❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Të ardhurat tatimore në korrik, rritje 17% ndaj një viti më parë

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve arkĂ«toi gjatĂ« muajit korrik 2025 njĂ« shumĂ« prej 39 miliardĂ« lekĂ«sh nĂ« buxhetin e shtetit.

Ky rezultat përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë, me 5,6 miliardë lekë ose 17% më shumë se shifra faktike e korrikut 2024.

Krahasuar me planin e parashikuar për këtë muaj, të ardhurat janë 1,7 miliardë lekë më të larta, që përkthehet në një realizim 4,7% mbi objektivin e vendosur.

/r.e/

The post Të ardhurat tatimore në korrik, rritje 17% ndaj një viti më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të ardhurat doganore rriten me 9,1% në korrik, shtohen importet e mallrave të akcizës

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Administrata Doganore mblodhi 23,2 miliardĂ« lekĂ« tĂ« ardhura nĂ« buxhet gjatĂ« korrikut, çka pĂ«rfaqĂ«son njĂ« rritje prej 9,1%, nĂ« krahasim me korrikun e vitit tĂ« kaluar.

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithme të Doganave, rritja është nxitur veçanërisht nga volumi më i lartë i importeve të mallrave të akcizës, ku vërehet rritje e volumit të zhdoganuar të karburantit, cigareve, kafesë dhe birrës.

Konkretisht, gjatë këtij muaji janë importuar 5200 tonë më shumë karburant, 58 tonë më shumë cigare, 60 tonë më shumë kafe dhe 200 tonë më shumë birrë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024.

NĂ« harkun kohor janar–korrik tĂ« kĂ«tij viti, tĂ« ardhurat e mbledhura nga doganat kanĂ« arritur nĂ« 137 miliardĂ« lekĂ«, duke tejkaluar parashikimet dhe duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 4,3%, nĂ« krahasim me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Megjithëse kursi i këmbimit i euros dhe dollarit ka ndikuar negativisht duke shkaktuar një efekt ulës prej 5 miliardë lekësh, Administrata vlerëson se, në kushte të pandryshuara të kursit, të ardhurat do të kishin arritur vlerën e 142 miliardë lekëve.

Kjo do të përfaqësonte një realizim rreth 4% mbi planin dhe një rritje prej 8,2% në krahasim me vitin 2024.

Fokusi i Administratës gjatë këtyre shtatë muajve ka qenë pikërisht mbi mallrat e akcizës, të cilat kanë treguar një rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë. Importet e karburantit janë shtuar me 50.000 tonë, cigaret me 154 tonë, kafja me 162 tonë dhe birra me 4700 tonë.

Këto rezultate dëshmojnë jo vetëm rritjen e konsumit dhe aktivitetit ekonomik, por edhe efektivitetin e masave të ndërmarra për përmirësimin e shërbimeve doganore, forcimin e kontrolleve dhe rritjen e transparencës e besimit të bizneseve ndaj institucionit.

Administrata Doganore thekson se do të vijojë me të njëjtin ritëm për të garantuar mbledhje të qëndrueshme të të ardhurave dhe lehtësim të ndershëm të tregtisë.

/r.e/

The post Të ardhurat doganore rriten me 9,1% në korrik, shtohen importet e mallrave të akcizës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapet i armatosur në automjet, arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Policia e BulqizĂ«s ka finalizuar operacionin e koduar “Krasta”, duke arrestuar njĂ« 20-vjeçar qĂ« qarkullonte me armĂ« zjarri pa leje.

I riu, banues nĂ« fshatin Peshk, Martanesh, u ndalua nĂ« aksin rrugor Krastë–BulqizĂ«, teksa drejtonte njĂ« automjet tip “Benz” kamionçinĂ«. GjatĂ« kontrollit, policia i gjeti njĂ« armĂ« zjarri pistoletĂ« “Zastava” me krehĂ«r dhe 10 fishekĂ«.

Arma, municioni dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale.

/r.e/

The post Kapet i armatosur në automjet, arrestohet 20-vjeçari në Bulqizë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten primet dhe kontratat për sigurimet motorike në gjashtëmujorin e parë

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ Sektori i sigurimeve motorike nĂ« vend ka shĂ«nuar rritje tĂ« ndjeshme nĂ« gjashtĂ«mujorin e parĂ« tĂ« vitit 2025, sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare.

Primet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m motorik pĂ«r periudhĂ«n janar–maj 2025 kapĂ«n vlerĂ«n e rreth 7532 milionĂ« lekĂ«ve, me njĂ« rritje prej 13,38% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Sigurimi i detyrueshĂ«m i automjeteve nĂ« ShqipĂ«ri (MTPL e brendshme) regjistroi nĂ« periudhĂ«n janar–qershor 2025 njĂ« rritje prej 13,39% nĂ« vĂ«llimin e primeve tĂ« shkruara bruto. Kjo rritje shoqĂ«rohet edhe me 7,01% mĂ« shumĂ« kontrata, krahasuar me janar–qershor 2024.

Sigurimi ndĂ«rkombĂ«tar “Kartoni Jeshil” shĂ«noi gjithashtu rritje tĂ« konsiderueshme gjatĂ« kĂ«saj periudhe. VĂ«llimi i primeve tĂ« shkruara bruto u rrit me 14,52%, ndĂ«rsa numri i kontratave u rrit me 11,23%, nĂ« krahasim me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Edhe sigurimi kufitar, i cili ofrohet pĂ«r automjetet e huaja qĂ« hyjnĂ« nĂ« territorin shqiptar, shĂ«noi rritje. Primet e shkruara bruto u rritĂ«n me 5,50%, ndĂ«rsa numri i kontratave u rrit me 3,74%, krahasuar me janar–qershor 2024.

Rritjet e shënuara pasqyrojnë një interes më të madh të qytetarëve dhe bizneseve për të garantuar mbrojtje financiare nëpërmjet sigurimeve motorike.

/r.e/

The post Rriten primet dhe kontratat për sigurimet motorike në gjashtëmujorin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten të ardhurat nga akciza, mbi 32 miliardë lekë në buxhet

TIRANË, 2 gusht /ATSH/ TĂ« ardhurat nga akciza pĂ«r periudhĂ«n janar – qershor tĂ« kĂ«tij viti arritĂ«n nĂ« 32,1 miliardĂ« lekĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 3,2 miliardĂ« lekĂ«sh, ose 11,2% mĂ« shumĂ« krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Financave, në raport me planin e parashikuar për këtë periudhë, të ardhurat janë realizuar në masën 4,8% më tepër, ose 1,5 miliardë lekë mbi pritshmëritë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, kjo rritje vjen si rezultat i shtimit të importeve të karburantit, cigareve, pijeve alkoolike dhe kafesë.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit janë zhdoganuar 44 000 tonë karburant më shumë, 96 tonë cigare më shumë, 97 tonë kafe më shumë, si dhe 4770 tonë birrë më shumë, krahasuar me janar-qershor 2024.

Këto të dhëna konfirmojnë tendencën pozitive të të ardhurave doganore dhe ndikimin e rritjes së konsumit në mbledhjen e të ardhurave nga akciza.

/r.e/

The post Rriten të ardhurat nga akciza, mbi 32 miliardë lekë në buxhet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas restaurimit, Kisha e Shën Marisë rihapet për besimtarët dhe vizitorët

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Kisha e ShĂ«n MarisĂ« nĂ« Mamurras, Kurbin, njĂ« ndĂ«r monumentet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore, Ă«shtĂ« rikonstruktuar pas dĂ«mtimeve qĂ« pĂ«soi nga tĂ«rmeti i vitit 2019.

E ndërtuar rreth shekullit XI, kjo kishë bizantine lidhet me figura historike si Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe bashkëshortja e tij Donika, të cilët thuhet se e kanë frekuentuar për meshë dhe ceremoni fetare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur sot se falë partneritetit mes ministrisë, programit EU4Culture dhe agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNOPS, objekti i kultit është rikthyer në gjendjen e tij autentike.

“Kisha e ShĂ«n MarisĂ« nĂ« Mamurras, njĂ« perlĂ« e trashĂ«gimisĂ« kulturore dhe historike tĂ« Kurbinit, ndĂ«rtuar rreth shekullit XI, e ku Gjergj Kastrioti e Donika thuhet e vizitonin pĂ«r meshĂ« apo kremtimin e ceremonive fetare. Pas dĂ«mtimeve nga tĂ«rmeti i 2019-s, falĂ« partneritetit tĂ« MEKI-it me EU4Culture dhe UNOPS, kjo kishĂ« bizantine Ă«shtĂ« rikthyer si simbol i historisĂ«, harmonisĂ« fetare dhe turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, u shpreh ministri Gonxhja.

Restaurimi i kësaj kishe është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke e kthyer atë në një destinacion të vizitueshëm për vendas dhe të huaj njëkohësisht.

/r.e/

The post Pas restaurimit, Kisha e Shën Marisë rihapet për besimtarët dhe vizitorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transporti ajror rritje me 42,4% në mallra dhe 6% në pasagjerë në tremujorin e dytë

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ NĂ« tremujorin e dytĂ« tĂ« kĂ«tij viti, sektori i transportit ajror ka shĂ«nuar njĂ« rritje tĂ« konsiderueshme.

Volumi i mallrave të transportuar, duke përfshirë postën, ka arritur në 798,6 tonë, me një rritje prej 42,4% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.

Nga ky total, 67,5% përbëjnë mallrat e hyrë, ndërsa 32,5% janë mallra të dalë.

Në të njëjtën periudhë, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore ka kaluar kufirin e 3 milionëve, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me vitin e kaluar, krahasuar me 2.8 milionë pasagjerë që udhëtuan gjatë periudhës përkatëse të vitit të kaluar.

Për sa i përket tregtisë ajrore, volumi i mallrave të eksportuara dhe importuara arriti 583 tonë, duke u rritur me 2,3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Mallrat e importuara me ajër përbëjnë një pjesë të vogël, vetëm 0,02% të totalit të mallrave të importuara, në vend.

Në këtë tremujor, transporti ajror është operuar nga 29 shoqëri ajrore, nga të cilat 28 janë të huaja dhe vetëm një është shoqëri shqiptare.

Hapësira ajrore shqiptare ka regjistruar 110.073 fluturime, ku 83,2% e tyre përbëhen nga mbikalimet.

1 nga 4

/a.f/

The post Transporti ajror rritje me 42,4% në mallra dhe 6% në pasagjerë në tremujorin e dytë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Botërori 2026, ambasada e SHBA: Aplikoni për vizë tani

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Kampionati BotĂ«ror i Futbollit FIFA 2026 do tĂ« jetĂ« mĂ« i madhi deri mĂ« sot, me ndeshje qĂ« do tĂ« zhvillohen nĂ« 11 qytete tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, si dhe nĂ« MeksikĂ« e Kanada.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ftoi sot qytetarët që dëshirojnë të ndjekin këto ndeshje të aplikojnë sa më shpejt për vizë amerikane.

“Ne nxisim tĂ« gjithĂ« udhĂ«tarĂ«t e huaj qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r vizĂ« amerikane tĂ« aplikojnĂ« tani,” thuhet nĂ« njĂ« postim tĂ« AmbasadĂ«s nĂ« rrjetet sociale.

/r.e/

The post Botërori 2026, ambasada e SHBA: Aplikoni për vizë tani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Transporti detar shĂ«noi rritje edhe gjatĂ« tremujorit tĂ« dytĂ« tĂ« kĂ«tij viti, si nĂ« volumin e mallrave tĂ« pĂ«rpunuara ashtu edhe nĂ« numrin e pasagjerĂ«ve qĂ« kanĂ« udhĂ«tuar nĂ«pĂ«rmjet porteve detare tĂ« vendit.

Aktualisht, në vend operojnë katër porte për transportin e mallrave: porti i Durrësit, i Vlorës, i Shëngjinit dhe porti i Limjonit në Sarandë.

Ndër to, porti i Durrësit mbetet nyja kryesore e trafikut tregtar detar, duke përpunuar 93,6% të totalit të mallrave të transportuar me det, ose 2063 mijë tonë mallra gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky port ka regjistruar një rritje prej 1,4% në volumin e mallrave.

Sa i përket strukturës së mallrave të transportuara, referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), grupi i metaleve bazë dhe produkteve metalike të fabrikuara përbën 17% të mallrave të lëvizura përmes rrugëve detare, ndërsa koks dhe produktet e rafinuara të naftës zënë 16,9%. Mallrat me përbërje minerale jometalike përbëjnë 16,2% të totalit, ndërsa qymyri, linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror përfaqësojnë 5% të volumit të përgjithshëm të transportuar.

Në të njëjtën periudhë është regjistruar edhe një rritje në qarkullimin e anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet shqiptare. Gjatë tremujorit të dytë janë regjistruar gjithsej 276 anije, prej të cilave 253 ishin të huaja dhe vetëm 23 vendase. Të dhënat flasin për një rritje prej 10% të qarkullimit total të anijeve, ndërsa anijet e huaja janë shtuar me 16,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Edhe transporti i pasagjerëve ka pasur një dinamikë të lartë gjatë kësaj periudhe, veçanërisht për shkak të sezonit turistik. Lëvizja e pasagjerëve është kryer përmes porteve të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, ndërsa porti i Shëngjinit nuk ka pasur aktivitet pasagjerësh.

Numri total i udhëtarëve të regjistruar është për këtë periudhë arrin 330 630. Porti i Sarandës regjistroi edhe fluksin më të lartë, duke përpunuar 54% të pasagjerëve, i ndjekur nga porti i Durrësit me 40,3% dhe më pas ai i Vlorës me 5,7%.

1 nga 2

/r.e/

The post Transporti detar në rritje, Durrësi kryeson për mallra, Saranda për pasagjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AmCham publikon Indeksin e Biznesit, shqetësim gjetja e stafit të kualifikuar lokal dhe ekonomia informale

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Dhoma Amerikane e TregtisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri (AmCham) ka publikuar Indeksin e Biznesit duke sjellĂ« perceptimin e anĂ«tarĂ«ve tĂ« saj pĂ«r indikatorĂ«t kryesorĂ« tĂ« klimĂ«s sĂ« biznesit gjatĂ« vitit 2024.

Indeksi prezanton një ulje të lehtë të vlerësimit, 46,47 në krahasim me 47,57 që ishte një vit më parë, duke prodhuar sërish një indeks që është nën nivelin e mesatares.

Gjatë 12 vjetëve të organizimit nga Dhoma Amerikane të këtij pyetësori mbi klimën e biznesit, vlerësimi i anëtarëve ka qenë gjithnjë nën nivelin e 50%, duke demonstruar një shqetësim të vazhdueshëm për disa parametra themelorë të klimës.

“Tregues si gjetja e stafit tĂ« kualifikuar lokal, monopoli dhe konkurrenca e padrejtĂ«, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i pĂ«rgjithshĂ«m i taksave, vazhdojnĂ« tĂ« kenĂ« njĂ« vlerĂ«sim tĂ« ulĂ«t nga anĂ«tarĂ«t”, bĂ«n tĂ« ditur AmCham.

Sipas AmCham, këto indikatorë pasqyrojnë çështje mbi të cilat Dhoma Amerikane përmes Komiteteve, ka punuar me të gjitha strukturat shtetërore qeveritare dhe parlamentare për të sjellë ndryshime të cilat jo thjesht ndihmojnë biznesin e saj anëtar, por mbi të gjitha krijojnë një perceptim pozitiv të mënyrës se si bëhet biznes në Shqipëri, duke rritur interesin e investitorëve të huaj.

/r.e/

The post AmCham publikon Indeksin e Biznesit, shqetësim gjetja e stafit të kualifikuar lokal dhe ekonomia informale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në Elbasan, Rama: Së shpejti konsultime për rregulloren kombëtare

TIRANË, 31 korrik/ATSH/ Elbasani i Ă«shtĂ« bashkuar qyteteve tĂ« tjera tĂ« vendit, ku ka nisur zbatimi i aksionit pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike.

Kryeministri Edi Rama pĂ«rcolli sot foto nga ndĂ«rhyrjet nĂ« qytetin e Elbasanit, ku objekte tĂ« vendosura nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme po pastrohen pĂ«r t’i kthyer hapĂ«sirat e zĂ«na nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve.

Rama bĂ«ri tĂ« ditur se shumĂ« shpejt do tĂ« nisĂ« edhe njĂ« fazĂ« tjetĂ«r, ajo e konsultimit me komunitetet dhe sipĂ«rmarrĂ«sit e vegjĂ«l pĂ«r tĂ« hartuar “Projektrregulloren kombĂ«tare tĂ« hapĂ«sirĂ«s publike”, njĂ« dokument qĂ« pritet tĂ« shĂ«rbejĂ« si standard pĂ«r trajtimin e hapĂ«sirĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« tĂ« gjitha bashkitĂ« e vendit.

“Edhe Elbasani po rimerr frymĂ«. SĂ« shpejti do tĂ« konsultohet me komunitetet dhe sipĂ«rmarrĂ«sit e vegjĂ«l “Projektregullorja kombĂ«tare e hapĂ«sirĂ«s publike””, theksoi Rama.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike është intensifikuar prej disa javësh në zona të ndryshme të vendit dhe po shoqërohet me mbështetje të strukturave të rendit dhe inspektoriateve, me qëllim vendosjen e rregullit, barazisë dhe aksesit të lirë për të gjithë qytetarët në mjediset e përbashkëta urbane.

/r.e/

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në Elbasan, Rama: Së shpejti konsultime për rregulloren kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Segmenti strategjik Elbasan-Librazhd, pjesë e Korridorit 8, Rama: Puna po avancon ndjeshëm


TIRANË, 30 korrik/ATSH/ NĂ« rrugĂ«n e re Elbasan-Librazhd, njĂ« nga kantieret mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« Korridorit 8, puna po avancon ndjeshĂ«m nĂ« asfaltim, ndĂ«rtimin e urave dhe realizimin e veprave tĂ« tjera inxhinierike.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga kantieri i punës, teksa e cilësoi atë një segment strategjik të Korridorit 8.

“Segmenti strategjik Elbasan–Librazhd, pjesĂ« e Korridorit 8, Ă«shtĂ« njĂ« nga projektet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« infrastrukturĂ«s rrugore nĂ« ShqipĂ«ri, ku puna po avancon ndjeshĂ«m nĂ« asfaltim, ura dhe veprat inxhinierike”, deklaroi Rama.

Rruga e re Elbasan-Librazhd përfshin dy tunele me gjatësi 1,1 km, të cilët do të lidhin Elbasanin me Librazhdin.

Investimi është në fazën e pestë të realizimit dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Pjesë e këtij projekti janë edhe dy ura që do të lidhen direkt me tunelet.

Rruga e re Elbasan-Librazhd do të shndërrohet në një arterie të rëndësishme për qarkullimin dhe do të çlirojë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.

/r.e/

The post Segmenti strategjik Elbasan-Librazhd, pjesë e Korridorit 8, Rama: Puna po avancon ndjeshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për ekonominë e gjelbër

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Sipas raportit tĂ« fundit tĂ« OECD “Economic Convergence Scoreboard for the Western Balkans 2025”, ShqipĂ«ria zĂ« vendin e parĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor pĂ«r pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« me politikat e gjelbĂ«rta tĂ« Bashkimit Europian, duke kaluar tĂ« gjitha vendet fqinje nĂ« “Greening Cluster”, me njĂ« rezultat prej 103 pikĂ«sh, gjithashtu duke u renditur mbi mesataren e BE-sĂ« (100 pikĂ«) dhe tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor (47 pikĂ«).

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se Shqipëria ka shënuar përparim të ndjeshëm në këtë fushë për shkak të rritjes së vëmendjes institucionale ndaj agjendës së gjelbër, përmes përfshirjes së objektivave të qëndrueshmërisë në planet kombëtare dhe ndërsektoriale.

“Renditja nĂ« vendin e parĂ« e ShqipĂ«risĂ« nĂ« kĂ«tĂ« dimension shihet si njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« udhĂ«hequr tranzicionin rajonal tĂ« gjelbĂ«r, njĂ« avantazh pĂ«r tĂ«rheqjen e investimeve tĂ« huaja tĂ« qĂ«ndrueshme, njĂ« dritare pĂ«r financime tĂ« gjelbra nga BE dhe institucionet ndĂ«rkombĂ«tare”, theksoi ministri.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në rolin e Koordinatorit Kombëtar të këtij raporti, theksoi Gonxhja, mbetet e angazhuar për zhvillimin e politikave që promovojnë ekonominë e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme, si pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin evropian.

/r.e/

The post Shqipëria në krye të rajonit të Ballkanit Perëndimor për ekonominë e gjelbër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Udhëzimi i ri, kategoritë në nevojë përfitojnë falas ujë dhe shërbimet e ujësjellës kanalizimeve

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Familjet qĂ« pĂ«rfitojnĂ« ndihmĂ« ekonomike, personat me aftĂ«si tĂ« kufizuara, pensionistĂ«t me tĂ« ardhura tĂ« pamjaftueshme, si dhe individĂ«t pa mbĂ«shtetje familjare apo sociale, do tĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« njĂ« subvencion pĂ«r konsumimin jetik tĂ« ujit. Ky subvencion do tĂ« mbulojĂ« deri nĂ« 5 metra kub ujĂ« nĂ« muaj.

Për këto kategori, do të subvencionohet gjithashtu me tarifa fikse, tarifa për kanalizimet dhe shërbimet e trajtimit të ujërave të ndotura urbane.

Udhëzimi i ri që përcakton metodologjinë për shpërndarjen dhe përdorimin e subvencioneve shtetërore për ofruesit e shërbimeve në sektorin e ujësjellës kanalizimeve për vitin buxhetor 2025 është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ky udhëzim ka për qëllim të rregullojë procedurat për shpërndarjen e subvencioneve dhe të sigurojë një sistem të qartë dhe të strukturuar mbështetjeje për kategoritë më në nevojë.

Subvencioni do të shpërndahet nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) dhe do të përdoret për kompensimin e kostove të ujit të pijshëm dhe shërbimeve të kanalizimeve për ato familje që janë pjesë e kategorive sociale në nevojë, siç janë parashikuar në ligjin për asistencën sociale. Këto familje do të përfitojnë subvencionin për deri në 5 metra kub ujë në muaj, si dhe për tarifat fikse dhe shërbimet e kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është se çdo familje mund të përfitojë subvencion vetëm një herë, pavarësisht numrit të anëtarëve të saj që mund të përfshihen në kategoritë e ndihmës ekonomike.

Shoqëritë aksionare të ujësjellës kanalizimeve do të kenë përgjegjësinë e akordimit të zbritjeve për kategoritë e nevojshme çdo muaj.

Për të siguruar një përdorim të duhur të fondeve, janë parashikuar disa kushte për shoqëritë UK. Vetëm ato që kanë nënshkruar një kontratë performancë me AKUK mund të përfitojnë nga ky subvencion. Kontrata është e domosdoshme për të siguruar një administrim të saktë të fondeve dhe një mbikëqyrje më të fortë të shpenzimeve.

Në rast se shoqëritë aksionare të ujësjellës kanalizimeve nuk kanë nënshkruar kontratën e performancës, ato nuk do të mund të rimbursohen për zbritjet e aplikuara.

Për shoqëritë që përmbushin kushtet, AKUK do të përllogarisë dhe shpërndajë fondet në përputhje me të dhënat e raportuara nga shoqëritë përkatëse. Gjithashtu, do të realizohet një mbikëqyrje e vazhdueshme për të siguruar që fondet të përdoren siç është planifikuar dhe për të garantuar që subvencioni të arrijë te ata që kanë më shumë nevojë.

/r.e/

The post Udhëzimi i ri, kategoritë në nevojë përfitojnë falas ujë dhe shërbimet e ujësjellës kanalizimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tregu i sigurimeve rritje me rreth 8% në gjysmën e parë të vitit

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Tregu i sigurimeve shĂ«noi rritje gjatĂ« periudhĂ«s janar-qershor tĂ« kĂ«tij viti, nĂ« krahasim me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar.

Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit arritën 12,8 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 8%, krahasuar me periudhën janar-qershor 2024.

Numri i kontratave të lidhura gjatë gjysmës së parë të vitit arriti 755 806, një rritje prej 8,06% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon një rritje të interesit nga konsumatorët dhe një forcim të besimit në sigurimet e ofruara nga kompanitë e sigurimeve.

Në aspektin e ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, tregu vazhdon të jetë i orientuar kryesisht tek sigurimet e jo-jetës, të cilat kanë kontribuar me 90,98% të vëllimit të përgjithshëm të primeve.

Ndërkohë, sigurimet e jetës kanë zënë vetëm 8,99%, një përqindje që mbetet e ulët.

Në ndarjen sipas llojit të sigurimeve, primet e shkruara bruto të sigurimeve vullnetare zënë 41,29% të totalit, ndërsa sigurimet e detyrueshme zënë 58,71% të tregut.

Ndërkohë, dëmet e paguara bruto gjatë periudhës janar-qershor 2025 shënuan një ulje të lehtë prej 0,73%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në rreth 4 miliardë lekë.

Sigurimi motorik shënoi rritje të konsiderueshme në dëmet e paguara, me një vlerë prej 2640 milionë lekësh, që përbën një rritje prej 6,48% krahasuar me vitin e kaluar.

/r.e/

The post Tregu i sigurimeve rritje me rreth 8% në gjysmën e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diplomohen 90 kadetë, Vengu: Profesion ku sakrifica merr domethënie


TIRANË, 29 korrik/ATSH/ NĂ« TiranĂ« u zhvillua sot ceremonia e diplomimit tĂ« 90 studentĂ«ve tĂ« AkademisĂ« sĂ« Forcave tĂ« Armatosura, 5 prej tĂ« cilĂ«ve nga Republika e KosovĂ«s.

Në ceremoninë e diplomimit ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci,.

Ministri Vengu e cilësoi diplomimin e kadetëve të rinj, një moment krenarie për të diplomuarit dhe familjet e tyre, që nisin një kapitull të ri në shërbim të atdheut.

“Diploma qĂ« ju do tĂ« mbani nĂ« duart tuaja nuk Ă«shtĂ« njĂ« pikĂ« mbĂ«rritjeje, por njĂ« pikĂ«nisje. ËshtĂ« njĂ« rrugĂ« qĂ« shpesh Ă«shtĂ« e vetmuar, por gjithmonĂ« e drejtĂ«. Nuk ofron lehtĂ«si, por ofron kuptim. Aty ku disiplina bĂ«het virtyt dhe sakrifica merr domethĂ«nie. NĂ« njĂ« botĂ« qĂ« relativizon çdo gjĂ«, profesioni juaj mbetet i pakontestueshĂ«m nĂ« vlerat e tij. Ju nuk pĂ«rfaqĂ«soni thjesht shtetin, por i jepni atij formĂ«, drejtim dhe qĂ«ndrueshmĂ«ri”, u shpreh ministri Vengu

Komandanti i Shkollës së Bashkuar, Bardhyl Nuredinaj tha se betimi ushtarak para flamurit kombëtar nuk është thjeshtë një tekst por një angazhim moral, ligjor e atdhetar, një zotim për të qenë gjithmonë në shërbim të kombit, ruajtur e mbrojtur integritetin e sovranitetin e vendit, rendin kushtetues dhe për të kontribuar në paqen e sigurinë kolektive. /j.p/

The post Diplomohen 90 kadetë, Vengu: Profesion ku sakrifica merr domethënie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Largimi i Shkrelit nga teatri “Migjeni”, Beci: Riorganizim pĂ«r cilĂ«si mĂ« tĂ« lartĂ« artistike

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Pas vendimit pĂ«r ndĂ«rprerjen e kontratĂ«s sĂ« aktorit Simon Shkrela dhe njĂ« tjetĂ«r anĂ«tari tĂ« trupĂ«s sĂ« teatrit “Migjeni”, kryetari i BashkisĂ« ShkodĂ«r, Benet Beci, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediet, bĂ«ri tĂ« ditur se kjo masĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« procesi riorganizimi tĂ« brendshĂ«m, i cili vjen nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rgatitjeve pĂ«r sezonin e ri artistik dhe synon rritjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« aktivitetit artistik dhe organizativ tĂ« institucionit.

Beci sqaroi se analiza e performancës individuale të aktorëve gjatë tre viteve të fundit tregoi mungesë produktiviteti dhe angazhimi nga disa prej tyre. Ai tha se nuk bëhet fjalë për shkarkime të motivuara politikisht, por për masa konkrete për të garantuar që paratë e taksapaguesve shkodranë të mos përdoren për të mbështetur paga të pamerituara.

“NĂ« njĂ« trupĂ« artistike, ashtu si nĂ« çdo sektor tjetĂ«r tĂ« administratĂ«s, ekzistojnĂ« detyrime kontraktuale qĂ« kur nuk pĂ«rmbushen pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ«, siç Ă«shtĂ« rasti me tre vite rresht, sjellin ndĂ«rprerjen e marrĂ«dhĂ«nies sĂ« punĂ«s”, theksoi kryebashkiaku.

Reagimi i Becit vjen pas valës së reagimeve dhe kundërshtimeve publike, të cilat, sipas tij, janë përdorur për qëllime politike nga faktorë të ndryshëm të spektrit të djathtë në Shkodër dhe Tiranë.

“Por siç ndodh shpesh nĂ« njĂ« shoqĂ«ri tĂ« polarizuar si e jona nĂ« raste tĂ« tilla shfaqen pakĂ«naqĂ«sitĂ«, kundĂ«rshtimet dhe pĂ«rdorimi politik i individĂ«ve. Furtuna nĂ« gotĂ« kĂ«saj radhe pĂ«rfshiu gjithĂ« skalionet politike tĂ« sĂ« djathtĂ«s nĂ« aksin ShkodĂ«r – TiranĂ«, paçka se gota ishte tĂ«rĂ«sisht e boshatisur. Por e vĂ«rteta Ă«shtĂ« krejt e ndryshme nga ky pĂ«rdorim politik tipik. Sepse faktet janĂ« nĂ« tetarin e shfaqjeve sipas viteve, aty ku shihet se sa ka shkelur nĂ« skenĂ«n e teatrit secili aktor i “Migjenit””, deklaroi Beci.

 

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Bashkia nuk ka asnjë qëllim të denigrojë individë, por nuk do të fshehë paaftësitë e atyre që, sipas saj, nuk kanë kontribuar në skenën teatrore për një kohë të gjatë.

Kreu i bashkisë siguroi publikun se sezoni i ri artistik nuk do të preket nga këto ndryshime, përkundrazi, pritet të sjellë një nivel të ri të cilësisë artistike dhe organizative.

“Sezoni i ardhshĂ«m do tĂ« jetĂ« pa dyshim njĂ« sukses i vĂ«rtetĂ« pĂ«r Teatrin “Migjeni” dhe trupĂ«n e tij artistike, ashtu siç Shkodra e meriton”, tha Beci. /j.p/

1 nga 2

The post Largimi i Shkrelit nga teatri “Migjeni”, Beci: Riorganizim pĂ«r cilĂ«si mĂ« tĂ« lartĂ« artistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali në Gjenevë, takime me presidenten e Bundestagut dhe kreun e Knessetit të Izraelit

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, merr pjesĂ« nĂ« konferencĂ«n e gjashtĂ« tĂ« kryetarĂ«ve tĂ« parlamenteve tĂ« Unionit NdĂ«rparlamentar, e cila po mbahet nĂ« datat 29-31 korrik nĂ« GjenevĂ« dhe i kushtohet bashkĂ«punimit parlamentar, multilateralizmit pĂ«r paqen, drejtĂ«sinĂ« dhe prosperitetin.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Spiropali u takua sot pasdite me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Julia Klöckner.

Kryetarja Spiropali diskutoi me presidenten Klöckner mbi forcimin e marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« shkĂ«lqyera mes dy vendeve, bashkĂ«punimin e suksesshĂ«m mes Kuvendit dhe Budestagut dhe mbĂ«shtetjen e GjermanisĂ« pĂ«r objektivin strategjik tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r t’u anĂ«tarĂ«suar nĂ« Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

“ShqipĂ«ria dhe Gjermania po zhvillojnĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« shkĂ«lqyera, njĂ« parteritet tĂ« fuqishĂ«m e dinamik, shkĂ«mbime tĂ« vazhdueshme tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« dhe bashkĂ«punim tĂ« sukseshĂ«m nĂ« mjaft sektorĂ« si drejtĂ«sia, siguria, punĂ«t e bredshme, energjia, arsimi, turizmi, etj. MbĂ«shtetja e GjermanisĂ«, si njĂ« ndĂ«r aleatĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m politik, Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r avancimin e reformave, integrimin europian tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe zhvillimin, stabilitetin e paqen nĂ« rajon. BashkĂ«punimi intensiv mes Kuvendit dhe Budestagut pĂ«r thellimin e reformave, sidomos reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si dhe asaj zgjedhore do tĂ« vijojĂ« nĂ« mbĂ«shtetjen e Kuvendit pĂ«r realizimin e objektivit kombĂ«tar pĂ«r pĂ«rfundimin e negociatave brenda 2027 dhe anĂ«tarĂ«simin brenda 2030. Ne vlerĂ«sojmĂ« vizionin dhe kontributin e veçantĂ« tĂ« GjermanisĂ« pĂ«r perspektivĂ«n europiane tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor nĂ«pĂ«rmjet Procesit tĂ« Berlinit dhe nismave tĂ« tjera”, u shpreh Spiropali.

Presidentja e Bundestagut, Klöckner, vlerësoi bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve dhe nënvizoi se mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të vijojë dhe Bundestagu do të bashkëpunojë e ndihmojë Kuvendin në lidershipin e procesit të integrimit europian.

Pasditen e sotme Spiropali u takua edhe me kryetarin e Knesset të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin diskutuan mbi partneritetin politik, bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat i kanë rrënjët në miqësinë e thellë historike dhe aktin unik të shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë ditëve të errëta të Holokaustit.

“ShqipĂ«ria do tĂ« vijojĂ« tĂ« jetĂ« njĂ« zĂ« i fuqishĂ«m kundĂ«r antisemitizmit, pjesĂ« e kontributit pĂ«r respektimin dhe mbrojtjen e tĂ« drejtave themelore tĂ« njeriut, kundĂ«r padrejtĂ«sive dhe diskriminimit tĂ« çdo lloji”, u shpreh Spiropali.

Kuvendi dhe Knesset do të intensifikojnë ndërveprimin për të mbështetur marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe miqësinë e fortë mes dy popujve tanë. /j.p/

The post Spiropali në Gjenevë, takime me presidenten e Bundestagut dhe kreun e Knessetit të Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Brigjet e lumit Vjosa plot me turistë, Rama ndan foto

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Brigjet e lumit VjosĂ«, zemra e Parkut KombĂ«tar po mbushen me vizitorĂ« nga e gjithĂ« bota kĂ«to ditĂ« vere.

Nga adhurues të natyrës, deri tek aventurierët me kanoe e turistë që kërkojnë qetësinë, Vjosa ofron një eksperiencë të rrallë dhe të paprekur nga civilizimi modern.

Kryeministri Edi Rama përcolli foto nga brigjet e lumit plot turistë.

Me rrjedhën e saj të lirë përmes kanioneve, pyjeve të dendur dhe fushave të gjelbra, Vjosa është cilësuar si lumi i fundit i egër në Europë.

Kjo veçori e bën atë një magnet për turistët që kërkojnë autenticitet, biodiversitet dhe aktivitete të qëndrueshme në natyrë.

Autoritetet shpresojnë që përmes promovimit dhe ruajtjes së Vjosës si Park Kombëtar, Shqipëria të kthehet në një destinacion model për ekoturizmin në Ballkan dhe më gjerë. /j.p/

The post Brigjet e lumit Vjosa plot me turistë, Rama ndan foto appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK pa vendim, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e qytetares

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kĂ«rkesĂ«n e shtetases Onejda Ymeraj, e cila kundĂ«rshtoi sekuestrimin e celularit tĂ« saj nga Prokuroria e Posaçme nĂ« njĂ« procedim penal ku ajo vetĂ« nuk ishte subjekt.

Kërkuesja pretendoi shkelje të së drejtës për fshehtësinë e korrespondencës, mbrojtjen e të dhënave personale dhe të drejtës së pronës private.

Gjykata vlerësoi se komunikimet elektronike përfshirë mesazhet përmes platformave online përfshihen në mbrojtjen kushtetuese të nenit 36, duke i konsideruar si formë moderne të korrespondencës njerëzore.

Në përfundim të shqyrtimit Gjykata konstatoi se është cenuar e drejta e kërkueses për fshehtësinë e korrespondencës dhe mbrojtjen e të dhënave personale për pjesët që nuk lidhen me objektin e hetimit penal.

Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës, asgjësimin e kopjeve të të dhënave që nuk kanë lidhje me hetimin dhe vijimin e sekuestrimit për pjesën tjetër nën kontroll gjyqësor.

Gjithashtu Gjykata urdhëroi respektimin e garancive procedurale për sekuestrimin dhe përpunimin e të dhënave dhe ngarkoi Prokurorinë e Posaçme për zbatimin e vendimit brenda një afati tremujor

Vendimi nuk ka efekt prapaveprues për çështje të ngjashme të përfunduara ose që nuk janë ankimuar. /j.p/

The post Iu sekuestrua telefoni nga SPAK pa vendim, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e qytetares appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌