Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 August 2025Main stream

Krasniqi: PDK do të votojë kandidatët e propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit që nuk ishin pjesë e qeverisë Kurti

20 August 2025 at 11:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas përfundimit të seancës konstituive ku sërish nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit tha se si PDK do të votojnë një kandidat ose kandidate për kreun e Kuvendit që propozohet nga LVV-ja por që nuk ka qenë pjesë e qeverisë Kurti.

Krasniqi theksoi se ka mbi katër muaj që partia që doli e para në zgjedhje ka bllokuar formimin e institucioneve të reja.

“Ne erdhëm sot me shpresë që LVV do të rezonojë arsyeshëm dhe do të propozojë një kandidat që do të merrte vota në mënyrë që të ecim tutje”, tha ai.

Krasniqi ritheksoi se si PDK bëjnë me dije se do të votojnë vetëm një kandidat ose kandidate për kryetar të Kuvendit e që propozohet nga partia e parë, por që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti. /Telegrafi/.

The post Krasniqi: PDK do të votojë kandidatët e propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit që nuk ishin pjesë e qeverisë Kurti appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“Drejtësia është pranë”/ Memli Krasniqi viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

13 August 2025 at 22:47

“Dielli do të lindë përsëri!” Këto ishin fjalët që ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i tha kreut të PDK Memli Krasniqi, teksa ky i fundit e vizitoi në Hagë.

Krasniqi njoftoi se takoi Thaçin dhe ish kryetarin e kuvendit Kadri Veseli, të cilët prej disa vitesh po mbahen në dhomat e paraburgimit në Hagë, në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale.

Në një postim në rrjetet sociale Krasniqi tha se edhe këtë herë, në fjalët e ish krerëve të UÇK, gjeti bindjen se drejtësia po afrohet.

“Edhe këtë herë, në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet. Nuk mund të jetë ndryshe për ta dhe shokët e tyre, që mbi supet e veta bartën vetëm atë që populli kërkoi: luftën për liri. Liria, askund e asnjëherë, nuk është as mëkat e as faj. Ata janë mirë, optimistë dhe, si gjithmonë, dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush”, është shprehur Memli Krasniqi.

Kreu i PDK shtoi se ish krerët e UCCK besojnë në një të ardhme të ndritur për Kosovën, një të ardhme që ndërtohet me punë dhe vizion të pathyeshëm.

Në fund ai shprehu bindjen se koha do ta nxjerrë në dritë të vërtetën dhe drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë.

Katër ish-krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi  ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Qëndrimi për pesë vjet në paraburgim shpesh është cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut nga veteranët në Kosovë.

/abcnews.al/

Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Ata mbeten të fortë, drejtësia po afrohet

13 August 2025 at 18:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në Hagë, ku është takuar me ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët prej afër pesë vitesh po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Krasniqi tha se takimi ishte i ngrohtë dhe emocionues, duke theksuar se “në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet.”

Ai theksoi se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbajnë moral të lartë, përkundër sfidave të një procesi që ai e cilëson si të tejzgjatur dhe të padrejtë.

“Liria, askund e asnjëherë, nuk është as mëkat e as faj. Ata janë mirë, optimistë dhe, si gjithmonë, dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush,” shkroi Krasniqi.

Sipas Krasniqit, dy liderët historikë janë të lidhur përditë me zhvillimet në Kosovë, gëzohen për lajmet e mira dhe ndajnë dhimbjen me popullin në momente të vështira.

“Por, mbi të gjitha, besojnë fuqimisht në një të ardhme më të ndritur për vendin tonë, një të ardhme që ndërtohet me punë, me vizion dhe me vullnet të pathyeshëm,” shtoi ai.

Krasniqi përmbylli postimin me fjalët e Hashim Thaçit:“Dielli do të lind përsëri!”. /Telegrafi/

The post Krasniqi viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Ata mbeten të fortë, drejtësia po afrohet appeared first on Telegrafi.

Krasniqi reagon për vrasjen e trefishtë në Gjilan: Alarm për pasigurinë në vend

10 August 2025 at 16:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi të dielën në Gjilan, duke e cilësuar ngjarjen si një alarm serioz për rritjen e pasigurisë dhe kriminalitetit në vend.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me shpejtësi për të sjellë autorët para drejtësisë dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në sigurinë publike.

“Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë… Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

The post Krasniqi reagon për vrasjen e trefishtë në Gjilan: Alarm për pasigurinë në vend appeared first on Telegrafi.

Dështoi edhe përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit – çfarë u tha pas përmbylljes së seancës

26 July 2025 at 23:52

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 54-në herë dështuan të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, ndërkaq nga e diela, më 27 korrik ndalohet çdo vendim i deputetëve, pasi hyn në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo ishte edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri në një vendim tjetër.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa është vendosur ex officio, me arsyetimin se çdo veprim pas kësaj date mund të shkaktojë “dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe”.

Pas dështimit të seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se nuk është mbajtur asnjë seancë për votimin e komisionit për votim të fshehtë.

Ai fajësoi partitë tjera për këtë bllokadë, duke theksuar se VV-ja ka propozuar që të arrihet një dakordim mes kryetares dhe nënkryetares së Kuvendit, por sipas tij, kjo është refuzuar nga opozita.

Murati theksoi se po tentohet të ndryshohet rezultati zgjedhor përmes manovrave.

”Me keqardhje, deri në orët e fundit, pavarësisht përpjekjeve, shtysës tonë të krijohen institucionet, s’patëm sukses. E pamë që deputetët e opozitës sërish refuzuan të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që të votojnë. Nuk u është dhënë shansi deputetëve përmes votimit të fshehtë të krijoheshin institucionet e vendit”, u shpreh Murati.

Ndërkaq, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, tha se ata nuk janë bllokues dhe se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Krasniqi tha se nuk bëhen pjesë e shkeljeve të Kushtetutës.

“Nuk bëhemi pjesë e shkeljeve të Kushtetutës. Ne do ta mbrojmë qytetarin, për Kosovën është derdhur gjak”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të respektojë ligjin.

Abdixhiku theksoi se gjuha e përplasjes dhe imponimit duhet të marrë fund. /Telegrafi/

The post Dështoi edhe përpjekja e fundit për konstituimin e Kuvendit – çfarë u tha pas përmbylljes së seancës appeared first on Telegrafi.

​Krasniqi takon përfaqësuesen britanike: Kriza institucionale po e dëmton Kosovën

14 July 2025 at 19:17

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim të veçantë Dame Karen Pierce, të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet politike aktuale në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë në krizën institucionale që, sipas Krasniqit, po ndikon negativisht në funksionimin e shtetit në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

“E njoftova ambasadoren Pierce me qëndrimet dhe përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, përmes respektimit të Kushtetutës,” deklaroi Krasniqi në një postim në rrjetet sociale.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit – nga çlirimi, shpallja e pavarësisë e deri tek përpjekjet aktuale për integrime euroatlantike.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam gjithashtu për nevojën për një marrëveshje përfundimtare me njohjen reciproke në qendër, si kusht për paqe të qëndrueshme dhe integrim të plotë të rajonit,” shtoi ai.

Krasniqi përmbylli takimin duke rikonfirmuar vullnetin e PDK-së për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe për vendosjen e stabilitetit politik në vend.

The post ​Krasniqi takon përfaqësuesen britanike: Kriza institucionale po e dëmton Kosovën appeared first on Telegrafi.

Pas takimeve veç e veç me liderët e partive politike, flet presidentja Osmani

2 July 2025 at 18:51

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takime të veçanta me kryetarët e partive kryesore politike, në kuadër të konsultimeve për konstituimin e Kuvendit, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Në këto takime, Osmani u takua me kryeministrin në detyrë dhe kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Liderët politikë shpalosën qëndrimet dhe interpretimet e tyre lidhur me aktgjykimin dhe hapat që duhet ndjekur për të avancuar procesin e konstituimit të Kuvendit, duke u fokusuar në nevojën për bashkëpunim dhe gjetjen e një marrëveshjeje brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e konstituimit të institucioneve për të ruajtur vlerat demokratike dhe për të mos penguar zhvillimin e shtetit, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

Takimi me Albin Kurtin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u shpreh optimist për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

Ai nuk dha detaje specifike nga biseda, por tha se pritjet janë për përparim përmes takimeve të mëtejshme.

Takimi me Memli Krasniqin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, konfirmoi gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike, duke theksuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të pamundur ndryshimin e mënyrës së votimit gjatë procesit.

Ai kërkoi kthimin te rendi i ditës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes votimit të hapur dhe prezantimin e një kandidati që mund të marrë shumicën.

Takimi me Lumir Abdixhikun

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ritheksoi qëndrimin e partisë së tij për votim të hapur dhe bëri thirrje për respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore.

Abdixhiku theksoi se LDK nuk do të mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar dhe nënvizoi nevojën për shumicë politike dhe unitet.

Takimi me Ramush Haradinajn

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri të ditur shqetësimin e presidentes Osmani për afatin e shkurtër dhe theksoi se partia e tij është për kthimin e praktikës së votimit dhe beson në gjetjen e një rrugëdaljeje për konstituimin e Kuvendit përmes votimit të hapur.

Ky cikël konsultimesh i presidentes Osmani pritet të vazhdojë edhe me partitë e tjera në ditët në vijim, ndërsa situata mbetet e tensionuar për shkak të bllokadës në konstituimin e Kuvendit, që vazhdon të zvarritet katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit./Telegrafi/

The post Pas takimeve veç e veç me liderët e partive politike, flet presidentja Osmani appeared first on Telegrafi.

Krasniqi: Konstituimin duhet ta bëjmë qysh nesër, Kosova s’mund të presë

2 July 2025 at 16:53

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ka rikonfirmuar gatishmërinë e partisë që ai drejton për të kontribuar në tejkalimin e bllokadës për konstituimin e Kuvendit.

Ai theksoi se tashmë ekziston një interpretim i qartë kushtetues mbi kompetencat dhe përgjegjësitë e secilit akter institucional, gjë që, sipas tij, duhet të ndihmojë në rikthimin e funksionalitetit demokratik.

“Si PDK, kemi paraqitur qëndrime të qarta dhe propozime konkrete për të rikthyer funksionalitetin institucional dhe respektin ndaj rendit demokratik. Bashkëpunimi dhe kompromisi mbeten parimet tona udhërrëfyese – të konfirmuara qartë edhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së u shpreh se konsultimet e fundit duhet të sjellin reflektim dhe të ndihmojnë në tejkalimin e, siç e quajti ai, “kryeneçësisë politike”.

Ai shtoi se vendi ka nevojë urgjente për institucione funksionale, fuqiplota dhe legjitime.

“Nuk kemi pse të presim afatin kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit – mund dhe duhet ta bëjmë qysh nesër, në mënyrën e duhur”, theksoi ai.

Në fund, Krasniqi paralajmëroi se nëse nuk ka përparim në këtë drejtim, Gjykata Kushtetuese do të jetë sërish adresa për të konfirmuar “pengmarrjen institucionale të shtetit”.

The post Krasniqi: Konstituimin duhet ta bëjmë qysh nesër, Kosova s’mund të presë appeared first on Telegrafi.

Krasniqi flet pas takimit me Osmanin, kërkon që LVV ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar dhe votimi të jetë i hapur

2 July 2025 at 14:52

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit që ka pasur me presidenten Vjosa Osmani.

Krasniqi para mediave ka thënë se PDK është e gatshme ta luajë rolin e saj në zgjidhjen e krizës politike, transmeton Telegrafi.

“Edhe në këtë takim e rikonfirmova qëndrimin e PDK-së për të luajtur rolin tonë në zgjidhjen e krizës politike, sidomos edhe tash që e kemi qartësimin nga Gjykata Kushtetuese, e cila i ka bërë të qartë rolet e secilit, në radhë të parë të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, ku e ka detyruar përveç tjerash edhe për gjetjen e kompromisit”, ka pohuar Krasniqi.

Kreu i PDK-së, tha që shpreson që konsultat me presidenten të jenë në funksion të gjetjes së një rrugëdaljes.

Ai potencoi se Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se nuk mund të ndryshohet mënyra e votimi gjatë nisjes së procesit.

Krasniqi po ashtu kërkoi nga LVV që votimi të jetë i hapur dhe të sjellë një propozim tjetër për kryeparlamentar që do të mund ta merr shumicën./Telegrafi/

The post Krasniqi flet pas takimit me Osmanin, kërkon që LVV ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar dhe votimi të jetë i hapur appeared first on Telegrafi.

Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

1 July 2025 at 11:39

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar se ka pranuar ftesë për takim për nesër nga ana e presidentes Vjosa Osmani lidhur me situatën politike të krijuar tash e pesë muaj.

Krasniqi tha se do të jetë pjesë e takimit.

“Kam pranu ftesën dhe besoj nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi i njëjtë që kemi pasur gjithmonë. Ka dy tre muaj që jemi duke munduar të gjejmë zgjidhje të ofrojmë kompromise për të dalë nga kjo situatë”, tha Krasniqi.

Ai u shpreh se shpreson që e njëjta gjë të ndodh siç nuk ka ndodh deri tash nga ana e LVV.

“Ne kemi pasur kërkesë edhe më herët që presidentja të merr rolin e saj dhe të involvohet. Kemi pasur edhe takimin që ka qenë para disa javësh, e shoh pozitiv në kuadër të angazhimit por nuk di çka të them për mundësinë e rezultatit sepse në fund të fundit bllokada është prodhim I kryeneçësisë së LVV-së”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

The post Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin appeared first on Telegrafi.

“Rrezikimi i demokracisë në Kosovë”/ Reagon ashpër Kryetari i PD, Krasniqi: Jam i bindur që do të përfundojmë në…

29 June 2025 at 12:55

Ai tha se kjo qasje e LVV-së edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është “një nivel i ri jo vetëm i papërgjegjësisë, por i rrezikimit të demokracisë në Kosovë”. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje sot ka “konsumuar një shkelje e Kushtetutës me vetëdije”.

Krasniqi tha se PDK-ja do ta shqyrtojë “qysh sot” mundësinë e dërgimit të shkeljes së sotme, siç thotë, në Gjykatën Kushtetuese. Këtë, ai tha se mund ta bëjë edhe Presidentja apo të tjerët.

“Dhe normalisht që ne do ta shqyrtojmë qysh sot mundësinë e dërgimit të një lënde të re në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta mundet edhe vetë Presidentja. Ndoshta mundet i njëjti grup i deputetëve që e kanë dërguar edhe në të kaluarën. Pse jo, nëse kanë paqartësi, mundet me e çu edhe vetë grupi i Vetëvendosjes, sepse për ata përnjëmend gjithçka është e paqartë, sepse mendojnë se vetë mmënyra qysh e shohin ata realitetin është e vërteta, por nuk është”, tha ai.

Ai tha se LVV-ja po mundohet ta ndryshojë “në mënyrë arbitrare mënyrën e votimit”, me votimin e komisionit, gjë që “ua ndalon aktgjykimi”.

“Një formë ose tjetër, unë jam i bindur që ne do të përfundojmë në Gjykatën Kushtetuese përsëri, sepse nëse deri më 26 korrik nuk përmbushet obligimi që na e ka dhënë aktgjykimi i Gjykatës për ta konstituuar Kuvendin, atëherë përgjigje konkrete në këtë aktgjykim nuk ka. Na mbetet të marrim përgjigje të reja dhe t’i japim vendit zgjidhje”, tha Krasniqi. Kryetari i PDK-ja tha se ka shpresuar vërtetë që në LVV “do të reflektojnë dhe do të tërhiqen nga bllokada”.

“Por shpresa ime ka qenë vërtet – sidomos pas konsuës së pardjeshme kur nuk u mbajt seanca, që ata do t’i thirrin mendjes së shëndoshë, që do të reflektojnë dhe do të tërhiqen nga bllokada, por siç duket kjo nuk ndodhi”, tha ai.

The post “Rrezikimi i demokracisë në Kosovë”/ Reagon ashpër Kryetari i PD, Krasniqi: Jam i bindur që do të përfundojmë në… appeared first on Sot News | Lajme.

Krasniqi: Hamza duhet të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme

25 June 2025 at 21:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Bedri Hamza duhet të jetë kandidat për kryeministër nga PDK edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Krasniqi ka thënë se për këtë është i bindur 100 për qind.

“Unë jam i bindur që Bedri Hamza duhet të jetë kryeministër i Kosovës në këtë fazë, 100% jam i bindur, sepse mendoj që kompetenca e tij, karakteri depolarizues, përvoja e tij sidomos në fushat ku sot ka nevojë me u implementu një program për me i rikuperu dëmet që ia ka shkaktu dëmet Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi në T7.

“Unë mendoj që Bedriu do të duhej të ishte kandidat për kryeministër edhe në zgjedhjet të cilat janë i bindur që kanë me u mbajtë shumë shpejt, sepse nuk ka ndryshu asgjë nga konteksti aktual”, ka thënë Krasniqi.

The post Krasniqi: Hamza duhet të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

By: redi
21 June 2025 at 18:18

Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit. Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në Kosovë. “Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të…

Source

Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

By: Ela
21 June 2025 at 15:43

Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në zgjedhjet parlamentare të shkurtit. Pas zgjedhjes, ai ka falënderuar delegatët që e votuan gjatë Konventës së 11-të të PDK-së, teksa u zotua se do të punojë që partia e tij të dalë e para në […]

The post Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së appeared first on BoldNews.al.

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK në Kosovë

By: user 11
21 June 2025 at 15:54

Vullneti i delegatëve, e lë Krasniqin në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai zotohet ta rikthejë sërish atë, forcë të parë politike.

Memli Krasniqi ka marrë sërish votëbesimin e anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës për të vijuar detyrën si kryetar I saj. Këtë të shtunë u zhvillua Konventa e Përgjithshme e partisë, sipas së cilës, Krasniqi do të vijojë drejtimin e PDK. Në fjalimin e tij pas rizgjedhjes, kreu i demokratave të Kosovës, falëndëroi delegatët për besimin e dhënë.

“Faleminderit shumë, për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit që nderin dhe përgjegjësinë më të madhe jetësore ma dhatë edhe sot sepse kur jam bashkuar për herën e parë në PDK në pranverën e vitit 2004 nuk e kam ëndërruar e as nuk e kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha kreu i PDK-së.

Kryetari i Demokratëve të Kosovës në fjalimin e tij u ztoua të rikthejë partinë e tij forcë të parë politike në vendin që po kalon një krizë të fortë parlamentare e politike. Që prej zgjedhjeve të 9 Shkurtit, deputetët e zgjedhur të Kosovës, nuk po I konstituojnë dot institucionet kushtetuese, me parlamentin që ka ngecur në krizë pa një kryetar. PDK në zgjedhjet e 9 arriti të marrë vota të mjaftueshme për të dërguar në parlament 9 deputetë.

The post Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK në Kosovë appeared first on Lapsi.al.

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025 at 14:08

Në Konventën e Përgjithshme të Partisë Demokratike e Kosovës, të njëmbëdhjetën me radhë, Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar i PDK-së.

Krasniqi ka falënderuar delegatët e pranishëm për besimin e dhënë, për të vazhduar së bashku punët e mira për Kosovën.

“Faleminderit shumë, për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit që nderin dhe përgjegjësinë më të madhe jetësore ma dhatë edhe sot sepse kur jam bashkuar për herën e parë në PDK në pranverën e vitit 2004 nuk e kam ëndërruar e as nuk e kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha lideri i PDK-së.

Krasniqi u zotua se do të angazhohet për ta rikthyer PDK-në si partinë e parë në vend.

“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

The post Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së appeared first on Telegrafi.

Krasniqi i prerë: PDK nuk pranon asnjë ide për bashkëpunim me LVV-në

21 June 2025 at 12:48

Ka nisur konventa e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi foli edhe për situatën aktuale të krijuar, ku vendi ka mbetur pa krijuar institucione të reja, transmeton Telegrafi.

“Vendi ynë për më shumë se katër muaj po mbahet peng i një partie që ndonëse ka dalur e para në zgjedhje, ka humbur legjitimitetin për të qeverisur. Ne si PDK kemi qëndruar me dinjitet në këtë periudhë, duke vendosur interesin e qytetarëve mbi të gjitha. E themi edhe sot, nuk do të votojmë asnjë kandidat për kryetar Kuvendi që ka qenë pjesë e Qeverisë së kaluar, sepse besojmë se Kosova nuk mundet me ec përpara me ata që e kthyen prapa vendin”, tha Krasniqi.

Sipas tij, me udhëheqjen e LVV-së ka pasur vetëm regres.

“Prandaj, PDK vazhdon t’i thotë jo, çdo ide për bashkëqeverisje me partinë që e ka sjell Kosovën në këtë gjendje”

Krasniqi po ashtu ka folur edhe për udhëheqjen që ai ka bërë me PDK-në për katër vite.

“Sot më shumë se kurrë besoj se e ardhmja e partisë është nga ajo që bëjmë së bashku, e jo veç e veç. Kur jemi të bashkuar jemi të pandalshëm. Më 9 shkurt e pamë, se kur jem bashkë rritem e ngritëm”, potencoi ai.

Konventa e PDK-së ka nisur rreth orës 12:00./Telegrafi/

The post Krasniqi i prerë: PDK nuk pranon asnjë ide për bashkëpunim me LVV-në appeared first on Telegrafi.

Nis konventa e përgjithshme, Hamza: PDK nuk është alternativë, është nevojë e domosdoshme

21 June 2025 at 12:24

Ka nisur konventa e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i partisë, Bedri Hamza në fjalimin e tij tha se PDK nuk ka lindur në zyre, por ka lindur me përballje dhe shpirtin e rezistencës, transmeton Telegrafi.

“Jemi forca me kontributin më të madh në lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Jemi të gatshëm për ta udhëhequr vendin, ne jemi partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ata nuk u thyen dhe nuk u përkulen kurrë”, tha ai.

Ai tha se edhe në rezultatet e 9 shkurtit kanë pasur rezultat të mirë, pasi kanë bashkuar qytetarët me programin e tyre për një jetë më të mirë.

“PDK nuk është alternativë, është nevojë e domosdoshme”, pohoi Hamza.

Pas Hamzës, u deklarua edhe kryetari i partisë, Memli Krasniqi, i cili tha se e ardhmja e partisë është ajo që e bëjnë bashkë.

“Sot më shumë se kurrë besoj se e ardhmja e partisë është nga ajo që bëjmë së bashku, e jo veç e veç. Kur jemi të bashkuar jemi të pandalshëm. Më 9 shkurt e pamë, se kur jem bashkë rritem e ngritëm”, potencoi ai. /Telegrafi/

 

 

 

The post Nis konventa e përgjithshme, Hamza: PDK nuk është alternativë, është nevojë e domosdoshme appeared first on Telegrafi.

Krasniqi kërkon sqarime nga Qeveria: Nuk ka ndodhur që nga paslufta, pse KEK-u nuk po prodhon energji?

20 June 2025 at 16:42

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik të vendit, duke kërkuar shpjegime urgjente nga Qeveria për ndaljen e prodhimit të energjisë nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), për herë të parë që nga përfundimi i luftës.

“Paralajmërimi i fundit nga KESCO se konsumi i brendshëm do të mbulohet tërësisht nga importi është tregues alarmues dhe pasojë e qartë e dështimit të Qeverisë Kurti për të garantuar siguri energjetike”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai theksoi se Kosova ka rezerva të mëdha të thëngjillit dhe infrastrukturë ekzistuese për prodhim vendor, ndërsa qytetarët po përballen me çmime të larta të energjisë dhe kërcënim për reduktime, pa asnjë transparencë nga autoritetet.

“Prej përfundimit të luftës nuk ka ndodhur që mos të ketë fare prodhim të energjisë nga KEK-u!”, ka shkruar ai

Krasniqi ngriti disa pyetje të drejtpërdrejta ndaj Qeverisë në largim:

Pse KEK-u nuk po arrin të prodhojë energji?

A është kjo pasojë e degradimit apo sabotimit të ndërmarrjes?

A janë mafia energjetike dhe sekserët e tregtisë me energji të përfshirë në këtë krizë?

Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë situatë të rëndë?

Duke e cilësuar energjinë si çështje të sigurisë kombëtare, ai kërkoi veprime të menjëhershme dhe llogaridhënie institucionale për këtë krizë, që sipas tij, ka prekur drejtpërdrejt interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës./Telegrafi/

The post Krasniqi kërkon sqarime nga Qeveria: Nuk ka ndodhur që nga paslufta, pse KEK-u nuk po prodhon energji? appeared first on Telegrafi.

Trump “trazon” Prishtinën/ PDK e LDK: Kosova duhet të jetë gati për zhvillimet ndërkombëtare

17 June 2025 at 17:41

Deklarata e Presidentit amerikan Donald Trump për raportet mes Kosovës dhe Serbisë ka trazuar ujërat në Prishtinë.

Pas dy minutave e gjysme qe ju desh deputeteve të Kosovës ta mbyllin edhe këtë tentative për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare në Kosove i bëjnë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të reflektojë dhe të sillen me përgjegjësi përballë çdo thirrje apo ndryshimi gjeopolitik, duke theksuar se “bota po ndryshon çdo ditë”.

“Nëse në një moment, Kosova pranon një kërkesë të shpejtë nga SHBA-ja për të pasur një qasje më proaktive në raport me një marrëveshje potenciale mes Kosovës dhe Serbisë dhe “nëse ne nuk i kemi institucionet e konsoliduara, kjo gjithsesi që i dëmton institucionet e Kosovës”, tha deputeti i PDK Memli Krasniqi.

Ndërsa sipas Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, presidenti amerikan do të ketë një rol kritik sa i përket procesit të paqes dhe përmbylljes së shtet ndërtimit të Kosovës, duke bërë thirrje që Kosova të bëhet gati për këtë.

“Paralajmërimi më i madh është rikthimi tek ai që ai e quan dëmtim të procesit të paqes. E konfirmon qëndrimin e LDK që Marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme. Ne besojmë që mes BE-së dhe administratës Trump do të ketë një koordinim sa i përket këtyre zhvillimeve, por mbi të gjitha roli i tij është i veçantë, pesha specifike e qëndrimit amerikan dhe roli i presidentit Trump në procesin e paqes dhe në përmbylljen e shtet ndërtimit në Kosovë do të jetë kritik. Kështu që duhet të bëhemi gati”, tha deputeti LDK, Lutfi Haziri.

Për Vetëvendosjen, deklarata e Trumpit po “keqpërdoret nga forcat brenda për çështje politike”.

Trump shkroi të dielën në Truth Social se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia ishin “duke shkuar drejt një përplasje të ashpër” dhe ishte gati shpërthimi i një lufte, por shtoi se ai e ndaloi atë, duke e akuzuar pasardhësin e tij, ish-presidentin Joe Biden, se e “ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të pakuptimta, por unë do ta rregulloj, sërish”.

Në tërësinë e zhvillimeve ndërkombëtare Kosova duhet të dëshmojë se është serioze për të përballuar trajtimin e çështjeve të mëdha që mund të ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen e vendit.

/abcnews.al/

❌
❌