Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Rama ndan pamje panoramike të rrugës së re Qukës–Qafë Plloçë

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë me gjatësi 43.4 km, hap një faqe të re zhvillimi ekonomik dhe turistik për zonën dhe banorët.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto me pamjet panoramike të rrugës Qukës–Qafë Plloçë.

Tashmë ka përfunduar edhe loti i fundit i rrugës Qukës-Qafë Plloçë prej 9.3 km me asfaltimin e  400 m nga ky segment.

Për shkak të terrenit të vështirë kjo vepër infrastrukturore përfshiu ndërtimin e një numri të madh muresh mbajtëse, mbi 20 ura, 2 tunele të ndërtuara me gjatësi 850 m dhe 350 m, së bashku me tunelin e emergjencës.

Projekti për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë u nda në tre lote dhe me përfundimin e plotë mundësohet ndërlidhja e domosdoshme për komunitetet që banojnë në afërsi të këtij aksi, si dhe krijohet një perspektivë e re për zhvillimin e zonës së Mokrës.

Ndërtimi i kësaj rruge shkurton me rreth 45 minuta kohën e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë.

The post Rama ndan pamje panoramike të rrugës së re Qukës–Qafë Plloçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Rike Roçi mahnit ndjekësit me pozat e fundit në bikini

By: D Marku
22 August 2025 at 21:13

Rike Roçi ka ndezur rrjetin me paraqitjet e saj të fundit në Instagram, ku ka ndarë disa fotografi nga pushimet verore.

Modelja dhe influencerja shqiptare ka shfaqur linjat e saj të tonifikuara dhe stilin plot hijeshi në bikini të ndryshme, duke marrë vëmendjen e fansave.

Në një prej fotografive, ajo shihet në det me bikini, duke shijuar ujin kristal të kaltër dhe rrezet e diellit.

Në një tjetër imazh, Rike ka zgjedhur një palë bikini ngjyrë jeshile me detaje elegante, duke e kombinuar me një kapelë kashte për një pamje verore dhe tërheqëse.

Ndërsa në një postim tjetër, ajo ka pozuar në shkallët e një vile luksoze, me bikini të zeza me detaje të kuqe, duke reflektuar një energji plot vetëbesim.

Si gjithmonë, Rike Roçi nuk ka lënë pa marrë vëmendjen dhe komplimentet e ndjekësve të saj, të cilët e kanë vlerësuar për pamjen e kuruar dhe stilin e saj unik.

Postimet e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, duke e bërë edhe një herë një nga figurat më të ndjekura të showbiz-it shqiptar në rrjetet sociale.

Me këto poza verore, Rike ka treguar jo vetëm fizikun e saj të admirueshëm, por edhe aftësinë për të sjellë gjithmonë freski dhe elegancë në çdo paraqitje.

 

The post Rike Roçi mahnit ndjekësit me pozat e fundit në bikini appeared first on Albeu.com.

“Respekt”, Rama ndan foton e të riut duke shpëtuar një qenush nga zjarri

14 August 2025 at 22:25

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Zjarret që kanë përfshirë edhe zona të banuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, sipërfaqe me bimësi dhe gjithashtu edhe kafshë.

Ndërsa shpëtimi i jetëve njerëzore dhe i banesave ka qenë prioritet gjatë aksioneve për shuarjen e flakëve, shpëtimi i kafshëve shtëpiake dhe bagëtive ka qenë po ashtu prioritet për banorët, por edhe për forcat e emergjencave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foton e një të riu në qytetin e Gramshit, duke shpëtuar një qenush të bllokuar në mes të flakëve.

“Respekt”, shkruan Rama krahas fotos.

Më herët sot kryeministri informoi se 207 shtëpi janë të dëmtuara nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit, nga të cilat 40 familje deri tani kanë humbur shtëpinë plotësisht.

Po ashtu, deri tani numërohen 3 619 krerë bagëti të humbura, ndërsa inventarizimi i dëmeve vazhdon.

/m.m/r.e//a.f/

The post “Respekt”, Rama ndan foton e të riut duke shpëtuar një qenush nga zjarri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – 56 vite nga fotoja legjendare e “Beatles”

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ – Më 8 gusht 1969 ndodhi një nga ngjarjet më të imituara në historinë e muzikës pop, sipas BBC.

“Beatles”-at George Harrison, Paul McCartney, Ringo Starr dhe John Lennon – u mblodhën për një fotosesion të shkurtër jashtë EMI Studios në Londër, ku grupi po punonte.

Fotografi Iain Macmillan bëri foton mjaft modeste të muzikantëve në një kalim vijash të bardha, një imazh që do të zbukuronte kopertinën e albumit të grupit.

Çuditërisht, rruga u bllokua vetëm për 10 minuta për të bërë fotografinë: James Macmillan bëri vetëm gjashtë foto dhe ishte Paul McCartney ai që zgjodhi të fundit.

Prej pesë dekadash, njerëz nga të gjitha anët kanë ardhur për të provuar të rikrijojnë pozat e ”Beatles”./ /os/

The post MUZIKË – 56 vite nga fotoja legjendare e “Beatles” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Brigjet e lumit Vjosa plot me turistë, Rama ndan foto

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Brigjet e lumit Vjosë, zemra e Parkut Kombëtar po mbushen me vizitorë nga e gjithë bota këto ditë vere.

Nga adhurues të natyrës, deri tek aventurierët me kanoe e turistë që kërkojnë qetësinë, Vjosa ofron një eksperiencë të rrallë dhe të paprekur nga civilizimi modern.

Kryeministri Edi Rama përcolli foto nga brigjet e lumit plot turistë.

Me rrjedhën e saj të lirë përmes kanioneve, pyjeve të dendur dhe fushave të gjelbra, Vjosa është cilësuar si lumi i fundit i egër në Europë.

Kjo veçori e bën atë një magnet për turistët që kërkojnë autenticitet, biodiversitet dhe aktivitete të qëndrueshme në natyrë.

Autoritetet shpresojnë që përmes promovimit dhe ruajtjes së Vjosës si Park Kombëtar, Shqipëria të kthehet në një destinacion model për ekoturizmin në Ballkan dhe më gjerë. /j.p/

The post Brigjet e lumit Vjosa plot me turistë, Rama ndan foto appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fotot ikonike të aktores që jetoi me një luan

By: Kult Plus
25 July 2025 at 16:12

Në vitin 1971, aktorja e famshme Tippi Hedren, e njohur nga filmat e Alfred Hitchcock, jetonte në një mënyrë krejt të pazakontë. Ajo, bashkë me vajzën e saj, Melanie Griffith, ndanin shtëpinë e tyre në Kaliforni me një luan të madh 400-poundësh të quajtur Neil.

Kjo histori e rrallë u dokumentua nga fotografi i Life Magazine, Michael Rougier, i cili realizoi një seri fotografish që tregojnë jetën e përditshme të Hedren dhe familjes së saj me këtë kafshë të egër. Në imazhe shihet Neil teksa fle në shtrat, noton në pishinë dhe lëviz i lirë nëpër shtëpi, si të ishte një mace shtëpie, por në përmasa gjigante.

Hedren dhe familja e saj kishin dashuri të madhe për kafshët e egra dhe mendonin se duke jetuar afër tyre mund të mësonin më shumë mbi sjelljen dhe natyrën e tyre. Kjo përvojë e pazakontë më vonë u kthye në frymëzim për filmin “Roar” (1981), ku aktorët punuan përkrah luanëve dhe tigërve të vërtetë.

Megjithatë, kjo jetë e përbashkët me një kafshë të egër nuk ishte aspak e sigurt dhe Hedren ka pranuar më vonë se ishte një ide e rrezikshme. Sot, fotografitë e Michael Rougier mbeten një kujtim i rrallë i një kohe kur kufiri mes botës së egër dhe jetës së përditshme dukej shumë më i hollë./revistaClass/

FOTO/ Ky është Skifter Tagani që helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara

By: Oldi
19 July 2025 at 13:11

Ditën e sotme është zbuluar një aktivitet i rëndë kriminal në fabrikën “Master AL”, pronë e Skifter Taganit në qytetin e Vorës. Skifter Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, të cilat më pas i dërgonte në magazinën e […]

The post FOTO/ Ky është Skifter Tagani që helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara appeared first on BoldNews.al.

U ngjitën për të bërë foto/ 15-vjeçarja humb jetën nga rrëzimi i një cope shkëmbi, plagoset shoqja

By: Ardit
15 July 2025 at 19:59

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Cesiomaggiore, në provincën e Bellunos në Itali, ku një vajzë 15-vjeçare ka humbur jetën dhe një shoqe e saj është plagosur rëndë, pas rrëzimit të një copë shkëmbi mbi të cilin ishin ngjitur për të bërë foto. Ngjarja ndodhi në zonën e Busche, përgjatë shtratit të lumit Piave. Sipas […]

The post U ngjitën për të bërë foto/ 15-vjeçarja humb jetën nga rrëzimi i një cope shkëmbi, plagoset shoqja appeared first on BoldNews.al.

ROMË – Rama: Përkrah partnerëve evropianë sa herë që Ukraina ka nevojë për ne

ROMË, 10 korrik /ATSH-ANSA/ – Kemi qenë dhe do të jemi përkrah Italisë dhe partnerëve tanë evropianë në këtë përpjekje sa herë që Ukraina ka nevojë për ne, deklaroi sot në Romë kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës.

”Roma është një vend i sigurt . Tani për tani nuk ka më vend më të sigurt se Italia, me protokollet e saj të ndryshme të sigurisë. Mendoj se edhe Volodymyr Zelensky e shijoi kontaktet njerëzore në La Nuvola (ndërtesë në Romë për konferencat e rëndësishme ndërkombëtare – shën. i përkth.), me truprojat, të cilët, mos më keqkuptoni, janë të padobishëm sot sepse ne ndihemi të sigurt”, shtoi Edi Rama nga Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës.

“Shqipëria ka mobilizuar shumë burime për Kievin, ndërsa me kemi qenë dhe do të jemi përkrah Italisë dhe partnerëve tanë evropianë në këtë përpjekje sa herë që Ukraina ka nevojë për ne. Ne do të jemi në krahun e tyre dhe në krahun tuaj”, shtoi ai.

“Paqja duhet të jetë gjithmonë në krye të mendimeve dhe shpresave tona dhe ajo nuk mund t’i ndajë shoqëritë tona”, theksoi Rama.

”Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve demokratikë të Evropës të na japë leksione”, theksoi ai./    /os/

The post ROMË – Rama: Përkrah partnerëve evropianë sa herë që Ukraina ka nevojë për ne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Danja Koka magjeps me paraqitjen e saj përrallore në fotosesionin më të fundit

By: D Marku
7 July 2025 at 14:30

Modelja dhe influencuesja e njohur, Danja Koka, ka mahnitur publikun me një fotosesion të jashtëzakonshëm, ku shfaqet si një zanë në një botë përrallash.

E veshur me një fustan rozë të lehtë dhe elegante, ajo transmeton butësi, delikatesë dhe hijeshi natyrore.

E ulur mes fushave, me flokë të gjatë valëzuar dhe lepuj të bardhë në duar, Danja krijon një atmosferë magjike që të çon në një dimension tjetër.

Fotografitë janë ndriçuar në mënyrë perfekte nga drita e artë e perëndimit, duke e bërë të gjithë skenën përrallore.

Ky fotosesion përçon një ndjesi qetësie, ëmbëlsie dhe elegance të pakrahasueshme.

Me një prani të natyrshme dhe shikim të butë, Danja vazhdon të jetë një figurë frymëzuese për shumë të rinj, duke e përforcuar edhe më shumë pozicionin e saj si ikonë stili dhe bukurie.

The post Danja Koka magjeps me paraqitjen e saj përrallore në fotosesionin më të fundit appeared first on Albeu.com.

Hygerta Sako nuk i fsheh emocionet, moderatorja poston pamje nga matura vajzës së saj (FOTOT)

By: V K
30 June 2025 at 12:24

Moderatorja e njohur sportive, Hygerta Sako, në një foto të publikuar në rrjete sociale, ndau së fundmi me ndjekësit e saj një moment të veçantë, festën e maturës së vajzës së saj.

Sako shfaqet përkrah së bijës. Të dyja të veshura me nuanca rozë dhe të kuruara deri në detaj, ato reflektojnë një lidhje të thellë nënë-bijë.

 

 

Vajza e saj, e veshur me një fustan elegant të zbukuruar me elementë floriri dhe një lule simbolike në kraharor, duket se rrezatoi hijeshi dhe finesë në natën e saj të rëndësishme.

 

 

Ndërkohë, Hygerta Sako, me një fustan me pika të bardha dhe buzëqeshjen karakteristike, përcolli emocionet e një nëne që sheh vajzën e saj duke kaluar një nga pragjet më domethënëse të jetës.

 

 

The post Hygerta Sako nuk i fsheh emocionet, moderatorja poston pamje nga matura vajzës së saj (FOTOT) appeared first on Albeu.com.

Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua në Britani, publikohet FOTO e “Lilit” të Lushnjës

By: Ardit
22 June 2025 at 14:42

Personi që shihni në foton e mëposhme është Lorenc Lala, i cili në Lushnjë njihet shkurtimisht me emrin “Lili”. Pak ditë më parë, Lala u arrestua në Britaninë e Madhe, pasi struktura e posaçme SPAK ka lëshuar një mandate arresti si i përfshirë në disa ngjarje të rënda në grupin kriminal të drejtuar nga Laert […]

The post Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua në Britani, publikohet FOTO e “Lilit” të Lushnjës appeared first on BoldNews.al.

Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua në Britani, publikohet FOTO e Lilit të Lushnjes

By: V K
22 June 2025 at 15:35

Personi që shihni në foton e mëposhme është Lorenc Lala, i cili në Lushnjë njihet shkurtimisht me emrin “Lili”.

 

 

Pak ditë më parë, Lala u arrestua në Britaninë e Madhe, pasi struktura e posaçme SPAK ka lëshuar një mandate arresti si i përfshirë në disa ngjarje të rënda në grupin kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Dëshmia e Artan Tafanit

Sipas Artan Tafanit, bashkëpuntorit të Prokurorisë, Lala, është njeriu që ka porositur dhe financuar vrasjen për gjakmarje të Bashaliut në Peqin.

Vendimi për të vrarë Albi Bashaliun, erdhi 6 muaj pasi Artan Tafani refuzoi urdhërin e Laert Haxhiut për të vrarë në muajin qershor 2021 anëtarin e bandës së Lushnjës, Rexhep Ginën.

6 muaj pas refuzimit, në muajin dhjetor 2021, Artan Tafani, ka marë një tjetër porosi, për të kryer një vrasje në Peqin.

Bëhet fjalë për eleminimin e Albi Bashaliut, i cili ishte vëllai i Leonard Bashaliut, që në 2021 vrau me armë zjarri 44-vjeçarin Albert Xhahysa, pronar i një studio “Tv Kabllor” në Pajovë të Peqinit. Për këtë vrasje Leonard Bashaliu është deklaruar fajtor dhe dënuar me 18 vite burgim.

Para grupit të hetimit Tafani, ka pranuar se për këtë vrasje janë paguar 50 mijë euro dhe pagesën e kanë marë përmes, Lorenc Lalës alias “Lilit”.

“…unë kam marrë 20.000 euro, “Luli” ka marë 20.000 euro dhe Laerti 10.000 euro. Pagesa është bërë pjesë pjesë. Njëherë na ka dhënë babai i Laertit 10.000 Euro dhe na tha që ia kishte dhënë këtë sasi lekësh “Lili”. Kurse pjesën tjetër ka shkuar e ka marrë Luli disa herë tek një lavazh që ndodhet tek “Delijorgji” në Tiranë. Pagesat për ngjarje tek ky lavazh liheshin zakonisht dhe mesa di unë këtë lavazh e ka një person nga Lushnja. Pagesat lihen tek roja ose ndonjë punonjës i lavazhit. “Lili”, i kishte thënë Laertit që lekët i dha vetë ai nga xhepi tij sepse djemtë e Ylber Xhahysës nuk kishin financa edhe pse e kishin ato hasmërinë me familjen Bashaliu….”-ka pohuar Tafani.

Për vrasjen e Bashaliut, Lulzim Arapi, ka shkuar në Pogradec duke blerë tek Bledar Berberi një armë pistoletë tip “TT”, ndërsa grupi ka përdorur dy automjete tip “Audi” që ja kishin marë Ligor Romançkës alias “Goles” dhe një Benz të Zi me targa greke që ishte i Mario Diamantit, i cili në 16 nëntor 2021 u qëllua për vdekje në Greqi.

Mario Diamanti, është kushëriri i “Xhinos” Juxhin Bajramit, personi që u kap me Laert Haxhiun në Janinë, tani së fundmi.

“…rreth muajit dhjetor të vitit 2021, Laert Haxhiu më thotë që kishte marrë porosi nga shtetasi Ilirjan (Lorenc) Lala, i cili jeton në Lushnjë dhe e thërrasin “Lili” që do kryhej një vrasje në Peqin. “Lili” këtë vrasje e kishte porositur pasi mesa di unë, Lili është kushëri i dy djemve nga Peqini, të cilëve po atë vit i kishin vrarë babain në Peqin me mbiemër Xhahysa dhe ata e donin vrasjen e tij për hakmarje…”,-ka treguar në prokurori Artan Tafani.

Për të vënë në zbatim këtë vrasje, 10 ditë para kryerjes së krimit Artan Tafani, ka shkuar në Peqin me një makinë që kishte marrë me qera dhe ka takuar, Enriko Xhahysa, i cili sipas Tafanit ishte si konstrukt i shkurtër dhe i bëshëm.

Enriko Xhahysa, ka hipur në makinën e Artan Tafanit dhe është shtrirë në pjesën e pasme të makinës. Xhahysa, i ka treguar Tafanit në makinë që vëllai i personit që do vritej, i kishte vrarë babain disa muaj më parë dhe kishte shumë mllef ndaj tij.

Më tej, Enriko Xhahysa, i ka pohuar shtëpinë e personit që do vritej, rrugët ku ai kalonte dhe vendet që frekuentonte.

“…kemi qendruar bashkë disa minuta dhe më pas, e kam lënë atje ku e mora dhe kam ikur për në Lushnjë. Personin që do vrisja ma ka treguar Laerti në një video, e cila i ishte dërguar atij nga “Lili” dhe mbaj mend që personi qe do vritej e kishte mbiemrin “Bashaliu”. Enriko, njoftonte “Lilin” për lëvizjet e Bashaliut (viktimës) i cili më pas mora vesh që kishte dhënë informatat “Lilit” që kohët e fundit Albi Bashaliu, po shkonte tek i njejti lokal, të cilin ma tregoi edhe mua ditën që e takova dhe vrasjen mund ta bënim atje. Gjithashtu Laerti më tha që Bashaliu, kishte një makinë “Volksëagen Caddy” të bardhë, më dha dhe targat por nuk i mbaj mend për momentin…”,-ka treguar Artan Tafani në prokurori.

Vrasësi me pagesë ka shkuar në datë 26 dhjetor 2021 pasdite në Peqin, pasi kishte planifikuar, që vrasjen ta bënte atë natë.

Në Peqin e ka çuar Lulzim Arapi, me një benz gri me targa greke që ja kishte sjellë Laerti. Ai, Tafani ka pritur disa orë por nuk e ka parë Albin të dilte apo të hynte në shtëpi.

Prandaj vendosi të largohej dhe vrasja e Albi Bashaliut të mos bëhej atë natë, duke u kthyer në Tiranë.

“…atë natë kam bërë fjalë me Laertin, sepse u mërzit që nuk u bë vrasja. Enriko, ma tregoi ditën kur u takuam një nga lokalet ku pinte kafe Albi, i cili ishte ai lokal, ku u bë dhe vrasja më pas. Prandaj u vendos që vrasja do kryhej mëngjesin e datës 27 dhjetor 2021 dhe do ta prisnim te ai lokal. Në darkë, pasi u ktheva nga Peqini kam shkuar me Laert Haxhiun dhe Lulin në një parking në “Astir” dhe aty kishim një automjet “Audi” që e kishim për ngjarje. Mesa më tha Laerti, këtë makinë ia kishte siguruar Ligor Romaçka ose sic i thërrasin në Korçë me nofkën “Golja”. Vendosëm që për të bërë vrasjen, do shkonim në Peqin me këtë “Audi”. Por kur ishim në darkë te parkingu, “Audi” nuk po ndizej dhe kemi qendruar deri në orën 1 të natës duke tentuar ta ndezim. I kemi vendosur kapikorda makinës dhe më pas ajo u ndez…”,-ka pohuar Artan Tafani.

Kur janë nisur në Peqin me vete morën dy armë, Tafani kishte një pistoletë “Minibloë” 22-she dhe një armë tjetër tip “TT” që “Luli” ja kishte blerë Bledar Berberit në Pogradec, disa ditë para ngjarjes.

“…bashkë me Lulin, në 27 dhjetor 2021 kemi arritur në Peqin rreth orës 04:00 të mëngjesit. Kemi parkuar afër lokalit ku u bë vrasja dhe kemi pritur aty. Ditën e ngjarjes unë kam patur veshur tuta sportive të zeza, një triko gri me kapuç dhe një jelek të zi pa mëngë, kisha edhe maskë “Covid-19”. Jeleku i zi është i njejti jelek që kam veshur në ngjarjen e 16 tetorit 2021 në Lushnjë, kur vramë Elton Mermalin. E mbaja këtë jelek sepse kishte shumë xhepa mbrapa dhe ishte praktik për të futur gjëra. Kurse Luli kishte veshur xhinse dhe një xhup në ngjyrë mjalti të errët. Siç thashë kemi pritur pranë lokalit, brenda makinës derisa erdhi Albi Bashaliu në mëngjes rreth orës 08:00, i cili erdhi me automjet “Volksëagen Caddy” të bardhë. Pritëm sa Albi parkoi makinën e tij dhe në momentin që ai doli, unë kam dalë nga makina dhe me armën “TT” i kam gjuajtur 6 herë. Mesa kujtoj sepse aq fishekë kishte arma. Dy të parat ia gjuajta në gjoks, dy nga pas kur po kthehej mbrapsh dhe dy të tjerat po nga pas, pasi ishte rrëzuar në tokë…”,-rrëfen Artan Tafani.

Pasi e qëlluan dhe Albi Bashaliu është shembur i pajetë në tokë, Lulzim Arapi, ka tentuar të ndezi makinën “Audi”, por mjeti nuk ndizej.

“…Luli më tha që nuk ndizet dhe unë i thashë ta digite aty…”,-tregon Tafani.

Ata kishin marë dy bidona me benzinë dhe njëri nga bidonat e përdorën, për të djegur “Audin”.

Gjatë vënies së zjarrit, “Lulit” i është djegur xhupi. Ndërsa Tafani, ka shkuar tek trupi i pajetë i Albi Bashaliut, dhe i ka marë çelësat e makinës “Caddy” me të cilën ai erdhi dhe celësat i mbante në dorë.

“…në fillim i kontrollova rrobat për çelësat, por s’i gjeta dhe pastaj pashë që i kishte në dorë. Plani ishte që Luli, do ndizte “Audin” dhe do e ngisja unë sepse “Luli” nuk i jep shumë mirë makinës por duke qenë se “Audi” nuk u ndez, pasi mora çelësat e “Caddyt” unë hipa si shofer dhe “Luli” si pasagjer dhe u larguam me “Caddyn”. Kur po merrja çelësat nga dora e viktimës, mbaj mend që nga lokali ka dalë nië burrë gë po shikonte dhe atij i kam bërtitur duke i thënë: “…Hyr brenda se të q***a robt…”,-ka pohuar Tafani.

Ai ka hyrë brenda në ambjentet e lokalit, duke i kërcënuar të gjithë të pranishmit me armë dhe më pas i ka shtrirë për tokë.

Ndërsa janë larguar me shpejtësi me “Cadyn” e viktimës, ata kanë shkuar tek vendi ku kishin lënë makinën tip “Benz Mercedez” në Vilë- Boshtovë.

Në fillim Tafani ka çuar “Lulin” te vendi, ku ishte makina Benz dhe më pas i vetëm ka shkuar duke fshehur “Caddyn” e Albi Bashaliut, tek një vend në “Vilë-Bashtovë”, aty ku dhe e gjeti Policia makinën të padjegur.

“…pasi lashë makinën aty shkova në këmbë dhe u takova me Lulin dhe hipa tek benzi. Armën e vogël, e mbajta sepse nuk e përdora dhe nuk kisha pse e hidhja. Kurse armën tip “TT” që bëra vrasjen e kemi çmontuar dhe e kemi hedhur pjesë pjesë, ndërkohë që ishim në automjet duke ecur dhe i hidhnim nga dritarja e mjetit. Pjesët e armës i kemi hedhur pasi kishim marrë Benzin me targa greke dhe i kemi hedhur diku nga ferrat e “Golemit”, kur ishim në ecje. Nëse më dërgoni atje mund t’jua tregoj vendin ku janë hedhur, sepse i kam hedhur vetë pasi benzin, po e ngiste Luli. Dua të them se pasi lashë “Caddyn” unë isha pa doreza por para se të ikja me një copë prej leshi kam fshirë pjesët e makinës që të mos më dilnin gjurmët. Cigare nuk kam konsumuar tek “Caddy” as unë e as Luli, pasi Luli nuk pi duhan. Më pas kemi shkuar në Tiranë dhe Benzin e kemi lënë te një parking në “Astir…”,-ka rëfyer Artan Tafani.

Pasi kryem vrasjen Lulzim Arapi, ka njoftuar përmes aplikacionit “Encro Chat”, Laert Haxhiun, se kishim mbaruar punë.

Ndërsa para se të ikte në Greqi këtë herën e fundit, Laert Haxhiu, na i ka mbledhur armët e çfarë kishin, përfshirë dhe pistoletën “MiniBlow” që Tafani kishte me vete ditën e vrasjes së Albi Bashaliut./ Ora News

The post Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua në Britani, publikohet FOTO e Lilit të Lushnjes appeared first on Albeu.com.

Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

By: user7
20 June 2025 at 11:08

Janë publikuar edhe pamjet nga të shtënat me armë zjarri në likalin e Fushë- Krujës. Siç raportohet policia dyshon se autoret kanë qëlluar nga ana tjetër e rrugës, përballe lokalit, pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë nuk duken as autoret dhe as një automjet me të cilin mund të kenë lëvizur autorët.

Gjithashtu bëhet e ditur se në momentin e atentatit, pronari i lokalit, Mond Voga ka qenë aty së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Voga është ish- shoferi i Arjan Ndoj, tashmë deputet i PD, dhe të cilit iu bë atentat në vitin 2019, kur ishte prokuror.

The post Të shtënat me armë zjarri në Fushë- Krujë/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes appeared first on Lapsi.al.

Masakroi kushëririn me thikë/ Del fotoja e autorit të vrasjes në Xibër

By: user7
12 June 2025 at 09:41

Personi që shihni në foto, është autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Xibër të bashkisë Klos. 28-vjeçari Hazbi Velsula, masakroi me mjet prerës kushëririn e tij Selim Velsula, i cili nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën

Hazbi Velsula, autori i dyshuar i vrasjes së Selim Velsulës, qëndroi në arrati disa orë pas krimit. Ai masakroi me thikë kushëririn e tij në Xibër të Klosit dhe më pas u larguar drejt Tiranës.

Më pas ai ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që ka vrarë një person. Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte fshehur Hazbi Velsula dhe e kanë vendosur në pranga.

The post Masakroi kushëririn me thikë/ Del fotoja e autorit të vrasjes në Xibër appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

8 June 2025 at 17:59

Sara Hoxha duket se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes me reperin Ledri Vula. Fillimisht u raportua se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë shumë të njohur në rrethet e Tiranës, por duket se tani kemi një ide se për kë bëhet fjalë. “Sekretin” e ka zbuluar Instagrami! Në të […]

The post FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin? appeared first on BoldNews.al.

FOTO| Zbulohet arma stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari në Ali Dem

3 June 2025 at 22:29

Policia ka arritur të gjejë në rrugën “Riza Çuka” Laprakë armën tip stilolaps me të cilën 21-vjeçari Aldi Neziri plagosi kolegun e tij 15-vjeçar dy ditë më parë (01.06.2025).

Ngjarja ka ndodhur në një piceri në zonën e Ali Demit në Tiranë ku Neziri punonte si motorist, ndërsa 15-vjeçari punonte i pasiguruar si kamarier.

Uniformat blu kanë arrestuar Aldi Nezirin i cili akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Ndërsa vijon të jetë në kërkim administratori i picerisë, Leonardo Mejdani.

Për këtë konflikt policia arrestoi 3 punonjësit e picerisë, Ferit BashaAndi Hyka dhe Keivin Bala pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post FOTO| Zbulohet arma stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari në Ali Dem appeared first on Euronews Albania.

Kështu nuk keni parë kurrë më parë/ Hati ‘Tik-Tok-ut’ ndanë foto nga dhoma e saj e re, ja si duket

30 May 2025 at 10:30

Hati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një copëz të vogël nga dhoma e saj e re, por aq sa u pa, mjaftoi për të bërë përshtypje të madhe. Me një dizajn modern, linja të pastra dhe ndriçim të sofistikuar, hapësira duket e kuruar në çdo detaj.

“Ta ju tregoj paaaak fare nga dhoma ime e re”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos, duke e shoqëruar me një emoji, si për të treguar që surprizat e vërteta ende nuk janë zbuluar.

Nga ajo që shihet, dhoma premton të jetë një ambient i ngrohtë, funksional dhe estetikisht i mrekullueshëm – një dhomë ëndrrash për shumëkënd! Fansat mezi presin të shohin më shumë nga ky transformim i ri në jetën e saj.

The post Kështu nuk keni parë kurrë më parë/ Hati ‘Tik-Tok-ut’ ndanë foto nga dhoma e saj e re, ja si duket appeared first on Sot News | Lajme.

“Më ço foto lakuriq ose të bëra…”/ Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

23 May 2025 at 22:16

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” pasi thotë se prej disa ditësh fliste me një djalë në Instagram, edhe pse ishte e martuar. Djali i ka thënë se është 21 vjeç, ndërsa ajo vetë 26 vjeçe. Zonja tregon se i kishte dërguar një foto të sajën dhe më pas ai […]

The post “Më ço foto lakuriq ose të bëra…”/ Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar appeared first on BoldNews.al.

Heidi pozon me stil, e mbushur me energji pozitive ja si duket në postimet e fundit… (Foto)

22 May 2025 at 09:33

Heidi Baci, figura e njohur nga reality show-t e famshme, ka ndarë një foto të re në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj. Në këtë postim, ajo shfaqet me një dhuratë stili në një hapësirë të mbushur me arti modern, duke reflektuar energjinë e saj pozitive.

Me një këmishë të gjatë në ngjyrë të verdhë dhe xhinse të thjeshta, Heidi tregon se eleganca dhe thjeshtësia mund të shkojnë dorë për dore. Çfarë do e bënte këtë foto kaq të veçantë është se ajo përçmon një mesazh të fortë: ‘Një ditë e qetë, pa mendime, e koha që nuk përshpejtohet.’

Ky postim i fundit ndihmon ndjekësit e saj të reflektojnë për rëndësinë e çmomenteve të thjeshta në jetë. Në një botë ku gjithçka ndodh me shpejtësi, Heidi na kujton se është në rregull të ndalemi dhe të shijojmë çastet pa presion.

Ndjekësit kanë reaguar me komente pozitive, duke shprehur admirimin e tyre për stilin e saj të papërsëritshëm dhe mesazhin inspirues që ajo dërgon. Është e qartë që Heidi vazhdon të jetë një figurë frymëzuese për shumë të rinj.

The post Heidi pozon me stil, e mbushur me energji pozitive ja si duket në postimet e fundit… (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌