Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Gërdeci”/ Përfundon seanca për Fatmir Mediun, ja kur mbahet seanca e radhës

18 June 2025 at 17:29

Këtë të mërkurë u mbajt seanca e radhës në GJKKO për “Gërdecin”, dosje në të cilën ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave në ngritjen e fabrikës së demontimit.

Gjatë seancës Mediu kundërshtoi akt-ekspertizën e paraqitur nga grupi i ekspertëve. Ish-ministri kërkoi që gjykata të marrë parasysh dëshmitë e personaliteteve politike dhe ushtarake të kohës të dhëna në SHBA, duke vënë në dijeni dhe për një letër që 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë.

Mediu në seancë: 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e personaliteteve ushtarake dhe politike të kohës të dhëna në SHBA vullnetarisht me (afidavit), që është deklarim nën betim dhe ka vlerën e provës në sistemin e drejtësisë amerikane, të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci’.”

 

 

Ky veprim i Mediut vjen pasi GJKKO refuzoi thirrjen e tyre si dëshmitarë. Seanca e radhës për Mediun është vendosur më datë 24 qeshor, ora 13:00.

 

 

The post “Gërdeci”/ Përfundon seanca për Fatmir Mediun, ja kur mbahet seanca e radhës appeared first on Sot News | Lajme.

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e ish-ministrit Mediu

By: user7
13 June 2025 at 12:30

Seanca në GJKKO për çështjen “Gërdeci” është shtyrë për në datën 18 qershor pasi mësohet se shkak është bërë mungesa e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA.

Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

The post “Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e ish-ministrit Mediu appeared first on Lapsi.al.

Çështja Gërdeci/ Shtyhet seanca në GJKKO, arsyeja

By: V K
13 June 2025 at 12:20

Seanca në GJKKO për çështjen “Gërdeci”, është shtyrë për në datën 18 qershor, pasi mësohet se shkak është bërë mungesa e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA.

Ish-ministri Mediu, po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.

Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.

The post Çështja Gërdeci/ Shtyhet seanca në GJKKO, arsyeja appeared first on Albeu.com.

“Berishës i ka kaluar koha e vet”, Fatos Klosi: Drejtësia duhet të japë mesazhe se nuk ka më të padënueshëm

2 June 2025 at 18:51

TIRANË- Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, i ftuar në “Tirana Live” tha se dosja “Partizani” nuk është asgjë në krahasim me ngjarjet e tjera tragjike si “Gërdeci” apo “21 Janari”.

Ai theksoi se këto ngjarje tregojnë egon politik të Sali Berishës. Gjatë diskutimit në studio, Klosi theksoi se më 21 janar qytetarët u vranë në kohën kur sheshi po boshatisej.

“Kam qenë dëshmitar i 21 janarit dhe e pashë si u vranë ata njerëz. Ata u vranë pasi bulevardi u boshatis. 21 janari, shembull se çfarë është i aftë të bëjë Berisha. Ishte mesazh për perëndimorët se në këtë vend vendosi vetë”, tha ai.

Ai komentoi dhe zgjedhjet e 11 majit, ndërsa theksoi se të gjithë e dinin se Sali Berisha nuk do kishte asnjë shans të merrte shumicën e votave.

Sipas Klosit, njerëzit tashmë e kanë braktisur totalisht Sali Berishës, sepse e kanë provuar si në postin e presidenti ashtu dhe të kryeministrit të vendit. Ai theksoi se nuk e priste që PS-ja të merrte 83 mandate.

“Me thënë të drejtën jo. Ishte shumë qartë edhe për Berishën se nuk do fitonte dot. Unë dua që ata njerëz të mendojë. Për mua njerëzit nuk i besonin më Berishës.

Ky rezultati i dyfishtë nuk del kurrë përtej vullnetit të popullit. Nuk beson më njëri te Berisha, e kanë provuar. Ishte 5 vjet president absolut, 8 vjet kryeministër absolut. Në 2013 kur iku ishte një gropë financiare.

Rama ishte një njeri që ka vizion dhe që bëri plot. Berishës i ka kaluar koha e vet. Ai mburret se theu diktaturën bashkë me rininë, solli demokracinë, janë llafe.

Ishte koha që duhej të ndodhte. Foltorja ishte një marifet për të mbrojtur veten dhe familjarët e tij.

Ngjarjet e 21 janarit, u zhdukën të gjithë të dhënat që kishte sistemi i kamerave të sigurisë në kryeministri.

Ai është skandali më i madh. Pastaj dhe Gërdeci nuk është gjë e vogël. Pastaj korrupsioni në rrugën e kombit. Drejtësia duhet të japë mesazhe se nuk ka më të padënueshëm”, shtoi ai./abcnews.al

Shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu, shkak mungesa e gjyqtares Irena Gjoka

By: user 11
6 May 2025 at 10:02

GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për dosjen Gërdeci. Shkak është bërë mungesa e gjyqtares, Irena Gjoka, e cila ka paraqitur raport mjekësor.

Gjyqi për Mediun ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët. Në seancën e 22 prillit Fatmir Mediu tha se trajtim i municioneve ishte kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e Ministrit të Mbrojtjes. Sipas tij, çdo vendim i qeverisë shoqërohej me një urdhër të ministrit dhe më pas me një urdhër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

The post Shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu, shkak mungesa e gjyqtares Irena Gjoka appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet seanca gjyqësore për Mediun, shkak mungesa e gjyqtares Irena Gjoka

By: Mirgen
6 May 2025 at 09:48

Seanca në ngarkim të ish-ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu e cila do të mbahej sot është shtyrë. Shkak u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur raport mjekësor. Gjyqi për Mediun ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që ish-ministri i mbrojtjes po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët. Rihapja e çështjes […]

The post Shtyhet seanca gjyqësore për Mediun, shkak mungesa e gjyqtares Irena Gjoka appeared first on BoldNews.al.

Gërdeci/ Mediu kundërshton akt-ekspertizën: Përgjegjësia nuk ishte e ministrit

By: fra nc
22 April 2025 at 11:58

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka vijuar të kundërshtojë konkluzionet e akt-ekspertimit tekniko-ushtarak të paraqitura në kuadër të hetimeve për çështjen “Gërdeci”, duke theksuar se trajtimi i municionit ishte një kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e ministrit të Mbrojtjes.

Në një deklarim të dhënë gjatë seancës gjyqësore, Mediu argumentoi se çdo vendim i marrë në qeveri në lidhje me procesin e çmontimit të municioneve ka qenë i shoqëruar fillimisht me një urdhër ministri, i cili më pas është ndjekur nga një urdhër tjetër apo udhëzim i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

“Kështu funksionon në Ministrinë e Mbrojtjes”, theksoi Mediu.

Duke komentuar rolin e kompanisë SAC në procesin e asgjësimit të municioneve, ai u shpreh se ajo kishte detyrime jo vetëm për demontimin, por edhe për demilitarizimin e tyre për t’i kthyer ato në materiale të paefektshme dhe të parrezikshme.

“SAC ka kryer vetëm demontimin, pa e kthyer municionin në të parrezikshëm. Ky fakt i është vënë në dukje kompanisë”, deklaroi Mediu.

Sipas ish-ministrit të Mbrojtjes, Forcat e Armatosura kishin detyrimin ligjor për të mbikëqyrur procesin.

Ai theksoi gjithashtu se zyrtarë të lartë të FA-së kanë qenë fizikisht në ambientet e Gërdecit, por nuk kanë zbatuar detyrimet që u janë ngarkuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave.

The post Gërdeci/ Mediu kundërshton akt-ekspertizën: Përgjegjësia nuk ishte e ministrit appeared first on Euronews Albania.

Dosja “Gërdeci”/ “Shpenzimet për transportin e municioneve, s’ishin pjesë e kompetencave të Ministrit”, flet ish…

11 April 2025 at 13:24

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu që është marrë i pandehur për shpërdorim detyre në lidhje me dosjen Gërdeci, po kundërshton përballë gjykatës ekspertizën tekniko ushtarake.

Mediu në fjalën e tij tha se shpenzimet për transportn e municioneve nuk kanë qenë kompetencë e ministrisë së tij, por transporti në cdo rast është bërë nga Forcat e Armatosura.

“Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshem, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes. Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorave për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi”, kundërpërgjigjet pas akuzave ish-ministri Mediu.

The post Dosja “Gërdeci”/ “Shpenzimet për transportin e municioneve, s’ishin pjesë e kompetencave të Ministrit”, flet ish… appeared first on Sot News | Lajme.

“Gërdeci”/ Shtyhet gjyqi për Mediun, ish-ministri mungoi në seancë

By: Oldi
25 March 2025 at 10:45

Shtyhet për në datë 7 prill seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit. Shkak u bë mungesa e tij i cili kishte një ftesë në Kongresin Amerikan nga data 24 mars deri në datën 1 prill. Sipas avokatit Henrik Ligori, Mediu duhet të jetë vetë i pranishëm për të paraqitur […]

The post “Gërdeci”/ Shtyhet gjyqi për Mediun, ish-ministri mungoi në seancë appeared first on BoldNews.al.

Balla: 17 vite më parë, korrupsioni i Sali Berishës vrau 26 shqiptarë

15 March 2025 at 20:41

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u kërkoi sot bashkëqytetarëve në Librazhd dhe mbarë Shqipërinë të mos harrojnë se kush është Sali Berisha.

“Sot bëhen 17 vite që shpërthimi i tmerrshëm i korrupsionit të familjes së Sali Berishës dhe të ministrave të tij vrau 26 shqiptarë të pafajshëm. Dhe kur shoh në këto studiot e darkës që guxojnë të vënë barazi mes dosjeve të ndonjë ish-ministri socialist me ato të Berishës, kjo është e pandershme. Sali Berisha në këto 30 vite është politikani që me korrupsionin e vet ka vrarë njerëz. Me korrupsionin në Gërdec vrau 26 shqiptarë të pafajshëm, plagosi shumë të tjerë dhe shkatërroi një zonë të Shqipërisë.”, tha Balla

Balla po ashtu kujtoi edhe viktimat e 21 Janarit 2011.

“Me korrupsionin e vet, bashkë me Ilir Metën, vrau 4 protestues më 21 Janar. Prandaj, motra e vëllezër, s’duhet të harrojmë kurrë që ai është politikani që vrau dhe mund të vrasë përsëri për të mbrojtur korrupsionin e vet. E dëgjova një ditë që tha se e kanë përzënë në Librazhd. Po ti shko njëherë në Tropojë po ta mbajti pa anti-plumb, se e ke mbjellë vëllavrasjen aty ku të buron familja jote. Ne kemi qenë të majtë e të djathtë, por kur kemi mbyllur fushatën kemi qenë librazhdjotë,” deklaroi Balla nga asambleja e Partisë Socialiste të Librazhdit, ku së bashku me drejtuesin e qarkut Elbasan për Partinë Socialiste, Arbian Mazniku, prezantuan kandidaturën e Olsi Komicit, jurist dhe ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

“Ajo që ka më rëndësi për dikë që ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e politikës është cilësia që të punosh për të lënë prapa njerëz ndoshta edhe më të mirë se ti vetë. Unë jam shumë krenar sot që Librazhdi do të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e re, në mandatin e ri 2025-2029, jo nga një, por nga dy: edhe nga Bora, edhe nga Olsi. Asnjëherë më parë, nga këto 30 vite, ne nuk kemi pasur një përfaqësim kaq të denjë dhe kaq të fortë në Kuvendin e Shqipërisë. Prandaj thashë dy, sepse kësaj radhe edhe demokrati më i paepur i Librazhdit duhet të votojë për Olsi Komicin, duhet të votojë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, për Edi Ramën.”, vijoi Balla.

Falë mandatit të tij, tha Balla, kemi sot një drejtësi të re të pavarur, që e shpëtoi nga kanceri që kishte mbjellë ai që zotohet sot para shqiptarëve se po i dhatë votën do shkrijë SPAK-un.

“Sa pretendues ish-pronarë ka në Shqipëri që duan të marrin pronat? Si ka mundësi që i mori dhëndri i Sali Berishës mes Tiranës, ku fushën e futbollit e bënë pallat? Të çosh në prokurori Sali Berishën. duhet të durosh lloj-lloj balte dhe sulmesh, por për mua rëndësi ka që populli i Librazhdit më do dhe do më votojë duke votuar për Olsi Komicin, për Edi Ramën.”

Balla i kërkoi socialistëve të Librazhdit që të arrijnë targetin e 75% të votave madje edhe më shumë, sepse Partia Socialiste i ka mbajtur premtimet në Librazhd duke e shndërruar në një lagje të Tiranës vetëm 40 minuta larg falë investimeve infrastrukturore.

“Objektivi kësaj radhe është 75%. Prapë të parët në Shqipëri, gjallë a vdekur, duhet të dalim përsëri të parët në Shqipëri. Këtu ka shumë prej jush që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim që ditën e parë. Ka prej jush që në fushatën e referendumit 1994. Në 2005 kemi qenë zona me rezultatin më të mirë për PS. Prandaj 75% është objektiv me mik, se mund të shkojmë edhe më shumë.”, theksoi Balla.

Balla i kërkoi elektoratit që t’i japë 1 milion shuplaka Partisë Demokratike, e cila hyn në garën e 11 Majit me lista të vjetra dhe të njëjtin kapiten.

 

The post Balla: 17 vite më parë, korrupsioni i Sali Berishës vrau 26 shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gërdeci, 17 vite pa drejtësi/ Muça: Protesta e Berishës për “Tik Tok” ditën e tragjedisë, për të hequr vëmendjen

14 March 2025 at 23:50

Gazetari Flogert Muça, në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për çështjen e Gërdecit dhe protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas vendimit për mbylljen e Tik Tok.

Gazetari Flogert Muça u shpreh se i gjithë qëllimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, është për të hequr vëmendjen nga tragjedia.

“Berisha nuk fle sa i përket Gërdecit. Për doktorin rëndësi ka Shkëlzeni. Trebicka i ndjerë që iku si ata 26 të tjerët, tregon edhe njëherë rëndësinë. Shqetësimi i doktorit lidhet me gjyqin e Fatmir Mediut, për të cilin ka ardhur edhe LaCivita. Problemi i doktorit lidhet më këtë çështje, me Gërdecin dhe SPAK nuk duhet të kompleksohet por të vazhdojë hetimet dhe familjet e tyre të presin drejtësinë. Doktorit nuk i bën përshtypje që të thërrasë minorenë në protestë për Tik Tok, për të hequr vëmendjen nga kjo ngjarje”, tha më tej gazetari Muça.

/abcnews.al/

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Fatmir Mediut

By: Oldi
28 January 2025 at 10:42

Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e ish-ministrit, që përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore. Njëkohësisht, përmes avokatit Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me […]

The post “Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Fatmir Mediut appeared first on BoldNews.al.

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu: Jam në SHBA për ekzaminime mjekësore

28 January 2025 at 10:24
Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e ish-ministrit, që përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore. Njëkohësisht, përmes avokatit Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me

Shtyhet sërish seanca për Mediun, Gjykata e Posaçme u jep kohë ekspertëve

By: Oldi
13 January 2025 at 12:51

Gjykata e Posaçme shtyu për ne 28 janar seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në seancën e sotme u paraqitën 2 nga ekspertët që kanë përpiluar akt-ekspertimit tekniko-ushtarak në dosje. Ata nuk dhanë shpjegime, pasi avokatët e Mediut paraqitën një kërkesë me pyetje të tjera për ta. Për t’i dhënë kohë ekspertëve, 6 […]

The post Shtyhet sërish seanca për Mediun, Gjykata e Posaçme u jep kohë ekspertëve appeared first on BoldNews.al.

Meçe akuzon Berishën për krime shtetërore: Përgjegjës për 21 janarin dhe Gërdecin, krimineli duhet të ishte në burg

8 January 2025 at 18:45

Analisti Arben Meçe i ftuar në një studio televizive, thotë se ish-kryeministrit Sali Berisha duhej të ishte në burg pasi është përgjegjës për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar dhe masakrën e Gërdecit.

Meçe thekson se Strasburgu urdhëroi hetim për 21 janarin duke thënë se qartë se është krim shtetëror.

“Krimineli Berisha ka vrarë 4 veta, nuk është në burg. Krimineli Sali Berisha ka hedhur në erë Gërdecin, krimineli Berisha nuk është në burg. Ka vjedhur provat e shtetit shqiptar, krimineli Berisha nuk është në burg. I them SPAK përse të vërtetat halucinative të Berishës duhet të kalojnë në SPAK, ndërkohë të vërtetat e mia që janë fakte historike, vrasja e 21 janarit është e gjykuar nga Strasburgu. Strasburgu të ka thënë e ke vrarë. Halucinanti thotë që u zbatua ligji, prandaj u vranë. Nëse do zbatonin ligjin sot, Noka që hodhi poshtë kapelën e shteti shqiptar, goditi me grusht, duhej të ishte në burg. Nëse një qytetar godet policin, kalon në burg mbi 10 vjet. Kjo e Nokës nuk quhet.

Të anatemosh dhe drejtësinë e pavarur, që ka mbështetje nga amerikanët, anglezët, nga të gjithë aleatët strategjikë, dhe këtë ta shpallësh SKAP-i partisë”, tha Meçe.

The post Meçe akuzon Berishën për krime shtetërore: Përgjegjës për 21 janarin dhe Gërdecin, krimineli duhet të ishte në burg appeared first on Sot News | Lajme.

“Gërdeci”, shtyhet në GJKKO seanca ndaj ish-ministrit Fatmit Mediu

18 December 2024 at 10:33

Është shtyrë këtë të mërkurë në GJKKO seanca për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen “Gërdeci”. Seanca e radhës pritet të mbahet në datë 27 dhjetor, ora 12.

Gjykata i la kohë avokatëve mbrojtës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit ne Gërdec.

Mediu po përballet me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, lidhur me ngjarjen e rëndë të Gërdecit.

Kujtojmë se herën e kaluar më datë 11.12.2024, seanca për ish-ministrin e mbrojtjes u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës Ardian Visha dhe Henrik Ligori të cilët u gjobitën me nga 5 mijë lekë të reja për shkak të mungesës së tyre në proces.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Gërdeci”, shtyhet në GJKKO seanca ndaj ish-ministrit Fatmit Mediu appeared first on Euronews Albania.

Shtyhet seanca për ‘Gërdecin’, gjykata i jep kohë Mediut për pyetjet ndaj ekspertëve ushtarakë

18 December 2024 at 10:30

Seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci” është shtyrë sërish sot. Gjykata e Posaçme ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 27 dhjetor në orën 12:00.

Shkak për shtyrjen e seancës, ishte vendimi i gjykatës për t’i lënë kohë avokatëve mbrojtjës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit në Gërdec.

“Fakti për debatin e sotëm, dy nga ekspertët s’ishin prezent dhe do kishim dy procese paralele. Për të pasur një proces sa më korrekt u la të përcillin pyetjet me shkrim, edhe pse kërkuam debat të drejtpërdrejtë, por u gjykua që në këto rrethana të bëhej me shkrim”, u shpreh Mediu jashtë SPAK.

Ish-ministri Fatmir Mediu po përballet tashmë prej vitesh në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për ngjarjen e ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec, ku pas një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona.

The post Shtyhet seanca për ‘Gërdecin’, gjykata i jep kohë Mediut për pyetjet ndaj ekspertëve ushtarakë appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca për dosjen “Gërdeci”, Mediu: Është absurde që ministri të hetohet për çështje të karakterit ushtarak! Ekspertët s’ishin prezentë, do japin dëshmi me shkrim

18 December 2024 at 10:24
Është shtyrë për në 27 dhjetor seanca për ish ministrin Fatmir Mediu në lidhje me dosje “Gërdeci”. Gjykata u ka lënë kohë avokatëve mbrojtës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë, që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit të demontimit të armëve në Gërdec. Në një deklaratë për mediat pas seancës, Mediu u shpreh se është

“Gërdeci”/ Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun, ja arsyeja

By: Xhen Sila
18 December 2024 at 10:09

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me dosjen ‘Gërdeci’. Seanca e radhës do të mbahet më 27 Dhjetor në orën 12:00.

Gjykata i la kohë avokatëve mbrojtjës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit në Gërdec.

Disa ditë më parë seanca për ish ministrin u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Gjykata i gjobiti të dy ata me 5 mijë lekë të reja, për shkak se mbrojtësit ligjorë të Mediut, edhe pse kërkuan ekspertët ushtarakë, nuk u paraqitën në seancë.

Mediu është marrë i pandehur për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec./abcnews.al

 

 

❌
❌