Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025Main stream

Linda Rama: Shqipëria ka potencial për më shumë investime të huaja

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, ishte e ftuar në emisionin ‘Inside Albania’ në Euronews Albania.

Gjatë intervistës së saj, Linda Rama foli mbi sfidat dhe potencialin që ka Shqipëria për tërheqjen e investimeve të huaja.

Sipas saj, Shqipëria ka bërë përparime në stabilitetin politik dhe makroekonomik.

Duke analizuar situatën ekonomike të vendit, Rama theksoi se, Shqipëria nuk vuan për mungesë kapitalesh, por problemi qëndron te mungesa e bindjes së investitorëve të huaj për të investuar.

Ajo tha se, Shqipëria ka nevojë për gjykata më efikase e të besueshme, në mënyrë që të rrisë më tej investimet e huaja.

Në vijim të intervistës, Rama analizoi edhe zhvillimin e sektorëve me potencial të lartë si turizmi dhe teknologjia e informacionit, duke theksuar se, Shqipëria duhet të qartësojë avantazhet e saj krahasuese dhe të ndërtojë një profil të qëndrueshëm ekonomik në këto sektorë për dekadat e ardhshme.

“Diçka që është interesante për t’u thënë është se bota nuk vuan për mungesë financimesh. Madje as Shqipëria nuk vuan për mungesë financimesh. Ne kemi shumë para që qëndrojnë jashtë sistemit bankar, por edhe brenda bankave, që ende nuk janë përdorur dhe që presin të përdoren nga investitorët. Është e njëjta situatë edhe në institucionet financiare jashtë vendit. Pra, gjëja më e rëndësishme, përveç faktit që ke financime, është që të bindësh investitorët të financojnë. Nga pikëpamja makroekonomike që është një aspekt shumë i rëndësishëm mund të themi se kemi bërë përparime shumë të mira në vitet e fundit”, tha Rama.

“Nuk kemi paqëndrueshmëri politike, që është një element shumë i rëndësishëm, as paqëndrueshmëri të qeverisë. Një studim që përfundova para dy vitesh, një ose dy vjet më parë, mbi financimet, tregoi qartë pas një analize të 30 viteve tranzicion se, në rast se ndodh paqëndrueshmëri politike apo destabilitet qeverisës në një vend, investimet e huaja reagojnë shumë shpejt duke u distancuar nga vendi. Dhe të duhen më shumë se dhjetë vite për ta rikuperuar dëmin. Pra, ky është një element shumë i rëndësishëm”, vijoi ajo.

Linda Rama u shpreh se, “një tjetër element pozitiv është se kemi ligje dhe kuadër rregullator që mbron investimet”.

“Jemi në një proces që është Integrimi Evropian, i cili në fakt rrit shumë besimin e investitorëve. Dhe investimet, investimet e huaja direkte, sidomos në vitet e fundit në krahasim me vitin 2012 kanë pësuar një bum. Kemi pasur më pak se 1 miliard dollarë investime të huaja direkte në atë kohë. Po flas për stokun. Dhe tani është rreth 1.7 miliardë. Pra, është rritur ndjeshëm. Por ende, si përqindje e PBB-së është e ulët dhe natyrisht që kemi nevojë për më shumë investime të huaja direkte. Keni shumë të drejtë kur pyesni se çfarë duhet të bëjmë për ta rritur këtë nivel. Mendoj se kemi nevojë për sundimin e ligjit, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Dhe mund të kemi ligje që garantojnë, le të themi, aktivitetin e investimeve të huaja, por në të njëjtën kohë ka shumë mosmarrëveshje që mund të lindin. Një pjesë e tyre lidhen edhe me të drejtat pronësore.

Siç e përmenda, prona ishte një nga reformat që ka shkaktuar shumë probleme ndër vite dhe problemet vijojnë ende. Na duhet të kemi një sistem gjyqësor shumë efikas dhe të besueshëm. Dhe në veçanti në gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë”, u shpreh Linda Rama.

Rama nënvizoi gjatë intervistës së zhvillimi i vendit bazohet në sektorë.

“Dhe kjo është arsyeja pse them “cilat janë avantazhet që duhet të përdorim”, sepse duhet të përcaktojmë, të jemi më të qartë, se çfarë do të jetë Shqipëria në 20 vitet e ardhshme. Dhe dinamika është shumë, shumë e madhe. Turizmi, për shembull, padyshim që do të jetë e ardhmja. Nuk ishte aq e qartë më parë sa është tani”, theksoi Rama, ndërsa shtoi se sektori i TIK-ut, pjesa që është e përqendruar në ofrimin e shërbimeve të TIK-ut tashmë është maturuar.

“Kemi një treg të maturuar në këtë fushë. Pra, për tri vite jemi në një situatë krejtësisht tjetër, ekstreme. Dhe tjetra shumë interesante ishte që sektori që ofron shërbime, jo ai që konsumon TIK, ofron më shumë se 50% të shërbimeve për eksport. Nuk e kishim menduar kurrë që, kompanitë tona të TIK-ut, sot po ofrojnë këtë lloj shërbimi jashtë vendit. Duket që jemi të fortë brenda vendit, pavarësisht shifrave të ulëta për të cilat flasim. Pra, na duhet të shohim në mënyrë dinamike dhe të qartësojmë vetveten se cilat janë avantazhet që kemi, në mënyrë që t’i përdorim”, cilësoi Rama.

Në intervistën me gazetaren Alice Taylor, Linda Rama tha se pas eksperiencës në administratën shtetërore pas viteve ’90, si pjesë e Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, ajo zgjodhi të vazhdonte karrierën në fushën e kërkimit dhe këshillimit të pavarur, në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare.

“Kam kuptuar shumë herët që për të hyrë në politikë duhet të jesh fituese”, u shpreh Rama, duke shtuar se kontributin e saj e ka parë më të dobishëm jashtë politikës, përmes shoqërisë civile dhe angazhimeve akademike.

Ajo vlerësoi përpjekjet e shumë profesionistëve brenda administratës publike, duke theksuar se jo të gjithë kanë marrë mundësinë për t’u përfaqësuar politikisht, pavarësisht aftësive të larta.

Linda Rama ndau dhe një sërë këshillash për gratë dhe vajzat që synojnë të angazhohen në politikë, akademi apo administratën publike. Ajo theksoi rëndësinë e profilit profesional dhe integritetit personal, përtej përfaqësimit numerik të grave.

Rama theksoi nevojën që gratë të përballen me konkurrencën, të dinë të fitojnë dhe të pranojnë humbjen si pjesë e demokracisë. Ajo kritikoi edhe tendencat e disa grave për të kërkuar mbështetje vetëm mbi baza gjinore, duke theksuar se solidariteti duhet të mbështetet vetëm mbi vlera.

“Mendoj se në çdo fushë ku ndodhemi si gra… kemi dëshmuar në Shqipëri që numrat nuk mjaftojnë. Është një e drejtë për një grua të punojë, është një e drejtë të përdorë talentet e saj, të jetë e dobishme për shoqërinë, të trajtohet në mënyrë të barabartë, të ketë një ekuilibër të mirë mes jetës dhe punës. Këto janë të gjitha të drejta. Problemi është se, për aq kohë sa këto të drejta nuk ekzistonin, mendoj se gjithë beteja jonë ishte që këto të drejta të vendoseshin. Tani, prej vitesh, kemi bërë përparim të mirë në përfaqësimin e grave, në nivele të ndryshme të politikës, qeverisë, administratës publike, gjyqësorit, në qeverisjen vendore dhe gjithashtu në sektorin privat”, vijoi ajo.

Gjithashtu, Linda Rama u shpreh se pas rrëzimit të regjimit komunist e ka nisur karrierën e saj në vitin 1993 duke punuar në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, një nga institucionet që u përballë me reformat më të ndjeshme, duke veçuar reformën e pronës.

“Po flasim për vitin 1993. Pra, fillova të punoj atje vetëm dy ose tre vjet pasi ra komunizmi. Ndërkohë, në atë moment isha pjesë e dy projekteve, projekte ndërkombëtare që merreshin me çështje ekonomike të vendeve në tranzicion. Dhe, në fakt, kur hyra, kur fillova të punoja për agjencinë, mendoja vetëm për reformën ekonomike. Dhe atje kuptova kompleksitetin e gjithë procesit. Kështu që pata mundësinë, mundësinë e rrallë, dhe ndihem me fat, gjithmonë jam ndjerë me fat për këtë, të takoja grupe interesi shumë të ndryshme dhe shumë njerëz të ndryshëm që ishin të interesuar për privatizimin në atë kohë. Takova të burgosur politikë dhe të burgosur të tjerë për shkak të regjimit. Takova ish-pronarë të tokave dhe godinave. Takova punëtorë dhe drejtues”, tha ajo.

Linda Rama u shpreh se, privatizimi i pronës shtetërore dhe ndarja e tokës ishin dy reformat më të rëndësishme që përcaktuan rrugën e tranzicionit në Shqipëri.

“Këto dy procese, përtej krizave të asaj kohe si mungesa e ushqimit apo përpjekjet për të mbajtur rendin publik, vendosën themelin për investimet, drejtësinë dhe paqen sociale”, nënvizoi Rama.

Linda Rama u ndal edhe te ndikimi i teknologjisë në përditshmërinë e saj, si edhe ndikimin që ajo ka ndërtuar mbi përvojën personale si nënë.

Ajo theksoi se, përdorimi i teknologjisë duhet të shoqërohet me edukim të vazhdueshëm dhe qasje të kujdesshme edhe në familje.

“Sot e gjithë bota po jeton në pasiguri shumë të mëdha. Dhe fatkeqësisht, disa vite më parë ishim të sigurt që po u linim fëmijëve tanë një botë shumë më të mirë. Nuk mendoj se flasim sot me të njëjtin gjuhë. Mendojmë dy herë para se ta themi këtë. Dhe kjo sepse edhe vendet e zhvilluara po përballen me shumë sfida, e lëre më të flasim për sfida që lidhen me çështje më të mëdha të përbashkëta, si për shembull mjedisi planeti. Ne ndajmë një planet për të cilin çdo ditë po vërtetojmë që nuk jemi në gjendje të kontribuojmë. Dhe teknologjia. Teknologjia sot është një sfidë shumë e madhe për çdo vend dhe ti sheh që çdo vend, në një mënyrë apo një tjetër, po përpiqet të kuptojë madje edhe vendet nordike që janë shumë të avancuara po përpiqen të kuptojnë cila duhet të jetë qasja për të mbajtur shoqërinë të sigurt në rrethana që askush më parë nuk i ka njohur”, tha ajo.

Rama tha qasja e saj me të birin, Zahon është se “teknologjia është diçka që mund ta përdorësh për mësimin. Nuk është argëtim”.

“Kjo është qasja që kam unë. Djali im është njëmbëdhjetë vjeç dhe kjo është një temë e vazhdueshme, pra një temë që nuk mbaron kurrë çdo ditë. Përpiqem të shmang në njëfarë mënyre gjithë keqkuptimet që ai mund të ketë dhe tërheqjet që dikush mund të ketë me pajisjet”, theksoi Rama.

/e.i/ /gj.m/

The post Linda Rama: Shqipëria ka potencial për më shumë investime të huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: 17 vatra zjarri aktive në vend, 1000 forca ushtarake dhe civile të angazhuara

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri me dije se, aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ndërsa vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu tha se në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, Prefektëve dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

“Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente”, shkroi Vengu.

Ventu u shpreh se, “deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin”.

Gjatë pasdites pritet të angazhohen edhe 2 avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia, për të forcuar më tej ndërhyrjen ajrore.

Nga aksioni në terren për shuarjen e vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit
1 nga 22

/e.i/ /gj.m/

The post Vengu: 17 vatra zjarri aktive në vend, 1000 forca ushtarake dhe civile të angazhuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Situata e zjarreve në aksin Kardhiq-Delvinë është normalizuar

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur sot se situata e zjarreve në zonën e aksit Kardhiq – Delvinë është normalizuar.

Sipas Ballukut, zjarret janë shuar dhe aksi është në funksion të plotë për qarkullimin e mjeteve.

Zv/Kryeministrja Balluku u ka shprehur një falënderim të veçantë trupës së ARRSH-së, e cila, theksoi ajo, “jo vetëm u kujdes për të ruajtur aksin rrugor dhe tunelin e Skërficës gjatë gjithë ditës së djeshme, por u aktivizua plotësisht në aksionin e shuarjes së zjarreve në zonën përreth”.

Trupa e ARRSH-së gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë dhe tune...
1 nga 4

/e.i/ /gj.m/

The post Balluku: Situata e zjarreve në aksin Kardhiq-Delvinë është normalizuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK godet një rrjet ndërkombëtar droge, mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara, 16 persona nën hetim

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se ka goditur një rrjet për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Sipas SPAK, rrjeti ndërkombëtar ka trafikuar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro, ndërsa 16 persona janë nën hetim.

“Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.

Sipas SPAK-ut, këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), njoftoi sot se me vendimin e datës 15.05.2024, ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 184/1 i vitit 2021 dhe regjistrimin e procedimit penal nr. 184/3 i vitit 2024, ndaj 9 (nëntë) shtetasve të dyshuar: P. D., J. M., B. P., A. (alias D.,) Sh., R. Rr., G. (alias K., alias E.,) N., E. S., B. H., dhe J. P., për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” (neni 283/a/1 dhe neni 28/4), “Grupi i strukturuar kriminal” (neni 333/a), si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Në vijim të hetimeve, gjatë muajit korrik 2025, janë identifikuar dhe përfshirë në procedim edhe 6 (gjashtë) persona të tjerë: A. H., K. H., E.N., E. A., P.D. dhe I. Ll., të cilët dyshohen se janë përfshirë në disa episode të trafikimit të drogës. Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet evropiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, si dhe gjatë fazës së ekzekutimit me strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 (shtatë) personave në hetim, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr. 77, datë 25.07.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Vendimi u ekzekutua menjëherë në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit. Më datë 25.07.2025 u bë e mundur arrestimi i gjashtë personave në hetim: A. H., K. H., E.N., E. A., P. D., I. Ll.

Gjatë ekzekutimit të masës së sigurisë, në banesën e shtetasit A. H. u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë, të mbajtura pa leje, për të cilat është arrestuar në flagrancë.

Një prej të dyshuarve, shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), është shpallur në kërkim, dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për interesat e hetimit,  Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona.

Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:

Shuma monetare në total: Euro: 43,470 €, franga zvicerane: 5,000 CHF, 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan. Mjet lundrues: 1 skaf luksoz i markës “Hull Works Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar. Armë zjarri: 3 pistoleta, me krehër dhe fishekë. Ora të luksit: 1 orë Rolex, model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68. Telefona celularë: 16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive. Karta bankare dhe dokumente financiare: 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.

Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

Pajisje elektronike: 1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës. 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili. 1 NVR Hikvision. 2 radio komunikimi Baofeng. Dokumentacion identifikimi dhe pronësie: Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar. Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese. Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë. Etj.

Episodet të trafikut të drogës

Bazuar në informacionin hetimor të mbledhur nga Prokuroria e Posaçme, aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është konkretizuar përmes një sërë episodesh të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021 në disa shtete të Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Episode të sekuestrimi të kokainës

Spanjë – shkurt 2020
Sekuestruar 400 kg.

Belgjikë – prill 2020
Sekuestruar 989.1 kg.

Kanali (Francë – Mbretëri e Bashkuar) – prill 2020
Sekuestruar 250 kg në një ngarkesë me destinacion Britaninë e Madhe.

Holandë – qershor 2020
Sekuestruar mbi 2000 kg kokainë. Vlera tregu e kësaj sasie llogaritet mbi 151 milionë euro

Holandë – tetor 2020
Sekuestruar 1484.07 kg.

Episode të sekuestrimit të hashashit

Rimini, Itali – korrik 2020
Sekuestruar 275 kg.

Bari, Itali – mars 2021
Sekuestruar 400 kg.

Algeciras, Spanjë –mars-shtator 2020

Sekuestruar rreth 1442 kg, ku 170 kg dyshohet se ishin për llogari të të hetuarve.

Episode të tjera

Francë – shkurt 2020
Sekuestruar një automjet dhe 72,000 euro cash.

Ky grup i strukturuar kriminal vepronte nëpërmjet një organizimi të sofistikuar kryesisht në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt disa prej vendeve të Bashkimit Evropian si dhe në Britaninë e Madhe. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anvers (Belgjikë), Rotterdam (Holandë), apo në rrugë tokësore drejt Francës dhe përmes Kanalit (Channel Tunnel) për në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi:

“Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare.”

Transporti i drogës karakterizohej nga metoda të sofistikuara fshehjeje dhe një logjistikë e mirëorganizuar ndërkombëtare. Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Organizimi i grupit ishte hierarkik dhe i ndarë në role të specializuara. Në krye këtij grupi kriminal qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Ata ishin ideatorët, investitorët dhe garantuesit e operacioneve, duke lidhur burimin e drogës në Amerikën Latine me tregjet evropiane përmes një zinxhiri të sofistikuar ndërmjetësimi. Shumica e tyre jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Poshtë tyre vepronin bashkëpunëtorë që siguronin logjistikën dhe transportin. Këta persona gjenin kompani legjitime eksporti ose transporti, kontraktonin shoferë – shpesh shtetas rumunë – dhe përgatisnin ngarkesat duke i maskuar me mallra të ligjshëm si lëndë drusore apo kakao. Përmes tyre kalonin tonelata me lëndë narkotike drejt porteve të Belgjikës, Holandës apo kalimeve tokësore drejt Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në terren, në vendet e destinacionit, funksiononte një tjetër hallkë e grupit – ajo e shpërndarjes. Këtu përfshiheshin persona që prisnin sasitë e drogës, siguronin dorëzimin, dhe shpërndanin lëndën narkotike sipas porosive lokale. Këta ishin krahu ekzekutiv i rrjetit në Britaninë e Madhe dhe Evropën Perëndimore.

Në origjinën e ngarkesave, në vendet e Amerikës Latine, qëndronin persona të paidentifikuar që shërbenin si pika kontakti. Ata ishin përgjegjës për sigurimin, ambalazhimin dhe dërgimin e drogës drejt porteve evropiane.

Gjithçka mbahej në kontroll nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC. Përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN, që garantonin anonimitetin dhe shmangien e përgjimeve. Komunikimet përfshinin planet për dorëzime, paralajmërime për kontrolle doganore dhe udhëzime për mënyrën e reagimit në rast sekuestrimesh. Në raste dyshimi, telefonat fshiheshin, shkatërroheshin ose hidhnin për të mos lënë gjurmë.

Në aspektin e kryerjes së pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Haëala. Ky mekanizëm mundësonte transferimin e shumave të mëdha parash midis vendeve të ndryshme pa kaluar përmes kanaleve financiare formale, duke shmangur kështu gjurmët zyrtare të transaksioneve. Kjo formë pagesash përdorej për të fshehur origjinën dhe destinacionin e të ardhurave nga trafiku i drogës. Verifikimi i shumave bëhej përmes kartëmonedhave të koduara, ku ishin shënuar pseudonime, shumat e pagesave dhe datat specifike që funksiononin si “token” për të garantuar tërheqjen e saktë të shumës në pikën përkatëse.

Ky grup kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Nga komunikimet del qartë që sigurimi i bashkëpunimit me doganierë ose personel të porteve shihej nga drejtuesit e këtij grupi kriminal si faktor vendimtar për suksesin e kryerjes së trafikut të narkotikëve prej tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë ligjzbatuese të Amerikës Latine, agjencitë partnere britanike dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE dhe në mënyrë më specifike me shtete si Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe Kroacia.  Një koordinim mjaft cilësor ka qenë edhe ai me agjencitë ligjzbatuese vendase.

Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi, nënvizojnë se: “ky hetim i suksesshëm i drejtuar nga SPAK është rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, veçanërisht me EUROPOL, EUROJUST, agjencitë e shteteve anëtare të BE-së, si dhe agjencitë ligjzbatuese partnere në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ofruan mbështetje përmes një analize të thelluar të të dhënave dhe zbatimit të një koordinimi efektiv ndërkombëtar policor. Vlera e materialit të zbuluar përmes analizës së të dhënave të komunikimit të dekriptuara nga Sky/ECC ka qenë thelbësore për të plotësuar provat e mbledhura gjatë hetimit dhe mbetet ende e vlefshme për arritjen e rezultateve të duhura hetimore. Ky informacion ka qenë thelbësor në identifikimin e veprave penale të rënda, të të dyshuarve, si dhe për përcaktimin e rolit të tyre në këtë grup të strukturuar kriminal”.

/e.i/ /gj.m/

The post SPAK godet një rrjet ndërkombëtar droge, mbi 6 ton lëndë narkotike të sekuestruara, 16 persona nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Çdo hapësirë publike e marrë peng do t’i kthehet komunitetit

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Në të gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga disa subjekte që kishin marrë peng hapësirën komunitare.

“3 – 4 subjekte kanë marrë peng tërë hapësirën komunitare dhe pyetja për disa komentatorë që qajnë hallin këtu e gjetkë, se duke rivendosur kufirin mes të drejtës e të paligjshmes në hapësirat publike po goditen kursimet e “popullit”, është e thjeshtë: Kush është populli, këta tre katër guximtarë që kanë zënë tërë lulishten e komunitetit apo familjet, të moshuarit, fëmijët, që jetojnë në pallatet përreth dhe dalin nga shtëpitë përmes shtigjeve të lëna nga bizneset?!”, shkroi Rama.

Kryeministri u shpreh se, “edhe kjo hapësirë edhe çdo hapësirë si kjo, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa bizneset do të jenë vlerë e shtuar por pa shkelur kufirin e të drejtës së popullit për të lëvizur e marrë frymë lirisht”.

Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

/e.i/ /gj.m/

The post Rama: Çdo hapësirë publike e marrë peng do t’i kthehet komunitetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata e zjarreve, MM: 26 vatra të raportuara, 17 ende aktive, 9 në monitorim

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot mbi situatën e zjarreve në vend.

Sipas njoftimit të MM, deri në orën 13:00 janë evidentuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 17 janë aktive dhe 9 në monitorim.

Vatrat aktive janë në qarkun Dibër, në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Zjarri po zhvillohet në 2 vatra , mbi fshatin Gurë-Lurë dhe në Fushën e Pelave. Ditën e sotme në terren janë angazhuar, 35 forca bashkiake. Situata paraqitet nën kontroll.

Në fshatin Zall Gjoçaj, njësia administrative Derjan. Aktualisht, vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive. Është kërkuar ndihmë nga ajri.

Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit raportohet e shuar në territorin e Qarkut Dibër, por ka marrë zhvillim drejt bashkisë Mirditë, në Qarkun Lezhë. Në terren ndodhen 15 forca Bashkiake. Në monitorim.

Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e adresuar mbi fshatrat Sofraçan dhe Krajkë të baskisë Bulqizë. Deri tani zjarri ka përshkuar mbi 40 ha. Sot janë angazhuar në operacion 10 forca të bashkisë Bulqizëdhe zjarri po mbahet nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Në monitorim

Në qarkun Vlorë, në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë, ka vazhduar puna ditën e sotme për shuarjen e zjarrit të rënë.

Po vijon puna për zjarrin e rënë në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, në kullota. Po vijon operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjetezjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez. Zjarri është nën kontroll dhe janë përshkuar 10 banesa. Aktualisht po operojnë 40 efektivë nga FA.

Mbi fshatin Ploç, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë. Zjarri ka kaluar nga Ploça në drejtim të malit të Smokthinës. Aktualisht vatra është aktive mbi Smokthinë dhe po punojnë për shuarjen e tij 1 mjet zjarrfikës me 4 efektivë. Në monitorim

Në fshatin Sevaster, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë.

Gjithashtu ështv aktivizuar një vatër e re zjarri mbi fshatin Kopacez, Njësia Administrative Vergo në zonë me bimësi të dendur dhe terren tepër të thyer. Era ndihmon përhapjen me shpejtësi të flakëve. Forcat e FA Poshnje janē pranē vendit, por është e pamundur tē operojnë,si nga era e fortē, por edhe prania e municioneve luftarake.

Në vendin e quajtur Markat, bashkia Konispol është aktivizuar një vatër zjarri e ndihmuar nga era. Janë aktivizuar kapacitetet e bashkisë, 1 mjet me 3 efektiv MZSH bashkia Sarandë, 2 mjete me 12 efektivë MZSH BMEC që ndodhen në Palavli.

Në qarkun Elbasan në zonën e Shmilit, në fshatin Dritas, njësia administrative Labinot-Mal, bashkia Elbasan, ditën e sotme ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit. Në terren po punojnë rreth 36 forca, 20 nga forcat ushtarake, 6 forca zjarrfikse, dhe 10 forca nga bashkia Elbasan.

Në vendin e qujatur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd, kemi 3 vatra zjarri aktive. Zjarri ne pyjet e Gurakuqit, zjarri ne Kostenje dhe zjarri të Guri Muzhaqit, në Orenjë. Po merren masa që në bashkëpunim me kryetaret e fshatrave, sektorin pyjor dhe ndërmarrjen e punëve publike të bashkisë të angazhohen forca për të vepruar në cdo vatër zjarri.

Në zonën mbrapa mali të Lisecit, në zonën e qujtur Bregu, bashkia Gramsh është aktivizuar një vatër zjarri e cilluar që prej mbrëmjes së djeshme. Sot janë aktivizuar 2 mjetet zjarrëfikës dhe efektivë. Aktualisht po punohet për fikjen e zjarrit.Terreni  vështirëson punën e forcave.

Në qarkun Lezhë, në zonën e Shkopetit, njësia administrative Milot, vazhdon aktiv zjarri, vatra e të cilit është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth.Ditën e sotme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M (mbaruan operacionin) të cilët kryen 34 rrugë/kova. Nuk ka rrezik për banesat.

Në qarkun Korçë, në fshatin Dishnicë, njësia administrative Bulgarec. Në ndihmë të forcave operacionale kanë shkuar edhe 30forca ushtarake të FA-së.Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët.

Në vendin e quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll. Vatra për shkak të erës rrezikon të përhapet për shkak se vendi ku është kjo vatër zjarri është e veshur me barishte e shkurre. Në vendgjarje ndodhen forcat operacionale, që po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

Në orën 13:37 është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Strelcë, njësia administrative Gorë, bashkia Maliq, e cila vijon në drejtim të veriut. Vatrat e tjera janë të neutralizuara dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim.

Në orën 13:37 është aktivizuar një vatër zjarri në fshatin Kriçkovë, njësia administrative Proptisht, bashkia Pogradec. Forcat operacionale janë në terren për vënien në kontroll të situatës.

Në qarkun Berat, në fshatin Muzhakë, njësia administrative Çepan, bashkia Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Terreni është malor, pyll lisi dhe bimësi të dendur, i vështirë për ndërhyrje edhe nga punonjësit e MZSH, por situata është nën kontroll, digjen barishte.

Në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal. Zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat (në fshatin Mbreshtan dhe në).Në vendngjarje kanë shkuar një grup shërbimi dhe 3 mjete nga MZSH Berat dhe 1 grup shërbimi e një mjet ngaMZSH Dimal, dhe MZSH Mallakastër, si dhe 40 forca të FA-sembështetur edhe nga 1 helikopterët Hungarez H225M. Zjarriështë vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesa.

Në fshatin Lybeshë, njësia administrative Vërtop, bashkia Poliçan. Zjarri është izoluar dhe po mbahet në monitorim nga banorët.

Në fshatin Zgërbon, bashkia Poliçan. Zjarri nën kontroll.

Në qarkun Gjirokastër, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Zjarri është në lartësi dhe për momentin nuk rrezikohet fshati Fushëbardhë dhe tuneli.

Në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës. Zjarri eshte ne lartesi dhe per momentin nuk rrezikohet fshati Fushbardhe dhe tuneli. Zjarri është drejt izolimit dhe fikjes. Po përdoren kundrazjarre, pasi era është ne favor. Era fryn nga Jug perëndimi dhe shtyn zjarrin ne drejtim të sipërfaqes së djegur.

Në fshatin Levan, njësia administrative Krahës, bashkia Memaliaj, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Po punohet per shuarjen.

Në qarkun Kukës, në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, punonjësit e AdZM-së e kanë të vështirë të shuajnë zjarrin.

Në këto operacione po marrin pjesë 634 Forcat bashkiake (Mzsh, Pyjore, etj.), 284 forca të FA dhe 36 mjete

/e.i/ /gj.m/

The post Situata e zjarreve, MM: 26 vatra të raportuara, 17 ende aktive, 9 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka hapur thirrjen për përzgjedhjen e ekipit shqiptar që do të marrë pjesë në ‘European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025’, që zhvillohet nga 6 deri më 10 tetor në Varshavë, Poloni.

Sipas njoftimit të AKSK-së, ECSC është një garë prestigjioze ndërkombëtare për të rinjtë e moshës 14–24 vjeç, e organizuar nga ENISA, Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike, ku ekipe nga mbi 40 vende përballen në sfida praktike të fushës.

Sfidat përfshijnë garat për sigurinë e faqeve dhe shërbimeve web, sigurinë e aplikacioneve mobile, cryptography, reverse engineering dhe forensics.

‘European Cyber Security Challenge 2025’ është një mundësi për të rinjtë që duan të testojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në sigurinë kibernetike, në skenën më të madhe evropiane të kësaj fushe.

Ekipi përfaqësues i Shqipërisë do të përbëhet nga 10 të rinj, të cilët do të përzgjidhen përmes këtij aplikimi në adresën https://aksk.gov.al/aplikim-per-perfaqesim-ne-european…/

/e.i/ /gj.m/

The post AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 25 July 2025Main stream

Dredha: Gjoba për ndotësit e ambientit

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha sot se të do të ndëshkohen me gjoba të gjithë ata që nuk pyesin as për ambientin, as për qytetin dhe as për punën e njerëzve që pastrojnë mbetjet e hedhura ku t’iu teket bizneseve apo individëve.

Kryebashkiaku Dredha ndau në rrjetet sociale foto nga gjobat e vendosura sot ndaj subjekteve dhe individëve, që lënë thasët me mbetje jashtë kazanëve.

Dredha tha se “detyrohemi të marrim masa për sjellje bazike siç janë hedhjet e mbetjeve në kosh! Thasë të tërë, lihen në mes të ditës, menjëherë pas pastrimit të kontenierëve! Gjobat nuk do të ndalen”.

Edhe më herët, Dredha ka bërë thirrje publike për të gjithë qytetarët dhe vizitorët, duke theksuar se Vlora është një qytet që u përket të gjithëve dhe kërkoi angazhim të përbashkët për ta mbajtur të pastër dhe të rregullt.

Në një reagim publik, Dredha apeloi për ndërgjegjësim qytetar për çështje të tilla si hedhja e mbeturinave jashtë orarit të përcaktuar, parkimet e paligjshme dhe mungesa e kujdesit ndaj hapësirave publike.

“Rregulli, pastërtia dhe qarkullimi nuk janë privilegj, janë detyrim kolektiv dhe kulturë urbane. Për këtë nevojitet edukim dhe disiplinë qytetare, jo thjesht ndëshkim”, u shpreh ai.

Sipas tij, Bashkia do të përcaktojë orare të qarta për hedhjen dhe grumbullimin e mbetjeve, duke i bërë ato publike dhe të detyrueshme për t’u respektuar nga qytetarët, bizneset dhe shërbimet përkatëse.

“Kjo është një thirrje për reflektim dhe bashkëpunim, që të gjithë të japin kontributin e tyre me propozime konkrete në dëgjesa publike dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve,” përfundoi Dredha.

Ai shtoi se qyteti do të jetë ashtu siç sillemi me të, duke e konsideruar Vlorën si shtëpinë e përbashkët të të gjithëve.

Foto nga gjobat e vendosura për ndotësit e ambientit në Vlorë
1 nga 7

/e.i/j.p/

The post Dredha: Gjoba për ndotësit e ambientit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Maratona në Pogradec, Policia plan masash për garantimin e sigurisë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Policia e Korçës ka publikuar sot planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare, ditën e nesërme në qytetin e Pogradecit.

Policia njofton se më datë 26.07.2025, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, në kuadër të pjesëmarrjes në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Ky aktivitet përfshin dy disiplina garuese:

Half maratonë (21 km): nisja nga fshati Lin, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit, dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;

Mini maratonë (10 km): nisja nga qendra e qytetit, përgjatë aksit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, dhe kthim në pikën e nisjes, në qendër të qytetit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.

Sipas Policisë, “për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masat e nevojshme për: ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike; garantimin e sigurisë rrugore dhe të garuesve; menaxhimin e qarkullimit dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore”.

Si rezultat i kësaj, Policia njofton se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit:

Në aksin “Lin- Pogradec”, do të bllokohet krahu i majtë i rrugës;

Në aksin “Tushemisht – Pogradec”, do të bllokohen të dy korsitë;

Gjithashtu, do të bllokohen përkohësisht edhe disa segmente brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e aktivitetit.

Orari i bllokimit: nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këto masa të përkohshme dhe ju falënderon për bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv ndërkombëtar.

/e.i/j.p/

The post Maratona në Pogradec, Policia plan masash për garantimin e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Automjeti pësoi defekt, Policia e Përmetit ndihmon dy turistet franceze

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet u kanë shkuar në ndihmë dy turisteve franceze, të cilat mbetën në mesnatë, në fshatin Bajkollar, për shkak të një defekti në automjetin me të cilin po eksploronin zonën.

Policia bën me dije se sapo u njoftua rreth orës 00:10, se dy turiste franceze kishin mbetur në territorin e fshatit Bajkollar, për shkak se automjeti i tyre kishte defekt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet shkuan në zonë, për t’iu ofruar ndihmë.

Sipas Policisë, turistet u lokalizuan dhe më pas u transportuan në ambientin ku ishin akomoduar në Përmet, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, u transportua automjeti me defekt.

Turistet kanë falënderuar shërbimet e Policisë së Përmetit, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

/e.i/j.p/

The post Automjeti pësoi defekt, Policia e Përmetit ndihmon dy turistet franceze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sherr me sende të forta në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim 5 shtetas italianë

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim pesë shtetas italianë, pas një konflikti të dhunshëm fizik të ndodhur në shëtitoren e qytetit, mëngjesin e datës 24 korrik, rreth orës 01:30.

Policia e Sarandës sqaron se në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, që pasqyron një konflikt fizik mes disa shtetasve në shetitoren e Sarandës, ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2025, rreth orës 01:30, dhe menjëherë pas saj, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj të plotë ligjor.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se nga hetimet ka rezultuar se dy grupe shtetasish italianë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.

“Në përfundim të veprimeve procedurale  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasit italianë: G. T., 23 vjeç, M. A., 20 vjeç, S. D., 60 vjeç, A. L., 19 vjeç, S. B., 19 vjeç, të gjithë banues në Napoli, Itali”, thuhet në njoftim.

Policia nënvizon se këta 5 shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit italianë G. M., 19 vjeç, F. D., 22 vjeç, L. D., 20 vjeç, të gjithë banues në Avelino, Itali.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin italian E. G., i cili nga verifikimet rezultoi se ushtronte aktivitet të paligjshëm për shitje biletash për festa, pa lejen përkatëse, si dhe kishte punësuar në këtë aktivitet shtetas të pasiguruar.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

/e.i/j.p/

The post Sherr me sende të forta në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim 5 shtetas italianë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Përgjigje për format e reja të kriminalitetit, miratimi pas certifikimit në Bruksel

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se hartimi i një Kodi të ri Penal nuk është një ngjarje e zakonshme, por një moment i rrallë institucional që shënon jo vetëm rregullimin juridik të një epoke të re, por edhe pjekurinë demokratike të një shoqërie që ka nevojë përditësojë normat penale me zhvillimet shoqërore, kushtetuese dhe ndërkombëtare.

Në aktivitetin për prezantimin e draftit përfundimtar të Kodit të Ri Penal, ku të pranishëm ishin edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka, aktorë kryesorë të sistemit të drejtësisë, partnerë ndërkombëtarë, universitete, shoqëri civile dhe media, ministri Manja tha se “ky moment shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të shtetit të së drejtës në vend“.

“Ky draft, që sot hyn në fazën e konsultimit publik, është një dokument themelor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të çdo qytetari “, tha Manja.

“Në një shtet të së drejtës, Kodi Penal është shtylla themelore e kontratës sonë sociale. Ai përkufizon qartë kufirin ndarës mes sjelljes së lejuar dhe asaj të dënueshme dhe është një instrument i drejtpërdrejtë në mbrojtjen e rendit kushtetues, të drejtave dhe sigurisë juridike të çdo individ”, tha ministri Manja.

Sipas ministrit të Drejtësië, ”Kodi Penal në fuqi u miratua në janar të vitit 1995 dhe hyri në fuqi në 1 qershor të po atij viti, në një kohë kur Shqipëria sapo kishte dalë nga një regjim totalitar dhe kishte nisur ndërtimin e një sistemi të ri drejtësie”.

”Ai përbënte një akt themelor modernizues, për të hequr dorë nga logjika penale e asaj kohe dhe për të përafruar legjislacionin me modelet penale të kohës. Kërkesa për të pasur një Kod Penal të ri nuk është çështje politike, por nevojë e një shteti dhe shoqërie që transformohet çdo ditë. Gjithashtu, është edhe nevojë e një dinamike të re kushtetuese institucionale dhe integruese që duhet reflektuar në Kodin e ri Penal”, vijoi ai.

Ministri Manja u shpreh se Kodi Penal që është në fuqi në momentin e miratimit në vitin 1995 kishte 285 nene dhe 550 paragrafe në strukturë. Sipas Manjës, pas 30 ndërhyrjesh të njëpasnjëshme në kohë të ndryshme, ai numëron rreth 327 nene dhe mbi 750 paragrafe, pra 40 nene dhe 200 paragrafë më shumë të ndryshuar në mënyrë të fragmentarizuar dhe pa koherencë sistemike.

”Kodi i ri Penal do duhet të ketë si bazë kushtetuese, Kushtetutën e vitit 1998, ndërsa kur u miratua në vitin 1995 baza ishte ligji për dispozitat kushtetuese të vitit 1991. Format e reja të kriminalitetit kërkojnë përgjigje të qarta dhe përshtatshme penale.

Reforma në drejtësi ka rikonfiguruar sistemin institucional duke bërë të domosdoshëm rishikimin e normës penale”, shtoi Manja.

Ministri i Drejtësisë u ndal edhe te procesi i integrimit të Shqipërisë në BE që kërkon një përafrim të plotë të Kodit penal me hakinë e BE-së, direktivat evropiane dhe jurisprudencën e pasur të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.

”Kodi aktual nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi paraqet vështirësi për prokutorët, avokatët dhe gjyqtarët. Rikonceptimi i Kodit ishte i domosdoshëm dhe i pashmangshëm. Puna për të pasur një draft pune penal të kryesuar nga prof. Arben Rakipi kishte filluar që në vitin 2019, por në shkurt të vitit 2023, ministri i Drejtësisë e ngarkoi këtë grup pune zyrtarisht për të hartuar Kodin e ri Penal, që nga sot do të jetë për konsultim publik”, pohoi Manja.

Ministri i Drejtësoi tha se ”ky draft nuk është produkt i Qeverisë apo Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa MD ka pasur dhe do ketë deri në fund rol organizues dhe mbështetës. Autorësia intelektuale dhe përmbajtja teknike është në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik”.

Gjithashtu, drafti pritet të marrë vulën e certifikimit në Bruksel sipas Manjës, dhe pastaj qeveria do të vijojnë me procedurat e miratimit parlamentar me shumicë të cilësuar, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Ministri Manja i bëri ftesë opozitës që të kontribuojë me ekspertizë të mirëfilltë dhe diskutime për Kodin e ri Penal, si një akt shtetëror të rëndësishëm për funksionimin e shtetit dhe drejtësisë në një vend që synon të bëhet pjesë e familjes evropiane deri në vitin 2030.

/e.i/

The post Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Përgjigje për format e reja të kriminalitetit, miratimi pas certifikimit në Bruksel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Shërbim shëndetësor në banesë për të sëmurët kronikë apo në pamundësi lëvizjeje

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor në Banesë vijojnë të zgjerohen në të gjithë vendin, duke u ardhur në ndihmë kryesisht të moshuarve dhe pacientëve kronikë që e kanë të vështirë të paraqiten në qendrat shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli sot mesazhet e falënderimit të pacientëve që marrin këtë shërbim në banesë, por edhe të familjarëve të tyre që kanë shprehur vlerësimin për marrjen në kohë të këtij shërbimi.

Koçiu u shpreh se “fuqizimi i këtij modeli të kujdesit në komunitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është kthyer në një realitet të prekshëm për mijëra qytetarë në të gjithë vendin, veçanërisht për ata që përballen me sëmundje kronike apo vështirësi në lëvizje“.

Ndërkaq, vajza e pacientes Razie Jaupaj në Patos thotë se shërbimi ka qenë maksimal në çdo moment si ditën dhe natën.

“Mamaja vuan nga azotemia, nga zemra, tensioni, hemoragjia në pjesët e brendshme dhe shërbimi në familje është një nga gjërat më të mira që MSHMS ka vendosur për këta pacientë. Shërbimi në shtëpi ka qenë maksimal në çdo moment, si ditën dhe natën“, tha ajo.

Gjithashtu, mjeku në Njësinë Administrative Dajç thotë se në këtë paketë shërbimi janë të përfshirë gjashtë pacientë.

“Në bazë të rregullores, ne bëjmë ndjekjen në banesë të këtyre të sëmurëve. Infermierja bën tre herë në javë vizitë te këto pacientë që i ka në ngarkim. Përveç vizitës, bën hedhjen në sistem të formularit të vizitës me të gjitha të dhënat sipas formularit. Aktualisht gjendja e këtyre acientë është stabël“, u shpreh mjeku.

Familjarët e këtyre pacientëve thonë se janë shumë të kënaqur nga përkushtimi i gjithë ekipit të mjekëve, që janë përgjigjur me të gjitha mjetet dhe mundësitë e tyre.

“Shërbimi në banesë jepet nga një ekip multidisiplinar mjekësh i përbërë nga infermierë, mjekët e familjes dhe punonjësi social“, tha mjekja pranë Qendrës Shëndetësore Nish-Tulla në Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka theksuar se “ky program po shtrihet në 36 Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe 356 qendra shëndetësore, duke mundësuar mbi 58,700 vizita dhe procedura vetëm gjatë vitit 2024, për rreth 5,200 pacientë“.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: Shërbim shëndetësor në banesë për të sëmurët kronikë apo në pamundësi lëvizjeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Pasuri me origjinë kriminale, sekuestrohet 1052 m2 truall në Durrës

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit bën me dije se është sekuestruar në Durrës, një pasuri e dyshuar se është përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Në një njoftim, Policia bën me dije se seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bëri ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, për konfiskimin e pasurisë në përdorim të shtetasit L. K.

Policia thekson se këtij shtetasi iu sekuestruan 1050 m2 truall, si dhe një objekt njëkatësh me oborr dhe pishinë.

“Pasuria iu dorëzua Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në prezencë të familjarëve të shtetasit L. K”, thuhet në njoftim.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. K. i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaria kriminale e 2 djemve të tij, të cilat janë të dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Dy vëllezërit janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/e.i/j.p/

The post Pasuri me origjinë kriminale, sekuestrohet 1052 m2 truall në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Vlorës arreston 2 të shpallur në kërkim

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore ndaj shtetasve në hetim apo të dënuar.

Në këtë kuadër, sipas Policisë u vunë në pranga dy shtetas.

Policia bën me dije se u arrestuan shtetasit, G. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 1 vit, 10 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe K. J., 31 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri dy shtetas.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

/e.i/

The post Policia e Vlorës arreston 2 të shpallur në kërkim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parkim i gabuar, Policia e Tiranës procedon penalisht 24 shtetas

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive kundër parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen në kryeqytet.

Në një njoftim, Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 24 shtetas, të cilët kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Policia nënvizon se automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës nga Policia Rrugore e Tiranës.

Policia e Tiranës vijon kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që kufizojnë qarkullimin e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, u proceduan penalisht shtetasit: R. M., 23 vjeç; E. H., 34 vjeç; I. M., 24 vjeç; F. H., 65 vjeç; S. D., 30 vjeç; K. F., 24 vjeç; E. N., 43 vjeç; R. C., 50 vjeç; E. Sh., 23 vjeç; K. M., 59 vjeç; J. M., 32 vjeç; L. G., 38 vjeç, R. K., 26 vjeç, R. T., 42 vjeç, K. K., 34 vjeç, R. P., 32 vjeç, H. K., 50 vjeç, E. B., 47 vjeç, E. H., 32 vjeç, K. B., 32 vjeç, O. S., 41 vjeç, G. F., 44 vjeç, E. Sh., 27 vjeç dhe R. Z., 23 vjeç.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike.

/e.i/j.p/

The post Parkim i gabuar, Policia e Tiranës procedon penalisht 24 shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezi zjarr në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Ndezi zjarr dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në malin e Finiqit, identifikohet dhe procedohet penalisht 59-vjeçari.

Policia bën me dije se si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 59 vjeç, banues në Finiq.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 23.07.2025, rreth orës 21:30, ka ndezur zjarr në zonën e quajtur “Mali i Finiqit”, dhe si pasojë janë djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të dendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/e.i/j.p/

The post Ndezi zjarr në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturën jetëshpëtuese, e para e këtij lloji në Shqipëri

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Qendra Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi” e cila u shërben pacientëve me sëmundje respiratore në mbarë vendin është pajisur me një tjetër aparaturë mjekësore jetëshpëtuese për trajtimit e pacientëve me stenoza të kalcifikuara dhe fibrotike në arteriret koronare.

Ministrja Koçiu ndau sot lajmin, ndërsa tha se inovacioni në shërbim të pacientit mbetet gjithmonë një prioritet.

Sipas Koçiut, “pajisja Rotablator, e para e këtij lloji në Shqipëri, tashmë është në funksion dhe po përdoret me sukses për trajtimin e stenozave të kalcifikuara dhe fibrotike në arteriet koronare”.

“Kjo teknologji e avancuar bën të mundur realizimin e procedurave të ndërlikuara të angioplastikës, duke shmangur operacionet e hapura dhe ofruar një trajtim modern, të sigurt dhe minimalisht invaziv për pacientët me koronaropati”, tha Koçiu.

Mjeku kardiolog Argron Meshi, pranë Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, shprehet se “Rotablator është një pajisje e re me anë të së cilës realizohen procedura të vështira stentimi”.

“Kjo do të thotë se stenoza të kalcifikuara dhe fibrotike që e bëjnë shumë të vështirë të kalohen nëpërmjet stendës ose me balonë, falë kësaj pajisjeje arrihet të bëhet një gërryerje e pjesës së kalcifikuar që të realizohet kalimi i stendit dhe i balonit, si edhe stendimi në mënyrë të suksesshme”, tha ai.

“Kjo është një pajisje që futet për herë të parë në Shqipëri dhe falë kësaj duke arritur suksesin e procedurës së stenimit, shumë pacientë shpëtojnë nga operacioni bypass. Deri tani që nuk e kemi pasur këtë pajisje, kemi qenë të detyruar t’i çojmë pacientët në kirurgji”, përfundoi Meshi.

/e.i/j.p/

The post Koçiu: “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturën jetëshpëtuese, e para e këtij lloji në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Kthesa e këtij viti në plazhet publike, hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike, po vazhdon në të gjithë vendin, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në bregdet. Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike është në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror. 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, foto të fenomenit të zaptimit të hapësirës së një plazhi publik te Gjiri i Lalëzit, ndërsa kreu i qeverisë ngre pyetjen: “A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezlongë e çadra për të sfiduar shtetin?!”.

Rama tha se “në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa”. 

Kreu i qeverisë theksoi se “kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”.  

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë. 

1 nga 2

/e.i/ /r.e/

The post Rama: Kthesa e këtij viti në plazhet publike, hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestë për Palestinën në sheshin “Skënderbej”

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Pasditen e sotme, në sheshin “Skënderbej” u organizua protesta në emër të kauzës për vuajtjet e popullit palestinez në Gaza, për shkak të konfliktit me Izraelin. 

Protesta nisi në orën 18:00 dhe u zhvillua nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”. Në këtë protestë, u bashkuan edhe qytetarë të shumtë, mes tyre edhe aktivistja e njohur suedeze Greta Thunberg, e cila bëri thirrje në shqip: Liri për Palestinën! 

Në fjalën e saj, Thunberg tha se arsyeja pse lufta në Gaza ka degraduar në gjenocid është heshtja e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar ndaj akteve të Izraelit, që kanë ardhur duke u përshkallëzuar. 

Sipas medieve, aktivistja tha se “Gaza ka hyrë në fazën e 5 të kequshqyerjes, ndërkohë që në anën tjetër të kufirit mijëra kamionë me ndihma ushqimore presin për të hyrë. Kjo është pasojë direkte e heshtjes së botës që e lejoi Izraelin të kryente këtë gjenocid. Kjo është në vazhdim të politikave të paligjshme të Izraelit, që ka shkatërruar furrat e bukës për të vazhduar fushatën e urisë në Gaza. Shterimi i resurseve natyrore, ndryshimi klimatik shkojnë dorë më dorë për me shtypjen dhe palestinezët po dëshmojmë këtë në radhë të parë”. 

/e.i//r.e/

The post Protestë për Palestinën në sheshin “Skënderbej” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌