Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha denoncon me PAMJE plazhet e boshatisura në Dhërmi e Durrës edhe në këtë ditë të diel gushti

Shqipëria duket se ka dështuar këtë vit me turizmin, ku kudo që të shkosh i gjen plazhet e boshatisura dhe kjo vjen për një sërë arsyesh, duke nisur nga rritja e çmimeve, mungesa e shërbimeve apo mungesa e infrastrukturës. Sot është ditë e diel, 10 Gusht dhe plazhet duhet të gumëzhonin nga pushuesit, por realiteti […]

The post Berisha denoncon me PAMJE plazhet e boshatisura në Dhërmi e Durrës edhe në këtë ditë të diel gushti appeared first on BoldNews.al.

Amerika jep 50 milionë euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës

Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dyfishuar shpërblimin që çon në arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro. Në një deklaratë për mediat, Lopez e cilësoi këtë vendim si një veprim të paligjshëm, duke theksuar se përbën një shkelje të rëndë […]

The post Amerika jep 50 milionë euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës appeared first on BoldNews.al.

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

Shtetet e Bashkuara e kanë dyfishuar shpërblimin për personat që ofrojnë të dhëna që do të çonin në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e akuzuar se ai është “njëri nga trafikuesit më të mëdhenj të narkotikëve në botë”. Shpërblimi u çua në 50 milionë dollarë. Presidenti amerikan, Donald Trump, është kritikues i […]

The post SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros appeared first on BoldNews.al.

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

Nga Basir Çollaku Pak ditë më parë sekretari amerikan i shtetit. Marco Rubio, në një postim të tij tha se Maduro është jo kreu i shtetit, por kreu i një karteli droge dhe qeveria e tij është qeveria e këtij karteli. Nuk ka vonuar thellimi i këtij qëndrimi amerikan, kur prokurorja e përgjithshme Pam Bond, […]

The post Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?! appeared first on BoldNews.al.

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kushtetutës dhe përpjekje për të grumbulluar të gjitha pushtetet në duar. Nga selia blu, Berisha theksoi se Rama po tenton të bëhet kryetar i bashkisë së Shqipërisë dhe të kontrollojë çdo nivel të administratës vendore. Sipas Berishës, pushteti vendor duhet të […]

The post “Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Apeli ashpërson dënimet ndaj grupit të trafikantëve të drogës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të premten se kishte ndryshuar pjesërisht një vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe kishte pranuar kërkesën e SPAK për tre prej të pandehurve, duke ashpërsuar edhe dënimet ndaj tyre. Braniol Liço, Lulzim Selimi dhe Dhimitër Nina u gjetën fajtorë […]

The post Apeli ashpërson dënimet ndaj grupit të trafikantëve të drogës appeared first on Reporter.al.

Berisha për Avokatin e Popullit: Ramaduro nuk pranon kandidaturën e opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar nga opozita për postin e Avokatit të Popullit.

“Problemi i avokatit të popullit shtyhet prej 1 viti, për shkak se ju me Ramaduron nuk pranoni kandidaturën e opozitës ndonëse plotëson çdo kriter. Si rregull ka qenë që avokati propozohet nga opozita, kërkoni të impononi nëpërmjet përjashtime pa asnjë kriter të kandidaturave që paraqet opozita dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite, për faktin se një kandidature nga ana juaj nuk pranohet për shkak se ka qene i dënuar politikisht.

Ndregjoni plotëson të gjitha kriteret, hajde ta votojnë dhe ta mbyllim sot këtë punë. Për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij.

The post Berisha për Avokatin e Popullit: Ramaduro nuk pranon kandidaturën e opozitës appeared first on Lapsi.al.

Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës

Nga Basir Çollaku Tre ngjarje rreth një individi, u kryqëzuan jo rastësisht në SHBA, kur Rama pasi kishte shpartalluar zgjedhjet me 11 maj, turrej plot triumf kënetor andej e këndej mes lobimeve, të merrte një dorë bekim amerikan. Por spaska qenë e thënë. Rama ndonëse u përpoq pas fitores së Trump ta largojë veten nga […]

The post Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare: Klodian Duro merr drejtimin e Lirisë së Prizrenit

FC Liria ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një figurë e njohur e futbollit shqiptar, Klodian Duro, do të marrë drejtimin e ekipit nga Prizreni.

Duro, i njohur për karrierën e tij të pasur si futbollist dhe trajner, pritet të sjellë përvojën dhe vizionin e tij për të ndihmuar Lirinë të arrijë objektivat e saj.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga klubi prizrenas:

Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria

Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren.

Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton. /Telegrafi/ 

The post Zyrtare: Klodian Duro merr drejtimin e Lirisë së Prizrenit appeared first on Telegrafi.

Fox News: Ramaduro autokrati i Evropës, trajnuar nga Soros dhe armiku i “Trumpizmit”

Rrjeti mediatik amerikan “Fox News” ka publikuar një artikull të ish-ambasadorit shqiptar në SHBA, Agim Neshos.

Në artikull, Nesho shkruan se ndërsa Europa pretendon të mbrojë demokracinë, ajo heshturazi po fuqizon autokratë si kryeministri shqiptar Edi Rama. Ish-ambasadori vijon duke shkruar se, i zgjedhur për mandatin e katërt me një shumicë të fuqishme që mund të ndryshojë Kushtetutën, Rama njihet nga kritikët si “Ramaduro” i Europës, një referencë për Nicolás Maduron e Venezuelës, për korrupsionin e dyshuar, tendencat autokratike dhe mjeshtërinë në mashtrimin politik.

“Ish-dishepulli i George Soros dhe ‘Shoqërisë së Hapur’, Rama është shndërruar në një kameleon politik, duke formësuar imazhin e tij për t’iu përshtatur interesave të elitave globale dhe sundimtarëve rajonalë.

I nënshtruar ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, bashkëpunues me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe mbështetës i presidentit francez Emmanuel Macron në këmbim të influencës më të madhe në Ballkan, Rama siguroi mandatin e katërt radhazi përmes zgjedhjeve që shumë i përshkruajnë si thellësisht të manipuluara, e paimagjinueshme për një shtet anëtar të NATO-s dhe aspirant për BE-në.

Rama u ngrit nga përfaqësues i ‘Shoqërisë së Hapur’ në Tiranë në udhëheqës të një vendi me një prej trashëgimive më brutale komuniste në Europë. Kritikët e përshkruajnë si narcist dhe anarkist, një produkt i influencës post-komuniste të Sorosit në Europën Lindore. Ai konsolidoi pushtetin në Shqipëri duke promovuar iniciativën “Ballkani i Hapur” të mbështetur nga Soros. Kohët e fundit, ka marrë një rol të ri: si socialisti progresist që punoi për të minuar iniciativat e epokës Trump në Evropë.

I njohur për retorikën anti-Trump, përfshirë deklaratën e famshme në CNN dhe Foreign Policy, ku e quajti Trump “turpin e qytetërimit tonë”, Rama u bë i preferuari i elitave europiane dhe demokratëve amerikanë. Mbijetesa e tij politike varej nga përshtatja me rendin anti-Trump, edhe pse udhëheqja e tij brenda vendit po shkon drejt autoritarizmit.

Sot, ndërsa Europa përballet me një botë multipolare dhe sfida komplekse gjeopolitike, ajo gjithnjë e më shumë toleron, nëse jo edhe miraton, udhëheqës si Rama. Pse? Sepse ai deklaron besnikëri ndaj “vlerave europiane,” megjithëse drejton, sipas kritikëve, një shtet narkotik të ndërtuar mbi krim të organizuar dhe manipulim elektoral.

Rama përfaqëson një version europian të modelit Chávez-Maduro: një autokrat i majtë i mbuluar me gjuhë progresiste, që ushtron pushtet pa shumë respekt për normat demokratike. Ai mishëron stabilokracinë që po shkatërron Ballkanin, regjime të toleruara për hir të qetësisë rajonale, edhe pse shkatërrojnë vetë ato vlera që Europa pretendon t’i mbrojë.

Përpjekja e fundit e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të bllokuar rinovimin e kontratës së Chevron-it në Venezuelën e Maduro-s është një shembull guximtar i lidershipit me parime, duke i mohuar regjimeve autoritare legjitimitetin dhe burimet. Amerika duhet të tregojë të njëjtën qartësi edhe ndaj Ballkanit.

Madje shumë shqiptarë tashmë e quajnë udhëheqësin e tyre “Ramaduro”, një sinjal i dëshpëruar për ndihmë nga SHBA për rikthimin e demokracisë. Pozicioni i Amerikës duhet të jetë një zgjim për Europën, e cila është mësuar të bashkëjetojë me regjime mafioze të bazuara në korrupsion dhe shtypje. Europa nuk mund të justifikojë mbështetjen ndaj autokratëve vetëm sepse kritikët e tyre janë konservatorë apo të lidhur me presidentin Trump.

Është koha që diplomacia amerikane të ndërmarrë hapa konkretë. Kjo do të thotë shtim presioni ndaj udhëheqjes shqiptare, mbështetje publike për zgjedhje të lira e të ndershme dhe një mesazh të qartë: përputhja me vlerat perëndimore matet me veprime, jo me deklarata boshe”, shkruan Nesho në artikullin e publikuar në “Fox News”.

The post Fox News: Ramaduro autokrati i Evropës, trajnuar nga Soros dhe armiku i “Trumpizmit” appeared first on Lapsi.al.

Presidenti i Venezuelës Maduro-Perëndimit: Po mbështesni Hitlerin e shekullit XXI

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka dënuar bombardimet e Izraelit ndaj Iranit, duke i përshkruar ato si një “sulm kriminal” që “shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

“Jo luftës, jo fashizmit, jo sionizmit neonazist,” tha Maduro në një deklaratë.

Ai akuzoi gjithashtu Francën, Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara se mbështesin “Hitlerin e shekullit të 21-të”, duke iu referuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, “kundër popullit fisnik dhe paqësor iranian”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Venezuelës Maduro-Perëndimit: Po mbështesni Hitlerin e shekullit XXI appeared first on Euronews Albania.

Maduro arreston një opozitar të njohur, në prag të zgjedhjeve në Venezuelë

Ndërsa opozita venezueliane ndaj Nicolas Maduros bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të së dielës, një nga figurat e saj kryesore u arrestua të premten, e akuzuar për përpjekje për të sabotuar zgjedhjet. Juan Pablo Guanipa, një udhëheqës i njohur i opozitës venezueliane i afërt me udhëheqësen Maria Corina Machado, u arrestua të premten i […]

The post Maduro arreston një opozitar të njohur, në prag të zgjedhjeve në Venezuelë appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Kush është shqiptari i arrestuar në Venezuelë i akuzuar për komplot

Autoritetet venezuelase kanë arrestuar 38 persona të akuzuar se kanë qenë të përfshirë në një komplot për të krijuar trazira përpara zgjedhjeve legjislative dhe rajonale që do të mbahen në 25 maj. 21 nga të ndaluarit janë shtetas venezuelas ndërsa 17 të tjerë janë të huaj, përfshirë kolumbianë, meksikanë, ukrainas dhe shqiptarë.

Autoritetet zbuluan edhe foton e njërit prej të arrestuarve, një shqiptar i identifikuar si Enit Kasmi. Ai është ndaluar në aeroport dhe mbante me vete një pasaportë kolumbiane. Dyshohet se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge. Autoritetet raportuan se shqiptarit i ishin sekuestruar 3 telefona celularë. Ai kishte një rezervim në një hotel në Karakas.

“Ky person u kap me forcë nga oficerët tanë. Ai kishte një rezervim dhe pagesë në një hotel këtu në Karakas, të bërë nga Shtetet e Bashkuara” – pohoi një zyrtar venezuelas. Më herët ishte vetë presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro që tha se komploti ishte organizuar nga mafia shqiptare me lidhje me qeverinë e Ekuadorit.

Maduro muestra “mercenarios” detenidos por supuesto plan de sabotaje electoral -

“Deri tani janë arrestuar 38 mercenarë të rinj. Mafia shqiptare, që sundon Ekuadorin, dërgoi disa nga mercenarët e saj të trajnuar për të vendosur bomba në Venezuelë. Mafia shqiptare është kapur, i kemi, u janë sekuestruar 3 telefona dhe po flasin”, – tha Maduro në një takim me komandën e lartë ushtarake.

Autoritetet thanë se grupi synonte të vendose eksplozivë në ambasada, spitale, qendrat e shërbimeve publike, komandat e policisë si dhe ndaj figurave të qeverisë dhe opozitës. Qeveria e Venezuelës ka ndaluar mbërritjen e fluturimeve të pasagjerëve nga Kolumbia pasi disa nga të dyshuarit kishin udhëtuar nga ky vend. ©LAPSI.al

The post FOTO/ Kush është shqiptari i arrestuar në Venezuelë i akuzuar për komplot appeared first on Lapsi.al.

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhynë në zgjedhjet e Venezuelës

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro flet për mafian shqiptare në Ekuador, që për të kishin plan për të sabotuar zgjedhjet rajonale dhe legjislative të dielën e ardhshme në vendin e Karaibeve. Ai u betua për një mandat të tretë pas rizgjedhjes së tij të diskutueshme në korrik 2024. Maduro tregoi se mafia shqiptare dërgoi mercenarë të dyshuar në Venezuelë pas vizitës në Ekuador në prill të…

Source

Maduro: Mafia shqiptare po punon për sabotimin e zgjedhjeve në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar drejtpërdrejt mafinë shqiptare në Ekuador, duke pretenduar se ajo është kontraktuar për të kryer sulme terroriste më 25 maj, në ditën e zgjedhjeve presidenciale në vend.

Me një qëndrim të ashpër dhe duke i cilësuar autorët si “terroristë”, Maduro deklaroi se grupet mafioze shqiptare, të cilat sipas tij ushtrojnë kontroll mbi rrjete kriminale në Ekuador, kanë dërguar mercenarë për të kryer akte dhune në territorin venezuelian.

Në deklarata të mëhershme, ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, kishte bërë të ditur arrestimin e 38 mercenarëve që dyshohej se po përgatiteshin për të sabotuar procesin zgjedhor, mes tyre edhe 17 shtetas të huaj.

“Elementë të mafias shqiptare që kontrollon Ekuadorin kanë dërguar mercenarë për të vendosur eksplozivë në Venezuelë. Këta individë janë kapur,” tha Maduro në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai gjithashtu e lidhi këtë skenar me praninë e Erik Prince, themelues i kompanisë private ushtarake Blackwater.

Një deklaratë zyrtare nga Presidenca venezueliane nënvizon “Përballë kërcënimeve të reja: Votoni po, jo plumba! Më 19 maj, Presidenti Nicolas Maduro denoncoi shkatërrimin e një komploti sabotues të lidhur me mafian shqiptare, presidentin e Ekuadorit Daniel Noboa dhe Erik Prince nga Shtetet e Bashkuara, që synonte destabilizimin e zgjedhjeve të 25 majit.”

Takimi ku u bë kjo deklaratë u mbajt në Sallën “Simon Bolivar”, me pjesëmarrjen e zëvendëspresidentes, Delcy Rodriguez, ministrit të Mbrojtjes, Vladimir Padrino López dhe përfaqësuesve të tjerë të strukturave të sigurisë kombëtare.

“Ky ekip është garancia jonë për paqe dhe siguri. Është detyra jonë të mbrojmë të drejtat kushtetuese të popullit për paqe, stabilitet dhe qetësi,” përfundoi Maduro, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 majit. /Telegrafi/

The post Maduro: Mafia shqiptare po punon për sabotimin e zgjedhjeve në Venezuelë appeared first on Telegrafi.

Akuzat e Maduros për mafien shqiptare, ironia e analistit: Po mësojnë venazuelsit si fitohen zgjedhjet

Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar deklaratat e presidentit venezueljan Nikolas Maduro akuzoi mafien shqiptare ekuadoriane, se po ndërhyn në zgjedhjet e Venezuelës. ‘Çunat tanë të Ekuadorit po i mësojnë falas Venezuelës si bëhet fushata zgjedhore dhe si fitohen zgjedhjet...’, shkruan Dervishi në Facebook. Kujtojmë se roli i krimit të organizuar në zgjedhjet e fundit të […]

The post Akuzat e Maduros për mafien shqiptare, ironia e analistit: Po mësojnë venazuelsit si fitohen zgjedhjet appeared first on BoldNews.al.

Qarku i Beratit mbetet i majtë, PS merr 5 mandatet deputetësh

Qarku i Beratit mbylli procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit 2025, ku  Partia Socialiste mori 38,860 vota ose 58.1% dhe Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore  19,884 vota  ose 29.8%. E ndërsa PS ka ruajtur pesë mandate deputetësh në qarkun që njihet si i majtë, për opozitën vendore faktorët […]

The post Qarku i Beratit mbetet i majtë, PS merr 5 mandatet deputetësh appeared first on Reporter.al.

Apartament dhe llogari bankare/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e “të fortit” me tre emra

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Tiranës ka sekuestrua pasuritë e shtetasit me tre emra, i arrestuar në Itali për ‘Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë dhe ‘Prodhim e shitje narkotikësh’

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit Valter Duro. alias E.D. alias E.D. dhe familjarëve të tij, i arrestuar në Itali për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë si dhe “Trafikim të Narkotikëve”.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.03, të datës 17.04.2025, u arrit në përfundimin se vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit V.D. dhe familjarëve të tij, më konkretisht një apartament dhe dy llogari bankare, nuk mund të justifikohen nga të ardhurat e tyre të ligjshme.

Kjo pasuri e luajtshme dyshohet se është fituar nga shtetasi V.D., si rezultat i përfshirjes së tij në aktivitetin “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Për këtë shtetas është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Më datë 12.10.2005, është bërë anullimi i kërkimit pasi është arrestuar në Itali.

Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arriti në përfundimin se pasuria e pajustifikuar është drejtpërdrejt në pronësi dhe zotërim të plotë të shtetasit V.D. alias E.D. dhe nënës së tij.

Për sa më sipër, bazuar ne nenet 3 deri ne 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar”, u kërkua dhe u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

1. Pasuria e Paluajtshme apartament Nr 214/342+1-46, zk 3866, vol 76, fq 62 , Tiranë;

2. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1,097,636.86 lekë; si dhe

3. Llogaria bankare me gjendje aktuale 1.601.434.50 lekë

The post Apartament dhe llogari bankare/ Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e “të fortit” me tre emra appeared first on Albeu.com.

“Rama fyen si diktatori i Venezuelës”/ Berisha nga Shkodra: Do kthejmë paratë te ju

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Shkodër, është zotuar para qytetarëve duke u thënë se “do të kthejmë paratë te ju”. Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se fyen qytetarët nësoj si diktatori i Venezuelës, ndërsa kërkoi që më 11 maj të ndëshkohet me votë. “Paratë i marrin […]

The post “Rama fyen si diktatori i Venezuelës”/ Berisha nga Shkodra: Do kthejmë paratë te ju appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të tjerë

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Apeli i GJKKO ka shpallur të pafajshëm sot kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro si dhe 4 të pandehurit e tjerë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), shpalli sot vendimin lidhur me çështjen mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur deklarimin e pafajshëm të kryebashkiakut të Devollit, Eduard Duro si dhe 4 të pandehurve të tjerë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. /j.p/

The post Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌