosovës ndër vite.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai e pranoi fajësinë për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA). /rel/

The post Sveçla i heq shtetësinë një shtetasi të Kosovës: Rrezikon sigurinë tonë kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy vite nga sulmi mbi KFOR-in dhe policinë në Zveçan, Sveçla: Bandat kriminale janë shpartalluar, veriu i Kosovës frymon ndryshe

29 May 2025 at 22:20

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar sot dyvjetorin e sulmit të dhunshëm të 29 majit 2023 në komunën e Zveçanit, ku bandat serbe të mbështetura nga Beogradi sulmuan ushtarët e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi, Sveçla ka theksuar se dy vite më parë, grupet kriminale serbe, të organizuara dhe të udhëhequra drejtpërdrejt nga Beogradi zyrtar, tentuan të ndalojnë marrjen e detyrës nga kryetarët legjitimë të katër komunave në veri të Kosovës.

Sulmet lanë dhjetëra ushtarë të KFOR-it të plagosur dhe përshkallëzuan tensionet në rajon.

“Ngjarja më e dhunshme ndodhi më 29 maj 2023 në Zveçan, ku bandat kriminale ushtruan dhunë brutale për të minuar sovranitetin dhe funksionimin institucional të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se situata sot ka ndryshuar rrënjësisht.

“Sot, bandat janë shpartalluar, ndërkohë që kryetarët e komunave punojnë normalisht dhe qytetarët marrin shërbimet e nevojshme institucionale. Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe”, deklaroi ministri në detyrë.

Më 29 maj 2023, në Zveçan protestuesit serbë sulmuan trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Protesta ishte thirrur kundër hyrjes së kryetarit shqiptar në ndërtesën e komunës, pasi serbët i kishin bojkotuar zgjedhjet lokale me thirrje të Listës Serbe– partisë kryesore të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit. Si rezultat, në krye të komunave me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok –erdhën kryetarë shqiptarë.

Nga përplasjet në Zveçan mbetën të plagosur rëndë dhe lehtë 93 ushtarë të KFOR-it që ishin të dislokuar para ndërtesës së komunës. Ndërkohë, u lënduan edhe rreth 50 serbë, shumë prej të cilëve më pas u larguan në Serbi dhe aktualisht nuk janë të qasshëm për drejtësinë në Kosovë.

KFOR-i e cilësoi sulmin ndaj pjesëtarëve të tij si “të paprovokuar dhe plotësisht të papranueshëm”, duke kërkuar që të gjithë pjesëmarrësit në dhunë të “ndiqen urgjentisht penalisht”. Ky mision ndërkombëtar shprehu gjithashtu shpresën se edhe autoritetet në Serbi po hetojnë personat që u kthyen atje pas trazirave. /Telegrafi/

The post Dy vite nga sulmi mbi KFOR-in dhe policinë në Zveçan, Sveçla: Bandat kriminale janë shpartalluar, veriu i Kosovës frymon ndryshe appeared first on Telegrafi.

Kurti e Sveçla i vizituan, por nënstacionet në veri akoma pjesërisht funksionale

25 May 2025 at 23:39

Ndonëse me ndërtimin e tyre u krenuan në fushatë, disa nënstacione të Policisë së Kosovës në veri të vendit nuk janë funksionalizuar plotësisht sepse nuk janë pajisur me disa elemente.

Nënstacioni policor që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Serbinë, në fshatin Izvor të Zveçanit, është afër përfundimit të punimeve.

Objekti është planifikuar të shërbejë si nënstacion i Policisë së Kosovës dhe ndërtimi i tij ka nisur më 25 nëntor 2024.

Në nëntor të vitit të kaluar, nënstacioni ishte vizituar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Televizioni Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me datën se kur pritet të funksionalizohet ky nënstacion, por si zakonisht, nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, një tjetër nënstacion policor në veri të vendit ishte vizituar nga të njëjtët zyrtarë.

Televizioni ka vizituar edhe pikën policore në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit, ku gjithashtu po vazhdojnë punimet, megjithëse kjo pikë është më afër përfundimit. As për këtë lokacion, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se këto nënstacione kanë mangësi vetëm në aspektin logjistik.

“Në ato stacione është duke u punuar ende, mirëpo policët janë aty dhe për neve janë pika funksionale. Me teknikë, teknologji e logjistikë është duke u punuar ende. Leshaku është funksional, kemi dërguar policë aty, ndonëse ende vazhdojnë punimet. Në Izvor po punohet, dhe policët janë aty. Me logjistikë, nuk janë ende funksionale – puna po vazhdon”, ka deklaruar Elshani.

Përveç këtyre dy lokacioneve, në pjesën veriore të Kosovës janë ndërtuar edhe stacione dhe nënstacione të tjera policore, përfshirë një pikë në Bistricë dhe një tjetër në Jasinovik.

The post Kurti e Sveçla i vizituan, por nënstacionet në veri akoma pjesërisht funksionale appeared first on Telegrafi.

Sveçla reagon sërish ndaj festimeve provokuese të maturantëve në veri: Propaganda serbe e shfaq ekstremizmin si festë

24 May 2025 at 13:48

Të premten, disa maturantë kanë festuar përfundimin e shkollës me flamuj dhe këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Gjatë festimeve, janë shënuar disa provokime nga ana e maturantëve serbë, por Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

E një reagim rreth situatës e ka bërë sërish ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton Telegrafi.

Ai ka deklaruar se serbët po bëjnë propagandë.

“Ja si duket propaganda serbe: Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajnë dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngufatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë nga e re nga ta”, ka pohuar ai.

Sveçla deklaron tutje se “Kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi”.

Ndryshe, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se maturantët serbë kanë bërë disa provokime gjatë festës.

“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës policia ka reaguar. Situata është qetësua dhe maturantët kanë vazhdua festën e tyre pa pas nevojë për reagim shtesë”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

The post Sveçla reagon sërish ndaj festimeve provokuese të maturantëve në veri: Propaganda serbe e shfaq ekstremizmin si festë appeared first on Telegrafi.

Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri

14 May 2025 at 17:43

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se hapësirat publike që për dekada kanë qenë të uzurpuara nga strukturat paralele të Serbisë, po i kthehen në shfrytëzim komunave dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ai tha se në kuadër të përpjekjeve për mbylljen e të gjitha formave të paralelizmit institucional, një objekt në Mitrovicën e Veriut, i cili deri më tani ishte përdorur nga strukturat paralele nën emërtimin “Zyra për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara”, është kthyer në pronësi të komunës.

Po ashtu, një aksion i ngjashëm është zhvilluar pranë stacionit të pompave të ujit në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut.

“Epoka e tolerimit të zhvillimit të paralelizmave përballë institucioneve tona ka perënduar dhe nuk kthehet më. Në çdo cep të Republikës sonë ka rend e ligj dhe institucione që janë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë”, deklaroi Sveçla.

The post Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri appeared first on Telegrafi.

Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova

12 May 2025 at 23:26

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në platformën e-Kosova janë lansuar edhe dy shërbime të reja.

Në një postim në Facebook, Sveçla njoftoi se nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër.

“Me qëllim të ofrimit të shërbimeve efikase për qytetarët tanë e veçanërisht për ata e ato që kanë më shumë nevojë për mbështetjen tonë në tejkalimin e çdo sfide, nga sot e tutje përmes platformës e-Kosova do të mundësohet online procedimi i kërkesës për njohjen e statusit të personave me aftësi të kufizuara dhe kërkesa për njohjen e statusit për personat e verbër. Do të punojmë pa u ndalur në digjitalizimin e çdo procesi që të lehtësojmë më tej jetesën dhe zhvillimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

The post Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova appeared first on Telegrafi.

Sveçla reagon për punishten e armëve të zbuluar në Veri: Dënim të merituar autorëve

By: fra nc
7 May 2025 at 12:46

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit të Policisë së Kosovës të zhvilluar në veri të vendit, ku u zbulua një punishte arëmësh

Në një reagim në Facebook, Sveçla tha se lufta ndaj krimit të organizuar do të vazhdojë pa asnjë kompromis, sidomos kur synon të cenojë sigurinë kombëtare dhe punën e zyrtarëve të ligjit.

Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda u shtri në tri lokacione në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan. Gjatë kontrollit në njërin nga lokacionet, Policia zbuloi një punishte të fshehtë, ku dyshohet se kryhej modifikimi i armëve të llojeve të ndryshme. Janë sekuestruar armë, pjesë armësh, municion dhe dëshmi tjera, që do të shfrytëzohen gjatë procedurave të ardhshme gjyqësore.

Policia njoftoi se tre persona janë shoqëruar, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje me vendim të organeve të drejtësisë.

“Kjo veprimtari dhe çdo tjetër që kërcënon sigurinë dhe punën e zyrtarëve tanë do të luftohet deri në fund,” tha Sveçla, duke kërkuar ndëshkim të ashpër si shembull për të gjitha strukturat kriminale që operojnë në veri dhe më gjerë.

Ky aksion vjen në vazhdën e përpjekjeve të institucioneve të sigurisë për të fuqizuar rendin dhe ligjin në zonat ku kanë vepruar grupe të armatosura dhe rrjete të krimit të organizuar.

The post Sveçla reagon për punishten e armëve të zbuluar në Veri: Dënim të merituar autorëve appeared first on Euronews Albania.

❌
❌