Një 51-vjeçar i cili është rrëzuar me biçikletë, është në telashe me policinë e Shkodrës, pasi është proceduar penalisht. “Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasi M. Y., 51 vjeç, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë. Materialet procedurale […]
Për herë të parë në tre dekada, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament me 82-84 mandate. Përballë një opozite të fragmentarizuar rezultati i jep asaj mundësinë për një kontroll të gjerë mbi proceset legjislative dhe institucionale në vend. Nisur nga përvoja politike, ekspertët e shohin me shqetësim këtë përqendrim pushteti.
Ashtu si në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, edhe në zgjedhjet e 11 majit 2025, opozita dështoi të paraqiste në fletën e votimit një koalicion gjithëpërfshirës, teksa partitë e reja sfiduan ndjeshëm “status-quo”-në e saj.
Ky polarizim i la rrugë një rezultati të thellë të Partisë Socialiste, e cila megjithëse mori thuajse të njëjtin numër votash me zgjedhjet e shkuara, siguroi numër më të lartë mandatesh.
Për herë të parë që prej vitit 1997, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament. Asokohe në një parlament me 155 deputetë PS e drejtuar nga Fatos Nano siguronte 101 mandate përballë PD-së së Sali Berishës, e cila u ndëshkua me votë për krizën piramidale të periudhës janar-gusht.
Duke parë prirjen e votave të 11 majit 2025, legjislatura e XI-të mund të shohë rikthimin e PS-së në një “supermaxhorancë” të tillë – edhe pse jo fiks në numër për të përbërë 3/5 e Kuvendit për atë që konsiderohet si shumicë e cilësuar.
Sidoqoftë, për Lutfi Dervishin, gazetar dhe njohës i mirë i politikës, rikthimi i një situate të tillë në pushtetin legjislativ mund të ketë ndikim të madh për demokracinë e vendit.
“Kjo shumicë e madhe i jep qeverisë avantazh në miratimin e reformave dhe ligjeve, por gjithashtu, vë në pikëpyetje forcimin e institucioneve dhe cilësinë e demokracisë,” tha ai për Citizens.al.
Ngjashëm mendon dhe Afrim Krasniqi, studiues dhe drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP). Sipas tij me një situatë të tillë mund të vihen në diskutim ligje apo reforma, të cilat janë miratuar apo kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend.
“Ky është rasti i parë pas 20 viteve kur një parti politike ka numrin e nevojshëm të votave për të ndryshuar ligje specifike, siç quhen ligjet organike të tilla, me votat e saj, ose me aleatë siç mund të jetë rasti i PSD-së, e cila voton gjithmonë për PS-në,” komentoi Krasniqi.
Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi, rezultoi e para në Vaun e Dejës, teksa siguroi 2 mandate në qarkun e Shkodrës duke thyer raportet mes partive kryesore. Së bashku me një mandat në qarkun e Tiranës, PSD mund të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021 ku fitoi 3 mandate.
Zakonisht, për ligjet bazë kërkohet shumicë e thjeshtë. Ndërsa për të ndryshuar kodet, ligjet që organizojnë pushtetin gjyqësor, prokurorinë apo dhe institucione të tjera nevojitet shumica e cilësuar.
Ngjashëm kërkohet shumicë e cilësuar për të emëruar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, Avokatin e Popullit, Kontrollin e Lartë të Shtetit etj.
Thënë këtë, një “supermaxhorancë” mundet t’i ndryshojë ligjet kyçe dhe të zgjasë kontrollin mbi institucionet më të larta të shtetit, pa pasur nevojë për gjetjen e një dakordësie me opozitën.
Këtë pikë, Dervishi e sheh me shqetësim, pasi rrezikohen balancat. Ai thotë në mënyrë figurative se “me gërshërën e madhe që mori më 11 maj, shumica socialiste mundet t’i presë më lehtë thonjtë SPAK-ut.”
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, përpara fushatës zgjedhore, Kryeministri Rama, mbajti një qasje të ashpër ndaj SPAK-ut duke paralajmëruar ndërhyrje për të ndryshuar kompetencat apo mënyrën se si kjo strukturë vepron.
Krasniqi sheh te ky paralajmërim ndërhyrjen në sistemin legjislativ për të hequr nga vlerësimi si vepër penale të “shpërdorimit të detyrës” nga zyrtarët.
“[Rama] nuk e ka fshehur asnjëherë prirjen për të larguar përgjegjësitë publike që vijnë nga zyrtarët e lartë, në lidhje me këtë vepër penale që është objekt i SPAK-ut,” thekson Krasniqi, sipas së cilit nëse PS ndërhyn për ta ndryshuar kuadrin ligjor do të deformonte të gjitha aktet që lidhen me funksionimin e SPAK-ut.
Një mazhorancë kaq e fortë numerikisht e ka më të lehtë edhe të ndryshojë Kushtetutën, e cila kërkon “2/3-at e votave”, pra 93 vota. Numrat e bëjnë më të lehtë për të negociuar duke ulur ndikimin e opozitës në situata të tilla.
Në këtë perspektivë, nisur nga përvoja e shkuar në zgjedhje ku PS është forcuar, prej 2017 qeveris e vetme, Krasniqi është i mendimit se rezultati tregon një cenim të besimit se vota mund të ndryshojë qeverisjen në Shqipëri.
“Është një lloj zhvillimi anti-historik në aspektin e qeverisjes dhe në aspektin e sovranitetit qytetar”, analizon Krasniqi, ndërsa shpjegon se kjo tregon që problemi është sistemi dhe se PS-ja ka krijuar “një lloj sistemi patronazhist që kontrollon gjithë territorin, kontrollon votën, kontrollon burimet shtetërore dhe si të tilla i përkthen këto në vota”.
Ndarja e mandateve në 34 vite sistem pluralist në Shqipëri
Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri u zhvilluan në vitin 1991. PS, e cila ishte ende e organizuar si Partia e Punës e Shqipërisë (PPSH), fitoi 169 nga 250 mandate që kishte asokohe në total të Kuvendi – PD mori 75 mandate.
Mirëpo në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1992, për Kuvendin e riformatuar me 140 mandate, PD fitoi bindshëm duke siguruar 92 deputetë, ndërsa PS u tkurr në 38, partitë e tjera: PSD 7, Partia Republikane 1, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 2.
Zgjedhjet e vitit 1996, u shoqëruan me bojkot të pjesshëm të PS-së dhe aleatëve të saj, pasi PD kishte miratuar një kuadër ligjor që kufizonte pjesëmarrjen e ish-funksionarëve të sistemit komunist në proces. Për rrjedhojë, PD fitoi 122 mandate, por procesi, i cili u shoqërua me parregullsi, u kontestua ashpër.
Për shkak edhe të krizës politike dhe piramidale që pasoi këto zgjedhje, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme në vitin 1997 ku PS u kthye në pushtet duke fituar 101 mandate nga 155 të Kuvendit që u riorganizua.
Në zgjedhjet e vitit 2001, me mbështetjen e aleatëve të saj, PS ruajti pushtetin duke siguruar 73 nga 140 mandate.
Në vitin 2005, pushteti kaloi në duart e PD-së, e cila fitoi 56 mandate, ndërsa Partia Socialiste mori vetëm 42 mandate. PR fitoi 11, PSD 7 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 5.
Në zgjedhjet e vitit 2009, PS rriti numrin e mandateve në 65, por PD qëndroi në pushtet përmes një koalicioni me LSI, pasi asnjëra prej tyre nuk kishte shumicën e nevojshme për të qeverisur.
Ky koalicion u përmbys në zgjedhjet e vitit 2013, kur PS fitoi sërish 65 mandate, por arriti të formojë qeverinë përmes aleancës me LSI-në, duke çuar numrin e përgjithshëm të mandateve në 83.
Në vitin 2017, PS fitoi e vetme shumicën në Kuvend me 74 mandate dhe të njëjtin rezultat e përsëriti edhe në zgjedhjet e vitit 2021.
Rreziku i përqendrimit të pushtetit
Një parti që zotëron një shumicë kaq të gjerë në Kuvend e ka të lehtë të anashkalojë debatet parlamentare dhe të përjashtojë opozitën nga procesi vendimmarrës duke vënë kështu në rrezik sistemin demokratik.
Paralelisht “supermaxhoranca” mund të zbehë rolin e Presidentit, mund të çojë përpara reforma të njëanshme dhe të kthejë opozitën në një “lloj dekori”.
“Një shumicë prej 3/5 në Kuvend mund të jetë një shpatë me dy tehe. Njëra anë ofron stabilitet dhe efikasitet në qeverisje, ana tjetër përbën rrezik për minimin e institucioneve të pavarura,” shpjegon Lutfi Dervishi.
Në shumë raste, Kuvendi ka fuqinë të rrëzojë dekretet e Presidentit me shumicën prej 3/5, duke e reduktuar rolin e Kreut të Shtetit në një funksion kryesisht ceremonial.
Në këto kushte, reforma të rëndësishme si ato në drejtësi, procesin zgjedhor apo ndryshimet kushtetuese, mund të kalojnë pa dakordësi të gjerë dhe pa konsensus me opozitën.
Ky përqendrim i pushtetit krijon një realitet, ku shumica qeverisëse kontrollon edhe Kuvendin, duke e kthyer atë në një mekanizëm miratues të vendimeve të saj duke i zhbërë rolin kontrollues që ka parlamenti. Sipas Dervishit një situatë e tillë do ta kthente parlamentin “në noter të qeverisëdhe ndoshta zeron dhe debatet e brendshme”.
Për Afrim Krasniqin, një mazhorancë e tillë është “gati vrasëse” për konceptin e demokracisë.
“Edhe në kuadër integrimi, një numër i tillë votash, tregon që maxhoranca nuk do të ketë nevojë për opozitën. Ose do të ketë nevojë për një opozitë fasadë, që do të thotë nuk do të ndjejë asnjë lloj presioni për të pasur dakordësi politike për çdo lloj nisme që ajo mund të marrë në kuadër të procesit të integrimit dhe në përfaqësimin e Shqipërisë,” analizon Krasniqi.
Edhe Dervishi shpreh gjithashtu shqetësimin për dekurajimin e alternativave të reja politike dhe dobësimin e demokracisë pluraliste.
“Në kuadër të përafrimit me legjislacionin e BE-së, shumica nuk ka më nevojë për konsensus me opozitën,” thotë ai.
Në mungesë të balancave dhe kontrollit të vërtetë opozitar, një përqendrim i tillë i pushtetit mund të çojë në kapjen e institucioneve dhe në dobësimin e sistemit demokratik.
“Pyetja është ‘A do ta përdorë PS/Rama këtë fuqi për të forcuar institucionet demokratike, apo për të konsoliduar më tej kontrollin mbi to?’ Druaj se do të ndodhë kjo e dyta,” përmbyll Dervishi.
Nga Lutfi Dervishi Njerëzimi, e shpiku librin për të kaluar dijen nga një brez në tjetrin. Por askush nuk e parashikoi që një ditë, libri do përdorej për të kënaqur ndjekësit me një story në Instagram. Kur libri bie në duart e një influencereje që e quan “aksesor si syzet”, kemi zbritur zyrtarisht nga Olimpi […]
Nga Lutfi Dervishi Tirana është qyteti ku edhe hapësira publike ka nevojë për mbrojtje nga vetë shteti. Duket si paradoks, por është realitet: aty ku ka më shumë hapësirë, liria ngushtohet me shirit skene policie dhe me fadroma. Prej ditësh, lokalet në zonën e Arenës në Tiranë po përballen me vizita të njëpasnjëshme nga policia […]
Nga Lutfi Dervishi Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte falur me bujari të pa shoqe: dete, male, lumenj të rrëmbyer, histori, dhe një popull që tipar dallues ka padurimin. Një ditë, në këtë vend, u shfaq një rosë e artë, jo si tek Ezopi, por në formën e turistit. […]
Nga Lutfi Dervishi Kemi problem me ujin e pijshëm, se ndonjëherë vjen, ndonjëherë pihet, dhe gjithmonë e paguan. Kemi problem me ujërat e zeza, që rrjedhin lirshëm si opinionet në Facebook. Kemi problem me ujërat amniotike, sepse s’ka kush lind më në këtë vend. Kemi problem me ujërat e hidrocentraleve private që po i kthejnë […]
Nga Lutfi Dervishi Gjirokastra këtë verë ka prodhuar më shumë lajme për “bumin turistik”, por më pak turistë. “Janë me 30% më pak”, thotë një burimi i dorës së parë nga Qafa e Pazarit. Nuk ka komplot. Nuk është shkak as vera e nxehtë. “Turisti nuk është budalla”, thotë Skënderi. Në Qafë-Pazar, ku një shishe […]
Vallëzimi sufi me ngjyrat dhe tingujt e traditës egjiptiane solli atmosferë të pazakontë sot për të gjithë qytetarët dhe vizitorët që mbushnin pasditen e sotme sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.
Pas nisjes në sallën “Tonin Harapi” një natë më parë, “Java Egjiptiane vijoi sot në sheshin qendror të Tiranës me performancat “Tanoura”.
Qytetarët të befasuar u përfshinë në përvojë unike shpirtërore dhe artistike, me lëvizjet rrotulluese të dervishit “fluturues”.
Mjaft prej tyre u bashkuan në lëvizje të ftuar nga ritmi i valles.
Vallëzimi tregon historinë e lidhjes midis tokës dhe qiellit, njeriut dhe Zotit. Valltari rrotullohet rreth vetes dhe duket sikur nuk është më në këtë botë. Ai rrotullohet për gati 30 minuta dhe më pas ndalon pa shfaqur asnjë shenjë marramendjeje.
Vallja mahnitëse Tanoura, është një performancë tradicionale që bashkon shpirtin dhe lëvizjen, e frymëzuar nga rrotullimi sufi.
Vetë fjala do të thotë fund, pasi valltari vishet me funde shumëngjyrëshe e shtresa të shumëfishta për ta bërë rrotullimin Akoma edhe më hipnotizues.
Java Egjiptiane do të vijojë me të tjera ngjarje ku përfshihet edhe eksplorimi i shijeve të pasura, aromave të forta dhe recetave autentike, pa lënë mënjanë dhe shfaqjen e prodhimeve të kinematografisë egjiptiane./atsh/ KultPlus.com
Nga Lutfi Dervishi 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë me radhë, fusha e mbetjeve u dogj pa ndërprerje. Një mal me plehra, 20 mijë metra katrorë, 40 metra i lartë, ushqeu me helme mushkëritë e qytetit. Ndërsa tymi mbulonte qytetin, […]
Nga Lutfi Dervishi Shqipëria, nuk ka nevojë të kopjojë Maqedoninë për të luftuar plakjen, duke vendosur taksë për beqarët. Plani kombëtar kundër plakjes PKKP: 1. Taksa për të rinjtë që s’kanë ikur Në vend që të penalizojmë beqarët, siç duan të bëjnë në Maqedoni, ne do të penalizojmë ata që qëndrojnë në Shqipëri nën moshën […]
TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Alban Dervishi është i pari shqiptar që merr gradën e kapitenit të parë dhe që komandon që nga 27 qershori anijen USS Pearl Harbor, anije e flotës luftarake të SHBA-ve.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzoi sot Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor.
Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar.
Ky ishte një moment historik dhe rëndësishëm në karrierën e tij.
Pearl Harbor është një emër shumë domethënës sepse lidhet me vendin ku Amerika u përfshi në Luftën e Dytë Botërore pas sulmit të famshëm japonez.
Ai është larguar nga Shqipëria në moshën 15-16 vjeç në vitet e gjimnazit, është shkolluar në SHBA, ka punuar në flotën ushtarake amerikane në Paqësor dhe në Mesdhe dhe tani do të jetë drejtuesi i një anijeje ushtarake amerikane.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përgëzuar Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i anijes luftarake së Marinës së Shteteve të Bashkuara.
Ambasada e Amerikës ka shpërndarë një video nga kjo ceremoni.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar. Përjetoni këtë moment historik të rëndësishëm në karrierën e tij”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Lidhur me drejtimin e anijes luftarake nga një shqiptaro-amerikan ambasada po ashtu kishte njoftuar disa muaj më parë.
Në atë postim Ambasada kishte ndarë disa detaje nga jeta e Alban Dervishit, i cili vinte nga një familje ushtarake që kishin emigruar 25 vjet më parë në SHBA.
“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, kishte shkruar Ambasada amerikane.
Alban Dervishi është i lindur e rritur në Tiranë. Ai në moshën 16 vjeç ka emigruar në SHBA. /Telegrafi/
Prej orësh, fusha e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm, duke bërë që një pjesë e mirë e qyteti të Elbasanit të mbytet në tym. Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar zjarrin në fushën e mbetjeve, teksa shkruan se zjarri tani ka kaluar në nivel premium: nuk mjaftohet më me […]
Nga Lutfi Dervishi Çmimi shtëpive: Me aq sa ble një garsonere këtu, në Gjermani ble një kështjellë me lëndinë dhe roje. Çmimi ushqimeve: Fasulja sot kushton sa kushtonte peshku dje; peshku i fresket shitet me çmimin e arit dhe buka peshon më shumë në faturë se në dorë. Çmimi energjisë. Të parët që mendoheni dy […]
bëra më mirë natën dola në oborr Hana lart nuse violet spërkat gjethet e trëndafilit me piklat që vezullojnë sedef natë vere pemësh që piqen m’degë shtrirë barit im at po fle ka gjashtë vjet që ka vdek’
vonë këso netësh nga gjirët e Drinit nga peshkimi kthehej ai pesëdhjetë vjet me pemën e papjekur me ujin e zi që udhëtonte me çikletë me shtambat që varte timonit plot ajër e peshk dhe midis oborri në govatë druri krijonte detin e tij të kufizuar
po sonte? kush e solli peshkun në govatë kaq të lirë pa gjuhë të lundrojë në ujin e kufizuar i lirë
ah të ishte midis katër muresh do t’ia linte fajin burgut që s’e la të vinte deri te ti deti
dhe unë mund të dal të eci e të eci të shkel barin, pluhurin, lumin, kënetën oh moj ti vdekja – vetëm. / KultPlus.com
Nëse në Britani ekziston si model katedra e Shekspirologjisë, e pakta që mund të bëhet në sistemin tonë arsimor, kulturor e mediatik, është përfshirja si objekt studimi i veprës së Teki Dërvishit, njërit prej kodifikuesve të rrallë të shenjëzimit letrar, duke filluar që nga tregimet e para të botuara në revistën ‘Jeta e re’, në fillim të viteve 60, që drejtohej nga Esad Mekuli, ku bënte pjesë edhe tregimi ‘Sania’ , e deri te krijimet fundit, të shpërndara nëpër gazeta e revista në dhjetëvjetëshin e fundit para se të ndërronte jetë, më 29 qetshor 2011.
Emin AZEMI
Të gjithë studiuesit e letërsisë, por edhe lexuesit e vëmendshëm të veprës së Teki Dërvishit, janë shoqëruar me jo pak dilema para se t’iu kenë qasur këtij shkrimtari, sa origjinal,po aq edhe kompleks, sa modernist, po aq edhe eksperimental. Teki Dërvishi është ndër shkrimtarët e rrallë të letërsisë sonë që ka mbetur jo vetëm i pastudiuar, por për rrjedhojë, statusi i tij si individualitet krijues nuk e ka zënë vendin e merituar në sistemin e përgjithshëm valorizues të universit tonë letrar, por edhe në njohjen e meritave që ai pati në mbajtjen gjallë të rezistencës intelektuale e protestës krijuese kundrejt sistemeve antikombëtare e akulturuese.
Teki Dërvishi erdhi si fenomen krijues dhe mbetet i tillë për shumë arsye, sepse ai nuk ishte shkrimtar mode, ndonëse nuk ishte demode, ai nuk shkroi që t’i përshtatet kohës, ndonëse nuk ishte jashtë kohe, ai nuk i takonte oborrit letrar, por vepra e tij theu shumë gardhiqe që i kishte vendosur kritika zyrtare dhe fryma letrare e poltronëve oborrtarë…
Në vitin 1981 Teki Dërvishin e larguan nga Flaka e Vëllazërimit, sepse refuzoi të shkruante kundër Ismail Kadaresë, që i bie se ai refuzoi të del kundër vetvetes dhe po të vepronte ndryshe ai nuk do të ishte më Teki Dërvishi. Ishte po ai që i takonte Grupit të Demaçit, si përfaqësues i Rrafshit të Dukagjinit dhe i dënuar si 17 vjeçar me burg të rëndë në ishullin famkeq të Goli Otokut, , që njihej si Alkatrazi i Jugosllavisë së atëhershme, ku vuajtën dënime shumë disidentë të kohës. Kjo ishte edhe një shkollë për T. Dërvishin të cilën ai kishte arritur ta nxëjë jashtë librave, që më vonë ai vet do të bëhej një shkollë për të tjerët e nxënë jashtë librave, por edhe një aksiomë jetësore që e kishte mësuar nga Dush Kusari që ‘kurrë të mos i takonte shumicës’. Ishte po ai i cili veproi gjithmonë sipas dellit të krijuesit e njeriut vertikal që udhën e nisur e përfundonte atje ku i thoshte ndërgjegjja.
Dhe ndërgjegjja e Teki Dërvishit ishte baraz me fuqinë krijuese për t’i bërë një radiografi poetike shtëpisë së sëmurë, e cila po lëngonte mbi gërmadhat e një ngrehine qe herët a vonë duhej rrënuar, por, edhe si i varun me vargje për drurin e blertë, ai arriti ta ruajë pastërtinë e poezisë nga klishetë e socrealizmit dhe skemave të mërzitshme të një letërsie me patos social dhe me avangardizëm të shpifur. (me vëllimet poetike Nimfa 1970, I Varun me Vargje për drunin e blertë 1971, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981. Ai, madje, siç do të vëjë në dukje njëri prej njohësve më të spikatur të veprës së këtij shkrimtari, prof. Nehas Sopaj, sipas të cilit Teki Dërvishi jo vetëm që ishte kompleks për nga natyra dhe veçantia e shkrimit, por edhe për faktin se “ai, krahas Marin Camajt dhe Beqir Musliut ,në letërsinë tonë bashkëkohore është një ndër shkrimtarët më produktivë dhe vepra e tij shënon shkollë shkrimi më vete ku autorin e shohim shumë pjellor duke lëruar tri gjinitë letrare paralelisht: poezi, prozë dhe dramë dhe është vështirë të kuptohet pesha dhe rëndësia e veprës së tij nëse lexohet parcialisht, pra nëse lexohet vetëm si poet, si prozator apo si dramaturg. Por, edhe të lexuarit në tërësi të veprës së tij është i vështirë, sepse problem numër një për receptim paraqet mosnjohja e domosdoshme e kodeve të shkrimit të autorit”.
Të rrallë janë shkrimtarët në letërsinë tonë që sistemin e ideve dhe konceptin estetik e kishin të mishëruar si një tërësi në vetë natyrën e krijimit, ose siç do të shprehet një studiues tjetër meritor i veprës së Teki Dërvishit, Ramadan Musliu sipas të cilit “Teki Dërvishi arriti të krijojë një opus letrar në të cilin hetohet një sistem idesh, një koncept unik estetik, një vetëdije krijuese, e cila kur vështrohet në të gjitha planet, del si një artist në rolin e demiurgut, ai që arrin të krijojë një univers artistik”.
Brezi i shkrimtarëve që erdhi bashkë me Teki Dërvishin, siç ishin Beqir Musliu, Musa Ramadani, Ymer Shkreli, Xhabir Ahmeti, Resul Shabani, Nexhmedin Soba e ndonjë tjetër, ishte fryma që po thyente një traditë shkrimi, por edhe brezi i shkrimtarëve që arritën të bëjnë kalime të pahetueshme nga zhanri në zhanër duke qenë të suksesshëm në çdo njërin prej tyre.
I tillë ishte edhe Teki Dërvishi, i cili madje edhe kur shkruante prozë, shkrinte elemente të tjera të natyrës shkrimore, (duke filluar nga vëllimi me tregime ‘Etje dhe borë’) dhe siç do të vërejë edhe studiuesi Ibrahim Rugova teksa analizonte romanin ‘Pirgu i lartë’ që e konsideronte një prurje të re në letërsinë shqipe për kohën kur u botua (1972) , sidomos sa i përket funksionit të poezisë në roman. Kjo strukturë novatore e të rrëfyerit mbase do ta bëjë ‘Pirgun e lartë’ romanin e parë lirik në letërsinë shqipe, për të vazhduar me një tjetër observim narrativ përmes romanit ‘Herezia e Dërvish Mallutës’’, në të cilin Teki Dërvishi tematizon herezinë e raportit në mes të individit dhe rrethit dhe thellësinë e paradoksalitetit të keqkuptimeve në këto raporte, ku Dervish Malluta prish kanonet të cilave është dashur t’iu përmbahet.
Se Teki Dërvishi është një shkrimtar që kapërcimin e fakturës shkrimore nga një zhanër në zhanrin tjetër e bën me sukses, por edhe me pasion eksperimental, pa rënë në grackën e eklektizmit të tepruar stilistik, dëshmon edhe përkushtimi i tij ndaj dramaturgjisë, që dikush prej miqve dhe krijuesve e pat quajtur ‘Shekspiri shqiptar’, përmes dramave: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, Bregu i Pikëllimit, Pranvera e Librave, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, Kufiri me atdhe, Mbreti i lirë, Vojceku, Eshtrat që vinë vonë, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?.
Në gjithë këtë opus dramatik, ai kulmin e arriti me ‘Bregu i pikëllimit’, një cikël prej nëntë njësish dramaturgjike, të cilat edhe po të lexohen dhe të luhen veç e veç, mund të funksionojnë si mëvetësi kuptimore, pa e prishur tërësinë e integralitetit, ndonëse në skenat e Teatrit, sidomos realizimi në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, me regjisorin Vladimir Milçin, Bregu i Pikëllimit, jo vetëm që po e freskonte tempullin e Talisë me një prurje tepër të komplekse e të guximshme, por po i jepte Teatrit shqiptar një ritëm të ri zhvillimi, një dinamikë që kishte filluar ta humbë në kohën kur kjo dramë u vu në skenën e Prishtinës në fillim të nëntëdhjetave. Përmes Bregut të pikëllimit Teki Dërsvishi bëri konfigurimin skenik të një udhëtimi të dyzuar mitik e real të njeriut, i cili , siç ndodhte edhe me Itakën e Odisës, ashtu Suka e Cërmjanit ishte për Udhësin Lojëtar sizmologjia e gjendjeve shpirtërore, që duhej të kalonte nëpër nëntë rrathë, që ishin nëntë shtresa të sprovës njerëzore, por edhe nëntë hallka të vetëpërcaktimit moral të individit në kontekst të xhunglës sociale e psikologjike që e rrethonte.
Teki Dërvishi erudit e shkrimtar, estet e publicist, eksperimentues e postmodernist, i cili kurrë nuk parapëlqeu t’i takonte shumicës, mbetet pengu më i madh i i një misioni të papërfunduar i botuesve, studiuesve e përgjithësisht lexuesve, sepse njohja më cilësore me këtë shkrimtar tash e në të ardhmen nuk mund të bëhet pa një ridefinim të statusit të tij në letrat tona dhe kjo uk mund të bëhet pa u botuar e plotë vepra e tij, në poezi, prozë, dramë, ese, kritikë (letrare dhe teatrore), publicistikë, dhe pa u studiuar me themel sistemi estetik e shkrimor i kësaj vepre.
Nëse në Britani ekziston si model katedra e Shekspirologjisë, e pakta që mund të bëhet në sistemin tonë arsimor, kulturor e mediatik, është përfshirja si objekt studimi i veprës së Teki Dërvishit, njërit prej kodifikuesve të rrallë të shenjëzimit letrar, duke filluar që nga tregimet e para të botuara në revistën ‘Jeta e re’, në fillim të viteve 60, që drejtohej nga Esad Mekuli, ku bënte pjesë edhe tregimi ‘Sania’ , e deri te krijimet fundit, të shpërndara nëpër gazeta e revista në dhjetëvjetëshin e fundit para se të ndërronte jetë, më 29 qershor 2011.
Qofshin të përjetshëm emri dhe vepra e Teki Dërvishit!/ KultPlus.com
Ish-deputeti , Halit Valteri, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, në çështjen e ngritur ndaj Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçes, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, sot deputet i zgjedhur në 11 maj i PD-së.
Valteri ka thënë para të pranishmëve se ishte i ati i shoferit të vrarë të Arjan Ndojës, Genci Maloku, i cili i kishte dhënë pamjet e kamerave që dispononte, për të bërë të mundur zbardhjen e atentatit ku mbeti i vdekur djali i tij. Kjo ka bërë sipas Valterit, që ai të ngrinte zërin në Parlament lidhur me këtë ngjarje.
Ndërkohë lidhur me përmendjen e emrit të Plarent Dervishajt në seancën plenare, Valteri tha se ishte kontaktuar më pas në mënyrë miqësore nga Ramazan Raja, i cili i kishte thënë se po i binte në qafë ‘Lentit të Durrësit’.
Ndërkohë avokati i Dervishajt kërkoi që të kontrollohen regjistrimet telefonike të dëshmitarit Valteri, pasi sipas tij, ata pretendonin që ajo interpelancë është krijuar nga 2 persona, Sandër Lleshaj dhe Arjan Ndoj.
Prokurori: Mund të na thoni çfarë funskioni keni patur gjatë 2019-2020?
Valteri: Kam qenë deputet.
Prokurori: E njihni Genc Malokun?
Valteri: E njoh pasi e kam njohur pak dite pasi ka ndërruar jetë djali i tij. Unë isha deputeti i Kuvendit, isha aktiv kundër qeverisë. Atë ditë më ka ardhur shtetatsi Genci Maloku dhe me ka thënë ‘më kanë vrarë djalin dhe kam video. Mua më erdhi keq dhe si deputet u mora me këtë çështje duke e shfrytëzuar politikisht.
Ai më dha një tablet ku shihen 2 persona njëri me kapele, tjetri pa kapele. Ishte regjistrim i pamjeve filmike, pasi e tegova në Parlament ja ktheva tabletin Genc Malokut.
Prokurori: Tha gjë babai pse s’tregohet ngjarja?
Valteri: Babai i djalit më tha që vetëm po u dëgjua në Parlament do zbardhet ngjarja. Emrat e personave s’më kujtohen.
Prokurori: Ke përmendur në interpelancë.
Valteri: Po kam përmendur disa emra pa i ditur kush janë, pra kam folur në emër të Genci Malokut. Është vrarë shoferi i një prokurori të shtetit. Emra nuk mbaj mend, vetëm po të shoh dëshminë.
Më ka telefonuar Ramazan Rraja, e kam mik prej gjimnazi, më ka folur në mënyrë miqësore, më ka thënë ‘pse e ke përmendur emrin e Plaurent Dervishajt, me Lentin më tha…’ I thashë që ‘s’më ka lidhur jeta me të as nuk e njoh, por vetëm çfarë më ka thënë babai i viktimës’. Njëherë tjetër e kam takuar babain e viktimës dhe më tha që pas interpelancës me ministrin do të zbardhet ngjarja.
Avokati Ilia Ilia: Kush ishte indicia që u takuat me babain e viktimës?
Valteri: Erdhi më takoi vetë, më qau hallin si qytetar.
Avokati Ilia Ilia: E njeh Arjan Ndojan?
Valteri: E njoh nga TV, si avokat si prokuror nuk kam ndonjë njohje familjare me të. Shtetasin Arjan Ndoja e njoh si personazh jo që kam patur ndonjë bisedë ose takim më përpara.
Ilia Ilia: A keni trajtuar në interpelanca të tjera situata të tjera, me atentatin e dyshuar si të organizuar nga klienti im, pasi është i vetmi atentat i filmuar dhe pa autor.
Avokati Ilia Ilia: A ke bieduar me shtetasin Sandër Lleshaj?
Valteri: E kam përdorur për çështje politike për të rritur statusin tim si deputet i opozitës.
Plaurent Dervishaj: Dëgjova nga dëshmitari që ka thënë ‘nuk ju lë Lenti i Durrësit’. Para se të dalësh në interpelancë ke dëgjuëar për emrin tim çfarë përfaqësoj?
Valteri: Jo s’kam dëgjuar, për çfarë ju përfaqësoni, pas bisedës me Ramazan Rrajën nuk kam folur më pasi ai më ka thënë që po i bie në qafë. I kam shpjeguar se nuk kam patur asgjë personale.
Julian: Sa herë e keni parë videon?
Valteri: Atë ditë që ma dha Genci Maloku dhe njëherë para senacës plenare.
Julian: Ju bindeni vetëm me 2 herë të parë një video?
Valteri: Unë nuk jam prokuror, as ekspert kriminalistike, por fjalimi im ka qenë në të mirë të qytetarit, si deputet ku zëri i qytetarit të dëgjohet në Kuvend.
Avokati Ilia: Kërkoj të kontrollohen regjistrimet telefonike të dëshmitarit Valteri, ku ne pretendojmë që ajo interpelancë është krijuar nga 2 persona, Sandër Lleshaj dhe Arjan Ndoj. E njëjta kërkesë u kërkua dhe nga Prokuroria.
Ish-prokurori Arjan Ndoj është thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor në Gjykatën e Posaçme, ku po gjykohen Plaurent Dervishi dhe Julian Meçe për atentatin e bërë ndaj tij në nëntor të vitit 2019 , në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.
Ish-prokurori, që tashmë është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike nga lista e hapur e Durrësit, ka treguar në sallë për ditën e ngjarjes. Ai është përballur me Plarent Dervishajn në sallë.
Pyesin avokatet e Plarentit
Çfarë të lidh me Pëllumb Muharremin?
E kam njohur në 2005 në kohën kur kam qenë avokat. E ruajta marrëdhënien disa vjeçare. Marrëdhëniet janë marrëdhënie shoqërore, kur njihesh me dike, e takon i flet pi kafe ska pse të ketë shkak për ruajtjen e një marrëdhënie. Drekën atë ditë në 1 nëntor e kanë organizuar të tjerët.
Pas ngjarjes në 2019 nuk kam asnjë kontakt me të.
Si keni qenë të pozicionuar ?
Më kemi qenë në karrexhatë, pas nesh ishte mjeti tjetër joni. Shofer ka qenë Andi Maloku, unë kam qenë në sediljen e parë, pas Pellumb Muharemi. Pas të shtënave dolëm nga rruga. Në momentin që ka ndodhur ngjarja nuk e kam parë dot mjetin e autorëve.
Pse mendoni se është goditur Prokurori?
Ndoj: Mjeti që u krye vepra është lehtësisht i dallueshëm. Ishte me targa të dallueshme dhe e dinin që ishte në përdorim timin. Nëse do kishin problem me dike tjetër nuk do e bënin ne makinën time.
Dervishaj: Ti the se nuk ke pasur probleme me mua dhe se problemi vetëm ishte konflikti me kryeministrin e zëvendëskryeminiatrin. Atentati jot ka qenë personal apo politikë?
Ndoj: Këtë nuk e di unë, këtë duhet ta thotë hetimi
Dervishaj: Jo po mbase urdhrin për atentatin mbase e kam marr nga zëvendëskryeministri
Ndoj: Unë skam asnjë problem, nëse do ta dija do ta thoja. Unë fjalë kam dëgjuar shumë po kur nuk bindem, nuk bindem.
Dervishaj: Unë po të shoh në sy dhe nëse do dija që ti ke gisht në atentatin që më ka ndodhur mua, unë sta fal….
Ndoj: Cili atentat, jemi për atentatin tim
Plarenti: E di ti shumë mirë atentatin ndaj meje. Edhe unë dëgjoja shumë fjalë, po të them nëse do dija që ke lidhje s’ta fal, jo vetëm ty apo kushdo të jetë.
Numri i gjedhëve në vendin tonë po vjen duke u ulur frikshëm, teksa rrezikohet që në Shqipëri mos të kemi më lopë. Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar në Facebook, se me këtë ritëm bagëtinë e bujqësinë do ta hasim vetëm në vargjet e poetit Naim Frashërit. Ndërsa blegërimën e qengjit do e dëgjojmë vetëm në […]