❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hyseni: Investimet në Lipovicë dhe Burincë po japin rezultate konkrete

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka vizituar fshatrat malorë të Karadakut, Lipovicë dhe Burincë ku është takuar me banorët lokalë për të dëgjuar nga afër kërkesat e tyre.

Gjatë vizitës, Hyseni tha se është ndier i motivuar nga mikpritja dhe vlerësimi i qytetarëve për punën e bërë deri më tani, duke theksuar se investimet në këto zona po japin rezultat.

“Kaluan njĂ« ditĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« LipovicĂ« dhe BurincĂ«. Biseduam gjatĂ« pĂ«r sfidat dhe nevojat e zonĂ«s, ndĂ«rsa morĂ«m mirĂ«njohjen dhe mbĂ«shtetjen e tyre pĂ«r punĂ«n e bĂ«rĂ« dhe investimet qĂ« po japin rezultate, nga infrastruktura rrugore e deri te mbĂ«shtetja pĂ«r bujqĂ«si”, deklaroi Hyseni.

Ai shtoi se përkushtimi i banorëve për të ndërtuar jetën në vendlindje është frymëzues dhe se mbështetja e tyre është një motiv shtesë për të vazhduar punën drejt zhvillimit të qëndrueshëm të komunës.

“MbĂ«shtetja e sinqertĂ« e banorĂ«ve tĂ« kĂ«tyre fshatrave na motivon pĂ«r tĂ« punuar edhe mĂ« shumĂ« pĂ«r njĂ« Gjilan tĂ« zhvilluar e gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s”, u shpreh kryetari i Gjilanit. /Telegrafi/

The post Hyseni: Investimet në Lipovicë dhe Burincë po japin rezultate konkrete appeared first on Telegrafi.

Hyseni prezantoi raportin e punës për gjysmën e parë të këtij viti të Komunës së Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, prezantoi raportin gjashtë mujor të punës, para qytetarëve, zyrtarëve komunalët e palëve tjera të interest në te Parkun Banja.

Moto e kĂ«tij raporti ishte: “ÇfarĂ« realizuam sĂ« bashku”, gjatĂ« kĂ«tij gjysmĂ« viti, ku pjesĂ«marrĂ«sit dĂ«gjuan nga afĂ«r pĂ«r punĂ«t, sfidat dhe arritjet e KomunĂ«s sĂ« Gjilanit pĂ«r gjashtĂ« mujorin e parĂ« tĂ« vitit 2025.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ishte një natë e jashtëzakonshme në Parkun Banja.

Ai tregoi se në prani të qytetarëve, prezantuan raportin e punës për drejtoritë komunale për gjashtë mujorin e parë të vitit 2025.

“E nisĂ«m me qytetarĂ«t tanĂ«, me premtime konkrete, e sot kur po bĂ«hen edhe 4 vjet tĂ« mandatit e pĂ«rmbyllĂ«m pikĂ«risht me ata qĂ« na pĂ«rkrahĂ«n e besuan, qytetarĂ«t e Gjilanit. Faleminderit”, tha kryetari Alban Hyseni./Telegrafi/

 

 

 

The post Hyseni prezantoi raportin e punës për gjysmën e parë të këtij viti të Komunës së Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Zyrtarizimi i kandidatĂ«ve pĂ«r Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do tĂ« sfidohen kryetarĂ«t aktualĂ« Agim Aliu dhe Alban Hyseni

Subjektet politike kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2025, duke zyrtarizuar disa prej kandidatëve për kryetarë komunash.

Gara pritet të jetë veçanërisht interesante në komunë e Ferizajt dhe Gjilanit, ku kryetarët aktualë synojnë të sigurojnë një mandat të ri. Ndërkohë, kandidatët e rinj janë të vendosur të sfidojnë pushtetin aktual dhe të arrijnë fitoren në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë, transmeton Telegrafi.

Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), do të garojë për një mandat të dytë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Arbër Ismailin si kandidat, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet nga Riad Rashiti. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur që në këtë garë të hyjë me kandidatin Nazim Gagica.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Gjilanit?

Komuna e Gjilanit ka qenë nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga viti 2014 deri në vitin 2021 me Lutfi Hazirin kryetar. Ndërsa, në vitin 2021, udhëheqjen e komunës e mori LVV, me Alban Hysenin, i cili aktualisht është në fund të mandatit të tij të parë, dhe po ashtu synon mandatin e dytë.

Gara për Ferizaj;

Ndërkohë, në Ferizaj, kryetari aktual Agim Aliu do të kërkojë një tjetër mandat, duke garuar sërish si kandidat i PDK-së. LDK do ta konfirmojë Visar Azemin si kandidatin e saj për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, ndërsa AAK do të përfaqësohet nga kandidatja Xhemile Murati.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Ferizajt?

Në 10 vitet e fundit, Ferizajn e kanë drejtuar dy kryetarë: Muharrem Svarqa (LDK) deri më 2017, dhe Agim Aliu (PDK) prej 2017 e deri më sot (2025), aktualisht në fund të mandatit të dytë dhe në garë për të tretin.

Përgatitjet për zgjedhjet nga KQZ;

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri mĂ« 13 gusht 2025, subjektet politike mund tĂ« aplikojnĂ« nĂ« Komisionin Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r t’u certifikuar pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« Zgjedhjet Lokale, tĂ« cilat do tĂ« mbahen mĂ« 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatĂ« kĂ«saj periudhe subjektet politike (partitĂ« politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatĂ«t e pavarur) duhet tĂ« dorĂ«zojnĂ« edhe listĂ«n me emrat e kandidatĂ«ve pĂ«r KryetarĂ« tĂ« Komunave dhe pĂ«r Kuvende Komunale”, ka deklaruar pĂ«r Telegrafin, Valmir Elezi, zĂ«dhĂ«nĂ«s i KQZ-sĂ«.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

The post Zyrtarizimi i kandidatĂ«ve pĂ«r Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do tĂ« sfidohen kryetarĂ«t aktualĂ« Agim Aliu dhe Alban Hyseni appeared first on Telegrafi.

Miratohet vendimi pĂ«r shpronĂ«sim – nis hapi i parĂ« pĂ«r Qarkoren e Jashtme tĂ« Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit,  Alban Hyseni, tha se është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e Qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe tashmë po vazhdohet edhe me procesin e shpronësimit të pronave të paluajtshme të prekura nga projekti.

“PĂ«r dallim nga e kaluara, ku rrugĂ«t janĂ« ndĂ«rtuar pa shpronĂ«sim dhe pa respektuar tĂ« gjitha procedurat, tani po i bĂ«jmĂ« punĂ«t me rend e nĂ« mĂ«nyrĂ« ligjore: njĂ«herĂ« shpronĂ«simi i pronave dhe pastaj fillimi i punimeve. Kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra e duhur pĂ«r tĂ« garantuar drejtĂ«si dhe zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«r qytetin tonĂ«â€, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, falënderoi ministrin e Mjedisit, Liburn Aliun dhe kryeministrin  e Kosovës Albin Kurtin për mbështetjen e vazhdueshme.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë propozim-vendim preliminar për shpronësim shpronësim të interesit publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilët preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe lidhja e rrugës nacionale M25. II dhe M25. III deri te autoudha R7.1 (Velekincë- Livoçi i Ulët dhe i Epërm). /Telegrafi/

The post Miratohet vendimi pĂ«r shpronĂ«sim – nis hapi i parĂ« pĂ«r Qarkoren e Jashtme tĂ« Gjilanit appeared first on Telegrafi.

“ShumĂ« shpejt, shihemi nĂ« stadiumin e ri” – Alban Hyseni i jep lajmin e madh gjilanasve pĂ«r stadiumin e qytetit

Në stadiumin e Gjilanit së shpejti pritet të fillojnë punimet për vazhdimin e rindërtimit.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim lidhur me ankesat e paraqitura për tenderin e stadiumit në Gjilan, duke refuzuar njërën dhe miratuar pjesërisht tjetrën.

E tanimë nuk do të ketë pengesa, pasi kontrata është nënshkruar dhe së shpejti pritet të nisin punimet.

Ka qenë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni që ka konfirmuar se kontrata është nënshkruar dhe së shpejti do të shihemi në stadiumin e ri.

Njoftimi i plotë nga Alban Hyseni (pa ndërhyrje):

U NËNSHKRUA KONTRATA pĂ«r Stadiumin e Gjilanit!

Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan.

Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh!

Shpejt, shumĂ« shpejt
 shihemi nĂ« stadiumin e ri! /Telegrafi/

The post “ShumĂ« shpejt, shihemi nĂ« stadiumin e ri” – Alban Hyseni i jep lajmin e madh gjilanasve pĂ«r stadiumin e qytetit appeared first on Telegrafi.

Kur Ă«ndrra bĂ«het libĂ«r – promovohen librat “Sjellja dhe Komunikimi” pĂ«r tri nivelet e para shkollore

Tri mĂ«suese – njĂ« Ă«ndĂ«rr tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« sot bĂ«n realitet, pĂ«rmes promovimit tĂ« librave “Sjellja dhe komunikimi” pĂ«r tri nivelet e para shkollore. Vlora Jakupi ka botuar librin pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e klasĂ«s sĂ« parĂ«, GĂ«zime Bllaca-Sahiti pĂ«r klasĂ«n e dytĂ« dhe Yllka Behluli pĂ«r klasĂ«n e tretĂ«.

GjatĂ« promovimit tĂ« librave, nĂ« njĂ« fjalĂ« rasti, drejtuesi i shtĂ«pisĂ« botuese “Magjia e Librit”, Besir Zyberi, tha se ka qenĂ« njĂ« punĂ« mjaft e vĂ«shtirĂ« deri nĂ« realizimin e kĂ«tij projekti.

Ai shtoi se librat janë punuar me përkushtim të veçantë nga autoret, të cilat, sipas tij, janë mësimdhënëse të vyera.

“GjatĂ« punĂ«s kemi vĂ«rejtur se ka mungesĂ« tĂ« materialeve tĂ« tilla, prandaj kjo ka qenĂ« arsyeja kryesore qĂ« kemi punuar nĂ« kĂ«tĂ« drejtim”, u shpreh Zyberi.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se këto nuk janë vetëm tekste shkollore, por edhe dritare për të punuar me nxënësit dhe mësimdhënësit.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryetari Hyseni ilustroi rëndësinë e dijes me një fjali të thellë:
“Liria Ă«shtĂ« gjithmonĂ« qĂ«llim final, por nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« mund tĂ« shĂ«rbejĂ« si mjet dhe zhvillim final”.

NjĂ« nga autoret e librit “Sjellja dhe komunikimi 1”, Vlora Jakupi, u shpreh shumĂ« e lumtur pĂ«r kĂ«tĂ« sukses, njĂ« projekt qĂ« i qĂ«ndroi afĂ«r zemrĂ«s.

Ajo theksoi se ideja për këtë libër erdhi nga përvoja dhe vëzhgimi i përditshëm në klasë, si ndihmesë për nxënësit dhe mësimdhënësit.

“NĂ« kĂ«tĂ« moshĂ«, fĂ«mijĂ«t janĂ« si njĂ« faqe e bardhĂ«, prandaj ky libĂ«r Ă«shtĂ« artikuluar me shumĂ« pĂ«rkushtim. Ai Ă«shtĂ« menduar si njĂ« mjet praktik pĂ«r mĂ«suesit dhe si njĂ« udhĂ«rrĂ«fyes pĂ«r jetĂ«n”, tha Jakupi.

GĂ«zime Bllaca-Sahiti, autore e librit “Sjellja dhe komunikimi 2”, theksoi se kĂ«ta libra janĂ« krijuar me shumĂ« kujdes pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« nxĂ«nĂ«sve dhe mĂ«simdhĂ«nĂ«sve, duke kontribuar nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« arsimi sa mĂ« cilĂ«sor.

“Librat qĂ« po promovojmĂ« i pĂ«rkasin mĂ«simit zgjedhor, njĂ« hapĂ«sirĂ« gjithnjĂ« e mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« sistemin tonĂ« arsimor. PĂ«rmbajtjet janĂ« tĂ« strukturuara me aktivitete tĂ« menduara mirĂ« pĂ«r tĂ« stimuluar pjesĂ«marrjen aktive”, shtoi ajo.

NdĂ«rsa, autorja e librit “Sjellja dhe komunikimi 3”, Yllka Behluli, tha se kĂ«ta libra pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« hap drejt rritjes sĂ« fĂ«mijĂ«ve si njerĂ«z mĂ« tĂ« mirĂ«, mĂ« tĂ« sjellshĂ«m dhe mĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m.

Ajo theksoi se libri është hartuar me dashuri, profesionalizëm dhe një vëmendje të veçantë ndaj moshës dhe botës së fëmijëve të klasës së tretë.

“Libra tĂ« tillĂ« edukimi janĂ« mĂ« se tĂ« nevojshĂ«m, sidomos nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« kur ndryshimet shoqĂ«rore dhe teknologjike janĂ« tĂ« shpejta dhe tĂ« mĂ«dha”, u shpreh Behluli.

Sipas saj, “Sjellja dhe komunikimi 3” Ă«shtĂ« njĂ« burim i vlefshĂ«m pĂ«r zhvillimin e aftĂ«sive ndĂ«rpersonale dhe komunikimit efektiv, tĂ« cilat janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r suksesin nĂ« çdo fushĂ« tĂ« jetĂ«s.

“NĂ« njĂ« kohĂ« kur ka kaq shumĂ« ndikime dhe stimuj nga çdo anĂ«, ndihma nĂ« zhvillimin e kĂ«tyre aftĂ«sive Ă«shtĂ« njĂ« hap shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt pĂ«rmirĂ«simit tĂ« shoqĂ«risĂ« dhe individĂ«ve”, shtoi ajo.

Vlora, GĂ«zimja dhe Yllka – tri mĂ«simdhĂ«nĂ«se qĂ« i sollĂ«n fĂ«mijĂ«ve kĂ«to libra pĂ«r ta bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« kuptueshĂ«m konceptin e sjelljes dhe komunikimit – synojnĂ« tĂ« vazhdojnĂ« punĂ«n e tyre me botime tĂ« reja qĂ« trajtojnĂ« tema tĂ« ndryshme nĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« gjithĂ« shoqĂ«risĂ«. /Telegrafi/

The post Kur Ă«ndrra bĂ«het libĂ«r – promovohen librat “Sjellja dhe Komunikimi” pĂ«r tri nivelet e para shkollore appeared first on Telegrafi.

Diskutim mbi sigurinĂ«, Hyseni: Gjilani duhet tĂ« jetĂ« gati pĂ«r çdo kĂ«rcĂ«nim – jemi komunĂ« kufitare

NĂ« kuadĂ«r tĂ« javĂ«s sĂ« sigurisĂ«, Ă«shtĂ« diskutuar lidhur me temĂ«n “Organizimi-funksionimi i QendrĂ«s Operative lokale dhe procesi i vendimmarrjes nĂ« nivelin komunal”, organizuar nga Komuna e Gjilanit nĂ« bashkĂ«punim me shoqatĂ«n e pensionistĂ«ve tĂ« TMK- sĂ«, FSK- sĂ« dhe simpatizantĂ«ve Elita.

Në këtë aktivitet ishin prezent kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, si dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe agjencioneve tjera në kuadër të komunës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po diskutojnë për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Operative lokale dhe procesin i vendimmarrjes në nivelin komunal, për të qenë të përgatitur me kapacitete dhe aftësi për situata emergjente.

“Duhet tĂ« jemi tĂ« gatshĂ«m pĂ«r situata tĂ« papritura edhe nga kĂ«rcĂ«nimet qĂ« mund tĂ« vijnĂ« nga jashtĂ«, pasi qĂ« komuna jonĂ« Ă«shtĂ« nĂ« brezin kufitar me SerbinĂ« dhe MaqedoninĂ« e Veriut”, tha Hyseni.

Hyseni, theksoi se Qendra Operative lokale duhet të funksionoi sa më mirë dhe mbështetja e komunës nuk do të mungoi ndaj çdo kërkese.

Zv. ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se ky takim është tejet i rëndësishëm. Qendra operative duhet mbështetur.


“E keni mbĂ«shtetjen e MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes pĂ«r çdo gjĂ«. UrojmĂ« qĂ« tĂ« mos ketĂ« situata emergjente, por Qendra Operative duhet tĂ« jetĂ« vigjilente”, tha Shemsi Syla.

Edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, tha se qëllimi i këtij takimi është ngritja e kapaciteteve dhe aftësive në zbatimin e procedurave dhe protokolleve në situate emergjente të stafit të komunës dhe mekanizmave që veprojnë në Komunën e Gjilanit.

Nga pjesëmarrësit u kërkua që të përforcohen njohurit dhe aftësimin e duhur të institucioneve komunale në menaxhimin e rreziqeve, mënyra e veprimit të ngritjes së Qendrës Operacionale në rast fatkeqësie dhe rruga e duhur e procesit të vendim marrjes. /Telegrafi/

The post Diskutim mbi sigurinĂ«, Hyseni: Gjilani duhet tĂ« jetĂ« gati pĂ«r çdo kĂ«rcĂ«nim – jemi komunĂ« kufitare appeared first on Telegrafi.

Kurti vendos gurthemelin për banimin e përballueshëm në Gjilan: Jetë më të denjë për qytetarët

Sot është vënë gurthemeli i objektit për banimin e përballueshëm dhe social në Gjilan, ku të pranishëm ishin kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka.

Me këtë rast, kryeministri Kurti bëri të ditur se Komuna e Gjilanit është njëra ndër pesë komunat për të cilat janë hartuar projektet ideore dhe kryesore për banimin e përballueshëm dhe social.

“Qysh nĂ« fillim tĂ« mandatit patĂ«m filluar me pĂ«rgatitjet pĂ«r banimin e pĂ«rballueshĂ«m social pĂ«r komunat dhe kĂ«tu nĂ« Gjilan po e kurorĂ«zojmĂ« themelin,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se do të ndërtohen gjithsej 71 njësi banimi, prej të cilave 57 do të jenë për banim të përballueshëm dhe 14 për banim social. Sipas tij, sipërfaqja e përgjithshme ndërtimore do të jetë 12 mijë metra katrorë, dhe objekti do të përfshijë katër tipe të ndryshme banesash, ndërsa kohëzgjatja e kontratës së ndërtimit është paraparë të jetë 3 vjet.

Kurti theksoi gjithashtu se pĂ«rfitues nga ky projekt do tĂ« jenĂ« çiftet e reja qĂ« ende nuk e kanĂ« tĂ« zgjidhur problemin e banesĂ«s – me kusht qĂ« njĂ«ri nga partnerĂ«t tĂ« jetĂ« nĂ«n moshĂ«n 37 vjeç – si dhe prindĂ«rit vetushqyes.

Ai përmendi se ky është një projekt i bashkëfinancuar mes komunës dhe ministrisë, ku Komuna e Gjilanit kontribuon me lokacionin dhe ndërtimin e infrastrukturës përcjellëse.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deklaroi se Gjilani është një nga komunat që ka arritur të plotësojë kërkesat për këtë projekt jetik për qytetarët.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Jeton Raka tha se ky projekt ka për synim të mundësojë një jetë më të denjë dhe më të përballueshme për të gjithë qytetarët.

“Qeveria nĂ« vitin 2021 ka miratuar AgjendĂ«n Qeveritare pĂ«r Banim tĂ« PĂ«rballueshĂ«m dhe Social, ku kemi bĂ«rĂ« edhe thirrje publike pĂ«r komunat,” tha ai, duke shtuar se kĂ«saj thirrjeje i janĂ« pĂ«rgjigjur vetĂ«m 13 nga gjithsej 38 komuna tĂ« vendit. /Telegrafi/

The post Kurti vendos gurthemelin për banimin e përballueshëm në Gjilan: Jetë më të denjë për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Moskonstituimi i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s lĂ« tri komuna pa buxhet – rrezikohen disa projekte dhe pagat

Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës tri komunave ende nuk u është ndarë buxheti i këtij viti. Si rrjedhojë, thuhet se realizimi i projekteve të parapara për sivjet po rrezikohet, njëkohësisht edhe pagat e komunarëve.

Komunës së Prishtinës, asaj të Gjilanit dhe të Zubin Potokut nuk u është alokuar ende buxheti i këtij viti. Kjo pasi këto tri komuna kishin votuar me vonesë buxhetet komunale, tek pasi Kuvendi kishte miratuar buxhetin e Republikës për sivjet.

Në mungesë të buxhetit, asnjë nga këto komuna nuk po mund të nisin realizimin e projekteve të parapara për sivjet.

Për këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një letër Ministrisë së Financave.

Ai ka kërkuar një zgjidhje të shpejtë në mënyrë që të parandalohet një krizë e thellë financiare e ekonomike.

Për mosalokimin e buxhetit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ia ka lënë fajin kuvendit komunal.

Kjo pasi, sipas Hysenit, në kuvendin komunal buxheti ka kaluar me vonesë.

“Nuk ka qenĂ« rastĂ«si qĂ« buxheti i komunĂ«s tonĂ« pĂ«r vitin 2025 Ă«shtĂ« votuar pas zgjedhjeve nacionale. Sepse ata qĂ« kanĂ« pĂ«rvojĂ« nĂ« institucionet tona e dinĂ« njĂ« gjĂ«, se kur votohet njĂ« ligj nĂ« kuvendin e RepublikĂ«s tĂ« KosovĂ«s siç Ă«shtĂ« ligji i buxhetit, ai Ă«shtĂ« i barazvlefshĂ«m me tĂ« gjitha ligjet tjera, praktikisht Ă«shtĂ« i vlefshĂ«m pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« caktuar. PĂ«r shkak tĂ« mos votimit tĂ« buxhetit nĂ« Gjilan, nĂ« tetor apo nĂ«ntor kur Ă«shtĂ« votuar buxheti i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, nĂ« ligjin e buxhetit komuna ynĂ« figuron me buxhetin e vitit 2024. Edhe kodet, projektet tona janĂ« tĂ« gjitha tĂ« vitit 2024. Ne e kemi votuar buxhetin nĂ« vitin 2025, qĂ« i bie pĂ«r plotĂ«sim dhe ndryshim tĂ« ligjeve, duhet procedura e njĂ«jtĂ« sikur e aprovimit”, ka theksuar Hyseni, raporton RTK.

E në rast se nuk u alokohet buxheti sa më shpejt, kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se zyrtarët komunalë rrezikojnë të mbesin pa paga.

Ai deklaroi se janë duke funksionuar me 1/12-ën e buxhetit të vitit 2024.

RTK ka kërkuar informacione edhe nga Ministria e Financave, por nga e njëjta nuk janë përgjigjur.

NdĂ«rkaq pas dĂ«shtimit tĂ« konstituimit tĂ« Kuvendit, ministri nĂ« detyrĂ« i Financave, Hekuran Murati, tha se Qeveria e ka tĂ« pamundur tĂ« dorĂ«zojĂ« kornizĂ«n afatmesme tĂ« shpenzimeve, e cila parashihet qĂ« t’i dorĂ«zohet Kuvendit jo mĂ« larg se data 30 prill.

Po ashtu, Murati u shpreh se mungesa e një kuvendi funksional e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.

The post Moskonstituimi i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s lĂ« tri komuna pa buxhet – rrezikohen disa projekte dhe pagat appeared first on Telegrafi.

PDK nĂ« Gjilan akuzon kryetarin e Gjilanit pĂ«r lejim tĂ« uzurpimit tĂ« hyrjes sĂ« njĂ« banese – paralajmĂ«ron denoncim

Partia Demokratike e KosovĂ«s-dega nĂ« Gjilan, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se do t’a denoncoj kryetarin e KomunĂ«s sĂ« Gjilanit, Alban Hyseni, pĂ«r shkak se i njĂ«jti ka lejuar qĂ« tĂ« uzurpohet hyrja e banorĂ«ve tĂ« njĂ« banese nĂ« qendĂ«r tĂ« Gjilanit.

Përkundër ankesave të qytetarëve të cilët kanë reaguar për uzurpimin e pronës publike, ashtu sic shkruan PDK në Gjilan, ndërtimi në këtë hapësirë u nis dhe përfundoi brenda tre dite.

Nga PDK theksojnë se pronari i këtij lokali është Murtez Hyseni, familjar i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Alban Hyseni e bĂ«nĂ« axhĂ«n me lokal afarist, e lejon tĂ« uzurpoj hyrjen e banorĂ«ve tĂ« njĂ« banese nĂ« qendĂ«r tĂ« Gjilanit. Murtez Hyseni gjatĂ« kĂ«tij vikendi u bĂ« me lokal afarist nĂ« qendĂ«r tĂ« Gjilanit, qytetarĂ«t reaguan por inspeksioni ka heshtur me urdhĂ«r tĂ« kryetarit tĂ« komunĂ«s Alban Hyseni. Uzurpimi dhe ndĂ«rtimi u nis dhe u pĂ«rfundua pĂ«r tri ditĂ«â€, shkruan PDK.

Tutje, PDK këtë e cilëson si kulmin e të keqës, dhe se sipas tyre, korrupsioni është në kulm për shkak të lejimit të ndërtimeve pa leje kudo nëpër qytet.

“Korrupsioni Ă«shtĂ« nĂ« kulm pĂ«rshkak lejimit tĂ« ndĂ«rtimeve pa leje kudo nĂ«pĂ«r qytetin e Gjilanit. Prokuroria Themelore duhet tĂ« veprojĂ« menjĂ«herĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« uzurpim tĂ« pronĂ«s publie por edhe pĂ«r tĂ« gjitha ndĂ«rtimet pa leje”, shkruan tutje PDK. /Telegrafi/

The post PDK nĂ« Gjilan akuzon kryetarin e Gjilanit pĂ«r lejim tĂ« uzurpimit tĂ« hyrjes sĂ« njĂ« banese – paralajmĂ«ron denoncim appeared first on Telegrafi.

“FigurĂ« e pĂ«rjetshme nĂ« zemrat e shqiptarĂ«ve” – homazhe nĂ« 26 vjetorin e rĂ«nies sĂ« heroit Agim Ramadani

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me drejtorët kanë bërë homazhe për të nderuar figurën e heroit kombëtar, Agim Ramadani në 26 vjetorin e rënies së tij.

Hyseni bën të ditur së bënë homazhe para figurës së tij, duke e nderuar kështu sakrificën dhe guximin e jashtëzakonshëm që heroi Agim Ramadani dha për lirinë e Kosovës.

“Komandant Katana, me vizionin dhe vendosmĂ«rinĂ« e tij tĂ« hekurt, ishte njĂ« udhĂ«heqĂ«s qĂ« i dha gjithçka atdheut, duke u bĂ«rĂ« njĂ« figurĂ« qĂ« do tĂ« mbetet pĂ«rherĂ« nĂ« zemrat dhe mendjet e shqiptarĂ«ve”, shkruan Hyseni.

Kryetari Hyseni thekson se liria dhe pavarësia që qytetarët e gëzojnë sot janë rezultat i sakrificës së heroit kombëtar, Agim Ramadani.

Tutje, Hyseni vë në pah rëndësinë e emrit të heroit, i cili sipas tij, simbolizon luftën dhe flijimin për atdheun. /Telegrafi/

The post “FigurĂ« e pĂ«rjetshme nĂ« zemrat e shqiptarĂ«ve” – homazhe nĂ« 26 vjetorin e rĂ«nies sĂ« heroit Agim Ramadani appeared first on Telegrafi.

Arrin nĂ« Gjilan presidenti i ShqipĂ«risĂ«, Bajram Begaj – pritet tĂ« shpallet “Qytetar Nderi”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka arritur në Gjilan ku u prit nga i pari i komunës, Alban Hyseni.

Ai pritet të takohet me shefat e grupeve parlamentare politike

P ashtu Begajt sot do t’i jepet njĂ« titull i veçantĂ«, ai do tĂ« shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Gjilanit.

Kjo ngjarje do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00 në objektin e Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/

 

The post Arrin nĂ« Gjilan presidenti i ShqipĂ«risĂ«, Bajram Begaj – pritet tĂ« shpallet “Qytetar Nderi” appeared first on Telegrafi.

Marrëveshje në vlerë prej 3 milionë euro mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës për rrugët kryesore të qytetit

Komuna e Gjilanit së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 3 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili tha se marrëveshja përfshinë ndërtimin e rrugëve kryesore.

Ai ka listuar edhe rrugët në të cilat do të realizohen projektet infrastrukturore.

“Rrethrrotullimi nĂ« udhĂ«kryqin e qarkores dhe rrugĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, Lagjen ArbĂ«ria, Lagjen e Zabelit tĂ« Sahit AgĂ«s, Rruga “Haki Myderizi” (ish posta e vogĂ«l deri nĂ« dalje tĂ« rrugĂ«s qarkore), Rruga “Avdullah Presheva” (nga xhamia e medresĂ«s deri nĂ« dalje tĂ« rrugĂ«s qarkore), Rruga “Pajazit Ahmeti” (rikonstruimi i rrugĂ«s aktuale), “VĂ«llezĂ«rit FrashĂ«ri dhe Fatmir Ibishi” (nĂ« lagjen Dheu i BardhĂ«), Zona urbane po merr formĂ« e frymĂ«â€, ka shkruar Hyseni. /Telegrafi/

The post Marrëveshje në vlerë prej 3 milionë euro mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës për rrugët kryesore të qytetit appeared first on Telegrafi.

PĂ«rmirĂ«simi i kushteve pĂ«r viktimat e dhunĂ«s – KFOR-i dhuron dhoma tĂ« posaçme nĂ« Stacionin e PolicisĂ« nĂ« Gjilan

Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit nĂ« takim zĂ«vendĂ«s komandantin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, drejtorin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, Gazmend HoxhĂ«n dhe zĂ«vendĂ«skomandantin e KomandĂ«s Regjionale – Lindje, nĂ«nkolonelin Evan Hessel.

GjatĂ« kĂ«tij takimi, Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar marrĂ«veshja pĂ«r pranim donacionin pĂ«r dhomat mike pĂ«r dhunĂ«n nĂ« familje dhe tĂ« mitur nĂ« mes zĂ«vendĂ«skomandantit tĂ« KomandĂ«s Regjionale – Lindje,
nënkolonelin Evan Hessel dhe drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi.

Kryetari Hyseni shprehu mirënjohjen për donacionin e KFOR-it në krijimin e dhomave të posaçme për fëmijët në Stacionin e Policisë në Gjilan, një kontribut i rëndësishëm për mbështetjen e tyre.

Pas takimit janë përuruar edhe dhomat mike, investim nga KFOR-i për akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.

“FalĂ«nderoj KFOR-in dhe PolicinĂ« e KosovĂ«s pĂ«r bashkĂ«punimin dhe pĂ«rkushtimin e tyre”, tha kryetari Hyseni.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e sigurisë dhe për rritjen e bashkëpunimit. /Telegrafi/

The post PĂ«rmirĂ«simi i kushteve pĂ«r viktimat e dhunĂ«s – KFOR-i dhuron dhoma tĂ« posaçme nĂ« Stacionin e PolicisĂ« nĂ« Gjilan appeared first on Telegrafi.

Hyseni: Rinia jonë gjilanase po na bën krenarë me përkushtimin e tyre në biznes

Sipërmarrësit e rinj gjilanas, të cilët kanë përfituar grante nga komuna për të dytën herë, janë vizituar nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, për të parë nga afër punën që bëjnë.

Kryetari, Alban Hyseni, tha se rinia jonĂ« po na bĂ«n krenarĂ« me pĂ«rkushtimin e tyre nĂ« biznes, andaj, ne si komunĂ« jemi pranĂ« tyre duke iu ndihmuar qĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ« t’ua bĂ«jmĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ«.

“KĂ«naqĂ«si vizita te bizneset qĂ« kanĂ« pĂ«rfituar nga grantet e komunĂ«s, derisa, bashkĂ« me ta diskutuam pĂ«r punĂ«n e tyre dhe investimet qĂ« i kanĂ« bĂ«rĂ«. Komuna e Gjilanit do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« pranĂ« tyre, njĂ«jtĂ« siç edhe kemi premtuar”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se me fondin për ndërmarrësit e rinj për dy vjet kanë ndarë 248 mijë euro.

“Do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« bashkĂ« me bizneset dhe rininĂ« tonĂ«, qĂ« tĂ« rrisim kapacitetet e ndĂ«rmarrjeve, e tĂ« ndihmojmĂ« nĂ« hapjen e vendeve tĂ« reja tĂ« punĂ«s dhe zhvillimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« tyre”, tha ai. /Telegrafi/

The post Hyseni: Rinia jonë gjilanase po na bën krenarë me përkushtimin e tyre në biznes appeared first on Telegrafi.

Kryetari Hyseni pret ambasadoren e KanadasĂ« – diskutojnĂ« pĂ«r projektet dhe sfidat e KomunĂ«s sĂ« Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun dhe drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Kushtrim Zeqirin, kanë priti në takim ambasadoren jo rezidente të Kanadasë për Kosovë, e cila është ambasadore rezidente në Kroaci, Jessica Blitt me bashkëpunëtorë.

I pari i Gjilanit e njoftoi për zhvillimet, projektet dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Komuna e Gjilanit.

“ShpresojmĂ« qĂ« ky bashkĂ«punim i mirĂ« dhe mbĂ«shtetja tĂ« vazhdoj tĂ« thellohet edhe mĂ« tej”, tha kryetari Hyseni.

I pari i Gjilanit e falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për vendin tonë.

Nga ana tjetër ambasadorja Jessica Blitt, falënderoi kryetarin Hyseni për pritjen, duke premtuar përkushtimin e vazhdueshëm të vendit të saj për Komunën e Gjilanit dhe Kosovës.

Sipas ambasadores Blitt, marrëdhëniet miqësore janë të mira dhe të cilat duhet zgjeruar edhe më tej  bashkëpunimin dhe mundësinë e bashkëpunimit e ndonjërës nga komunat në Kanada me Komunën e Gjilanit. /Telegrafi/

The post Kryetari Hyseni pret ambasadoren e KanadasĂ« – diskutojnĂ« pĂ«r projektet dhe sfidat e KomunĂ«s sĂ« Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Dorëheqja e drejtoreshës së Financave, Hyseni: Askush nuk ka pasur qasje të paautorizuar në një zyrë kaq të ndjeshme

Pas dorëheqjës së drejtoreshës për Buxhet dhe Financa Herolinda Murat Leka, është deklaruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.

Ai theksoi se siç është bërë tashmë e ditur, ka pranuar të hënën dorëheqjen e drejtoreshës për Financa dhe Buxhet.

“Jam i vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r shqetĂ«simet e ngritura dhe i kam ndjekur me vĂ«mendje tĂ« gjitha akuzat e bĂ«ra publike. MeqenĂ«se organet e rendit janĂ« tĂ« njoftuara dhe po trajtojnĂ« kĂ«tĂ« çështje, presim qĂ« e vĂ«rteta tĂ« pĂ«rcaktohet pĂ«rmes proceseve ligjore dhe vendimeve pĂ«rkatĂ«se”, tha Hyseni.

I pari i komunës thekson se beson te faktet dhe te e vërteta të cilën e kanë parasysh të gjitha palët, pavarësisht se si e proklamojnë.

“Si kryetar i komunĂ«s, siguroj qytetarĂ«t se institucioni ka funksionuar dhe do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« funksionojĂ« me transparencĂ« dhe profesionalizĂ«m. Askush nuk ka pasur qasje tĂ« paautorizuar nĂ« njĂ« zyrĂ« kaq tĂ« ndjeshme, e aq mĂ« pak ndonjĂ« aktivist i LĂ«vizjes”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, thekson se përgjatë javëve të fundit, fokusi i tij kryesor ka qenë siguria e një menaxhimi të drejtë dhe të përgjegjshëm të buxhetit komunal, i cili tashmë është votuar dhe do të shërbejë për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e qytetarëve tanë.

“Komuna e Gjilanit, mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« vepruar me integritet, duke garantuar llogaridhĂ«nie dhe qeverisje tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t”, tha Hyseni.

Ndryshe, ndaj kësaj situate ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, duke thënë se asnjë akvitistë i Lëvizjes nuk ka kryer një vepër të tillë, ashtu siç kanë deklaruar nga partitë opozitare.

“Pretendimi pĂ«r hapjen e zyrĂ«s do tĂ« vĂ«rtetohet sĂ« shpejti. Drejtoresha pretendon se zyra e saj Ă«shtĂ« hapur pa leje, ndonĂ«se ajo ishte e mbyllur. Ne nuk besojmĂ« se ndonjĂ« zyrtar i administratĂ«s komunale do tĂ« kryente njĂ« veprim tĂ« tillĂ«. E vĂ«rteta do tĂ« dalĂ« shpejt nĂ« pah”, thuhet nĂ« komunikatĂ«n e tyre.

Ndër të tjera, nga VV në Gjilan shtojnë se asnjë aktivistë nuk ka qenë i punësuar në këtë drejtori dhe sipas tyre, kjo është tendencë për të sulmuar Lëvizjen. /Telegrafi/

The post Dorëheqja e drejtoreshës së Financave, Hyseni: Askush nuk ka pasur qasje të paautorizuar në një zyrë kaq të ndjeshme appeared first on Telegrafi.

Homazhe te varrezat e dĂ«shmorĂ«ve, Hyseni: Epopeja e UÇK-sĂ« Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r ngjarjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« historisĂ« sonĂ« kombĂ«tare

Komuna e Gjilanit ka bĂ«rĂ« homazhe te kompleksi i varrezave tĂ« dĂ«shmorĂ«ve pĂ«r nder tĂ« EpopesĂ« sĂ« UÇK-sĂ«.

Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Gjilanit Alban Hyseni, bashkĂ« me nĂ«nkryetaren Leonora Morina Bunjakun, drejtorĂ«, kĂ«shilltarĂ« e zyrtarĂ« komunalĂ«, pjesĂ«tarĂ« tĂ« FSK-sĂ« e PolicisĂ«, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« organizatave tĂ« dala nga lufta e UÇK-sĂ« dhe familjarĂ« tĂ« dĂ«shmorĂ«ve, kanĂ« bĂ«rĂ« homazhe dhe kanĂ« vendosur kurora lulesh.

Hyseni, tha se janë në vendin më të shenjtë të Komunës së Gjilanit, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, për homazhe në këtë ditë dhe datë të rëndësishme për vendin.

Sipas tij Epopeja e lavdishme e UÇK-sĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r ngjarjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« historisĂ« sonĂ« kombĂ«tare si pĂ«rkujtim i sakrificĂ«s sublime tĂ« komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe tĂ« gjithĂ« dĂ«shmorĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« tĂ« tĂ« gjitha luftĂ«rave çlirimtare anembanĂ« trojeve tona.

Ai tha se ishte një ngjarje e pashembullt në gjithë botën dhe luftërat çlirimtare.

“Puna dhe angazhimi jonĂ« i pĂ«rditshĂ«m tĂ« jetĂ« konform misionit tĂ« angazhimit tĂ« dĂ«shmorĂ«ve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« nderojmĂ« vetveten, duke respektuar vullnetin e dĂ«shmorĂ«ve”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/

The post Homazhe te varrezat e dĂ«shmorĂ«ve, Hyseni: Epopeja e UÇK-sĂ« Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r ngjarjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« historisĂ« sonĂ« kombĂ«tare appeared first on Telegrafi.

Kuvendi Komunal në Gjilan me seancë solemne kujton sakrificën e Jasharëve: Ata luftuan për Kosovën dhe brezat e ardhshëm

Kuvendi i KomunĂ«s sĂ« Gjilanit, ka mbajtur seancĂ« solemne pĂ«r nder tĂ« epopesĂ« sĂ« UÇK-sĂ«, nĂ« ngjarjen ku mori pjesĂ« edhe kryetari i KomunĂ«s, Alban Hyseni, pĂ«rfaqĂ«sues tjerĂ« institucional, familjarĂ« tĂ« dĂ«shmorĂ«ve e pĂ«rfaqĂ«sues nga shoqatat e dala nga lufta.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, theksoi se kjo epope e lavdishme nuk është vetëm histori, por dritë udhërrëfuese për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, drejt vlerave të lirisë, unitetit e dinjitetit tonë kombëtar.

“I rrethuar nga forcat serbe, komandanti legjendar Adem Jashari bashkĂ« me familjen e tij, nuk u tremb dhe nuk u dorĂ«zua. PĂ«r tri ditĂ« e dy netĂ«, ata luftuan me guxim tĂ« pashoq, duke mbrojtur pragun e shtĂ«pisĂ« dhe nderin e atdheut me jetĂ«n e tyre. Tingujt e atyre tĂ« shtĂ«nave nĂ« Prekaz zgjuan ndĂ«rgjegjĂ«n e njĂ« kombi tĂ« tĂ«rĂ«, ndĂ«rsa flaka e lirisĂ« u ndez nĂ« zemrat e mijĂ«ra shqiptarĂ«ve”, theksoi Hyseni.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu tha se epopeja e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« njĂ«ra nga faqet mĂ« tĂ« lavidshme tĂ« historisĂ« sonĂ«, duke thĂ«nĂ« se sakrifica e jasharĂ«ve Ă«shtĂ« njĂ« thirrje e pĂ«rhershme pĂ«r tĂ« punuar me ndershmĂ«ri pĂ«r tĂ« forcuar shtetin.

“Para 27 vitesh, jasharĂ«t nuk u dorĂ«zuan pĂ«rballĂ« njĂ« makinerie kriminale, por qĂ«ndruan tĂ« pathyeshĂ«m pĂ«r lirinĂ« qĂ« ne sot e gĂ«zojmĂ«. Ata nuk luftuan pĂ«r vetĂ«n e tyre, por pĂ«r KosovĂ«n, pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme tĂ« lirĂ« e tĂ« dinjitetshme pĂ«r brezat qĂ« vijnĂ«â€, tha Kadriu.

Në këtë seancë ka adresuar mesazhin edhe shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Bujar Nevzati, ndërkaq me një kumtesë është paraqitur prof. Blerim Haziri, i cili është edhe asambleist i VV-së. /Telegrafi/

The post Kuvendi Komunal në Gjilan me seancë solemne kujton sakrificën e Jasharëve: Ata luftuan për Kosovën dhe brezat e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Hyseni: Po realizohen projekte të rëndësishme që po e transformojnë qytetin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se investime jo të pakta janë duke u zhvilluar në qytet.

Sipas tij këto projekte kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Hyseni tha se afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash.

“Po realizohen projekte tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« po e transformojnĂ« qytetin”, tha ai.

I pari i komunës, tregoi se bëhet fjalë për Sallën e Sporteve  në vlerë prej 2.7 milionë euro, Stacionin e Autobusëve në vlerë rreth 1 milionë euro, Shkollën e Mjekësisë në vlerë prej 3.3 milionë euro dhe Qendrën për Qëndrim Ditor dhe Përkujdesje për të Moshuarit në vlerë prej 2.5 milionë eurove. /Telegrafi/

The post Hyseni: Po realizohen projekte të rëndësishme që po e transformojnë qytetin appeared first on Telegrafi.

❌