Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PEKIN – Kina e gatshme për dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë

23 August 2025 at 17:08

PEKIN, 23 gusht /ATSH-ANSA/ – Kina do të ishte e gatshme të dërgonte trupa paqeruajtëse në Ukrainë sipas një mandati të OKB-së.

Kjo është ajo që raporton ”Welt am Sonntag” duke cituar burime diplomatike evropiane që mësuan informacionin nga zyrtarët e qeverisë kineze.

“Qeveria kineze do të ishte e përgatitur ta bënte këtë vetëm nëse trupat do të vendoseshin sipas një mandati të OKB-së”, theksuan burimet.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri italian, Matteo Salvini kritikoi planet e presidentit francez, Emmanuel Macron të cilat parashikojnë ”ushtri evropiane, riarmatim evropian dhe borxhe të përbashkëta evropiane për të blerë raketa” për Ukrainën.

”Vish helmetën, xhaketën, pushkën dhe shko në Ukrainë”, mësohet t’i ketë thënë Salvini presidentit Macron duke komentuar propozimin e Francës për të dërguar trupa atje./ /os/

The post PEKIN – Kina e gatshme për dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedi në Kinë, shembet ura: 12 viktima, 4 të zhdukur

By: gaze tare
23 August 2025 at 15:16

Një urë hekurudhore në ndërtim në provincën Qinghai, Kinë, është shembur duke shkaktuar të paktën 12 viktima. Katër persona të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa ndërprerje.

Sipas People’s Daily, aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur një kabllo u këput gjatë punimeve. Në atë moment, në kantier ndodheshin 15 punëtorë dhe një mbikëqyrës.

Pamjet e publikuara nga mediat kineze tregojnë urën e papërfunduar mbi lumin e Verdhë, të rrethuar nga vinça gjigantë dhe skela ndërtimi. Struktura e re pritej të shërbente për transportin hekurudhor, duke kombinuar arkitekturë harkore dhe shtylla mbajtëse të rrjetëzuara.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për shkaqet e shembjes së urës, ndërsa operacionet e kërkimit vijojnë në zonë.

The post Tragjedi në Kinë, shembet ura: 12 viktima, 4 të zhdukur appeared first on iconstyle.al.

Robotë që lindin foshnje? Kina prezanton mitrën artificiale që imiton shtatzëninë njerëzore

By: gaze tare
22 August 2025 at 13:52

Një zhvillim që sfidon kufijtë e shkencës dhe etikës po ndodh në Kinë: një robot humanoid që mund të mbajë dhe çojë deri në fund një shtatzëni njerëzore. Projekti novator është prezantuar nga kompania Kaiwa Technology në Konferencën Botërore të Robotëve 2025 në Pekin dhe synon të arrijë fazën e prototipit në vitin 2026.

Mitra artificiale është krijuar për të simuluar të gjitha fazat e një shtatzënie natyrale, nga fekondimi, deri te lindja. Embrioni do të rritet në një mjedis sintetik me lëng amniotik dhe do të furnizohet me lëndë ushqyese e oksigjen përmes një tubi që imiton kordonin kërthizor. Nëse realizohet, do të jetë hera e parë që një robot përfundon një shtatzëni njerëzore pa ndërhyrjen e një zëvendësuese biologjike.

Kjo teknologji përshkruhet si shpresë për çiftet infertile, komunitetin LGBTQ+ dhe nënat në rrezik shëndetësor. Me një kosto të parashikuar rreth 14,000 dollarë, ajo mund të bëhet alternativë më e përballueshme ndaj nënave zëvendësuese komerciale në vende të ndryshme.

Por përtej shkencës, kjo risi ka ngritur pyetje të mëdha etike dhe sociale: Çfarë ndodh me lidhjen amë-fëmijë? A sfidohet koncepti tradicional i familjes? A jemi gati si shoqëri për këtë realitet? Gjithashtu, rregulloret aktuale në Kinë e kufizojnë rritjen e embrioneve jashtë trupit përtej 14 ditëve, çka do të kërkojë ndryshime ligjore për të çuar këtë teknologji deri në lindje të plotë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, në vitin 2026 bota mund të shohë për herë të parë një robot që sjell në jetë një foshnjë njerëzore. Një epokë e re po troket, por jo pa debat.

The post Robotë që lindin foshnje? Kina prezanton mitrën artificiale që imiton shtatzëninë njerëzore appeared first on iconstyle.al.

FOKUS – Kina ndërton fermën më të madhe diellore në botë

21 August 2025 at 19:27

PEKIN, 21 gusht /ATSH/- Zyrtarët e qeverisë kineze njoftuan muajin e kaluar ndërtimin e fermës më të madhe diellore në botë, për të përmbushur objektivat për uljen e emetimeve të karbonit, sipas AP.

Ajo do të mbulojë një sipërfaqe prej 610 kilometrash katrorë – që është madhësia e Çikagos.

Kina ka instaluar panele diellore shumë më shpejt se çdo vend tjetër në botë dhe investimi po fillon të japë fryte.

Një studim i publikuar sot zbuloi se emetimet e karbonit të vendit ranë me 1% në gjashtë muajt e parë të vitit 2025 krahasuar me një vit më parë.

Lajmi i mirë është se emetimet e karbonit në Kinë mund të kenë arritur kulmin shumë përpara objektivit të qeverisë për vitin 2030.

Kina, emetuesja më e madhe e gazrave serrë në botë, do të duhet t’i ulë emetimet e karbonit shumë më ndjeshëm – për të luajtur rolin e saj në ngadalësimin e ndryshimeve globale klimatike.

Në mënyrë që Kina të arrijë qëllimin e saj të deklaruar për neutralitet të karbonit deri në vitin 2060, emetimet do të duhet të bien mesatarisht me 3% gjatë 35 viteve të ardhshme.

Kina instaloi një kapacitet diellor prej 212 gigavatësh në gjashtë muajt e parë të vitit, më shumë se i gjithë kapaciteti i Amerikës prej 178 gigavatësh deri në fund të vitit 2024.

Energjia elektrike nga dielli e ka tejkaluar energjinë hidroelektrike në Kinë – dhe është gati të tejkalojë edhe energjinë e erës këtë vit – për t’u bërë burimi më i madh i energjisë së pastër në vend.

Rreth 51 gigavat energji nga era u shtua nga janari deri në qershor.

Një hapësirë ​​e pafundme panelesh diellore shtrihet drejt horizontit në pllajën tibetiane.

Ndërtesa të bardha dykatëshe ngrihen mbi to në intervale të rregullta.

Panelet diellore janë instaluar në rreth dy të tretat e tokës, me energji që tashmë rrjedh nga fazat e përfunduara.

Kur të përfundojë plotësisht, projekti do të ketë më shumë se shtatë milionë panele dhe do të jetë i aftë të gjenerojë energji të mjaftueshme për pesë milionë familje.//a.i/

 

 

 

 

The post FOKUS – Kina ndërton fermën më të madhe diellore në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, 21-vjeçari përplas me makinë të moshuarën

By: Ardit
18 August 2025 at 14:39

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Gjirokastër -Tepelenë” ku një 21-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur një 73-vjeçare. Aktualisht e moshuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. “Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura […]

The post Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, 21-vjeçari përplas me makinë të moshuarën appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

16 August 2025 at 13:47

Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet se ka tentuar të vrasë komshiun e tij, duke e përplasur qëllimisht me makinë, pas një konflikti mes tyre. Në pranga është vënë shtetasi Benard Shkajoti, 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur […]

The post EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Debati në Britani: A janë drejtuesit mbi 70 vjeç më të rrezikshëm në rrugë?

By: gaze tare
16 August 2025 at 09:42

Në Britaninë e Madhe është hapur një debat i gjerë mbi sigurinë rrugore të personave mbi 70 vjeç. Qeveria britanike po shqyrton një paketë të re ndryshimesh në ligjin e qarkullimit, e cila parashikon që drejtuesit e kësaj moshe të kryejnë teste të detyrueshme të shikimit. Nëse nuk i kalojnë këto teste, ata mund të përjashtohen nga e drejta për të drejtuar automjet.

Propozimi vjen pas një sërë shqetësimesh se plakja natyrale, problemet me shikimin, refleksët më të ngadaltë dhe sëmundjet e moshës së thyer mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e drejtimit. Ndërkohë, statistikat tregojnë se numri i aksidenteve ku përfshihen drejtues mbi 70 vjeç nuk është gjithmonë më i larti, por rreziku rritet sidomos tek ata mbi 80 vjeç.

Mbështetësit e këtij ndryshimi theksojnë se masat do të mbrojnë si vetë shoferët e moshuar, ashtu edhe këmbësorët dhe drejtuesit e tjerë të automjeteve. Nga ana tjetër, ka edhe kundërshtime, duke u shprehur se mosha nuk duhet të jetë kriter diskriminues, pasi shumë persona mbi 70 vjeç mbeten shoferë të kujdesshëm, me përvojë dhe të ndërgjegjshëm në qarkullim.

Një tjetër pikë që ngjall debat është fakti se për shumë të moshuar makina përfaqëson pavarësi dhe liri lëvizjeje. Heqja e lejes së drejtimit mund të sjellë izolim social, vështirësi për të kryer nevojat e përditshme dhe varësi nga të tjerët.

Megjithatë, qeveria britanike duket e vendosur të ashpërsojë rregullat, duke i dhënë prioritet sigurisë rrugore. Pritet që gjatë muajve në vijim të zhvillohen diskutime më të gjera dhe konsultime publike për të përcaktuar nëse kjo reformë do të miratohet dhe si do të zbatohet në praktikë.

The post Debati në Britani: A janë drejtuesit mbi 70 vjeç më të rrezikshëm në rrugë? appeared first on iconstyle.al.

KINË – Të dhënat ekonomike zhgënjejnë, kërkohet mbështetje

15 August 2025 at 14:33

PEKIN, 15 gusht  /ATSH-DPA/ – Prodhimi industrial dhe rritja e shitjeve me pakicë në Kinë rezultuan më të dobëta se pritshmëritë në korrik, duke forcuar thirrjet për masa të mëtejshme mbështetëse për të zhvendosur ekonominë drejt konsumit.

Prodhimi industrial u rrit me 5,7% në krahasim me një vit më parë, nga 6,8% në qershor dhe nën parashikimin prej 5,9%, raportoi sot  Byroja Kombëtare e Statistikave. Edhe rritja e shitjeve me pakicë ra më shumë se sa pritej, duke u ngjitur me 3, 7% nga 4,8% në qershor, duke humbur parashikimin e ekonomistëve prej 4.6%.

Investimet në asete fikse gjatë periudhës janar–korrik u rritën vetëm me 1,6% krahasuar me një vit më parë, më ngadalë se rritja 2,8% e gjashtëmujorit të parë dhe poshtë pritjes prej 2,7%. Investimet në sektorin e pasurive të paluajtshme ranë ndjeshëm, me 12%. Ndërkohë, norma e papunësisë urbane u rrit në 5,2% në korrik nga 5% në qershor.

“Politikëbërësit kinezë vazhdojnë të mbajnë një qasje fleksibël dhe mbështetëse”, tha ekonomistja e ING, Lynn Song. “Me  shumë gjasa do të ketë më shumë masa mbështetëse në muajt e ardhshëm, dhe Kina mbetet në rrugën e duhur për të arritur objektivin e rritjes këtë vit”.

Tensionet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës janë zbutur disi. Pas raundeve të mëparshme të tarifave të larta ,145% mbi mallrat kineze nga SHBA –ja dhe 125% mbi mallrat amerikane nga Kina, të dyja palët ranë dakord në maj për një ulje të përkohshme: tarifat amerikane për importet kineze zbritën në 30% dhe ato kineze për mallrat amerikane në 10%, për tre muaj. /Ad.Ab./

 

The post KINË – Të dhënat ekonomike zhgënjejnë, kërkohet mbështetje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

By: Ela
13 August 2025 at 08:33

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin e tij, tregojnë dokumentet e siguruara nga Radio Evropa e Lirë (REL). Dokumentet, të cilat i ka parë REL-i, përmbajnë kontrata me gjigantin kinez të teknologjisë, Huawei. Ato tregojnë blerje të […]

The post Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

11 August 2025 at 16:49

Një fëmijë 4-vjeçar, djali i një çifti turistësh me origjinë moldave, ka ndërruar jetë pas një goditjeje të rëndë nga i nxehti në Olmedo, provinca e Sassarit në Itali Sipas hetimeve paraprake, vogëlushi është larguar nga banesa pa u vënë re nga prindërit që po pushonin dhe është futur në makinën e familjes, e parkuar […]

The post Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

SOFT NEWS – Kina hap dyqanin e parë në botë ku shiten vetëm … robotë

10 August 2025 at 08:03

PEKIN, 10 gusht /ATSH/ – Kina sapo ka hapur një qendër të re tregtare me katër kate që shet vetëm robotë… në rast se jeni në kërkim të tyre, sipas BBC-së

Kjo qendër ka gjithçka që ju duhet me një gamë të gjerë robotësh të disponueshëm. Ka një robot humanoid në madhësi reale që i ngjan fizikantit Albert Einstein, një robot që luan shah, qen robotë shtëpiakë dhe më shumë se 100 robotë të ndryshëm gjithsej.

Mbi 40 marka kineze, si “Ubtech”, “Robotics”, “Unitree Robotics”, dhe “Qendra Inovative e Robotëve Humanoidë” të Pekinit, kanë nxjerrë produktet e tyre në shitje në këtë qendër tregtare.

Sipërfaqja e prej mbi 43,000 metra katrorë, është vendosur në distriktin E-Town (Yizhuang) të Pekinit.

Sipas gazetës “Global Times”, robotët që shiten në këtë qendër mbulojnë fusha të ndryshme, duke përfshirë robotët mjekësorë, industrialë, bionikë dhe humanoidë.

Çmimet e robotëve variojnë nga 2 000 juanë (rreth 278 dollarë) deri në disa milionë juanë. (Roboti humanoid që flet dhe ngjan me Albert Einstein kushton 700,000 juanë, rreth 97,473 dollarë).

“Nëse robotët do të hyjnë në mijëra shtëpi, nuk mjafton të mbështetemi vetëm te kompanitë e robotikës,” tha Wang Yifan, drejtues i qendrës.  Qendra e Robotëve ndjek modelin “4S”,duke ofruar shitje, pjesë këmbimi, shërbim dhe sondazhe, shumë siç veprojnë tregtarët e makinave. /Ad.Ab./

 

The post SOFT NEWS – Kina hap dyqanin e parë në botë ku shiten vetëm … robotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Do të vendosen tarifa shtesë për vendet që blejnë naftë nga Rusia

6 August 2025 at 18:02

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH/- Presidenti Donald Trump sugjeroi se do të vendoste tarifa shtesë për vendet që blejnë naftë nga Rusia – përfshirë Kinën, sipas CNBC.

Trump gjithashtu pretendoi se nuk kishte njoftuar kurrë një përqindje të tarifave- që do t’u vendoste partnerëve tregtarë rusë.

Më herët, Trump u tha gazetarëve se po planifikonte të vendoste tarifa shumë të ashpra deri në rreth 100%.

Kjo tërheqje retorike sugjeron se Trump mund të mos ketë ndërmend të zbatojë plotësisht kërcënimet e tij të mëparshme.

“Sot kemi një takim me Rusinë. Do të shohim se çfarë ndodh. Do ta marrim këtë vendim në atë kohë”, tha presidenti amerikan.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, mbërriti sot në Rusi për takime me zyrtarë rusë, përpara afatit të 8 gushtit të vendosur nga Trump – që Moska të arrijë një armëpushim me Ukrainën.

Aleatët e Ukrainës thanë se blerjet e naftës ruse nga vendet, përfshirë Kinën dhe Indinë, kanë ndihmuar në mbështetjen e ekonomisë së udhëheqësit rus Vladimir Putin dhe kanë ulur presionin mbi Moskën për t’i dhënë fund një lufte – që tani është në vitin e saj të katërt.

Gjithashtu, Trump tha për CNBC se po “i afrohej shumë një marrëveshjeje” me Kinën për të zgjatur armëpushimin tregtar – pasi të dyja vendet ranë dakord për uljen e tarifave reciproke dhe lehtësimin e kufizimeve të eksportit për magnetet e rralla të tokës dhe teknologji të caktuara. //a.i./

The post SHBA – Trump: Do të vendosen tarifa shtesë për vendet që blejnë naftë nga Rusia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kina “hap dyert” për kafenë braziliane pas tarifave të SHBA-së

5 August 2025 at 22:11

Kina ka miratuar 183 kompani të reja braziliane të kafesë për të eksportuar produkte në tregun kinez, sipas një postimi në mediat sociale të ambasadës kineze në Brazil. Masa, një ndihmë për eksportuesit amerikano-latinë pas njoftimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për tarifa të larta mbi kafenë braziliane dhe produkte të tjera, hyri në […]

The post Kina “hap dyert” për kafenë braziliane pas tarifave të SHBA-së appeared first on BoldNews.al.

Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’

By: gaze tare
5 August 2025 at 14:44

Një shpërthim i virusit chikungunya, i transmetuar nga mushkonjat, është regjistruar në provincën Guangdong të Kinës, me mbi 7,000 raste të raportuara deri tani.

Sipas mediave ndërkombëtare, qyteti më i prekur është Foshan, ku pacientët po trajtohen në spitale nën masa të rrepta sigurie. Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në jug të Kinës kanë raportuar raste të infeksionit.

Vetëm gjatë javës së fundit janë konfirmuar rreth 3,000 raste të reja, duke shtuar shqetësimin në mesin e banorëve, edhe pse shumica e rasteve konsiderohen të lehta.

Autoritetet kineze kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që udhëtojnë drejt Kinës të jenë të kujdesshëm.

Çfarë është virusi Chikungunya?

Chikungunya është një virus që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Shumica e të infektuarve shfaqin simptoma brenda 3 deri në 7 ditë pas pickimit.

Simptomat përfshijnë:

  • Ethe

  • Dhimbje të forta të kyçeve

  • Skuqje të lëkurës

  • Dhimbje muskujsh dhe koke

  • Ënjtje në kyçe

Shumica e pacientëve shërohen brenda një jave, por në disa raste, dhimbjet e kyçeve mund të zgjasin me muaj apo edhe vite.

Grupet më të rrezikuara janë të porsalindurit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, si diabeti apo problemet kardiake.

Ndonëse nuk ka kurë specifike për chikungunya, rastet me pasoja fatale janë shumë të rralla.

Si mund të mbrohemi?

Mënyra më efektive për të parandaluar përhapjen e virusit është eliminimi i vendeve me ujë të ndenjur, ku mushkonjat shumohen. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këshillon gjithashtu përdorimin e repelentëve, veshje mbuluese dhe rrjeta kundër mushkonjave.

The post Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’ appeared first on iconstyle.al.

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

3 August 2025 at 19:56

Kostandin Dramolli është i riu nga Korça i cili sulmoi me gurë godinën e bashkisë së qytetit të tij, pasi nuk pajtohej me aksionin e Edi Ramës për prishjen e lokaleve apo lulishteve të qytetarëve, për lirimin e hapësirave publike. Ish-portieri i Skënderbeut dhe Bylisit, i cili la futbollin për t’iu futur muzikës rrep me […]

The post Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Kina: Nuk do ta lejojmë kurrë pavarësinë e Tajvanit

PEKIN, 1 gusht /ATSH-ANSA/ – Forcat e armatosura kineze janë të gatshme të shtypin çdo përpjekje për pavarësi në Tajvan dhe ne nuk do të lejojmë kurrë që asnjë projekt pavarësie separatiste të ketë sukses dhe jemi të gatshëm të mposhtim çdo ndërhyrje të armatosur të jashtme në çdo kohë, pasi për ribashkimin e plotë të atdheut, Ushtria Çlirimtare Popullore është e gatshme në çdo kohë, paralajmëroi ministri kinez i Mbrojtjes, Dong Jun duke folur të enjten në mbrëmje në një pritje të organizuar në Sallën e Madhe të Popullit në sheshin ”Tienanmen” për 98-vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

”Viti 2025 shënon 80-vjetorin e fitores së luftës së rezistencës së popullit kinez kundër agresionit japonez dhe luftës botërore antifashiste, 80-vjetorin e çlirimit të Tajvanit dhe 80-vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara”, shtoi ai.

Brenda pak më shumë se një muaji, Ushtria Popullore do të nderohet nga partia dhe populli kinez në lidhje me paradën e 3 shtatorit që feston fitoren ndaj Japonisë militariste.

“Ne do të bashkohemi edhe më ngushtë rreth Komitetit Qendror të PKK-së… për të promovuar pa u lodhur zhvillimin politik të forcave të armatosura, për të forcuar në mënyrë gjithëpërfshirëse stërvitjen dhe gatishmërinë luftarake dhe për të përmbushur në mënyrë efektive misionin dhe detyrat e Ushtrisë Popullore në epokën e re”, vazhdoi ministri.

”Ushtria kineze është e gatshme të bashkëpunojë me ushtritë e të gjitha vendeve për të zbatuar konceptin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe tre nismat kryesore globale, për të adresuar së bashku rreziqet dhe sfidat dhe për të punuar së bashku për të ndërtuar një botë me paqe të qëndrueshme, siguri universale, prosperitet të përbashkët, hapje dhe përfshirje”, theksoi ai./ a.jor.

The post FOKUS – Kina: Nuk do ta lejojmë kurrë pavarësinë e Tajvanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të paktën 60 viktima pas shirave të rrëmbyeshëm në Kinë

31 July 2025 at 16:12

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në veri të Kinës për shkak të kushteve ekstreme të motit, prej të cilëve 31 në një shtëpi për të moshuar në rajonin malor Miyun në Pekin, në një nga përmbytjet më vdekjeprurëse që kanë goditur kryeqytetin kinez në vitet e fundit.

Në Pekin, 44 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë figurojnë të zhdukur deri në mesditën e së enjtes, tha zëvendëskryetari i bashkisë së Pekinit, Xia Linmao, në një konferencë për shtyp.

Reshjet e dendura filluan një javë më parë dhe arritën kulmin në zonën e Pekinit dhe provincave përreth të hënën, me deri në 573.5 mm reshje në Miyun – nivele që mediat lokale i përshkruan si “jashtëzakonisht shkatërruese”. Sasia mesatare vjetore e reshjeve në Pekin është rreth 600 mm.

Në provincën fqinje Hebei, 16 persona humbën jetën si pasojë e reshjeve intensive, njoftuan autoritetet. Të paktën tetë persona kanë vdekur në qytetin Chengde, pranë Pekinit, ndërsa 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur.Humbjet e jetëve kanë ndodhur në fshatra brenda rajonit Xinglong të Chengdeut në provincën Hebei, raportoi agjencia shtetërore Xinhua të mërkurën në mbrëmje, duke iu referuar autoriteteve lokale, pa dhënë detaje se kur apo si ndodhi vdekja e tyre.

Viktimat në Chengde ishin nga fshatra që kufizohen me Miyun-in e Pekinit, rreth 25 km larg rezervuarit Miyun, më i madhi në veriun e Kinës. Rezervuari ka regjistruar nivele rekord të ujit dhe kapaciteti gjatë reshjeve që shkatërruan qytetet përreth.

PEKIN – 44 viktima dhe nëntë të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm

31 July 2025 at 11:42

PEKIN, 31 korrik /ATSH-AFP/ – Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën Pekinin është rritur në 44, me nëntë të zhdukur, ku shumica e vdekjeve kanë ndodhur në një azil pleqsh, njoftuan sot autoritetet.

Pjesë të Kinës veriore, veçanërisht kryeqyteti, janë goditur nga përmbytje të shumta ditët e fundit, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

”Sipas përllogaritjeve deri në mesditën e sotme, 44 persona kanë vdekur dhe nëntë janë të zhdukur”, tha Xia Linmao, një zyrtar i lartë komunal, në një konferencë për shtyp.

“Mes 23 dhe 29 korrikut, Pekini përjetoi reshje ekstreme shiu”, shtoi ai.

”Ato kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme në njerëz”, theksoi Xia/ /Ad.Ab./

The post PEKIN – 44 viktima dhe nëntë të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parkoi makinën duke bllokuar zjarrfikësen, e pëson 22-vjeçari në Himarë

By: Oldi
31 July 2025 at 11:12

Një 22-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht nga Policia e Himarës, pasi parkoi në mënyrë të gabuar automjetin e tij, duke bllokuar rrugën dhe penguar kalimin e një mjeti zjarrfikës në situatë emergjente. Ngjarja ndodhi në rrugën “25 Marsi”, ku u konstatua se një automjet tip “BMW”, i drejtuar nga shtetasi A. Sh., ishte parkuar […]

The post Parkoi makinën duke bllokuar zjarrfikësen, e pëson 22-vjeçari në Himarë appeared first on BoldNews.al.

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

By: Oldi
31 July 2025 at 10:19

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka 328 makina për çdo 1,000 banorë, që do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet. Pavarësisht rritjes së treguesit për shkak të rishikimit të popullsisë […]

The post Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌