Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht
Një anije me 15 emigrantë të refuzuar për azil në Itali, u ankorua më 26 qershor në Portin e Shëngjinit. Sipas procedurës, pas kontrolleve, ata priten të zhvendosen në kampin e Gjadrit. Ky është grupi i katërt i transferuar në Shqipëri pas ndryshimit të funksionit të kampit.
Nga Mesdheu drejt riatdhesimit në pritje të Gjykatës Evropiane
Kampi i Gjadrit fillimisht ishte projektuar për emigrantët e paligjshëm që shpëtoheshin nga autoritetet italiane në Mesdhe. Atje pritej të trajtoheshin me procedura të shpejtuara kërkesat e tyre për azil. Por pas dështimit të modelit fillestar, kampi po përdoret për ata të cilëve u është refuzuar azili apo qëndrimi në Itali.
Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, konfirmoi se në total në Shqipëri janë sjellë 125 persona. Thuajse gjysma janë dëbuar, disa janë liruar, dhe rreth 30 ndodhen ende në kamp. Sipas procedurave të dëbimit, qëndrimi mund të zgjasë deri në 18 muaj.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg, pritet të vendosë për ligjshmërinë e marrëveshjes Rama-Meloni. Vendimi, i planifikuar për në shkurt 2025, u shty për në fund të verës.
Ndërkohë, edhe Gjykata e Lartë italiane e ka dërguar çështjen në Luksemburg. Dy emigrantë të mbyllur në Shqipëri në pritje të dëbimit nga autoritetet italiane, kanë paraqitur ankesa për refuzimin e azilit.
GjyqtarĂ«t italianĂ« argumentuan se protokolli âItali-ShqipĂ«riâ bie ndesh me direktivĂ«n pĂ«r kthimet. Sipas tyre, ShqipĂ«ria nuk ofron sistem mĂ« efikas se Italia pĂ«r riatdhesimin.
Rama e Meloni, kritikë për të tjerët, justifikim për veten
Legjitimiteti i kampit të Gjadrit është ende i paqartë, por Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur marrëveshjen. Ai e ka cilësuar unike dhe të veçantë.
Me homologen, Giorgia Meloni, ai kritikoi planet britanike për të aplikuar një marrëveshje të ngjashme me transferim emigrantësh.
Sipas RamĂ«s marrĂ«veshja me ItalinĂ« justifikohet nga âmarrĂ«dhĂ«niet specialeâ. Ai e etiketoi interesimin e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar si âkĂ«rkesĂ« pĂ«r tĂ« hedhur emigrantĂ«t nĂ« njĂ« vend tjetĂ«râ.
âItalia ka qenĂ« pĂ«r ne, qĂ« kur dolĂ«m nga ferri i tĂ« qenit Koreja e Veriut e EvropĂ«s,â shtoi ai.
Por aktivistë shqiptarë dhe italianë e kanë konsideruar funksionimin e kampit si të paligjshëm. Ata kanë denoncuar për kushtet e vështira ku mbahen emigrantët.
Kristina Millona thotë se mbi 40 incidente janë raportuar vetëm gjatë muajit të parë të funksionimit. Rastet përfshijnë vetëlëndime, mungesë informacioni, pa garanci ligjore dhe kushte degraduese.
MĂ« 31 maj, u organizua njĂ« protestĂ« nĂ« GjadĂ«r pĂ«r tĂ« nderuar emigrantin Hamid Badoui. Ai u vetĂ«vra nĂ« njĂ« qendĂ«r riatdhesimi italian dhe thuhet se qe shprehur: âMĂ« mirĂ« burgu se CPR-ja nĂ« ShqipĂ«riâ.
Lexoni gjithashtu:
- Gjadër, aktivistët përkujtojnë emigrantin Hamid Badoui
- Human Rights Watch: âBallkani nuk Ă«shtĂ« magazinĂ« pĂ«r emigrantĂ«tâ
The post Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht appeared first on Citizens.al.