Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Adriatik Lapaj nuk dorëzohet kollaj, sërish kërkesë KAS-it që mandati t’i shkojë në duart e tij: E meritoj unë, jam më i votuari

✇Albeu
By: M C

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke ia hequr të drejtën për t’u bërë deputete kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuvelit dhe duke ja kaluar mandatin Ana Dajkos.

Pas këtij vendimi, mesa duket partia e Adriatik Lapajt nuk ka ndërmend të ndalet dhe ka depozituar sërish një tjetër kërkesë në KAS ku dhe ka kërkuar që mandati të shkojë në duart e atij që është më i votuar në listën e hapur, i cili është dhe kreu i kësaj force politike.

Aktualisht mandati është i Ana Dajkos, të ëmës së kandidatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në Vlorë, Vasil Dajko.

Kujtojmë se më 23 korrik, kreu i KQZ u përpoq që “t’i jepte drejtim” sherrit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për “karrigen” në Parlament.

Lapaj mbeti zyrtarisht jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që mandati i deputetit të Nisma Shqipëria Bëhet i shkoi Kleana Xhuvelit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ-së sqaroi pikë për pikë dhe lexoi atë çfarë ligji e thotë qartë se asnjë prej kandidatëve në listën e mbyllur, të çdo subjekti politik, nuk mund të japin dorëheqjen në datën e zgjedhjeve, apo dhe pas saj, pasi listat janë konfirmuar nga KQZ.

Ai shtoi se për t’i kaluar mandati kandidatit më të votuar në listën e hapur, të gjithë kandidatët që janë pozicionuar në listën e mbyllur duhet të heqin dorë nga mandati dhe më pas të procedohet.

Por, duke qenë se Zeqir Kordhoni, i njohur tanimë edhe si daja i Endri Shabanit, kërkoi që të “ulej” në Kuvendin e Shqipërisë, atëhere ky fakt e bëri të pamundur marrjen e mandatit nga Adriatik Lapaj.

Pas kërkesës së Kordhonit, ishte Kleana Xhuveli ajo e cila kërkoi që të vijonte garën për në Kuvend dhe bazuar në renditjen e saj në listën e mbyllur rrjedhimisht mandati i kaloi asaj.

“Zonja Kleana Xhuveli ka pohuar se dëshiron të marrë mandatin e deputetit. E ka bërë këtë deklarim edhe zoti Zeqir Kordhoni, por duke qenë se Xhuveli është renditet në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit të këtij koalicioni”, tha Celibashi.

Ku kjo çështje nuk përfundoi me kaq! Lapaj bëri kërkesë në KAS të cilët vendosën më pas që mandati t’i shkonte Dajkos, ndërkohë se kush do të ulet si përfundim në Kuvendin e Shqipërisë mbetet për t’u parë!

The post Adriatik Lapaj nuk dorëzohet kollaj, sërish kërkesë KAS-it që mandati t’i shkojë në duart e tij: E meritoj unë, jam më i votuari appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet/ KAS i drejtohet Celibashit: Identifiko dhe nis hetim për numëruesit në qendrat ku ka pasur mospërputhje votash

KAS i drejtohet me një shkresë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i kërkon të identifikojë numëruesit në qendrat ku pa pasur mospërputhje të theksuara votash dhe të nisë një hetim administrativ.

Rinumërimi i votave provoi në disa raste mospërputhje të theksuara voatash, të cilat duhet të hetohen në një proces të mëtejshëm administrativ nga ana juaj për të identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave.

Mospërputhjet janë të tilla që tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve për raste të posaçme ka tjetërsim të rezultatit të votave.

Ky hetim administrativ ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet kur formojnë kundërvajtje administrative, rastet që ngrënë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim./abcnews.al

KAS rrëzon Celibashin, mandati i “Nismës Shqipëria Bëhet” kalon për Ana Dajkon

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe i Sanksioneve (KAS) vendosi sot që të rrëzojë vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe t’i kalojë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Ana Dajkos.

Ana Dajko ishte e renditur e para në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Më herët, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ia kishte kaluar mandatin, Kleana Xhuvelit.

Në këtë mënyrë KAS vendosi edhe rrëzimin e pjesshëm të kërkesës ankimore të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, e cila kërkoi që mandati t’i kalojë Adriatik Lapajt.

Relatori i kësaj ankese, Elvis Çefa, sqaroi se dorëheqja më 11 maj e kandidatëve në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” është “nul” dhe nuk mund të merret në konsideratë.

“Akti i dorëheqjeve nga kandidimi i bërë në rastin konkret ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e listës së mbyllur të subjektit zgjedhor është një akt nul, absolutisht i pavlefshëm dhe nuk mund të merret në konsideratë.

“Për rrjedhojë subjekti nuk mund të pretendojë që KQZ të miratojë një akt që është nul. Në këto kushte ky akt nuk ka asnjë pasojë juridike, sepse heqja dorë nga kandidimi nënkupton në vetvete prishjen e listës të kandidimit të atij subjekti zgjedhor, e cila ka pasojë ligjore ndalimin e konkurrimit të këtij subjekti në zgjedhje.

“Mund të jetë zgjedhur si strategji politike ndoshta nga ana juaj, është e pamundur si proces. Ndaj KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore të subjektit Lëvizja Shqipëria Bëhet për vendimin e KQZ për përcaktimin e kandidates fituese të subjektit zgjedhor në Qarkun Tiranë. Ndryshimin e këtij vendimi si më poshtë: Shpalljen e kandidates fituese për deputet nga lista shumemërore të miratuar nga KQZ të subjektit zgjedhor në qarkun Tiranë, zonjës Ana Dajko”, tha Çefa.

/m.q/r.e/

The post KAS rrëzon Celibashin, mandati i “Nismës Shqipëria Bëhet” kalon për Ana Dajkon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka vijuar akuzat ndaj Partisë Socialiste dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për atë që e cilëson “farsë elektorale të 11 majit”. Ai deklaroi se vetëm nga qarku i Tiranës janë depozituar 570 video në vetëm dy ditë, ndërsa pritet publikimi i pamjeve të tjera zyrtare nga vetë KQZ për zonat më […]

The post 11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale appeared first on BoldNews.al.

KQZ ndan mandatet për 3 qarqet e mbetura. Zegjineja e 12-a në Fier, Andia Ulliri s’ia merr dot vendin Ndojës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot shpërndarjen e mandative për qarqet e Fierit, Elbasanit dhe Durrësit. Zegjine Çaushi do të ulet në Kuvend në shtator edhe pse nga rinumërimi humbi me 10 vota diference me kandidaten Maldrita Bardho. Celibashi njohu dorëheqjen e Bardhos nga mandati duke ia dhënë zyrtarisht Çaushit. Ndërkohë, kërkesa e kandidates demokrate Andia Ulliri për t’ marrë…

Source

“11 maji”/ KQZ shpërndan zyrtarisht mandatet për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar shpërndarjen zyrtare të mandateve për deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Lista përfundimtare përfshin emrat e deputetëve të zgjedhur në tre qarqe të rëndësishme: Fier, Elbasan dhe Durrës. Në qarkun Fier, Partia Socialiste ka siguruar 12 mandate, ku pjesë e Kuvendit të ardhshëm do të […]

The post “11 maji”/ KQZ shpërndan zyrtarisht mandatet për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës appeared first on BoldNews.al.

Lapaj vijon betejën për mandatin, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ, kërkohet njohja e dorëheqjeve nga kandidimi

✇Albeu
By: V K

Partia “Shqipëria Bëhet”, ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i kaloi mandatin e deputetit Kleana Xhuvelit.

Sipas “Shqipëria Bëhet”, vendimi i KQZ-së bie ndesh me qëndrimin zyrtar të kësaj force politike, e cila i kishte paraqitur komisionit qëndrimin për njohjen e dorëheqjes së disa kandidatëve, përfshirë dhe Xhuvelin.

Në vend të saj, sipas këtij subjekti, mandati i deputetit duhet t’i kalonte Adriatik Lapajt, si kandidati i radhës në listë, i cili nuk kishte hequr dorë dhe kishte marrë mbështetje të gjerë qytetare.

Tashmë pritet që KAS të shqyrtojë çështjen dhe të dalë me një vendim përfundimtar, që do të përcaktojë përfundimisht emrin e deputetit të ri që do të marrë mandatin.

“Në përfundim kërkojmë: 1. Ndryshimin e Vendimit Nr. dt. 23.07.2025, të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve “Për caktimin e kandidatëve fitues të subjektit zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

2. Mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve të depozituara përkatësisht në datë 15.07.2025 nga Zeqir Kordhoni dhe në dt. 17.07.2025 nga Kleana Xhuveli.

3. Shpalljen e kandidatit fitues nga lista shumëemërore sipas numrit të votave parapëlqyese, të subjektit zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” për Qarkun Tiranë, si më poshtë: 1. Adriatik Ferman Lapaj SHB.

4. Miratimin e kandidatëve të mbetur, të cilët nuk kanë përfituar mandat në listën shumemërore të subjektit zgjedhore Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në bazë të renditjes sipas numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave dhe duke zbatuar kriterin gjinor”, thuhet ndër te tjera ne kerkesen drejtuar KAS.

The post Lapaj vijon betejën për mandatin, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ, kërkohet njohja e dorëheqjeve nga kandidimi appeared first on Albeu.com.

Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

Partia “Shqipëria Bëhet” ka paraqitur ankesë në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke kundërshtuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit Kleana Xhuvelit. Sipas kësaj force politike, KQZ ka vepruar në kundërshtim me dokumentacionin zyrtar të paraqitur prej tyre, në të cilin theksohej se disa kandidatë, përfshirë edhe Xhuvelin, […]

The post Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ appeared first on BoldNews.al.

Kandidatja e Fierit Maldrita Bardho letër KQZ, i hap rrugën Zegjinesë të shkojë në Parlament: Nuk e dua mandatin…

✇Albeu
By: V K

Kandidatja e PS, Maldrita Bardho, ka vendosur të mos e pranojë mandatin e deputetes, teksa sot ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën, duke i hapur kështu rrugën Zegjine Çaushit për në Kuvend.

Zegjine Çaushi, fitoi mandatin pas numërimit të zgjedhjeve të 11 majit, por Bardho i mori mandatin pas rinumërimit në Fier me 10 vota diferencë.

Por më pas, Bardho njoftoi vendimin e saj.

 

The post Kandidatja e Fierit Maldrita Bardho letër KQZ, i hap rrugën Zegjinesë të shkojë në Parlament: Nuk e dua mandatin… appeared first on Albeu.com.

Nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë në Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Gjatë periudhës 38-ditore (23 korrik 2025 – 29 gusht 2025), të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Aplikimi për regjistrim duhet të jetë individualë dhe mund të bëhet:

1) përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose

2) përmes postës duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

“Për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në Zgjedhjet Lokale votimi jashtë vendit realizohet vetëm përmes postës, pasi në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet se votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këtë lloj zgjedhjesh”. thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Periudha e votimit përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025.

Kjo periudhë do të vlejë vetëm për shtetasit që do të arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (23 korrik – 29 gusht 2025).

Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.

The post Nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë në Zgjedhjet Lokale 2025 appeared first on Telegrafi.

KQZ i akordoi vendin në Parlament, reagon Kleana Xhuveli: Mandati do të rikthehet tek i zoti kur të fitojmë betejën ligjore

✇Albeu
By: V K

Kleana Xhuveli, kandidate në listën e mbyllur të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, njoftoi se do të ushtrojë mandatin e deputetes, i cili iu akordua ditën e sotme nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i cili shqyrtoi dokumentacionin.

Në një deklaratë për mediat pas marrjes së mandatit këtë, Xhuveli theksoi se ky vendim është marrë në bazë të rrethanave aktuale dhe dëshirës për të mbështetur misionin e listave të hapura, të cilat përbëjnë themelin e lëvizjes së tyre politike.

Ajo premtoi se do të përfaqësojë me dinjitet mandatin e shqiptarëve që votuan koalicionin, ndërsa theksoi se, “në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi”.

“Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin.

Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi”, deklaroi Kleana Xhuveli.

The post KQZ i akordoi vendin në Parlament, reagon Kleana Xhuveli: Mandati do të rikthehet tek i zoti kur të fitojmë betejën ligjore appeared first on Albeu.com.

KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për Qarkun e Tiranës, kush do të futet në parlament

✇Albeu
By: V K

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun e Tiranës, për secilin kandidat fitues në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërkohë, KQZ pritet të marrë një vendim në lidhje me shpërndarjen e mandatave sa i takon koalicionit “Nisma Shqipëria” bëhet, pas debatit se kush do ta marrë mandatin.

Lista e mbyllur e PS

1-Edi Rama

2-Ogerta Manastirliu

3-Elisa Spiropali

4-Lindita Nikolla

5-Taulant Balla

6-Adea Pirdeni

7-Albana Koçiu

8-Igli Hasani

9-Delina Ibrahimaj

10-Ilva Gjuzi

11-Iris Luarasi

12-Erjon Malaj

Fitues nga lista e hapur e PS

13-Blendi Gonxhja

14-Erion Braçe

15-Anila Denaj

16-Ervin Hoxha

17-Fatmir Xhafaj

18-Olta Xhaçka

19-Ornaldo Rakipi

Lista e mbyllur e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

1-Sali Berisha

2-Flamur Noka

3-Albana Vokshi

4-Belind Këlliçi

5-Tedi Blushi

6-Jozefina Topalli

7-Fatmir Mediu

8-Edi Paloka

9-Erisa Xhixho

10-Mesila Doda

11-Klevis Balliu

12-Besart Xhaferri

Fituese nga lista e hapur e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

13-Jorida Tabaku

Partia Mundësia

1-Agron Shehaj

2-Erald Kapri

Partia “Lëvizja Bashke”

1-Redi Muçi

The post KQZ shpërndan mandatet e deputetëve për Qarkun e Tiranës, kush do të futet në parlament appeared first on Albeu.com.

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për qarkun e Tiranës, për secilin kandidat fitues në zgjedhjet e 11 Majit. Sipas listës zyrtare të lexuar dhe të miratuar nga Celibashi, PS ka marrë 19 mandate në Tiranë, koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 13 mandate, Partia Mundësia 2 […]

The post Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit appeared first on BoldNews.al.

‘Shqipëria Bëhet’ në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 Majit, mandati t’i kalojë Lapajt

KQZ do të shpërndajë sot mandatet për Tiranën, ndërsa pritet të vendoset edhe se kush do të marrë mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet. Dorina Prethi, përfaqësuese ligjore e partisë “Shqipëria Bëhet” në mbledhjen e KQZ kërkoi kalimin e mandatit tek lista e hapur, duke thënë se lista e mbyllur dha dorëheqjet para 11 majit. Prethi […]

The post ‘Shqipëria Bëhet’ në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 Majit, mandati t’i kalojë Lapajt appeared first on BoldNews.al.

Lapaj nuk heq dorë nga mandati, kërkesë KQZ: Miratoni dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për ty marrë mandatin e deputetit, teksa nesër kryekomisioneri Ilirjan Celibashi pritet të bëjë shpërndarjen. Përmes një shkrese të dytë, Lapaj i kujton KQZ se 12 kandidatët e listës së mbyllur të Tiranës kanë paraqitur dorëheqjen nga kandidimi, më datë 11 maj […]

The post Lapaj nuk heq dorë nga mandati, kërkesë KQZ: Miratoni dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur appeared first on BoldNews.al.

“Partitë thyen zotimin për etikë digjitale gjatë fushatës 2025”

Gjuha e urrejtjes, komentet seksiste dhe dezinformimi dominuan platformat online, përkundër premtimeve për një fushatë të ndershme.

Më 25 mars 2025, në një sallë të mbushur me përfaqësues të partive politike dhe thirrje për një fushatë të ndershme, u nënshkrua zyrtarisht Kodi i Etikës për Fushatat Digjitale në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dokumenti synoi të vendoste një standard për përdorimin etik të platformave online gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Kodi, i hartuar me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare si Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistence Zgjedhore (IDEA) dhe Qendra Finlandeze për Sundimin e Ligjit dhe Instituti Demokrat Amerikan, ishte një përpjekje për t’i bindur partitë drejt një angazhim vullnetar për etikën.

“Kodi i Sjelljes mbi Fushatat Digjitale në Shqipëri është një mekanizëm vetërregullues dhe vullnetar. Si i tillë, ai nuk i nënshtrohet sanksioneve formale”, thotë Marsida Gjonçaj nga organizata IDEA.

Por vetëm pak javë më vonë, me nisjen e fushatës, platformat digjitale u rikthyen të jenë hapësira abuzimi. Gjuha e urrejtjes, komentet seksiste, dezinformimi dhe intimidimi, veçanërisht ndaj grave dhe vajzave në politikë, jo vetëm që nuk u ndalën, por u thelluan.

IDEA angazhoi rrjetin BIRN për të monitoruar zbatimin e zotimeve që partitë politike morën duke nënshkruar Kodin. Monitorimi identifikoi 349 raste shkeljesh gjatë periudhës 11 prill–18 maj, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale për gjenerim përmbajtjesh të manipuluara dhe raste të bullizmit kibernetik.

Komentet seksiste, mesazhe kërcënuese dhe profilizimi gjinor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngriti një strukturë të posaçme monitorimi që përfshiu 50 institucione publike dhe profilet e tyre në rrjetet sociale. KQZ u shpreh për Citizens se vetëm tre postime u konsideruan në shkelje të rregullave dhe u referuan për hetim. Por verifikimet e hetimit administrativ konstatuan se këto publikime ishin fshirë dhe nuk pati masa të tjera.

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC), në bashkëpunim me Pikasa Analytics, dokumentoi se sulmet më të shpeshta ndaj grave kandidate përfshinin gjuhë seksiste, fyerje mizogjene, kërcënime, shantazhe dhe kontroll moral.

“Më shumë se një raport, është një thirrje për rikthimin e dinjitetit të grave në hapësirën publike dhe vendosjen e barazisë gjinore si shtyllë e pandashme e demokracisë”, deklaron Mirela Arqimandriti, drejtore e GADC.

Për shumë gra të angazhuara në politikë, fushata e vitit 2025 ishte përballje jo vetëm me kundërshtarin politik, por me një kulturë publike përjashtuese, të ndërtuar mbi komente për trupin, veshjen apo prejardhjen.

“Mendoj se çdo grua gjatë fushatës haset me këtë peshore të moralit, komente nga më të ndryshmet kam dëgjuar”, rrëfen Ina Majko, kandidate e PS-së dhe tashmë zëvendësministre, duke nënvizuar se edhe përfaqësuese të mazhorancës nuk kanë qenë të paprekura nga gjuha diskriminuese.

Për Edona Haklajn, kandidate e “Nisma Shqipëria Bëhet” sulmet nisën që nga momenti që njoftoi kandidimin. Ajo ishte shprehur në një video të shkurtër se ka dy lajmë të mira, kandidatura e saj për “Shqipëria Bëhet” dhe arrestimi i kryebashkiakut Veliaj.

“Në komente vihej re një gjuhë fyese, nga profile falso që dukeshin të ishin nga e njëjta dorë apo zyrë. Shumica më akuzonin se edhe unë do vidhja, edhe unë do përfundoja në burg”, tregon Haklaj e cila shton se gjatë gjithë fushatës është shoqëruar nga komente për pamjen e saj të jashtme.

Për Bora Memën, kandidate e Lëvizjes Bashkë, komentet seksiste i ndjekin gratë edhe përtej fushatës dhe jo rrallë, janë të ushqyera nga politikanë të profilit të lartë apo nga media që reduktojnë rolin e tyre në aspektin estetik apo përfaqësues, jo përmbajtësor.

“Mjafton të shikojnë që je një grua që hedh video në TikTok dhe njerëzit i japin vetes të drejtën të të thonë ‘kurvë’. Më shqetëson vetja që më është normalizuar kjo gjë”, thotë Mema.

Kuotat gjinore: të mjaftueshme për numra, të pamjaftueshme për siguri

Zgjedhjet e majit 2025 u zhvilluan në një kontekst ku kuotat gjinore kanë rritur përfshirjen numerike të grave, por jo domosdoshmërisht përfshirjen cilësore.

Gratë kandidate përjetuan mungesë mbrojtjeje ndaj dhunës digjitale, përqeshje publike në media dhe mungesë të vullnetit institucional për t’i mbështetur.

“Në fillim pati një ndikim emocional, por në pikun e fushatës vendosa t’i injoroja. Fluksi i punës më ndihmoi”, thotë Ina Majko.

“Jam mësuar të jetoj me këto komente, ose thjesht i bllokoj. Kur janë kritika reale, nuk i fshij”, shpjegon Haklaj.

Edhe këtë herë, partitë politike nuk e mbajtën zotimin për etikë gjatë fushatës. Pavarësisht nënshkrimit të Kodit të Etikës dhe angazhimeve publike, gjuha e urrejtjes, sulmet personale dhe dezinformimi vijuan të jenë të pranishme në platformat online. Në mungesë të mekanizmave ndëshkues dhe mbështetjes institucionale, mbrojtja ndaj dhunës digjitale mbetet ende e pamjaftueshme.

Raporti i GADC liston një sërë rekomandimesh për të trajtuar dhunën me bazë gjinore nëpolitikë, përfshirë përmirësimin e Kodit Penal për të ndëshkuar fushatat e dezinformimit dhe urrejtjes si edhe hartimin e një ligji specifik për Dhunën ndaj Grave në Politikë.

Raporti thekson se do të ishte e nevojshme gjithashtu, që institucionet politike të Shqipërisë të shkojnë përtej simbolikës gjinore dhe të njohin dhunën me bazë gjinore në politikë si njëkrizë sistematike të demokracisë, e vetëm atëherë parimet e barazisë, përfaqësimit dhe zërit mund të realizohen vërtetë.

© 2025 AWA. Artikulli është realizuar në kuadër të Reporting Diversity Network.

The post “Partitë thyen zotimin për etikë digjitale gjatë fushatës 2025” appeared first on Citizens.al.

Lapaj-Shabani, telenovela vazhdon/ Pas dajës, e treta në listën e mbyllur kërkon mandatin

Meqë mandatin nuk mund ta gëzojë dot vetë të paktën ta mbajë brenda partisë së tij. Një ditë pas zyrtarizimit të divorcit, Lapaj është i vendosur të hakmerret ndaj Shabanit.

E treta e listës së mbyllur të Tiranës kërkon nga KQZ mandatin. Me këtë lëvizje Lapaj po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.

Duke e detyruar të tërheqë gjithë familjarët e vete dhe ti lerë mandatin atij.

Telenovela verore Lapaj-Shabani nuk ka të mbaruar. Kësaj radhe, Adriatiku ka vendosur ti përgjigjet me të njëjtën monedhë aleatit të tij.

Një kandidate, e treta në listën e mbyllur të Tiranës, ka bërë ekzaktësisht atë që bëri daja e Endrit Shabani, Zeqir Kordhoni.

Kleana Xhuveli kërkon nga KQZ ti revokojë dorëheqjen e ti japë mandatin e vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Por kjo është lëvizja e dyfishtë e Lapajt.

Nga njëra anë, pas veprimeve të Shabanit dhe dajos së tij, Lapaj po kërkon që me çdo kusht mandati ti mbetet partisë së tij, nga ana tjetër ai po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.

Tashmë nga Zeqir Kordhoni, steka në listën e mbyllur është ngritur tek dy kandidatët e parë. E para është Ana Dajko, familjare e Lapajt, kurse e dyta, Livia Stavri, partnerja e Endrit Shabanit.

Pra Lapaj pas kësaj lëvizje, po detyron Shabanin të bëjë dy zgjedhje, pas dajos, të detyrojë edhe partneren të bëhet deputete, ose në të kundërt të tërheqë gjithë familjarët e tij e ti japë mandatin Lapajt.

Ose në fund do të jetë Ilirjan Celibashi që do të vendosë. Kur mendoi se u nis me pushime pasi mbylli hesapet me të vjetrit, do i duhet ti ndalojë pak kohë për të rinjtë.

/abcnews.al/

Beleri nuk i ndahet Himarës, ankimon vendimin e KQZ-së

Edhe pse prej 1 viti eurodeputet, por beteja e Fredi Belerit për t’u bërë kryebashkiak i Himarës duket se do të vijojë. I mbështetur nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në korrik të vitit 2024 i ndërpreu ëndrrën për të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë. Për të vendimi i KQZ-së është…

Source

Lapaj shkresë KQZ: Revokimet e dorëheqjeve janë të pavlevfshme juridikisht, mandati më takon mua!

Adriatik Lapaj i është drejtuar ditën e sotme me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku i kërkon pavlefshmërinë e revokimeve të dorëheqjeve nga mandati i deputetit, të kandidatëve që ndodheshin në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë për zgjedhjet e 11 majit. Në shkresë thuhet se ata kanë dhënë […]

The post Lapaj shkresë KQZ: Revokimet e dorëheqjeve janë të pavlevfshme juridikisht, mandati më takon mua! appeared first on BoldNews.al.

Ish-sekretari i “Thurjes” akuza Shabanit: Vodhe 240 mijë eurot e akorduara nga KQZ, do shkosh në burg

Pas përplasjes së Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për mandatin e koalicionit “NIsma Shqipëria Bëhet”, ka ardhur një reagim edhe nga ish-sekretari i Përgjithshëm i “Nismës Thurje”, Napolon Laska. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Laska hedh akuza të forta ndaj Shabanit, ku sipas tij, ky i fundit ka vjedhur fondin prej 240 mijë euro […]

The post Ish-sekretari i “Thurjes” akuza Shabanit: Vodhe 240 mijë eurot e akorduara nga KQZ, do shkosh në burg appeared first on BoldNews.al.

❌