Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, zbulohet arsyeja

By: V K
16 August 2025 at 11:40

Prokuroria e Korcës, ka shtyrë me tre muaj hetimer për Denis Meçen, i cili akuzohet për dhunimin deri në vdekje të Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 Gusht të vitit 2024 në Pogradec.

Sipas vendimit të firmosur nga prokurorja e çështjes, afati i hetimeve është zgjatur deri më 11 nëntor 2025, për shkak se ende nuk ka ardhur përgjigja nga një laborator në Itali për analizimin e pamjeve filmike të disa kamerave që mund të zbardhin dinamikën e krimit të rëndë.

Organi i akuzës ka konkluduar se ka patur ndërhyrje në kamerat e brendeshme të sigurisë të lokalit “Stropçka”, ku u dhunua duke gjetur më pas vdekjen Egli Proga. Pamjet filmike janë fshirë qëllimisht me virus.

Laboratorët dhe ekspertët brenda vendit, nuk mundën dot të rikthejnë pamjet filmike të lokalit në pronësi të Leonidha Guçes, ndaj e vetmja zgjidhje ishte dërgimi në një laborator të specializuar jashtë vendit.

Rikthimi i pamjeve filmike do të zbardhte tej çdo dyshimi ngjarjen dhe dinamikën e saj. Denis Meçe, ka deklaruar se Egli Proga është goditur brenda lokalit edhe nga Leonidha Guçe, ndërsa ky i fundit e kundërshton këtë fakt.

Dëshmitari kryesor Andi Shkulaku, në çdo rast ballafaqimi mes të dy të dyshuarit ndryshon qëndrim. E vetmja mundësi që Prokuroria të kuptojë çfarë ndodhi me Egli Progën, është rikthimi i pamjeve.

Të vetmen pamje që ka deri më tani në duar organi i akuzës, janë ato jashtë lokalit ku ai bie dhe përplaset pas një automjeti dhe humbet më pas dhe jetën.

Pasditen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42-vjeçari Egli Proga, baba i dy fëmijëve, u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, ndërsa autori u largua nga vendngjarja.

Ai u vetëdorëzua disa orë më vonë, ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë.

Vlen të theksohet fakti se fillimisht, autoritetet policore e referuan dosjen ndaj Denis Meçes në Prokurori nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, akuzë e cila sipas Kodit Penal të Shqipërisë dënohet nga 10 deri në 20 vjet burgim.

Por, pas 40 orësh Prokuroria e Korçës zbuti akuzën 29-vjeçarit, pasi depozitoi dosjen në Gjykatë për rivlerësimin e masave të sigurisë për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose maksimumi me burgim deri në 5 vjet.

Kjo ngjarje e rëndë bëri bujë mediatike, për shkak se familjarët akuzuan institucionet për mosveprim në kohë dhe tentativë për të fshehur ngjarjen, pasi Denis Meçe njihet si një person problematik në zonë. Më pas, pati dhe një “ping pong” mes Prokurorisë së Korçës dhe Policisë së Shtetit se kujt do t’i ngecte faji.

The post Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

16 August 2025 at 10:41

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) edhe në lidhje me hetimet që po kryen për aferën “Eco Park” në Durrës. Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK, ka marrë dëshminë e Alqi Bllakos rreth 10 ditë […]

The post Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon appeared first on BoldNews.al.

Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë/ Policia identifikon autorin, nisin hetimet

By: V K
9 August 2025 at 13:13

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është rregjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka që i përkisin fshatarëve të zonës së Dukatit, janë sulmuar me armë gjahu, (çifte), duke sjellë vrasjen e 7 prej tyre dhe plagosjen e 3 kafsheve te tjera.

Policia e Orikumit ka identifikuar dhe proceduar penalisht S. M., 55-vjeç, banues në Orikum, i dyshuar për plagosjen me armë gjahu të një kali në territorin e Parkut të Llogarasë.

Fillimisht, dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të një 46-vjeçari, por verifikimet zbuluan se ishte plagosur vetëm njëri prej tyre.

“Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale ‘Keqtrajtimi i kafshëve’, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46-vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55-vjeç, banues në Orikum”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, për ekzaminime të mëtejshme, edhe një armë gjahu në pronësi të shtetasit S. M.

The post Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë/ Policia identifikon autorin, nisin hetimet appeared first on Albeu.com.

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq Nikoll Deda dhe Aurela Guri, zbardhen akuzat

By: V K
5 August 2025 at 12:22

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-presidentin dhe ish-zëvendëspresidenten e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, për tre vepra penale të rënda.

Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1218, të vitit 2025, shtetasi Nikoll Deda, ish-president i Urdhrit të Stomatologut, akuzohet për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sipas neneve 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, N.D. dyshohet se, në periudhën e drejtimit të tij, ka rritur buxhetin e institucionit nga viti në vit për përfitime personale, ka punësuar familjarë pa kriter dhe ka shpërdoruar fondet e institucionit përmes pagesave fiktive dhe biletave të pajustifikuara.

Gjithashtu, Prokuroria ka çuar për gjykim edhe shtetasen Aurela Guri, ish-zv.presidente e Urdhrit, e cila akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka marrë vendime financiare pa patur kompetenca, duke autorizuar zbatimin e një buxheti të përkohshëm për vitin 2024 në kundërshtim me masat e vendosura nga Gjykata Administrative që nga viti 2020.

Të dy të pandehurit, sipas Prokurorisë, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për të përqendruar pushtetin vendimmarrës dhe fondet në duart e tyre, duke dëmtuar institucionin dhe shkelur urdhrat gjyqësorë në fuqi.

Akuzat për Nikoll Dedën dhe Aurela Gurin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-presidentin dhe ish-zëvendëspresidenten e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, për tre vepra penale të rënda.

Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1218, të vitit 2025, shtetasi Nikoll Deda, ish-president i Urdhrit të Stomatologut, akuzohet për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sipas neneve 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, N.D. dyshohet se, në periudhën e drejtimit të tij, ka rritur buxhetin e institucionit nga viti në vit për përfitime personale, ka punësuar familjarë pa kriter dhe ka shpërdoruar fondet e institucionit përmes pagesave fiktive dhe biletave të pajustifikuara.

Gjithashtu, Prokuroria ka çuar për gjykim edhe shtetasen A.G., ish-zv.presidente e Urdhrit, e cila akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka marrë vendime financiare pa patur kompetenca, duke autorizuar zbatimin e një buxheti të përkohshëm për vitin 2024 në kundërshtim me masat e vendosura nga Gjykata Administrative që nga viti 2020.

Të dy të pandehurit, sipas Prokurorisë, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për të përqendruar pushtetin vendimmarrës dhe fondet në duart e tyre, duke dëmtuar institucionin dhe shkelur urdhrat gjyqësorë në fuqi.

The post Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq Nikoll Deda dhe Aurela Guri, zbardhen akuzat appeared first on Albeu.com.

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

By: V K
1 August 2025 at 13:18

Avokati i Popullit, ka nisur hetimet për mënyrën e trajtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë kohës së paraburgimit.

Verifikimet janë fokusuar në shoqërimin e tij nga ambientet e paraburgimit në Durrës drejt një klinike private, ku ai iu nënshtrua disa analizave mjekësore.

Burime bëjnë me dije se Komisioneri për Parandalimin e Torturës pranë institucionit të Avokatit të Popullit, Ahmet Prenci, ka zhvilluar kontakt të drejtpërdrejtë me Veliajn për të marrë informacion mbi kushtet e trajtimit të tij dhe respektimin e të drejtave të njeriut në institucionin e paraburgimit.

Pak ditë më parë, në një reagim të gjatë në “Facebook”, Veliaj e quajti të qëllimshme dhe poshtëruese shoqërimin e tij me 30 efektivë, gjatë një ekzaminim të domosdosëm mjekësor në spital.

“Për t’u siguruar që, përveç vetting-ut të jashtëm, të kaloja edhe vetting-un e brendshëm të të gjithë organeve”, tha Veliaj.

The post Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim appeared first on Albeu.com.

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

By: V K
1 August 2025 at 12:12

Ish-presidenti Ilir Meta, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion të hënën në datës 4 gusht, ora 11:00 për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve.

Meta, i cili mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar, do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit në ambientet e SPAK, ku së bashku me avokatin e tij mbrojtës Kujtim Caktani do të firmosë mbylljen e hetimeve.

E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit Ema Çoku dhe Piro Xhixho.

Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.

The post SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit appeared first on Albeu.com.

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

By: Oldi
29 July 2025 at 13:19

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi. Mesditën e së martës Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj saj. Kryemadhi ka ironizuar lidhur me thirrjen e nënës së saj ditën e djeshme (28 Korrik) në Prokurorinë e Posaçme gjithashtu për […]

The post Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait appeared first on BoldNews.al.

SPAK përfundon hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, Prokuroria e Posaçme nis komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve

By: V K
28 July 2025 at 15:10

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi dhe ka nisur komunikimin e akuzave.

Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi, do të paraqitet para Prokurorëve të Posaçëm ditën e mërkurë.

Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të PL, Ilir Meta.

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK.

Ndërsa Ema Çoku, është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve.

The post SPAK përfundon hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, Prokuroria e Posaçme nis komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve appeared first on Albeu.com.

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Policia arreston vëllain e deputetit të PS: Iu gjet municion luftarak (EMRI)

By: V K
21 July 2025 at 14:05

Këtë të hënë, në kuadër të hetimeve për aferën e inceneratorit të Elbasanit, policia ka konfirmuar arrestimin e vëllait të deputetit socialist Saimir Hasalla, Denis Hasalla.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, mes tyre edhe në atë të Hasallës, ku është zbuluar një sasi municioni të paautorizuar.

Denis Hasalla, mban aktualisht funksionin e drejtorit të Kabinetit në Bashkinë e Peqinit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar lidhjen e mundshme të tij, me hetimin për inceneratorin apo ndonjë vepër tjetër penale.

Njoftimi i policisë:

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:

-B. Ç., 36-vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë;

-D. H., 35-vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Policia arreston vëllain e deputetit të PS: Iu gjet municion luftarak (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Pritet arrestimi i disa zyrtarëve, kontrollohet edhe banesa e administratorit të “ECO-ELB”, Leli Kraja

By: V K
21 July 2025 at 12:54

Në kuadër të një hetimi penal për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit dhe Eco Alb,    Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një operacion të gjerë kontrollesh, me urdhër të Prokurorisë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar gjatë mëngjesit të sotëm 14 kontrolle në banesa të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të përfshirë.

Gjithashtu, policia ka bastisur edhe shtëpinë e administratorit të kompanisë koncesionare “ECO-ELB”, Leli Kraja.

Në fokus të hetimeve, janë gjithashtu disa zëvendëskryetarë bashkish të Qarkut Elbasan, si dhe drejtorë juridikë dhe të Financave, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë që menaxhon mbetjet urbane.

Kontrollet zhvillohen në një moment kur Prokuroria ka përfunduar fazën e marrjes në pyetje të 43 personave, të cilët janë thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me funksionimin dhe menaxhimin financiar të inceneratorit.

Hetimi është regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqmenaxhimit të mbetjeve”, ndërsa burime pranë Policisë së Elbasanit bëjnë me dije se hetimi ka avancuar ndjeshëm.

Pritet që në ditët në vijim të ketë masa sigurie ndaj disa zyrtarëve lokalë, për shkak të dyshimeve për abuzim me fonde publike në bashkëpunim me kompaninë “ECO-ELB”.

Hetimi, që është konsideruar voluminoz dhe kompleks, është hapur në vitin 2024, dhe ka kaluar në fazën e analizës së marrëdhënieve institucionale dhe financiare mes kompanisë “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut Elbasan.

Bëhet fjalë për pagesa të kryera për katër lloje shërbimesh, përfshirë dhe procesin e djegies së mbetjeve, i cili sipas hetimeve është kryer pjesërisht, për periudha të kufizuara, ose nuk është kryer fare, ndonëse pagesat janë realizuar rregullisht.

Të dhënat zyrtare të transaksioneve sipas Prokurorisë janë si vijon.

Bashkia Gramsh, 72 transaksione, në vlerën e 209 milion lekëve të vjetra. Bashkia Librazhd, 65 transaksione, me vlerë 265 milionë lekë të vjetra.

Bashkia Prrenjas, 71 transaksione, në vlerën e 223 milion lekëve të vjetra. Bashkia Cërrik, 71 transaksione, me një shumë totale mbi 308 milion lekë të vjetra.

Për secilën nga këto bashki, po verifikohet nëse shërbimet e kontraktuara janë kryer realisht dhe në përputhje me kontratat.

Ndërsa kontrollet dhe verifikimet e dokumentacionit vijojnë, organet e drejtësisë po përqendrohen edhe në përgjegjësinë individuale të zyrtarëve që kanë firmosur kontratat dhe kanë urdhëruar pagesat.

Sipas burimeve të sigurta me hetimin, çështja pritet të zgjerohet më tej, ndërsa masa konkrete ndaj zyrtarëve të përfshirë pritet të merren në ditët në vijim.

Kjo është një tjetër çështje që shton dyshimet për abuzim me fondet publike në sektorin e menaxhimit të mbetjeve, duke vendosur sërish inceneratorët në qendër të vëmendjes së drejtësisë dhe opinionit publik.

Ndërkohë, situata mjedisore në Elbasan është rënduar ndjeshëm, pas një tjetër ngjarjeje të rëndë në fushën e mbetjeve, ku në muajin qershor të këtij viti, landfilli u përfshi nga flakët për disa ditë me radhë, duke shkaktuar ndotje masive të ajrit dhe shqetësim të madh për banorët përreth.

Djegia e mbetjeve dhe pamundësia për të kontrolluar situatën ngritën pikëpyetje serioze mbi funksionimin e inceneratorit dhe kapacitetet e tij reale.

Kjo ngjarje shërbeu si një nga nxitësit për thellimin e hetimit, për shkak të dyshimeve se shërbimet e kontraktuara për menaxhimin dhe djegien e mbetjeve nuk janë zbatuar siç parashikohet.

The post Hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Pritet arrestimi i disa zyrtarëve, kontrollohet edhe banesa e administratorit të “ECO-ELB”, Leli Kraja appeared first on Albeu.com.

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

15 July 2025 at 15:58

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim ish deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja, kunatin e tij Ahmet Masha, i njohur si “Meçe”, si dhe për një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Durrës, Altin Hajri. Çyrbja është marrë i pandehur si i dyshuar për kryerjen e […]

The post SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS appeared first on BoldNews.al.

Ulsi Manja sulmon prokuroren e Shkodrës: U tregua e paaftë, nuk kreu hetimet

11 July 2025 at 15:33

Një ditë më parë, Ministri i Drjetësisë, Ulsi Manja kërkoi nisjen e procedimit disiplinor për Prokuroren Elsa Gjeli, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth.

Në një deklaratë për mediat sot, Manja theksoi se prokurorja ka marrë një vendim për mbylljen e çështjes pa kryer asnjë hetim. Sipas tij, ajo ka arritur në përfundimin se mungon elementi i fajit në rastin e ndërtimit, një konkluzion që Manja t thekson si paaftësi profesionale dhe tendenca për të mos ushtruar funksionin e ndjekjes penale.

“Nuk jemi kundër që prokuroria e Shkodrës dhe çdo prokurori ta ngrejë zërin kur cenohet pavarësia e ushtrimit të funksionit të prokurorit. Por ka dhe detyrime që të thellohet kur ka një çështje me ndjeshmëri publike për të parë nëse është zbatuar ligji dhe kushtetuta. Prokuroria si institucion përveçse ushtron funksionet duhet të japë llogari para qytetarëve të Shkodrës për mbrojtjen e territorit.

Prokurorja ka marrë përsipër vendimin pa kryer asnjë veprim hetimor, ka arritur në konkluzionin se mungon faji si element i anës subjektive, gjë e cila tregon nxitim, paaftësi profesionale, dhe tendenca të qarta për të mos ushtruar funksionimin e ndjekjes penale dhe të hetimit, në rastin konkret të ndërtimit pa leje në zemër të Thethit. Ka edhe pasaktësi të tjera ligjore.

Thethi është park kombëtar që mbrohet nga disa ligje. edhe nëse punimet do të lejoheshin siç arsyeton prokurorja në vendim, do duhej të merrej mendimi i organeve kompetente  që kanë të bëjnë me zonat e mbrojtura”, tha ministri.

Manja theksoi se ligji për legalizimet, që ishte një bazë për vendimin e prokurores, është i shfuqizuar dhe nuk mund të përdoret më për të justifikuar vendime të tilla.

“Absurdi qëndron në faktin që prokuroja Elsa Gjeli kur analizon kuadrin ligjor sektorial për të përligjur vendimin e mos fillimit të çështjes, i referohet një ligji të shfuqizuar, që nuk është më në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Dihet publikisht që ligji për legalizimet është shfuqizuar.

Ky rast që ne kemi referuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe tek Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka marrë vëmendje të opinionit publik për shkak të ndjeshmërisë mjedisore dhe simbolikës që mbart Thethi”, tha Ministri i Drejtësisë.

Ministri Manja e përmbylli deklaratën duke theksuar rëndësinë e këtij rasti dhe nevojën për një shqyrtim të detajuar të veprimeve të prokurores Gjeli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ulsi Manja sulmon prokuroren e Shkodrës: U tregua e paaftë, nuk kreu hetimet appeared first on Euronews Albania.

Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër

By: user 5
5 July 2025 at 15:17

POLICIA E SHTETIT

DVP Gjirokastër/Finalizohen brenda 24 orëve dy operacione policore, në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit. Goditen dy raste, të transportimit të emigrantëve, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Finalizohen operacionet policore të koduara “The bridge” dhe “Attempt”.

Vihen në pranga 7 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen 5 automjete të tipit “Toyota” dhe “Volkswagen”, të përdorura për këtë veprimtari të kundërligjshme, 4800 euro, 40 000 lekë, si dhe 8 celularë.

✅ Në kuadër të operacionit të koduar “The bridge”‘, specialistët e strukturave për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policisë Rrugore dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 43 vjeç, banues në Durrës, K. T., 22 vjeç, dhe një shtetas i mitur 17 vjeç, të dy banues në Lushnje.

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit H. R., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. Ç., 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

2 automjeteve që drejtonin këta shtetas iu është bërë shenjë për të ndaluar, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.
Drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë u vënë në ndjekje dhe si rezultat bënë të mundur kapja e 3 shtetasve. Nga kontrollet, në automjetin që drejtonte shtetasi A. D., u gjetën 6 emigrantë nga Filipinet, të cilët po i transportonin nga Tirana në drejtim të Sarandës, kundrejt fitimit. Nga hetimet dyshohet se shtetasi i arrestuar K. T., dhe 17-vjeçari, kontrollonin rrugën për të sinjalizuar prezencën e Policisë.

Gjithashtu nga hetimet rezultojnë që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe shtetasi i ndaluar H. R., dhe shtetasi i shpallur në kërkim K. Ç., për të cilin punohet për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2900 euro, 40 000 lekë, si dhe 4 celularë.

✅Në kuadër të operacionit “Attempt”, specialistët e strukturave për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Kufirit të Gjelbër Kakavije dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 29 vjeç, D. M., 22 vjeç, dhe E. F., 21 vjeç, të tre banues në Durrës.

Të 3 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, gjatë tentativës për të transportuar 12 emigrantë nga Pakistani, janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilët iu kanë bërë shenjë për të ndaluar. Drejtuesit e automjeteve nuk i janë bindur urdhrit por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë, iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat është bërë e mundur kapja e 3 shtetasve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, 1900 euro, si dhe 4 celularë.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

The post Trafiku i klandestinëve, 7 të arrestuar në Gjirokastër appeared first on Lapsi.al.

Drogë nga Amerika Latine në Zvicër, SPAK çon për gjykim grupin kriminal

By: user 5
1 July 2025 at 18:47

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen penale nr. 108 të vitit 2024 ndaj dy të pandehurve kryesorë të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen Gëzim Bakalli (i njohur edhe me identitetin Shkëmbim Cërmanji) dhe Erjon Loci, të cilët, sipas SPAK, kanë qenë pjesë aktive e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës që operonte mes Amerikës Latine, Gjermanisë dhe Zvicrës, përmes Shqipërisë.

Akuzat ndaj Gëzim Bakallit:

Sipas hetimeve, Bakalli ka qenë drejtues dhe financues i aktivitetit kriminal në 15 episode të ndryshme të trafikimit të drogës, të kryera nga një grup i strukturuar kriminal. Ai akuzohet për:

Trafikim të lëndëve narkotike në formë të përsëritur dhe në bashkëpunim (nenet 283/a/2, 28/4, 334/1)
Drejtim të grupit të strukturuar kriminal (neni 333/a/1)
Falsifikim të dokumenteve zyrtare: pasaportë, patentë dhe kartë identiteti kosovare
Akuzat ndaj Erjon Locit:

Loci akuzohet për pjesëmarrje në grupin kriminal dhe përfshirje në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në të paktën 6 episode. Ai dyshohet se ka ndihmuar në transportimin dhe shpërndarjen e drogës në territorin zviceran.

Hetimi ndërkombëtar dhe sekuestrimet:

Procedimi penal është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet zvicerane, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policinë e Shtetit. Hetimet janë kryer përmes metodave speciale, përfshirë përgjimet në aplikacionet e enkriptuara “Sky ECC”, “Threema” dhe “Signal”.

Si rezultat i operacionit të përbashkët janë sekuestruar:

345.4 kg kokainë (pastërti nga 86.9% në 44.2%)

22.25 kg heroinë (pastërti nga 62% në 30.7%)

1 kg kokainë (në tentativë)

2 kg marijuanë

10,000 tableta ecstasy

2 armë zjarri (SIG 210 dhe SIG 220), municion luftarak

Aksesorë luksi: një orë “Rolex” dhe një “Hublot”

6 telefona celularë, pajisje regjistruese, kapuçë maskimi

Dokumente pasurish dhe kontrata të dyshimta

Hetimet vijojnë për persona të tjerë

Me qëllim zbardhjen e plotë të rrjetit kriminal dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, SPAK ka vendosur të ndajë një pjesë të hetimeve në një procedim të ri penal nr. 108/1 i vitit 2025, për të cilin hetimet janë ende në vijim.

Grupi, sipas SPAK, ka operuar në mënyrë të organizuar ndër vite (2018–2024) duke trafikuar dhe tregtuar sasira të mëdha droge në Zvicër dhe vende të tjera europiane.

The post Drogë nga Amerika Latine në Zvicër, SPAK çon për gjykim grupin kriminal appeared first on Lapsi.al.

Merret i pandehur kreu i Prokurimeve/ Gjykata e Posaçme vendos “detyrim paraqitje” për Jonaid Myzyraj

By: xhir jeta
30 June 2025 at 15:06

Kreu i Prokurimeve Poblike Jonaid Myzyraj është marrë I pandehur dhe në të njëjtën kohë  është njohur me masat e sigurisë Detyrim partaqitje dhe pezullim nga detyra pasi akuzohet për shkelje të barazise ne tendera.

Myzyraj u paraqit të hënën në prokurorinë e posaçme  ku u njoftua se eshte marre i pandehur për  shkelje te barazise ne tendera apo ankande publike. Ai  shoqerohej nga avokati Ermir Beta dhe akuzohet se ka abuzuar me detyren lidhur me tenderin e mirembajtjes se aksit rrugor Rreshen-Shpal në vitin 2020 me një vlerë për rreth 2.2 milionë euro.

Nga hetimet e prokuroirsë ka rezultuar se, shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

SPAK thotë se ky Komision, në kundërshtim me ligjin ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK MUNELLA  dhe DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara. Nderkohe per abuzimet me tenderi SPAK akuzon dhe 10 shtetas te tjere, 3 prej te cileve falsifikim dokumentash./abcnews.al

 

Kush janë zyrtarët që janë marrë nën hetim bashkë me kreun e Prokurimeve Publike

By: fra nc
30 June 2025 at 15:29

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, këtë të hënë, në lidhje me një procedurë prokurimi të dyshuar të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “pezullimin nga detyra”, duke e larguar përkohësisht nga drejtimi i institucionit.

Euronews Albania ka siguruar dhe emat e funksionarëve të tjerë publikë që janë nën hetim në të njëjtën dosje me kreun e Prokurimeve Publike.

Mësohet se janë marrë të pandehur 10 persona të tjerë. Dosja lidhet me prokurimin e një rruge, më datë 18 shtator 2020, me një fond limit prej 219.8 milion lekësh (pa TVSH).

Të pandehurit në këtë hetim janë:

  • Jonaid Myzyri
  • Vilma Zhupaj
  • Lindita Skeja
  • Merita Zeqaj
  • Enkelejda Bega
  • Vladimir Hodaj
  • Marjana Hasani
  • Gerald Adhiaj
  • Ardian Kaza
  • Ndoc Kulla
  • Mehdi Lala

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, procedimi penal ka si objekt tenderin me numër reference REF-65268-07-13-2020, për mirëmbajtjen me performancë të segmentit rrugor Rrëshen – Shpal – Qafë Bene – Hadroj – Ura e Repsit, i zhvilluar nga ARRSH.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Komisioni i Prokurimeve Publike, nën drejtimin e Myzyrit, ka favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë që kanë përdorur dokumente të falsifikuara, duke mos marrë parasysh paligjshmëritë e konstatuara në dokumentacion. Këto veprime dyshohet se janë bërë në bashkëpunim dhe në shkelje të barazisë në tender.

Tetë nga të pandehurit (përfshirë Myzyrin) akuzohen për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” në bashkëpunim (nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal), ndërsa tre të tjerë (Mehdi Lala, Ndoc Kulla dhe Ardian Kaza) për “Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” (neni 190).

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kush janë zyrtarët që janë marrë nën hetim bashkë me kreun e Prokurimeve Publike appeared first on Euronews Albania.

Detaje nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

By: Oldi
29 June 2025 at 19:37

Ministri indian i Aviacionit Civil, Murlidhar Mohol ka deklaruar se të gjitha pistat janë në shqyrtim për të zbardhur shkaqet e rrëzimit tragjik të një avioni Boeing 787 të kompanisë Air India, që ndodhi më 12 qershor gjatë ngritjes nga qyteti Ahmedabad, në veriperëndim të Indisë. Siç u raportua të paktën 279 persona humbën jetën […]

The post Detaje nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi appeared first on BoldNews.al.

SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, merr të pandehur 28 pedagogë

By: V K
28 June 2025 at 11:27

SPAK, ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademikë dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Dosja po bëhet gati për t’u dërguar për gjykim./ News 24

The post SPAK përfundon hetimet për skandalin në Universitetin Bujqësor të Tiranës, merr të pandehur 28 pedagogë appeared first on Albeu.com.

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

28 June 2025 at 08:54

Udhëtimet me charter, që kushtojnë dhjetra mijëra euro, të kryeministrit të vendit me të ardhurat më të pakta për frymë në Europë, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në vendin tonë. Shkak u bë një raportim i pak ditëve më parë, ku mediat publikuan videon teksa Edi Rama zbriste nga një avion privat në […]

The post “Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë” appeared first on BoldNews.al.

15 plumba ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, autorët u larguan në këmbë! Ja pista e hetimit

By: Oldi
20 June 2025 at 12:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Krastë të Fushë Krujës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një hoteli dhe lokali, në pronësi të shtetasit Mondi Voga, që rezulton të ketë qenë shofer i ish prokurorit Arjan Ndoja. Raportohet se në një nga dhomat e hotelit përballë rrugës, ku […]

The post 15 plumba ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës, autorët u larguan në këmbë! Ja pista e hetimit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌