Llapi po tregohet jashtëzakonisht aktiv në këtë afat kalimtar, duke vazhduar të ndërtojë skuadrën për edicionin e ri të Superligës së Kosovës.
Bardhekaltërit kanë zyrtarizuar dy përforcime të reja në repartin defansiv: rikthimin e ish-kapitenit Bujar Idrizi dhe nënshkrimin me mbrojtësin e ri Fuad Ajvazi.
Rikthimi i liderit
Pas dy vite e gjysmë në futbollin gjerman me FC Kosova Düsseldorf, Bujar Idrizi rikthehet te Llapi, aty ku ka lënë gjurmë si një ndër figurat kryesore të suksesit në vitet e fundit. Mbrojtësi i qendrës dhe i krahut të djathtë ka qenë pjesë e skuadrës që fitoi dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën, në sezonet 2020/21 dhe 2021/22.
Klubi e cilëson rikthimin e tij si një hap strategjik, jo vetëm për të forcuar repartin mbrojtës, por edhe për të rikthyer në skuadër një lider me përvojë, i cili do të udhëheqë grupin drejt objektivave të reja.
Një rikthim tjetër, këtë herë nga Suhareka
Llapi gjithashtu ka konfirmuar afrimin e Fuad Ajvazit, një tjetër mbrojtës që i bashkohet skuadrës. 20-vjeçari rikthehet në Podujevë, pasi më parë ishte pjesë e grupmoshave të reja të klubit (U21). Sezonin e fundit, Ajvazi luajti për Suharekën në elitën e futbollit kosovar, por skuadra e tij e kaluar nuk arriti të mbijetonte në Superligë.
Ajvazi ka eksperiencë edhe jashtë vendit, pasi ka qenë pjesë e ekipit suedez IF Karlstad, një tjetër element që e bën një prurje të rëndësishme për të ardhmen e Llapit.
Synimet e Llapit për sezonin e ri
Me këto dy përforcime, Llapi konfirmon ambiciet për sezonin 2025/26, duke synuar jo vetëm garën për trofe, por edhe rikthimin në garat evropiane. Drejtuesit e klubit janë të vendosur të sjellin cilësi dhe përvojë në skuadër, ndërsa merkatoja pritet të vazhdojë me emra të tjerë gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/
Varrezat monumentale u mbushën me lule dhe kurora për të kutjuar edhe njëhër përmasat e asaj tragjedie.
Pelegrinazhi në varrezat e Kllogjerit në Konispol tashmë është kthyer në një traditë. Këtë fundjavë është përkujtuar 81-vjetori i genocidit grek ndaj shqiptarëve të camërisë një aktivitet i organizuar nga Shoqata Çamëria. Për kreun e PDIU Shpëtim Idrizi ky është vendi ku ata përjetojnë edhe njeher për të mos harruar atë tragjedi njerëzore.
“Sot jemi këtu në Kllogjer në organizimin o 20 vjetësh në Varrezat Monumentale të Kllogjerit ku prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë. Kushdo ta kuptojë tragjedinë dhe përmasat e tragjedisë për shqiptarët e Çamërisë ky është vendi ku mund ta kuptojë këtë tragjedi të madhe kombëtare që nuk është vetëm i Çamërisë po i gjithë shqiptatëve. Ne e kemi kthyer këtë nga një fushë djerrë e kemi kthyer në një Varrezë Monumentale që pas Varrezave Nënë Shqipëri është nga varrezat më të bukura që ekzistojnë në gjithë Europën Juglindore. Por është një vend që ne thjesht jo vetëm përkujtojmë dhe respektojmë të rënët tanë por është momenti për të kuptuar që ne jemi zëri i atyre që janë këtu dhe nuk flasin më”, u shpreh Idrizi.
Në këtë aktivitet morën pjesë shqiptarë nga Çameria, Kosova si dhe Turqia. Ata mbërritën në vendin ku prehen 2900 camë të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre. Ata humbën jetën aty nga uria e sëmundjet pas masarkave që Napolon Zerva kreu në krahinën e camërisë.
“Unë jam pjesëmarrëse në këtë aktivitet që kur marshimi vazhdonte deri në Qafë Botë, kur varrezat monumentale të Kllogjerit nuk ishin krijuar. Dhe sot përkujtojmë ata të rënë që nuk janë të vetmit por edhe ata të gjallë që vijnë dhe përkujtojnë ata që nuk janë më”, tha për gazetarët Alketa Ipeku, kryetare e forumit të gruas.
“Kam ardhur nga Izmiri në Shqipëri në Sarandë për t’u gjendur këtu për të përkujtuar të rënët dhe të gjithë ata që derdhën gjak në këtë genocid”, u shpreh një anëtar i shoqatës “Çamëria”, të Izmirit në Turqi. Çdo vit, çamët organizojnë pelegrinazhe për të nderuar viktimat e genocidit grek, i cili u krye në qershor të vitit 1944.
Shpëtim Idrizi dhe PDIU homazhe në Varrezat Monumentale në Kllogjer Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka marrë pjesë ditën e sotme në homozhe për viktimat e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë organizuar nga Shoqata Çamëria. Në fjalën e mbajtuar, Shpëtim Idrizi ka përmendur arritjet në 20 vite të PDIU, duke theksuar se ishte […]
Tani është duke u bërë pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Lumadh.
Ky lum gjendet në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi.
Idrizi është shprehur se kjo është pjesë e “angazhimit” të tyre për të investuar në infrastrukturën mjedisore.
“Foto nga Lumadhi ku momentalisht po bëhet pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit, si pjesë e angazhimit tonë për të investuar në infrastrukturën mjedisore”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/
Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Zyra për Komunitete në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka organizuar sot një punëtori për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
Thuhet se qëllimi i kësaj punëtorie ishte të bashkonte përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë që jetojnë dhe veprojnë në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit, në këtë mënyrë të diskutohet lidhur me gjendjen aktuale të komuniteteve, në tema të tilla si kultura, përdorimi i gjuhëve, dialogu dhe zhvillimi.
“Pjesë e punëtorisë ishte edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përfaqësues nga Zyra e Presidencës së Kosovës, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues të komuniteteve dhe zyrtarë komunalë”, thuhet nӕ njoftim.
Kjo punëtori u ofroi mundësi përfaqësuesve të komuniteteve jo-shumicë dhe zyrtarëve komunalë që të paraqesin komentet e tyre përfundimtare lidhur me temat e diskutuara. /Telegrafi/
Pas lajmit se aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, janë përfshirë në një skandal në Australi, pasi kishin kthyer banesën në “shtëpi bari” për kultivim kanabisi, reagimi më i komentuar në rrjet erdhi nga reperi Bardhi. Ai shfrytëzoi rastin për t’iu kundërpërgjigjur një ironie që Vis Pupa kishte bërë ndaj tij gjatë […]
Aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin kthyer një banesë në Ascot Park të Australisë në “shtëpi bari”, ku kishin kultivuar 43 bimë kanabisi. Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në kërkim pasi thuhet se është larguar jashtë vendit. Në mesin e […]
Sali Berisha nuk heq dorë. As nga mospranimi I humbjes dhe as nga fajesimi I te tjereve per deshtimet e tij. Edhe në dyert e Spak, ku u rikthye për zbatimin e masës detyrim paraqitje, kryedemokrati i doli në mbrojtje dhunes se deputeteve të tij, të cilët intimiduan haptazi gazetarët, në protestën e thirrur nga opozita të premten, në të njëjtën ditë kur në Tiranë zbritur e gjithe Europa.
“Cilido politikan duhet të ketë një kujdes të veçantë në marrëdhëniet me gazetarin. Sikundër në protesta, kur ka një kauzë, besoj se gazetari duhet të ketë në qoftë se nuk e mbështet protestën dhe nuk ka asnjë detyrim të mbështesë protestën, nuk duhet të marrë porosi dhe të zbatojë porosi të cilat nuk është vendi për t’i zbatuar aty se mund të krijojë gjaknxehtësira dhe gjëra të papëlqyera.”
me porosi, kreu I opozites, qe maredheniet me gazetaret I ka problematike prej 30 vjetesh, nenkuptoi pyetjet qe reporteret I bene deputeteve te tij, lidhur me pergjegjesit e humbjes se zgjedhjeve dhe te nje tjeter proteste te deshtuar. Por, berisha pasi mbeshteti dhunen ndaj gazetareve, falenderoi nje tjeter bashkepergjegjes te fushates se tij tge deshtuar: kris la civita
“Tani, duhet ta falënderoj për punën që ka bërë.Çështjet e privacisë, edhe Sali Berisha sado që është njeriu më publik që qarkullon, ka përsëri edhe ai privacinë e tij.Ndaj dhe po mjaftohem me falënderimet për kontributin dhe ndihmën që na ka dhënë dhe që jep.”
Ndërsa për mbështetjen e ulët që PD, mori në diasporë, Berisha nxitoi të gjejë fajtorin tjeter.
“Dumani po lobon fort për të ndryshuar Kushtetutën për karrigen e tij. Ai po lobon fort duke treguar se po të kishte diçka në dorë është i aftë të bëjë gjithçka për të mbrojtur karrigen e vet.Dumani i ka publike kërkesat e tij.Ju nuk keni dëgjuar një kërkesë tjetër për të përveç mandatit të tij.”
Por ndryshe nga herët e tjera, Berisha nuk kërcenoi më kreun e SPAK se do t’i bllokonte rizgjedhjen. Kjo ndoshta pasi nuk ka mundesi. Blloku i tij opozitar ka mbetur me 50 deputetë, nga të cilët 1 është i Shpëtim Idrizit dhe dy janë të Ilir Metës. Shifra 84 por as 93, që përbëjnë shumicat për ligje të cilesuara apo ndryshime kushtetuese, tashmë janë të arritshme për mazhorancën, në negociata jo me Berishën, por me partitë e tjera.
Disa deputetë me karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk morën votëbesimin e qytetarëve më 11 maj. Vendin e tyre pritet ta zënë figura të reja, të rinj në moshë dhe pa përvojë të mëparshme politike.
Po kush janë veteranët e politikës shqiptare që mbeten jashtë Parlamentit dhe do t’u duhet të dorëzojnë çelësat e zyrave?
Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Partisë Socialiste, jashtë mbeten: Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Plarent Ndreca, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka.
Nga aleanca “PD – Shqipëria Madhështore”, nuk u rizgjodhën: ish-presidenti Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi.
Ndërkohë, në Kuvend hyjnë emra të rinj dhe ende të panjohur për publikun, si Sara Mila në Elbasan – kandidatja me më shumë vota në rang kombëtar, Zegjine Çaushi në Fier dhe Marjana Koçeku në Shkodër, e njohur si “Neomalsorja” në rrjetet sociale, kandidate e PS-së në listë të mbyllur.
Emrat që për vite me radhë “ngrinin kartonin” në seancat plenare, sot mbeten jashtë loje, ndërsa një brez i ri hyn në skenën politike me premtimin për të ndryshuar rregullat e saj.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vendosi të garojë në listat e hapura të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore në opozitë dhe po kështu edhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Të dy ka gjasa që, ose i zënë vendin figurave të tjera popullore të opozitës si Jorida Tabaku apo Ilir […]
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi thotë se është pothuajse i sigurt që do ta fitojë mandatin e tij si deputet në zgjedhjet e 11 majit, edhe përse është në listën e hapur të aleancës PD dhe ASHM në Tiranë. ”PDIU historikisht ka luajtur nga 12 500 deri në 13 mijë vota në Tiranë, siç ka qenë dhe në 2017. Në të gjithë historikun elektoral, ka qenë e përsëritur kjo peshë me deviacione të vogla.
Sot është shënuar Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka kujtuar me mirënjohje të thellë dëshmorët që luftuan për lirinë e vendit, shkruan Telegrafi.
“Në këtë ditë të shenjtë për historinë e kombit tonë, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë bijtë dhe bijat që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”, ka thënë Idrizi.
Idrizi ka thënë se sakrifica e dëshmorëve është udhërrëfyes për çdo brez që vjen.
“Ata na mësojnë se liria nuk është dhuratë, por amanet i shenjtë që duhet ruajtur me përgjegjësi e përkushtim. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Sot janë përkujtuar 116 martirë në Studime të Vushtrrisë, të cilët para 26 vitesh, më 2 maj 1999 u vranë nga forcat serbe.
Kjo masakër cilësohet si një nga aktet më të rënda të gjenocidit serb ndaj popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se ata u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë.
“Është detyrë morale dhe institucionale që kjo masakër të dokumentohet, të njihet ndërkombëtarisht dhe që kriminelët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Idrizi.
Idrizi ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet e të vrarëve dhe gjithë qytetarëve që ndjejnë ende plagët e kësaj tragjedie.
“Lavdi e përjetshme të rënëve të Studimes. Drejtësi për viktimat!”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Punimet në parkun e ri të Vushtrrisë janë afër përfundimit.
Tashmë në këtë park ka filluar mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se kjo hapësirë do të kthehet në një vend relaksues për qytetarët.
“Pas fazës së parë të punimeve intensive në zonën afër oborrit të xhamisë dhe ish-parkingut të taksistëve, tashmë ka nisur mbjellja e luleve dhe drunjve dekorativë, që do ta kthejnë këtë hapësirë në një vend relaksues për të gjithë qytetarët”, ka thënë Idrizi.
Idrizi është shprehur se ky park po pasurohet çdo ditë me elemente që do ta bëjnë një vend të dashur për të kaluar kohë cilësore. /Telegrafi/
Iniciativa për Progres – INPO, pas një analize të kujdesshme dosjes së tenderit të shpallur nga Komuna e Vushtrrisë për projektin “Asfaltimi i Rrugëve në fshatra dhe qytet, Projekt 3 vjeqar”, me një vlerë të parashikuar prej 4,980,282.58 euro, shpreh shqetësimin e saj mbi vendosjen e disa kriterieve teknike dhe kërkesave për certifikime që sipas INPO-s, janë diskriminuese dhe joproporcionale.
Sipas komunikatës për media, INPO ka gjetur se Komuna e Vushtrrisë në këtë aktivitet ka inicuar disa aktivitete që në Planin Vjetor të Prokurimit për vitin 2025 janë planifikuar si aktivitete të ndara, shkruan Telegrafi.
Sipas INPO-s, ky bashkim i disa aktiviteteve në një procedurë të vetme prokurimi nuk është në përputhje me parimet e planifikimit dhe krijon paqartësi.
“Afati fillestar për pranimin e ofertave, fillimisht i caktuar deri më 22 maj 2025, është shkurtuar pa asnjë arsyetim deri më 30 prill 2025, duke ulur afatin efektiv në vetëm 19 ditë, në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe në dëm të përgatitjes së duhur të operatorëve ekonomikë”, thuhet në komunikatë për media.
Thuhet se në analizë të dosjes së tenderit për aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e rrugëve, janë identifikuar disa kërkesa për kualifikim që tejkalojnë parimin e proporcionalitetit.
“Pavarësisht se INPO ka adresuar këto shqetësime drejtpërdrejtë dhe në kohë, Autoriteti Kontraktues nuk i ka marrë parasysh rekomandimet tona. Vlen të theksohet se pretendime të ngjashme janë ngritur edhe nga dy Operatorë Ekonomikë të interesuar, të cilët përmes kërkesave për rishqyrtim kanë kërkuar uljen e kritereve dhe rishikimin e dosjes tenderit, duke konfirmuar se kërkesat aktuale janë të papërballueshme dhe kufizuese për garën e ndershme, por kërkesat e tyre janë refuzuar nga ana e Autoritetit”, thuhet tutje në komunikatën për media.
Sipas INPO-s, dosja e tenderit përmbanë:
-Kërkesat 2.2, 2.4 dhe 2.6, ku kërkohet që inxhinierët të posedojnë numër të madh certifikatash shumë specifike dhe dhe të kombinuara, që përbëjnë kriter të lartë.
-Kërkesën për një (1) inxhinier të diplomuar ose me master në drejtimin e elektros, i cili duhet të jetë njëkohësisht i certifikuar për Siguri dhe Shëndet në Punë, i certifikuar për Mbrojtje nga Zjarri dhe i certifikuar si Auditor i Energjisë në Ndërtesa dhe Ndriçim Publik. Kjo kërkesë konsiderohet tejet specifike dhe e paarsyeshme. Sipas të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, kërkesat për kualifikim duhet të jenë proporcionale dhe të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e kontratës. Në këtë rast, aktiviteti i prokurimit ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve dhe jo me ndërtesa apo ndriçim publik, prandaj kërkesa për një certifikim si auditor i energjisë në ndërtesa e ndriçim publik është jorelevante dhe e pajustifikueshme për natyrën e kontratës.
-Kërkesat për standardet ISO 27001:2013, ISO 4063:2023, ISO 3834-2:2021 nuk janë të justifikuara me natyrën e projektit për ndërtimin e rrugëve, pasi ato lidhen me fusha të tjera si siguria e informacionit, proceset e saldimit metalik dhe menaxhimi i zinxhirit të furnizimit. Vendosja e tyre e panevojshme mund të kufizojë konkurrencën dhe të paraqesë barriera të pajustifikuara për operatorët ekonomikë.
-Kërkesat për standardin OHSAS 28001:2007 që në fakt është standard i shuar dhe i zëvendësuar tashmë me standardin ISO 45001:2018.
INPO ka kërkuar nga Komuna e Vushtrrisë që të anulojë këtë aktivitet të prokurimit dhe ta inicoj siç është paraparë në planifikimin e prokurimit.
“Ose, të bëjë ndryshime urgjente në dokumentet e tenderit, duke eliminuar kriteret joproporcionale dhe të paarsyetuara që kufizojnë konkurrencën”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media. /Telegrafi/
Në një intervistë për News24, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka komentuar intensitetin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar përkushtimin personal dhe të partisë së tij në çdo qark, me fokus të veçantë në Tiranë, si pjesë e koalicionit opozitar PD-ASHM.
“Kemi një fushatë intensive. Unë si kryetar duhet të jem prezent kudo dhe jam i përqendruar në Tiranë, ku kam bërë fushatë që prej vitit 2005,” tha Idrizi, i cili vetë garon në listën e hapur.
Ai u shpreh optimist për rezultatin që PDIU pritet të ketë në këto zgjedhje, duke theksuar kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe adresimin e problemeve reale të tyre. “Zgjedhjet janë momenti më serioz i marrëdhënies mes qytetarit dhe politikës. Në atë ditë, është qytetari që merr fuqinë dhe delegon të ardhmen”, tha Idrizi.
Në lidhje me programin ekonomik, kreu i PDIU theksoi nevojën për një kthim drejt prodhimit vendas, duke e konsideruar atë një rrugë të rëndësishme drejt rritjes së punësimit dhe qëndrueshmërisë së sistemit të pensioneve.
“Një vend si Shqipëria nuk mund të mbahet vetëm nga ndërtimi. Prodhimi i brendshëm krijon punësim dhe ndihmon në zgjidhjen e çështjes së pensioneve. Jam për një sistem taksimi uniform dhe neutral”, përmbylli ai.
Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me matjet e dyta politike për qarkun Tiranë para zgjedhjeve të 11 majit.
Sipas tij, me këtë rezultat kandidatët e opozitës që janë në listë të hapur nuk marrin asnjë mandat, ndërsa PS është në rezultatin e zgjedhjeve të 2021.
“Me këtë rezultat Ilir Meta do vazhdojë të rrijë te 313, Shpëtim Idrizi ka dalë në pension, LaCivita nuk fiton dot, madje me këtë rezultat edhe Trump e ka të vështirë… e ka sjellë Saliu LaCivitan na çemndi magjia, magjia për 12 mandate. Listën e mbyllur, atë që ka vënë Saliu, kjo po ndodh. Me këtë rezultat, Jordia, Shpëtimi, Meta marrin 30 mijë vota dhe nuk hyjnë në Parlament, nuk janë te lista me 12 mandate, partia nuk i kalon 12 mandate, ata të listës së hapur mund të marrin vota por këto shkojnë te lista e mbyllur. PS është në rezultatin e 2021”, tha Manjani.
Mjeshtri i fotografisë dhe poeti nga Vushtrria, Nesim Ispahiu sot ka shënuar 80-vjetorin e veprimtarisë së tij artistike.
Për të shënuar këtë moment është mbajtur një program brenda ambienteve të Kalasë së Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se me anë të këtij programi “kanë udhëtuar” nëpër kujtime e histori të punës së Ispahiut.
“Në programin ‘Vushtrria Ime’, të zhvilluar në ambientet historike të Kalasë së Vushtrrisë, udhëtuam bashkë nëpër kujtime, emocione dhe histori të ruajtura me dashuri nëpërmjet objektivit të një njeriu që i ka dhënë shpirt qytetit tone”, ka thënë Idrizi.
Idrizi e ka falënderuar mjeshtrin e fotografisë dhe poetit, Nesim Ispahiu për kontributin e dhënë për gjithë këto vite. /Telegrafi/
Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si përplasje “mes Shqipërisë dhe Kosovës” – ka reaguar edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Në këtë klimë tensioni të panevojshëm, Idrizi, ka reaguar gjatë një takimi me Shoqatën “Çamëria” në selinë e partisë së tij. Ai e konsideroi këtë valë përçarjeje si një shembull tipik të manipulimit të ndjeshmërive kombëtare për qëllime të ulëta, duke thënë se po shihte një zhurmë të madhe në rrjetet sociale, një përçarje të panevojshme, vetëm sepse një nga Shqipëria goditi një nga Kosova.
Më tej, ai theksoi se rrjetet sociale ishin mbushur me “idiotë të dobishëm që, ndoshta pa vetëdije, i shërbejnë interesave dashakeqe të Athinës dhe Beogradit.” Për Idrizin, rasti nuk është veçse një ngjarje banale televizive që nuk duhet të ketë asnjë ngarkesë kombëtare.
Duke theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar përballë provokimeve të kota, Idrizi përmbylli deklaratën e tij me fjalë që u duartrokitën: “Sebepi më i vogël për të nxitur diferencat… Ato që na bashkojnë nuk janë të mëdha – janë gjithçka.” Një mesazh i qartë për të mos rënë pre e manipulimeve virtuale dhe për të mos lejuar që spektakli të zëvendësojë vëllazërinë.
Në një botë ku identitetet shpesh margjinalizohen, ku zërat e ndjeshëm shtypen dhe realitetet queer shpërfillen, ekspozita më e re që është hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës vjen si një ftesë për të parë, për të ndier dhe për të kuptuar. “Fuqia e dëshirës”, ekspozita personale e artistit Jetmir Idrizi, sjell një rrëfim të thellë dhe të fuqishëm vizual mbi jetën dhe rezistencën e komunitetit LGBTQIA+ në Brazil nëpërmjet lenteve bardh e zi që ndërthurin artin, politikën dhe humanizmin.
E kuruar nga Camille Cousin, kjo ekspozitë shkon përtej estetikës – ajo është një dëshmi, një dokumentim dhe një akt solidariteti me trupat që nuk ndjekin normat, me zërat që nuk heshtin dhe me shpirtërat që kërkojnë të jetojnë të lirë. Përmes një cikli fotografish të realizuara gjatë dy periudhave të ndryshme politike në Brazil, Idrizi nuk na ofron vetëm një dritare drejt kulturës queer, por na sfidon të rimendojmë çfarë do të thotë të jesh i lirë në një shoqëri që shpesh i vendos kufij dashurisë dhe identitetit.
Kjo është më shumë se një ekspozitë. Është një deklaratë. Është një hapësirë ku festa dhe vetë-pohimi bëhen akte të rezistencës, ku karnavalet dhe ballot shndërrohen në forma të dukshme të fuqisë kolektive, dhe ku çdo fotografi është një përpjekje për të ruajtur kujtesën e trupave që refuzojnë të fshihen.
Fotografitë në këto seri janë realizuar gjatë dy periudhave të ndryshme politike në Brazil. Periudha e parë, nga viti 2015 deri në 2017, përkon me shkarkimin e Presidentes Dilma Rousseff në vitin 2016, ngjarje kjo që shënoi një ndryshim në drejtim më konservator dhe parapriu ngritjen e së djathtës ekstreme, duke kulmuar me zgjedhjen e Jair Bolsonaros në vitin 2019. Periudha e dytë, nga viti 2023 deri në vitin 2024, pason rikthimin e Luiz Inácio Lula da Silva në pushtet, moment i ri shprese për çështjet sociale, përfshirë të drejtat e LGBTQIA+.
Jetmir Idrizi ka një marrëdhënie të veçantë me Brazilin – një vend që fillimisht e vizitoi për arsye të tjera, por që shumë shpejt u bë “shtëpia e tij e dytë”. Ishte viti 2015 kur ai nisi për herë të parë të fotografonte jetën queer në Rio de Janeiro – një fillim i papritur për një projekt që sot rezonon fuqishëm në skenën ndërkombëtare.
“Kur kam fillu këtë projekt në 2015, kam shku për krejt diçka tjetër, por përfundova duke e dashur atë vend që sot e quaj shtëpia jem e dytë,” thotë ai. “Në atë kohë, në Kosovë flitej shumë pak për identitetin gjinor dhe seksualitetin. Mendoj që në këto 10 vitet e fundit ka pasë përparim, por ende ka shumë hapësirë për dialog dhe për ta kuptuar më mirë komunitetin LGBTQ”, është shprehur ai për KultPlus.
Për Jetmirin, fotografia bardh e zi është mënyra për të shkuar përtej sipërfaqes. Ajo i ndihmon të fokusohet në thelbin e subjektit, në shpirtin e tij – pa shpërqendrimet që sjell ngjyra.
“Unë gjithmonë fotografoj bardh e zi, sepse besoj që përmes kësaj forme më lehtë e kap shpirtin e një personi. Ngjyrat marrin shumë prezencë, dhe për këtë arsye përqendrohem te bardh e zi”, shtoi ai.
Në shikim të parë, pamjet nga karnavalet braziliane, ballo dhe shfaqje drag duken si momente feste dhe lirie absolute. Por, siç tregon vetë artisti, realiteti është shumë më kompleks.
“Nëse i shohim këto foto, na duket sikur në Brazil të drejtat janë më të mëdha, por në fakt Brazili është një ndër vendet që vret më së shumti persona transgjinorë. Prandaj për mua ka qenë shumë me rëndësi të bëj këtë projekt – jo vetëm për ta dokumentuar, por edhe për të rritur ndërgjegjësimin”, u shpreh tutje artisti.
Idrizi e sheh lidhjen mes politikës dhe të drejtave të njeriut si thelbësore. Projektin e nisi pak para rënies së qeverisë progresiste të presidentes Dilma Rousseff dhe u rikthye për të dokumentuar jetën queer në periudhën pas rikthimit të presidentit Lula da Silva.
“Pushteti ka shumë të bëjë me të drejtat e njeriut. Me ardhjen e Bolsonaros, të drejtat e komunitetit LGBTQ u shtypën rëndë. Por tash, me Lula da Silva si president, kemi parë ndryshime që dikur as nuk mund t’i imagjinonim – si për shembull dy deputetë transgjinorë që janë sot në parlament. Kjo është historike, dhe po ndodh në një kohë kur në vende të tjera si SHBA po shohim një shtypje të fuqishme të të drejtave të komunitetit trans”, tha ai.
Në këtë kontekst të ndërlikuar, ekspozita “Fuqia e dëshirës” shërben si një akt rezistence, kujtese dhe vizibiliteti. Por ajo çfarë është ndoshta më prekëse, është mënyra se si Jetmiri ka zgjedhur ta paraqesë këtë realitet – jo përmes viktimizimit, por përmes fuqisë.
“Shtypja nuk paraqitet në imazhet e mia. Nuk kam dashur të viktimizoj komunitetin, por t’i paraqes ata në mënyrën më të bukur, duke festuar me ta, si gjatë karnavaleve. Sepse edhe ajo është një formë qëndrese”, shtoi tutje ai
Për Jetmirin, ky projekt nuk është vetëm një punë artistike, është një thirrje për empati, dialog dhe kuptim. Një dëshmi që liria për të dashur, për të jetuar dhe për të qenë vetvetja nuk është diçka që duhet të negociohet.
Kuratorja Camille Cousin, e cila për herë të parë bashkëpunon me Jetmir Idrizin, shpreh entuziazmin dhe vlerësimin e saj për këtë bashkëpunim artistik.
“Ishte hera e parë që punonim bashkë dhe që në momentin e parë që e takova, u mahnita nga energjia dhe thellësia e punës së tij. Për mua është kënaqësi e veçantë të kuratoj një ekspozitë në Kosovë dhe ta ndaj këtë rrëfim kaq të fuqishëm me publikun këtu”, u shpreh ajo.
Në një kohë kur shumë pjesë të botës ende luftojnë për të njohur dhe respektuar identitetet e ndryshme, ekspozita “Fuqia e Dëshirës” e Jetmir Idrizit është një kujtesë e fuqishme se arti është një mjet i papërmbajtshëm për të sfiduar kufizimet shoqërore dhe për të krijuar hapësira për dialog. Përmes syve të artistit, komuniteti LGBTQIA+ në Brazil shpërfaq një histori të qëndresës, krenarisë dhe forcës, duke theksuar se liria për të dashuruar, jetuar dhe qenë vetvetja është një e drejtë që nuk mund të mohohet. Me këtë ekspozitë, ai na inkurajon të shohim botën me një sy të ri, më të hapur, më të ndjeshëm dhe më të kuptueshëm./KultPlus.com