Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri bujë me fjalimin e tij historik mbi procesin e çarmatimit të PKK-së.

Duke folur në takimin e 32-të konsultativ të organizuar nga Partia AK, Erdogan dha mesazhe të forta si politike ashtu edhe shoqërore me theks në “Turqia pa terror”.

Gjatë fjalimit, në sallë mbizotëroi entuziazëm i madh.

Deklaratat e tij, duke theksuar vëllazërinë midis popullit turk dhe atij kurd, e cila ka zgjatur me shekuj, morën duartrokitje të gjata nga pjesëmarrësit.

Hizen baraşşiye şe #EmineErdoğan pic.twitter.com/4O8rLiO8ra

— B. White (@Akpmhpdem) July 12, 2025

Një nga momentet më të paharrueshme gjatë këtij eventi ishte kur gruaja e tij, Emine Erdogan, u përlot.

Në fund të fjalimit, ajo përqafoi burrin e saj dhe qau, moment i cili u regjistrua dhe u shpërnda shpejt në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen appeared first on Telegrafi.

“Turistët po anulojnë rezervimet”, banori i Thethit: IKMT ka shembur rreth 100 objekte, s’po kemi guxim me punu

Në zonën e Thethit ka hyrë në ditën e gjashtë aksioni i IKMT-së për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje, e po ashtu edhe kundërpërgjigja e banorëve me protesta dhe përplasje me policinë.

Për situatën e krijuar në këtë zonë turistike foli në “Ditarin e fundjavës” me Erion Dushin, në A2 CNN, banori dhe sipërmarrësi Edmir Grela.

“Situata nuk duket shumë mirë. IKMT dhe policia e shtetit vazhduan prapë me shembjet. Kjo nuk pritej nga shteti në kulmin e sezonit si nga turistet dhe banorët e Thethit. Jo unë nuk jam prekur, por janë prekur kushërinjtë tanë, të afërmit tanë që u kthyen për të ndërtuar dhe hapur dyert me prit turistët në Theth, pasi kishte një rritje shumë të madhe Thethi këto dy vitet e fundit”, tha Grela.

Pasojat e aksionit të IKMT-së sipas Grelës janë ndjerë pasi ka pasur anulime rezervimesh dhe turistë që largohen të frikësuar. Po ashtu sipërmarrësi tha se janë të paqartë për atë çka i pret në të ardhmen, duke mos pasur më guximin të investojnë për përmirësim të infrastrukturës në ambientet e tyre të shërbimit.

“Po kishim shumë kërkesa, bile edhe vetë personalisht ishim duke u munduar për të bërë rritje të biznesit por mbetëm të bllokuar tanimë, edhe s’po guxojmë më për të punuar. Edhe ato që kishim nis për ti ndërtuar për ti prit të huajt, gjysma janë shemb. Janë shembur rreth 50 deri në 100 objekte. Nuk dihet sa do zgjasë, as nuk e dimë kë do të kap them inshallah nuk vijnë tek unë. Rruga është e kalueshme por ka polici. Normal janë të trembur turistët, janë larguar. Pyesin a mund të vijmë, a ka probleme. Pyesin çfarë po ndodh… Janë anuluar rezervimet. Nuk ka përgjigje apo informacion. As nuk thonë pritni, nuk dimë gjë”, shpjegoi Grela.

Më tej ai nënvizoi se të gjithë sipërmarrësit në zonën e Thethit kanë paguar taksa dhe detyrimet ndaj shtetit në mënyrë të rregullt.

“Krejt paguhen, të gjithë janë me taksa, me nipte, paguajnë ujë dhe drita. Njëherë të thotë shteti ndërto dhe mbrapa të vjen e t’i prishë. Por pse lë me ndërtu atëherë kur është e padrejtë.”

I pyetur nëse ka dijeni për investime strategjike në zonë pas aksionit të IKMT-së, duke qenë se opozita pretendon se një investitor austriak ka shprehur interesin për Thethin, Grela u përgjigj duke thënë: “Jo deri tani unë nuk kam dëgjuar gjë. Nuk është se janë toka të zanuna, janë trashëguar brez pas brezi”. /A2cnn/

The post “Turistët po anulojnë rezervimet”, banori i Thethit: IKMT ka shembur rreth 100 objekte, s’po kemi guxim me punu appeared first on Telegrafi.

Pa marrëveshje për kontratë të re me PSG-në, dy gjigantët anglezë tentojnë transferimin e Donnarummas

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma mund të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Dy klube të mëdha të Ligës Premier janë shumë të interesuara për portierin italian, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me PSG.

Kontrata e Donnarummas me PSG skadon në vitin 2026, por negociatat për rinovimin kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pagën.

Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet kryesore angleze që po monitorojnë situatën e portierit dhe kërkojnë një zëvendësues të besueshëm për sezonet e ardhshme.

Chelsea është në kërkim të një portieri pas largimit të Kepa Arrizabalaga dhe shitjes së Djordje Petrovic, ndërsa Manchester City po mendon për të ardhmen me Edersonin që është në shënjestër të disa skuadrave.

PSG shqetësohet se Donnarumma mund të largohet falas dhe po konsideron alternativa si Lucas Chevalier nga Lille.

Duke qenë se Donnarumma dëshiron të qëndrojë në Paris, e ardhmja e tij pritet të vendoset në javët e ardhshme, ndërsa Chelsea dhe Manchester City janë gati të veprojnë nëse PSG nuk ofron kushtet e duhura.

Reprezentuesi italian fiton një pagë prej 10 milionë eurove neto në seezon, derisa synon që me kontratën e re të fitojë 15 milionë euro, shumë që PSG nuk është gati t’ia përmbushë. /Telegrafi/ 

The post Pa marrëveshje për kontratë të re me PSG-në, dy gjigantët anglezë tentojnë transferimin e Donnarummas appeared first on Telegrafi.

Zbulohet armë zjarri pas aksidentit në fshatin Burrnik – një person dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku në fshatin Burrnik të Ferizajt ka çuar në një zbulim të papritur nga Policia e Kosovës.

Gjatë trajtimit të të lënduarve në Qendrën Emergjente të qytetit, autoritetet policore kanë identifikuar një armë zjarri në njërën prej veturave të përfshira në aksident.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rreth orës 11:20 patrullat policore janë njoftuar për një person të lënduar në një aksident trafiku që po trajtohej në emergjencë. I lënduari është identifikuar si Sh.K., 38 vjeç.

Aksidenti kishte ndodhur në aksin rrugor Gaçkë–Burrnik, ku ishin përfshirë dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra pa targa. Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimin e automjeteve.

Gjatë kontrollit të veturës pa targa, në pjesën e pasme të saj është gjetur një armë zjarri – pistoletë, e cila më pas është konfiskuar nga njësitë hetimore dhe forenzike të policisë.

I dyshuari është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me aksidentin dhe gjetjen e armës janë ende në vijim dhe se publiku do të njoftohet me raport shtesë për zhvillimet e reja në këtë rast./Telegrafi/

The post Zbulohet armë zjarri pas aksidentit në fshatin Burrnik – një person dërgohet në QKUK appeared first on Telegrafi.

Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin ujë në Gazën qendrore.

Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda të Nuseirat, i cili trajtoi gjithashtu 16 persona të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë.

Dëshmitarët okularë thanë se një dron qëlloi një raketë drejt një turme që priste në radhë me bidona bosh pranë një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Banorët nxituan në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit duke përdorur automjete private dhe karroca, shkruan BBC.

Bëhet e ditur se sulmi vjen ndërsa sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës janë përshkallëzuar.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës tha se 19 palestinezë të tjerë ishin vrarë sot, në tre sulme të ndara në ndërtesa banimi në Gazën qendrore dhe në Qytetin e Gazës.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha se spitali i tij në terren në Rafah kishte pranuar 132 pacientë “që vuanin nga lëndime të lidhura me armë” vetëm të shtunën, 31 prej të cilëve vdiqën.

“Frekuenca dhe shkalla alarmante e këtyre incidenteve me viktima masive nënvizojnë kushtet e tmerrshme që po përjetojnë civilët në Gaza”, tha KNKK.

Të premten, zyra e të drejtave të njeriut e OKB-së tha se kishte regjistruar 789 vrasje të lidhura me ndihmën.

Nga këto, 615 ishin në afërsi të vendeve të Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) të mbështetur nga SHBAdhe Izraeli, të cilat u hapën më 27 maj dhe operohen nga kontraktorë privatë të sigurisë amerikane brenda zonave ushtarake në Gazën jugore dhe qendrore. /Telegrafi/

The post Gjashtë fëmijë palestinezë vriten ndërsa prisnin të mbushnin ujë appeared first on Telegrafi.

Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t’i refuzojë të gjithë

Monaco ka shprehur interes për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.

Klubi francez, që së fundmi huazoi Ansu Fatin nga Barça, ka kontaktuar me përfaqësuesit e gjermanit për të diskutuar një transferim të mundshëm këtë verë.

Megjithatë, përgjigja e Ter Stegen ka qenë negative. Ai ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” për sezonin 2025/26.

Kjo qëndrim vjen pavarësisht raportimeve se trajneri Hansi Flick i ka sugjeruar portierit se mund të ketë më pak hapësira pas mbërritjes së Joan Garcia.

Ter Stegen është i vendosur të luftojë për vendin e tij si titullar dhe të rifitojë statusin si portieri numër një i Barcelonës.

Aktualisht, asnjë marrëveshje nuk është në horizont, me lojtarin që mbetet i përqendruar te e ardhmja në Kataluni. /Telegrafi/ 

The post Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t’i refuzojë të gjithë appeared first on Telegrafi.

Lëshohen në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë-Ohër, Mickoski: Ky projekt kishte stagnuar me vite, sot u bë realitet

Janë lëshuar në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë – Ohër, në shtrirjen nga Vërbjani deri në Botun. Lëshimi në përdorim i këtij aksi për pushtetin është tregues për dallimin mes tij dhe oponentëve politik dhe dëshmi për përkushtimin dhe punën e kësaj Qeverie, përballë të kaluarës e cila e kishte lënë si projekt të harruar dhe të braktisur, në të cilin nuk pati punëtorë inxhinierë, as makina.

Në lëshimin në përdorim mori pjesë kryeministri hristian Mickopski, i cili theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për lëshim në prëdorim të aksit të autostradës, por moment të kthimit të besimit dhe dëshmi se kur ndërmerret përgjegjësia me ndërgjegje të pastër dhe qëllim të sinqertë, atëherë ndryshimet ndodhin.

“Vetëm një vit pasi që e morëm përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin, arritëm ta zhbllokojmë njërin prej projekteve më të mëdha dhe më të ndërlikuar infrastrukturor në Maqedoni. Projekt i cili me vite qëndronte si simbol i stagnimit, pasqyrë e turpshme për shtetin që qëndron në vend, ndërsa sot është simbol i kohës së re. Sot vetëm një vit pasi që e morëm besimin e popullit treguam se çfarë do të thotë puna e vërtetë me vepra, dhe jo me fjalë. Çdo metër e autostradës është ndërtuar me punë të mundimshme, por edhe me vullnet të qartë për përparim dhe t’i vihet fundi dështimeve nga e kaluara”, tha Mickoski.

Shtoi se si Qeveri nuk mbesin këtu dhe se vitin e ardhshëm autostrada Kërçovë – Ohër do të përfundohet në tërësi dhe do të vihet në funksion. Kjo, theksoi, nuk do të jetë fitore e rastësishme, por sukses i planifikuar dhe rezultat i punës së vlefshme të përditshme me prëgjegjësi.

The post Lëshohen në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë-Ohër, Mickoski: Ky projekt kishte stagnuar me vite, sot u bë realitet appeared first on Telegrafi.

Simbol i verës në Prishtinë, por pa standarde – qytetarët ankohen për kushtet dhe çmimet në Pishinën e Gërmisë

Pishina e Gërmisë, një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë verës nga qytetarët e Prishtinës dhe më gjerë, është hapur më 8 korrik për sezonin veror, pas një vonese të shkaktuar nga mungesa e ujit.

Megjithatë, vizitorët po përballen me kushte të papërmirësuara dhe ndotje të dukshme në ambientet e saj.

Qytetarët që sot (e diel) kanë frekuentuar këtë pishinë kanë dërguar pamje në adresë të Telegrafit, ku janë shprehur të pakënaqur me kushtet.

Ata gjithashtu janë ankuar për çmimet e shtrenjta, ky hyrja për person është 5 euro ndërkaq çmimet e çadrave sillen nga 5 më të thjeshtat deri në 15 euro tek ato më të mëdha.

Edhe pse çmimet shihet se janë dukshëm më të larta, infrastruktura e pishinës nuk është përmirësuar në krahasim me vitet e kaluara.

Përveç kësaj, qytetarët kanë ngritur shqetësime për nivelin e papastërtisë në ujë dhe në hapësirat përreth.

Por një anë tjetër të kësaj pishine ka paraqitur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka shpërndarë një video nga Pishina e Gërmisë duke ftuar qytetarët që ta vizitojnë.

“Pishina e Gërmisë – për krejt ju që jeni n’Prishtinë këto ditë. NPL Sport Marketing”, ka shkruar Rama.

Qytetarët kërkojnë që të bëhen investime serioze në këtë hapësirë rekreative dhe të rritet kontrolli sanitar, në mënyrë që Pishina e Gërmisë të mos mbetet vetëm simbol i verës në kryeqytet, por edhe shembull i standardeve moderne për shërbime publike. /Telegrafi/

The post Simbol i verës në Prishtinë, por pa standarde – qytetarët ankohen për kushtet dhe çmimet në Pishinën e Gërmisë appeared first on Telegrafi.

Doue flet para finales me Chelsean: Qëllimi ynë është ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në

Sulmuesi i PSG-së, Desire Doue, ka ndarë pritshmëritë e tij për finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat, që do të luhet sonte në New York të SHBA-ve.

Heroi i finales së Ligës së Kampionëve, ka thënë se qëllimi i tyre është të bëjnë botën të dashurohet me PSG-në.

“E dimë që Chelsea është një ekip shumë cilësor. I kemi parë ndeshjet e tyre dhe kanë shumë lojtarë të shkëlqyer,” tha ai.

“Qëllimi ynë është që përmes lojës sonë, ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në”, vazhdoi Doue.

Ai theksoi se finalet janë gjithmonë të paparashikueshme, por skuadra është e vendosur për të fituar.

“Do të ishte trofeu ynë i pestë këtë sezon. Një moment historik për klubin dhe për ne si lojtarë”. Duhet ta trajtojmë si çdo ndeshje tjetër, me përgatitje maksimale dhe mentalitet fitues”.

Sipas tij, ky është një shans i artë për të mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm për PSG-në, që tashmë ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.

“Është një privilegj të jesh pjesë e kësaj skuadre dhe e këtij momenti. Do të bëjmë gjithçka për ta sjellë trofeun në Paris”, tha 20-vjeçari.

PSG synon të përmbyllë sezonin 2024/25 me një tjetër titull të rëndësishëm, për të vulosur dominimin në arenën ndërkombëtare./Telegrafi/

The post Doue flet para finales me Chelsean: Qëllimi ynë është ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në appeared first on Telegrafi.

Ana Kabashi rrëmben vëmendjen me paraqitjen në bikini

Këngëtarja atraktive, Ana Kabashi, ka bërë bujë në rrjetet sociale me disa imazhe të reja mahnitëse nga pushimet e saj verore.

E veshur me bikini të zeza minimaliste dhe një fund transparent të lidhur lehtë në bel, Ana ka tërhequr sytë dhe komplimentet e ndjekësve me paraqitjen e saj të zjarrtë dhe plot stil.

Me trupin në formë perfekte, syze të bardha retro dhe flokë të valëzuara në ngjyrë mjaltë, Ana shfaqet me një kombinim sensualiteti dhe elegance që e bën të dallohet menjëherë.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

Tatuazhet e saj tërheqëse dhe vetëbesimi i natyrshëm e kompletojnë këtë imazh veror të një ylli të plotë.

Fotografitë janë realizuar në një ambient tropikal e luksoz, që shton atmosferën relaksuese dhe sensuale të setit.

Foto: Ana Kabashi/Instagram

“Heatwave”, ka qenë komenti më i përsëritur nga fansat, ndërsa të tjerë e kanë përshkruar si “ikona e stilit të plazhit”.

Ana Kabashi është gjithnjë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për zërin e saj unik dhe projektet muzikore, por edhe për guximin në paraqitjet publike – dhe këto fotografi e konfirmojnë më së miri këtë. /Telegrafi/

Foto: Ana Kabashi/Instagram
Foto: Ana Kabashi/Instagram

The post Ana Kabashi rrëmben vëmendjen me paraqitjen në bikini appeared first on Telegrafi.

Mercedes ndalon prodhimin e dy modeleve të njohura, ato do të shiten vetëm deri në fund të vitit

Në një moment, ato ishin shumë të njohura dhe të pranishme në treg, por Mercedes tashmë ka ndaluar prodhimin e dy modeleve që nuk do të jenë më të disponueshme në vitin 2026.

Marka gjermane ka konfirmuar se Klasa A dhe Klasa B së shpejti do të dalin nga linja e montimit të fabrikës në Rastatt.

Mercedes po riorganizon prodhimin e modeleve të saj, dhe këto dy modele të njohura do të dalin nga linja para fundit të vitit.

Marka e njohur e konfirmoi këtë pranverën e kaluar.

Thuhet se Klasa B mund ta zgjasë shkurtimisht prodhimin e saj deri në fillim të vitit 2026, por jo për shumë kohë dhe vetëm në selinë hungareze të fabrikës në Kecskemet, megjithëse kjo nuk është konfirmuar ende. /Telegrafi/

The post Mercedes ndalon prodhimin e dy modeleve të njohura, ato do të shiten vetëm deri në fund të vitit appeared first on Telegrafi.

Luan malor në mes të New Yorkut? Alarmohen banorët pas publikimit të një videoje

Një ulërimë e fortë i tronditi banorët në Rochester.

Një shfaqje e mundshme e një luani malor në veri të New Yorkut shkaktoi një urdhër për izolim këtë javë, duke alarmuar zyrtarët lokalë dhe duke shkaktuar panik te banorët.

Curtis Jones u përball me luanin e frikshëm – i cili u dokumentua për herë të fundit në New York në vitin 2011 – ndërsa po ecte në rrugë.

“E pashë. Në kokën time mendova se duhet të iki. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë … vetëm në filma”, tha Jones.

Policia e Rochesterit mori vesh për një video në rrjete sociale që duket se tregon luanin e madh.

Gjithashtu mori telefonata nga banorë të shqetësuar që kishin frikë se edhe ata e kishin parë.

U lëshua menjëherë një urdhër për strehim në vend – por më vonë u hoq pasi policia nuk mundi ta verifikonte luanin e madh.

Zyra e Sherifit të Qarkut Monroe ndihmoi hetimin duke fluturuar një dron ajror rreth zonës, por pa sukses.

Kopshti Zoologjik i Parkut Seneca, i cili ndodhet në Rochester, tha se asnjë nga kafshët e tij nuk kishte ikur.

Departamenti Shtetëror i Ruajtjes së Mjedisit po hetonte gjithashtu, dhe në një deklaratë tha se bazuar në videon, kafsha duket se mund të jetë një luan mali. /Telegrafi/

The post Luan malor në mes të New Yorkut? Alarmohen banorët pas publikimit të një videoje appeared first on Telegrafi.

Inteligjenca artificiale tani mund të imitojë zërin tuaj – ja si t’i shmangni këto mashtrime

Zëri i një anëtari të lartë të administratës së presidentit të SHBA-së, Trump, u imitua nga një mashtrim me Al.

Ja se si mund ta shmangni të njëjtën gjë që t’ju ndodhë edhe juve.

Kur një grup politikanësh të nivelit të lartë morën telefonin, menduan se po flisnin me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Vetëm se nuk po flisnin – ata po flisnin me një mashtrues që përdori Inteligjencën Artificiale (Al) për të imituar një nga zyrtarët më të lartë në administratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Mashtruesi kontaktoi tre ministra të jashtëm, një guvernator të SHBA-së dhe një anëtar të Kongresit, duke u dërguar atyre mesazhe zanore dhe me tekst duke imituar Rubion përmes aplikacionit të koduar Signal, sipas historisë së raportuar për herë të parë nga Washington Post.

Raporti tha se autoritetet amerikane nuk e dinë se kush qëndron pas imitimit, por ata besojnë se mashtruesi po përpiqej të manipulonte zyrtarë të fuqishëm qeveritarë për të marrë akses në informacion ose llogari.

Bëhet e ditur se mashtrimet që përfshijnë Al po bëhen më të zakonshme ndërsa teknologjia bëhet më e sofistikuar, me 28% të të rriturve nga Mbretëria e Bashkuar që thonë se besojnë se janë shënjestruar, sipas një sondazhi nga Starling Bank.

Por si e përdorin saktësisht mashtruesit Al dhe si mund të shmangen këto mashtrime?

Një teknikë e re për mashtruesit që ka dalë me Al quhet mashtrim me klonimin e zërit, ku mashtruesit mund të klonojnë një zë me një pjesë audio tre-sekondëshe dhe t’i mashtrojnë miqtë ose familjen duke i bërë të mendojnë se një i dashur ka nevojë urgjente për para, sipas ekspertëve nga Universiteti Charles Sturt i Australisë.

Mostrat e zërit mund të vijnë nga video të shkurtra që janë postuar në platformat e rrjeteve sociale si TikTok, shkruan euronews.

Al punon për të krijuar një kopje realiste duke kapur modelet e të folurit, theksin dhe frymëmarrjen e një personi, dhe mund të përdoret për të lexuar tekstin me saktësi.

Çfarë duhet të bëni për të shmangur mashtrimin?

Ekspertët e sigurisë kibernetike Matthew Wright dhe Christopher Schwartz nga Universiteti i Rochester me seli në SHBA rekomandojnë që njerëzit të jenë “të vëmendshëm” ndaj thirrjeve të papritura – madje edhe nga njerëz që i njihni mirë.

Dërgimi i mesazheve ose email-eve dikujt përpara një telefonate të planifikuar mund t’ju ndihmojë të vërtetoni identitetin e personit tjetër.

Të mbështeteni te ID-ja e thirrësit nuk është e mjaftueshme, shkruan Wright dhe Schwartz për Conversation, sepse klonuesit e zërit janë në gjendje ta falsifikojnë edhe atë.

Thirrjet nga numra të panjohur mund të jenë gjithashtu një rrezik, sipas një flete faktesh mbi falsifikimin e ID-së së thirrësit nga Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së.

Është e rëndësishme të verifikoni personin që po ju telefonon ose po ju dërgon një mesazh zanor, kështu që para se të përgjigjeni, hulumtoni numrin dhe nëse është dikush që njihni, telefononi përsëri në numrin e telefonit që keni për të verifikuar vërtetësinë e tyre, sipas FBI.

FBI sugjeron të kontrolloni informacionin e kontaktit, adresën e email-it ose URL-të për të dalluar “dallime të vogla” që mashtruesit mund të përdorin për të fituar besimin tuaj.

Për të parandaluar të qenit shënjestër e një mashtrimi, kini kujdes të zbuloni informacione personale në internet, si data juaj e lindjes, numri i telefonit, emri i mesëm ose emrat e kafshëve shtëpiake.

Këto fakte mund të përdoren së bashku me klonimin e zërit për t’ju imituar.

Nëse dëgjoni nga një prej këtyre mashtruesve qoftë me mesazh ose telefon dhe angazhoheni me ta, Wright dhe Schwartz rekomandojnë të jeni të vetëdijshëm sepse çdo fjalë ka të ngjarë të shfrytëzohet nga mashtruesit.

Nëse mashtruesi po imiton dikë që njihni, mendohuni dy herë për atë që thuhet. /Telegrafi/

The post Inteligjenca artificiale tani mund të imitojë zërin tuaj – ja si t’i shmangni këto mashtrime appeared first on Telegrafi.

“Franca është armiku kryesor i Rusisë në Evropë”, deklaron shefi i ushtrisë franceze

Kreu i ushtrisë franceze, gjenerali Thierry Burkhard, tha se Franca ishte “armiku kryesor i Rusisë në Evropë”, ndërsa dha një konferencë të rrallë për shtyp në Paris në një kontekst të asaj që Pallati Elysee e përshkroi si “kërcënime ndërkombëtare në përkeqësim”.

Elysee tha se presidenti Emmanuel Macron do të bëjë “njoftime të mëdha” kur të mbajë një fjalim të planifikuar për anëtarët e forcave të armatosura pas dy ditësh”.

Burkhard tha se Rusia e shihte Parisin si një kundërshtar kryesor kryesisht për shkak të mbështetjes franceze për Ukrainën që nga pushtimi i plotë rus, shkruajnë mediat e huaja.

“Ishte Vladimir Putin ai që e tha këtë”, shtoi gjenerali.

Ndërsa Franca aktualisht nuk është nën kërcënimin e një sulmi të drejtpërdrejtë në territorin e saj nga Rusia, Putin ka “shumë mundësi të tjera” për të zhvilluar luftë hibride, duke përfshirë dezinformimin, sulmet kibernetike dhe spiunazhin, sipas Burkhard.

Të gjitha janë aktivitete që Rusia – si një “rrezik i fuqishëm” – po ndjek aktualisht, shtoi ai, përmes metodave të tilla si sabotimi i infrastrukturës nënujore, fushatat e dezinformimit në Francë dhe aktet e spiunazhit.

Gjenerali tha se Franca tani duhet të mbrohet kundër Rusisë në shumë fronte.

“Në hapësirë, manovrat satelitore ruse synojnë të pengojnë trajektoret tona satelitore, t’i afrohen dhe t’i bllokojnë ato, t’i afrohen dhe t’i spiunojnë”, tha Burkhard.

Në det, ai tha se nëndetëset sulmuese bërthamore ruse hyjnë rregullisht në Atlantikun e Veriut dhe Mesdheun “duke kërkuar padyshim të monitorojnë zonat që janë të rëndësishme për francezët, por edhe për britanikët”.

Në ajër ka “fërkime dhe ndërveprime” të shpeshta me aeroplanët rusë mbi Detin e Zi, Sirinë, Mesdheun dhe “ndonjëherë” Atlantikun e Veriut. /Telegrafi/

The post “Franca është armiku kryesor i Rusisë në Evropë”, deklaron shefi i ushtrisë franceze appeared first on Telegrafi.

Kuvendi i bllokuar, pagat ecin – Demi: Mbi 1 milion euro janë shpenzuar për 120 “badihavgji” për 4 orë punë

Bllokada në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që tashmë ka hyrë në muajin e katërt po vazhdon të shkaktojë kosto të larta për buxhetin e shtetit, ndërsa reagimet nga shoqëria civile nuk mungojnë.

Agron Demi nga Atlas Institute ka kritikuar ashpër këtë situatë, duke theksuar se deri tani janë harxhuar mbi 1 milion euro nga paratë e taksapaguesve për paga të deputetëve që nuk po kryejnë asnjë funksion parlamentar.

“Tash që po shkon edhe korriku pa u konstituu Kuvendi, na si taksapagues kemi shpenzu mbi 1 milion euro për pagat e këtyre 120 badihavgjive,” ka shkruar Demi në një postim në Facebook.

Ai ka publikuar edhe të dhëna specifike për shpenzimet mujore të Kuvendit.

“Brenda muajit maj janë shpenzu 235 mijë euro për pagat e 103 deputetëve. 17 deputetë që vazhdojnë me qenë në Qeveri kanë vendosë me ju përkushtu benefiteve më të majme që ofron ekzekutivi”, ka shkruar Demi.

Sipas tij, paga bazë e një deputeti është 1,859 euro, por ajo rritet në bazë të përvojës.

“Për shembull, në muajin maj ka deputetë që i kanë marrë mbi 2,600 euro edhe për të hyrat retroaktive,” shkruan ai.

Në të njëjtin postim, Demi vë në pah absurditetin e situatës.

“Një seancë po zgjatë rreth 5 minuta mesatarisht. 46 seanca të dështume, deputetët maksimum prej prillit kanë punu 4 orë. E për këto 4 orë i kanë marr deri tash rreth 7 mijë euro”, shprehet Demi.

Demi drejton një thirrje kritike ndaj votuesve, duke ironizuar me faktin që deputetët nuk po përballen me pasoja.

“Emrat nuk po i qes këtu, ngase të gjithë e dini se kush është deputet/e e kënd e keni votu. Tash, ti që merr pagë minimale, e për të njëjtën kohë je me fat nëse ke punu 12 orë në ditë e i ke marr 1,000 euro, herën tjetër dil e votoi prapë të njëjtit”, ka shkruar Demi. /Telegrafi/

The post Kuvendi i bllokuar, pagat ecin – Demi: Mbi 1 milion euro janë shpenzuar për 120 “badihavgji” për 4 orë punë appeared first on Telegrafi.

Takimi Begaj-Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë faktor vendimtar shtetformues, mbështetës të rrugës Euroatlantike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili po qëndron në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ka takuar edhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Begaj shkruan në rrjetet sociale se shqiptarët janë faktor vendimtar dhe shtetformues në RMV.

“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, njoftoi Begaj.

Ali Ahmeti tha se me Begajn kanë biseduar “me përkushtim për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit të plotë të rajonit tonë në Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona është kyç për të ndërtuar ura mirëkuptimi, për të forcuar partneritetet strategjike dhe për t’i dhënë rajonit një drejtim të qartë evropian. Angazhimi ynë i përbashkët për të ardhmen evropiane nuk është vetëm objektiv politik, por vizion i përbashkët për paqe të qëndrueshme, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se presidenti Begaj u takua dje edhe me presidenten e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova si dhe me disa politikanë të tjerë në ngjarjen kulturore “Vera e Ohrit”.

The post Takimi Begaj-Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë faktor vendimtar shtetformues, mbështetës të rrugës Euroatlantike appeared first on Telegrafi.

E pazakontë në Kavajë, djali mashtron babanë – inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para

Një 28-vjeçar nga Kavaja inskenoi rrëmbimin e vet për t’i marrë para të atit, ndërsa në këtë skemë përfshiu edhe një bashkëpunëtor nga Durrësi.

Plani i mirëmenduar zgjati vetëm pak orë, pasi policia zbuloi gjithçka dhe i vuri të dy në pranga.

Lubjan Camema, banues në Kavajë, njoftoi të atin se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë parash. Në lojë hyri edhe Bernard Kiptiu, 45 vjeç nga Durrësi, i cili mori rolin e ndërmjetësit dhe u paraqit për të marrë shumën e kërkuar.

Por në momentin që po negocionte me të atin e 28-vjeçarit, ai u kap në flagrancë nga Policia, në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar. Vetëm pak metra më tutje, forcat e rendit gjetën edhe “të rrëmbyerin”, i cili po priste të përfitonte nga mashtrimi që vetë kishte organizuar.

Për më tepër, dyshohet se Camema kishte marrë edhe automjetin e të atit, të cilin e kishte shitur pak ditë më parë, në kuadër të të njëjtës skemë mashtrimi.

Dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë, nën akuzën për mashtrim të kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kavajë./tch/

The post E pazakontë në Kavajë, djali mashtron babanë – inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vitin 2029

Mirlind Daku ka zgjatur qëndrimin te Rubin Kazan, duke nënshkruar një kontratë të re që e mban të lidhur me klubin rus deri në vitin 2029.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe do të vijojë të jetë një pjesë kyçe e projektit të klubit.

Daku ishte shumë pranë transferimit te Zeniti, por marrëveshja u prish në momentet e fundit, duke e hapur rrugën për rinovimin me Rubin Kazan.

Zyrtarizimi i marrëveshjes erdhi përmes një videoje kreative, e frymëzuar nga seriali i famshëm “Squid Game”.

Në klipin simbolik, Daku zgjedh letrën e kuqe që përfaqëson Rubin Kazanin dhe i gjuan bluzës blu të Zenitit, një mënyrë origjinale për të shpallur vendimin e tij.

Klubi rus i ka plotësuar kërkesat financiare të sulmuesit shqiptar, gjë që ka ndikuar direkt në vendimin për të rinovuar kontratën.

Më parë, kontrata e Dakut ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2026, por tani ai është i lidhur me Rubinin edhe për tri sezone të tjera. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mirlind Daku mbetet te Rubin, nënshkruan deri në vitin 2029 appeared first on Telegrafi.

Jessica Simpson ndryshon pamje në 45-vjetorin e saj, lë pas imazhin e saj ikonik

Jessica Simpson ka festuar ditëlindjen e saj të 45-të me një ndryshim të madh në pamje, duke braktisur flokët e artë për një nuancë më të errët bronzi.

Këngëtarja dhe stilistja e njohur ndau pamjen e re me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqej me flokë valë të ndarë në mes, teksa festonte në hotelin ikonik Chateau Marmont në Los Angeles me nënën dhe mikeshat e saj.

Ajo zgjodhi një fustan transparent me rrjetë e gurë për mbrëmjen, të kombinuar me taka platforme dhe një pallto elegante, shkruan DailyMail.

Në postimin e saj, Jessica shkruante: “Dua të zhytem në 45-tat”, ndërsa motra Ashlee e komplimentoi me fjalët: “45-tat kurrë s’janë dukur më mirë”.

Pak para festës, ajo kishte publikuar edhe pamje nga klipi i këngës së re “Fade”, ku shfaqej me të brendshme të zeza dhe një pallto me printim gepardi, në një atmosferë intime në banjë.

Projekti muzikor është frymëzuar nga përjetimet e saj pas ndarjes me bashkëshortin Eric Johnson, me të cilin ka tre fëmijë.

Simpson e ka quajtur rikthimin e saj në muzikë “një kërkim falje ndaj vetes”, ndërsa paralajmëroi se pjesa e dytë e projektit të saj muzikor “Nashville Canyon” është në prag të publikimit. /Telegrafi/

The post Jessica Simpson ndryshon pamje në 45-vjetorin e saj, lë pas imazhin e saj ikonik appeared first on Telegrafi.

Trump “i kënaqur” me hetimin mbi atentatin ndaj tij, lavdëron snajperistin e Shërbimit Sekret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se është “i kënaqur” me hetimin për atentatin ndaj tij vitin e kaluar gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin e Pensilvanisë, ndërsa vuri në dukje dështimet serioze të sigurisë.

Ai tha se është informuar disa herë nga FBI-ja, Shërbimi Sekret dhe Departamenti i Drejtësisë, dhe vlerësoi Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi për rolin e saj në hetim.

“Pamela po bën një punë fantastike”, tha Trump.

“Ata më informuan dhe jam i kënaqur me këtë. Jam i kënaqur me të”, theksoi ai.

Bëhet e ditur se Trump kritikoi dështimet e sigurisë që i lejuan sulmuesit të hapte zjarr nga një ndërtesë në afërsi të vendit ku po fliste me mbështetësit, duke thënë: “Ata duhet të kishin pasur dikë në ndërtesë. Ky ishte gabim. Ata duhet të kishin pasur komunikime me policinë lokale. Ata nuk ishin të lidhur dhe duhet të ishin të lidhur”.

Atentati në Butler ndodhi gjatë një tubimi fushate për kandidatin Trump më 13 korrik 2024.

Të shtënat plagosën Trumpin kur një plumb i preku veshin e djathtë.

Zjarrfikësi Corey Comperatore u vra nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë u plagosën.

Qëlluesi, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret në vendngjarje pas të shtënave.

“Ishte e paharrueshme”, tha Trump.

Presidenti vlerësoi snajperistin e Shërbimit Sekret, duke e identifikuar atë vetëm si “David”, për reagimin e tij të shpejtë dhe të saktë.

“Brenda më pak se pesë sekondave, ai arriti ta kapte nga një distancë e gjatë me një të shtënë. Ai bëri një punë fantastike”, tha presidenti amerikan. /AA/

The post Trump “i kënaqur” me hetimin mbi atentatin ndaj tij, lavdëron snajperistin e Shërbimit Sekret appeared first on Telegrafi.

❌