Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën

Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën   Shërbimet e Policisë Bashkiake Sarandë, gjatë kontrolleve rutinë në territorin e Njësisë Administrative Ksamil, kanë konstatuar një rast zaptimi të hapësirës publike.     Sipas njoftimit zyrtar, është evidentuar një sipërfaqe toke e rrethuar në mënyrë të paligjshme me rrjetë metalike dhe struktura […]

The post Zbulohet rast zaptimi i truallit në Ksamil, Policia Bashkiake mbledh rrjetën appeared first on Saranda Web.

Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin

Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari. Procedohet penalisht një 51-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.     Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin […]

The post Arrestohet zjarrvënësi, ishte në arrest shtëpie, doli dhe ndezi zjarrin appeared first on Saranda Web.

Tiranë, arrestohet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, i dënuar me 18 vjet burgim

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës ka arrestuar kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, i dënuar me 18 vjet burgim.

Policia njoftoi sot se si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi: Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç.

Sipas policisë 59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën Tiranë–Elbasan.

“Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale”, njoftoi Policia.

59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

/m.q/r.e/

The post Tiranë, arrestohet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, i dënuar me 18 vjet burgim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë

Me urdhër të Edi Ramës, Policia e Shtetit ka shtrirë në të gjithë territorin aksionin për ndërtimet pa leje, të cilat shpesh herë po keqpërdoren për qëllim gjobëvënie. Në shumicën e rasteve uniformat blu por edhe IKMT po veprojnë me dy standarde, ku miqtë me lidhje të ngushta me pushtetarët por edhe oligarkët favorizohen duke […]

The post A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas – VIDEO

Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas. Ndërtonin pa leje impiant gazi në pronë publike në Delvinë, arrestohen dy inxhinierë – shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë   Policia e Vlorës, në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe Inspektoratin e Mjedisit, ka zbuluar dhe ndërprerë ndërtimin e një impianti […]

The post Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Konflikt për motive të dobëta në Korçë/ Arrestohet një person, i plagosuri në spital

Mbrëmjen e djeshme, një konflikt mes dy personave ka agravuar në dhunë fizike mes tyre, ku sipas informacioneve ka mbetur i plagosur rëndë një person. Mësohet se sherri ka ndodhur në një nga bulevardet kryesore të qytetit.

Pasi e ka goditur me grushte në fytyrë, autori është larguar nga vendngjarja por është kapur më pas, duke u arrestuar nga komisariati i policisë së Korçës. I plagosuri ka dëmtime në fytyrë dhe mësohet se u dërgua drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar./abcnews.al

Të dyshuar për zjarrvënie, procedim penal 2 shtetasve në Dibër

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë vijuar me intensitet veprimet hetimore për identifikimin dhe vënien para ligjit të autorëve të zjarrvënieve, të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia.

Si rezultat, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për 2 shtetas, të dyshuar si autorë të zjarrvënieve.
Në Dibër u procedua penalisht shtetasi A.D., 56 vjeç, banues në fshatin Zdojan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kuben”, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi.
Në Bulqizë u procedua penalisht shtetasi P.Gj, 70 vjeç, banues në fshatin Çerenec, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Viçisht dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me bimësi.
Policia e Dibrës apeloi për të gjithë banorët, dhe ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, sepse do të përballen me forcën e ligjit.
Policia e Shtetit është e vendosur të çojë para drejtësisë të gjithë ata që, me dashje apo nga pakujdesia, djegin pyje, kullota, prona private dhe rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, punonjësve të policisë, zjarrfikësve dhe të gjithë të angazhuarve në fikjen e zjarreve.

The post Të dyshuar për zjarrvënie, procedim penal 2 shtetasve në Dibër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Policia iu ndaloi shokun, vajzat këndojnë jashtë Komisariatit: Jasha kokaina

Rrjetet sociale sa vjen e më shumë po nxjerrin në pah degradimin e brezit të ri që po rritet në vendin tonë. Çdo ditë në internet po shfaqen individë që dëshmojnë se ky fenomen tashmë është një realitet i dhimbshëm, që buron nga familja e më pas te arsimi i mangët. Një ngjarje e pazakontë […]

The post VIDEO/ Policia iu ndaloi shokun, vajzat këndojnë jashtë Komisariatit: Jasha kokaina appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Plagosja në Vlorë, 25-vjeçari u godit me thikë pranë zemrës, pamje nga vendngjarja

VLORË- Një person është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini””, pranë një berberhane në qytetin bregdetar.

ABC News mëson se i plagosur ka mbetur një 25-vjeçar M. Shaka. I riu është goditur me thikë pranë zemrës. 25-vjeçari është transportuar në spital dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin  e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe kapjen e autorit, shtetasin Sh. S., 24 vjeç.

/abcnews.al/

 

Gjendet i vdekur një person në Kukës, policia nis hetimet

Kukës- Një trup i pajetë është gjetur pranë “Urës së Drinit të Zi”, ende i paidentifikuar. Sipas policisë i gjinisë mashkullore.

Ndërkohë nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen të Rrugës së Kombit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit të Laçit për trajtim të specializuar. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur. Ngjarja ka shkaktuar trafik […]

The post Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen dy hajdutët serial, njëri prej tyre i arratisur nga Komisariati i Elbasanit/ EMRAT

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kavajës të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh. Në pranga kanë rënë shtetasit Nazmi Liçi dhe Gentian Gjyzeli të cilët akuzohen se vodhën shuma parash në një banesë dhe në një automjet në një fshat të Kavajës. Operacioni është koduar ‘Precedenti’, teksa një prej të arrestuarve, (Nazim Liçi) […]

The post Arrestohen dy hajdutët serial, njëri prej tyre i arratisur nga Komisariati i Elbasanit/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Hyri me not në det rreth orës 18:00, një portugez 57-vjeçar nuk del më në breg. Policia në kërkim të turistit

Deti është një nga destinacionet më të frekuentura gjatë verës, sidomos në këto ditë të nxehta të korrikut. Dhe kjo si për vendasit, ashtu edhe për të huajt.

Një numër i madh nga këta të fundit zgjedhin Sarandën, por deti nganjëherë nuk është aq dashamirës. I tillë mund të jetë rasti edhe për një turist portugez, i cili është futur në ujë orë më parë, por nuk është dukur më në breg.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Hyri me not në det rreth orës 18:00, një portugez 57-vjeçar nuk del më në breg. Policia në kërkim të turistit appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

Pas Fierit, një tjetër rast i dhunës seksuale në familje është raportuar në Lezhë. Policia e Lezhës, bëri me dije se një 55-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, vetëm 14 vjeçe, brenda banesës. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë arrestuar […]

The post E rëndë në Lezhë/ Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur appeared first on BoldNews.al.

Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI)

Një 39-vjeçar, i identifikuar si Arben Leka, i cili po qarkullonte i armatosur me një armë zjarri automatike dhe municion luftarak, është arrestuar nga policia. Sipas policisë, efektivët ndërhynë menjëherë pas marrjes së një informacioni se një shtetas po lëvizte me motomjet pa targa dhe i armatosur, me qëllim kryerjen e një akti kriminal të […]

The post Do të kryente atentat? 39-vjeçari kapet duke lëvizur me automatik, arrestohet (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Një rast i trafikimit dhe shfrytëzimit për prostitucion është goditur në Durrës, ku në pranga ka rënë një 46-vjeçar. Policia bën me dije se 46-vjeçari Klodian Domi kishte futur ilegalisht në Shqipëri, në tetor të vitit 2023, një shtetase 20-vjeçare nga Rusia, të cilës i kishte premtuar punësim si kameriere. Por në vend të kësaj, […]

The post EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në zonën e mbrojtur tek Mali me Gropa, arrestohet 63-vjeçari

TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 63-vjeçar si autor të dyshuar të zjarrvënies së djeshme, në zonën e mbrojtur tek Mali me Gropa.

Policia njoftoi sot se “si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. H., 63 vjeç, banues në Fushë-Stanë”.

“Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas dyshohet se gjatë punës si bari në zonë, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullotë, në vendin e quajtur “Fushë Stanë”, në zonën e Malit me Gropa, i cili, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, ka sjellë si pasojë djegien e rreth 600 hektarëve tokë me kullota dhe bimësi të ndryshme, në zona të tilla si lugina e Grykës së Mullinit, Qafa e Qershisë, të cilat ndodhen brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit, që bën pjesë në Zonat e Mbrojtura Natyrore”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, as me qëllim dhe as nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin.

/m.q/j.p/

The post Zjarri në zonën e mbrojtur tek Mali me Gropa, arrestohet 63-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri që ndezi rrezikoi banesat, arrestohet 58-vjeçari në Shijak

Policia ka njoftuar ditën e sotme se ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, Shijak. Policia bën me dije se 58-vjeçari duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar […]

The post Zjarri që ndezi rrezikoi banesat, arrestohet 58-vjeçari në Shijak appeared first on BoldNews.al.

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

Arrestohet 47-vjeçari S.G., i dënuar më parë për vjedhje, i cili dyshohet se vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve dhe në biznese të ndryshme në Tiranë. Sipas hetimeve, S.G. ishte përfshirë në disa raste vjedhjesh në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua nga policia, […]

The post Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve appeared first on BoldNews.al.

Fier, arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Një 64-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet si autor i zjarrëvënies në fshatin Frakull të Vogël në Fier.

Policia njoftoi sot se, “si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale, të kryera menjëherë pas njoftimit për vatër zjarri në fshatin Frakull e Vogël, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 64 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël”.

Sipas Policisë, “nga hetimet dyshohet se si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në tokën e tij, për djegien e mbeturinave, janë djegur 225 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

/m.q/r.e/

The post Fier, arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌