Ămimet e reja tĂ« referencĂ«s, MF publikon hartat
TIRANĂ, 23 korrik/ATSH/ Ministria e Financave publikoi sot pĂ«r konsultim publik projektvendimin pĂ«r metodologjinĂ«, rregullat dhe procedurat pĂ«r pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« taksueshme tĂ« pasurisĂ« sĂ« paluajtshme ândĂ«rtesaâ, si dhe pĂ«r llogaritjen e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pagesĂ«n e saj.
Në projektvendim propozohen ndryshimet e çmimeve të referencës për të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashtuar 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe njësitë administrative, çmimet e të cilave ndryshuan në muajin korrik 2023.
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme është një nga burimet më të rëndësishme të financimit për njësitë e qeverisjes vendore, si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ato në zhvillim.
Në Shqipëri, kjo taksë ka një rol të veçantë për bashkitë, por të ardhurat që ajo gjeneron mbeten ende të ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe me vendet e zhvilluara.
Aktualisht, taksa mbi pasurinë e paluajtshme përfaqëson vetëm 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja rajonale është 0,8% dhe ajo e vendeve të OECD-së shkon në 1,1%.
Për të përballuar sfidat që lidhen me mbulimin e kostove në rritje të shërbimeve publike dhe për të forcuar autonominë financiare të bashkive, Ministria e Financave thotë se ka ndërmarrë këtë reformë për përmirësimin e sistemit të taksimit mbi ndërtesat.
Kjo nismë, sipas saj, synon ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe të drejtë të taksimit të pasurive të paluajtshme, duke kontribuar në rritjen e të ardhurave vendore dhe zhvillimin më të balancuar urban.
âReforma Ă«shtĂ« nĂ« linjĂ« me rekomandimet e organizatave ndĂ«rkombĂ«tare si FMN dhe partnerĂ« tĂ« tjerĂ« zhvillimi, tĂ« cilĂ«t kanĂ« theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«saj takse pĂ«r drejtĂ«sinĂ« fiskale dhe pĂ«rmirĂ«simin e efikasitetit tĂ« qeverisjes vendoreâ, thekson MF.
Që prej vitit 2018, në Shqipëri taksa mbi ndërtesat llogaritet mbi bazën e vlerës së pronës (sistem ad valorem), çka përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm drejt një sistemi më të drejtë dhe më të barabartë për taksapaguesit. Megjithatë, në praktikë, ky sistem përballet ende me sfida serioze, përfshirë administrimin e dobët, mungesën e të dhënave të sakta dhe mospërputhjen mes çmimeve referuese dhe atyre reale të tregut.
Për të adresuar këtë situatë, është përgatitur një projektvendim për përditësimin e çmimeve mesatare referuese për banesat në 12 qarqe të vendit, pa përfshirë bashkinë Tiranë. Këto çmime janë rezultat i një pune të koordinuar nga një grup ndërinstitucional i ngritur me urdhër të Kryeministrit, i cili synon të afrojë çmimet referuese me realitetin e tregut. Gjatë kësaj pune, qytetet janë ndarë në zona të ndryshme dhe janë hartuar harta përkatëse ku përcaktohet çmimi mesatar për metër katror banimi për çdo zonë. Ky përditësim synon të sigurojë një bazë më të saktë për llogaritjen e taksës mbi ndërtesat dhe do të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe më të miradministruar të taksimit të pasurisë së paluajtshme.
Procesi i përcaktimit të çmimeve është bazuar në një metodologji të qartë dhe të detajuar. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka mbledhur të gjitha kontratat e shitblerjeve të apartamenteve dhe ndërtesave për periudhën 2022-2024, duke përfshirë të dhëna si zona, numri i pasurisë, sipërfaqja në metra katrorë, vlera e kontratës dhe data e saj. Vlerat e shprehura në monedhë të huaj janë konvertuar në lekë me kursin mesatar të periudhës përkatëse dhe për çdo kontratë është llogaritur çmimi për metër katror. Më pas, të dhënat janë organizuar sipas bashkive dhe ndarë në blloqe, që janë njësitë më të vogla me të dhëna digjitale të disponueshme. Nga analiza janë përjashtuar kontratat me vlera jo realiste apo nën çmimin referencë.
Përpunimi ka përfshirë edhe analizën e të dhënave hartografike, duke përdorur harta digjitale të regjistrimit fillestar të zonave dhe duke i lidhur me të dhënat alfanumerike përmes numrit të bllokut. Rezultatet janë paraqitur në formate digjitale (.shp dhe .kmz), ku për çdo bllok që përmban transaksione pasqyrohen numri i kontratave dhe çmimi mesatar për metër katror.
Ndarja zonale për përcaktimin e çmimeve është bërë në bazë të disa kritereve që marrin në konsideratë karakteristikat e qyteteve dhe ndikimin që kanë në çmimin e banesave. Afërsia me qendrën e qytetit, që lidhet me kërkesën më të lartë për prona dhe zhvillimin ekonomik më të përqendruar, është një ndër kriteret kryesore. Po ashtu janë marrë në konsideratë edhe afërsia me polet e zhvillimit strategjik, si zona ku priten investime të rëndësishme që mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve. Një tjetër faktor është afërsia me rrugët kryesore të aksesit në qytet, që ndikon në vlerën e pasurive për shkak të lidhjeve më të mira të transportit. Zonat historike, për shkak të vlerave arkitekturore dhe urbanistike, gjithashtu përbëjnë një element të rëndësishëm në ndarjen zonale. Për qytetet bregdetare është marrë në konsideratë afërsia me vijën bregdetare, duke qenë se këto zona kanë potencial më të lartë turistik dhe prirje më të lartë për zhvillim të tregut imobiliar.
/r.e/
The post Ămimet e reja tĂ« referencĂ«s, MF publikon hartat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.