Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: 50% grant për ndërtimin e serrave diellore
TIRANĂ, 4 gusht/ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025, Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ofron financim tĂ« pjesshĂ«m pĂ«r ndĂ«rtimin e serrave diellore, njĂ« mundĂ«si qĂ« mund tĂ« pĂ«rfitohet nga fermerĂ«t qĂ« dĂ«shirojnĂ« tĂ« investojnĂ« nĂ« prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit tĂ« tavolinĂ«s.
Sipas kësaj skeme, fermerët mund të marrin një grant prej 50% për ndërtimin e serrave që shtrihen nga 0.2 ha deri në 2 ha, përfshirë gjithashtu edhe sistemet e ujitjes që janë të domosdoshme për kultivimin e këtyre kulturave.
Kjo mbështetje financiare është e strukturuar në mënyrë që të ndihmojë investimet e ndryshme të bujqësisë. Për serrat e prodhimit të perimeve, fermerët mund të përfitojnë deri në 15 milionë lekë për çdo hektar, ndërsa për serrat e prodhimit të rrushit të tavolinës mund të sigurojnë deri në 8 milionë lekë për hektar. Për serrat e prodhimit të luleshtrydheve, mbështetja arrin deri në 4 milionë lekë për hektar.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se fermerët mund të përfitojnë këtë grant prej 50% në kombinim me mundësinë për të marrë një kredi të butë me një interes prej vetëm 2% dhe një garanci sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit të nevojshëm për këtë investim.
Kjo e bën financimin më të aksesueshëm dhe të mundshëm për fermerët, duke siguruar mbështetje të plotë për realizimin e projekteve të tyre.
Aplikimet për këtë skemë janë të hapura deri më 30 shtator.me dhe për të modernizuar sektorin bujqësor. Skema përfshin gjithsej 9 masa mbështetëse që synojnë të përmirësojnë produktivitetin dhe cilësinë e prodhimit në bujqësi. /j.p/
The post Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: 50% grant për ndërtimin e serrave diellore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.