PARIS – Macron rikonfirmon mbështetjen për armëpushimin në Ukrainë
PARIS, 7 gusht /ATSH/- Presidenti francez, Emmanuel Macron rikonfirmoi sot mbështetjen e plotë të Francës për një armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e bisedimeve që synojnë arritjen e një paqeje të qëndrueshme, sipas “Reuters”.
Deklarata e tij erdhi pas një “diskutimi të gjatë” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe udhëheqës të tjerë evropianë.
“I përsërita presidentit ukrainas mbështetjen e plotë të Francës për vendosjen e një armëpushimi dhe nisjen e diskutimeve drejt një zgjidhjeje solide dhe të qëndrueshme që ruan të drejtat legjitime të Ukrainës dhe garanton sigurinë e saj dhe të evropianëve”, tha ai në platformën e mediave sociale X. //a.i/
The post PARIS – Macron rikonfirmon mbështetjen për armëpushimin në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.