❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Policia e Shtetit: 103 operacione, 761 persona të arrestuar gjatë korrikut

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit bĂ«ri publik sot bilancin e punĂ«s dhe tĂ« operacioneve pĂ«rgjatĂ« muajit korrik 2025.

Sipas njoftimit, Policia thekson se janë finalizuar 103 operacione policore, ndërsa janë vënë në pranga 761 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar me përkushtim, profesionalizëm dhe angazhimin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim të ngushtë me partnerët.

Gjithashtu, në pikun e sezonit turistik, është treguar vigjilencë dhe kujdes i shtuar, 24/7, për garantimin e sigurisë në plazhe dhe në hapësirat ujore, për ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve dhe vizitorëve.

Fokusim dhe përkushtim edhe për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve dhe menaxhimin e situatave me zjarret duke shpëtuar jetë nga rreziku i përfshirjes nga flakët, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që ndërtojnë pa leje apo zënë hapësirat publike.

Konkretisht, gjatë muajit Korrik: Janë finalizuar 103 operacione policore; Janë finalizuar 25 operacione në bashkëpunim me partnerët, për goditjen e krimeve kibernetike, trafikimit të drogës, si dhe për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar; Janë vënë në pranga 761 shtetas të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme; Janë asgjësuar 52 934 bimë Cannabisi, si dhe janë sekuestruar rreth 2.5 kg kokainë, 6.2 kg cannabis, qindra doza të këtyre lëndëve dhe sasi amfetaminë;

Janë sekuestruar 33 armë zjarri, 110 kapsolla detonatore, 2 antiplumba dhe silenciatorë; Janë zbardhur 10 ngjarje kriminale, ndër to: vrasje, plagosje me mjete prerëse, shkatërrim prone me eksploziv dhe djegie të qëllimshme pronash; Janë parandaluar ngjarje kriminale në Tiranë, Lezhë, Vlorë, e Sarandë që mund të kryheshin nga shtetas që lëviznin të armatosur.

Janë parandaluar përshkallëzimi i 6 konflikteve me armë apo sende të forta si dhe i 8 rasteve të tentativës për vjedhje;

Janë sekuestruar pasuri dhe cash me vlerë totale rreth 1.6 milionë euro, të përfituara nga krimet;

GjatĂ« 2 fazave tĂ« operacionit “Identiteti”, Policia e qarkut TiranĂ« zbuloi raste tĂ« falsifikimit tĂ« pasaportave dhe kartave tĂ« identitetit, pĂ«r tĂ« lĂ«vizur ilegalisht ose pĂ«r tĂ« marrĂ« kredi;

Policia e qarkut Kukës goditi 2 raste të trafikimit të armëve nga Kosova dhe 3 raste të trafikimit të automjeteve;

Gjatë planeve të posaçme operacionale policore, për sigurinë ushqimore dhe atë dentare, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare e DPPSh-së zbuloi raste të përdorimit/tregtimit të produkteve të skaduara, me rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve;

Janë finalizuar 16 operacione për zbardhjen e vjedhjeve;

Janë goditur 10 raste në fushën e kontrabandës, 7 raste të transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë kufirin ilegalisht dhe 6 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;

Janë bllokuar 134 mjete lundruese, pasi drejtuesit e tyre cenuan perimetrin e sigurisë për pushuesit dhe/ose ishin të papajisur me dokumentacionin që kërkon ligji;

JanĂ« konstatuar 34 raste tĂ« pushtimit tĂ« hapĂ«sirave nĂ« plazhe, pĂ«r tĂ« cilat, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Plazhi i lirĂ«â€, janĂ« sekuestruar rreth 2700 komplete me çadra dhe shezlongĂ«;

Janë konstatuar 38 raste të tjera të pushtimit të hapësirave publike, për aktivitete fitimprurëse. Në bashkëpunim me shërbimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, janë liruar hapësirat dhe sekuestruar objektet e përdorura;

Janë konstatuar 12 raste të ndërtimeve pa leje me 16 shtetas të proceduar penalisht, si dhe janë goditur krime të tjera kundër mjedisit, të tilla si: ndotja e ujërave, dëmtimi i shtratit të lumenjve, si dhe hedhja e inerteve ose mbetjeve të tjera;

Në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe homologët, është reaguar menjëherë për 44 raste zjarrvënieje. Hetimet dhe puna policore rezultuan me arrestimin/ndalimin/procedimin e 42 autorëve të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia;

Janë proceduar penalisht 72 drejtues automjetesh, sepse duke parkuar dyshe, penguan qarkullimin e automjeteve të urgjencës dhe lëvizjen e qytetarëve;

Policia e Tiranës dhe policitë e qarqeve bregdetare kanë kryer kontrolle të përditshme, me mjete teknologjike zhurmëmatëse, te subjektet që gjenerojnë muzikë. Administratorët e subjekteve që u gjetën në tejkalim të nivelit dhe/ose të orarit, u ndëshkuan penalisht dhe/ose administrativisht;

ËshtĂ« dhĂ«nĂ« ndihmĂ« pĂ«r 55 shtetas qĂ« u gjendĂ«n nĂ« vĂ«shtirĂ«si pĂ«r shkak tĂ« terrenit, temperaturave, mosorientimit nĂ« zona tĂ« ndryshme ose defekteve nĂ« mjetet me tĂ« cilat lĂ«viznin.

Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me mjete bashkëkohore, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e vendit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës ose bëhen shkak për ngadalësim apo bllokim të qarkullimit gjatë këtij muaji me fluks të lartë lëvizjeje.

Në këtë kuadër:

– janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pranga 226 drejtues mjetesh, nga tĂ« cilĂ«t 139 pĂ«r drejtim mjeti nĂ« gjendje tĂ« dehur dhe 87 pĂ«r drejtim mjeti pa leje drejtimi ;

– janĂ« pezulluar 252 leje drejtimi, pĂ«r tejkalim tĂ« normave tĂ« shpejtĂ«sisĂ«, drejtim mjeti nĂ«n ndikimin e alkoolit apo pĂ«r shkelje tĂ« tjera tĂ« Kodit Rrugor, pĂ«r tĂ« cilat parashikohet kjo masĂ«;

– janĂ« vendosur 22 338 masa administrative pĂ«r shpejtĂ«si mbi normĂ«n e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes sĂ« drejtimit. NĂ« kĂ«to raste, drejtuesit e automjeteve kanĂ« paguar dyfishin e gjobĂ«s maksimale dhe janĂ« penalizuar me zbritje nga 6 deri nĂ« 12 pikĂ« nga leja e drejtimit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas menaxhimit të fluksit të lartë të hyrje/daljeve dhe ofrimit të një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë, gjatë këtij muaji kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe tentativave për lëvizje të paligjshme.

Në këtë kuadër janë goditur:

68 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve;

10 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false;

7 raste të mosdeklarimit të shumave të parave.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit, si dhe për të identifikuar dhe ndaluar shtetasit që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë më ngushtë me Policinë, duke denoncuar menjëherë çdo paligjshmëri që konstatojnë, pranë njësive fizike të Policisë së Shtetit ose në numrin pa pagesë 112.

/e.i//a.f/

The post Policia e Shtetit: 103 operacione, 761 persona të arrestuar gjatë korrikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshimet nĂ« ligjin “PĂ«r tatimet mbi tĂ« ardhurat”, regjim i unifikuar dhe progresiv taksimi pĂ«r tĂ« gjitha bizneset

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Ndryshimet nĂ« ligjin “PĂ«r tatimet mbi tĂ« ardhurat”, parashikon kthimin e regjimit tĂ« tatimeve nĂ« njĂ« sistem tĂ« unifikuar dhe progresiv taksimi pĂ«r tĂ« gjitha bizneset, pĂ«rfshirĂ« edhe sektorin e teknologjisĂ« sĂ« informacionit, akomodimin apo bizneset sezonale.

Sektori i teknologjisĂ« sĂ« informacionit, strukturave akomoduese apo bizneset sezonale, pĂ«r vite me radhĂ« ka pĂ«rfituar nga skemat preferenciale, ndĂ«rsa sipas ministrisĂ« sĂ« Financave, pritet qĂ« “politikat preferenciale tatimore  tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rkohshme, tĂ« targetuara dhe jo diskriminuese pĂ«r sektorĂ« tĂ« tjerĂ«. Trajtimi preferencial pĂ«r sektorĂ« si akomodimi, IT, apo bizneset sezonale do tĂ« hiqet gradualisht”.

Sipas dokumentit zyrtar të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, vetëm për vitin 2022, përjashtimet dhe normat e ulëta tatimore kanë sjellë një mungesë të ardhurash prej mbi 101 miliardë lekësh, ose 4.76% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pothuajse 83% e kësaj humbjeje i atribuohet shkallëve të reduktuara të TVSH-së dhe përjashtimeve.

“Tatimi mbi fitimin korporativ nĂ« normĂ«n 0% pĂ«r bizneset e vogla pĂ«rbĂ«n burimin e dytĂ« mĂ« tĂ« madh tĂ« humbjeve, duke kontribuar me 0.77% tĂ« PBB-sĂ«. KĂ«to pĂ«rjashtime nuk do tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rhershme, ato janĂ« parashikuar tĂ« shfuqizohen plotĂ«sisht deri nĂ« vitin 2029”, deklaron Ministria e Financave.

Reforma tatimore është zhvilluar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe synon të afrojë Shqipërinë me standardet fiskale të Bashkimit Evropian. Mbështetja për startup-et pritet të vazhdojë, ndërsa trajtimi preferencial për sektorët e tjerë do të hiqet hap pas hapi./klan/

The post Ndryshimet nĂ« ligjin “PĂ«r tatimet mbi tĂ« ardhurat”, regjim i unifikuar dhe progresiv taksimi pĂ«r tĂ« gjitha bizneset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Drafti i Kodit tĂ« ri Penal parashikon masa tĂ« rrepta pĂ«r mbrojtjen e shĂ«ndetit publik, duke pĂ«rfshirĂ« dĂ«nime pĂ«r shkaktimin e epidemive, pĂ«rhapjen e sĂ«mundjeve infektive dhe prodhimin e barnave tĂ« rrezikshme.

Në draftin e propozuar për Kodin e ri Penal, një kapitull të veçantë i është kushtuar edhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Sipas draftit, jo më pak se njëzetë e pesë vjet dhe deri në burgim të përjetshëm parashikohet në nenin 441 të draftit, nëse dikush shkakton qëllimisht një epidemi përmes shpërndarjes së viruseve apo baktereve patogjenë.

“DĂ«nim shumĂ« i rĂ«ndĂ« parashikohet edhe pĂ«r rastet kur kjo ndodh nga pakujdesia, 10 deri nĂ« 20 vjet heqje lirie. Kodi aktual nuk ka asnjĂ« nen qĂ« lidhet me shkaktimn e epidemisĂ«â€, thuhet nĂ« kĂ«tĂ« draft.

Sipas draftit, “neni 444 sanksionon se zyrtarĂ«t publikĂ« qĂ« nuk raportojnĂ« sĂ«mundjet infektive apo pandemike, sipas detyrimeve ligjore, do tĂ« pĂ«rballen me gjoba apo edhe masa administrative plotĂ«suese. Nga ana tjetĂ«r, mosrespektimi i rregullave tĂ« karantinĂ«s, urdhrave shĂ«ndetĂ«sorĂ« apo masave gjatĂ« gjendjes sĂ« jashtĂ«zakonshme konsiderohen nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin dhe mund tĂ« dĂ«nohet me burg deri nĂ« 3 vjet, nĂ« varĂ«si tĂ« rrezikut tĂ« krijuar”.

Transmetimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme duke qenë i vetëdijshëm për infektimin, do të përbëjë vepër penale që dënohet nga 2 deri në 6 vjet.

Në draftin e ri janë parashikuar masa të forta edhe për kontrollin e tregut farmaceutik. Prodhimi, importimi ose tregtimi i barnave pa leje, të skaduara, ose që paraqesin rrezik për shëndetin, do të dënohet me burgim deri në 8 vjet, në varësi të rrezikut.

Gjithashtu, mashtrimi në përmbajtjen, përbërjen apo dokumentacionin e barnave, si dhe çdo veprim që cenon sigurinë, efikasitetin apo cilësinë e produkteve mjekësore, do të ndëshkohet me dënime që variojnë nga 2 deri në 8 vjet burgim.

Sipas draftit tĂ« Kodit tĂ« ri Penal, edhe reklamimi “mashtrues” apo shpĂ«rndarja e produkteve tĂ« dĂ«mshme pĂ«r shĂ«ndetin, veçanĂ«risht kur i drejtohen fĂ«mijĂ«ve apo personave vulnerabĂ«l, dĂ«nohet me gjobĂ« ose burgim deri nĂ« 4 vite.

Nëse këto vepra penale kryhen nga personel shëndetësor, mësues, zyrtarë publikë apo punonjës të institucioneve publike, ato konsiderohen rrethana të rënduara dhe dënimi mund të rritet deri në 50%.

Nëse përgjegjëse janë kompani apo institucione, ato mund të përballen me mbyllje të përhershme, gjobë të shumëfishtë apo konfiskim të pronës dhe të ardhurave të paligjshme.

/e.i//a.f/

The post Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohen 20 mjete lundruese, shpëtohen 11 persona

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ NjĂ«sia Policore Detare dhe Policia Kufitare gjatĂ« monitorimeve pĂ«r rritjen e sigurisĂ« detare gjatĂ« kĂ«saj jave, ka bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre pĂ«r shkelje tĂ« perimetrit tĂ« sigurisĂ«.

Policia e Shtetit njofton se janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në gjithë hapësirën detare, nga Velipoja në Ksamil, si dhe në zonat liqenore e lumore, për të evidentuar shkeljet që lidhen me: përdorimin e mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës, shkeljen e perimetrit të sigurisë, zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të lejuara.

Policia njofton se gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

“Konkretisht 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji tĂ« instaluar. 8 prej mjeteve lundruese janĂ« konstatuar duke lundruar brenda perimetrit tĂ« sigurisĂ«, duke rrezikuar jetĂ«n e pushuesve. Drejtuesit e tyre janĂ« ndĂ«shkuar me masĂ« administrative prej 100.000 lekĂ«sh secili”, thuhet nĂ« njoftim.

NdĂ«rkohĂ«, nga Ksamil nĂ« VelipojĂ«, Policia Kufitare ka ndĂ«rhyrĂ« nĂ« 8 raste emergjente, pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« 11 shtetasve, qĂ« kishin mbetur nĂ« rrezik pĂ«r shkak tĂ« dallgĂ«ve tĂ« forta apo defekteve nĂ« mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese: Mos shkelni perimetrin e sigurisë; Lundroni vetëm në zonat e lejuara;

Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

/e.i//a.f/

The post Bllokohen 20 mjete lundruese, shpëtohen 11 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nga tavolinat dhe karriget qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin dhe qytetarĂ«t, vazhdon nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapĂ«sirave publike nĂ« njĂ« subjekt privat, ndĂ«rsa shkruan “ecim”.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si njĂ« pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”. Aksiono Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m pĂ«r rritjen e shĂ«rbimit, funksionalitetit tĂ« çdo biznesi dhe sipĂ«rmarrjeje nĂ« pĂ«rputhje me standardet kombĂ«tare tĂ« mikpritjes dhe shĂ«rbimit jo vetĂ«m nĂ« zonat turistike, por nĂ« çdo cep tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Gjatë gjithë muajit gusht por edhe më tej, lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të komuniteteve.

/e.i//a.f/

The post Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drafti i Kodit të ri Penal, OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Prezenca e OSBE nĂ« TiranĂ« nĂ« njĂ« reagim pĂ«r njĂ« media shqiptare u shpreh se nuk Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« hartimin e draftit pĂ«r Kodin e Ri Penal.

Sipas reagimit, prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë.

“MegjithĂ«se nuk kemi qenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« hartimin e ndryshimeve tĂ« propozuara, po shqyrtojmĂ« draftin e disponueshĂ«m dhe jemi tĂ« gatshĂ«m t’u ofrojmĂ« rekomandime konkrete qeverisĂ« dhe parlamentit tĂ« ri, nĂ« pĂ«rputhje me mandatin tonĂ« pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur institucionet demokratike dhe shtetin e sĂ« drejtĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri”, thuhet nĂ« reagim.

/e.i//a.f/

The post Drafti i Kodit të ri Penal, OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AMP arreston punonjësin e policisë, u konfliktua fizikisht me një shtetas në Dibër

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (Rajoni KukĂ«s – DibĂ«r) ka arrestuar nĂ« flagrancĂ« punonjĂ«sin e policisĂ« V. A., me detyrĂ« N/Specialist nĂ« Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit tĂ« Masava PlotĂ«suese e Kontrollit tĂ« Territorit nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Kufitare DibĂ«r, i dyshuar pĂ«r kryerjen e veprave penale “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Sipas njoftimit, arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga veprimet e para hetimore, janë krijuar dyshimet e arsyeshme të bazuara në prova e fakte, se punonjësi i policisë me datë 02.07.2025 rreth orës 01.30 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, Dibër, gjatë kryerjes së detyrës është konfliktuar fizikisht duke kryer dhe veprime arbitrare në dëm të shtetasit F. K., banues në Dibër.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Dibër.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

/e.i//a.f/

The post AMP arreston punonjësin e policisë, u konfliktua fizikisht me një shtetas në Dibër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodër, asgjësohen 16 mijë e 755 bimë kanabis

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Policia e ShkodrĂ«s bĂ«n me dije se vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, pĂ«r parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave dhe rasteve tĂ« kultivimit tĂ« bimĂ«ve narkotike.

Sipas PolicisĂ«, nĂ« vijim tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Koordinata”, dhe si rezultat i kontrolleve intensive nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e qarkut ShkodĂ«r, shĂ«rbimet e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r dhe tĂ« komisariateve vartĂ«se, nĂ« bashkĂ«punim me Forcat e NdĂ«rhyrjes sĂ« ShpejtĂ« TiranĂ«, tĂ« dislokuara prej disa ditĂ«sh nĂ« kĂ«tĂ« qark, kanĂ« gjetur dhe asgjĂ«suar 16 755 bimĂ« tĂ« dyshuara narkotike Cannabis Sativa, si dhe janĂ« sekuestruar 320 kg degĂ« kanabisi me boçe, tĂ« prera dhe nĂ« proces tharjeje.

“ShĂ«rbimet e Komisariatit të  PolicisĂ« ShkodĂ«r, gjatĂ« kontrollit nĂ« terrenin e njĂ«sive administrative Pult, ShalĂ«, PostribĂ« dhe Shosh gjetĂ«n dhe asgjĂ«suan 15 852 bimĂ« tĂ« dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degĂ« me boçe nĂ« proces tharjeje”, thuhet nĂ« njoftim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Vau i Dejës gjatë kontrollit në  terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon me intensitet tĂ« lartĂ«.

/e.i//a.f/

The post Shkodër, asgjësohen 16 mijë e 755 bimë kanabis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor, punësim i sigurt

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj njoftoi se ka nisur tashmĂ« procesi pĂ«r regjistrimet nĂ« arsimin profesional, ndĂ«rsa i ftoi tĂ« rinjtĂ« qĂ« pĂ«rfundojnĂ« klasĂ«n e 9-tĂ« qĂ« tĂ« zgjedhin drejtimin bujqĂ«sor, pĂ«r punĂ«sim tĂ« sigurt.

“NxĂ«nĂ«sit mund tĂ« regjistrohen nĂ« njĂ« nga shkollat profesionale bujqĂ«sore qĂ« janĂ« nĂ« 5 qarqe tĂ« vendit: Shkolla profesionale “Rakip Kryeziu”, Fier; Shkolla profesionale “Mihal Shahini”, CĂ«rrik; Shkolla e mesme profesionale KamĂ«z; Shkolla Profesionale ShĂ«rbime, Korçë; Shkolla profesionale “Ndre Mjeda”, Bushat dhe shkolla profesionale “Charles Telford Erickson”, Golem”, tha Denaj.

Ministrja i ftoi tĂ« rinjtĂ« tĂ« investojnĂ« nĂ« dije pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e zhvillimit tĂ« bujqĂ«sisĂ« sĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« ShqipĂ«ri, teksa njoftoi se, regjistrimi bĂ«het lehtĂ«sisht pĂ«rmes portalit e-Albania, nĂ« shĂ«rbimin “Regjistrohu nĂ« klasĂ«n e dhjetĂ«â€.

Të rinjtë që mbarojnë klasën e 9-të kanë tani një mundësi për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme në sektorin bujqësor, përmes arsimit profesional në një nga tre drejtimet më të kërkuara në treg: bujqësi, veterinari dhe teknologji ushqimore.

/e.i//a.f/

The post Regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor, punësim i sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Formalizimi i tregut ushqimor, Malaj: 103 tonë mallra të bllokuara në 20 ditë

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Aksioni pĂ«r formalizimin e tregut tĂ« produkteve bujqĂ«sore dhe blegtorale, si dhe pĂ«r rritjen e sigurisĂ« ushqimore, ka dhĂ«nĂ« rezultatet e para brenda njĂ« kohe tĂ« shkurtĂ«r.

Në 20 ditë janë inspektuar 283 subjekte dhe janë bllokuar 103 tonë mallra që nuk përmbushnin standardet ligjore dhe të sigurisë ushqimore.D

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se “tashmĂ« ka pĂ«rfunduar faza e parĂ« nĂ« terren, nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rpjekjes sĂ« vazhdueshme tĂ« forcimit tĂ« ligjshmĂ«risĂ« fiskale nĂ« sektorin e produkteve bujqĂ«sore dhe blegtorale”.

“Administrata Tatimore do tĂ« nisĂ« fazĂ«n e dytĂ« tĂ« monitorimit, qĂ« synon verifikimin nĂ« vazhdimĂ«si shoqĂ«rimin e produkteve me faturĂ« tatimore”, tha Malaj.

Sipas ministrit Malaj, qëllimi i këtij operacioni është formalizim i tregut, rritje e sigurisë ushqimore dhe mbrojtje e konsumatorit.

“Zero tolerancĂ« ndaj subjekteve, pjesĂ« e zinxhirit tĂ« tregut tĂ« produkteve bujqĂ«sore dhe blegtorale, qĂ« nuk respektojnĂ« ligjin”, u shpreh Malaj.

Objektivat e aksionit përfshijnë formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, rritjen e sigurisë ushqimore për konsumatorin, gjurmueshmërinë e produkteve nga ferma në tryezë, si dhe mbrojtjen e fermerëve dhe prodhuesve të ndershëm.

Autoritetet paralajmërojnë se kontrollet do të intensifikohen në ditët në vijim në të gjithë territorin e vendit.

/e.i//a.f/

The post Formalizimi i tregut ushqimor, Malaj: 103 tonë mallra të bllokuara në 20 ditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishin humbur në malin e Qerretit, Policia shpëton dy turistet holandeze

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« PukĂ« iu shkuan nĂ« ndihmĂ« dy turisteve nga Holanda, tĂ« cilat kishin humbur rrugĂ«n nĂ« malin e Qerretit dhe nuk po orientoheshin dot.

Polica në një njoftim për mediet, bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit menjëherë pas marrjes së njoftimit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.

Policia njofton se pas disa orësh kërkime nga punonjësit, është bërë e mundur gjetja e turistëve holandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

Turistet falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.

/e.i//a.f/

The post Kishin humbur në malin e Qerretit, Policia shpëton dy turistet holandeze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Gjiri i GramĂ«s, njĂ« nga plazhet mĂ« spektakolare tĂ« jugut tĂ« ShqipĂ«risĂ«, tĂ«rheq çdo vit mijĂ«ra turistĂ« vendas dhe tĂ« huaj, Ă«shtĂ« ndĂ«r atraksionet absolute tĂ« pushimeve pĂ«r turistĂ«t e huaj, por edhe ata vendas.

I fshehur në vijëzimin bregdetar të Karaburunit, Gjiri i Gramës është një destinacion i preferuar për pushuesit që zgjedhin bregdetin e jugut të Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të një grupi pushuesish që shijojnë ujërat e kaltra të Gjirit të Gramës, ndërsa kanë ngritur çadra kampingu në rërën e plazhit.

“Dhe me kĂ«tĂ« energji pushimesh nga Gjiri i GramĂ«s”, shkruan Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

Gjiri i Gramës gjendet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit (Vlorës).

Gjiri detar futet disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me foleza. Aty ka dhe disa shpella nënujore.

Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga stuhitë detare.

Gjithashtu ai është përdorur gjatë në Antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi.

Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjerë, kanë gdhendur edhe emrat në faqet shkëmbore e shumë të dhëna të tjera që bëjnë kureshtar vizitorin.

Ndaj dhe shpesh shpella qĂ« ndodhet aty emĂ«rtohet si “Shpella e shkrimeve”. ArkeologĂ«t i kanĂ« studiuar dhe kanĂ« shkruar pĂ«r kĂ«to dokumente historike tĂ« gdhendura nĂ« shkĂ«mb.

Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore, historike, kulturore e turistike. Por sot ky gji i bukur detar shfrytëzohet si një plazh i vogël e intim. Drejt tij shkohet me rrugë tokësore, por edhe detare. Shfrytëzohet nga aventurierët e ujit dhe të shpellave.

/e.i//a.f/

The post Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aplikimet për universitet, Manastirliu: Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ TĂ« gjithĂ« maturantĂ«t, tĂ« cilĂ«t duan tĂ« vijojnĂ« studimet e larta nĂ« universitete, sot, 3 gushti Ă«shtĂ« afati i fundit qĂ« tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r programet qĂ« dĂ«shirojnĂ« tĂ« ndjekin pĂ«rmes portalit “U-Albania”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u ka kujtuar tĂ« gjithĂ« maturantĂ«ve nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale se “sot Ă«shtĂ« dita e fundit pĂ«r tĂ« pĂ«rzgjedhur 10 programet e studimit nĂ« raundin e parĂ« tĂ« aplikimit nĂ« universitetet tona”.

MĂ« herĂ«t, ministrja Manastirliu bĂ«ri me dije se procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online nĂ« portalin universitar “U-Albania”.

KandidatĂ«t, pĂ«rpara aplikimit pĂ«r zgjedhjen e preferencave nĂ« portalin e aplikimit universitar, kryejnĂ« pagesĂ«n e tarifĂ«s sĂ« aplikimit nĂ« vlerĂ«n 2000 lekĂ«, nĂ« zyrat e PostĂ«s Shqiptare apo nĂ« bankat e nivelit tĂ« dytĂ«, nĂ«pĂ«rmjet faturĂ«s pĂ«r arkĂ«tim, tĂ« cilĂ«n e shkarkojnĂ« nĂ« portalin “U-Albania”.

Pagesa kryhet deri nĂ« datĂ«n 28 korrik 2025. Pas dorĂ«zimit tĂ« mandatit tĂ« pagesĂ«s, sekretaritĂ« e shkollave konfirmojnĂ« pagesĂ«n e kryer brenda datĂ«s 28 korrik, nĂ« portalin “U-Albania”.

Më tej, realizohet aplikimi online dhe për këtë periudha e përcaktuar është 29 korrik deri në 3 gusht. Në këtë periudhë, maturantët zgjedhin 10 programe studimi.

Më 29 gusht deri në 11 shtator është faza e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, ndërsa do të ketë publikim real të renditjes, që do të bëhet në 7 faza 48-orëshe përgjatë 14 ditëve.

Në fund është faza e çregjistrimit, për të cilën është caktuar një kohëzgjatje dyditore, nga 12-13 shtator.

/e.i//a.f/

The post Aplikimet për universitet, Manastirliu: Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamjet: Thethi, kurora e artë e Shqipërisë

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Pas aksionit pĂ«r prishjen e ndĂ«rtimeve pa leje, Thethi vijon tĂ« mbetet destinacioni turistik qĂ« pĂ«rmbush pritshmĂ«ritĂ« e turistĂ«ve dhe vizitorĂ«ve me panoramat e rralla qĂ« ofron.

Së fundmi, po kthehet në trend zgjedhja për shumë çifte që duan një ceremoni martesore të veçantë, mes ajrit të pastër të Alpeve Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, e konsideron Thethin, si kurorën e artë të Shqipërisë, ndërsa ndau sot pamje të një ceremonie martesore të zhvilluar në qendër të Thethit, në kishën ikonike të fshatit turistik.

Zona përpara kishës së famshme në Theth, i është rikthyer tashmë komunitetit dhe banorëve, ndërsa po kthehet edhe në një gjetje për organizimin e eventeve të ndryshme.

IKMT prishi mbi 100 struktura pa leje të ndërtuara nga 40 subjekte në Theth.

I ndodhur 70 km larg Shkodrës, Thethi është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve në të gjitha stinët, por veçanërisht gjatë sezonit të verës.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

/e.i/

The post Rama ndan pamjet: Thethi, kurora e artë e Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Aksion pastrimi në aksin Gjirokastër-Tepelenë

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Minstrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro pĂ«rcolli sot pamje nga aksioni pĂ«r pastrimin e aksit kombĂ«tar, GjirokastĂ«r-TepelenĂ«.

Ministrja Kumbaro tha se “rruga nuk Ă«shtĂ« kosh”, ndĂ«rsa theksoi se po vazhdon lufta me mbetjet edhe nĂ« akset kombĂ«tare.

Kumbaro u shpreh se “anĂ«t e rrugĂ«ve shndĂ«rrohen nĂ« kosha plehrash pĂ«r mbetjet e tĂ« paudhĂ«ve qĂ« nuk u dhimbset shĂ«mtia dhe dĂ«mi qĂ« shkaktojnĂ«â€.

Ministrja Kumbaro cilĂ«soi se aksi GjirokastĂ«r-TepelenĂ« pĂ«rshkohet nga mijĂ«ra udhĂ«tarĂ« e vizitorĂ« çdo ditĂ«, teksa ritheksoi thirrjen qĂ« tĂ« denoncohet nĂ« PolicinĂ« e Shtetit çdo rast i ndotjes nga makinat, pasi çdo ndotje Ă«shtĂ« krim mjedisor”.

/e.i/j.p/

The post Kumbaro: Aksion pastrimi në aksin Gjirokastër-Tepelenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, Balluku: Nga sot, masa konkrete për respektimin e distancave nga akset kombëtare

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Dita e djeshme, 31 korrik ishte edhe afati i fundit pĂ«r lirimin vullnetar tĂ« hapĂ«sirave nga subjektet e vendosura pranĂ« akseve kombĂ«tare, duke respektuar distancat e pĂ«rcaktuara nĂ« ligj.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot se për tetë ditë është zhvilluar një fushatë këshillimore nga ARRSH dhe IKMT, duke pasur edhe raste konkrete të bashkëpunimit të subjekteve me trupat në terren.

“Mjafton t’ju tregoj njĂ« rast nĂ« aksin rrugor Kombinat-Plepa, ku subjekti ka ndĂ«rmarrĂ« tĂ«rheqjen dhe respektimin e distancĂ«s nga trupi i aksit kombĂ«tar, si dhe sistemimin estetik tĂ« zonĂ«s ku operon. Ky Ă«shtĂ« njĂ« shembull i mirĂ« pĂ«r t’u ndjekur kudo”, tha Balluku.

Balluku, gjithashtu, përgëzoi të gjithë subjektet që operojnë në aksin nga Gjirokastra në Levan, pasi pas inspektimeve atje me inxhinierët e ARRSH-së dhe inspektorët e IKMT-së, nuk është evidentuar asnjë shkelje në këtë territor.

“BĂ«jmĂ« me dije se nga ky moment IKMT, mbĂ«shtetur nga Policia e Shtetit, do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa konkrete pĂ«r respektimin e distancave nga akset kombĂ«tare. Çka po ndodh sot nĂ« territorin e ShqipĂ«risĂ«, nuk Ă«shtĂ« njĂ« aksion kundĂ«r tendave, ashtu siç thuhet, Ă«shtĂ« njĂ« reformĂ« e thellĂ« pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike dhe respektimin e rregullave dhe ligjeve tĂ« mbrojtjes sĂ« territorit nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, vijoi Balluku.

ZĂ«vendĂ«skryeministrja nĂ«nvizoi se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« “reformĂ« qĂ« nuk lĂ« jashtĂ« vĂ«mendjes as tendat, as oborret e pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« pallateve tĂ« zaptuara e tĂ« kthyera nĂ« parkingje dhe as TEC-et e ndĂ«rtuara nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme nĂ« territoret e vendburimeve shqiptare, pavarĂ«sisht mohimit qesharak tĂ« ekzistencĂ«s sĂ« tyre apo mbrojtjes akoma mĂ« qesharake nga segmente tĂ« paguara pĂ«r tĂ« goditur tĂ« mirĂ«n publike”.

Balluku falĂ«nderoi qytetarĂ«t pĂ« bashkĂ«punimin, tĂ« cilin ajo e cilĂ«soi si tĂ« shkĂ«lqyer gjatĂ« gjithĂ« kĂ«saj periudhe, ndĂ«rsa i inkurajoi ata qĂ« tĂ« vijojnĂ« denoncimet, nĂ« vazhdim edhe pĂ«rmes njĂ« platforme tĂ« dedikuar, platforma ‘HapĂ«sira ime’ qĂ« Ă«shtĂ« njoftuar nga Kryeministri, Edi Rama.

Në fund të mesazhit, Balluku i siguroi qytetarët se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës në çdo skaj të vendit për të garantuar cilësisht shërbime më të mira për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e shumë të huaj që ndodhen këtë sezon në vendin tonë.

/e.i/

The post Lirimi i hapësirave publike, Balluku: Nga sot, masa konkrete për respektimin e distancave nga akset kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denaj: SynojmĂ« krijimin e konsorciumit tĂ« vajit tĂ« ullirit “Berati 2400 vjet”

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se Qeveria Shqiptare synon ndĂ«rtimin e njĂ« konsorciumi pĂ«r vajin e ullirit, duke bashkuar 50 fermerĂ« dhe prodhues tĂ« vajit nĂ« njĂ« brand shqiptar.

NĂ« njĂ« takim me autoritetet lokale tĂ« bashkive nĂ« Berat, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« biznesit tĂ« vajit tĂ« ullirit dhe ekspertĂ« teknikĂ« nga Banka BotĂ«rore, Denaj tha se u diskutua pĂ«r krijimin e konsorciumit tĂ« vajit tĂ« ullirit “Berati 2400 vjet”.

Sipas Denajt, ky është një financim nga Qeveria Shqiptare, që synon bashkimin e 50 fermerëve prodhues të ullirit dhe vajit të ullirit në qarkun Berat dhe zonat përreth.

“Objektivi Ă«shtĂ« krijimi i njĂ« brendi shqiptar pĂ«r njĂ« nga produktet mĂ« autoktone, prodhim me vlerĂ«, cilĂ«si dhe tĂ« bashkuar”, u shpreh Denaj.

Ministrja Denaj tha se në këtë takim u ndanë edhe hapa konkretë për forcimin e bashkëpunimit bujqësor në të gjithë Shqipërinë, me 5 bashki pilot për konsorciume të ngjashme në qarqet Fier, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë dhe Vlorë.

“NjĂ« model bashkĂ«punimi mes pushtetit vendor dhe fermerĂ«ve pĂ«r tĂ« forcuar ekonominĂ« rurale, kapĂ«rcyer prodhimin individual dhe garantuar akses mĂ« tĂ« madh nĂ« financim dhe tĂ« ardhura pĂ«r fermerĂ«t”, vijoi ajo.

Denaj nënvizoi se të pranishmit u ndalën edhe te Skema Kombëtare e Investimeve 2025, aplikimet e së cilës janë të hapura deri më 30 shtator për investime në sektorin bujqësor me 9 masa mbështetëse.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në një takim me Ervin Demon dhe kryetar...
1 nga 20

/e.i/

The post Denaj: SynojmĂ« krijimin e konsorciumit tĂ« vajit tĂ« ullirit “Berati 2400 vjet” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali përkujton Ndre Mjedën: Vepra e tij, gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spirali nderoi sot kujtimin e Dom Ndre MjedĂ«s, i ndarĂ« nga jeta mĂ« 1 gusht 1937.

Spiropali e konsideroi Mjedën, si një prej figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare, që i dha kulturës dhe gjuhës shqipe forcë, bukuri, pasuri e dinjitet.

“Vepra e Ndre MjedĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« gur themeli nĂ« ndĂ«rtimin e identitetit tonĂ« kombĂ«tar, njĂ« zĂ« zgjues i ndĂ«rgjegjes sĂ« shtypur tĂ« shqiptarĂ«ve, njĂ« mbrojtĂ«s si rrallĂ«kush i kulturĂ«s dhe i gjuhĂ«s sonĂ«. Si mĂ«sues, poet, pĂ«rkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje tĂ« ndritur e zemĂ«r tĂ« naltĂ«suar prej idealeve tĂ« shqipes, dijes e lirisĂ«, Ndre Mjeda i shĂ«rbeu me dashuri kombit dhe kulturĂ«s shqiptare”, tha Spiropali nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

Ndre Mjeda ishte anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, në Kongresin e Manastirit, në vitin 1908.

Spiropali tha se trashĂ«gimia e Ndre MjedĂ«s mbetet e gjallĂ« edhe pĂ«rmes vargjeve tĂ« tij plot muzikalitet, elegancĂ« e atdhedashuri, ndĂ«rsa ndau njĂ« nga poezitĂ« mĂ« tĂ« njohura tĂ« MjedĂ«s, “Gjuha Shqipe”:

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,

jan’ tĂ« bukra me themel,

por prap’ kjo, si diell pa hije,

pĂ«r mue t’tanave iu del.

/e.i/j.p/

The post Spiropali përkujton Ndre Mjedën: Vepra e tij, gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim 6 persona për vepra të rënda penale

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar ka pĂ«rfunduar hetimet pĂ«r njĂ« grup tĂ« strukturuar kriminal dhe ka dĂ«rguar pĂ«r gjykim 6 persona tĂ« dyshuar pĂ«r vepra tĂ« rĂ«nda penale.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, gjashtë personat që dërgohen për gjykim janë Albert Zaja, Edison Muceku, Elvis Ndreca, Armando Ndreca, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli.

Veprat e rënda në të cilat këta persona janë përshirë, sipas SPAK janë nga tentativë për vrasje ndaj Durim Bamit dhe Ervin Kodrës, te trafiku i drogës dhe tregtia e armëve.

Albert Zaja akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve Durim Bami dhe Ervin Kodra, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Edison Muceku, i arrestuar nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar mĂ« 10.01.2025 dhe ekstraduar nĂ« ShqipĂ«ri mĂ« 28.03.2025, akuzohet pĂ«r sigurim tĂ« kushteve dhe tĂ« mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, nĂ« dĂ«m tĂ« shtetasit Hamza Terziu, grup tĂ« strukturuar kriminal.

Nga tĂ«rĂ«sia e veprimeve hetimore tĂ« kryera deri mĂ« tani, provohet se mĂ« 4 nĂ«ntor 2020 tek Ura e TapizĂ«s, FushĂ« KrujĂ« – Albert Zaja dhe persona tĂ« tjerĂ« tentuan tĂ« vrisnin me armĂ« zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.

Nga aktet hetimore provohet se mĂ« datĂ« 01.02.2021, rreth orĂ«s 10:00-11:00, nĂ« lagjen “Sheq i Madh”, Fier, te vendi i quajtur “rrotontua e Sheqit” Ă«shtĂ« vrarĂ« me armĂ« zjarri shtetasi ShkĂ«lzen Brahim Kastrati, i cili ka qenĂ« duke udhĂ«tuar me mjetin tip Benz me targa AA 871 AN.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, referuar bisedave tĂ« realizuara nga pĂ«rdoruesit e SkyEÇ tĂ« zhvilluara mes anĂ«tarĂ«ve tĂ« njĂ« grupi tĂ« strukturuar kriminal, ka dalĂ« nĂ« pah organizimi i kĂ«tyre shtetasve me qĂ«llim realizimin e vrasjes sĂ« shtetasit Kelmend Kastrati, por kanĂ« lajthitur nĂ« objekt dhe kanĂ« vrarĂ« shtetasin ShkĂ«lzen Kastrati.

Gjatë hetimit janë evidentuar personat e interesuar dhe porositës, si dhe personat që janë angazhuar për lokalizimin e këtij shtetasi dhe ekzekutorët, ku njëri nga ekzekutorët është dënuar për këtë ngjarje me vendim penal të formës prerë nr. 62-2023-1137 (160), datë 04.04.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Nga hetimi nuk u arrit të provohej që të pandehurit Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa të ishin bashkëpunëtorë të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe të kishin marrë pjesë në realizimin e veprave penale.

Për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal të identifikuar apo paidentifikuar nga ana jonë, të përfshirë në vrasjen me armë zjarri më datë 01.02.2021 të shtetasit Shkëlzen Kastrati, po vazhdojnë hetimet paraprake në lidhje me procedimin penal nr.59 të vitit 2022, nga i cili është ndarë dhe procedimi penal nr.59/2, i vitit 2022.

/e.i/j.p/

The post SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim 6 persona për vepra të rënda penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara nga zjarret

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Qeveria do tĂ« ofrojĂ« njĂ« paketĂ« mbĂ«shtetĂ«se pĂ«r dĂ«met e shkaktuara nĂ« fushĂ«n e bujqĂ«sisĂ«, banesave apo nevojave tĂ« tjera qĂ« kanĂ« lindur si pasojĂ« e vatrave tĂ« zjarrit.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, gjatĂ« njĂ« takimi koordinues, ku tĂ« pranishĂ«m ishin edhe ministri i BrendshĂ«m Ervin Hoxha, ministrja e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile, Haki Çako, tha se ky takim bĂ«het pĂ«r dy qĂ«llime: vlerĂ«simin e gatishmĂ«risĂ« operacionale pĂ«r Emergjencat Civile dhe vlerĂ«simin e dĂ«meve dhe pĂ«rgjigjes qĂ« duhet tĂ« marrin banorĂ«t e prekur, veçanĂ«risht nĂ« sektorin e blegtorisĂ«.

Vengu tha se “gjatĂ« muajit korrik kemi pasur 59 zjarre masive dhe njĂ« mori zjarresh mĂ« tĂ« vogla nĂ« zonat e banuara apo rurale. NĂ« total, mbi 29 mijĂ« sipĂ«rfaqe hektarĂ« e djegur”.

“Na rezulton qĂ« qarqet mĂ« tĂ« prekura janĂ« Vlora me 17 500 hektarĂ«, pasuar nga Dibra me 4524 hektarĂ«, Tirana 2400 hektarĂ« dhe Berati 1500 hektarĂ«. PavarĂ«sisht se nĂ« tĂ« kaluarĂ«n mund tĂ« kemi pasur vite me mĂ« shumĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« djegura, rekordi historik pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« Ă«shtĂ« nĂ« vitin 2007 me 127 mijĂ« hektarĂ« tĂ« djegur. Deri nĂ« vitin 2024 sezonet verore kishin 6 zjarre nĂ« javĂ«, ndĂ«rsa kĂ«tĂ« vit ka pasur 13 zjarre nĂ« javĂ«â€, tha Vengu.

Ministri Vengu bëri me dije se në operacionet për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin janë angazhuar në total 14 200 vetë, dy mijë mjete të specializuara dhe 63 operacione nga ajri, në të cilat janë përfshirë 4 helikopterë nga forcat shqiptare, dy nga forcat hungareze, dy Canader nga Italia, dy nga Greqia dhe një nga Kroacia.

“Nuk ka pasur asnjĂ«herĂ« kaq shumĂ« mjete ajrore nĂ« dispozicion dhe ne do vijojmĂ« tĂ« investojmĂ« nĂ« rinovimin e flotĂ«s tokĂ«sore dhe ajrore. JanĂ« evituar fatkeqĂ«sitĂ« nĂ« jetĂ« njerĂ«zish dhe dĂ«met e tjera. Na rezultojnĂ« tĂ« prekura 12 banesa, 3 stane, njĂ« objekt kulti dhe njĂ« nĂ«nstacion energjie”, vijoi ai.

Vengu tha se bashkitë e prekura nga pasojat e zjarreve në vend duhet të vijojnë sa më shpejt me vlerësimin e dëmeve, sa rrënjë ullinj, sa kullota, sa dëme ka pasur në zonat e mbrojtura, etj.

Ministri Vengu u ndal edhe te rëndësia e bashkërendimit mes forcave të reagimit vendor dhe atyre qendror siç janë Forcat e Armatosura, batalioni mbështetës i Emergjencave Civile dhe dy regjimentet, ai i veriut dhe i jugut.

“NĂ« tĂ« kaluarĂ«n kishim konstatuar njĂ« lloj varĂ«sie ekstreme tĂ« bashkive ndaj reagimit tĂ« kapaciteteve qendrore. Pasi rakorduam me Komitetin KombĂ«tar tĂ« Emergjencave Civile, udhĂ«zuam prefektĂ«t dhe bashkitĂ« qĂ« tĂ« rrisnin gatishmĂ«rinĂ« vendore dhe tĂ« rezervonin angazhimin e Forcave tĂ« Armatosura nĂ« zonat e banuara, infrastrukturĂ«n kritike dhe zonat e mbrojtura”, pohoi Vengu.

“Mekanizmi evropian qĂ« mobilizuam na dha njĂ« mbĂ«shtetje edhe nĂ« kufizimin e vatrave nĂ« Zonat e Mbrojtura si nĂ« LurĂ« dhe Llogora. Ky bashkĂ«rendim dhe reagim gjakftohtĂ« nĂ« qarqe si Shkodra, Lezha, Korça, Fieri, Gjirokastra na dha mundĂ«sinĂ« qĂ« Forcat e Armatosura tĂ« pĂ«rqendroheshin nĂ« DibĂ«r, Berat, dhe VlorĂ«, qĂ« tĂ« evitonim situata mĂ« dramatike”, vijoi ai.

Ministri i Mbrojtjes e cilësoi këtë si një leksion të vyer të muajit korrik, që duhet vazhduar me të njëjtën vigjilencë edhe gjatë muajit gusht.

Vengu tha se po vijon puna pĂ«r forcimin e zinxhirit tĂ« reagimit nĂ« Emergjencat Civile, ndĂ«rsa shtoi se po investohet nĂ« ngritjen e katĂ«r qendrave rajonale pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mundĂ«si bashkive qĂ« tĂ« pĂ«rqendrohen nĂ« elementĂ«t zjarrfikĂ«s urbanĂ« dhe periurbanĂ«.

“KĂ«to qendra rajonale do tĂ« marrin pĂ«rsipĂ«r mbulimin nĂ« zonat rurale, pyjore dhe malore ku kemi rrezikshmĂ«ri mĂ« tĂ« lartĂ«. Kemi evidentuar dy zona, Bushatin qĂ« do mbulojĂ« zonĂ«n e nĂ«n ShkodrĂ«s, ShĂ«ngjinin, VelipojĂ«n, LezhĂ«n dhe pĂ«r jugun, zonĂ«n e KranesĂ« nĂ« Finiq. Investimi ka filluar dhe do tĂ« jetĂ«sohet nga Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile, ndĂ«rsa do tĂ« ketĂ« edhe rinovim tĂ« flotĂ«s sĂ« dedikuar nĂ« kĂ«to qendra rajonale”, tha Vengu.

“Do jenĂ« qendra me kapacitet pĂ«r tĂ« ulur helikopterĂ«t, pĂ«r t’i furnizuar ato, ndĂ«rsa po punojmĂ« edhe pĂ«r tĂ« evidentuar dy ish-reparte pĂ«r ngritjen e dy qendrave tĂ« tjera pĂ«r njĂ« mbulim rajonal tĂ« lindjes dhe juglindjes sĂ« vendit”, pohoi Vengu, ndĂ«rsa theksoi se kĂ«to investime janĂ« tĂ« buxhetuara dhe nĂ« proces.

Ministri Vengu u shpreh se do të ketë një rinovim edhe të flotës zjarrfikëse në mbarë vendin.

“NjĂ« leksion tjetĂ«r i korrikut janĂ« edhe Llogoraja dhe Dukati, ku kishte njĂ« monitorim me kamera termike 24 orĂ«, njĂ« rrjet kamerash qĂ« duhet ta shtrijmĂ« nĂ« tĂ« gjitha pikat me rrezikshmĂ«ri tĂ« lartĂ« nga zjarret nĂ« vend”, cilĂ«soi Vengu.

Vengu u ndal edhe te rëndësia e kapaciteteve njerëzore, vullnetarët, teksa shtoi se banorët e zonave të prekura janë të parët që kanë elementin e reagimit të shpejtë duke ndihmuar zjarrfikësit vendorë apo qendrore në operacionet e tyre për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ministri Vengu u shpreh se ky rrjet vullnetarësh duhet të sanksionohet dhe strukturohet që të ketë shtrirje në mbarë vendin.

/e.i/r.e/

The post Qeveria, paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌