Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Baby Shark” nuk është kopjuar, vendimi përfundimtar i gjykatës

Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut ka hedhur poshtë pretendimet e kompozitorit amerikan Jonathan Wright, i cili akuzonte producentët e këngës për fëmijë “Baby Shark” për shkelje të të drejtave të autorit. Me këtë vendim, i cili përfundon një proces gjyqësor që zgjati gjashtë vite, u la në fuqi vendimi i dy gjykatave më të ulëta që kishin dhënë të drejtë kompanisë Pinkfong.

Pretendimet e autorit amerikan

Jonathan Wright kishte regjistruar një version të melodisë në vitin 2011, të bazuar në një këngë popullore për fëmijë, dhe pretendonte se Pinkfong kishte kopjuar krijimin e tij kur publikoi versionin e njohur në vitin 2016. Sipas tij, ai zotëronte të drejtat e interpretimit dhe autorësisë së versionit të vet.

Argumentet e Pinkfong dhe vendimi i gjykatës
Pinkfong argumentoi se kënga e saj ishte një krijim i ri mbi të njëjtën këngë popullore, e cila është e aksesueshme publikisht dhe nuk i përket askujt në mënyrë ekskluzive. Gjykata vendosi se versioni i Wright nuk kishte ndryshime thelbësore nga kënga origjinale popullore, ndaj nuk mund të konsiderohej si një vepër e veçantë dhe e mbrojtur ligjërisht.

Fenomeni “Baby Shark”

Kënga “Baby Shark” u bë një fenomen global pasi u publikua në YouTube nga Pinkfong, shoqëruar me koreografinë karakteristike. Në nëntor 2020, ajo u bë videoja më e shikuar ndonjëherë në platformë, duke arritur mbi shtatë miliardë klikime. Vetëm një vit më vonë, thyeu një tjetër rekord, duke u bërë videoja e parë në histori me mbi 10 miliardë shikime.

The post “Baby Shark” nuk është kopjuar, vendimi përfundimtar i gjykatës appeared first on iconstyle.al.

E trishtë! Tre jetë të humbura nga zjarret masive në Spanjë

Brenda një jave, zjarret shkatërruese në Spanjë kanë marrë jetën e tre personave. Viktima e fundit është një zjarrfikës vullnetar në Castile dhe León, i cili humbi jetën pas një beteje të gjatë me flakët. Në të njëjtin rajon, një tjetër zjarrfikës vullnetar u nda nga jeta të martën, pasi u kap në befasi nga flakët dhe pësoi djegie të rënda.

Të hënën, një burrë në periferi të Madridit humbi jetën duke tentuar të shpëtonte kuajt nga një stallë në flakë.

Dy zjarrfikësit spanjollë po përpiqeshin të hapnin rrugë për të frenuar përhapjen e zjarreve, por erërat e forta dhe të paparashikueshme i rrethuan me shpejtësi. Njëri vdiq në vendngjarje, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital, me djegie në 85% të trupit.

Gjashtë persona të tjerë mbeten të shtruar në spital me djegie dhe plagë të rënda.

The post E trishtë! Tre jetë të humbura nga zjarret masive në Spanjë appeared first on iconstyle.al.

Pas 6 ditësh betejë me zjarrin, banorët e Delvinës dhe Finiqit kthehen përballë dëmeve të mëdha

Pas gjashtë ditësh përballje të ashpër me zjarrin, situata në Delvinë, Finiq dhe Gjirokastër është vënë më në fund nën kontroll por gjurmët e shkatërrimit janë të thella dhe do të duhen javë, ndoshta muaj, për t’u përballuar.

Rreth 60 kilometra katrorë janë djegur, përfshirë ullishte, vreshta, banesa dhe çdo formë jete bujqësore e blegtorale. Mbi 1,000 banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Delvinë dhe Finiq, dhe vetëm tani po nisin të rikthehen për të vlerësuar humbjet dhe për të marrë masa stabilizimi.

“Unë kam 76 vjet mbi supe dhe s’kam parë kurrë kështu zjarr,” thotë një banor i moshuar i Delvinës. “Zoti na ruajt, po kjo ishte ditë e zezë.”

Zjarrfikësit, bashkë me forcat e ushtrisë dhe vullnetarët, luftuan me orë të tëra në kushte të pamundura, pa pajisje të mjaftueshme, pa pushim, me terrene të pakalueshme dhe me flakë që nxiteshin nga era dhe temperaturat ekstreme. Helikopterët kryen misione të pamundura ajrore, ndërsa në tokë, mjetet ishin të pakta për përmasat e zjarrit.

Parku natyror “Syri i Kaltër”, një nga perlave turistike të jugut, mbetet i mbyllur për publikun për shkak të rrezikut të riaktivizimit të flakëve. Të njëjtin rrezik e paraqesin edhe zonat mbi fshatin Varfaj dhe mali Golik në Tepelenë. Megjithatë, në Dropull, Përmet dhe Tepelenë, vatrat që dje ishin ende aktive tashmë janë shuar plotësisht.

Autoritetet vendore janë të qarta: Delvina dhe Finiqi nuk kanë kapacitete financiare për të përballuar pasojat e një katastrofe të tillë. Ndihma shtetërore dhe ndoshta edhe ajo ndërkombëtare do të jetë e domosdoshme.

The post Pas 6 ditësh betejë me zjarrin, banorët e Delvinës dhe Finiqit kthehen përballë dëmeve të mëdha appeared first on iconstyle.al.

Nga fëmijëri televizive në fushë të boshatisur: Historia e vendit ku u xhirua ‘Teletubbies’

Për shumë të rritur që janë rritur me televizionin e viteve ’90, “Teletubbies” mbetet një kujtim nostalgjik i fëmijërisë. Por sot, vendi ku u xhirua seriali i famshëm për fëmijë është thuajse i pakapshëm dhe i pazakontë për syrin e publikut.

Seriali u transmetua për herë të parë në vitin 1997 dhe u bë menjëherë një fenomen global, me Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po që fituan zemrat e fëmijëve në mbarë botën. Gjatë viteve të xhirimeve, skenat e jashtme u realizuan në një zonë të gjelbër në Warwickshire, Angli.

Megjithatë, që pas përfundimit të serisë në vitin 2001, pamja e zonës ka ndryshuar ndjeshëm. Pronari i tokës, për të shmangur hyrjet e shpeshta të vizitorëve kuriozë, krijoi një pellg artificial që mbulon pjesën ku dikur ndodhej “Tubbyland”.

Sot, mbi dy dekada më vonë, vendi është i boshatisur, ndërsa familja që e zotëron tokën është fokusuar në menaxhimin e një ferme dhe një dyqani lokal me produkte ujore.

Në rrjetet sociale, ky transformim ka ngjallur reagime të ndryshme nga fansat e serialit. Disa shprehin keqardhje që vendi nuk është shndërruar në një destinacion turistik nostalgjik, ndërsa të tjerë mbështesin zgjedhjen e pronarëve për të ruajtur privatësinë dhe qetësinë.

The post Nga fëmijëri televizive në fushë të boshatisur: Historia e vendit ku u xhirua ‘Teletubbies’ appeared first on iconstyle.al.

A keni sy blu? Zbuloni se çfarë tregon kjo për ju dhe personalitetin tuaj

Syri është pasqyra e shpirtit, thonë shpesh dhe në rastin e syve blu, kjo mund të ketë më shumë kuptim nga sa mendojmë. Nëse ke sy blu, ose njeh dikë që i ka, ja disa të vërteta interesante që i lidhin të gjithë njerëzit me këtë ngjyrë të rrallë sysh, që nga gjenetika e lashtë, e deri te tiparet psikologjike.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Human Genetics, të gjithë njerëzit me sy blu kanë një paraardhës të përbashkët. Mutacioni në një gjen të quajtur OCA2 u shfaq për herë të parë rreth 8,000 vjet më parë në rajonin e Detit të Zi dhe që prej atëherë, ky ndryshim gjenetik është përhapur në të gjithë botën.

Pse sy blu në Veri dhe sy kafe në Jug?

Ngjyra e syve lidhet edhe me ndjeshmërinë ndaj dritës. Sytë blu kanë më pak pigment melaninë, gjë që i bën më të ndjeshëm ndaj dritës së fortë, por më të përshtatshëm për mjedise me ndriçim të dobët, siç janë zonat veriore të botës. Ndërsa në Jug, ku dielli është më i fortë, sytë e errët ofrojnë mbrojtje më të mirë.

Karakteri përtej ngjyrës, çfarë thonë syri blu për ty?

Njerëzit me sy blu përshkruhen shpesh si:

  • Romantikë dhe ëndërrimtarë, të përhumbur në fantazitë për dashuri ideale.

  • Të ndjeshëm dhe të butë, por gjithashtu të prirur ndaj luhatjeve emocionale dhe depresionit.

  • Të pasionuar, me ndjenja të thella, si në dashuri, ashtu edhe në urrejtje.

  • Të sinqertë dhe bujarë, por të paparashikueshëm kur ndihen të ofenduar.

  • Artistë dhe shpikës, që nuk ndjekin rrugën e zakonshme.

Thuhet se sa më e ftohtë nuanca e syve, aq më pak “nxehtësi” ka në personalitet. Në disa raste, kjo lidhje është interpretuar edhe si prirje drejt egërsisë ose mizorisë emocionale.

Pse foshnjat lindin me sy blu (por ngjyra ndryshon)?

Një pyetje e zakonshme: “Pse bebet lindin me sy blu e më vonë u ndryshon ngjyra?”

Kjo ndodh sepse syri njerëzor vazhdon të prodhojë pigment edhe pas lindjes. Me rritjen, pigmenti i melaninës rritet, duke errësuar ngjyrën e syrit. Prandaj shumë foshnja lindin me sy blu, por përfundimisht marrin ngjyrë të gjelbër, kafe apo gri.

Në fund të ditës…

Syri blu mbetet një nga kuriozitetet më të bukura të natyrës njerëzore. I lindur nga një mutacion i lashtë, por i mbushur me simbolikë dhe karakter unik, ai është më shumë se një element estetik, është një ftesë për të kuptuar më shumë për veten, gjenetikën dhe ndjeshmërinë emocionale.

The post A keni sy blu? Zbuloni se çfarë tregon kjo për ju dhe personalitetin tuaj appeared first on iconstyle.al.

Katy Perry dhe Justin Trudeau: Ku janë ‘fshehur’ ata?

Pas ndarjes së saj nga aktori Orlando Bloom, këngëtarja e njohur Katy Perry është përfolur së fundmi për një takim me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Dyshja u fotografuan së bashku në një darkë private, duke nxitur spekulime mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.

Fotot u bënë virale në mediat sociale, ndërsa burime për “Entertainment Tonight” deklarojnë se Perry dhe Trudeau “po njihen me njëri-tjetrin” dhe se për momentin, gjithçka është në kuadër të një raporti të rastësishëm dhe miqësor.

“Justin është karizmatik dhe ka energji pozitive, gjë që është pikërisht ajo që Katy dëshiron dhe ka nevojë tani,” u shpreh burimi për mediat amerikane.

Nga ana tjetër, raportet mes Katy Perry dhe ish-partnerit të saj, Orlando Bloom, duket se nuk janë më në termat më të mirë. Po sipas të njëjtit burim, marrëdhënia e tyre aktuale është përshkruar si “e tendosur dhe e çuditshme”.

Justin Trudeau ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij personale pas ndarjes nga gruaja e tij Sophie Grégoire Trudeau, ndërsa Perry sapo ka mbyllur një periudhë të gjatë lidhjeje me aktorin britanik Orlando Bloom, me të cilin kanë edhe një vajzë.

Për momentin, as Perry dhe as Trudeau nuk kanë komentuar publikisht mbi natyrën e raportit mes tyre.

The post Katy Perry dhe Justin Trudeau: Ku janë ‘fshehur’ ata? appeared first on iconstyle.al.

“U ndjeva i ekspozuar dhe i përdorur”/ Pete Davidson flet për pasojat e lidhjes me Ariana Grande

Pete Davidson ka folur hapur për ndjesinë e turpit dhe shqetësimit që ka përjetuar pas vëmendjes masive që mori për të ashtuquajturën “BDE” (Big Dick Energy), pas lidhjes së tij me Ariana Grande në vitin 2018.

Në një intervistë në podkastin The Breakfast Club, Davidson tha se u ndje i reduktuar vetëm në jetën e tij seksuale, ndërsa askush nuk i kushtonte rëndësi punës që ai bënte në karrierë. “Isha i turpëruar. Askush nuk fliste për mua si artist, vetëm për një pjesë të trupit tim”, tha ai.

Aktori kujtoi gjithashtu se nuk kishte kërkuar kurrë këtë lloj vëmendjeje dhe se komentet publike të Arianës mbi “madhësinë” e tij e bënë atë të ndihej edhe më i ekspozuar. “Nëse kjo do t’i ndodhte një vajze, do kishte protesta në rrugë,” tha ai.

Davidson theksoi se, edhe pse në letër gjithçka tingëllonte “si e bukur”, për të ishte një eksperiencë shqetësuese dhe “disi traumatike”.

The post “U ndjeva i ekspozuar dhe i përdorur”/ Pete Davidson flet për pasojat e lidhjes me Ariana Grande appeared first on iconstyle.al.

Zemra nuk digjet me flakët, heroi i Gramshit që shpëtoi jetën e një të moshuare

Në mes të tymit, flakëve dhe dëshpërimit, një moment njerëzor bëhet simbol i shpresës: oficeri Alfred Zhupani shihet duke mbajtur në krahë një grua të moshuar, duke vrapuar mes flakëve për ta shpëtuar nga rreziku.

Prej tre ditësh, oficeri i Krimeve, me origjinë nga fshati Bletëz i Gramshit, tashmë i shkrumbuar nga zjarri, është kthyer në një nga figurat që mishëron më mirë përkushtimin përtej detyrës. Ai nuk po lufton vetëm si pjesë e strukturave të shtetit, por si bir i kësaj toke që po digjet.

Shtatë fshatra janë shuar nga flakët, por falë guximit të njerëzve si Zhupani dhe dhjetëra kolegëve të tij, asnjë jetë nuk është humbur.

Fotoja e bërë virale nuk është thjesht një pamje e fortë vizuale. Është dëshmi e atyre që, edhe kur kanë çdo arsye për të qëndruar larg rrezikut, zgjedhin të hyjnë brenda ti sepse aty është shtëpia, njerëzit, kujtimet.

The post Zemra nuk digjet me flakët, heroi i Gramshit që shpëtoi jetën e një të moshuare appeared first on iconstyle.al.

Një fotografi që flet më shumë se fjalët: Banori merr delen në krahë për ta shpëtuar nga zjarri në Greqi

Fotoja prekëse që po bën xhiron e botës është pikërisht kjo, ku një banor shihet duke marrë delen në krahë ndërkohë që mundohet të largohet nga zjarret që kanë përfshirë shumë zona në Greqi.

Zjarrfikësit në Greqi po vijojnë betejën me dhjetëra vatra zjarri që kanë përfshirë disa rajone të vendit që prej ditës së martë, përfshirë zonat përreth qytetit Patras dhe ishujt Zakynthos dhe Chios.

Sipas autoriteteve, zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë banesa, ferma dhe fabrika, ndërsa mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar. Të paktën 13 zjarrfikës janë plagosur dhe dhjetëra persona janë shtruar në spital për shkak të thithjes së tymit.

Në operacion janë angazhuar rreth 5,000 zjarrfikës dhe 33 avionë, por erërat e forta dhe temperaturat mbi 40°C po e përkeqësojnë situatën. Një zjarr i madh përfshiu një fabrikë çimentoje pranë Patras, duke ndërprerë edhe trafikun hekurudhor.

The post Një fotografi që flet më shumë se fjalët: Banori merr delen në krahë për ta shpëtuar nga zjarri në Greqi appeared first on iconstyle.al.

Kërkimi i punës në epokën e AI: Si po ndihmon ChatGPT kandidatët të dallohen në një treg konkurrues

Në një treg pune gjithnjë e më konkurrues, ku një njoftim pune mund të tërheqë qindra aplikantë, kërkuesit e punës po i drejtohen inteligjencës artificiale, si ChatGPT, për të përmirësuar aplikimet e tyre dhe për të rritur shanset për sukses. ChatGPT po përdoret për të personalizuar CV-të dhe letrat motivuese, për të hulumtuar kompani, për të përgatitur intervista dhe për të ndërtuar profile efektive në LinkedIn.

Ky mjet gjenerues ndihmon gjithashtu në zbulimin e mundësive të reja të karrierës, si dhe në krijimin e planeve të zhvillimit profesional, duke sugjeruar aftësi dhe përvoja që duhet të zhvillohen për një tranzicion të suksesshëm.

Megjithatë, përdorimi i pakujdesshëm i AI-së mund të jetë kundërproduktiv. 62% e menaxherëve të punësimit refuzojnë CV-të që duken si të gjeneruara nga AI dhe që nuk janë personalizuar. Shumë rekrutues tashmë i dallojnë frazat klishe që shpesh përdoren nga ChatGPT. Prandaj, këshillohet që aplikantët të përdorin AI si ndihmës, jo si zëvëndësim të zërit të tyre personal.

Ekspertët theksojnë se ndërsa ChatGPT mund të ndihmojë në strukturim dhe ide, përmbajtja përfundimtare duhet të jetë autentike dhe të pasqyrojë realisht përvojën dhe qëllimet e aplikantit.

The post Kërkimi i punës në epokën e AI: Si po ndihmon ChatGPT kandidatët të dallohen në një treg konkurrues appeared first on iconstyle.al.

10 zakone të mëngjesit që dietologët nuk i anashkalojnë kurrë për një ditë të suksesshme dhe shëndet të mirë

Disa dietologë kanë ndarë rutinat e tyre të mëngjesit që i ndihmojnë të qëndrojnë të shëndetshëm, të ekuilibruar dhe me energji gjatë gjithë ditës. Ja cilat janë zakonet e tyre kryesore:

  • Një gotë e madhe me ujë
    Para çdo gjëje tjetër, dietologët rekomandojnë të pini ujë për të hidratuar trupin pas gjumit dhe për të ndihmuar tretjen dhe funksionimin e organizmit.

  • Mëngjesi i pasur me proteina
    Ata preferojnë të hanë brenda një ose dy orëve nga zgjimi, madje edhe nëse kanë shumë pak uri. Ushqime të tilla si smoothie, fruta me gjalpë arrash, vezë me avokado apo tërshërë janë ndër më të preferuarat.

  • Kontrollimi i planit të kujdesit personal
    Një dietologe thekson rëndësinë e planifikimit të aktiviteteve të ditës dhe vetëkujdesit, duke ndihmuar në organizimin e mendimeve dhe reduktimin e stresit.

  • Momente qetësie para fillimit të ditës
    Leximi, shkrimi apo një shëtitje e shkurtër jashtë janë zakone të mirëmbajtjes së trupit dhe mendjes për një fillim të qetë dhe të fokusuar.

  • Hidratimi me minerale
    Uji i pasuruar me minerale, si pika minerale ose kripë deti, ndihmon në rimbushjen e elektroliteve të humbura gjatë natës dhe mbështet energjinë e qelizave.

  • Dalja jashtë në dritën e diellit
    Ekspozimi ndaj dritës natyrale të mëngjesit ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian, përmirëson humorin, energjinë dhe cilësinë e gjumit.

  • Çaji i ngrohtë me mjaltë
    Ky zakon mbështet sistemin imunitar dhe ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, duke sjellë përfitime të shumta shëndetësore.

  • Përfshirja e fibrave në mëngjes
    Tërshëra, fara chia dhe manaferra janë të preferuara për mbështetjen e tretjes dhe shëndetit të zemrës.

  • Kafeja si fillim i ditës
    Shumë dietologë e përfshijnë kafenë për të marrë energji dhe përfitime të tjera bioaktive për trurin dhe zemrën.

  • Qasja personale ndaj synimeve për një jetë të shëndetshme
    Fillimi i ditës me ushqime dhe rutina të shëndetshme ndihmon në mbajtjen e fokusit dhe motivimit për zgjedhje të mira gjatë gjithë ditës.

The post 10 zakone të mëngjesit që dietologët nuk i anashkalojnë kurrë për një ditë të suksesshme dhe shëndet të mirë appeared first on iconstyle.al.

Akon godet rojen e sigurisë gjatë koncertit në Rusi, kritikohet nga fansat për sjelljen arrogante

Këngëtari i njohur Akon u përfshi në një debat të fortë pas një incidenti në Rusi, ku ai goditi me shuplakë rojen e tij të sigurisë gjatë një performance. Videoja ku Akon hipte mbi supet e rojes dhe e godiste në ballë u shpërnda shpejt në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ashpra nga fansat dhe përdoruesit online.

Ngjarja ndodhi gjatë interpretimit të hitit të tij “Sexy Chick”, ndërsa roja përpiqej ta mbante nën kontroll. Shumë komentues dënuan veprimin, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe të pasjellshëm.

The post Akon godet rojen e sigurisë gjatë koncertit në Rusi, kritikohet nga fansat për sjelljen arrogante appeared first on iconstyle.al.

Shqipëria në flakë / 29 vatra ende aktive, përfshihet edhe aviacioni ndërkombëtar

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë ende aktive. Po punohet intensivisht në të gjitha qarqet e prekura, duke përfshirë Forcat e Armatosura (FA), zjarrfikës, bashkiake dhe helikopterë.

1. Qarku Vlorë

  • Delvinë (Syr i Kaltër): Po operojnë 67 zjarrfikës me 11 automjete, 30 bashkiake, 80 efektivë FA, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse; zjarr aktiv në Malin e Sopotit dhe fshatrat Pecë, Sirikat e Kardhikaq.

  • Himarë (Kuç): Zjarri vazhdon në pyje dhe shkurre, po punohet nga zjarrfikësit.

  • Selenicë (Brataj): Vatrë e re, po veprohet nga zjarrfikësit.

2. Qarku Dibër

  • Martanesh (Mali me Gropa): Zjarri në zonë të mbrojtur mbahet nën kontroll nga AdZM dhe forca vullnetare.

  • Zerqan (Tërnovë): Vatra me intensitet të lartë në pyje; në terren janë të përfshirë forca pyjore, bashkiake, FA dhe MZSH.

3. Qarku Berat

  • Tërpan (Zhapokikë, Plashnik, Menaxhuari Balloll): Banorët evakuan, ndërsa janë angazhuar helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gramshit për luftimin e flakëve.

  • Sëkraar, Skrapar, Poliçan: Vatra aktive por nën monitorim; në Skrapar në fshatin Orizaj, situata pa rrezik.

  • Rrogozhinë (Spanesh, Kazie): Vatrat janë izoluar dhe po monitorohen.

4. Qarku Tiranë

  • Bërzhitë (Mal i Bërzhitës): Zjarri u vu nën kontroll me ndërhyrje të shpejtë të zjarrfikësve, APR dhe Policisë.

  • Vaqarr (Damjan-Fortuzaj, Isufaj) dhe Zall Herr: Gjendje nën kontroll, por puna për fikje është ende në vijim.

5. Qarku Gjirokastër

  • Dropull (Dhuvjan, Lugar, Frashtan) dhe Tepelenë (Hormovë): Përhapje në dy fronte, në majat malore; situata po mbahet në monitorim.

  • Sopot: Sipërfaqe e djegur pranë antenave, aktualisht nën kontroll.

6. Qarku Elbasan

  • Gramsh (Kullollas, Kodovjat, Mukaj, Sojnik): Shuarje aktive me ndihmën e forcave të shumta dhe helikopterëve çekë, sllovakë.

  • Skraparit dhe Poliçanit: Vatra nën kontroll dhe të monitoruara.

7. Qarku Shkodër

  • Fushë Arrëz (Xath): Zjarri i kaluar drejt Kunor Dardhës, në terren të vështirë; po monitorohet nga zjarrfikësit dhe helikopter i FA.

8. Qarku Kukës

  • Zapod (Bele): Zjarri në Parkun Natyror Korab-Koritnik, po punohet për fikje të plotë.

9. Qarku Korçë

  • Kolonjë (Gërmenj, Leskovik): Zjarri në sipërfaqe me pisha; po punohet nga forcat operacionale dhe rruga është hapur për breza sigurie.

  • Në operacione marrin pjesë 1,143 forca (inklusive FA, zjarrfikës, helikopterë), përfshirë ndihmën ajrore nga Italia.

The post Shqipëria në flakë / 29 vatra ende aktive, përfshihet edhe aviacioni ndërkombëtar appeared first on iconstyle.al.

Ndërron jetë atleti italian i garave te orientimit, Mattia Debertolis, gjatë Lojërave Botërore në Kinë

Mattia Debertolis, atleti italian i orientimit, ka ndërruar jetë tragjikisht pas një kolapsi gjatë garës së distancës së mesme në Lojërat Botërore, të zhvilluara në Chengdu, Kinë.

29-vjeçari ra pa ndjenja më 8 gusht dhe u dërgua menjëherë në spital, ku mori trajtim të menjëhershëm mjekësor në një nga institucionet kryesore shëndetësore të Kinës. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë 4 ditë më vonë.

Orientimi është një sport sfidues ku atletët përdorin hartë dhe busull për të naviguar në terrene të panjohura, duke testuar aftësitë e tyre në orientim dhe qëndrueshmëri fizike.

Lajmi u konfirmua në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata Ndërkombëtare e Lojërave Botërore (IWGA), Komiteti Organizativ Lokal (LOC) dhe Federata Ndërkombëtare e Orientimit (IOF).

“Familja e Lojërave Botërore, LOC dhe IOF janë thellësisht të tronditur nga kjo tragjedi dhe u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të orientimit,” thuhet në deklaratë.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Një jetë e përkushtuar sportit dhe dijes

Debertolis kishte një karrierë të pasur sportive, duke përfaqësuar Italinë në disa Kampionate Botërore dhe gara të Kupës së Botës në orientim. Ai ishte një nga sportistët më të dalluar të këtij sporti në Itali.

Përveç sportit, ai ishte një inxhinier civil i kualifikuar dhe po ndiqte studimet e doktoraturës në Universitetin e Stokholmit, në Suedi, ku dhe jetonte. Ishte pjesë e klubit suedez të orientimit IFK Lidingö.

@trtworldItalian orienteering athlete Mattia Debertolis collapsed during the men’s middle-distance event on August 8 and died in hospital four days later. The cause of death has not been disclosed. The sport of orienteering requires athletes to combine endurance, precise navigation and speed across challenging terrain♬ TRT World – orijinal ses – TRT World

The post Ndërron jetë atleti italian i garave te orientimit, Mattia Debertolis, gjatë Lojërave Botërore në Kinë appeared first on iconstyle.al.

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros, Arbenita Ismajli

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.

Sipas autoriteteve, Ismajli dyshohet se nuk ka zbatuar një vendim gjyqësor që i jepte ish-partnerit të saj, Feronit Shabani, të drejtën për takime të rregullta me vajzën e tyre. Prokuroria thotë se ajo ka larguar vajzën nga Kosova dhe ka qëndruar me të në disa shtete jashtë vendit që nga shtatori 2024, duke penguar kontaktin e babait me fëmijën.

Më 10 korrik 2025, ndaj saj u ngrit aktakuzë për:

Mbajtje e paautorizuar e fëmijës

Mosrespektim të vendimit të gjykatës

Ndërkohë, Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit, për:

Dhunë në familje

Ngacmim seksual

Kanosje, të kryera ndaj Ismajlit gjatë periudhës qershor–tetor 2024.

Gjykata ka konfirmuar se veprimet janë ndërmarrë “konform ligjit dhe legjislacionit në fuqi”.

The post Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros, Arbenita Ismajli appeared first on iconstyle.al.

Kanye West rikthehet me dokumentar: përballje me Kim, sëmundjen dhe veten

Është publikuar traileri i dokumentarit të ri të Kanye West, “In Whose Name?”, që pritet të dalë më 19 shtator në rreth 1,000 kinema. Videoja njëminutëshe përmban pamje personale nga jeta e reperit gjatë 6 viteve të fundit, të regjistruara nga regjisori Nico Ballesteros.

Traileri hapet me West-in, 48 vjeç, duke ecur rreth atleteve Yeezy dhe duke thënë:
“Nuk i marr ilaçet prej pesë muajsh.”

Ndër klipet më emocionale është një bisedë mes tij dhe ish-bashkëshortes Kim Kardashian, ku ajo, mes lotësh, i thotë:
“Personaliteti yt nuk ishte kështu disa vite më parë.”

West shihet edhe me vajzën e tij North, ndërsa shpreh frikën për të ardhmen:
“Mos më thuaj kurrë se do të zgjohem një ditë dhe nuk do të kem asgjë.”

Dokumentari përfshin edhe momente nga fushata e tij presidenciale në 2020, ku ai deklaroi se me Kim kishin menduar të abortonin North.

Në trailer, reperi shprehet hapur kundër trajtimit mjekësor:
“Do të preferoja të vdisja sesa të merrja ilaçe… Po na vrasin aftësinë për të menduar jashtë kornizave.”

Ai e përmbyll me një deklaratë goditëse:
“E dini gjënë më të mirë të të qenit artist dhe bipolar? Çdo gjë që bën dhe thua është një vepër arti.”

West më herët është diagnostikuar me çrregullim bipolar, por në shkurt 2025 ai pretendoi se është në fakt autik, dhe se diagnoza e mëparshme ishte e gabuar.

The post Kanye West rikthehet me dokumentar: përballje me Kim, sëmundjen dhe veten appeared first on iconstyle.al.

Reperi Lil Wayne sëmuret, koncerti në Toronto anulohet në minutën e fundit

Reperi i njohur amerikan, Lil Wayne, ka anuluar koncertin e planifikuar për të hënën në Budweiser Stage, Toronto, për shkak të një sëmundjeje të paparashikuar.

Lajmi u konfirmua nga organizatorët përmes rrjeteve sociale, ku u tha se artisti 42-vjeçar ishte i detyruar ta shtynte performancën:
“Siç e dinë fansat, Wayne e merr seriozisht skenën dhe ishte shumë i emocionuar për këtë natë,” thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë bërë të ditur se koncerti do të riplanifikohet, ndërsa biletat e blera do të vlejnë për datën e re. Deri tani nuk është konfirmuar ndonjë datë e re.

Wayne është aktualisht në mes të turneut të tij “Tha Carter VI”, që nisi më 1 gusht në Virxhinia dhe përfshin qytete si Detroit, Los Angeles dhe Dallas, përpara se të përfundojë më 2 tetor në Florida.

Në disa koncerte ai shoqërohet nga French Montana, Tyga dhe NoCap, ndërsa Belly Gang Cushington është pjesë e përhershme e turit.

Përfaqësuesit e reperit nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar mbi gjendjen e tij.

The post Reperi Lil Wayne sëmuret, koncerti në Toronto anulohet në minutën e fundit appeared first on iconstyle.al.

Rusia ngushton lirinë online: WhatsApp dhe Telegram nën presion

Rusia ka vendosur kufizime të pjesshme ndaj thirrjeve zanore në WhatsApp dhe Telegram, duke i akuzuar këto platforma për mosbashkëpunim me autoritetet në luftën kundër mashtrimeve dhe terrorizmit.

Sipas Roskomnadzor, kufizimet prekin vetëm thirrjet, ndërsa funksionet e tjera të aplikacioneve mbeten aktive. Ministria e Zhvillimit Dixhital tha se shërbimi do të rikthehet vetëm nëse kompanitë zbatojnë ligjet ruse.

Meta, pronarja e WhatsApp, reagoi ashpër, duke theksuar se privatësia e përdoruesve është thelbësore dhe se Rusia po përpiqet ta ndalojë platformën për mbi 100 milionë qytetarë. Telegram, nga ana tjetër, tha se lufton përmbajtjen e dëmshme çdo ditë.

Ndërkohë, Presidenti Putin ka urdhëruar krijimin e një aplikacioni shtetëror për mesazhe, pjesë e një plani për “sovranitet dixhital”. Kritikët paralajmërojnë për rritje të kontrollit dhe censurës mbi internetin.

Human Rights Watch raporton se Rusia po e përdor sigurinë si pretekst për të shtypur lirinë dixhitale dhe për të monitoruar përdoruesit.

The post Rusia ngushton lirinë online: WhatsApp dhe Telegram nën presion appeared first on iconstyle.al.

Gramsh, situata drejt normalizimit pas tre ditësh me flakë, vijon groposja e bagëtive të djegura

Pas tre ditësh përballje me flakët, mëngjesi i sotëm ka sjellë një qetësim të ndjeshëm të situatës në fshatrat e njësive administrative të Gramshit. Uljat e temperaturave dhe e intensitetit të erës, së bashku me punën intensive të qindra efektivëve në terren, kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve.

Aktualisht, disa vatra zjarri mbeten ende aktive në fshatrat Skënderbegas dhe Kodovjat, por autoritetet janë në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Ndërkohë, banorët kanë nisur të rikthehen në banesat e tyre, pasi rrugët janë të aksesueshme dhe zona nuk përbën më rrezik të drejtpërdrejtë. Në vijim, ekipet e emergjencës do të kthehen për të evidentuar dëmet materiale dhe për të përgatitur një bilanc paraprak.

Një tjetër masë që po zbatohet në zonë është groposja e bagëtive të djegura, për të shmangur rrezikun e ndonjë epidemie të mundshme.

The post Gramsh, situata drejt normalizimit pas tre ditësh me flakë, vijon groposja e bagëtive të djegura appeared first on iconstyle.al.

Jessie J: Flokët po më bien si të çmendura!

Jessie J ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram detaje të reja për gjendjen shëndetësore, pas heqjes kirurgjikale të gjirit. 37-vjeçarja tregoi se trupi i saj ka pësuar ndryshime të mëdha dhe se prej operacionit flokët i kanë filluar të bien.

“Përshëndetje, sot po xhiroj një program televiziv. Mund ta shihni sa kaçurrela i kam flokët. Do t’i bëj flokët dhe do të bëj grimin vetë. Flokët po më ‘bien’ si të çmendura nga operacioni”, u shpreh ajo në një video të publikuar.

Jessie J tha se kanë kaluar pesë javë nga procedura kirurgjikale, por se gjendja e saj është përmirësuar: “Ndihem mirë. Kam ende shumë përgjegjësi, kështu që ky është fokusi im kryesor”.

Këngëtarja theksoi se gjinjtë e saj “ende nuk janë të sheshtë”, duke shpjeguar se ka implante dhe se zona është shumë e dhimbshme.

Ajo ndau edhe një detaj personal, duke treguar se djali i saj, Sky, ka qenë larg për dy javë: “Jam e vetëdijshme që nuk mund të bëj gjithçka që duhet, por dua që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë, përfshirë djalin tim dhe fansat”.

The post Jessie J: Flokët po më bien si të çmendura! appeared first on iconstyle.al.

❌