Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 August 2025Main stream

Kishin mbetur në det me gomone, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë

25 August 2025 at 12:25

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Policia Kufitare në Himarë u ka ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë që kishin mbetur në det me një mjet lundrues gomone.

Policia Kufitare në Himarë, mbrëmjen e djeshme, pasi mori njoftim për dy shtetas që kishin mbetur në det me mjet lundrues gomone dhe për shkak të erës së fortë nuk mundeshin të vijonin lundrimin, shkoi menjëherë në ndihmë të tyre, në zonën e Qeparoit.

Pas lokalizimit të tyre, shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur nxjerrjen e dy turistëve gjermanë, të sigurt, në Portin e Himarës.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112.

/gj.m/j.p/

The post Kishin mbetur në det me gomone, policia u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kristjan Asllani prezantohet te Torino

25 August 2025 at 12:20

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është prezantuar tek Torino në Itali.

Klubi italian e ka marrë 23-vjeçarin e Kombëtares në huazim nga Interi për një sezon, me të drejtë për blerje përfundimtare në bazë të performancës.

Edhe pse vizitat mjekësore për Asllanin u kryen katër ditë më parë, një vonesë në dokumentacion ka bërë që prezantimi i tij zyrtar të bëhet vetëm sot.

Interi pret sot në Milano pikërisht Torinon, por as Asllani e as mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Ardian Ismajli nuk do jenë të gatshëm për torinezët.

Kristjan Asllani u largua tre vitesh nga Interi. Torino ka paguar 1.5 milionë euro te Interi për huazimin një vjeçar, ndërsa pas këtij sezoni ka të drejtë për blerjen e mesfushorit në bazë të performancës për 12.5 milionë euro, për një kontratë finale 3-vjeçare.

/gj.m/j.p/

The post Kristjan Asllani prezantohet te Torino appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Aplikim online në e-Albania për autorizimin për regjim magazinimi doganor

25 August 2025 at 12:17

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Ministrja e Shtetit për për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se, autorizimi për regjim magazinimi doganor merret online, përmes e-Albania.

Ibrahimaj fton kompanitë që të aplikojnë në shërbimin “Autorizim për regjim të magazinimit doganor” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Pas shqyrtimit nga DPD-ja, aplikuesit do të njoftohen me e-mail: për miratimin e kërkesës, duke u pajisur me autorizimin me nënshkrim elektronik ose refuzimin e aplikimit, së bashku me arsyetimin.

Koha për marrjen e shërbimit është 120 ditë pune, ndërsa vlefshmëria është 1-vjeçare për pajisjen me autorizim për herë të parë dhe më pas pa afat kohor.

/gj.m/j.p/

The post Ibrahimaj: Aplikim online në e-Albania për autorizimin për regjim magazinimi doganor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS

25 August 2025 at 12:03

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili ia la mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidates së parë në listën zgjedhore, Ana Dajkos.

Kryetari i këtij koalicioni, Adriatik Lapaj ndryshoi sot kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin  duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.

Por, sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.

/gj.m/j.p/

The post Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky falënderon Begajn: Shqipëria, partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare

25 August 2025 at 11:46

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi sot Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për urimet me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës.

Zelensy shprehet se, Shqipëria ka mbetur një partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe në nivel dypalësh, teksa shton se pret me padurim zhvillimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Falënderoj sinqerisht Presidentin e Shqipërisë mike, Bajram Begaj, për fjalët e tij të ngrohta të urimit me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës. Shqipëria ka mbetur një partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare dhe në nivel dypalësh. Pres me padurim zhvillimin e bashkëpunimit tonë”, shkruan Zelensky në një postim në rrjetin social X.

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj i ka dërguar Zelensky-t një letër ku i uron 34-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës.

“Më lejoni që, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet më miqësore e të sinqerta për Ju dhe popullin mik ukrainas.

Në këtë ditë që shënon një moment të rëndësishëm në historinë e Ukrainës dhe simbolizon shpirtin e qëndrueshmërisë, rezistencës dhe vendosmërisë së popullit të saj, më lejoni të shpreh kënaqësi për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona dhe të vlerësoj lidhjen midis dy popujve tanë, falë edhe Diasporës së hershme shqiptare në Ukrainë.

Dy vendet tona ndajnë vlera të përbashkëta Euroatlantike dhe një objektiv strategjik të qartë: anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, dëshiroj të konfirmoj mbështetjen e plotë të Shqipërisë për integrimin evropian të Ukrainës.

Përfitoj nga rasti të ritheksoj qëndrimin e qartë e të palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, si dhe Ju siguroj se Shqipëria do të vijojë mbështetjen e palëkundur dhe të gjithanshme për vendin Tuaj.

Me urimet më të mira, dhe me dëshirën për Ju takuar gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e respektit dhe konsideratës sime më të lartë”, shkruan Begaj në letrën drejtuar Zelenskyt.

/gj.m/j.p/

The post Zelensky falënderon Begajn: Shqipëria, partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari    

25 August 2025 at 10:17

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Një 63-vjeçari është arrestuar në flagrancë pasi ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël në Dimal.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal vunë në pranga shtetasin K. B., 63 vjeç, banues në Poshnje, Dimal.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/gj.m/j.p/

The post Ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari     appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri – Letoni, dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

25 August 2025 at 10:14
TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Federata e Futbollit njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.
Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike, ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link.
/gj.m/j.p/

The post Shqipëri – Letoni, dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet edicioni i pestë i Porto Palermo Festival, mbrëmje magjike në pedonalen e Himarës

25 August 2025 at 10:13

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Edicioni i pestë i Festivalit të Porto Palermos u mbyll në një mbrëmje magjike në pedonalen e Himarës.

Mbrëmjen e djeshme publiku këndoi dhe vallëzoi me energjinë e Olen Cesarit, Marsela Çibukajt, Dren Abazit, Ansamblit Folklorik Shqiptar, si edhe me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtarit gjirokastrit, Roland Çenko dhe këngëtares himariote, Katina Beleri, duke e kthyer natën në një festë të paharrueshme.

Organizatorët e Porto Palermo Festival falënderuan bashkinë e Himarës dhe kryebashkiakun Vangjel Tavo, si edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit, për mbështetjen dhe besimin në këtë udhëtim artistik.

Porto Palermo Festival nisi më 31 korrik, me një aksion pastrimi të territorit.

Festivali synoi që jo vetëm të sillte artistët më të mirë, por edhe të promovonte turizmin e qëndrueshëm kulturor në Shqipëri. Kalaja historike e Ali Pashës u mbush me muzikë, emocion dhe energji pozitive për 12 netë të paharrueshme gjatë të cilave interpretuan artistë të jashtëzakonshëm me emocione të forta në një skenë unike.

Natën e çeljes performoi vetë ideatori i këtij festivali, violinisti Olen Cesari. Në datën 1 gusht ishte i ftuar Ansambli Folklorik Shqiptar, ndërsa një natë më pas interpretuan Ledina Çelo, Genc Tukiçi, Dëshira Ahmeti, Anamaria Beqaj.

Mbrëmja 3 gushtit ishte nën magjinë e këngëve të Dren Abazit. Më 7 gusht performoi e mirënjohura Aurela Gaçe, një natë më pas Adrian Trebicka dhe Kastriot Tusha. Ndërsa më 9 gusht, Carlo Paz dhe Sin Fronteras.

Këngëtari Alberto Laurenti performoi të dielën e 10 gushtit, ndërsa në netët finale performuan disa prej artisteve që janë bërë pjesë e pandarë e këtij festivali si Marsela Çibukaj, Eda Zari etj.

/gj.m/j.p/

The post Mbyllet edicioni i pestë i Porto Palermo Festival, mbrëmje magjike në pedonalen e Himarës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis sot shpërndarja e librave shkollorë falas, Rama: Mbështetje për 236 mijë nxënës dhe familjet e tyre

25 August 2025 at 09:25

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Sot nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi në një postim në rrjetet sociale se, kjo është një mbështetje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

Ky program i mbështetjes së librave falas është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.

/gj.m/j.p/

The post Nis sot shpërndarja e librave shkollorë falas, Rama: Mbështetje për 236 mijë nxënës dhe familjet e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

IMT: Mbi 53 mijë m² sipërfaqe publike e liruar në Tiranë

23 August 2025 at 16:54

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka bërë një bilanc të punës së kryer për lirimin e hapësirave publike.

Deri tani janë liruar 53 031 m² hapësira publike të zaptuara vetëm në kryeqytet.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me ekzekutime vendimesh.

Kryeministri Edi Rama është shprehur  se, lirimi i hapësirave publike nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik.

Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/gj.m/

The post IMT: Mbi 53 mijë m² sipërfaqe publike e liruar në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete

23 August 2025 at 13:26

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Një 40-vjeçar me katër identitete, i akuzuar për disa vepra penale në Spanjë është kapur në Laç.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 58”.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë.

Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

/gj.m/

The post Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teliti: Bashkia e Tiranës, vetëm 20% e investimeve publike të realizuara

23 August 2025 at 13:14

TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti deklaroi sot se, Bashkia e Tiranës ka realizuar vetëm 20% të investimeve publike.

“Tirana është sot pasqyra më e qartë e një qeverisjeje vendore të degraduar, të kapur nga interesa të ngushta politike, ku përfaqësimi është zëvendësuar nga emërimi, dhe transparenca nga arroganca”, u shpreh ai në një deklaratë për mediet.

“Sipas të dhënave zyrtare të vetë bashkisë për 7 muajt e parë të vitit 2025, vihet re një shpërdorim flagrant i taksave të qytetarëve. 13 milionë euro më shumë janë shpenzuar për paga dhe shpenzime operative, për të mbajtur në këmbë një administratë të fryrë dhe politikisht të kapur. Kjo administratë është rritur trefish në 10 vitet e fundit, pa asnjë reflektim mbi eficiencën apo nevojën për shërbim publik më cilësor”, theksoi Teliti.

Ndërkohë, shtoi ai, “investimet publike, thelbi i çdo qeverisjeje vendore që funksionon në shërbim të komunitetit, janë neglizhuar plotësisht. Në këtë 7-mujor vetëm 35 milionë euro investime janë realizuar, që përbëjnë vetëm 20% të planifikimit për periudhën janar-korrik, duke lënë qytetarët pa infrastrukturë, pa shërbime dhe pa zhvillim”.

Teliti u shpreh se, Partia Demokratike e konsideron këtë situatë të papranueshme dhe rikujton qytetarët dhe institucionet se qeverisja pa votë është uzurpim, jo demokraci.

“Ndaj ne ritheksojmë kërkesën tonë të qartë zgjidhja e vetme për të rikthyer normalitetin dhe funksionimin demokratik në Bashkinë e Tiranës është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe pa zgjedhje te lira, nuk ka zgjidhje”, përfundoi Teliti.

/gj.m/

The post Teliti: Bashkia e Tiranës, vetëm 20% e investimeve publike të realizuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punonjësit e policisë dhurojnë mjete mësimore për fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli”

23 August 2025 at 11:11

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/  Punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr. 1 vizituan Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe dhuruan mjete mësimore dhe lodra të ndryshme për fëmijët.

Punonjësit e policisë zhvilluan disa lojëra miqësore me fëmijët dhe biseduan me ta për sigurinë e tyre në komunitet dhe për tema për të cilat fëmijët kishin kuriozitet.

Fëmijët falënderuan punonjësit e policisë, për dhuratat dhe për atmosferën e bukur që krijuan në shtëpinë e tyre.

Policia e Tiranës është e angazhuar për të qenë sa më pranë qytetarëve, në veçanti pranë fëmijëve.

/gj.m/

 

The post Punonjësit e policisë dhurojnë mjete mësimore për fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cirku Kombëtar performancë mbresëlënëse në “Farbifestival” në Zvicër

23 August 2025 at 11:07

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Artistët e Cirkut Kombëtar kanë performuar për herë të parë në Wetzikon të Zyrihu-t një performancë mbresëlënëse në kuadër të Festivalit “Farbifestival” duke dhuruar emocione, pasuri kulturore dhe argëtim për të gjitha moshat.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale foto nga ky event duke theksuar se “trupa jonë magjike pushtoi për tre netë skenën e Faerbi Festival në Wetzikon–Zyrih, duke sjellë ngjyra, energji dhe diversitet kulturor që mahniti publikun”.

“Mbrëmjet u moderuan me shumë stil nga Shqipe Sylejmani dhe Marguerite Meyer, ndërsa në sallë kishim kënaqësinë të kishim pranë përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Kosovës”, shprehet Gonxhja.

Ministria Gonxhja nënvizoi se, ky është vetëm fillimi, pasi “kalendari ynë do të pasurohet edhe me më shumë evente ndërkombëtare, krahas turneve në qytetet e Shqipërisë”.

/gj.m/

 

The post Cirku Kombëtar performancë mbresëlënëse në “Farbifestival” në Zvicër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj vizitë në Vermosh: Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës, dy mrekulli natyrore

23 August 2025 at 10:31

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vizituar zonën e Vermoshit.

Në një postim në rrjetet sociale, begaj thekson se, Shqipëria është befasuese me bukuritë e saj, nga Konispoli në Vermosh.

“Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone. E bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra”, thekson Kreu i Shtetit.

Vermoshi, fshati turistik në qarkun e Shkodrës, vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet turistike të preferuara për turistët, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit e alpinizmit.

Rikualifikimi urban i fshatit turistik të Vermoshit, rindërtimi i rrugës, ndërtimi i Qendrës së Turizmit e kanë shndërruar edhe këtë zonë në një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë gjithë vitit nga turistë vendas e nga vende të ndryshme të botës.

Qendra e Vermoshit është transformuar tërësisht, ku shtëpitë tradicionale alpine, dikur të rrënuara, sot janë kthyer në bujtina mikpritëse për vizitorët.

Bujtinat e ngritura i japin kësaj zone një shëmbëlltyrë të ngjashme me bujtinat alpine të Zvicrës.

Fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë, Vermoshi, gjendet në një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit.

/gj.m/

 

The post Begaj vizitë në Vermosh: Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës, dy mrekulli natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia: Drejtimi i mjetit me 246 km/h rrezik ekstrem, të zbatohen rregullat e qarkullimit

23 August 2025 at 09:13

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Policia e Shtetit apeloi sot për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Drejtimi i mjetit me 246 km/h, në një aks ku kufiri i lejuar është vetëm 90 km/h është rrezik ekstrem, jo vetëm për jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës”, theksoi Policia e Shtetit.

Poliscan-i ka skanuar dhjetëra shpejtësi nga 165 km/h deri në 246 km/h.

Policia e Shtetit apelon për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë, drejtimin e mjetit me përgjegjësi dhe kujdes, shmangien e sjelljeve që kthejnë rrugën në burim aksidentesh me pasoja të rënda për jetën.

1 nga 2

/gj.m/

 

The post Policia: Drejtimi i mjetit me 246 km/h rrezik ekstrem, të zbatohen rregullat e qarkullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Vijon puna për restaurimin e Kishës së Shpërfytyrimit në Herbet të Dibrës

23 August 2025 at 09:11

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Kisha e Shpërfytyrimit në Herbet të Dibrës e cila daton në shek. XI-XII po restaurohet.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh sot Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore po vijon punimet intensive për restaurimin e Kishës së Shpërfytyrimit.

Ai shprehet se kjo është një nga kishat më të vjetra monument kulture në Shqipëri që daton në shek. XI-XII.

“Ringritja e kambanores dhe hajatit të jashtëm, restaurimi i çatisë, konsolidimi i muraturës, pastrimi i fasadës, si dhe punimet e brendshme do ta kthejnë këtë vend kulti në një nga perlat e trashëgimisë sonë”, theksoi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Gonxhja nënvizoi se kjo vepër e vyer e arkitekturës bizantine po i rikthehet komunitetit dhe historisë sonë kombëtare.

/gj.m/

The post Gonxhja: Vijon puna për restaurimin e Kishës së Shpërfytyrimit në Herbet të Dibrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare stërvitje në Pashaliman me kolegët e FSK

23 August 2025 at 09:07

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot foto nga kjo stërvitje, e cila theksoi ai është shndërruar në një traditë të qëndrueshme.

“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m/

The post Vengu: Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare stërvitje në Pashaliman me kolegët e FSK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka mesazh për nisjen e kampionatit: Mbështetje për rritjen e klubeve në çdo aspekt

22 August 2025 at 15:54

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Edicioni i 87-të i kampionatit shqiptar të futbollit, ngre sot, më 22 gusht, siparin e sezonit të ri, 2025-2026, me duelin mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, i uroi suksese dhjetë klubeve pjesëmarrëse, duke e cilësuar sezonin e ri si një kapitull të mbushur me sfida dhe emocione.

Duka nënvizoi rëndësinë e profesionalizmit dhe respektit në fushë. Gjithashtu, ai theksoi se FSHF do të vijojë t’u japë mbështetje maksimale klubeve për zhvillimin e talenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Presidenti Duka pati edhe një mesazh të veçantë për tifozët, të cilët i ftoi të jenë forca kryesore e atmosferës në stadiume, gjithmonë në frymën e Fair-Play.

“Sot hapet një kapitull i ri i futbollit shqiptar me nisjen e edicionit të 87-të të Kategorisë “Abissnet Superiore 2025-2026”. Çdo fillim sezoni është një moment shprese dhe ambicieje, ku ekipet, trajnerët, lojtarët dhe tifozët hyjnë në një udhëtim të ri, të mbushur me plot sfida dhe emocione.

Së pari, dëshiroj t’u uroj të gjitha skuadrave pjesëmarrëse një sezon të suksesshëm, të mbushur me rivalitet sportiv, profesionalizëm dhe respekt në fushën e lojës. Jam i bindur se çdo klub do të japë maksimumin për të arritur objektivat e tij dhe për të kontribuar në rritjen e futbollit tonë.

FSHF mbetet e vendosur të mbështesë rritjen e klubeve në çdo aspekt, duke i inkurajuar ato të investojnë në zhvillimin e talenteve, në përmirësimin e infrastrukturës dhe në rritjen e profesionalizmit. Jam krenar për përparimin që ka bërë futbolli ynë në vitet e fundit, por jam po aq i bindur se rruga përpara kërkon edhe më shumë punë, bashkëpunim dhe vizion.

Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohje për çdo futbollist, trajner, arbitër dhe punonjës që kontribuon në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij kampionati. Secili prej jush është pjesë e mozaikut të futbollit shqiptar dhe çdo përpjekje individuale shndërrohet në një arritje kolektive.

Një mesazh i veçantë shkon për tifozët, që janë zemra e futbollit. Ju ftoj të vazhdoni ta bëni të jashtëzakonshme atmosferën në stadiume, por gjithmonë duke respektuar vlerat dhe frymën e Fair-Play. Është përgjegjësi e përbashkët të tregojmë se futbolli shqiptar di të promovojë kulturë sporti dhe krenari kombëtare.

Përpara kemi një sezon të ri që premton rivalitet, emocione dhe histori të reja. Jam i bindur se, me përkushtim dhe pasion, do të përjetojmë së bashku një kampionat të denjë për traditën dhe të ardhmen e futbollit shqiptar.

Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj një sezon të mbushur me suksese dhe momente të paharrueshme. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar”, ka shkruar Duka.

/gj.m//a.f/

The post Duka mesazh për nisjen e kampionatit: Mbështetje për rritjen e klubeve në çdo aspekt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT nis prishjen e 27 objekteve në Vlorë

22 August 2025 at 15:45

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”.

IKMT bën të ditur se, në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1–2 katëshe.

IKMT thekson se, poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.

/gj.m//a.f/

The post IKMT nis prishjen e 27 objekteve në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌