Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht

27 June 2025 at 16:31

Një anije me 15 emigrantë të refuzuar për azil në Itali, u ankorua më 26 qershor në Portin e Shëngjinit.  Sipas procedurës, pas kontrolleve, ata priten të zhvendosen në kampin e Gjadrit. Ky është grupi i katërt i transferuar në Shqipëri pas ndryshimit të funksionit të kampit.

Nga Mesdheu drejt riatdhesimit në pritje të Gjykatës Evropiane

Kampi i Gjadrit fillimisht ishte projektuar për emigrantët e paligjshëm që shpëtoheshin nga autoritetet italiane në Mesdhe. Atje pritej të trajtoheshin me procedura të shpejtuara kërkesat e tyre për azil. Por pas dështimit të modelit fillestar, kampi po përdoret për ata të cilëve u është refuzuar azili apo qëndrimi në Itali.

Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, konfirmoi se në total në Shqipëri janë sjellë 125 persona. Thuajse gjysma janë dëbuar, disa janë liruar, dhe rreth 30 ndodhen ende në kamp. Sipas procedurave të dëbimit, qëndrimi mund të zgjasë deri në 18 muaj.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg, pritet të vendosë për ligjshmërinë e marrëveshjes Rama-Meloni. Vendimi, i planifikuar për në shkurt 2025, u shty për në fund të verës.

Ndërkohë, edhe Gjykata e Lartë italiane e ka dërguar çështjen në Luksemburg. Dy emigrantë të mbyllur në Shqipëri në pritje të dëbimit nga autoritetet italiane, kanë paraqitur ankesa për refuzimin e azilit.

Gjyqtarët italianë argumentuan se protokolli “Itali-Shqipëri” bie ndesh me direktivën për kthimet. Sipas tyre, Shqipëria nuk ofron sistem më efikas se Italia për riatdhesimin.

Rama e Meloni, kritikë për të tjerët, justifikim për veten

Legjitimiteti i kampit të Gjadrit është ende i paqartë, por Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur marrëveshjen. Ai e ka cilësuar unike dhe të veçantë.

Me homologen, Giorgia Meloni, ai kritikoi planet britanike për të aplikuar një marrëveshje të ngjashme me transferim emigrantësh.

Sipas Ramës marrëveshja me Italinë justifikohet nga “marrëdhëniet speciale”. Ai e etiketoi interesimin e Mbretërisë së Bashkuar si “kërkesë për të hedhur emigrantët në një vend tjetër”.

“Italia ka qenë për ne, që kur dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës,” shtoi ai.

Por aktivistë shqiptarë dhe italianë e kanë konsideruar funksionimin e kampit si të paligjshëm. Ata kanë denoncuar për kushtet e vështira ku mbahen emigrantët.

Kristina Millona thotë se mbi 40 incidente janë raportuar vetëm gjatë muajit të parë të funksionimit. Rastet përfshijnë vetëlëndime, mungesë informacioni, pa garanci ligjore dhe kushte degraduese.

Më 31 maj, u organizua një protestë në Gjadër për të nderuar emigrantin Hamid Badoui. Ai u vetëvra në një qendër riatdhesimi italian dhe thuhet se qe shprehur: “Më mirë burgu se CPR-ja në Shqipëri”.

Lexoni gjithashtu:

The post Kampi i Gjadrit: Emigrantët vazhdojnë të vijnë, ndërkohë që BE-ja hesht appeared first on Citizens.al.

Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin

16 May 2025 at 16:41

Edhe pse erdhi e para, vota e diasporës po numërohet e fundit. Pjesa më e madhe e votave të tyre deri më tani ka shkuar për Partinë Socialiste, e cila ka marrë më shumë se 78 mijë vota, ose rreth 54% të totalit të votave që erdhën nga jashtë.

Deri pasditen e së premtes ishin numëruar dhe vlerësuar mbi 145 mijë fletë votimi (74%) nga totali i tyre prej 194.889 fletësh. Mbeten pa numëruar rreth 50 mijë zarfe të ardhura nga Greqia, të cilat janë lënë më vete, për shkak të pretendimeve që lindën nga demokratët për votat e ardhura nga ky shtet.

I gjithë ky ngërç u shkaktua nga dyshimi se votat që vijnë manipuluar votat e emigrantëve në Greqi dhe zarfet e ardhura nuk janë plotësuar realisht prej tyre, por nga militantë të Partisë Socialiste.

Më 13 maj Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranoi ankesën e Partisë Socialiste (PS) për shpalljen e pavlefshme të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat e Greqisë, gjatë numërimit të votës së diasporës.

Ky vendim i KAS-it nuk u zbatua deri pasditen e së premtes kur Celibashi lajmëroi zhbllokimin e procesit dhe vijimin e numërimit edhe të votave të Greqisë të shtunën, vendim i cili do të sjellë edhe rezultatin final të këtyre zgjedhjeve.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet e dyta për nga sasia e votave nga jashtë kufijve, me rreth 40 mijë e 600 vota (28%) të totalit; Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e treta për nga votat e marra me 11 mijë e 700 mijë; e katërta listohet Partia Mundësia me mbi 5 mijë vota, rreth 3.73%.

Partitë, të cilat kanë marrë më shumë vota nga diaspora, janë ato të cilat kanë kryer më shumë takimet jashtë vendit me emigrantët.

Kujtojmë këtu PS-në, e cila realizoi mitingje të fryra në Londër, Athinë, Milano etj. Njëjtë edhe Shqipëria Bëhet ka konfirmuar më herët për Citizens 17 takime jashtë vendit gjatë fushatës elektorale, “Mundësia” një konventë në Bresica të Italisë dhe një të tillë në Londër.

Ndërsa Lëvizja Bashkë ka organizuar disa takime tepër modeste në Itali. Kjo ka sjellë që kjo e fundit të marrë vetëm 3857 vota, ose 2.68% të totalit.

Edhe pse Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet priste që vota e diasporës ta ndihmonte për marrjen e mandatit të Fierit, duke e çuar në dy numrin e mandateteve në këto zgjedhje, kjo duket se nuk do të ndodhë, vetëm nëse votat që vijnë nga Greqia të përmbysin rezultatin.

“Patronazhimi” i votës së diasporës, por edhe propaganda e rrjeteve sociale të një “Shqipërie turistike”, janë elementë që janë artikuluar nga zëra të ndryshëm që janë intervistuar edhe më herët në podkastet e Citizens.

“Më erdhi me mesazh ai formulari që i është dërguar administratës, për të dhënë me detyrim sesa njerëz kanë në diasporë, djalë xhaje, djalë halle, që nesër ti bëjnë mënyra presioni” është shprehur më herët Florian Haçkaj, një nga iniciuesit e nismës për finalizimin e votës së diasporës.

Më tej Haçkaj ka komentuar se takimet me autobuzë të nisur nga Shqipëria për në takimet e diasporës të kryeministrit janë financuar nga taksat e qytetarëve.

Duket se përveç PS, e cila ka marrë një mandat nga vota e diasporës, përpjekjet e partive të reja për besimin nga përtej kufijve kanë dështuar, edhe pse vota e diasporës është kërkuar pikërisht prej tyre më shumë.

Vota e diasporës është penguar si proces për vite me radhë nga partitë e tranzicionit, duke menduar se do të ndikonin rezultatin, pritshmëri e cila ra poshtë.

Ashtu siç e kishte parashikuar edhe më herët analisti Blendi Ceka, sa i përket votës së diasporës, ku ai theksoi se takimet duhet të jenë të orientuara drejt qarqeve zgjedhore specifike, pasi shpërndarja e votave në nivel kombëtar ka pak ndikim në rezultat.

“Takimet nëpër qytete që mbledhin diasporën ose emigrantët atje, nga pikëpamje eficencës së votës janë minimale, pasi mund të ketë diferenca në votat që marrin, por të kthehen në mandate është e vështirë,” ka artikuluar më herët Çeka.

The post Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin appeared first on Citizens.al.

Votat e Greqisë: “PS fiton në KAS, PD refuzon numërimin”

13 May 2025 at 17:20

KAS (Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve) pranoi ankesën e Partisë Socialiste (PS) për shpalljen e pavlefshme të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat e Greqisë, gjatë numërimit të votës së diasporës.

Fillimisht KAS e shtyu vendimin në një moment të dytë për shkak të “kompleksitetit të çështjes” për të dolë më pas me këtë njoftim zyrtar.

Ky vendim pritet të sjellë zhbllokim të procesit të numërimit në Parkun Olimpik, nëse numëruesit e Partisë Demokrtike e zbatojnë.

I gjithë ky ngërç u shkaktua se demokratët akuzojnë socialistët se kanë manipuluar votat e emigrantëve në Greqi dhe zarfet e ardhura nuk janë plotësuar realisht prej tyre, por nga militantë të Partisë Socialiste.

Për këtë arsye rreth 52 mijë vota të Greqisë ishin lënë mënjanë dhe nuk po numëroheshin.

Ky konflikt nisi fillimisht nga urdhri i deputetit Flamur Noka, që nuk lejonte numëruesit e Partisë Demokratike të hapnin zarfet e Greqisë. Më pas KQZ me një njoftim sqaroi se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi votat e votuesve nga Greqia.

“Vendimi i marrë një ditë më parë ka për qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë” – thekson KQZ.

Përfaqësuesja e socialistëve, Elena Xhixha, në reagimin e saj shpjegoi se sipas dispozitave ligjore, kreu tre, pika dy, KQZ administron dhe numëron çdo fletë votimi që ka hyrë në Shqipëri.

“Komisionerët në momentin që kanë marrë zarfin B, vetëm pse kanë parë se ky zarf vjen nga greqia, kanë thënë se e kontestojmë pa asnjë provë”- citoi Xhixha.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu tha se “nuk do të lejohen që të numërohen thasë të mbushur nga patronazhistët e PS”.

“Në Greqi ka ndodhur një shkelje flagrante e kontratës nga operatori i shërbimit postar. Pa marrë autorizim, ndonëse në kontratë ishte ndaluar kryerja e nen kontraktimeve, ka nënkontraktuar operatorë për të bërë shpërndarjen dhe marrjen në dorëzim të materialeve zgjedhore”- u shpreh Logu.

Sipas tij, persona të caktuar janë paraqitur dhe kanë tërhequr në mënyrë të paautorizuar me dhjetëra dhe qindra materiale zgjedhore dhe kanë bërë dorëzimin e tyre.

Citizens ka kontaktuar KQZ për një reagim se pse në Greqi është ndjekur një procedurë nen kontraktimi shërbimi postar ndryshe nga vendet e tjera, por deri në publikimin e shkrimit, nuk është dhënë një koment.

Greqia është shteti i dytë që kryeson me numrin më të lartë të zgjedhësve që votuar, me 53,209 zarfe të kthyera. Deri më tani janë numëruar 56.824 zarfe nga 194.889 në total që kanë mbërritur nga diaspora. 53.73% të votave të diasporës kanë shkuar për Partinë Socialiste, 29.04% për Partinë Demokratike dhe aleatët, 8.36% për Nisma Shqipëria Bëhet, 3.40 % për Partinë Mundësia, ndërsa për Lëvizjen Bashkë 2.62%.

Në këtë video shpjeguese, Citizens.al tregon peshën e mundshme të votës së diasporës në zgjedhjet 2025.

The post Votat e Greqisë: “PS fiton në KAS, PD refuzon numërimin” appeared first on Citizens.al.

Marrëveshja Itali-Shqipëri merr bekimin e Brukselit, shumica e PE pro paktit për emigrantët

9 July 2025 at 18:16

Rezultati i arritur sot në Parlamentin Europian, ku një shumicë e madhe e eurodeputetëve vendosën të ruajnë referencën ndaj Memorandumit të Mirëkuptimit Itali-Shqipëri në raportin për Shqipërinë, duke njohur kështu vlerën dhe efektivitetin e këtij modeli, të promovuar nga qeveria e Giorgia Melonit, tregon dy gjëra.

Së pari, është një marrëveshje që përfaqëson një shembull suksesi dhe bashkëpunimi midis Italisë dhe Shqipërisë, një model që duhet ndjekur nga e gjithë Europa.Linja Meloni është tani një aset politik i ndarë nga pjesa më e madhe e Bashkimit Evropian. Vota e sotme në Parlamentin Evropian e tregon qartë këtë: marrëveshja me Shqipërinë përfaqëson një model konkret dhe efektiv, të cilin edhe qeveritë e krahut të majtë po e shohin me interes.

 

 

The post Marrëveshja Itali-Shqipëri merr bekimin e Brukselit, shumica e PE pro paktit për emigrantët appeared first on Sot News | Lajme.

Cikli i ri i emigracionit po arrin kulmin? Ngadalësohen prurjet e emigrantëve, faktorët që kanë ndikuar

By: V K
11 June 2025 at 09:52

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria, po shfaqin një tendencë ngadalësimi në muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar indirekt se valës së re të emigracionit po i vjen kulmi.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave, bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 251 milionë euro në janar-mars 2025, me një rritje prej 3.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i ulët i rritjes, që nga viti 2020. Në tremujorin e parë 2024, paratë që emigrantët sjellin në shtëpi ishin rritur me 13% dhe një vit më parë me 16%.

Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.

Të dhëna të tjera të Eurostat, tregojnë se ritmet e emigracionit të shtetasve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian, janë përshpejtuar vitet e fundit dhe kjo reflektohet në numrin e lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna nga shtetet e BE-së.

Në vitin 2023, u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të pare.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë. Në 2022-2023, u dhanë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.

I gjithë ky fluks i ri të ikurish është reflektuar në një cikël të ri emigracioni. Vlerësohet se në 10-15 vite lidhjet me vendim amë fillojnë e zbehen, teksa emigrantët krijojnë një jetë të re, në shtetin ku kanë emigruar. Kjo ndodhi me valën e parë të emigracionit të pas viteve ’90, që çoi në një rënie të prurjeve pas vitit 2008.

Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale, ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania./Monitor

 

The post Cikli i ri i emigracionit po arrin kulmin? Ngadalësohen prurjet e emigrantëve, faktorët që kanë ndikuar appeared first on Albeu.com.

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e emigrantëve

7 June 2025 at 08:12

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar, konfirmoi Departamenti amerikan i Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Ai nuk i komentoi raportimet e medias amerikane, Bloomberg, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet t’i bindë vendet e Ballkanit që t’i pranojnë emigrantët e dëbuar – kryesisht nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela – të cilëve u është hequr statusi i përkohshëm ligjor në SHBA.

Shtetet e Bashkuara, thuhet në përgjigje, nuk i komentojnë detajet e komunikimit diplomatik me shtetet e tjera, në kuadër të strategjisë për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

“Partnerët amerikanë dhe udhëheqësit rajonalë po punojnë ngushtë me ne për t’i dhënë fund krizës së emigrimit të paligjshëm dhe masiv”, theksoi Departamenti amerikan i Shtetit, duke shtuar se zbatimi i politikës së migracionit të administratës së presidentit Trump, është një nga prioritetet kryesore të tij.

“Largimi nga SHBA-ja i të huajve, për të cilët ekzistojnë urdhra përfundimtarë për dëbim, si dhe dëbimi i emigrantëve të paligjshëm, i mbron Shtetet e Bashkuara nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik”, thuhet në përgjigje.

Nga Departamenti amerikan i Shtetit theksuan, gjithashtu, se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv, si dhe për sigurinë kufitare.

“Siç ka thënë sekretari i Shtetit, [Marco] Rubio, ne mbetemi të vendosur në përpjekjet tona për t’i dhënë fund migrimit të paligjshëm dhe masiv dhe për të forcuar sigurinë e kufijve amerikanë. Në këtë drejtim, çdo shtet duhet urgjentisht të pranojë kthimin e shtetasve të vet, që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara”, theksoi Departamenti i Shtetit.

Në disa raste, thuhet po ashtu në përgjigje, mund të bashkëpunohet edhe me vende të tjera për të lehtësuar largimin nga Shtetet e Bashkuara të shtetasve të vendeve të treta që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në SHBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e emigrantëve appeared first on Euronews Albania.

“Drejtësi për Hamidin”: Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit

1 June 2025 at 12:51

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat dhe aktivistët për të drejtat e njeriut. Të prekur nga ky rast, aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën përpara ambienteve të kampit në Gjadër […]

The post “Drejtësi për Hamidin”: Aktivistët protestojnë kundër kampit të Gjadrit appeared first on Reporter.al.

Qeveria në detyrë e Kosovës, e gatshme të diskutojë me Mbretërinë e Bashkuar për qendrat për migrantë

PRISHTINË, 26 maj/ATSH/ Qeveria në detyrë e Kosovës ka shprehur gatishmëri për të diskutuar me Mbretërinë e Bashkuar, lidhur me propozimin për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik.

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se Mbretëria e Bashkuar po e konsideron Kosovën si një nga vendet e mundshme për strehimin e migrantëve që kanë përfunduar procesin e apelimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, theksoi se “dëshirojmë të ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, mikun, partnerin dhe aleatin tonë, si dhe qeverinë e saj laburiste”.

“Besojmë se është e drejtë të themi se mund të fillojmë diskutimet mbi këtë temë, por të gjitha institucionet tona shtetërore duhet të përfshihen dhe më pas vendimi do të varet nga rekomandimet e tyre. Shumë pyetje do të kenë nevojë për përgjigje paraprakisht”, tha Kryeziu.

Propozimi për ngritjen e qendrave të kthimit është pjesë e një strategjie më të gjerë të Mbretërisë së Bashkuar për të adresuar numrit në rritje të migrantëve që mbërrijnë në ishullin anglez përmes rrugëve të paligjshme.

Sipas raportimeve nga gazeta britanike The Times, këto qendra do të shërbenin për të strehuar azilkërkuesit që kanë përfunduar procesin e apelimit dhe janë në pritje të deportimit.

Megjithatë, organizata ndërkombëtare Human Rights Watch ka shprehur shqetësimin se përdorimi i vendeve të Ballkanit si vende pritëse për migrantët mund të shkelë të drejtat e tyre dhe të krijojë sfida të reja për vendet pritëse.

Në një deklaratë të fundit, HRW-ja ka bërë thirrje që BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një “magazinë për migrantët”.

Shqipëria tashmë strehon qendra kthimi për migrantët që kthehen nga Italia, ndërsa qeveria britanike ka zbuluar së fundmi një pako investimesh prej gjashtë miliardë eurosh në Maqedoninë e Veriut.

Vetë BE-ja ndërmori hapa në mars për t’i lejuar vendet anëtare të përpunojnë kërkesat e migrantëve jashtë kufijve të bllokut me 27 vende.

Ndërsa, në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, të cilat do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtëritshme.

Kjo marrëveshje kishte ngjallur reagime nga organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile, të cilat kanë shprehur shqetësime për mundësinë e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe për sfidat që mund të sjellë menaxhimi i të burgosurve të huaj në Kosovë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka shprehur shqetësime për ndikimin që kjo marrëveshje mund të ketë edhe në të drejtat e të burgosurve në Kosovë.

Më parë, Kosova kishte strehuar edhe rreth 1.900 shtetas afganë, që ishin evakuuar nga Afganistani pas rikthimit të talibanëve në pushtet në vitin 2021.

Pas dy vjetësh funksionimi, kampi “Liya” në bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Ferizaj ishte mbyllur. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pjesa më e madhe e afganëve ishin transferuar tashmë në vendet pritëse, ndërsa një numër i vogël mbetet ende në Kosovë.

Sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, afganët do të qëndronin në Kosovë derisa do të kalonin procesin e verifikimit për t’u zhvendosur në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër perëndimor. /rel/

The post Qeveria në detyrë e Kosovës, e gatshme të diskutojë me Mbretërinë e Bashkuar për qendrat për migrantë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

The Times: Starmer do i kërkojë Kosovës të pranojë ngritjen e kampeve të emigrantëve

By: user 11
26 May 2025 at 10:32

Britania do t’i kërkojë Kosovës të pranojë migrantët që mbërrijnë me varka të vogla si pjesë e planeve për të hapur një seri “qendrash kthimi” jashtë vendit, ka zbuluar gazeta The Times.

Shteti i Ballkanit Perëndimor është në një listë të shkurtër prej nëntë vendesh të përpiluar nga ministrat dhe zyrtarët si destinacione të mundshme për qendra jashtë vendit, ku do të dërgoheshin azilkërkuesit e refuzuar pasi të kenë shteruar të gjitha mundësitë e apelimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar gjithashtu se vendi i saj do të ishte “i hapur” për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për të pranuar azilkërkuesit e Britanisë. Kosova i bashkohet Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës dhe disa vendeve jashtë Evropës që janë përfshirë në listën e vendeve me të cilat ministrat synojnë të hapin negociata.

Nuk kanë nisur ende bisedime zyrtare me asnjë vend, por besohet se ministrat dëshirojnë të kenë bërë përparim deri në momentin kur Britania të presë një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Londër këtë vjeshtë, ku emigracioni i paligjshëm do të jetë në krye të axhendës.

Ministrat kishin shpresuar që Shqipëria do të pranonte të strehonte një nga qendrat e kthimit të Britanisë, por kryeministri Edi Rama e përjashtoi këtë javën e kaluar.

Burime qeveritare thanë se Kosova është një vend “i mundshëm” për ngritjen e një qendre kthimi, pasi ndodhet në njërën nga rrugët kryesore që përdorin emigrantët e paligjshëm drejt Bashkimit Evropian. Sipas Zyrës së Jashtme britanike, gati 22,000 emigrantë të paligjshëm përdorën rrugën e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE vitin e kaluar.

Prova që emigrantët kalojnë përmes vendit pritës të qendrave të kthimit shihet si një hap kyç për të lehtësuar procesin ligjor të deportimit. Britania e Madhe do të mund të argumentonte se ata kishin mundësinë të kërkonin azil në një vend “të sigurt”, por zgjodhën të mos e bënin këtë.

Më shumë se 3,000 emigrantë hynë në BE pasi kaluan përmes Ballkanit Perëndimor në katër muajt e parë të këtij viti, përfshirë 804 vetëm në prill, sipas Frontex-it, agjencisë kufitare të BE-së. Afganët, turqit dhe sirianët përbënin numrin më të madh të mbërritjeve.

Keir Starmer po përballet me presion në rritje për dështimin e tij në frenimin e numrit gjithnjë e më të madh të emigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla. Një rekord prej 13,573 emigrantësh kanë mbërritur deri tani me varka të vogla, 37 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kosova, një nga vendet më të varfra në Evropë, ka një popullsi prej rreth 1.6 milion banorësh dhe kufizohet me Serbinë në veri dhe lindje, Maqedoninë e Veriut në juglindje, Shqipërinë në jugperëndim dhe Malin e Zi në perëndim.

Presidentja Osmani tha javën e kaluar se vendi i saj do të ishte i hapur për idenë e strehimit të një prej qendrave të kthimit të Britanisë. “Nuk ka pasur bisedime zyrtare me Britaninë për këtë çështje. Nuk është ngritur deri më tani,” tha ajo.

“Do të ishim të hapur për ta diskutuar, megjithatë nuk mund të them më shumë sepse nuk i di detajet. Nuk mund të jap një përgjigje për një kërkesë që nuk është bërë ende.”

Disa vende të tjera evropiane po shqyrtojnë gjithashtu ngritjen e qendrave të jashtme për emigrantët e paligjshëm, përfshirë Italinë, Danimarkën, Gjermaninë, Holandën dhe Zvicrën.

Çdo marrëveshje do të kërkonte që Britania të paguajë për çdo azilkërkues të zhvendosur. Kosova ka treguar gatishmërinë për të arritur marrëveshje ndërkombëtare për të pranuar emigrantët e padëshiruar të Evropës. Në vitin 2021, ajo ra dakord për një marrëveshje prej 200 milionë eurosh me Danimarkën për të pranuar 300 të burgosur të huaj, të cilët do të vuajnë pjesën tjetër të dënimit të tyre në Kosovë deri sa të deportohen në vendet e tyre të origjinës — edhe pse kjo marrëveshje nuk është zbatuar ende.

David Lammy, sekretari i Jashtëm i Britanisë, vizitoi Kosovën muajin e kaluar, ku arriti një marrëveshje për të furnizuar teknologji britanike me qëllim që të ndalohet përdorimi i vendit nga grupet e krimit të organizuar për kontrabandimin e mallrave të paligjshme dhe emigrantëve drejt Britanisë.

Bashkimi Evropian njoftoi në mars se miraton që shtetet anëtare të ndjekin krijimin e qendrave të kthimit, dhe thuhet se Starmer është i interesuar të bashkëpunojë me vende të tjera evropiane. Holanda është në negociata me qeverinë e Ugandës për hapjen e një qendre të tillë kthimi.

Gjatë një vizite në Shqipëri në fillim të këtij muaji, kryeministri konfirmoi se qeveria britanike po ndjek idenë e ngritjes së qendrave të kthimit, duke shtuar: “I shoh ato si një risi shumë të rëndësishme.”
Muajin e kaluar, The Times zbuloi se koncepti i qendrave të kthimit kishte marrë miratimin e UNHCR-së, agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët — një zhvillim që u përshkrua si “ndryshim loje” nga burime qeveritare.

Yvette Cooper, sekretarja e Brendshme, diskutoi mundësinë e pagesës së vendeve të Ballkanit për të pranuar azilkërkuesit e dështuar të Britanisë gjatë një takimi me Filippo Grandi, Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët. Mbështetja e UNHCR-së për këto qendra shihet si thelbësore për realizimin e tyre, pasi ndërhyrja e saj në Gjykatën e Lartë kundër skemës së qeverisë konservatore për deportimin në Ruandë çoi përfundimisht në shpalljen e saj si të paligjshme.

Planet e Laburistëve do të ndryshonin nga skema e mëparshme e deportimit të konservatorëve drejt Ruandës, e cila synonte të dërgonte emigrantët e paligjshëm në atë vend afrikan me një fluturim njëdrejtimësh brenda disa ditëve nga mbërritja në Britani pa e dëgjuar kërkesën e tyre për azil. Kjo skemë u anulua si një nga veprimet e para të Starmer-it si kryeministër.

Burimet qeveritare kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së një qendre kthimi në Ruandë, pasi Partia Laburiste nuk e konsideron atë si një vend të sigurt. Sipas këtyre burimeve, çdo qendër kthimi duhet të plotësojë tre kriteret e vendosura nga Starmer: të jetë “e përballueshme, e zbatueshme dhe ligjore.”

The post The Times: Starmer do i kërkojë Kosovës të pranojë ngritjen e kampeve të emigrantëve appeared first on Lapsi.al.

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Shqipëria bëhet me CPR

By: user 6
20 May 2025 at 22:32

Senati italian konfirmoi dekretin e qeverisë së Giorgia Meloni për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të kampit të Gjadrit. Në votimin e zhvilluar mbrëmjen e së martës pati 90 vota pro, 56 kundër dhe një abstenim.

Dekreti në fjalë lejon përdorimin e qendrave të emigrantëve të hapura në Shqipëri për emigrantë që janë në pritje të riatdhesimit, të njohura ndryshe si CPR.

Në fillim Gjadri do të përdorej për emigrantë të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare, por pas refuzimit të gjykatave italiane qeveria Meloni u detyrua të ndryshojë objektin.

Në fillim u tha (sidomos nga Rama) se në vendin tonë do të vinin vetëm gra dhe persona të parrezikshëm, por tani aty po mbahen kriminelë të dënuar për vepra të rënda dhe që nuk kanë përfituar dot azilin. 

Qeveria shqiptare nuk ka bërë ende asnjë koment për këtë ndryshim të njëanshëm të marrëveshjes.

Vendimi i Melonit mori dritën e parë jeshile në Dhomën e Ulët më 15 maj. Nisma është kundërshtuar ashpër nga opozita dhe nga organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. ©LAPSI.al

The post Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Shqipëria bëhet me CPR appeared first on Lapsi.al.

Anija “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje, me tyre 2 fëmijë

20 May 2025 at 19:37

Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke u ardhur në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, dhe përfundoi pa asnjë incident.

Ky është operacioni i katërt SAR i kryer nga Forca Detare shqiptare në Egje gjatë vitit 2025 me 111 jetë të shpëtuara.

 

 

 

The post Anija “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje, me tyre 2 fëmijë appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria shkon drejt supermaxhorancës socialiste ndërsa mbi 200 mijë vetë mungojnë

12 May 2025 at 07:48

Partia Socialiste e Shqipërisë është rrugës drejt krijimit të maxhorancës më të thellë qeverisëse që vendi ka parë që nga viti 1997 pasi makineria e saj elektorale duket se mposhti opozitën e plakur në disa qarqe duke pothuajse e shpërbërë atë tërësisht. Ndërsa janë numëruar rreth 10% e kutive të numërimit, socialistët kanë fituar nga […]

The post Shqipëria shkon drejt supermaxhorancës socialiste ndërsa mbi 200 mijë vetë mungojnë appeared first on Reporter.al.

Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja

11 May 2025 at 06:37

Të dielën në mengjes qendrat e votimit u hapën anembanë vendit, ndërsa qytetarët shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore […]

The post Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja appeared first on Reporter.al.

Celibashi kapet mat/ Vota e emigrantëve në duart e komisioneres së PS (VIDEO)

By: user 4
7 May 2025 at 13:18

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, ku foli për procesin zgjedhor dhe veçanërisht për votën e diasporës.

Gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, Celibashi u përpoq të mohojë çdo ndikim apo përzgjedhje politike në emërimin e përgjegjëses në KQZ për menaxhimin e votës së emigrantëve, përkundër faktit se ajo ka qenë më parë komisionere e Partisë Socialiste, dhe se bashkëshorti i saj është krijuesi i platformës “Aktivisti”, një mjet propagandistik i rilindjes.

Kjo përbërje ka ngritur dyshime të forta për konflikt interesi dhe ndikim politik në një nga proceset më të ndjeshme të zgjedhjeve, siç është administrimi i votës së shqiptarëve jashtë vendit.

Debati me pyetjet dhe përgjigjet e Celibashit në Syri Tv

Flavio Qarri: A ka qene personi J.J komisoniere e PS?

Ilirjan Celibashi: Po, po. Eshtë ka qenë. Kam qene ministër i qeverisë Rama.

Flavio Qarri: Po ju me thatë ‘Zero’, tani me thoni që ka qenë.

Ilirjan Celibashi: Jo jo. Po e dini ju sa ka aty që kanë qenë komisionerë të PS-së, PD-së, PR-së dhe të angazhuar.

Flavio Qarri: Sa ka nuk e dimë. Tani nga zero u bë një. Nëse të them se bashkëshorti i saj ka barë platformën “Aktvisti”. Behet një a po dy…

Ilirjan Celibashi: Jo, ky është spekulim. Se jam interesuar edhe për këtë gjë. Pyetja nuk ka të bëjë me atë se çfarë ka bërë. Pyetja ka të bëjë me atë se çfarë bën.

Flavio Qarri: Aktivisti vazhdon të jete platformë aktive, nga zero kalim tek 1.2 tani.

Ilirjan Celibashi: Je duke spekuluar tani. Pyete se çfarë bën. Se çfarë ka bërë…

Flavio Qarri: Nuk gjetët. Ka aq shumë komisionërë PS sa nuk gjetët dikë që të ishte i baraslarguar.

Ilirjan Celibashi : Atë nuk e ka sjellë në punë PS. Atë e ka rekrutuar KQZ. Dhe nuk ka ardhur aty me rekomandim të PS. Është spekulim i atyre që për arsye të ndryshme

Flavio Qarri: Thelbi është nëse e ka harruar zonja që ka qenë komisionere e PS. Çfarë garancie me jepni ju mua?

Ilirjan Celibashi: Çfarë garancia shikon ti që unë kam qenë ministër i Edi Ramës.

Flavio Qarri: Unë nuk shof asnjë garanci. Kjo më tmerron.

Ilirjan Celibashi: Atëherë mos shiko garanci edhe për atë dhe për këdo tjetër që mund të ketë patur në një moment të caktuar një angazhim politik.

Flavio Qarri: Na garanton sistemi, zoti Celibashi.

Ilirjan Celibashi: Garantojnë edhe njerëzit se kështu sistemi nuk ekziston. Për ta përmbyllur këtë pjesën e integritetit të KQZ, tej asaj që një pjesë jo e vogël kanë ato dyshimet që kanë, Është institucioni që është i baraslarguar nga çdo interes politik. Unë nuk kam dyshime që çfarë ka bërë dikush në karrierën e tij politike. Edhe nëse në një moment të caktuar do të gjendej në një moment që duhet te jete mbi palët…

The post Celibashi kapet mat/ Vota e emigrantëve në duart e komisioneres së PS (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Rama thirrje emigrantëve shqiptarë në Greqi: Votoni, mos e lini për ditën e fundit

6 May 2025 at 08:50

Kryeministri Edi Rama iu bëri sërish thirrje emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi që të votojnë për zgjedhjet e 11 majit me qëllimin e vetëm afirmimin e përkatësisë evropiane të vendit.

Në komunikimin e tij në rrjetet sociale përmes rubrikës ‘Sy më sy’, Rama e cilësoi 11 majit një shans historik për t’iu dhënë shqiptarëve pasaportën evropiane që do t’i shohë të barabartë mes evropianëve.

“Ju lutem shumë është shumë e rëndësishme se çfarë do të mbjellim më 11 maj, për të korrur më në fund atë që presim prej dekadash dhe shekujsh. Afirmimin e përkatësisë tonë evropiane dhe ndryshimin e statusit si vend, popull e individ këtu në mes të Evropës, ku me vendimin e 11 majit, fuqinë e 11 majit dhe mbylljen e negociatave nuk do të jemi më thjesht me zakon, por edhe me ligj. Jo më evropianë të huaj me Evropën por të barabartë. Vlen në nivelin kombëtar, lokal, familjar dhe personal. Me anëtarësimin në BE ne do të kemi Shqipëri të re. Ne shqiptarët do të kemi një shtëpi të re. Për ju që jeni në Greqi do të vijë, për ne dhe për ju, një pasaportë e re, e pasaporta e qytetarit evropian, pasaportë kuq e zi. Vota për ata që janë regjistruar është një mund i vogël, por edhe kontribut i madh. Pavarësisht vështirësive të kompanisë, tani janë shpërndarë mbi 90 për qind e zarfeve. Mos e lini për ditën e fundit. Hapeni zarfin, vini shënimin te numri 5”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama thirrje emigrantëve shqiptarë në Greqi: Votoni, mos e lini për ditën e fundit appeared first on Euronews Albania.

Dalin shifrat/ Shikoni sa vota të diasporës kanë mbërritur në Tiranë

By: user 6
1 May 2025 at 21:27

45.34% e emigrantëve që u regjistruan për të votuar nga jashtë, tashmë e kanë sjellë zarfin me votën e tyre në Shqipëri.

Që prej 14 prillit kur ka nisur dërgimi i zarfeve në diasporë, e kanë sjellë votën e tyre në Shqipëri 111 557 emigrantë, nga 218 638 që i kanë marrë zarfet, ndërsa rreth 25 mijë nuk i kanë marrë ende zarfet që u ka nisur KQZ.

Duke nisur nga sot e deri në orën 19:00 të 11 majit, kanë mbetur 11 ditë afat që afro 55% e fletëve të votimit të mbërrijnë në Shqipëri dhe të numërohen për rezultatin e përgjithshëm të secilit qark.

Italia vijon të jetë në krye të votave të dërguara, me 20.6%, duke lënë pas Gjermaninë me 6.5%, dhe Greqinë që po e rrit numrin e votave që ka dërguar me ritme të ulta, dhe aktualisht është në kuotën e 5.6%.

Sipas marrëveshjes që KQZ ka bërë me DHL për kthimin e fletëve të votimit nga vende brenda Europës do duhen 2-3 ditë punë, ndërsa për vendet më të largëta si SHBA, Kanada etj, dërgesa mund të marrë deri në 4 ditë kohë. /Euronews

The post Dalin shifrat/ Shikoni sa vota të diasporës kanë mbërritur në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Tom Doshi thirrje emigrantëve nga Kukësi: Asnjë nga partitë e mëdha nuk ka menduar për këtë zonë të varfër

By: V K
27 April 2025 at 15:56

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi në Kukës, programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat në nevojë.

“Fokusi jonë është luftë ndaj kancerit dhe mjerimit. Ky është misioni jonë. Janë 80 mijë të sëmurë me kancer në Shqipëri. Prej 20 vitesh në qeveri Berisha dhe Rama, askush nuk investoi për këto persona. Janë 1 milion shqiptar të varfër. Thonë do futemi në Europë, si do hymë në Europë. Po të mos i mbajë emigracioni Kukësin dhe Hasin çfarë jetese do kishin bërë”.

Kreu i PSD i bëri thirrje banorëve dhe kuksianëve në diasporë,  që të votojnë kandidatin për deputet në këtë qark, Astrit Cengu.

“Ju e shihni sot presionin që bëhet në administratë që të mos na votojnë ne. Nuk duan ta lënë të lirë qytetarin që të votojë. Duan të votojnë Astritin dhe jo Ed Shalsin sepse Ed Shalsi nuk ka lidhje me Kukësin. Më mori një natë Ed Shalsi në telefon dhe i thashë Edi çfarë do ti në Kukës e Has, ty të duhet përkthyes atje se nuk të marrin vesh. Edhe ky tjetri që është në listë të PD, çfarë ka bërë për Kukësin, a ishte deputet. Ai e ka blerë mandatin sepse Berisha në listë të mbyllur i ka kërkuar lekë për të mbajtur partinë. Ju që jeni këtu, bashkë me njerëzit që keni në Diaspora të kontribuojnë të gjithë dhe të votoni numrin 11, PSD dhe Astrit Cengun”.

I bindur për marrjen e një mandati, kandidati Cengu kërkoi votat e banorëve të qarkut të Kukësit.

“Kërkoj mbështetjen e kuksianëve, hasjanëve, tropojanëve dhe kërkoj edhe mbështetjen e kosovarëve që kanë pashaportizimin në Kukës. Këto zgjedhje për qarkun e Kukësit do të jenë surprizë për PSD me një fitore të thellë”.

Për kuksianët, tani është momenti për të zgjedhur përfaqësues në Parlament, një banor të Kukësit që jeton dhe punon me ta.

PSD synon që, përmes zgjedhjeve të 11 majit, për herë të parë të sigurojë një mandat edhe në qarkun e Kukësit.

The post Tom Doshi thirrje emigrantëve nga Kukësi: Asnjë nga partitë e mëdha nuk ka menduar për këtë zonë të varfër appeared first on Albeu.com.

Tension në kampin e emigrantëve të deportuar në Gjadër

15 April 2025 at 17:54

Një grup prej 10 emigrantësh nga 40 personat që u transferuan në Gjadër më 11 prill, janë izoluar nga autoritetet për shkak të tensioneve brenda kampit dhe një tentative për të dëmtuar strukturën. “Ka patur një incident ne njërën prej strukturave ku janë vendosur grupi i emigrantëve.  Është dëgjuar zhurmë dhe kur kanë hyrë karabinierët […]

The post Tension në kampin e emigrantëve të deportuar në Gjadër appeared first on Reporter.al.

“Ka pasoja”, Celibashi-emigrantëve: Shmangni fotografimin dhe publikimin e votës

By: Besnik
2 April 2025 at 22:37

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin Barometri në Euronews Albania.

Celibashi bëri thirrje që votuesit nga jashtë të shmangin çdo tentativë për të publikuar foto të votës ose për të treguar për kë kanë votuar. Ai tha se kjo do të ishte në shkelje të ligjit dhe ata që e bëjnë këtë do të përballen me pasojat.

“Votuesit nga jashtë dhe të tjerët duhet të jenë të zhveshur nga tundimi për të demonstruar sesi kanë votuar dhe për kë kanë votuar. Nuk do të jetë e vështirë të shikohet nëse një fletë votimi forografohet dhe qarkullon në rrjetet sociale. Do ishte mirë që askush të mos e tentojë të publikojë votën në internet, sepse është më e thjeshtë se sa në rastet e tjera për tu zbuluar. Kjo është një provë e hapur e sfidimit të ligjit dhe me siguri do të ketë pasoja”, tha Celibashi.

Atij iu bë një pyetje në lidhje me mënyrën sesi do të ruhet konfidencialiteti i kësaj vote, kur të gjithë votuesit jashtë nuk votojnë në qendra votimi, por në shtëpitë e tyre.

Përballë tij gazetari Ervin Koçi shprehu shqetësimin në lidhje me këtë dhe e pyeti kryekomisionerin: “Ku e kemi garancinë se emigranti nuk do ta plotësojë votën në tavolinën e bukës në shtëpinë e tij dhe jo në tavolinën e një subjekti apo në praninë e një përfaqësuesi politik?”

Celibashi e pranoi se verifikimi i kësaj situate është i vështirë, por shtoi se, nëse do të dalin indicie që tregojnë se votimi është bërë nën ndikimin e palëve të treta, votuesi do të ndëshkohet me sanksione.

“Natyrisht është pak e vështirë, por nëse verifikohet, i nënshtrohet procedimit penal dhe natyrisht ka sanksione. E vërteta është që nuk është e thjeshtë për të verifikuar sesi po voton emigranti, por nëse do të ketë indicie në një mënyrë ose një tjetër, ndonjë provë ose indicie që diçka nuk ka shkuar mirë me këtë protokoll, është shqetësim, por nuk besoj që do ndodhi kjo gjë. Mund të ketë raste sporadike sepse nuk mund të monitorosh, p.sh. bie fjala sesi mund të votojnë 52 mijë votuesit në Itali. Është pak e vështirë jashtë vendit, është vështirë…”, tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ka pasoja”, Celibashi-emigrantëve: Shmangni fotografimin dhe publikimin e votës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌