Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Koçiu prezanton zv.ministren Majko: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin me energji të reja përpara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu prezantoi sot Ina Majkon, e cila u emërua në pozicionin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja Koçiu tha se “në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin, gjithmonë me energji të reja përpara”, ndërsa falënderoi paraardhësin Niko Hyka për bashkëpunimin dhe gjithë kontributin e dhënë gjatë kohës në detyrë.
“Mirë se erdhe Ina Majko, suksese në këtë rrugëtim të ri si pjesë e ekipit tonë”, shkruan Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Keshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Ina Majkos.

Ky vendim u mor në mbledhjen e qeverisë në datën 2 korrik, në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Edi Rama.

Zv.ministrja Majko është përfaqësuesja e parë e komunitetit rom në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit dhe do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

The post Koçiu prezanton zv.ministren Majko: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin me energji të reja përpara appeared first on Albeu.com.

Koçiu prezanton zv.ministren Majko: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin me energji të reja përpara

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu prezantoi sot Ina Majkon, e cila u emërua në pozicionin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ministrja Koçiu tha se “në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin, gjithmonë me energji të reja përpara”, ndërsa falënderoi paraardhësin Niko Hyka për bashkëpunimin dhe gjithë kontributin e dhënë gjatë kohës në detyrë.

“Mirë se erdhe Ina Majko, suksese në këtë rrugëtim të ri si pjesë e ekipit tonë”, shkruan Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Ina Majkos.

Ky vendim u mor në mbledhjen e qeverisë në datën 2 korrik, në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Edi Rama.

Zv.ministrja Majko është përfaqësuesja e parë e komunitetit rom në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit dhe do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

/e.i/a.f/

The post Koçiu prezanton zv.ministren Majko: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin me energji të reja përpara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Albana Koçiu prezanton zv.ministren e re, Ina Majkon: Në çdo skuadër ka të rinj që nisin me energji të reja përpara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka uruar Ina Majkon, e cila u emërua pak ditë më parë në pozicionin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Majkos. Ky vendim u mor në mbledhjen e qeverisë në datën 2…

Source

Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, “Ina Majko është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”.

“Ajo sapo është zgjedhur zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka spikatur në skuadrën tonë të 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e skuadrës PS 2030 në përfaqësimin e komuniteteve e grupeve të ndryshme të interesit”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale”, theksoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se, “historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale”.

“Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë”, u shpreh kryeministri Rama.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U emërua zv.ministre, reagon Rama: Ina Majko është e para përfaqësuese e komunitetit Rom në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar një ditë pas emërimit në postin e zëvendës ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Ina Majkos, e cila kandidoi për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, por nuk siguroi mandat.

Rama shprehet se Ina Majko, është e para përfaqësuese e komunitetit Rom në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit dhe se ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu, kryeministri u shpreh se zv.ministrja “spikati në skuadrën e 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e PS2030 në përfaqësimin e komuniteteve e të grupeve të ndryshme të interesit”.

“Historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale”, theksoi Rama.

Postimi i plotë:

🌹Ina MAJKO është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian🇦🇱✋🇪🇺

Ajo sapo është zgjedhur zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka spikatur në skuadrën e 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e PS2030🌹 në përfaqësimin e komuniteteve e të grupeve të ndryshme të interesit.

Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti Rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

Historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale.

Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar edhe në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë✋❤️

 

The post U emërua zv.ministre, reagon Rama: Ina Majko është e para përfaqësuese e komunitetit Rom në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit appeared first on Albeu.com.

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale   Ina Majko, kandidate në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Vlorës dhe pjesë e komunitetit rom, është emëruar sot zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.     Majko nuk arriti të zgjidhej deputete në Vlorë, edhe pse nga lista e socialistëve në […]

The post Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale appeared first on Saranda Web.

Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të  zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Niko Hyka dhe emërimin në këtë detyrë të Ina Majkos.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/k.s//r.e//a.f/

The post Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ja premtoi para zgjedhjeve, Rama bën pjesë të Qeverisë vajzën nga komuniteti rom

Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Vlorës, Ina Majko, është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky emërim i saj në Qeveri vjen, pasi ajo nuk arriti të merrte mandatin e deputetit më 11 Maj. Këtë gjë ia kishte premtuar vetë Edi Rama para zgjedhjeve, ku deklaroi publikisht, se nëse ajo […]

The post Ja premtoi para zgjedhjeve, Rama bën pjesë të Qeverisë vajzën nga komuniteti rom appeared first on BoldNews.al.

Ndryshimet e para në qeveri pas zgjedhjeve/ Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ajo zë vendin Niko Hykës, i cili u lirua nga detyra. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Ina Majko ishte kandidate për deputete në radhët e Partisë Socialiste, për qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 11 majit. Ajo ka lindur dhe e rritur në Delvinë dhe është vajza e dy prindërve arsimdashës. Majko është  shkolluar në Tiranë dhe Itali. Ajo është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe tashmë është angazhuar edhe në politikë.

Gjatë fushatës zgjedhore, kryesocialisti Edi Rama premtoi se nëse Majko nuk do merrte mandatin e deputetes ajo do bëhej pjesë e qeverisë. Ky premtim tashmë është realizuar.

“Unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, u shpreh kryesocialisti gjatë fushatës.

/abcnews.al

Nuk mori mandatin në Vlorë, Ina Majko emërohet zv/ministre e Shëndetësisë

Me një vendim të Këshillit të Ministrave të publikuar ditën e sotme Ina Majko është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Majko ishte kandidate e PS për deputete në Vlorë, por nuk arriti ta merrte mandatin.

Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama premtoi se nëse ajo nuk do të arrinte të zgjidhej në Parlament, do të ishte pjesë e qeverisë.

Majko zëvendëson në këtë post, Niko Hyka i cili me vendim të Këshillit të Ministrave u lirua nga detyra.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nuk mori mandatin në Vlorë, Ina Majko emërohet zv/ministre e Shëndetësisë appeared first on Euronews Albania.

Ajo i kërkoi punë, Rama emëron zv.ministre Ina Majkon

Edi Rama e mbajti fjalën më parë nga çfarë pritej. Të paktën në rastin e Ina Majkos, kandidates për deputete të PS-së në qarkun Vlorë, ai nuk priti shtatorin për formatimin e qeverisë së re. Por sot e ka emëruar si zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Majko vjen nga radhët e komunitetit rom në Delvinë. Gjatë fushatës Rama e paralajmëroi përfshirjen e saj në qeveri.

Duket se përshpejtimi i saj në këtë detyrë të re është nxitur nga vetë Majko. Gjatë takimit që Rama mbajti me deputetet e rinj e të vjetër pas zgjedhjeve të 11 majit, ajo iu ankua Edi Ramës se ishte e papunë. Madje edhe një kontratë bashkëpunimi me Radio Televizionin Shqiptar i kishte përfunduar. Kështu që kreut të Rilindjes i binte barra t’i gjente punë sepse ajo kishte sjell një grusht votash për Partinë Socialiste në 11 maj.

Vendimi për ta përfshirë në qeveri ngjan më shumë qokë apo “qarje halli” sesa një lëvizje e Ramës për t’i rifreskuar skuadrën qeverisëse. Puna e Ina Majkos s’ka lidhje as me sektorin e shëndetësisë dhe as me mbrojtjen sociale.

Deri para pak kohësh ajo ka qenë thjesht asistente e drejtorit kreativ në një kompani reklamash në Tiranë. Përfshirja e saj në qeveri është thjesht për të vetmen meritë se ajo vjen nga radhët e komunitetit rom, për asnjë arsye tjetër profesionale apo kontribut të qënësishëm politik. ©LAPSI.al

The post Ajo i kërkoi punë, Rama emëron zv.ministre Ina Majkon appeared first on Lapsi.al.

Nuk u zgjodh deputete, Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkarkohet Niko Hyka

✇Albeu
By: M C

Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Vlorës, Ina Majko, është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi më 11 maj nuk arriti të siguroj një vend në Kuvend si deputete.

Ndërkohë, me vendim të Këshillit të Ministrave, për emërimin e Ina Majkos është shkarkuar nga detyra Niko Hyka, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Niko Hyka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Nuk u zgjodh deputete, Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkarkohet Niko Hyka appeared first on Albeu.com.

Pas perdes së fushatës: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj. Në videon mbështetëse, Seitaj luan rolin e nënës së tij dhe në një moment i […]

The post Pas perdes së fushatës: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on Reporter.al.

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

Gjatë garës elektorale për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, Ina Majko, përfaqësuesja e vetme nga komuniteti rom në listën e Partisë Socialiste, postoi në faqen e vet në Facebook një video satirike të mikut të saj, aktorit Alex Seitaj. Në videon mbështetëse, Seitaj luan rolin e nënës së tij dhe në një moment i […]

The post Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese appeared first on BoldNews.al.

Majko “veterani” që do i mungojë Kuvendit/ Minxhozi tregon gabimin e kandidatit: Bëri fushatë të qetë

Pandeli Majko nuk arriti që të fitonte vota mjaftueshëm për të fituar një mandat dhe për të zënë një karrige në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Për humbjen e thellë të “veteranit” të PS, analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC Neës tha se bëri një fushatë të qetë dhe deri diku jo prezente, krahasuar me kandidatët e tjerë që ishin në listën e hapur për Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Minxhozi krahasoi fushatën e Majkos me atë të Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Këto të fundit, sipas Minxhozit, treguan më shumë energji dhe prezencë në terren, duke u diferencuar nga figurat më të qeta gjatë fushatës.

Ai përmend gjithashtu Erion Braçen si shembull të angazhimit ekstrem, duke nënvizuar se ai ishte në luftë elektorale nga mëngjesi deri në darkë.

“Është viktimë e disa faktorëve një herësh. Së pari Majko e ka harruar se ka drejtuar një dikaster dhe është e rëndësishme në kohë fushatash, siç ne e dimë, që të kesh fuqi ekzekutive që ta aplikosh. Është avantazh nëse një person i një qeveri i futet dhe i imponohet një territori, ndërkohë që një deputet i vjetër fuqi dhe as politike duhet thënë.

Aty luftohej me 3 ministra, me shokët e tij të vjetër që do të ndanin një trashëgimi votash që nuk ishte shumë e madhe me thënë të drejtën, sepse PS siç janë dhe ligjet e jetës po fillon dhe po shuhet sepse koha bën të vetën dhe nga ana tjetër u futën dhe partitë e reja. Hapësira për të manovruar në Tiranë ka qenë shumë e vogël dhe vota në Tiranë ka qenë atipike.

Fushata e Majkos ka qenë më e qeta, nuk dua të them më anonimja. Në këtë vazhdë dua të fus edhe Mimi Kodhelin. Ndërkohë që dy zonjat e  që e luftuan deri në fund mandatin Xhaçka dhe Gjylameti, ishim më aktive dhe u duk që ishin më aktive, pra gjatë fushatës u identifikuan ata që kishin një marzh më pak shpejtësie me ata që ecnin. Po të shihje Braçen ishte në luftë nga mëngjesi deri në darkë”, tha analisti Skënder Minxhozi./abcnews.al

Përfundon numërimi në Tiranë: Xhaçka dhe Tabaku në Parlament, Majko mbetet jashtë

Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës ka përfunduar.

Blerina Gjylameti mbeti jashtë Parlamentit të ri, ndërsa Olta Xhaçka arriti të siguronte një ulëse në sallë.

Gara mes dy zonjave socialiste ishte ‘kokë më kokë’ prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085.

Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 6513 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5526 vota.

Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4887 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me  4491 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4296 vota.

Nga ana tjetër në Partinë Demokratike, Tabaku ishte e vetmja që siguroi mandatin në listën e hapur, duke grumbulluar 20484 vota, ndërsa mjeku i njohur Ilir Alimehmeti 18055 vota.

Pa mandat deputeti në Kuvendin e ri nga radhët e koalicionit të opozitës PD-ASHM, kanë mbetur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ka grumbulluar 7962 vota. Nga PL, si pjesë e listës së mbyllur futen në Kuvend Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.

Nga Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim, si pjesë e listës së mbyllur në Kuvend futet Mesila Doda./Top Channel

The post Përfundon numërimi në Tiranë: Xhaçka dhe Tabaku në Parlament, Majko mbetet jashtë appeared first on Telegrafi.

Votat e diasporës/ Braçe më i votuari nga PS, Alimehmeti nga PD

Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat për subjektet politike, tashmë vijon numërimi sa i përket votave preferenciale, sa përket votave të diasporës. Edhe pse janë ende dhe shumë vota për t’u numëruar, deri më tani kandidati më i votuari nga Partia Socialiste nga emigrantët shqiptarë rezulton Erion Braçe me 1207 vota, teksa ndiqet […]

The post Votat e diasporës/ Braçe më i votuari nga PS, Alimehmeti nga PD appeared first on BoldNews.al.

Jashtë parlamentit pas tre dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

Ndërsa procesi i numërimit të votave, përfshirë edhe ato preferenciale, po shkon drejt fundit, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko duket se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, me vendimin përfundimtar që pritet të ndikohet nga votat e diasporës, kryesisht nga Greqia.

Majko, një nga figurat më të njohura të PS-së dhe i pranishëm në Kuvend që nga viti 1992, ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi të thjeshtë në Facebook, me një fjalë të vetme: “Faleminderit”.

I vendosur në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës nga kryeministri Edi Rama, Majko ka grumbulluar deri tani rreth 4340 vota preferenciale, duke u renditur i 15-ti në listë – një rezultat që nuk i siguron mandat për legjislaturën e ardhshme.

Kjo është hera e parë që Pandeli Majko mbetet jashtë parlamentit pas më shumë se 30 vitesh përfaqësim, gjatë të cilave ka mbajtur edhe poste të rëndësishme, përfshirë atë të kryeministrit dhe ministrit të diasporës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Jashtë parlamentit pas tre dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos appeared first on Euronews Albania.

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

Disa deputetë me karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk morën votëbesimin e qytetarëve më 11 maj. Vendin e tyre pritet ta zënë figura të reja, të rinj në moshë dhe pa përvojë të mëparshme politike.

Po kush janë veteranët e politikës shqiptare që mbeten jashtë Parlamentit dhe do t’u duhet të dorëzojnë çelësat e zyrave?

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Partisë Socialiste, jashtë mbeten: Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Plarent Ndreca, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka.

Nga aleanca “PD – Shqipëria Madhështore”, nuk u rizgjodhën: ish-presidenti Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë, në Kuvend hyjnë emra të rinj dhe ende të panjohur për publikun, si Sara Mila në Elbasan – kandidatja me më shumë vota në rang kombëtar, Zegjine Çaushi në Fier dhe Marjana Koçeku në Shkodër, e njohur si “Neomalsorja” në rrjetet sociale, kandidate e PS-së në listë të mbyllur.

Emrat që për vite me radhë “ngrinin kartonin” në seancat plenare, sot mbeten jashtë loje, ndërsa një brez i ri hyn në skenën politike me premtimin për të ndryshuar rregullat e saj. 

The post Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër appeared first on Lapsi.al.

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Disa deputetë me karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk morën votëbesimin e qytetarëve më 11 maj.

Vendin e tyre pritet ta zënë figura të reja, të rinj në moshë dhe pa përvojë të mëparshme politike.

Po kush janë veteranët e politikës shqiptare që mbeten jashtë Parlamentit dhe do t’u duhet të dorëzojnë çelësat e zyrave?

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Partisë Socialiste, jashtë mbeten: Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Plarent Ndreca, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka.

Nga aleanca “PD – Shqipëria Madhështore”, nuk u rizgjodhën: ish-presidenti Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë, në Kuvend hyjnë emra të rinj dhe ende të panjohur për publikun, si Sara Mila në Elbasan – kandidatja me më shumë vota në rang kombëtar, Zegjine Çaushi në Fier dhe Marjana Koçeku në Shkodër, e njohur si “Neomalsorja” në rrjetet sociale, kandidate e PS-së në listë të mbyllur.

Emrat që për vite me radhë “ngrinin kartonin” në seancat plenare, sot mbeten jashtë loje, ndërsa një brez i ri hyn në skenën politike me premtimin për të ndryshuar rregullat e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër appeared first on Euronews Albania.

❌