Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Autoritetet amerikane do t’i deportojnë emigrantët në vendet e treta, ja çfarë tregon urdhri i ri

By: Oldi
14 July 2025 at 09:14

ICE, agjencia federale e zbatimit të ligjit për imigracionin, mund të deportojë emigrantë të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara në vende të treta, jo në vendet e tyre të origjinës, vetëm gjashtë orë pasi ai të jetë njoftuar. Kështu tha një zyrtar i lartë i administratës në një dokument të brendshëm që duket se tregon […]

The post Autoritetet amerikane do t’i deportojnë emigrantët në vendet e treta, ja çfarë tregon urdhri i ri appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 13 July 2025Main stream

Partneritet mes BE dhe AICS, Bylisi në një epokë të re ruajtjeje dhe zbulimi

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Parku Arkeologjik i Bylisit është një pasuri të rrallë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë.

Në njoftim të delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, thuhet se fushata “Unë jam Bylis” është një zë nga gurët që formësuan identitetin shqiptar po ngrihet përsëri përmes shkencës dhe bashkëpunimit.

“Falë partneritetit të mbështetur nga BE midis AICS dhe arkeologëve shqiptarë, Bylisi po hyn në një epokë të re ruajtjeje dhe zbulimi”, thuhet në njoftim, ndërsa bëhet thirrje për tga vizituar nga afër këtë vend.

Gjithashtu, BE u bën thirrje të gjithë atyre që kanë një ide që lidhet me trashëgiminë kulturore apo zhvillimin ekonomik në këtë zonë, mund të aplikojë për një grant prej 30,000 deri në 50,000 euro deri në 23 gusht 2025.

Bylis është i ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr luginën e Vjosës, me mure monumentale të shekullit IV para Krishtit, me një teatër mbresëlënës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane.

Falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik – drejtuar nga turizmi”, të zbatuar nga ‘AICS’, Bylisi dhe qyteti antik i Klosit po shndërrohen në qendra të reja zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi.

Plani i Menaxhimit përfshin restaurim profesional dhe mbrojtje të qëndrueshme; përmirësim të infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët; mbështetje për komunitetin në fushën e turizmit dhe artizanatit; programe edukative për brezat e rinj.

/e.i//a.f/

The post Partneritet mes BE dhe AICS, Bylisi në një epokë të re ruajtjeje dhe zbulimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

By: Ela
13 July 2025 at 08:50

Kur Sabine Schwarz (emri i ndryshuar nga redaksia) mësoi për idenë e Ministres së Arsimit nëpërmjet mesazhit në WhatsApp të një mikeshe, fillimisht mendoi se kjo ishte një shaka pa kripë. Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien e CDU ishte e mendimit, se një kuotë migrimi në shkollat ​​gjermane ishte një “model i imagjinueshëm”, por do të […]

The post DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane? appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Marrëveshje për emigrantët/ Macron dhe Starmer në bisedime, Presidenti francez vizitë në Londër

By: xhir jeta
10 July 2025 at 13:45

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti francez Emmanuel Macron janë në bisedime për të shpallur një marrëveshje pilot për emigracionin e paligjshem, e cila do të funksionojë sipas parimit “një tek ne, një tek ju”. Sipas mediave britanike dhe franceze, njoftimi zyrtar pritet të bëhet të enjten, në fund të një vizite shtetërore tre-ditore të Macron në Mbretërinë e Bashkuar — vizita e parë e një udhëheqësi të një vendi anëtar të BE-së që nga Brexit-i.

Marrëveshja parashikon që Britania të kthejë në Francë deri në 50 emigrantë në javë që kanë mbërritur me gomone përmes Kanalit Anglez, ndërkohë që në këmbim do të pranojë një numër të barabartë azilkërkuesish që ndodhen në Francë dhe që kanë lidhje familjare në Britani. Nëse skema piloto rezulton e suksesshme, ajo pritet të zgjerohet ndjeshëm në javët ose muajt në vijim.
Sipas gazetës Le Monde, marrëveshja është ende në diskutim dhe përfshin çështje të ndjeshme si financimi, ndarja e përgjegjësive dhe ndryshimet ligjore të nevojshme në Francë, ku aktualisht policia nuk mund të ndërhyjë ndaj gomoneve që janë më shumë se 300 metra larg bregut, përveç rasteve kur ka rrezik për jetën. Autoritetet franceze kanë kërkuar fonde shtesë për të përballuar kostot e operacioneve, që përfshijnë më shumë patrulla, varka, oficerë policie dhe drone mbikëqyrës.

Në një deklaratë për BBC-në, Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, tha se marrëveshja ende nuk është konfirmuar, por theksoi se tani “për herë të parë ekziston një mirëkuptim i përbashkët mes dy vendeve për këtë sfidë të përbashkët”.Kjo përpjekje për bashkëpunim vjen në një kohë kur qeveria britanike e udhëhequr nga laburistët kërkon të vendosë një qasje më efektive dhe të koordinuar për të frenuar kalimet e paligjshme të Kanalit Anglez, të cilat mbeten një çështje e ndjeshme politike.

Pas Breaxit, Mbretëria e Bashkuar nuk ka më një marrëveshje deportimi te emigranteve me vendet anëtare te BE , çka e ka vështirësuar ndjeshëm rikthimin e emigrantëve. Në vitet e fundit, Britania ka nënshkruar disa marrëveshje me Francën, përfshirë financimin e patrullimeve me drone dhe policisë kufitare, por rezultatet kanë qenë të kufizuara.

Zyrtarët nga të dyja palët kanë deklaruar se synimi është të shkatërrohet modeli i biznesit i bandave të trafikimit të njerëzve, përmes një qasjeje të përbashkët që kombinon parandalimin, kthimin dhe mbrojtjen e të drejtave të azilkërkuesve./abcnews.al

GREQI – Rojat bregdetare shpëtojnë qindra emigrante në Kretë

ATHINË, 7 korrik /ATSH/ – Qeveria greke njoftoi se ka shpëtuar qindra emigrantë pranë ishujve të Kretës dhe Gavdosit, duke regjistruar një rritje prej 350% të mbërritjeve këtë vit, sipas “Reuters”.

Rruga Tobruk-Kretë është bërë një korridor i rëndësishëm për emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia Jugore, përfshirë ata që ikin nga konflikti në Sudan.

“Autoritetet greke kanë shpëtuar qindra emigrantë në një seri operacionesh pranë ishujve jugorë të Kretës dhe Gavdosit që nga e premtja (4 korrik)”, tha roja bregdetare.

Rritja e numrit të kalimeve të emigrantëve nga Libia në ishujt grekë, konkretisht nga Tobruku në Gavdos dhe Kretë, ngre pyetje nëse kjo rrugë po bëhet një korridor emigrimi gjithnjë e më i rëndësishëm.

Vetëm dje, mbi 430 migrantë u shpëtuan në Gavdos, ishulli jugor i Greqisë.

Në një incident tjetër, agjencia kufitare e BE-së, “Frontex”, shpëtoi 96 emigrantë pranë Kretës.

Në total, rreth 750 migrantë mbërritën në Kretë gjatë fundjavës, shumica e të cilëve ishin nisur nga qyteti portual libian i Tobrukut. /Ad.Ab./ /a.i/

The post GREQI – Rojat bregdetare shpëtojnë qindra emigrante në Kretë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shembulli i Rumanisë, politikat që nxitën rikthimet e mëdha të emigrantëve

By: Ardit
6 July 2025 at 13:12

Rumania është shembulli më i mirë nga vendet e Lindjes, ku ikjet janë zëvendësuar me kthime të mëdha të emigrantëve. Të dhënat zyrtare nga burime të brendshme tregojnë se mesatarisht 160,000–200,000 rumunë u kthyen çdo vit nga vende si Italia, Spanja, Gjermania gjatë vitit 2015–2017. Në vitin 2020, sipas të dhënave të INS (Insituti Kombëtar […]

The post Shembulli i Rumanisë, politikat që nxitën rikthimet e mëdha të emigrantëve appeared first on BoldNews.al.

2 operacione për goditjen e rrjeteve të trafikut të emigrantëve: 8 të arrestuar

By: fra nc
5 July 2025 at 13:56

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses dy operacione të njëpasnjëshme për goditjen e rrjeteve të trafikut të emigrantëve të paligjshëm në jug të vendit, duke çuar në pranga 8 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë.

  • Operacioni “The Bridge”

Në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasit:

  • A. D., 43 vjeç, banues në Durrës
  • K. T., 22 vjeç, banues në Lushnje

Një 17-vjeçar, banues në Lushnje

  • H. R., 23 vjeç, banues në Lushnje

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi K. Ç., 23 vjeç, gjithashtu banues në Lushnje.

Sipas hetimeve, këta shtetas ishin pjesë e një grupi që transportonin 6 emigrantë nga Filipinet nga Tirana drejt Sarandës, kundrejt pagesës. Ata nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar në zonën e quajtur “Ura e Kardhiqit” dhe kanë tentuar të largohen, por janë kapur pas ndjekjes.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2 automjete, 2900 euro dhe 40 000 lekë, si dhe 4 telefona celularë

  • Operacioni “Attempt”

Në një tjetër goditje, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë e Kufirit Kakavijë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë:

  • A. K., 29 vjeç
  • D. M., 22 vjeç
  • E F., 21 vjeç, të tre banues në Durrës.

Të arrestuarit po tentonin të transportonin 12 emigrantë nga Pakistani në zonën e “Kthesa e Jorgucatëve”. Edhe ata nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, por u kapën pas një ndjekjeje nga shërbimet policore.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 automjete, 1900 euro dhe 4 telefona celularë

Të dyja çështjet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 2 operacione për goditjen e rrjeteve të trafikut të emigrantëve: 8 të arrestuar appeared first on Euronews Albania.

Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga babë e bir në Tiranë/ EMRAT

By: Oldi
5 July 2025 at 10:44

Një laborator falsifikimi dokumentesh për kalim të paligjshëm të kufirit është zbuluar nga policia e Tiranës. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Ylli Brahimaj, 65 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe Pjerin Brahimaj, 45 vjeç (babë e bir), si dhe është proceduar penalisht shtetasi me iniciale Sh. L., 62 vjeç, i cili dyshohet […]

The post Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga babë e bir në Tiranë/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Dhjetëra emigrantë ndalohen nga policia franceze/ Efektivët futen në det dhe copëtojnë me thika gomonen, nuk kalojnë…

4 July 2025 at 22:43

Sipas BBC-së, trafikantët përdornin gomone për të marrë njerëz nga pika të ndryshme përgjatë bregdetit. Dhjetëra emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit drejt Mbretërisë së Bashkuar me ndihmën e trafikantëve, u ndaluan nga policia franceze në një plazh në jug të qytetit Bulon.

Dy grupe të mëdha emigrantësh, shumica me jelekë shpëtimi, dolën nga kodrat e rërës afër dhe vrapuan drejt detit për të hipur në anije. Mendohet se në plazh ndodheshin rreth 80 deri 100 persona.

Anija e parë e trafikantëve, që lundronte rreth 100 metra larg bregut, ishte tashmë e mbushur dhe nuk ndaloi për të marrë më shumë njerëz. Pak më vonë arriti një anije e dytë, pothuajse bosh, e shoqëruar nga një anije e rojës bregdetare franceze që ndodhej më larg në det.

Emigrantët, duke mbajtur duart njëri-tjetrit, u drejtuan drejt anijes nën drejtimin e një personi që koordinonte operacionin. Kur gomonia u kthye dhe filloi të lëvizte prapa pranë bregut, dhjetëra njerëz ranë në ujë deri në bel, duke u përpjekur të hipnin.

Në fillim, policia refuzoi të ndërhynte dhe qëndroi në breg duke monitoruar situatën. Një zyrtar tha për BBC-në se nuk lejoheshin të hynin në ujë përveçse në rast nevoje për shpëtim.

Por situata u përkeqësua kur gomonia, e mbushur me burra, gra dhe fëmijë, u lëkund rrezikshëm nga valët dhe motorri pranoi defekt. Një nga policët urdhëroi kolegët e tij të hynin në ujë, pasi pasagjerët ishin në rrezik.

The post Dhjetëra emigrantë ndalohen nga policia franceze/ Efektivët futen në det dhe copëtojnë me thika gomonen, nuk kalojnë… appeared first on Sot News | Lajme.

BERLIN – Qytetet kufitare gjermane dhe polake paralajmërojnë përshkallëzim të tensioneve mbi migrantët

BERLIN, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Qyteti kufitar gjerman i Frankfurt der Oder dhe fqinji i tij polak, Slubice kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve midis Berlinit dhe Varshavës mbi politikën e migracionit.

“Një përshkallëzim midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian shihet me shqetësim në rritje”, thanë udhëheqësit e dy komunave në një deklaratë të përbashkët, pasi kryeministri polak Donald Tusk njoftoi më parë këtë javë se kontrollet në kufirin me Gjermaninë do të fillonin nga e hëna.

Gjermania ka kryer kontrolle të rastësishme në kufirin me Poloninë që nga tetori 2023, me kontrolle që janë rritur që kur administrata e kancelarit, Friedrich Merz mori detyrën në maj.

Qeveria e re në Berlin ka prezantuar gjithashtu një masë për të kthyer emigrantët në kufijtë e vendit edhe nëse ata aplikojnë për azil.

Pezullimi i Marrëveshjes së Schengenit nuk do ta zgjidhte problemin e migracionit të parregullt, por vetëm do të krijonte të rinj, paralajmëruan udhëheqësit e qytetit.

“Kontrollet kufitare shkaktojnë kohë të gjata pritjeje, pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe dëmtojnë ekonominë rajonale dhe evropiane”, theksojnë ata.

[[Kontrollet gjithashtu mund të përkeqësojnë tensionet sociale[[, paralajmëruan komunitetet fqinje./  /os/

 

The post BERLIN – Qytetet kufitare gjermane dhe polake paralajmërojnë përshkallëzim të tensioneve mbi migrantët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve hiqet si hero i tyre nëpërmjet kapjes së mediave

By: user 8
2 July 2025 at 20:30

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas përplasjes publike mes Edi Ramës dhe Nigel Farage, duke e cilësuar atë një “teatër liderash populistë”. Shehaj argumenton se forca e Ramës për të bërë shpëtimtarin e emigrantëve shqiptarë, edhe pse është përgjegjësi për ikjen e tyre, vjen nga kontrolli mbi mediat dhe manipulimi i opinionit publik.

“Një teatër dhe dy lidera populistë që përfitojnë: Farage ekstremisti që mbron anglezët nga shqiptarët, Rama kryeministri që pasi jua bën jetën të pamundur në Shqipëri, tani shitet si mbrojtës i shqiptarëve.”

Për Shehajn, problemi thelbësor nuk është aftësia politike e Ramës, por infrastruktura e propagandës që ai ka ndërtuar përmes kontrollit të mediave.

“Por kjo nuk është çështje zotësie. Është rezultat i kontrollit pothuajse absolut që Rama ka mbi mediat. Në këto 12 vite ka ndodhur pikërisht kjo gjë, është manipuluar opinioni publik nëpërmjet kontrollit të informacionit.”

Ai kujton disa nga skandalet më të mëdha të qeverisë Rama, që sipas tij janë relativizuar nga ky kontroll mbi informacionin.

“Raste si ky kanë ndodhur në mënyrë të përditshme në këto 12 vite, nga skandali i inceneratorëve te McGonigal, nga mungesa e ilaçeve te arrestimi i Veliajt.”

Në fund, Shehaj paralajmëron se nëse nuk kuptohet rrënja e këtij pushteti të pakontrollueshëm, përballja me Ramën do të mbetet e kotë.

“Cila është zgjidhja? Zgjidhja është që të jemi të vetëdijshëm se kontrolli mbi mediat është burimi i pushtetit absolut të Ramës. Zhvendosja e vëmendjes në çështje dytësore si treni bullgar, listat e hapura, opozita e pareformuar, apo votat e diasporës, thjesht do të forcojë edhe më tepër pushtetin e Ramës” – thekson Shehaj. ©Lapsi.al

Lexo më tej: Kush fiton nga telenovela e verës Rama – Nigel Farage? 

The post Shehaj: Rama, dëbuesi i emigrantëve hiqet si hero i tyre nëpërmjet kapjes së mediave appeared first on Lapsi.al.

Rama përgjigje deputetit britanik: Cakto datën e vizitës, shqiptarët në Britani nuk janë mish për propagandë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot sërish deputetit britanik Nigel Farage, pasi ky i fundit pranoi ftesën e kreut të qeverisë shqiptare për të vizituar Shqipërinë, pasi sipas tij, kishte fituar debatin për numrin e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Farage tha se në Britaninë e Madhe shqiptarët janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë janë në burg.

Në përgjigje të tij Rama tha se shpreson që vizita e tij e ardhshme në Shqipëri ta frymëzojë që të luftojë “për ide, jo kundër njerëzve”.

Rama thekson ndër të tjera se bashkë me deputetin britanik duhet të bien dakord që të flasin për fakte dhe “jo për fantazi”, ndërsa e fton që të caktojë një datë për vizitën

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Nigel, Nigel, Nigel…

Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në:

“Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di”

Vërtet? Nuk e di?

Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?

Unë tashmë të drejtova te burimi yt — artikulli i The Telegraph, edhe pse i paqëndrueshëm. Por ti duket se këmbëngul në gabim.

Më lejo, pra, të të ndihmoj me pak më shumë qartësi.

Sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me tinguj propagande të Brexit-it, numri i shqiptarëve në Britani nuk është 53,000 siç thotë fillimisht The Telegraph.

Në fakt, po në atë artikull, thuhet qartë:

“Kjo analizë ka gjasa të nënvlerësojë madhësinë e popullsisë shqiptare.”

Më pas spekulohet se numri mund të jetë rreth 140,000.

Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë.

Këta janë *arsimtarë, **punëtorë ndërtimi, **mjekë, **infermierë, **kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët*, njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre.

Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike.

Edhe pa kontrolluar për moshë, gjini apo status social, përllogaritjet e tua bien. Nuk është një në pesëdhjetë. Dhe absolutisht jo një në tre apo katër.

Këto nuk janë statistika, janë pjesë e frikës e maskuar  si “fakt.”

Dua të të pyes drejtpërdrejt tani;

*Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar*, pa fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë vendit tuaj si të ishte i tyre?

Britania është një vend i madh.

Jo më pak falë *diversitetit të saj, **qëndrueshmërisë* dhe *forcës multikulturore*.

Një shoqëri që vuan nga trauma politike *nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, **për viktima të rreme, apo **mitologji në vend të realitetit*.

Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh *për ide, jo **kundër njerëzve* — në frymën e traditës së madhe liberale britanike.

Me kënaqësi do të të mirëpres si *i ftuar nderi* në vendin tonë të bukur.

Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen shqiptare, a mund të biem dakord që të flasim për *fakte, e jo për **fantazitë e tua*?

*Le ta caktojmë datën.*

/m.q/j.p/

The post Rama përgjigje deputetit britanik: Cakto datën e vizitës, shqiptarët në Britani nuk janë mish për propagandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik nis me vrull, qindra mbërritje në portin e Vlorës nga Italia

1 July 2025 at 09:50

Në portin e Vlorës ka nisur fluksi i mbërritjes nga Italia të emigrantëve apo turistëve për të kaluar pushimet verore në vendin tonë.

Siç shihet edhe nga pamjet, n, një dyndje mjetesh janë në kalatën e portit të Vlorës.

Sipas të dhënave mëngjesin e sotëm nga Brindisi kanë ardhur 364 pasagjerë dhe 77 makina.

Pritet që ditët në vijim të sjellin edhe më shumë fluks.

The post Sezoni turistik nis me vrull, qindra mbërritje në portin e Vlorës nga Italia appeared first on Sot News | Lajme.

Debati me Farage për emigrantët, analisti: Rama bën sikur mbron shqiptarët, nuk e shqetëson rritja e kriminalitetit

1 July 2025 at 09:48

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri ka folur lidhur me debatin në në distancë mes kryeministrit Rama dhe deputetit populist britanik, Farage. Ai tha se nuk është problem se po prishet imazhi i shqiptarëve, por se problemi është se krimi favorizohet nga qeveria dhe ai eksportohet në vendet e tjera, siç është edhe Britania e Madhe. Mërtiri u shpreh se Rama po sillet sikur mbron shqiptarët, ndërsa ajo që duhet ta shqetësojë është fenomeni, rritja e kriminalitetit.

“Ky nuk është problem britanik, është problem i shqiptarëve, pse ne eksportojmë kriminalitet, sepse kjo lidhet me krimin këtu brenda dhe me mungesën e perspektivës për shumë të rinj.

Kryeministri shqiptar para se të hyjë në polemikë populiste, Rama po i përgjigjet populizmit të Farage me populizmin e vet. Rama po sillet sikur mbron shqiptarët, sikur po përleshet me albanofobët britanikë, ndërkohë që në thelb ajo që duhet të na shqetësojë është se a duhet të na shqetësojë ky fenomen. Ky fenomen nuk mund të jetë nëse krimi nuk gjen favorizim këtu në Shqipëri.

Kemi rritje të kriminalitetit këtu pa eksportojmë në vendet e tjera dhe kjo nuk ka të bëjë me imazhin e shqiptarëve, sepse shumica nuk shkojnë në Britani për të bërë shtëpi bari, apo për të vjedhur, por shkojnë për të punuar, për të marrë djersën e tyre. Krimi këtu nuk luftohet nga shteti dhe ky është problemi, thelbi”, tha Mërtiri.

The post Debati me Farage për emigrantët, analisti: Rama bën sikur mbron shqiptarët, nuk e shqetëson rritja e kriminalitetit appeared first on Sot News | Lajme.

Rama reagon ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën sociale X ndaj deputetit britanik Nigel farage, lidhur me numrin e shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe

Farage shkruante se, “I dashur Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53 000 qytetarë shqiptarë dhe 1 099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48”.

“Do t’i kërkoj sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!”, shkroi Farage në një mesazh drejtuar kryeministrit Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj Farage duke theksuar se, shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri politik post-Brexit. Rama thekson po ashtu se statistikat nuk janë pika e fortë e Farage, pasi shqiptarët në Britaninë e Madhe janë rreth 140 000 dhe në burg 1 në 100, jo 1 në 50, siç  pretendon Farage.

“I nderuar z. Nigel Farage. Gjyshja ime katolike, Zoti e mëshiroftë, më kujtonte shpesh një proverbë latine: “Errare humanum est, sed perseverare diabolicum.” Që e përkthyer do të ishte: Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore.

“Ndaj, në vend që të shqetësoni Sekretaren e Brendshme, e cila ka më se mjaftueshëm përgjegjësi, ndoshta do të ishte më e udhës të më njoftoni mua se kur mund t’ju pres në Tiranë si i ftuar nderi. Sepse, i dashur Nigel duket se numrat nuk janë pika juaj e fortë ndaj le t’i bëjmë gjërat të qarta: JU HUMBËT.

“Censusi” juaj për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar është qesharak. Ju pretendoni se janë 53,000. Në realitet, numri është shumë më i lartë – disa herë më i madh. Por të qëndrojmë tek burimi juaj: “The Telegraph”, i cili i pari shpalli teorinë e “një në 50” dhe më pas pranoi vetë:

“Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare, pasi nuk përfshin migrantët e paligjshëm, përfshirë mbi 12,000 që mbërritën me varka të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140,000 – çka do të thotë se më pak se një në 100 ndodhen në burg.”

Sa për shifrën e të burgosurve, një pyetje më e vlefshme do të ishte: sa prej tyre janë dënuar për vepra që nuk kanë asnjë lidhje me sistemin tuaj të tejkaluar të vizave dhe emigracionit?

Po, shifrat ndonjëherë mund të duken të mërzitshme – por janë gjithashtu kokëforta. Dhe kur dikush i shtrembëron vazhdimisht, pyetja e vërtetë është: Pse këmbëngul? Sepse, për të qenë i sinqertë, të sillesh me djallëzi është diçka që bie poshtë edhe nivelit tuaj të zakonshëm të retorikës.

Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri politik post-Brexit. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, sipërmarrës, profesionistë dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë dështon, kjo nuk e kthen shumicën në kokë turku për konfuzionin tuaj kombëtar”, shkroi Rama në përgjigjen drejtuar Farage.

Rama rikujtoi bashkëpunimin mes dy vendeve për të ulur ndjeshëm emigracionin e paligjshëm dhe për të luftuar krimin.

“Ne kemi bashkëpunuar me përkushtim me qeverinë britanike për të ulur ndjeshëm emigracionin e paligjshëm dhe për të luftuar krimin. Këtë e dëshmojnë shifrat reale – dhe kjo quhet bashkëpunim. Por “një në 50 shqiptarë në burgjet britanike”? Kjo nuk është fakt, kjo quhet delir post-Brexit”, theksoi Rama.

Kryeministri u shpreh se pret me kënaqësi që Farage të vizitojë Shqipërinë.

“Pres me kënaqësi të ju mirëpres në Shqipëri, siç është premtuar, për të ndarë së bashku diell të bollshëm, mikpritje të ngrohtë dhe fakte të vërteta”, shkroi Rama.

/gj.m/a.f/

The post Rama reagon ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Po transportonte drejt 8 emigrantë, shpallet në kërkim 26-vjeçari nga Maliq

By: user7
27 June 2025 at 14:08

Një 26-vjeçar nga Maliqi është shpallur në kërkim pasi u konstatua se automjeti i tij duke transportuar emigrantë. Policia bën me dije se në momentin që drejtuesi i automjetit ka konstatuar shërbimet e Policisë, ai ka shtuar shpejtësinë dhe në tentativë për t’u larguar, e ka përplasur automjetin me barrierrën anësore të rrugës, më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar me këmbë, në një terren malor.

Gjithashtu mësohet se 8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Po transportonte drejt 8 emigrantë, shpallet në kërkim 26-vjeçari nga Maliq appeared first on Lapsi.al.

Finalizohet operacioni policor “Plloça”/ Shpallet në kërkim 26-vjeçari, transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga…

27 June 2025 at 13:54

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plloça”, në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve. Një shtetas është shpallur në kërkim nga Polcia e Korçës pasi transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.

8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Plloça”, në Qafë Plloçë, Pogradec, u konstatua automjeti i dyshuar për transportimin e emigrantëve. Në momentin që drejtuesi i automjetit ka konstatuar shërbimet e Policisë, ai ka shtuar shpejtësinë dhe në tentativë për t’u larguar, e ka përplasur automjetin me barrierrën anësore të rrugës, më pas ka braktisur automjetin dhe është larguar me këmbë, në një terren malor.

8 emigrantët kanë tentuar të largohen, por janë kapur nga shërbimet e Policisë, disa metra më larg. Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi K. F. allias K. P., 26 vjeç, banues në Maliq, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohet operacioni policor “Plloça”/ Shpallet në kërkim 26-vjeçari, transportonte drejt Tiranës, 8 emigrantë nga… appeared first on Sot News | Lajme.

Mbërrijnë në kampin e Gjadrit 15 emigrantë të tjerë nga Italia

By: user 6
26 June 2025 at 20:43

Një anije me 15 emigrantë nga Italia është ankoruar pasditen e sotme në portin e Shëngjinit. Anija mbërriti në port rreth orës 18:00 dhe pas procedurave në qendrën pritëse që zgjatën rreth 2 orë e 30 minuta emigrantët u transferuan në kampin e Gjadrit.

Emigrantët u sollën me mjetin lundrues “Gurdia Costera”. Ky është kontingjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë “Meloni” për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve u është refuzuar azili në shtetin fqinj. Aktualisht në kampin e Gjadrit janë rreth 30 emigrantë të dëbuar. 

Italia është pajtuar t’i mirëpresë emigrantët që fitojnë azilin, ndërsa atyre që nuk u pranohen kërkesat për azil, dëbohen drejtpërdrejt nga Shqipëria. /LAPSI.al

The post Mbërrijnë në kampin e Gjadrit 15 emigrantë të tjerë nga Italia appeared first on Lapsi.al.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri

By: Ardit
26 June 2025 at 08:56

Tashmë me funksion të ndryshuar për shkak të sfidave ligjore, qendrat e azilkërkuesve të Italisë në Shqipëri kanë kushtuar më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht, dhe shumë më tepër se objekte të ngjashme në Itali, duke ofruar kështu një mësim për qeveritë e tjera evropiane që mund të tundohen të ndjekin të njëjtën rrugë. […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

❌
❌