Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha: Shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit, është narko-euroja

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryetari i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit sipas tij është narko-euroja.

Berisha: Përveç kësaj jam para jush për një çështje madhore të vendit. Turizmi është dështimi më spektakolar ekonomik i narkoshtetit shqiptar.

Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë dhe turizmit të Shqipërisë.

Potenciali turistik i vendit është i jashtëzakonshëm. Brigjet e lumenjve, detrave dhe liqeneve të saj janë pasuri përrallore.

Nga viti 2005 deri në vitin 2012, pas ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe asaj dixhitale, numri i turistëve u rrit nga 300 mijë që ishte në vitin 2005 në 4 milionë e 700 mijë.

Numri i turistëve ka vazhduar të rritet në mënyrë të padiskutueshme.

2-3 vitet e fundit është paraqitur një numër prej 10 milionësh, i cili përbën një mashtrim të vërtetë sepse përfshin të gjithë pasagjerët shqiptarë dhe rajonalë të linjave ajrore Easy Jet, Ryanair të Rinasit.

Por pavarësisht nga ky mashtrim i madh, numri i turistëve është rritur në mënyrë të pamohueshme.
Mirëpo viti i kaluar shënoi një rënie drastike të turistëve në brigjet, plazhet e detrave dhe liqeneve të Shqipërisë.

Kjo rënie drastike vazhdoi këtë vit akoma më e thellë.

Shkaku i kësaj rënie, në mënyrën më të pabesueshme, por edhe të pandershme dhe të padenjë, fshihet nga narkoqeveria, fshihet nga mediat e narkoqeverisë, fshihet nga ekonomistët e vendit, mediat e vendit dhe operatorët turistikë.

E bëjnë këtë nga padija apo nga frika dhe kodi i mafies, unë nuk mund ta them.

Por u them me përgjegjësi të plotë se shkaku madhor i kësaj rënie dramatike është narkoeuroja.
Narko-euro është toksina e vërtetë e turizmit.

Narko-euro është toksina e vërtetë e ekonomisë shqiptare.

Është e paimagjinueshme se si në kodin e heshtjes, kjo nuk u thotë shqiptarëve.

Rënia e vlerës së euros në 35 përqind, rënia e vlerës së dollarit në 35 përqind, rënie e shpejtë dhe instalimi i saj në këtë nivel, bëri që turisti që më parë me 100 euro blinte shërbimet dhe mallrat e caktuara, një vit më pas duhet të shpenzonte në Shqipëri 135 euro.

Të fshehësh këtë, bëhesh bashkëfajtor në një krim.

Pra, edhe njëherë, zhvlerësimi që iu bë monedhës europiane dhe amerikane në Shqipëri nga kontejnerët me euro dhe dollarë të narkosve shqiptarë, zhvlerësimi prej 35 përqind, goditi turizmin në mënyrën më të egër, pasi çdo turist në Shqipëri duhet të shpenzonte për të njëjtat shpenzime, të njëjta blerje, 35 më shumë euro.

The post Berisha: Shkaku madhor i rënies dramatike të turizmit, është narko-euroja appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

“Ecim”, shkruan Rama teksa poston pamjet e heqjes së një strukture të një biznesi privat në Tiranë, e cila kishte zënë hapësirë publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave vijon prej disa javësh tashmë, ndërsa kreu i qeverisë ka vijuar apelin e tij ndaj shkelësve që të jenë bashkëpunues me autoritetet.

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Mashtronte qytetarë duke përdorur identitet të rremë për t’u zhvatur para, arrestohet 21-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një 21-vjeçar që mashtronte qytetarë duke përdorur identitet të rremë për t’iu zhvatur para është arrestuar.

I riu me iniciale E. H., banues në Paskuqan, u kap në flagrancë në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strategjia”.

Me identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Ai u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.

Pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas, të cilit i kishte dhënë disa herë, shuma parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur punën për kapjen e autorit, i cili përdorte identitet të rremë, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan.

Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Mashtronte qytetarë duke përdorur identitet të rremë për t’u zhvatur para, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq Nikoll Deda dhe Aurela Guri, zbardhen akuzat

✇Albeu
By: V K

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-presidentin dhe ish-zëvendëspresidenten e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, për tre vepra penale të rënda.

Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1218, të vitit 2025, shtetasi Nikoll Deda, ish-president i Urdhrit të Stomatologut, akuzohet për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sipas neneve 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, N.D. dyshohet se, në periudhën e drejtimit të tij, ka rritur buxhetin e institucionit nga viti në vit për përfitime personale, ka punësuar familjarë pa kriter dhe ka shpërdoruar fondet e institucionit përmes pagesave fiktive dhe biletave të pajustifikuara.

Gjithashtu, Prokuroria ka çuar për gjykim edhe shtetasen Aurela Guri, ish-zv.presidente e Urdhrit, e cila akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka marrë vendime financiare pa patur kompetenca, duke autorizuar zbatimin e një buxheti të përkohshëm për vitin 2024 në kundërshtim me masat e vendosura nga Gjykata Administrative që nga viti 2020.

Të dy të pandehurit, sipas Prokurorisë, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për të përqendruar pushtetin vendimmarrës dhe fondet në duart e tyre, duke dëmtuar institucionin dhe shkelur urdhrat gjyqësorë në fuqi.

Akuzat për Nikoll Dedën dhe Aurela Gurin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-presidentin dhe ish-zëvendëspresidenten e Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, për tre vepra penale të rënda.

Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1218, të vitit 2025, shtetasi Nikoll Deda, ish-president i Urdhrit të Stomatologut, akuzohet për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sipas neneve 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, N.D. dyshohet se, në periudhën e drejtimit të tij, ka rritur buxhetin e institucionit nga viti në vit për përfitime personale, ka punësuar familjarë pa kriter dhe ka shpërdoruar fondet e institucionit përmes pagesave fiktive dhe biletave të pajustifikuara.

Gjithashtu, Prokuroria ka çuar për gjykim edhe shtetasen A.G., ish-zv.presidente e Urdhrit, e cila akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Nga hetimet ka rezultuar se ajo ka marrë vendime financiare pa patur kompetenca, duke autorizuar zbatimin e një buxheti të përkohshëm për vitin 2024 në kundërshtim me masat e vendosura nga Gjykata Administrative që nga viti 2020.

Të dy të pandehurit, sipas Prokurorisë, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për të përqendruar pushtetin vendimmarrës dhe fondet në duart e tyre, duke dëmtuar institucionin dhe shkelur urdhrat gjyqësorë në fuqi.

The post Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq Nikoll Deda dhe Aurela Guri, zbardhen akuzat appeared first on Albeu.com.

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni çdo ditë një grusht arra

✇Albeu
By: V K

Arrat janë aleatët idealë për zorrë të shëndetshme, nga fibra te omega-3, ja pse një grusht në ditë sjell përfitime të jashtëzakonshme!

Shëndeti i sistemit tretës është shumë më tepër sesa një jashtëqitje e rregullt, ai ndikon në imunitet, nivelin e energjisë dhe madje edhe në gjendjen shpirtërore.

Në qendër të gjithçkaje, ndodhen zorrët dhe miliarda mikroorganizma që jetojnë aty.

Nëse dëshirojmë ta ruajmë këtë mikroflorë të shëndetshme, ushqimi luan rol kyç.

Dhe ndër të gjitha ushqimet që ndihmojnë zorrët, një frut i thatë veçohet në mënyrë të veçantë.

Sipas gastroenterologut Dr. Will Bulsiewicz, zgjedhja më e mirë për shëndetin e zorrëve janë arrat. Ja pse pikërisht ato e meritojnë titullin e frutit më të dobishëm për tretjen.

Pse arrat janë zgjedhja më e mirë për zorrët?

Fijet ushqimore ushqejnë bakteret e dobishme

Një porcion arrash (rreth 28 gramë) përmban afërsisht dy gramë fibra ushqimore. Siç shpjegon gastroenterologu për Eating Well, “Fijet janë thelbësore për shëndetin e mikrobiomës. Shumica e njerëzve i konsumojnë shumë më pak sesa sasia e rekomanduar.”

Fijet nxisin jashtëqitje të rregullt, parandalojnë kapsllëkun dhe ushqejnë bakteret e dobishme në sistemin tretës. Rezultati është një mikroflorë më e balancuar dhe një tretje më e mirë.

Acidet yndyrore omega-3 ulin inflamacionin

Arrat janë një nga burimet e rralla bimore të acideve yndyrore omega-3, konkretisht të acidit alfa-linolenik (ALA). Përveç që janë të mira për zemrën, yndyrnat omega-3 ndikojnë pozitivisht edhe në zorrë.

Ato mund të ndihmojnë në rritjen e baktereve të dobishme dhe në reduktimin e inflamacionit që dëmton mukozën e zorrëve. Kjo forcon barrierën mbrojtëse të murit të zorrëve dhe ul rrezikun që substanca të dëmshme të kalojnë në qarkullimin e gjakut.

Nxisin prodhimit e acidit butirik

Acidi butirik (butirati) është një acid yndyror me zinxhir të shkurtër, i rëndësishëm për shëndetin e zorrës së trashë. Nivelet më të larta të butiratit në zorrë janë të lidhura me më pak inflamacion, qarkullim më të mirë të gjakut, funksion më të rregullt të zorrëve dhe një mikrobiomë më të shëndetshme. Ky acid vepron si karburant për qelizat e zorrëve dhe mbështet drejtpërdrejt një tretje të shëndetshme.

Antioksidantët e fuqishëm mbrojnë qelizat e zorrëve

Arrat janë të pasura me antioksidantë si elagitanina dhe flavonoidet, të cilët mbrojnë qelizat e zorrëve nga stresi oksidativ – një proces që mund të shkaktojë dëmtim të indeve dhe inflamacion kronik, shkruan Eating Well, përcjell Telegrafi.

Shëndeti i zorrëve fillon me një grusht arrash

Frutat e thata në përgjithësi janë të dobishme për tretjen sepse përmbajnë fibra dhe yndyra të shëndetshme, por arrat veçohen për shkak të kombinimit të lëndëve ushqyese që veprojnë drejtpërdrejt mbi mikrobiomën.

Nëse doni të përmirësoni shëndetin e zorrëve, përfshirja e një grushti arrash në përditshmëri është një hap i thjeshtë dhe efektiv. Përveç që janë të shijshme dhe ngopëse, ato mund të kenë përfitime afatgjata për gjithë trupin.

 

The post Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni çdo ditë një grusht arra appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, ishte në hasmëri me 2 familje të tjera…

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Poçram në Vaun e Dejës, ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është, gjetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve policore, viktima po kthehej me bagëtitë ashtu si çdo ditë, por Frrok Lleshaj nuk arriti ta mbaronte rrugën deri në shtëpi.

Plumbat e një pistolete nga persona ende të paidentifikuar i morën jetën 65-vjeçarit që banonte në fshatin Paçram të Vau Dejësit.

Policia është njoftuar rreth orës 21:00 për vrasjen e ndodhur por ka dyshime se viktima kishte të paktën një orë më përpara i vrarë.

Nga deklarimet e deritanishme, fqinjët nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka lë dyshime se autorët janë kujdesur për të përdorur një pistoletë me silenciator.

Ka qenë një prej banorëve që ka konstatuar trupin e 65 vjeçarit pa shenja jete dhe ka lajmëruar bashkëshorten e tij e cila më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes. Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri më tani.

Frrok Lleshaj, është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet ’90 ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka.

Gjithçka nisi në vitin 1991, kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi.

Asokohe u tha se të riun e vrau policia greke në rrethana që nuk dihen por familja e Frrok Lleshaj dyshonte se kishin gisht në këtë ngjarje kushërinjtë e tij.

Kështu pak vite më vonë ka dyshime të forta se 65-vjeçari mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kështu kushëririn Dodë Lleshaj.

Pavarësisht dyshimeve dhe akuzave, Frrok Lleshaj nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarje.

Ndërkohë një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka. Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, ngjarje të cilën e pranoi në gjykatë dhe për të cilën u dënua me 25 vite burg.

Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbetet i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshaj. Bashkë me 65 vjeçarin që u qëllua mbrëmjen e 4 gushtit me pistoletë shkon në 5 numri i viktimave për shkak të gjakmarrjes.

Policia vendore e Shkodrës e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet paraprake përmes grupit të punës të ngritur për këtë vrasje të rëndë.

Dyshimet kryesore të vrasjes së 65 vjeçarit lidhen me këto dy hasmëri por deri më tani nuk ka ende persona konkret të ndaluar nga efektivët.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për vrasjen si dhe familjarë por deri më tani nuk ka asgjë konkrete lidhur me autorsinë e ngjarjes ku mbeti i vrarë Frrok Lleshaj.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë është duke punuar për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë që dyshohet se erdhi si shkak i gjakmarrjes por pa përjashtuar ndonjë pistë tjetër të mundshme.

The post Zbardhen detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, ishte në hasmëri me 2 familje të tjera… appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Pogradec/ Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme rreth orës 10:00 të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pogradec, ku një bari ka humbur jetën pas goditjes nga rrufeja në fshatin Velçan.

Sipas informacioneve, 47-vjeçari L. Ç. po ruante bagëtitë.

Përveç humbjes së jetës së bariut, rrufeja shkaktoi edhe ngordhjen e rreth 20 krerëve të bagëtive të imëta.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

“Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47-vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”.

The post E rëndë në Pogradec/ Rrufeja vret bariun, ngordhin dhe 20 krerë bagëti të imëta appeared first on Albeu.com.

I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas/ Caktohet “arrest me burg” për Flodian Plakun, ja çfarë tha para gjykatësve

✇Albeu
By: V K

I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani.

42-vjeçari u arrestua dy ditë më parë nga forcat operacionale në Orikum.

Para gjykatës, Plaku deklaroi:Nuk kam lidhje me ngjarjen, thjesht kam përdorur një Golf para 10 ditësh, ndaj ka ardhur policia tek unë”.

Ai u përfaqësua nga avokati i caktuar kryesisht, Edvis Gorishti, i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por kërkesa u refuzua nga gjykata.

The post I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas/ Caktohet “arrest me burg” për Flodian Plakun, ja çfarë tha para gjykatësve appeared first on Albeu.com.

Thirrjet antishqiptare/ Reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar

✇Albeu
By: V K

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.

Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë, por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Siljanovska Davkova, shprehet se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”.

Sipas presidentes maqedonase, mësimi i parë se “si të brohorasësh” mësohet në shtëpi e më pas në shkolla.

Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut, ka nevojë për “një alfabet të brohoritjes si kënaqësi sportive”.

“Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes. Thirrjet u bënë në praninë e kryeministrit maqedonas e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

The post Thirrjet antishqiptare/ Reagon Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Jemi të turpëruar appeared first on Albeu.com.

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e Bashkisë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme në Korçë, ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në pedonalen e qytetit, ku i pranishëm është drejtori i Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Korçës, i shoqëruar nga punonjës të policisë bashkiake.

Para fillimit të aksionit është shënuar një përplasje verbale mes tij dhe këshilltarit të pavarur Lazjon Petri, i cili kishte shkuar në vendngjarje në mbështetje të bizneseve.

Petri i kërkoi drejtorit një vendim zyrtar që justifikon ndërhyrjen në zonë, duke vënë në dukje se pedonalja ka qenë në të njëjtën gjendje prej vitesh.

Ai theksoi se nuk duhet të ndërhyhet pa një akt të miratuar, ndërsa drejtori i territorit deklaroi se aksioni do të vijojë dhe se çdo ankesë nga bizneset mund të bëhet pranë institucioneve ligjore përkatëse.

The post Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Korçë/ Këshilltari përplaset me drejtorin e Bashkisë appeared first on Albeu.com.

Trupi u gropos në arën e mbjellë me misër/ Zbardhen detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit

✇Albeu
By: V K

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit, ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi.

Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special”, tha se Enveri i kishte çuar lopën për kullotë në ara, para se të zhdukej.

Bëhet e ditur se të shtunën ai kishte shkuar me autobus në Tiranë, për t’i pritur djemtë e tij që kishin ardhur nga Franca dhe Italia.

“Unë si fillim jam kanë në një lokal ku shkojmë çdo mëngjes për kafe, kam taku një kojshi dhe më tha e e gjetët Velin, tha jo Veli s’o. E kam thirr kushëririn tjetër, Besartin, i cili tha se u zhduk prej djeshit. Kanë thirrë dronin policia. Kemi dal krejt teposhtë, rend komplet. Unë isha me një vëlla temin dhe një kojshi tjetër, kur shkum pak si poshtë, në dalje prej kollomoqit, tha diçka paska shku qisajd. Dhe për qatë gjurmë jena shku dhe e gjetëm venin. Nonstop me ne kanë qenë njësite policore”, tha Avni Bajraktari.

Familjarët e tij kanë deklaruar se Enveri nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar.

Policia dhe Prokuroria e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, viktima është gjetur nga familjarët, i groposur disa metra nën tokë në një arë të mbjellë me misër.

Grupi që po kërkonte Enverin arriti ta gjente vendin ku ishte varrosur, duke ndjekur shenjat që tregonin se ai ishte tërhequr zvarrë deri aty.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke e cilësuar si dyshim për vrasje të rëndë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur se rreth orës 12:00 është gjetur një trup i pajetë i groposur.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim. Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë. Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, tha Ahmeti./Klan Kosova

The post Trupi u gropos në arën e mbjellë me misër/ Zbardhen detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit appeared first on Albeu.com.

Shpërthimi me tritol në një garazh më 24 korrik, identifikohet autori (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 24 korrik 2025, në rrugën “Peti” në Tiranë, ku u vendos një sasi lënde plasëse në portën e garazhit të shtetasit Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i Garave”.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Klodian Steli 36-vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjithashtu, policia ka gjetur edhe automjetin me të cilin dyshohet se 36-vjeçari ka lëvizur gjatë kohës së kryerjes së krimit.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

Klodian Steli, 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Shpërthimi me tritol në një garazh më 24 korrik, identifikohet autori (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Në 5 muaj, Bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët

✇Albeu
By: V K

Ende një shumicë njësish administrative në vendin tonë, vuajnë nga mungesa e infrastrukturës dhe sidomos rrugëve për t’u lidhur me rrjetin kombëtar ose me qytetet e tyre.

Këto mungesa e kanë bërë të vështirë jetë në fshat dhe për këtë arsye, shumë njerëz zgjedhin të largohen për këtë fakt, ndërkohë që bashkitë “djegin” miliona euro në vit investime që nuk arrijnë t’i realizojnë sipas programeve që vetë i kanë miratuar.

Sipas të dhënave të detajuara nga Ministria e Financave për periudhën janar–maj 2025, investimet e realizuara nga njësitë vendore kapën vlerën rreth 4.5 miliardë lekë, ndërkohë që plani vjetor i miratuar për investime është më shumë se 44.9 miliardë lekë.

Në terma relativë, kjo do të thotë se në pesë muajt e parë të vitit është realizuar vetëm 10% e investimeve të planifikuara.

Bashkia e Tiranës, si njësia më e madhe vendore në vend dhe me buxhetin më të lartë të investimeve, ka realizuar vetëm 4.8% të planit të saj vjetor në pesë muajt e parë të vitit 2025.

Nga një total planifikimi prej rreth 19.4 miliardë lekësh, janë ekzekutuar vetëm 941 milionë lekë deri në fund të majit.

Kjo normë e ulët realizimi është shqetësuese, duke pasur parasysh volumin e projekteve që lidhen me kryeqytetin, që përfshijnë infrastrukturën, transportin publik, arsimin dhe shërbimet sociale.

Fakti që edhe Tirana, me kapacitete të konsiderueshme administrative dhe financiare, nuk ka arritur të shpenzojë më shumë se 5% të buxhetit të saj të investimeve për afro gjysmën e vitit, dëshmon për një problem të thellë të administrimit në të gjithë qeverisjen vendore.

Nga analiza e të dhënave për bashkitë që janë qendra qarku, vihet re se edhe në këto njësi të mëdha administrative ritmi i realizimit të investimeve publike në pesë muajt e parë të vitit 2024 mbetet shumë i ulët.

Në krye të listës për realizimin më të dobët qëndron Bashkia Lezhë, e cila nga një plan vjetor prej mbi 1 miliard lekësh kishte realizuar vetëm rreth 15.8 milionë lekë, që përfaqëson më pak se 1.6% të totalit.

Pas saj vjen Vlora, ku përkundër një buxheti mbi 2 miliardë lekë për investime, ishin shpenzuar vetëm 3.3%.

Edhe bashkitë e tjera të mëdha si Shkodra, Korça dhe Fieri rezultojnë me realizim nën 10%, me Fierin në kufirin më të lartë, me një normë prej 9.6%.

Kjo situatë tregon se problematika e ngadalësisë në realizimin e investimeve nuk është vetëm karakteristikë e bashkive të vogla, por përfshin edhe ato më të mëdhatë dhe më të pasurat në vend.

Disa nga bashkitë me përformancën më të dobët janë Himara dhe Pusteci. Në bashkinë Pustec, për shembull deri në fund të majit nuk është shpenzuar asnjë lek për investime.

Edhe Himara, me një plan investimesh prej mbi 2.1 miliardë lekësh, ka realizuar më pak se 0.1% të fondit të saj.

Edhe bashki të tjera si Përmeti, Lezha apo Skrapari kanë një përqindje shumë të ulët të zbatimit të investimeve, të gjitha nën 3% të planit vjetor.

Bashkitë me përformancën më të mirë në realizimin e investimeve publike për periudhën janar–maj 2025, janë kryesisht njësi më të vogla, të cilat kanë arritur të ekzekutojnë pjesën më të madhe të buxhetit të planifikuar.

Në krye të listës qëndron Bashkia Delvinë, e cila ka realizuar 100% të buxhetit të saj të investimeve për këtë periudhë, me një shumë të vogël por tërësisht të shpenzuar.

E ndjek Bashkia Has, me një realizim prej rreth 96%, dhe më pas Poliçani, që ka ekzekutuar 88% të buxhetit vjetor të parashikuar.

Po ashtu, Finiqi dhe Kukësi renditen ndër bashkitë me performancën më të mirë, me përqindje realizimi përkatësisht 65.7% dhe 54%.

Ky rezultat tregon se, ndonëse me buxhete më modeste, disa nga bashkitë më të vogla kanë qenë më efikase në realizimin e projekteve publike të planifikuara për shkak të numrit më të kufizuar të projekteve.

Ndonëse pjesë e projekteve përfshijnë fusha me impakt të drejtpërdrejtë te qytetarët si strehimi social, infrastruktura urbane apo objektet e shërbimeve publike, dinamika e zbatimit nuk po ecën me të njëjtin ritëm me planin e vitit./MONITOR

 

The post Në 5 muaj, Bashkitë përdorën vetëm 10% të planit të investimeve, Tirana më dobët appeared first on Albeu.com.

Plagoset me çifte një person në Vlorë

✇Albeu
By: V K

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu në fshatin Bolenë të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është një bari (çoban), i cili dyshohet se është vetëplagosur me një armë gjahu, tip çifte.

Ngjarja ka ndodhur në stanet ku ai ushtronte aktivitetin e tij si bari, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit.

Bariu është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, teksa burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post Plagoset me çifte një person në Vlorë appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Kosovë/ Ishte raportuar i zhdukur, gjendet një person i groposur, policia dyshon për vrasje të… (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit Kosovë, ku është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, i cili ishte raportuar më herët si person i zhdukur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.

Njoftimi:

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim”, ka thënë Ahmeti.

Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë është gjetur nga familjarët e viktimës, i cili ishte raportuar i zhdukur.

Dyshohet se i groposur është gjetur Enver Bajraktari, zhdukjen e të cilit e bëri të ditur familja e tij, e cila kërkoi edhe ndihmë për ta gjetur.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet apo të dyshuarit e mundshëm.

Policia dhe prokuroria kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje

The post E rëndë në Kosovë/ Ishte raportuar i zhdukur, gjendet një person i groposur, policia dyshon për vrasje të… (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 5 Gusht 2025/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 5 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë.

Euro, blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.2 lekë dhe shitet me 112 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60 lekë, ndërsa në shitje me 61.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 5 Gusht 2025/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 5 Gusht 2025/ Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare, deri të dendura, ku më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në Jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).

Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s  Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 5 Gusht 2025/ Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata appeared first on Albeu.com.

SPAK i komunikoi sot akuzat, vjen reagimi i menjëhershëm nga Meta: Asgjë e re nga takimi i 27 majit me prokurorët

✇Albeu
By: V K

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas komunikimit zyrtar të akuzave nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke e quajtur procesin një hetim të fabrikuar që daton që prej dhjetorit 2019.

Meta thekson se nuk kishte asnjë të re nga takimi i fundit që zhvilloi me prokurorët më 27 maj, ndërsa përshëndeti mbylljen formale të hetimeve.

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 maj me prokurorët e SPAK-ut. Përshëndes mbylljen zyrtare të hetim-fabrikimeve të nisura që në dhjetor 2019”, shkruan Meta.

Ai thekson se gjatë takimit me prokurorët, ka kërkuar sërish që të hetohet me përgjegjësi se kush ka kryer pagesat e paligjshme në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) për lobimin në SHBA dhe se kujt i dërgoheshin faturat për miratim nga kompania lobuese GSIS.

“Ngritëm me forcë dhe zyrtarisht kërkesën për të hetuar me përgjegjshmëri se kush ka bërë pagesa të paligjshme për llogari të LSI-së për kompanitë në SHBA dhe së dyti se kujt i dërgonin faturat për t’u aprovuar në Partinë e Lirisë, kompania GSIS”, vijon Meta.

Sipas tij, moskryerja e hetimeve në këto dy drejtime nuk është çështje profesionale apo ligjore, por pasojë e drejtpërdrejtë e një diktati politik.

“Mos-hetimi në këto dy drejtime është vetëm pasojë e një diktati politik, pasi nga ana ligjore dhe profesionale kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëhet dhe që duhet të ishte bërë prej dy vitesh”, përfundon Meta.

The post SPAK i komunikoi sot akuzat, vjen reagimi i menjëhershëm nga Meta: Asgjë e re nga takimi i 27 majit me prokurorët appeared first on Albeu.com.

Kodi i ri Penal/ Reagon Rama: U prezantua për të mbledhur në mënyrë demokratike opinionet rreth tij! Hëpërhë problemi më serioz që ka liria në Shqipëri s’është as regjimi dhe….

✇Albeu
By: V K

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas debateve publike dhe kundërshtive rreth draftit të Kodit të ri Penal të prezantuar nga qeveria.

Kreu i qeverisë shkruan se drafti, u prezantua për të mbledhur në mënyrë demokratike opinionet rreth tij.

“Drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij”, thekson Kryeministri.

Por, Rama shtoi se problem serioz nuk është liria në Shqipëri, por “masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj”.

Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.

Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj🤡”, shkruan Rama.

The post Kodi i ri Penal/ Reagon Rama: U prezantua për të mbledhur në mënyrë demokratike opinionet rreth tij! Hëpërhë problemi më serioz që ka liria në Shqipëri s’është as regjimi dhe…. appeared first on Albeu.com.

SPAK i komunikon zyrtarisht akuzat Metës, flet avokati: S’ka prova për korrupsion, do të shkojmë me gjykim normal

✇Albeu
By: V K

Avokati i ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku klientit të tij i është komunikuar zyrtarisht aktakuza lidhur me çështjet CEZ-DIA dhe lobimin e ish-LSI-së.

Sipas Cakranit, komunikimi i akuzës nuk solli asnjë element të ri dhe prokuroria ende nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën kryesore të mbrojtjes: të identifikohet kush ka bërë pagesat për lobimin në emër të LSI-së.

“Nuk ka asnjë gjë të re për çështjen CEZ-DIA apo për lobimin. Zoti Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe ka kërkuar nga prokuroria hetime të thelluara për të zbuluar kush ka kryer pagesat. Ata s’kanë asnjë informacion për këtë”, deklaroi Cakrani.

Avokati i ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku klientit të tij i është komunikuar zyrtarisht aktakuza lidhur me çështjet CEZ-DIA dhe lobimin e ish-LSI-së.

Sipas Cakranit, komunikimi i akuzës nuk solli asnjë element të ri dhe prokuroria ende nuk ka dhënë përgjigje për kërkesën kryesore të mbrojtjes: të identifikohet kush ka bërë pagesat për lobimin në emër të LSI-së.

“Nuk ka asnjë gjë të re për çështjen CEZ-DIA apo për lobimin. Zoti Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe ka kërkuar nga prokuroria hetime të thelluara për të zbuluar kush ka kryer pagesat. Ata s’kanë asnjë informacion për këtë”, deklaroi Cakrani.

The post SPAK i komunikon zyrtarisht akuzat Metës, flet avokati: S’ka prova për korrupsion, do të shkojmë me gjykim normal appeared first on Albeu.com.

❌