Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 August 2025Main stream

U kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz në Isniq të Deçanit, Gjykata cakton masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarit

19 August 2025 at 12:47

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendimin lidhur me 13 të pandehurit, të cilët u kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz në fshatin Isniq të Deçanit, gjatë një aksioni të Prokurorisë Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Agnesa Zeqiraj-Çetaj.

“Lidhur me vendimin e marrë dje nga gjykata, për 12 të pandehurit është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj, nga data 17.08.2025 deri më 17.09.2025, për dyshimin e bazuar për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas nenit 294 të KPRK-së, të lidhura me nenin 77 dhe 31. Ndërsa ndaj të pandehurit të 13 është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor për një muaj, nga data 17.08.2025 deri më 17.09.2025, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të KPRK-së”, deklaroi ajo.

Ndryshe, 13 persona u arrestuan të dielën në Isniq të Deçanit gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë.

Gjatë këtij aksioni, autoritetet sekuestruan rreth 17 mijë euro, një armë zjarri, shufra metalike, thika, si dhe prova materiale shtesë që lidhen me veprën penale të dyshuar. /Telegrafi/

The post U kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz në Isniq të Deçanit, Gjykata cakton masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

E rëndë në Deçan/ Rrëmbehet vajza para shtëpisë, kalimtari ndjek autorin dhe rikthen vajzën te familja

By: V K
17 August 2025 at 10:06

Mbrëmjen e djeshme, një vajzë e mitur mësohet se është rrëmbyer në rrugën “Arben Hajdaraj”, në fshatin Shaptej të Deçanit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. Fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur rrëmbimi i vogëlueshes para banesës së saj, ka qenë një kalimtar i cili ka ndjekur mjetin e autorit.

Ai ka arritur të marrë vajzën dhe ta rikthejë tek familjarët. Raportohet se e mitura vuan nga probleme të shëndetit mendor. Autori është arratisur dhe policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar makinën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes. E mitura është dërguar në spital, por fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime fizike.

The post E rëndë në Deçan/ Rrëmbehet vajza para shtëpisë, kalimtari ndjek autorin dhe rikthen vajzën te familja appeared first on Albeu.com.

Rrëmbehet një e mitur në Shaptej të Deçanit, shpëtohet nga qytetarët

17 August 2025 at 08:46

Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Arben Hajdaraj” në fshatin Shaptej të Deçanit.

Njësitet policore janë njoftuar për rastin rreth orës 23:30, pas një informate për rrëmbim të një të miture me të meta mendore.

Sipas raportit policor, një person i panjohur ka rrëmbyer vajzën me veturë pranë shtëpisë së saj.

Ankuesi dhe një dëshmitar i rastit janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë arritur ta ndalojnë atë, duke marrë viktimën dhe duke e dërguar të sigurtë në shtëpi.

I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar veturën e braktisur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas raportit nuk ka pësuar lëndime fizike, por ka pasur shqetësim emocional.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet policore. /Telegrafi/

 

The post Rrëmbehet një e mitur në Shaptej të Deçanit, shpëtohet nga qytetarët appeared first on Telegrafi.

Peja po lidh komunitetin me natyrën përmes Festivalit Via Dinarica!

13 August 2025 at 14:39

Festivali Via Dinarica Kosova po organizon edicionn e parë të festivalit në Pejë, për të shënuar përmbylljen e projektit trevjeçar për zhvillimin e turizmit malor në komunat Pejë, Deçan dhe Junik.

Festivali do të mbahet nga data 15 deri më 17 gusht 2025, në Sheshin e Akademikëve në Pejë.

Programi i festivalit përfshin:

 

 Vrap malor dhe hiking në natyrë,

 Premierën e dokumentarit të shtegut Via Dinarica,

 Performanca muzikore live dhe DJ,

Ekspozita arti dhe panair me produkte lokale.

 

Hapja zyrtare do të mbahet më 15 gusht, në orën 18:30. Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë përfaqësuesja e Fondacionit Utalaya Uta Ibrahimi, Ambasada e Italisë, kryetarët e komunave  Pejë, Deçan dhe Junik si dhe partnerë të tjerë të projektit.

Të gjitha aktivitetet janë falas dhe të hapura për publikun.

 

Festivali fton të gjithë të marrin pjesë në një përvojë të paharrueshme që ndërthur natyrën, kulturën dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit tonë.

 

Për programin e plotë dhe informacione të tjera, ju lutemi të na kontaktoni:

Website:  viadinaricakosovo.com

Facebook: Via Dinarica Kosovo

Instagram: viadinaricakosovo

 

The post Peja po lidh komunitetin me natyrën përmes Festivalit Via Dinarica! appeared first on Telegrafi.

Arrestohen tre persona në Gramaçel të Deçanit, iu gjenden armë dhe dy automjete të pa doganuara

13 August 2025 at 10:57

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gramaçel, Deçan më 12.08.2025-09:30.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë,  një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Arrestohen tre persona në Gramaçel të Deçanit, iu gjenden armë dhe dy automjete të pa doganuara appeared first on Telegrafi.

Faton Selmanaj shpallet kandidat për kryetar të Deçanit nga Lëvizja Vetëvendosje

12 August 2025 at 23:45

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e Faton Selmanajt për kryetar të Komunës së Deçanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një tubim me aktivistët e Qendrës në Deçan, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe sekretari organizativ Alim Rama, u zyrtarizua përkrahja për Selmanajn si përfaqësues të gjeneratës së re të udhëheqjes.

“Nga tokat pjellore te majat e bjeshkëve, Faton Selmanaj e njeh çdo cep të Deçanit dhe ka vendosur ta kthejë këtë pasuri në zhvillim e mirëqenie për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes.

Faton Selmanaj pritet të fokusohet në zhvillimin e bujqësisë si motor të ekonomisë lokale, turizmit malor e kulturor, si dhe në ofrimin e shërbimeve publike efikase dhe të barabarta për qytetarët e Deçanit.

“Me Faton Selmanajn në krye, kjo komunë do të bëhet partner i fortë i qeverisë qendrore aty ku fjala dhe puna ecin bashkë për të mirën e secilit qytetar”, thekson më tej Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas LVV-së, Deçani me Selmanajn në krye do të jetë “shembull i qeverisjes lokale që ecën në hap me zhvillimin shtetëror”. /Telegrafi/

The post Faton Selmanaj shpallet kandidat për kryetar të Deçanit nga Lëvizja Vetëvendosje appeared first on Telegrafi.

Aksident në Deçan, lëndohen tre persona

20 June 2025 at 20:55

Tre persosna janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:55 në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, ku janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan. Në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rastit.

The post Aksident në Deçan, lëndohen tre persona appeared first on Telegrafi.

Tragjedi në familjen shqiptare: Tentoi të shpëtonte të birin por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç

13 June 2025 at 09:10

Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen Lachine të Montrealit, ku një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pas mbytjes në një pishinë rezidenciale mbrëmjen e së martës. Viktimat janë nga Kosova, komuna e Deçanit; Viktimat janë Elzina Ramosaj Morina dhe djali i saj i mitur, Elon.

Oficerët e policisë u thirrën në vendngjarje rreth orës 21:35 për dy mbytje të mundshme në një shtëpi në Avenue-n e 20-të pranë Rrugës Provost. Me të mbërritur, ata i gjetën të dy viktimat pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve nga policia dhe ndihmësit mjekësorë, gruaja dhe fëmija u shpallën të vdekur në vendngjarje. Sipas provave hetimore të mbledhura në vendngjarje nga Policia e Montrealit (SPVM), duket se nuk ka element kriminal në këtë tragjedi.

“Ky ishte një incident aksidental”, konfirmoi oficerja Caroline Chèvrefils, zëdhënëse e SPVM-së. Zyra e mjekut ligjor është njoftuar për këto vdekje dhe një hetim është duke u zhvilluar nga mjeku ligjor Dr. Edgard Nassif.

“Pas përfundimit të hetimit të tij, mjeku ligjor do të përgatisë një raport që detajon identitetin e të ndjerit, datën dhe vendin e vdekjes, si dhe shkaqet dhe rrethanat e mundshme që lidhen me vdekjen”, tha Jake Lamotta Granato, një zëdhënës i zyrës së mjekut ligjor të Kebekut.

“Nëse konsiderohet e përshtatshme, ai mund të japë edhe rekomandime, të cilat janë masa parandaluese që synojnë mbrojtjen e jetës njerëzore dhe parandalimin e vdekjeve në rrethana të ngjashme”, shtoi ai. Procesi hetimor i mjekut ligjor është konfidencial deri në publikimin e raportit të tij përfundimtar, i cili është publik. Sipas burimeve për CTV News, dyshohet se djali ka rënë fillimisht në pishinë, ndërsa nëna është hedhur për ta shpëtuar, por ajo nuk dinte not. Sipas dëshmitarëve, nëna dhe djali i vogël ishin parë së fundmi duke marrë pjesë në një paradë festive.

“Jam i traumatizuar. Është e pabesueshme që ndodhin gjëra të tilla,” tha banori Mike Mymryk.

Carol dhe Derrick Majeur, fqinjë të familjes, u shprehën thellësisht të pikëlluar: “Si do të ndihesha po të ishte një nga nipërit e mi? Do të isha jashtëzakonisht i mërzitur. Mund të imagjinoj si ndihet familja tani,” tha Carol. Kryetarja e Lachine, Maja Vodanovic, reagoi në rrjete sociale, duke e quajtur ngjarjen “makthin më të keq të mundshëm”. Sipas saj, gjithçka nisi nga një top që ra në pishinë, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që përfundoi me mbytjen e fëmijës dhe nënës së tij.

Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka njoftuar me dhimbje të thellë për vdekjen tragjike të Elzina Morina, 34 vjeç, dhe djalit të saj të vogël, Elon Morina, vetëm 3 vjeç, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë në një pishinë në Montreal.

“Kjo humbje ka tronditur thellësisht të gjithë komunitetin tonë. Vdekja e një nëne të re dhe e fëmijës së saj është një plagë e rëndë për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që i kanë njohur”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Ceremonia e lutjeve dhe nderimit për Elzinën dhe Elonin do të mbahet të shtunën, më 15 qershor 2025, në ora 13:00, në Xhaminë “Balkan Muslim Community”, në adresën:
???? 2836 Rue Allard, Montréal, QC.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në:
???? 5505 Rang du Bas-Saint-François, Laval, QC H7E 4P2.

Pamja për ngushëllime do të mbahet të dielën, më 16 qershor, nga ora 10:00 – 14:00, po ashtu në ambientet e xhamisë “Balkan Muslim Community”.

The post Tragjedi në familjen shqiptare: Tentoi të shpëtonte të birin por s’dinte not, humbin jetën nëna dhe djali 3 vjeç appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi në Deçan: Nënë e bir humbin jetën në pishinë

12 June 2025 at 21:07

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Deçanit, ku dyshohet se një nënë dhe djali i saj janë mbytur në një pishinë. Lajmin e konfirmoi kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!” shkroi kryetari Ramosaj, duke shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht në pishinë, ndërsa nëna ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht asnjëri nuk ka mundur të mbijetojë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tragjedi në Deçan: Nënë e bir humbin jetën në pishinë appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Llukë të Deçanit, katër persona të lënduar

26 May 2025 at 19:38

Një aksident ka ndodhur në Llukë të Epërme të Deçanit në mes dy veturave.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Aksidenti ka ndodhur në Llukë të Epërme, ku katër persona janë lënduar”, ka thënë ai.

The post Aksident në Llukë të Deçanit, katër persona të lënduar appeared first on Telegrafi.

Bora mbulon Strellcin në mes të pranverës

16 May 2025 at 08:43

Ndërkohë që jemi në mesin e muajit maj, reshje bore janë shënuar sot në bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.

Pamjet nga terreni tregojnë shtresa dëbore mbi tokë, ndonëse pranvera është në kulmin e saj.

Reshjet e borës në këtë periudhë janë të pazakonta për këtë rajon, por jo të paprecedentë në lartësitë malore, ku temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta.

Ndërkohë, moti i paqëndrueshëm ka përfshirë disa zona malore të Kosovës, duke sjellë reshje të shiut dhe rënie të temperaturave./Telegrafi/

The post Bora mbulon Strellcin në mes të pranverës appeared first on Telegrafi.

Në Deçan vazhdon tradita e bletarisë, por edhe asaj organike

4 May 2025 at 23:52

Në Deçan po vazhdon tradita e kultivimit të bletarisë. Madje njëri nga ta është i licencuar për bletari organike.

Metat Gjikokaj është njëri ndër bletarët deçanas që traditën e bletarisë po e vazhdon me mjaft sukses. Për më tepër, Metati është bletari i vetëm në Kosovë, i cili tani e 6 vjet është licencuar për bletari organike.

Sivjet është viti i gjashtë që Metati bletoren e tij e ka vendosur në thellësi të Grykës së Deçanit, vend i cili, sipas ekspertëve, i plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e bletarisë organike.

“Po nuk e deshe bletarinë nuk mund ta zhvillosh. Dashuria ndaj bletës ndoshta më ka nxit që të marrë këtë veprim sepse bletaria organike nuk është që është edhe aq fitimprurëse por është më e mira për bletën ku prej natyre të gjitha nënproduktet janë organike janë bio, atëherë është njëfarë kënaqësie me punua me to”, tha ai për RTK-në.

Certifikimi i bletarit Gjikokaj është shumë i mirëseardhur për Deçanin, thonë bletarët dhe ekspertët e bletarisë.

“I vetmi i tillë në bletarinë e Kosovës që certifikohet nga ‘Bioinspekta’ për prodhimin e mjaltit organik, një produkt që ka vlerë të madhe, ka çmime të mëdha dhe ka treg të madh në gjithë Evropën edhe në vet Kosovë. Kjo parcelë këtu në kilometrin e gjashtë afër fshatit Belle i plotëson të gjitha kriteret dhe kushtet për ushqim për ushqim organik dhe prodhimet e saj të dalin organike”, tha Bajram Çeku, ekspert i bletarisë.

E bletarët e tjerë deçanas, Metatin po e shohin model për kultivimin e bletarisë organike

“Shpresojmë që në ardhmen edhe ne do të mund të arrijmë e të shkojmë hapave të Metatit, secili të punojmë për të mirën e njeriut e posaçërisht edhe për bletën”, tha Sylë Cacaj, bletar.

Sipas zyrtarëve komunalë, në komunën e Deçanit janë të evidentuar rreth 300 bletarë të cilët kanë në pronësi mbi 7000 shoqëri bletësh.

The post Në Deçan vazhdon tradita e bletarisë, por edhe asaj organike appeared first on Telegrafi.

Të shtëna me armë në Strellc të Deçanit – një person plagoset

25 April 2025 at 09:30

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc të komunës së Deçanit.

Rasti është raportuar rreth orës 06:40, ndërsa Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“I plagosuri fillimisht është dërguar në QKMF në Deçan, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor,” ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, njësitet relevante policore ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nuk janë dhënë ende informacione për të dyshuarin apo motivin e sulmit, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë./Telegrafi/

The post Të shtëna me armë në Strellc të Deçanit – një person plagoset appeared first on Telegrafi.

“Eshkë e ndezur mbi shkëlzen”: Nis zyrtarisht përgatitja për festivalin e 2025 në Deçan

23 April 2025 at 14:00

Sot, u mbajt takimi i parë i Këshillit Organizativ për festivalin “Eshkë e ndezur mbi shkëlzen”, që do të mbahet më 15 dhe 16 qershor 2025 në Deçan.

Ky takim shënon nisjen zyrtare të përgatitjeve për një edicion të paharrueshëm, me shumë energji dhe ide të reja.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, theksoi rëndësinë e këtij festivali, i cili ka evoluar në një ngjarje të rëndësishme kulturore që bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet dhe ruan me krenari traditat e pasura kulturore si këngën, vallen, veshjet dhe zakonet shqiptare.

Edicioni i ardhshëm do të sjellë një program të pasur artistik dhe pjesëmarrje të gjerë, duke e bërë këtë ngjarje një mundësi të shkëlqyer për promovimin e trashëgimisë kulturore./Telegrafi/

 

The post “Eshkë e ndezur mbi shkëlzen”: Nis zyrtarisht përgatitja për festivalin e 2025 në Deçan appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Baballoq të Deçanit

14 April 2025 at 23:42

Një person ka vdekur e dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku më 14.04.2025 në fshatin Baballoq të Deçanit.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar.

Ndërsa është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit personi i dyshuar ndalohet pёr 48 orё, ndёrsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё”- thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё rrugën Deçan-Gjakovё, me tё arritur nё fshatin Baballoq, ka kaluar nga shiriti tij qarkullues nё shiritin e kundёrt dhe godet veturën e cila ishte duke qarkulluar nga drejtimi Gjakovё-Deçan.

Tutje thuhet se tё lënduarit janё trajtuar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinё.

The post Arrestohet një i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Baballoq të Deçanit appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë në Deçan/ Përplasen dy makina, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

By: Mirgen
14 April 2025 at 22:43

Një aksident i rëndë është regjistruar sonte në fshatin Baballoq të Deçanit. Nga ky aksident ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45. Më tej bëhet me […]

The post Aksident i rëndë në Deçan/ Përplasen dy makina, humb jetën një person, plagosen dy të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

14 April 2025 at 20:29

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Baballoq të Deçanit, ku si pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:45, ku janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Baballoq-Deçan. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë tri persona kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga të lënduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që identiteti i viktimës dhe të lënduarve nuk është bërë i ditur ende.

Autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të jenë të kujdesshëm për të shmangur tragjedi të tilla./Telegrafi/

The post Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar appeared first on Telegrafi.

Kanosi policët për shkak të një kundërvajtje në trafik – arrestohet deçanasi

6 April 2025 at 10:45

Një person është arrestuar të shtunën pasdite në Deçan.

I njëjti dyshohet se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë.

Policia njofton se deri te kanosja ka ardhur si rezultat i shqiptimit të një kundërvajtje në trafik.

“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë. Po ashtu i dyshuari gjatë arrestimit ka rezistuar duke mos zbatuar urdhrat”, ka njoftuar policia.

I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

The post Kanosi policët për shkak të një kundërvajtje në trafik – arrestohet deçanasi appeared first on Telegrafi.

Deçanasi ishte jashtë shtetit – hajnat i hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin armën me 15 fishekë

27 March 2025 at 10:45

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Deçan, ku viktima ka raportuar se i është vjedhur arma – një pistoletë me 15 copë fishek, për të cilën ai posedon leje.

Viktima ka njoftuar policinë më 26 mars 2025, duke theksuar se vjedhja ka ndodhur gjatë periudhës kur ai ka qenë jashtë shtetit.

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Sipas autoriteteve, po merren të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e personave të dyshuar. /Telegrafi/

The post Deçanasi ishte jashtë shtetit – hajnat i hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin armën me 15 fishekë appeared first on Telegrafi.

Nga shiu në diell – rritje temperaturash në rajonin e Pejës

17 March 2025 at 08:45

Rajoni i Pejës do të përjetojë një ndryshim të motit nga reshjet dhe temperaturat e ulëta në fillim të javës, drejt një rritjeje të ndjeshme të temperaturave dhe më shumë ditë me diell nga mesi i javës e tutje.

Fillimi i javës do të jetë i freskët me reshje shiu dhe vranësira, ndërsa nga e mërkura deri të premten priten kthjellime. Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme do të sjellin vranësira dhe rritje temperaturash.

Pejë, temperaturat mesatare do të variojnë nga 3°C në 19°C, me reshje shiu të hënën dhe kthjellime nga e marta deri të premten. Fundjava dhe fillimi i javës tjetër do të karakterizohen nga vranësira dhe temperatura deri në 22°C

Deçan, temperaturat mesatare do të lëvizin nga 3°C në 18°C, me një fillim jave të lagësht dhe kthjellime në mesjavë. Fundjava sjell vranësira, ndërsa fillimi i javës tjetër do të jetë më i ngrohtë me temperatura deri në 21°C.

Klinë, temperaturat do të variojnë nga 2°C në 17°C, me reshje dhe vranësira në fillim të javës. Nga e mërkura deri të premten priten ditë të kthjellëta, ndërsa fundjava dhe fillimi i javës tjetër sjellin vranësira dhe temperatura deri në 20°C.

Istog, temperaturat mesatare do të lëvizin nga 2°C në 18°C, me një fillim jave të freskët dhe pjesërisht të vranët. Nga e mërkura në fundjavë moti do të përmirësohet, ndërsa e hëna dhe e marta do të sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 22°C./Telegrafi/

The post Nga shiu në diell – rritje temperaturash në rajonin e Pejës appeared first on Telegrafi.

❌
❌